10.04.2003 - Trepca.net

Lajme

E enjte, 10 prill 2003

 

Pėrmbajtja:

  • Presidenti Rugova priti njė deklegacion 25 anėtarėsh shqiptaro-amerikan tė kryesuar ambasadori Uiliem Uoker

  • Deputetėt kėrkojnė formimin e ministrisė sė drejtėsisė

  • Proceset nė Mitrovicė nuk mund tė ēohen pėrpara pa u kryer procesi i integrimit administrativ tė komunės

  • Presidenti Bush i drejtohet me njė mesazh popullit irakian

  • Rexhepi ėshtė i pakėnaqur me efikasitetin e gjyqėsisė sė Kosovės

  • Novicki bisedon me qytetarėt e Pejės

  • Rusia ka vendosur tė tėrheqė kontigjentin e saj paqeruajtės nga Kosova

  • Mungesa e ligjeve dhe zbatimi i ligjeve tė ish-Jugosllavisė paraqet problem kryesor nė gjyqėsinė e Kosovės

  • Ombudspersoni i Kosovės sot kontakton qytetarėt e Pejės

  • Filloi procesi i bartjes sė kompetencave nga policia e UNMIK-ut nė SHPK

  • Sipas zėdhėnėsit Fleēėr krimi i organizuar shqiptar bashkėpunon nė mėnyrė perfekte me krimin e organizuar serb

  • Nė njė tribunė shkencore u tha se arkivat pėrbėjnė njė pjesė tė thelbėsore tė pasurisė historike dhe shkencore

  • Nė Prishtinė ka filluar punimet konferenca e parė ndėrkombėtare e mjekėsisė familjare

  • Alarmi pėr vendosjen e njė lėnde shpėrthyese nė lokalet e PTK-sė ishte i rrejshėm

  • U luajtėn ndeshjet e para ēerekfinale tė Ligės sė kampionėve, sonte ndeshjet e para gjysmėfinale tė UEFA-s

  • Futboll: U hodh shorti pėr tė tetėn e finales sė Kupės sė Kosovės, takimi mė interesant Drita – Besiana
    Liga ABK: MEB Prishtina – Trepēa 98:73

  • Buēkovski ka pezulluar kreun e Akademisė Ushtarake maqedonase

  • I. Meta: Tirana dhe Beogradi duhet tė kontribuojnė pėr klimė tė qėndrueshme nė Kosovė

  • Pjėsmarrėsit e Samitit tė Evropės Juglindore mbėshtetėn edhe Rezolutėn e OKB-sė pėr Kosovėn

  • Presidenti Moisiu u takua dje nė Beograd me homologun serb Maroviq ku u bė fjalė edhe pėr Kosovėn

  • Gjenerali francez Maral e konsideron tė suksesshėm fillimin e misionit "Konkordia" nė Maqedoni

  • Forcat kurde morėn qytetin Kirkuk

  • Nė Bagdad janė parė tė shtrirė 21 trupa tė vdekur tė ushtarėve dhe civilėve irakianė

  • Arabėt janė tė "dėshpruar" me rėnien e Bagdadit

  • Ulen ēmimet e naftės pas rėnies sė rrufeshme tė Sadamit

  • "Liberasion": Shiraku do tė bėhet mbreti i paqes, por njė mbret pa kurorė

  • Nė Arabinė Saudite ekzekutohet njė pakistanez

  • Dy palestinezė kanė vrarė sot dy izraelitė afėr njė kolonie hebraike

  • Lojalistėt e Sadam Hyseinit kanė vrarė njė marins dhe kanė plagosur rreth 20 tė tjerė

  • Luftėtarėt arabė janė goditur gabimisht nga aeroplanėt amerikanė

  • Armata izraelite ka vrarė sot 12 palestinezė

  • Edhe dy persona kanė vdekur nga virusi SARS nė Kinė

  • Zjarri merr jetėt e 28 fėmijėve

  • Mbi 80 sulme kundėr firmave amerikane nė botė

  • Pentagoni thotė se nė Irak janė vrarė 101 pjesėtarė tė forcave amerikane

  • Zyrtarė amerikanė paralajmėrojnė se lufta nė Irak nuk ka pėrfunduar

  • Ramsfeld: Sadami ka zėnė tani vendin qė i takon krahas Hitlerit, Stalinit, Ēausheskut

  • SHBA paralajmėrojnė Sirinė dhe vende tė tjera tė mos prodhojnė armė tė shkatėrrimit nė masė

  • Luftime tė reja nė Bagdad

  • Sulmohet vendlindja e Sadamit


 

Presidenti Rugova priti njė deklegacion 25 anėtarėsh shqiptaro-amerikan tė kryesuar ambasadori Uiliem Uoker
 
  
Prishtinė, 10 prill 2003 - Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova priti sot njė deklegacion 25 anėtarėsh shqiptaro-amerikan, i cili kryesohet nga shefi i dikurshėm i misionit verifikues tė OSBE-sė nė Kosovė ambasadori Uiliem Uoker.

Nė njė bisedė tė pėzemėrt e miqėsore presidenti Rugova foli para mysafirėve pėr arritjet qė janė bėrė nė Kosovėn e lirė dhe pėr zhvillimet aktuale nė tė gjitha fushat e jetės. Presidenti me kėtė rast falėnderoi ambasadorin Uoker si dhe anėtarėt e tjerė tė deklegacionit pėr ndihmėn dhe pėrkrahjen qė kanė dhėnė pėr Kosovėn.
 
Me tė mbėrritjur nė Prishtinė, ambasadori Uoker tha se ndiehet i lumtur qė sėrish viziton Kosovėn dhe e sheh tė lirė, duke thėnė se shpreson qė njė ditė ta shohė edhe tė pavarur.

Ky delegacion do tė marrė pjesė tė shtunėn nė Pejė njė mbledhje pėrkujtimore kushtuar 90-vjetorit tė gjenocidit malazez dhe rezistencės sė shqiptarėve tė Dukagjinit, e cila organizohet nėn patronazhin e presidentit Rugova.
 
 
Deputetėt kėrkojnė formimin e ministrisė sė drejtėsisė
 
Prishtinė, 10 prill 2003 - Pas njė raporti tė Komidonit legjislativ pėr gjendjen nė gjyqėsinė e Kosovės, shumė deputetė pastaj disktuan lidhur me kėtė ēėshtje. Deputetėt me tone kritike u shrehėn pėr gjendjen nė kėtė fushė dhe kėrkuan sa mė parė tė formimin e ministrisė sė drejtėsisė.

Ndėrkaq shefi i shtyllės sė UNMIK-ut pėr drejtėsi dhe gjyqėsi Zhan Kristian Kadi dha nė pasqyrė pėr gjendjen e gjyqėsisė nė Kosovė. Ai tha se UNMIK-u ka si synim krijimin e njė sistemi tė pavarur e shumetnik gjyqėsor, duke shtuar se ky sistem ėshtė nė fazėn fillestare. Kadi premtoi se gjendja nė gjyqėsi do tė pėrmirosohet pas miratimit tė ligjeve penale.

Njė temė tjetėr qė ka preokuar sot deputetėt ishte edhe ēėshtja e personave tė zhdukur. Fillimisht nė kėtė temė raportoi kryetarja e Komisionit parlamentar Flora Brovina duke kėrkuar qė tė bėhet mė shumė kėtė drejtim.

Edhe nė kėtė temė janė paraqitur shumė deputetė pėr tė disktuar dhe mbledhje ende po i vazhdon punimet.
 
 
Proceset nė Mitrovicė nuk mund tė ēohen pėrpara pa u kryer procesi i integrimit administrativ tė komunės
 
Mitrovicė, 10 prill 2003 - Njė delegacion i lartė i Kėshillit tė Evropės, me nė krye ambasadorin Karlo Ēivileti, pėrgjegjės pėr decentralizim nė Kėshillin e Evropės, ka qėndrua sot nė komunėn e Mitrovicės, dhe ka biseduar me kryetarin e Kuvendit tė Komunės Faruk Spahija dhe bashkėpunėtorėt e tij.

Temė bosht e bisedimeve ka qenė vlerėsimi i gjendjes aktuale nė funksionimin e pushtetit lokal dhe hartimi i njė koncepti pėr decentralizimin e pushtetit, pėrkatėsisht realizimi i konceptit pėr bartjen e kompetencave nga niveli mė i lartė nė nivelin lokal.

Pasi qė ka pėrkrahur aktivitet nė kėtė drejtim, kryetari Spahija ka thėnė se Mitrovica i ka specifikat e veta qė dallojnė nga komunat tjera dhe se parakusht pėr realizimin e kėtij koncepti nė komunėn e Mitrovicės, ėshtė funksionalizimi i pushtetit lokal pėr ushtrimin e kompetencave tė parapara me Rezolutėn 1244 dhe rregulloret qė dalin nga kjo nė vetėqeverisjen e qytetit tė integruar, pėrkatėsisht nė tėrė territorin e komunės.

Spahija u ka thėnė zyrtarėve tė lartė nga Kėshilli i Evropės se proceset e tjera nė komunė nuk mund tė ēohen pėrpara pa u kryer procesi i integrimit administrativ tė komunės.

Sipas zotit Spahija, pengesė kryesore qė mund t'i prolongojė kėto procese, janė tendencat e ekstremistėve serbė pėr ta penguar me ēdo kusht procesin e integrimit dhe praninė e institucioneve vendore nė kėtė pjesė tė komunės.
 
 
Presidenti Bush i drejtohet me njė mesazh popullit irakian
 
Uashington, 10 prill 2003 - Nė njė mesazh tė regjistruar pėr popullin irakian qė do tė transmetohet pas pak nė televizion presidenti amerikan Xhorxh Bush thotė se qeveria dhe e ardhmja e vendit do t'u pėrkasin vetė irakianėve.

"Nė kėtė moment, regjimi i Sadam Huseinit po hiqet nga pushteti dhe epokės sė gjatė tė frikės dhe krimeve po i vjen fundi”,-thotė presidenti Bush.

Mesazhi i presidentit, i pėrkthyer nė arabisht, do tė transmetohet nė orėn 18 sipas orės lokale tė Bagdatit. Mesazhi do tė shėnojė fillimin e njė emisioni televiziv tė pėrditshėm prej 6 orėsh tė pėrgatitur nga Departamenti amerikan i Mbrojtes.

Ndėrsa trupat e koalicionit ndodhen nė Bagdat, presidenti Bush thotė se lufta pėr tė pėrmbysur Sadam Huseinin do tė pėrfundojė sė shpejti.

"Ju meritoni njė jetė mė tė mirė se tirania, korrupsioni dhe torturat, qė keni jetuar deri tani. Ju meritoni tė jetoni si njerėz tė lirė dhe unė ju siguroj ju tė gjithėve se vendi juaj do tė jetė sė shpejti i lirė", - thotė presidenti Bush.

Emisioni televiziv do tė pėrmbajė edhe njė mesazh tė ngjashėm nga kryeministri britanik Toni Bler.
 
 
Rexhepi ėshtė i pakėnaqur me efikasitetin e gjyqėsisė sė Kosovės
 
Deēan, 10 prill 2003 - Duke folur para protestuesve sot nė Deēan, kryeministri i Kosovės Bajram Rexhepi ka thėnė se deri nė fund tė prillit ēėshtja e mbrojtjes sė vlerave tė luftės do tė pėrcillet nė parlamentin e Kosovės. Rexhepi ėshtė shrehur tė jetė i pakėnaqur me efikasitetin e gjyqėsisė sė Kosovės.
 
Ndėrkaq pėr dėnimet e shqiptuara pėr grupin e Dukagjinit ai tha se lėnda tani do tė kalojė nė Gjykatėn Supreme tė Kosovės dhe ai shpreson nė njė vendim tė drejtė tė kėsaj gjykate.

Kryeministri me kėtė rast ka kėrkuar nga protestuesit qė tė mos bllokojnė rrugėt.
 
 
Novicki bisedon me qytetarėt e Pejės
 
Pejė, 10 prill 2003 - Ombudspersoni i Kosovės Marek Antoni Novciki, i cili sot ndodhet nė Pejė, ka deklaruar se ka shkuar nė kėtė qytet pėr tė biseduar me qytetarėt pėr problemet e tyre.
 
Novicki sot ka rezevruar kohėn prej orės 10 deri nė 17.00 pėr tė biseduar me qytetarėt e interesuar dhe ai ndėrkohė ka biseduar me mbi 30 qytetarė tė cilat janė ankuar pėr hallet e problemet e tyre rreth ēėshtjeve sociale, atyre tė banimit dhe problemeve qė kanė nėpėr gjykata, por edhe rreth problemeve tė papunėsisė.
 
 
Rusia ka vendosur tė tėrheqė kontigjentin e saj paqeruajtės nga Kosova
 
Moskė, 10 prill 2003 - Sipas njoftimeve nga Moska, Rusia ka vendosur tė tėrheqė kontigjentin e saj paqeruajtės nga Kosova dhe Bosnja e Hercegovina, citohet t'i ketė deklaruar agjencisė ruse tė lajmeve Interfaks njė zyrtar i Ministrisė ruse tė Mbrojtjes.
 
"Ne kremi marrė vendimin pėrfundimtar pėr dhėnien fund tė pjesėmarrjes sonė nė operacionin nė Ballkan dhe ditėve ta ardhshme do tė bėhet publik dokumenti zyrtar", ka thėnė ky zyrtar rus.
 
"Rusia nuk ka mė interes strategjik nė Ballkan. Ne kemi hyrė mė 1999 nė krahinėn jugosllave, nė Kosovė, pėr tė mbrojtur serbėt. Tani serbė atje praktikisht nuk ka siē nuk ka mė as Jugosllavi", ka thėnė ai.

Ky zyrtar rus ėshtė ankuar se qėndrimi i paqeruajtėse rusė kushton 25 milion dollarė nė vit dhe kėto mjete mė mirė tė shfrytėzohen pėr ndėrtimin e forcave tė armatosura tė Rusisė ka thėnė ky zyrtar i panjėjtėsuar rus.
 
 
Mungesa e ligjeve dhe zbatimi i ligjeve tė ish-Jugosllavisė paraqet problem kryesor nė gjyqėsinė e Kosovės
 
Prishtinė, 10 prill 2003 - Nė seancėn e sotme tė rregullt deputetėt e Kuvendit tė Kosovės fillimisht dėgjuan njė raport tė pėrgatitur nga Komisioni legjislativ lidhur me gjyqėsinė e Kosovės.

Kryetari i kėtij komisioni Arsim Bajrami tha se nė Kosovė ende nuk ekziston njė gjyqėsi e pavarur dhe e bazuar nė standardet demokratike. Bajrami tha se mungesa e ligjeve dhe zbatimi i ligjeve tė ish-Jugosllavisė, njė shtet ky inekzistent, paraqet problem kryesor nė gjyqėsinė e Kosovės.
 
Ai tha se UNMIK-u ende ushtron kontrollin mbi gjyqėsinė dhe nė kėtė fushė ka raste tė shkeljes sė rėndė, sidomos nėpėrmjet tė ashtuquajturit "urdhėr ekzekutiv".

Politika e kuadrove dhe mungesat materiale janė njė problem tjetėr qė rėndon mbi gjyqėsinė e Kosovės, thekson Komisioni legjislativ.
 
Sipas kėtij komisioni krijimi i ministrisė sė drejtėsisė dhe i gjykatės kushtetuese janė ēėshtjet mė parėsore qė do tė ndihmonin nė vendosjen e shtetit tė sė drejtės, duke propozuar njėherit hartimin e ligjeve penale dhe civile, ngase nė kėtė mėnyrė do tė hiqeshin nga pėrdorimi ligjet e ish-Jugosllavisė.

Gjatė kėsaj mbledhjeje duhet tė japė sqarime lidhur me ēėshtjet e gjyqėsisė Zhan Kristian Kadi, pėrfaqėsues i shtyllės sė parė tė UINMIK-ut.

Nė kėtė mbledhje do tė paraqitet edhe njė raport i Komisionit pėr personat e zhdukur.
 
 
Ombudspersoni i Kosovės sot kontakton qytetarėt e Pejės
 
Prishtinė, 10 prill 2003 - Z. Marek Antoni Novicki, Ombudspersoni i Kosovės sot nė Pejė prej orės 10:00 deri nė orėn 17:00, organizon "Ditė tė hapur" pėr qytetarėt.

Qytetarėt e Pejės do tė kenė mundėsi qė Ombudspersonin e Kosovės ta kontaktojnė drejtpėrdrejt.
 
 
Filloi procesi i bartjes sė kompetencave nga policia e UNMIK-ut nė SHPK
 
Prishtinė, 10 prill 2003 - Njė zėdhėnės i policisė ndėrkombėtare tė OKB-sė nė Kosovė ka thėnė se tashmė ka filluar procesi i bartjes sė kompetencave nga policia ndėrkombėtare nė Shėrbimin Policor tė Kosovės.
 
Kjo bartje e kompetencave, ka thėnė ai, ėshtė nė vazhdim e sipėr edhe nė Mitrovicė dhe se radhėt e Shėrbimit Policor tė Kosovės po shtohen dita me ditė, duke shtuar se ky shėrbim po aftėsohet tė marrė edhe pėrgjegjėsitė qė i takojnė nė shoqėrinė e Kosovės.
 
 
Sipas zėdhėnėsit Fleēėr krimi i organizuar shqiptar bashkėpunon nė mėnyrė perfekte me krimin e organizuar serb
 
Prishtinė, 10 prill 2003 - Vrasja e kryeministrit serb Zoran Gjingjiq dhe zhvillimet e mėvonshme nuk kanė ndikuar mbi situatėn e sigurisė nė Kosovė, kanė thėnė zyrtarėt e policisė sė UNMIK-ut.
 
Mirėpo, zėdhėnėsi i policisė sė UNMIK-ut, Beri Fleēėr ka thėnė se nuk pėrjashtohet mundėsia qė ndonjė element kriminal nga Serbia tė jetė strehuar nė Kosovė, ndonėse pėr kėtė aktualisht nuk ka dėshmi.

Zėdhėnėsi Fleēėr ka theksuar se kufiri ndėrmjet Kosovės dhe Serbisė nuk ėshtė kufi ndėrkombėtar, prandaj ka qindra e ndoshta edhe mijėra mėnyra pėr t'u kaluar kufiri pa u vėrejtur.

Krimi i organizuar qė vepron nė Kosovė, thotė ai, ėshtė pjesė e njė rrjeti rajonal tė krimit tė organizuar, dhe ka shtuar se krimi i organizuar shqiptar bashkėpunon nė mėnyrė perfekte me krimin e organizuar serb.
 
Kriminelėt serbė nuk do tė thotė se vijnė dhe veprojnė nė Kosovė, por duke qenė pjesė e rrjetit ata janė tė vėmendshėm pėr territorin e tyre gjeografik.
 
 
Nė njė tribunė shkencore u tha se arkivat pėrbėjnė njė pjesė tė thelbėsore tė pasurisė historike dhe shkencore
 
Prishtinė, 10 prill 2003 - Arkivat pėrbėjnė njė pjesė thelbėsore dhe tė pazėvendėsueshme tė pasurisė kulturore, historike dhe shkencore tė njė vendi.
 
Kėshtu u tha nė tribunėn shkencore nė Prishtinė nė temėn "Historia jonė, dokumente dhe dėshmi tė reja", tė cilėn e organizoi Arkivi i Kosovės nė bashkėpunim me Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Arkivave tė Shqipėrisė dhe Arkivin Shtetėror tė Kroacisė.
 
 
Nė Prishtinė ka filluar punimet konferenca e parė ndėrkombėtare e mjekėsisė familjare
 
Prishtinė, 10 prill 2003 - Nė Prishtinė ka filluar punimet konferenca e parė ndėrkombėtare e mjekėsisė familjare. Qėllimi i kėsaj konference ėshtė krijimi i njė strategjie tė pėrbashkėt mes ekespertėve vendas dhe atyre ndėrkombėtarė pėr zhvillimin e mjekėsisė familjare nė Kosovė.
 
 
Alarmi pėr vendosjen e njė lėnde shpėrthyese nė lokalet e PTK-sė ishte i rrejshėm
 
Prishtinė, 10 prill 2003 - Alarmi pėr vendosjen e njė lėnde shpėrthyese nė lokalet e Posttelekomit tė Kosovės nė Prishtinė ishte i rrejshėm, kanė thėnė zyrtarėt e policisė sė UNMIK-ut.
 
Nė tė vėrtetė dje nė mesditė SHPK kishte marrė njė thirrje anonime se njė mjet shpėrthyes ėshtė i vendosur nė lokalet e PTK-sė. Me kėtė rast ishin evakuar tė gjithė punonjėsit e PTK-sė.

Sipas bashkėpunėtorit tė lartė pėr marrėdhėnie me publikun Rexhep Krasniqi nė PTK sigurimi i ndėrtesės dhe SHPK kanė bėrė kontrollimin e ndėrtesės, dhe pasi kanė vėrtetuar se nė ndėrtesėn e PTK-sė nuk kishte mjet shpėrthyes, personeli u kthye nė objekt.
 
 
U luajtėn ndeshjet e para ēerekfinale tė Ligės sė kampionėve, sonte ndeshjet e para gjysmėfinale tė UEFA-s
 
Prishtinė, 10 prill 2003 – Tė martėn dhe tė mėrkurėn u luajtėn takimet e para tė ēerekfinale tė Ligės sė Kampionėve evropianė.

U arritėn kėto rezulate:

Real Madrid – Manēester Unaited 3:1,
Ajax – Milan 0:0,
Inter –Valensia 1:0 dhe
Juventus – Barcelona 1:1.

Ndeshjet e kthimit do tė luhen mė 22 dhe 23 prill.

Sonte do tė luhen edhe ndeshjet e para tė gjysmėfinals sė UEFA-sė ku do tė takohen: Seltik – Boavista (20.05) dhe Porto - Lacio (22.00)
 
 
Futboll: U hodh shorti pėr tė tetėn e finales sė Kupės sė Kosovės, takimi mė interesant Drita – Besiana

Prishtinė, 10 prill 2003 - Dje u hodh shorti pėr tė tetėn e finales sė Kupės sė Kosovės nė futboll. Prishtina takohet me Besėn e Pejės kurse Gjilani pret Flamurtarin.

Ndeshja mė interesante pritet tė jetė ajo Drita – Besiana.


Ēiftet e tė tetės sė finales janė:
 
KEK-u – Kosova(V),
Liria – 2 Korriku(P),
Gjilani – Flamurtari,
Kosova(P) – Shqiponja,
Prishtina – Besa,
Drenica – Deēani,
Drita – Besiana dhe
Vėllaznimi - Ramiz Sadiku.
 
 
Liga ABK: MEB Prishtina – Trepēa 98:73
 
Prishtinė, 10 prill 2003 – Mbrėmė nė Prishtinė para 2500 shikuesve, nė njė atmosferė madhėshtore dhe sportive u zhvillua derbi i javės sė 21-tė tė Ligės ABK nė basketboll nė mes tė kampionit dhe nėnkampionit aktual, (MEB Prishtina – Trepēa).

Nė kėtė takim basketbolllistėt vendės, ata tė MEB Prishtinės ishin shumė mė tė disponuar pėr lojė dhe duhet dalluar basketbollistin me numėr 9 tė MEB Prishtinės, Marin Pėrskalo i cili me 25 pikėt e shėnuar ishte basketbollisti mė i mirė i kėtij takimi.
 
Prishtinasit nė asnjė moment nuk lejuan qė kundėrshtari t'ua rrezikojė fitoren, pėrveē se nė minutėn e parė kur me treshen e Besim Brahės mysafirėt nga Mitrovica arrijnė tė avancojnė me 3:2 gjatė gjithė pjesės tjetėr tė lojės avantazhi i prishtinasve ishte i larte dhe nė fund tė gjysmėlojės sė parė diferenca ishte 22 pikė nė tė mirė tė MEB Prishtinės.

Nė fund rezultati pėrfundimtarė ishte MEB Prishtina – Trepēa 98:73.
 
Nė takimet tjera tė kėsaj jave u arritėn kėto rezuktate:
 
Excluzive – Mabetex 75:91
Ylli – QMI Bashkimi 75:78 dhe
Drita – Dukagjini, ky takim zhvillohet sonte dhe transmetohet nga RTK drejtpėrdrejtė nga ora 8,10.

Rezultatet dhe Tabela
 
 Liga ABK
 
Rezultatet - xhiroja e 21-tė
Me 9 dhe 10 prill 2003
MEB Prishtina - Trepēa - 98:73
Excluzive - Mabetex - 75:91
Ylli - QMI Bashkimi - 75:78
Drita - Dukagjini - sot

Nė xhironė e 22-tė,
mė 12/13 prill, takohen:
Drita -
MEB Prishtina, QMI Bashkimi - Trepēa, Ylli - Mabetex, Excluzive - Dukagjini.

Tabela
 
N
F
H
KD
P
1.
Dukagjini
20
17
3
1831:680
37
2.
MEB Prishtina
21
6
5
1918:618
37
3.
Mabetex
21
13
8
1907:832
34
4.
Trepēa
21
12
9
1777:797
33
5.
Drita
20
11
9
1833:1701
31
6.
Excluzive
21
7
14
1644:1676
28
7.
QMI Bashkimi
21
7
14
1733:1781
28
8.
Ylli
21
0
21
1521:2107
21

 

Buēkovski ka pezulluar kreun e Akademisė Ushtarake maqedonase

Shkup, 10 prill 2003 - Ministri i Mbrojtjes i Maqedonisė Vllado Buēkovski ka pezulluar kreun e Akademisė Ushtarake, kolonelin Stojēe Deskovski, pasi disa civilė tė dehur, tė dielėn kishin hyrė nė kazermė dhe e kishin rrahur njė ushtar shqiptar.

Dy nga sulmuesit menjėherė janė arrestuar nga policia.

Deklarata thotė se ministria, ashpėr e dėnon incidentin dhe i hedh poshtė pohimet pėr ekzistimin e dhunės etnike nė ushtri.
 
 
I. Meta: Tirana dhe Beogradi duhet tė kontribuojnė pėr klimė tė qėndrueshme nė Kosovė
 
Beograd, 10 prill 2003 - Tirana dhe Beogradi duhet tė kontribuojnė pėr njė klimė mė tė qėndrueshme ka thėnė ministri i Jashtėm i Shqipėrisė Ilir Meta nė intervistėn dhėnė radios "Evropa e lirė".
 
Ai thotė se me zyrtarėt e Beogradit ėshtė biseduar edhe pėr problemin e Kosovės, por edhe pėr pozitėn e shqiptarėve nė Luginėn e Preshevės.

I pyetur se ēka ka menduar ai kur ka thėnė se Tirana duhet tė luajė rolin e njė ure me Beogradin pėr zgjidhjen e statusit final tė Kosovė, ministri Meta tha:
 
"Mė vjen keq qė jam keqkuptuar. Unė kam shprehur nė mėnyrė tė vazhdueshme se Tirana dhe Beogradi pėrveē zhvillimit tė marrėdhėnieve dypalėshe, kam parasysh kėtu fushėn e ekonomisė, tregtisė, turizmit, transportit.
 
Por kam thėnė se kėto dy vendet duhet tė kontribuojnė edhe pėr njė klimė mė tė qėndrueshme nė Kosovė, pėr t'i inkurajuar shqiptarėt dhe serbėt e Kosovės pėr tė punuar sė bashku nė institucionet demokratike".
 
 
Pjėsmarrėsit e Samitit tė Evropės Juglindore mbėshtetėn edhe Rezolutėn e OKB-sė pėr Kosovėn
 
Beograd, 10 prill 2003 - Pjesėmarrėsit e Samitit tė Ballkanit Perėndimor, pėrkatėsisht tė Evropės Juglindore kanė miratuar mbrėmė nė Beograd njė deklaratė me tė cilėn kėrkohet shpejtimi i procesit tė integrimit nė institucionet evropiane dhe evroatlanike.
 
Nė kėtė deklaratė ritheksohet vullneti i pėrbashkėt pėr forcimin e bashkėpunimit, paqes dhe sigurisė nė rajon, pėrfshirė kėtu edhe mosndryshimin e kufijve ekzistues.
 
Si prioritet i bashkėpunimit rajonal theksohet edhe liberalizimi i mėtejmė i regjimit tė vizave, angazhimi pėr krijimin e zonės sė tregėtisė sė lirė nė rajon, bashkėpunimi nė fushėn e telekomunikacionit, tė trafikut dhe tė energjetikės.

Nėntė vendet e Evropės Juglindore qė morėn pjesė nė kėtė samit konfirmuan mbėshtetjen pėr aktet dhe rezolutat e deritashme tė OKB-sė, mes tė cilave pėrmendet edhe Rezoluta 1244 e KS tė OKB-sė pėr Kosovėn.
 
 
Presidenti Moisiu u takua dje nė Beograd me homologun serb Maroviq ku u bė fjalė edhe pėr Kosovėn
 
Beograd, 10 prill 2003 - Presidenti i Shqipėrisė Alfred Moisiu ėshtė takuar dje me homologun e tij tė Unionit serbo-malazez Svetozar Maroviq, ku ėshtė ritheksuar thellimi i marrėdhėnieve dypalėshe, jo vetėm nė rrafshin politik por edhe nė atė ekonomik.
 
Nė kėtė takim ėshtė folur edhe pėr ēėshtjen e Kosovės, siē ėshtė dialogu i ndėrsjellė, zhvillimi i demokracisė dhe i institucioneve, si dhe kanė vlerėsuar rrugėt pėr zgjidhjen pa probleme tė ēėshtjeve qė janė ende tė hapura.
 
Sipas burimeve nga takimi, Maroviq ka njohur rolin qė edhe Tirana mund tė luajė nė dialogun mes Prishtinės dhe Beogradit.
 
 
Gjenerali francez Maral e konsideron tė suksesshėm fillimin e misionit "Konkordia" nė Maqedoni
 
Shkup, 10 prill 2003 - Dhjetė ditė nga zėvendėsimi i prezencės ushtarake tė NATO-s me atė tė Bashkimit Evropian nė Maqedoni, gjenerali francez Pier Maral, nė njė intervistė pėr BBC-nė nė shqip, e konsideroi tė suksesshėm fillimin e misionit "Konkordia".

Maral tha se suksesi i parė ishte zėvendėsimi i ushtarėve tė NATO-s mė 31 mars pa asnjė problem mes BE-sė dhe NATO-s. Sipas tij, ndėrrimi i misionit nuk shkaktoi asnjė shqetėsim edhe tek popullsia, qoftė shqiptare, qoftė maqedonase.
 
"Shumė vetė menduan se popullsia shqiptare, largimin e NATO-s, mund ta interpretonte si braktisje, duke menduar se forca e BE-se nuk do tė ishtė njė mision i vėrtetė. Por kjo nuk ndodhi", tha Maral.
 
 
Forcat kurde morėn qytetin Kirkuk
 
Kirkuk, 10 prill 2003 - Forcat kurde tė mbėshtetura nga Amerika kanė hyrė nė qendėr tė qytetit verior tė Kirkukut, vetėm njė ditė pasi nė Bagdad u rrėzua regjimi i Sadam Huseinit.

Njė korrespondente e BBC-sė qė po udhėton me trupat, tha se banorėt lokalė po festojnė, atė qė duket si rėnia e Kirkukut.

Ende ka xhepa tė rezistencės, por duket se ushtria e ka braktisur qytetin, qė kontrollon fusha nafte me rėndėsi strategjike nė veri tė Irakut.