|
- 12
prill 2003 / Shkruan: Rexhep Elezaj
-
- Menjėherė
pas ēlirimit tė Kosovės (12.06. 1999) duket se roli qė
pati Mėrgata shqiptare nė kėtė proces sikur fillojė
ngadalė tė qitet nė harresė, posaēėrisht kur bėhėt
fjalė pėr kontributin e saj tė pakontestueshėm nė planin
e ndėrkombėtarizimit tė ēėshtjes sė Kosovės nė veēanti
dhe asaj shqiptare nė pėrgjithėsi, qė falė kėtij
angazhimi do tė arrihet ajo qė sot quhet liri.
-
- Nuk
ėshtė qėllimi ynė qė duke potencuar kontributin Mėrgatės
shqiptare pėr kapėrcimin e gjendjes sė robėrisė nė Kosovė
tė minimizohet roli ose puna e atyre, tė cilėt duke qėndruar
tė palėkundur nė vatrat e tyre gjatė gjithė periudhės sė
okupimit, i dhanė grushtin mė tė rėndė planeve tė
gjenocidit serbė kundėr shqiptarėve tė Kosovės. Askush
pra nuk mund tė dyshojė nė faktin se rol vendimtarė pėr
ēlirimin e Kosovės luajti vetė populli shqiptar i cili kundėr
armikut barabarė serbė rrezitojė me tė gjitha mjetet dhe
format e luftės, duke filluar nga mosdėgjueshmėria qytetare
dhe deri te organizimi i shtetit paralel dhe luftės sė
armatosur e udhėhequr nga Ushtria Ēlirimtare e Kosovės, falė
tė cilės luftė dhe rrezistencė bota paqėdashėse do tė
kuptojė, pėr herė tė parė nė histori, se nė Kosovė po
dhunohej dhe persekutohej njė popull i tėrė nga okupatorėt
serbė tė cilėt me masa tė shtetrrethimit policorė dhe
ushtarakė dy milion shqipatrė i kishin vėnė nė karantinė
kolektive para syve tė tėrė botės.
-
- Pra,
pranė luftės sė armatosur askush nuk mund ta injorojė
rolin historik tė popullit shqiptar, numri mė i madh i tė
cilit nuk do ti lėshojė pėr asnjė ēast trojet e veta
stėrgjyshore, por pėrkundrazi me pėrkushtim dhe patriotizėm
tė mirėfilltė individualė dhe kolektivė pėr dhjetė vite
rreshtė do ti durojė torturat, terrorin shtetror, dhunėn
dhe masakrat mė tė tmerrshme, vetėm qė mos ti lejojė
armikut shkja qė ti realizojė skenarėt e tij
antishqiptare. Nuk mund tė vihet kurrė nė dyshim as
heroizmi dhe atdhedashuaria e gjithė atyre tė cilėt duke
mos i lėshuar vatrat e tyre me tėrė qenjėn shpirtėrore
dhe fizike qė kishin mbrojtėn pragjet e shtėpive, mbrojtėn
ēdo pėllėmbė tė tokės sė Kosovės, mbrojtėn
dinjitetin, kulturėn dhe krenarinė shqiptare, duke i treguar
kėshtu botės se janė tė gatshėm tė vdesin pėr dheun dhe
atdheun e tyre tė shtrenjėt. Kėtė pėrkushtim dhe
rrezistencė tė shqiptarėve bota, pėr fat tė mirė, e
kuptojė me seriozitet tė nevojshėm, gjė qė si rrjedhojė
pati pajtueshmėrinė gati tė tė gjitha subjekteve ndėrkombėtare
dhe qeverive tė vendeve demokratike pėrendimore se popullin
shqiptar tė Kosovės duhet shpėtuar nga ekzodi masivė i
cili po i pėrgaditej nga ana e regjimit kriminelė tė
Beogradit. Kjo edhe ndodhi nė praktikė me intervenimin e
forcave tė NATO-s kundėr caqeve ushtarake serbe nė Kosovė
derisa ato u dėbuan turpshėm nga Kosova.
-
- Prandaj,
kur ėshtė fjala pėr kontributin qė dha Mėrgata shqiptare
pa dallim pėr ēlirimin e Kosovės, mbetet konstatim i pėrbashkėt
se angazhimi i saj kombėtar kishte dy aspekte kyēe; ate
politik dhe ate financiar. Sa i pėrket aspektit tė parė,
poashtu mbetet i pamohueshėm fakti se nė periudhėn e para
luftės tė gjitha subjektet politike, shoqatat, klubet dhe
asociacionet shumta nė mėrgim dhanė ndihmesė tė pazavendėsueshme
nė planin e ndėrkombėtarizimit tė ēėshtjės sė Kosovės,
bėnė qė e vėrteta mbi Kosovėn tė dėpėrtojė thellė nė
opinionin demokratik pėrendimorė, bėnė qė bota paqėdashėse
ta kuptojė mė mirė tragjedinė shqiptare nė Ballkan tė
shkaktuar nga regjimet krimenele serbe, bėnė qė zėri i
shqiptarėve nė botė pėr pavarėsinė e Kosovės tė dėgjohet
mė afėr, qoftė pėrmes organizimit dhe mbajtjes sė qindra
demonstratave nė qendra tė ndryshme tė Europės, SHBA-ve,
Australisė, etj, qoftė pėrmes kontakteve dhe shpėrndarjes
sė materialeve tė shumta pranė institucioneve dhe
asociacioneve vendore tė vendėve respektive ku vepronin mėrgimtarėt
tanė.
-
- Pra,
roli i mėrgatės sonė nė kėtė sferė me rėndėsi pėr
senzibilizimin e opinionit ndėrkombėtarė kundrejt kėrkesave
tė arsyeshme tė shqiptarėve pėr liri dhe pavarėsi, ka qenė
i njė peshe tė veēantė, pėr mos tė thėnė kryesori nė
kėtė aspekt. Ndėrsa, sa i pėrket aspektit financiarė mėrgata
jonė padyshim ėshtė dėshmuar si burim kryesorė i mjeteve
pėr mbijetės tė popullatės nė Kosovė si dhe pėr blerjen
e armatimit, gjė qė ėshtė treguar me pėrkrahjen materiale
tė parezervė qė i ka ofruar luftės ēlirimtare, gjegjėsisht
ushtrisė sonė e cila pa kėtė ndihmė vėshtirė se do tė
kishte rrezistuar me aq sukses, kur dihet se nė rrethanat e
shtetrrethimit ushtarakė tė Kosovės ēdo veprim konkret nė
planin e organizimit tė brendshėm tė luftės ishte gadi i
pamundur.
-
- Prandaj
themi se pėr tėrė ate qė ka bėrė mėrgata jonė pėr ēlirimin
dhe pavarėsinė e Kosovės, nuk ka mėdyshje se para Zotit
dhe kombit e ka dhėnė provimin historik dhe kombėtar. Mirėpo,
kur shohim sot katėr vite pas pėrfundimit tė luftės, nė
anėn tjetėr, se si mėrgata jonė ėshtė lėnė pas dore
nga ana e institucioneve tona shtetrore, se si pjesa e kombit
jashtė atdheut e cila nuk kurseu asgjė pėr ēlirimin e
Kosovės ėshtė lėnė nėn mėshirėn e kohės dhe shkapėrderdhjes
nė aspektin organizativ tė saj, se si askush nga udhėheqėsit
qeveritarė nuk interesohet pėr fatin dhe problemet e mėdha
mė tė cilat ballafaqohet ajo, duke filluar nga mungesa e
kujdesit tė duhur shoqėror, social, kulturor dhe arsimor e
deri te moskujdesi pėr zgjidhjen e ēėshtjes tė statusit tė
tyre tė qendrimit nė vendet ku ende njė numėr i madh i
tyre qendrojnė nė cislėsinė e refugjatėve tė luftės, tė
azilkėrkuesėve ose nė cilėsinė e puntorėve tė rregulltė,
siē janė edhe problemet e mėdha administrative pėr paisjen
me dukomente tė udhtimit, me ēertifikata tė lindjes, tė
kunorizimeve, etj, etj, njeriu i cili jeton kėtu nė mėrgim
nuk mund tė lirohet dot nga pėrshtypja dhe mendimi se njė qėndrim
kaq pasiv i subjekteve politike dhe shtetrore tė Kosovės
ndaj mėrgatės, nė kohėn kur aktiviteti i saj do duhej tė
kishte arritur kulmin e veprimit dhe angazhimit politik pėr
jetėsimin e pavarėsisė sė Kosovės, nuk mund tė jet tjetėr
veēėse rezultat i logjikės sė vjetruar politike e cila mėrgatėn
tonė gjithėherė e ka trajtuar
vetėm si objekt pėr shfrytėzim e jo sipas normave
shtetrore tė pėrcaktuara me aktet mė tė larta juridike, qė
nėnkupton organizimin e saj tė mirėfilltė institucional
dhe kombėtar.
-
- Sa
mė tej qė mos tė kuptohet drejtė roli i mėrgatės qė
bartė ajo pėr tė ardhmėn e kombit, pėr aq kohė mėrgata
do tė mbetet peng e interesave politike tė liderėve tanė
partiakė. Kėtė logjikė mėrgimtarėt tanė kudo do ta kundėrshtojnė
me ēdo kusht nė tė ardhmėn, sepse janė tė vetėdijshėm
se pasiviteti dhe mos organizimi i saj nė formė tė duhur do
tė ketė pasoja shumė negative pėr gjeneratat qė po vijnė,
posaēėrisht nė aspektin e asimilimit tė tė rinjėve tanė
i cili ēdo ditė e mė tepėr po godet rėndė shpirtin dhe
qenjėn kombėtare tė mėrgimtarėve tanė.
-
|
|