9.04.2003 - Trepca.net

Lajme

E mėrkure, 9 prill 2003

 

Pėrmbajtja:

  • Nė Gjilan iu vu gurthemeli shtatores sė Agim Ramadanit

  • Edhe policia tashmė ėshtė bindur se ka persona tė armatosur dhe me uniforma nė komunėn e Deēanit

  • Qeveria nuk u frikohet sfidave tė reja

  • Serbėt protestuan nė Graēanicė

  • Takimi pėr transferin e kompetencave nga autoritetet e UNMIK-ut tek ato vendore nuk solli asgjė konkrete

  • Nė Tetovės ka filluar njė grevė urie pėr lirimin nga burgjet e ish-pjesėtarėve tė UĒK-sė

  • BDI ėshtė thellėsisht i indinjuar me mbajtjen nė burg tė katėr ish-pjesėtarėve tė UĒK-sė

  • Ilir Meta thotė se pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės duhet tė vendosin qytetarėt e saj

  • Nė Beograd ka filluar samiti i gjashtė i Procesit tė Bashkėpunimit tė Evropės Juglindore

  • Arrestohet ish-shefi i shėrbimit sekret tė ushtrisė jugosllave

  • Trajkovski ka urdhėruar pezullimin e hetimeve pėr ish-ministren e punėve tė brendshme

  • Nė Tiranė u arrit narrėveshja mes Shqipėrisė dhe Malit tė Zi pėr krijimin e linjave tė reja tė transportit

  • Kryeministri serb nė takimin me ministrin Meta ka thėnė se shtyrja e zgjidhjes sė statusit tė Kosovės rrezikon rajonin

  • Grupe pėr mbrojtjen e gazetarėve kėrkojnė hetime tė menjėhershme pėr vrasjen e 3 gazetarėve nė Bagdad

  • Joshka Fisher u takua me Jaser Arafatin

  • Parlamenti Evropian po diskuton pėr pranimin e anėtarėve tė rinj nė BE

  • OBSH kėrkon nga Kina tė njoftojė menjėherė rastet me SARS

  • Bush ėshtė i ngazėllyer nga pėrparimi "shumė i mirė" nė Irak

  • Dy ushtarė amerikanė tė plagosur janė evakuar nga periferia e Bagdadit

  • Sipas CIA-s: Sadami s'ka dyshim, ėshtė i vdekur

  • Plaēkitje dhe demonstrata antiqeveritare po shpėrthejnė nė pjesė tė Bagdadit

  • Uashingtoni i thotė jo gjykatės ndėrkombėtare pėr krime lufte

  • Nė Afganistanin Lindor janė vrarė sot 11 civilė afganė, 7 prej tyre gra

  • Izraeli ka vrarė 7 palestinezė gjatė njė bopmbardimi ajror

  • Nė Timorin Lindor janė ngritur aktpadinė kundėr 16 ushtarakėve indonezianė pėr krime

  • Forcat amerikane po konsolidojnė pozicionet e tyre nė Bagdad dhe pėrreth tij

  • Grupe pėr mbrojtjen e gazetarėve kėrkojnė hetime tė menjėhershme pėr vrasjen e 3 gazetarėve nė Bagdad

  • Krimet e luftės nė Irak

  • Nuk dihet numri i viktimave tė sė martės nė Bagdad


 

Nė Gjilan iu vu gurthemeli shtatores sė Agim Ramadanit
  
   
Gjilan, 9 prill 2003 - Ish-komandanti i brigadės 138, koloneli Rrustem Berisha, komandanti i Zonės sė 6-tė tė TMK-sė, koloneli Imri Ilazi, kryeshefi ekzekutiv Enver Muja si dhe Musa Ēeku, pėrfaqėsues i familjes sė dėshmorėve, vunė sot nė sheshin para Shtėpisė sė kulturės nė Gjilan gurthemelin e shtatores se Agim Ramadanit, strategut tė luftės sė Koshares, e cila shembi murin ndėrshqiptar dhe i hapi Kosovės rrugėn e shpresės nė fitore.

Kėtij manifestimi i ka paraprirė njė program pėrkushtues, qė u mbajt nė palestrėn e sporteve dhe ku me nga fjalė rasti pėr betejėn e Koshares dhe kryeprotagonistin e saj u paraqitėn kryetari i komunės, Lutfi Haziri, pėrfaqėsuesi i Shtabit tė Pėrgjitshėm tė TMK-sė, kolonel Agim Verellaku, komandanti i Zonės sė 6-tė tė TMK-sė, kolonel Imri Ilazi si dhe nė emėr tė familjeve tė dėshmorėve, Enver Jasiqi.

Gjilani sot ka nderin mė tė madh qė nga themelimi e kėndej, sepse nderon njeriun, krijuesin, luftėtarin, strategun dhe legjendėn e thyerjes sė kufirit ndėrshqiptar, heroin Agim Ramadani, tha ndėr te tjera Lutfi Haziri.
  
Askush mė nuk ka dyshim se 9 prilli i vitit 1999 ėshtė dhe do tė mbetet njė nga datat mė tė rėndėsishme nė kalendarin e historisė sonė tė re, sepse ėshtė dita qė shėnon fundin e njė epoke dhe tė njė muri qė ishte ngulitur me dhunė pėr tė ndarė pėr shumė vite, jo vetėm gjeografinė shqiptare, por edhe vetė njė popull, nga mė tė vjetrit tė Ballkanit.

"Agimi nuk u kėnaq asnjėherė me atė pak liri individuale qė mund edhe ta kishte, nė pikėpamje fizike, jashtė Kosovės, ku ishte i detyruar tė jetojė pėrkohėsisht, por sa herė qė iu dha mundėsia, si intelektual, poet e piktor e shprehu revoltėn e tij shpirtėrore, nė tė gjitha format e mundshme, ndėrsa zėrit tė atdheut iu pėrgjegj, jo duke iu thėnė tė tjerė "shkoni nė luftė", por duke i ftuar ata "ejani tė shkojmė sė bashku", tha Haziri.
 
 
Edhe policia tashmė ėshtė bindur se ka persona tė armatosur dhe me uniforma nė komunėn e Deēanit
 
Deēan, 9 prill 2003 - Policia rajonale e Pejės ka bėrė tė ditur se njė grup prej 10 personash tė armatosur dhe tė veshur me uniforma janė parė tė hėnėn mbrėma nė fshatin Irzniq tė Komunės sė Deēanit. Sipas zėdhėnėsit tė policisė rajonale pėr Pejė, policia me kėtė rast kishte angazhuar pjesėtarė tė SHPK-sė nga Stacioni policor i Deēanit.
 
Policiėt posa arrijnė nė vendin e ngjarjes persona tė maskuar dhe tė uniformuar janė larguar prej andej. Persona tė panjohur, pėr tė cilėt njoftimi thotė se kanė qenė shtatė deri dhjetė veta mbanin uniforma ushtarake, por pa asnjė shenjė identifikuese. Armėt qė kryesisht duket tė jenė tė tipit AK -47 dhe maskat me tė cilėn mbulonin fytyrėn.

Raporti i parė qė ka ardhur nė polici thotė se ata kanė shtėnė nė policinė e SHPK-sė, por raporti i dytė qė ka ardhur mė vonė nė polici ėshtė sqaruar gjendja duke treguar se personat kanė shtėnė nė ajėr dhe jo nė drejtim tė policisė, ka sqaruar zėdhėnėsi i policisė ndėrkombėtare pėr rajonin e Pejės. Ai ka shtuar se policėt e SHPK-sė janė afruar rreth 40 metra personave tė maskuar, po policia ende nuk e di identitetin e kėtyre personave.

Kohėve tė fundit edhe shtypi vendor ka njoftuar se persona tė armatosur dhe tė maskuar janė parė nė fshatrat e Deēanit dhe tė Pejės.
 
 
Qeveria nuk u frikohet sfidave tė reja
 
Prishtinė, 9 prill 2003 - Kryemiministri Bajram Rexhepi njoftoi se nė mbledhjen e sotme tė qeverisė ėshtė diskutuar pėr takimin e djeshėm tė Kėshilit tė Lartė pėr bartjen e kompetencave tek institucionet vendore.
 
Rexhepi tha se qeveria qė ia kryeson ėshtė e gatshme tė marrė pėrgjegjėsitė nga UNMIK-u dhe nuk u frikohet sfidave tė reja.

Qeveria ka shtyrė marrjen e vendimit pėr lojėrat e fatit pėr shkak tė disa ēėshtjeve qė duhet t'i pėrgatisė Ministria e Tregtisė dhe Industrisė.

Nė kėtė takim ėshtė debatuar edhe pėr planet strategjike tė OKB-sė pėr zhvillim dhe tė Bankės Botėrore.
 
 
Serbėt protestuan nė Graēanicė
 
Graēanicė/Prishtinė, 9 prill 2003 - Serbėt e fshatit Graēanicė afėr Prishtinės protestuan sot pėr tė shprehur pakėnaqėsitė dhe pėr t'i thėnė Shtajnerit "jo pėr pavarėsinė e Kosovės" dhe institucioneve ndėrkombėtare tė cilat synojnė t'i bartin kompetencat tek "terroristėt", thanė ata.

Ekstremisti i njohur nga Mitrovica e veriut Milan Ivanoviq tha se "populli serb po jeton nė kampin e pėrqendrimit, ndėrsa Shtajneri po dėrgon raporte tė rreme nė Kėshillin e Sigurimit pėr gjendjen nė kėtė hapėsirė".
 
Ai tha se nė vend tė transferimit tė kompetencave kėrkon kthimin e ushtrisė dhe tė policisė serbe nė Kosovė. Me tone tė ngjashme foli edhe deputetja serbe nė Kuvendin e Kosovės Rada Trajkoviq.
 
 
Takimi pėr transferin e kompetencave nga autoritetet e UNMIK-ut tek ato vendore nuk solli asgjė konkrete
 
Prishtinė, 9 prill 2003 - Takimi nė Kėshillin e Lartė pėr bartjen e kompetencave nga autoritetet e UNMIK-ut nė ato vendore nuk solli asgjė konkrete pėr sa i pėrket transferimit tė kompetencave. Nė takimin e djeshėm vetėm janė formuar tri grupe punuese tė cilat do tė identifikojnė nevojat e ministrive tė Qeverisė sė Kosovės pėr marrjen e pėrgjegjėsive.

Shefi i UNMIK-ut Mihael Shtajner pas takimit tha se nuk ėshtė diskutuar fare pėr kompetencat e rezervuara pėr tė, edhe pse Qeveria e Kosovės i ka kėrkuar ato disa herė. Shtajner tha se ėshtė i vetėdijshėm pėr kritikat. Disa duan tė ndėrprejnė procesin, disa duan tė gjitha kompetencat qė tash, por ai shtoi se kėto kompetenca do t'i transferojė deri nė fund tė vitit nė bazė tė Rezoluatės 1244.

Kryeministri i Kosovės Bajram Rexhepi u shpreh i pakėnaqur me kalimin e vetėm tė disa kompetencave, ngase siē tha ai, Qeveria ka ambicie tė marrė edhe ato pėrgjegjėsi qė janė tė rezervuara pėr z. Shtajner, duke paralajmėruar se pėr kėtė ēėshtje do t'i drejtohet edhe KS tė OKB-sė me njė letėr.

"Nė bazė tė propozimit tė Qeverisė sė Kosovės mund tė kalojnė pėrgjegjėsitė nė mė tepėr se 40 zona nė duar tė institucioneve lokale", u shpreh kryeadministratori Shtajner.

Nė takimin e parė tė Kėshillit pėr transferimin e kompetencave nuk morėn pjesė pėrfaqėsuesit e pakicės serbe tė Kosovės, tė cilėt si kundėrpėrgjigje kanė kėrcėnuar edhe me bojkotimin e mundshėm tė institucioneve tė Kosovės.
 
Mirėpo, Shtajner tha dje se pavarėsisht nga reagimet e serbėve, procesi i transferimit tė kompetencave do tė vazhdojė konform Rezolutės 1244 tė KS tė OKB-sė.
 
 
Nė Tetovės ka filluar njė grevė urie pėr lirimin nga burgjet e ish-pjesėtarėve tė UĒK-sė
 
Shkup, 9 prill 2003 - Nė ndėrtesėn e Kuvendit komunal tė Tetovės ka filluar njė grevė urie e anėtarėve tė Kėshillit organizativ pėr lirimin e ish-pjesėtarėve tė UĒK-sė. Ky vendim ėshtė marrė pėr shkak se nuk janė pėrmbushur premtimet e autoriteteve tė Shkupit dhe tė pėrfaqėsuesve ndėrkombėtarė nė Maqedoni pėr lirimin e ish-pjesėtarėve tė UĒK-sė.
  
Pjesėmarrėsit e kėsaj greve thonė se ajo do tė zgjasė deri nė lirimin e tė gjithė pjesėtarėve qė ndodhen nėpėr burgjet maqedonase. Me kėtė rast u pėrmend shifra prej 30 tė burgosurish qė mbahen nėpėr burgje dhe se madje disa janė nga Kosova. Autoritetet maqedonase u kritikuan pėr mosrespektimin e ligjit tė amnestisė.
 
 
BDI ėshtė thellėsisht i indinjuar me mbajtjen nė burg tė katėr ish-pjesėtarėve tė UĒK-sė
 
Shkup, 9 prill 2003 - Bashkimi Demokratik pėr Integrim (BDI) pėrmes njė komunikate thekson se proceset gjyqėsore kundėr katėr ish pjesėtarėve tė Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare janė plotėsisht nė kundėrshtim me obligimet qė dalin nga Marrėveshja e Ohrit, por edhe me obligimet e palėve ndaj komunitetit ndėrkombėtar.

BDI ėshtė thellėsisht i indinjuar me mbajtjen nė burg tė katėr ish-pjesėtarėve tė Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare. Kėrkojmė qė Presidenti i Republikės ta ushtrojė autoritetin e tij nė respektimin e dekretit tė shpallur pėr amnestim tė tė gjithė personave tė involvuar nė konfliktin e vitit 2001.

Nė kėtė komunikatė, BDI i bėn thirrje Presidentit Trajkovski qė tė tė sillet me pėrgjegjėsi ndaj marrėveshjes sė nėnshkruar mes NATO-s dhe atij si Kryetar shteti nė vitin 2001, e cila parasheh amnestimin e palėve ndėrluftuese pas nėnshkrimit tė marrėveshjes paqėsore dhe pėrfundimit tė procesit tė demilitarizimit.

BDI kėrkon qė ish-ushtarėt e UĒK-sė tė cilėt po mbahen nėpėr burgje tė lirohen pa kusht dhe pėr fajėsinė e tyre tė vendosė Tribunali i Hagės, si institucioni i vetėm me jurisdiksion tė plotė mbi kėtė ēėshtje, thuhet nė fund tė kėsaj komunikate.
 
 
Ilir Meta thotė se pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės duhet tė vendosin qytetarėt e saj
 
Beograd, 9 prill 2003 - Ministri i jashtėm i Shqipėrisė Ilir Meta ka deklaruar dje nė Beograd se pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės duhet tė vendosin qytetarėt e pavarėsisht nga pėrkatėsia etnike.
 
Nė njė intervistė pėr njė agjenci tė lajmeve tė Beogradit, Meta ka thėnė se pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės duhet bashkėpunuar ngushtė me bashkėsinė ndėrkombėtare.
 
"Ne duhet tė nxisim dy komunitetet tė punojnė bashkė nė institucione dhe jo t'i bojkotojnė ato", ka nėnvizuar ministri i jashtėm i Shqipėrisė Ilir Meta.
 
 
Nė Beograd ka filluar samiti i gjashtė i Procesit tė Bashkėpunimit tė Evropės Juglindore
 
Beograd, 9 prill 2003 - Sot nė Beograd ka filluar samiti i gjashtė i Procesit tė Bashkėpunimit tė Evropės Juglindore, nė tė cilin liderėt e vendeve ballkanike do tė bisedojnė pėr pėrparimin e bashkėpunimit nė rajon.

Nė takimin e Beogradit po marrin pjesė shefat e shteteve apo tė qeverive tė tetė vendeve tė rajonit, anėtarė tė kėtij Procesi. Gjithashtu janė tė pranishėm edhe pėrfaqėsuesit e Bashkimit Evropian, tė Kėshillit tė Evropės, OSBE-sė, NATO-s dhe Paktit tė Stabilitetit.

Liderėt e Evropės Juglinodre nė takimin e sotėm do tė miratojnė "Deklaratėn e Beogradit", teksti i sė cilės ėshtė harmonizuar gjatė ditėve tė kaluara. Nė thelbin e kėtij doklumenti ėshtė konstatimi se vendet e rajonit kanė shėnuar pėrparim nė zhvillimin demokratik, si dhe mesazhi pėr Bashkimin Evropian se Ballkani po vazhdon drejt rrugės sė integrimit evropian.
 
 
Arrestohet ish-shefi i shėrbimit sekret tė ushtrisė jugosllave
 
Beograd, 9 prill 2003 - Policia ka arrestuar Aca Tomiqin, ish-shefin e shėrbimit sekret tė ushtrisė jugosllave dhe Rade Bullatoviqin, kėshilltarin e sigurimit tė presidentit jugosllav, Vojisllav Koshtunica.
 
Policia thotė se ka prova se kėta dy zyrtarė tė lartė kanė pasur lidhje me organizatorėt kryesorė tė vrasjes sė kryeministrit serb Zoran Gjingjiq.
 
 
Trajkovski ka urdhėruar pezullimin e hetimeve pėr ish-ministren e punėve tė brendshme
 
Shkup, 9 prill 2003 - Presidenti maqedonas Boris Trajkovski ka urdhėruar njė gjykatė tė Shkupit qė tė pezullojė ēdo lloj hetime dhe ndjekje penale pėr Dosta Dimovsken, ish-ministre e brendshme dhe njė ish-funksionar tjetėr tė lartė tė policisė sė atjeshme.
 
Kėta dy kanė qenė tė akuzuar se gjatė vitit 2000 kanė urdhėruar pėrgjime tė paligjshme pėr shumė politikanė e gazetarė. Njė vendim i tillė i Trajkovskit ka ngjallur reagime tė mėdha nė Maqedoni, madje ėshtė kėrkuar edhe shkarkimi i tij.

Dimovska dhe Cvetkov muajin e kaluar u akuzuan se kanė urdhėruar pėrgjime tė paligjshme dhe ata deri mė tash nuk kanė reaguar publikisht.
 
 
Nė Tiranė u arrit narrėveshja mes Shqipėrisė dhe Malit tė Zi pėr krijimin e linjave tė reja tė transportit
 
Tiranė, 9 prill 2003 - Nė Tiranė u arrit narrėveshja mes Shqipėrisė dhe Malit tė Zi pėr krijimin e linjave tė reja tė transportit. Marrėveshja parashikon krijimin e linjave tė reja detare dhe rrugore, liberalizimin e lėvizjes sė njerėzve dhe tė mallėrave gjatė sezoneve turistike.
 
Tė pranishėm nė Tiranė pėr nėnshkrimin e marrėveshjes ishte ministri i ēėshtjeve sociale dhe tė transportit tė Malit tė Zi.
 
 
Kryeministri serb nė takimin me ministrin Meta ka thėnė se shtyrja e zgjidhjes sė statusit tė Kosovės rrezikon rajonin
 
Beograd, 9 prill 2003 - Kryeministri i Serbisė Zoran Zhivkoviq ka vlerėsuar nė takimin me ministrin e Jashtėm tė Shqipėrisė Ilir Metėn se duhet tė fillojė dialogu pėr statusin e Kosovės, sepse sipas tij, shtyrja e zgjidhjes sė kėsaj ēėshtjeje mund ta rrezikojė stabilitetin e rajionit.
 
Sipas deklaratės sė Qeverisė serbe, Zhivkoviq ka theksuar se pėr stabilitetin e rajonit nevojiten marrėdhėnie tė mira tė Serbisė e Malit tė Zi me Shqipėrinė, por edhe marrėdhėnie shumė mė tė mira mes serbėve dhe shqiptarėve si popuj.

Meta dhe Zhivkoviq u takuan dje pasdite nė prag tė Samitit tė vendeve tė Ballkanit Perėndimor qė fillon sot nė Beograd.

Njoftohet se ministri Meta ka bėrė homazhe pranė varrit tė kryeministrit tė vrarė serb Zoran Gjingjiq dhe ka vizituar familjen e tij.
 
 
Grupe pėr mbrojtjen e gazetarėve kėrkojnė hetime tė menjėhershme pėr vrasjen e 3 gazetarėve nė Bagdad
 
Bagdad, 9 prill 2003 - Grupe pėr mbrojtjen e gazetarėve bėnė thirrje pėr hetime tė menjėhershme lidhur me sulmet amerikane, qė shkaktuan vrasjen e 3 gazetarėve dje nė Bagdad. Komiteti pėr Mbrojtjen e Gazetarėve i dėrgoi njė letėr sekretarit amerikan tė mbrojtjes, Donald Ramsfeld, nė tė cilėn shprehte shqetėsim rreth 3 incidenteve.

Fondacioni Ndėrkombėtar i Gazetarėve e cilėsoi njėrin prej incidenteve, sulmin kundėr hotelit Palestinė, ku qėndrojnė shumica e gazetarėve tė huaj nė Bagdad, si njė krim tė mundshėm lufte.
Gjeneral-majori amerikan Stanley McChrystal i dėrgoi ngushėllime familjeve tė gazetarėve. Ai tha se trupat iu pėrgjigjėn zjarrit armik.
 
 
Joshka Fisher u takua me Jaser Arafatin
 
Ramallah, 9 prill 2003 - Megjithė tonet kritike nga qeveria izraelite, ministri i Jashtėm Joshka Fisher u takua me presidentin palestinez, Jaser Arafat. Biseda u zhvillua nė rezidencėn kryesore tė Arafatit nė Ramallah. Mė pas Fisheri takoi edhe tė caktuarin pėr kryeministėr tė palestinezėve, Mahmud Abas.
 
Veēanėrisht nga Arafati Fisheri kėrkoi gatishmėrinė pėr reforma tė autoriteteve palestineze tė autonomisė, pėr t'i dhwnė njė vrull tė ri procesit nė Lindjen e Mesme. Arafati e pengon ndėrkohė krijimin e qeverisė rreth Abasit tė moderuar dhe tė pranuar nė botė.
 
 
Parlamenti Evropian po diskuton pėr pranimin e anėtarėve tė rinj nė BE
 
Strasbur, 9 prill 2003 - Parlamenti Evropian po debaton pėr pranimin e planifikuar tė dhjetė shteteve nė BE. Kryetari i komisionit parlamentar tė politikės sė jashtme, politikani gjerman i CDU-sė, Elmar Brok u bėri thirrje deputetėve qė t'i miratojnė marrėveshjet e zgjerimit pėr tė hapur kėshtu rrugėn pėr bashkimin e Evropės. Votimi ėshtė planifikuar po pėr sot.
 
Mendohet se pėr tė gjithė kandidatėt ekziston njė shumicė e qartė mbėshtetėsish. Anėtarėt e rinj do tė hyjnė nė BE nė maj tė vitit tė ardhshėm. Kandidatėt janė Polonia, Ēekia, Sllovakia, Sllovenia dhe Hungaria, republikat baltike Estoni, Letoni dhe Lituani si dhe Qiproja dhe Malta.
 
 
OBSH kėrkon nga Kina tė njoftojė menjėherė rastet me SARS
 
Gjenevė, 9 prill 2003 - Organizata Botėrore e Shėndetėsisė i ka kėrkuar Kinės edhe njėherė tė njoftojė menjėherė rastet me sėmundjen tepėr ngjitėse tė mushkėrive, SARS.
 
Njė zėdhėnės i njė grupi ekspertėsh reagoi me kėtė ndaj tė dhėnave anonime tė mjekėve, se numri i tė sėmurėve nė Pekin ė shtė mė i madh se ai qė jepet. Mė shumė se 100 vetė kanė vdekur deri tani pėr shkak tė sindromės akute tė rrugėve tė frymėmarrjes.
 
 
Bush ėshtė i ngazėllyer nga pėrparimi "shumė i mirė" nė Irak
 
Uashington, 9 prill 2003 – Presidenti Bush ėshtė i ngazėllyer nga pėrparimi "shumė i mirė" nė Irak, ka deklaruar sot (tė merkurėn) njė zyrtar i lartė i administratės, por ka tėrhequr vėrejtjen se lufta nė Irak ende nuk ėshtė kryer, njofton Rojter.

"Nga pikėvėshtrimi ushtarak, Presidenti vazhdon tė marrė raporte tė mira nga fushėbetejat. Ai ėshtė i ngazėllyer nga progresi qė kemi bėrė", ka thėnė zyrtari i lartėpėrmendur. Irakianėt i kanė mirėpritur me gėzim marinsat amerikanė qė po hynin me artileri sot (tė merkurėn) nėpėr Bagdadin lindor, nė njė kohė qė shihnin se regjimi i Sadamit kishte rėnė, ka shtuar ai.
 
 
Dy ushtarė amerikanė tė plagosur janė evakuar nga periferia e Bagdadit
 
Uashington, 9 prill 2003 – Dy ushtarė amerikanė tė operativės speciale tė plagosur janė evkuar nga periferia e Bagdadit nė njė spital nė Kuvajt, ku pritet tė shėrohen, kanė bėrė tė ditur sot (tė merkurėn) zyrtarėt ushtarakė, njofton Rojter.
 
Nė kėtė deklaratė thuhet gjithashtu se forcat e kombinuara ajrore, qė mbikėqyrin luftėn ajrore nė Irak nga Arabia Sudite, kanė pėrshkruar pėrpjekjet dramatike, qė helikopterėt e shpėtimit i patėn, nė pėrballje me dukshmėrinė e vogėl dhe erėrat me rėrė dhe pluhur gjatė kryerjes sė misionit.
 
 
Sipas CIA-s: Sadami s'ka dyshim, ėshtė i vdekur
 
Uashington, 9 prill 2003 - Burime tė shumta zbulimi kanė parė Sadam Hyseinin tė ketė hyrė tė hėnėn nė njė ndėrtesė nė Bagdad, por nuk e kanė parė atė tė ketė dalė prej saj para shkatėrrimit tė saj nga bombardimi ajror, ka bėrė tė ditur sot (tė merkurėn) "Uashington tajms", duke cituar zyrtarėt qeveritarė amerikanė, njofton Rojter.
 
Po kėshtu, thuhet se sipas llogarive tė shumė dėshmitarve okularė, disa analistė besojnė se Sadami ėshtė i vdekur dhe kanė pėrshkruar zyrtarėt e CIA-s "nė gjendje euforie". "Ata thonė se s'ka dyshim se ai ėshtė i vdekur", citohet tė ketė thėnė njė zyrtar ushtarak amerikan me kusht anonimiteti.
 
"Uashington post" shkruan gjithashtu se Sadami ėshtė gjurmuar nga CIA, nga njė spiun i rekrutuar nga CIA, dhe nga forcat komando Delta. Nė kėtė shkrim thuhet se dėshmitarėt e kanė parė Sadamin tė ketė arritur nė ndėrtesėn nė fqinjėsi tė kompleksit Mansur me truproje dhe nuk e kanė parė tė ketė dalė kur ėshtė bombarduar ajo.
 
 
Plaēkitje dhe demonstrata antiqeveritare po shpėrthejnė nė pjesė tė Bagdadit
 
Bagdad, 9 prill 2003 - Plaēkitje dhe demonstrata antiqeveritare po shpėrthejnė nė pjesė tė Bagdadit, ndėrsa trupat amerikane po hyjnė mė thellė nė kryeqytetin irakian.

Turmat nė disa zona nė lindje tė qytetit brohoritėn parulla nė favor tė amerikanėve dhe kundėr Sadam Huseinit.
Ata brohorisnin: "Ėshtė vetėm njė Zot" dhe "Sadami ėshtė armik i Zotit". Disa prej tyre shqyen posterėt e udhėheqėsit irakian.

Njoftimet bėjnė tė ditur se mijėra marinsa amerikanė po hyjnė rrugė mė rrugė nėpėr Sadam City, njė zonė e gjėrė, kryesisht e banuar me shiitė, nė Bagdadin lindor.

Njė korrespondent i agjensisė Rojter i cili ndodhet me ta thotė se amerikanėt po hasin nė pak rezistencė.
 
 
Uashingtoni i thotė jo gjykatės ndėrkombėtare pėr krime lufte
 
Uashington, 9 prill 2003 - Qeveria amerikane ka thėnė se nuk pėrkrah idenė e njė gjykate ndėrkombėtare pėr tė pėrndjekur krimet e luftės nė irak.

Zyrtari amerikan qė merret me ndjekjen e atyre qė kanė kryer krime lufte, Pierre Prosper tha se SHBA nuk sheh tė nevojshme qė tė krijohet njė gjykatė ndėrkombėtare pėr krimet e luftės.

Nė vend tė kėsaj Uashingtoni thotė se do tė shpėrndajė ēėshtjet ose nė gjykata civile ose ushtarake. Ndėrsa gjykatat irakiane do tė pėrdoren qė tė merren me krime tė tjera tė kryera nga Sadam Huseini dhe regjimi i tij.

Ideja ka ndeshur kundėrshtim nga politikanėt demokratė dhe republikanė kėtu. Senatori demokrat Xho Bajden tha se do tė jetė gabim tragjik pėr SHBA-nė nėse nuk ngre njė gjykatė ndėrkombėtare.
 
 
Nė Afganistanin Lindor janė vrarė sot 11 civilė afganė, 7 prej tyre gra
 
Bagram, Afganistan, 9 prill 2003 – Njė ushtarak amerikan ka deklaruar se 11 civilė afganė, 7 prej tyre gra, janė vrarė sot heret nė mėngjes (tė merkurėn) gjatė njė bombardimi tė forcave tė koalicionit nė Afganistanin Lindor, afėr kufirit pakistanez, njofton Rojter. Po kėshtu, njoftohet se nė kėtė incident ėshtė plagosur gjithashtu edhe njė civil dhe katėr ushtarė tė koalicionit
 
 
Izraeli ka vrarė 7 palestinezė gjatė njė bopmbardimi ajror
 
Gaza, 9 prill 2003 – Izraeli ka vrarė sot (tė merkurėn) njė lider tė lartė tė Hamasit, ndihmėsin e tij dhe pesė palestinezė tė tjerė gjatė njė bopmbardimi ajror vetėm disa orė pasi presidenti Bush u zotua tė pėrtrijė pėrpjekjet pėr t'i dhėnė fund dhunės izraelito-palestineze, njofton Rojer.
 
Po kėshtu, njoftohet se nė kėtė bombardim tė qytetit Gaza dhe Zejtaun, janė plagosur edhe mbi 40 palestinezė, kanė thėnė burimet spitalore palestineze.
 
 
Nė Timorin Lindor janė ngritur aktpadinė kundėr 16 ushtarakėve indonezianė pėr krime
 
Xhakarta, 9 prill 2003 – Prokurorėt e Timorit Lindor kanė ngritur aktpadinė kundėr 16 ish-ushtarakėve dhe zyrtarėve indonezianė pėr krime kundėr njerėzimit, ka bėrė tė ditur sot (tė merkurėn) njė zyrtar, njofton Rojter.
 
Njoftohet se ndėr akuzat e tjera ėshtė edhe ajo pėr masakrėn nė shtator 1999 nė kishėn nė Saui , ku ishin mbledhur qindra civilė nga frika e terrorit tė ushtarėve, tė policisė dhe tė milicisė indoneziane.
 
 
Forcat amerikane po konsolidojnė pozicionet e tyre nė Bagdad dhe pėrreth tij
 
Bagdad, 9 prill 2003 - Forcat amerikane po konsolidojnė pozicionet e tyre nė Bagdad dhe pėrreth tij, ndėrkohė qė zyrtarė tė ushtrisė thonė se e kanė izoluar kryeqytetin irakian. Forcat amerikane kanė pėrparuar edhe mė shumė nė Bagdad, ndėrkohė qė zyrtarė tė koalicionit pėrpiqen tė mėsojnė nėse udhėheqėsi irakian Sadam Husein u vra nga sulmi i sė hėnės.

Presidenti Bush tha dje se nuk ka dijeni nė se Sadam Huseini i shpėtoi gjallė sulmit. Zoti Bush tha: "E vetmja gjė qė unė di ėshtė se Sadam Huseini po humbet pushtetin. Luftimet nė disa pjesė tė Bagdadit vazhdojnė, por njė zyrtar i lartė i Pentagonit tha se trupat janė mė se tė bindura qė mund ta kalojnė natėn kudo qė tė duan nė Bagdad".

Komanda Qendrore Amerikane njoftoi dje se marinsat amerikanė futėn nėn kontroll bazėn ajrore Rashid tė ushtrisė irakiane, aeroporti i dytė nga 3 aeroporte tė Bagdadit, qė vihen nėn kontrollin e forcave tė koalicionit.
 
 
Grupe pėr mbrojtjen e gazetarėve kėrkojnė hetime tė menjėhershme pėr vrasjen e 3 gazetarėve nė Bagdad
 
Uashington, 9 prill 2003 - Grupe pėr mbrojtjen e gazetarėve bėnė thirrje pėr hetime tė menjėhershme lidhur me sulmet amerikane, qė shkaktuan vrasjen e 3 gazetarėve dje nė Bagdad.
 
Komiteti pėr Mbrojtjen e Gazetarėve i dėrgoi njė letėr sekretarit amerikan tė mbrojtjes, Donald Ramsfeld, nė tė cilėn shprehte shqetėsim rreth 3 incidenteve.
 
Fondacioni Ndėrkombėtar i Gazetarėve e cilėsoi njėrin prej incidenteve, sulmin kundėr hotelit Palestinė, ku qėndrojnė shumica e gazetarėve tė huaj nė Bagdad, si njė krim tė mundshėm lufte.
 
Gjeneral-majori amerikan Stenli Mėkkristal i dėrgoi ngushėllime familjeve tė gazetarėve. Ai tha se trupat iu pėrgjigjėn zjarrit armik.
 
 
Krimet e luftės nė Irak
 
Uashington, 9 prill 2003 - Shtetet e Bashkuara thonė se kanė nė plan tė zhvillojnė vetė gjyqe pėr irakianėt e akuzuar pėr krime lufte kundėr ushtarėve amerikanė nė vend qė t’ia dorėzojnė ata gjykatave ndėrkombėtare.
 
Zyrtarė nga Pentagoni dhe Departamenti i Shtetit thanė dje se gjyqet pėr krime lufte tė irakianėve mund tė drejtohen nga komisionet ushtarake amerikane, gjykatat ushtarake ose sistemi federal i gjykatave civile nė Shtetet e Bashkuara.

Megjithatė zyrtarėt amerikanė thonė se presidenti Sadam Husein dhe ndihmėsit e tij kryesorė, nė se janė ende gjallė, do tė gjykohen nga qeveria e re irakiane pėr krimet dhe shkeljet e tė drejtave tė njeriut qė kanė kryer nė tė kaluarėn.

Veprimtarė tė tė drejtave tė njeriut e kanė kritikuar kėtė propozim duke thėnė se organizmi i gjykimeve nga Shtetet e Bashkuara do tė krijojė pėrshtypjen e fitimtarit qė vendos vetė pėr drejtėsinė.
 
 
Nuk dihet numri i viktimave tė sė martės nė Bagdad
 
Bagdad, 9 prill 2003 - Nuk ka informacione tė qarta mbi numrin e viktimave tė luftimeve tė sė martės, qofshin kėto civile apo ushtarake. Por doktorėt nė njė spital nė Bagdad thonė se kanė marrė mė shumė se 30 trupa dhe mjekuar rreth 300 tė plagosur.

E vetmja agjenci qė funksionon brenda nė Bagdad ėshtė Komiteti ndėrkombėtar i Kryqit tė Kuq. Pėrfaqėsuesi i kėtij komiteti, Roland Huguenin tha: "Situata ėshtė shumė e rrezikshme.
 
Ne shkojmė nė spitale qė punojnė pa pushim. Viktimat vijnė ēdo moment. Nuk ėshtė e mundur tė mblidhen statistika, pasi ne po mundohemi tė sigurojmė qė ata i kanė pajisjet e duhura".

 

Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.