| |
 |
|
|
|
8.04.2003 -
Trepca.net |
|
|
|
Lajme |
|
|
E
marte, 8 prill 2003 |
|
|

|
|
|
|
|
|
Pėrmbajtja:
-
Presidenti Rugova i ka thėnė
ministrit Mekshejn se angazhohet pėr njė Kosovė
demokratike, tė integruar nė BE dhe nė NATO
-
Kėshilli i Evropės nuk aprovon
bashkėsitė e komunave serbe
-
Bush dhe Bler thonė se OKB do tė
luajė rol jetik nė rindėrtimin e Irakut
-
Mekshej u tha gazetarėve se pa
zgjidhjen e statusit tė Kosovės nuk mund tė zgjidhet as
statusi i Unionit Serbi - Mali i Zi
-
LDK kėrkon ligj pėr zgjedhje
-
Bukoshi kritikon administratėn e
UNMIK-ut pėr standarde tė dyfishta nė Kosovė
-
Shteti i Suedisė ende nuk do tė
lėshojė viza nė Prishtinė
-
Qeveria e Kosovės pret qė me
bartjen e kompetencave tė fillojė njė fazė e re e
funksionalizimit tė institucioneve vendore
-
Tirana e gatshme tė bėjė
ekstradimin e personave mė tė kėrkuar nga Intepoli
-
P.Mur: BE-ja me njė forcė
ushtarake me fuqi botėrore (?) - kjo ėshtė njė ėndėrr
dhe ėshtė e parealizueshme!
-
Raport kritik i Avokatit tė
Popullit pėr tė drejtat e njeriut nė Shqipėri
-
Trupat komando nga Shqipėria u
nisėn drejt Gjirit Persik nė mbėshtetje tė forcave aleate
anglo-amerikane
-
Kėshilli Organizativ i Protestave
mori vendim pėr tė mos bllokuar aksin rrugor Tetovė -
Gosativar dhe Tetovė Jazhincė
-
Institucionet e Maqedonisė kanė
miratuar njė ligj pėr decentralizimin e pushtetit
-
Qeveria maqedonse miratoi
propozim-ligjin pėr azilkėrkuesit me tė cilin do tė
rregullohet qėndrimi dhe lėvizja e tė huajv
-
Kryeministri serb akuzon individė
nga partitė politike tė implikuar nė atentatin kundėr
Gjigjiqit
-
Partia e Koshtunicės akuzon
qeverinė serbe se ėshtė nė anėn e njėrit grup kriminal
-
Forcat amerikane kanė ndėrmarrė
sot njė sulm tė pėrgjithshėm nė ndėrtesat qeveritare nė
Bagdad
-
Rendi i nevojshėm nė Basra pėr
tė penguar vjedhjet
-
Presidenti italian ka dekoruar pas
vdekjes zbuluesin e virusit SARS
-
Edhe pesė gazetarė janė
plagosur nga njė shpėrthim i sotėm nė Bagdad
-
Ėshtė rrėzuar njė aeroplan
bombardues amerikan
-
Dje e sot janė vrarė tre gazetarė
nė Bagdad
-
Bush dhe Bler mirėpresin rolin e
Kombeve tė Bashkuara nė periudhėn e pasluftės
-
Forcat e koalicionit sulmuan udhėheqjen
irakiane nė Bagdad
-
Zgjerohet kontrolli mbi Bagdadin
|
|
|
- Presidenti
Rugova i ka thėnė ministrit Mekshejn se angazhohet pėr njė
Kosovė demokratike, tė integruar nė BE dhe nė NATO
-
- Prishtinė,
8 prill 2003 - Ministri nė Qeverinė britanike pėr Evropėn, Denis Mekshejn gjatė qėndrimit
tė djeshėm nė Kosovė ėshtė takuar pasdite me presidentin
e Kosovė Ibrahim Rugova. Gjatė kėtij takimi presidenti
Rugova e ka falenderuar diplomatin Mekshejn pėr pėrkrahjen qė
Qeveria britanike dhėnė Kosovės deri mė tash dhe e ka
njoftuar pėr objektivat e Kosovės.
Ndėrkaq pas takimit presidenti Rugova ka thėnė: "Ne do
tė angazhohemi qė tė kemi njė progres edhe nė integrimin
e grupeve etnike dhe ato duhet tė tregojnė vullnet se do tė
inkuadrohen nė shoqėrinė kosovare".
-
- Presidenti
Rugova tha se institucionet e Kosovės po angazhohen nė luftėn
kundėr krimit, duke ritheksuar qėndrimin e tij pėr njė
Kosovė tė pavarur, demokratike, tė integruar nė Bashkimin
Evropian dhe nė NATO.
Denis Mekshejn tha se ka sjellė nė Kosovė mesazhin qė
Britania e Madhe tė shohė mė pak UNMIK dhe mė shumė pėrgjegjėsi
pėr administratėn e Kosovės. Mund tė ndodhė qė UNMIK-u tė
qėndrojė nė Kosovė edhe 50 vjet nėse institucionet e
Kosovės nuk tregohen tė afta pėr zgjidhjen e problemeve tė
shumta qė kanė brenda Kosovės, ka theksuar Mekshejn.
Qeveria e Kosovės, ka thėnė Mekshejn, do tė duhej qė tė
merrej me zgjidhjen e problemeve konkrete nė Kosovė e jo me,
siē tha ai, deklarata dhe kėrkesa tė ndryshme politike ndaj
bashkėsisė ndėrkombėtare.
-
- Ai ka
porositur udhėheqėsit e Kosovės tė punojnė seriozisht pėr
vendin e tyre nė mėnyrė qė ai tė mos mbetet gjatė nėn
administrimin e UNMIK-ut.
Diplomati britanik ka thėnė se administrata e kryeministrit
Bler dėshiron tė shohė bartjen e mė shumė kompetencave nė
mėnyrė qė administrata vendore tė mund tė dėshmohet si
pjesė e suksesshme e Evropės sė sotme.
Diplomati britanik ka ritheksuar vazhdimėsinė e njė
angazhimi tė fuqishėm tė Britanisė sė Madhe pėr ndėrtimin
e njė Kosove demokratike dhe multietnike.
Ministri Mekshejn nė takime tė veēanta ka takuar edhe
kryeministrin Bajram Rexhepi si dhe kreun e UNMIK-ut Mihael
Shtajner. Ai poashtu ka vizitur trupat britanike tė
stacionuara nė Kosovė.
-
-
- Kėshilli
i Evropės nuk aprovon bashkėsitė e komunave serbe
-
- Gjilan,
8 prill 2003 - "Kėshilli i Evropės ėshtė kundėr institucioneve tė dyfishta
nė Kosovė, siē janė bashkėsitė e komuave serbe, sepse
platformat e kėtilla pėr organizim nė baza etnike janė nė
kundėrshtim me konceptin qė kemi ne", ka thėnė sot nė
Gjilan, ambasadori Karlo Ēivileti, pas njė takimi me udhėheqjen
komunale.
Kryetari i komunės dhe i AKK-sė, Lutfi Haziri, pasi i ka
prezentuar z. Ēivileti dhe dy bashkėpunėtorėve tė tij, z.
Ivo Shanc dhe z. Gjergj Bergun, gjendjen nė pushtetin lokal tė
Kosovės, ka thėnė se do tė bashkėpunohet me Kėshillin e
Evropės nė realizimin e konceptit tė bartjes sė
kompetencave nė nivel lokal, ku sipas tij, janė tė
domosdoshme reformat.
Ndėrkaq, edhe z. Xhemajl Hyseni, zėvendėskryetar i komunės
ėshtė dakorduar me pikėpamjet e ambasadorit Ēivieti se vetėqeverisja
lokale duhet tė jetė sa mė afėr qytetarėve, por para kėsaj
duhet tė definohen kompetencat ndėrmjet nivelit qendror tė
pushtetit dhe atij lokal, ku mund tė pritet njė "luftė"
nė pėrvetėsimin e sa mė shumė kompetencave pas bartjes sė
tyre nga autoriteti i UNMIK-ut, qė duhet tė bėhet tani, tha
ai.
Pasi tė definohen kompetencat nė kėtė relacion, nė njė
proces afatgjatė,ne synojmė njė shtrirje graduale tė shėrbimit
civil edhe nėpėr fshatra e vendbanime tjera tė komunės, sa
mė afėr qytetarėve, duke i shfrytėzuar edhe pėrvojat
pozitive tė vendeve demokratike.
Nė momentin e tashėm, kėtė proces e bėjnė mė tė vėshtirė
edhe tendencat pėr komuna monoetnike, tha Hyseni.
-
-
- Bush
dhe Bler thonė se OKB do tė luajė rol jetik nė rindėrtimin
e Irakut
-
- Belfast,
8 prill 2003 - Presidenti amerikan Bush dhe kryeministri britanik Toni Bler thanė se
Kombet e Bashkuara do tė luajnė njė rol jetik nė rindėrtimin
e Irakut tė pas luftės. Dy udhėheqėsit i bėnė kėto
komente sot nė njė konferencė shtypi pas takimit nė Irlandėn
e Veriut.
Presidenti Bush tha se koalicioni nėn udhėheqjen e Shteteve
tė Bashkuara do tė veprojė sa mė shpejt qė tė jetė e
mundur pėr tė vendosur qeverinė e pėrkohėshme nė Irak,
pas pėrmbysjes nga pushteti tė regjimit tė Sadam Husseinit,
pėr tė cilin kryeministri britanik Toni Bler tha se ėshtė
tashmė duke u rrėzuar.
Tė dy udhėheqėsit ranė dakord qė komuniteti ndėrkombėtar,
pėrfshirė edhe Kombet e Bashkuara, duhet tė luajnė njė
rol tė rėndėsishėm pėr rindėrtimin e Irakut, por ata
gjithashtu theksuan se Iraku do tė qeveriset nga vetė
populli irakian.
Presidenti Bush tha se nuk e di nėse udhėheqėsi irakian u
vra gjatė bombardimit tė djeshėm tė njė restoranti nė
Bagdad. Por presidenti tha se e di me siguri qė Sadam
Huseinin po e humbet pushtetin.
Presidenti Bush ka ndėr mend tė caktojė njė gjeneral
amerikan pėr tė drejtuar vendin, deri nė momentin kur tė
vendoset qeveria e pėrkohshme nė Irak.
-
-
- Mekshej
u tha gazetarėve se pa zgjidhjen e statusit tė Kosovės nuk
mund tė zgjidhet as statusi i Unionit Serbi - Mali i Zi
-
- Prishtinė,
8 prill 2003 - Duke folur para mediave rreth bartjes sė kompetencave nga administrata
e UNMIK-ut tek institucionet vendore, Denis Mekshejn tha se
Britania ėshtė e interesuar qė ky proces tė shkojė sa mė
mirė dhe qė sa mė shumė kompetenca tė barten tek
institucionet e Kosovės.
-
- Sipas
tij theksi kryesor mbetet ai i mėparshmi se Britania ka
ambicie qė nė Kosovė tė respektohen tė drejtat e
minoriteteve, tė mos ketė tolerancė ndaj krimit tė
organizuar si dhe tė vendosen standardet qė ekzistojnė nė
vendet evropiane demokratike.
Mekshejn ka theksuar se pa zgjidhjen e statusit tė Kosovės
nuk mund tė zgjidhet as statusi real i bashkėsisė se re
shtetėrore Serbi - Mali i Zi, pra derisa Kosova tė jetė nėn
administrimin e Rezolutės 1244.
"Ky ėshtė njė problem i madh evropian dhe unė do tė
bisedoj me ministra tė tjerė evropian nė takimin e Kėshillit
tė Evropės qė fillon nė javėn e ardhshme dhe do t'i kėshiloj
ata qė tė rifokusohen nė kėtė rajon, pavarėsisht nga
lufta nė Irak", ka thėnė Mekshejn.
-
- Ai ka nėnvizuar
se pėrfshirja e kėtij unioni nė KE, ku pėrfshihet edhe
Kosova, nuk prejudikon nė fakt statusin final tė Kosovės.
-
- Sipas
tij kosovarėt nuk duhet tė bien nė provokime tė
deklaratave tė ndryshme pėr pėrfshirjen e Kosovės nė
Unioni Serbi - Mali i Zi, pasi siē tha ai, statusi i tashėm
i Kosovės ėshtė Rezoluta 1244 e OKB-sė dhe Kėshilli i
Evropės e di kėtė shumė mirė.
-
-
- LDK
kėrkon ligj pėr zgjedhje
-
- Prishtinė,
8 prill 2003 - Dr. Alush Gashi, anėtar i Grupit punues pėr zgjedhje qė vepron nė
kuadėr tė OSBE-sė qė nga korriku i vitit 2002, i deklaroi
QIK-ut se Lidhja Demokratike e Kosovės angazhohet qė debati
lidhur me zgjedhjet tė bėhet nė Kuvendin e Kosovės.
-
- Prandaj
Dr. Gashi kėrkon nga Qeveria e Kosovės qė sa mė parė tė
hartojė projektligjin pėr zgjedhjet, i cili pas procedurės
sė rregullt, do tė miratohej nė Kuvendin e Kosovės.
-
-
- Bukoshi
kritikon administratėn e UNMIK-ut pėr standarde tė dyfishta
nė Kosovė
-
- Prishtinė,
8 prill 2003 - Bujar Bukoshi ka akuzuar administratėn e UNMIK-ut pėr standarde tė
dyfishta nė Kosovė, duke i ledhatuar ekstremistėt serbė. Nė
njė konferencė me gazetarė kryetari i Partisė sė Re tė
Kosovės, Bujar Bukoshi ka theksuar se nė rast se shqiptarėt
do tė deklaroheshin sikur qė po deklarohen serbėt me siguri
se do tė arrestoheshin pėr nxitje tė urrejtjes nacionale.
Bukoshi ka theksuar se Serbia ende nuk ka kurrėfarė qėndrimi
konstruktiv ndaj problemit tė Kosovės dhe nuk ėshtė liruar
as pėr sė afėrmi nga strukturat e ish-regjimit tė
Milosheviqit.
Bukoshi gjithashtu ka kritikuar edhe Kėshillin e Evropės,
sepse nė radhėt e tij ėshtė pranuar njė shtet i gabuar
dhe problematik, i cili, sipas tij, nuk ėshtė konsoliduar
dhe me njė ardhmėri tė paqartė.
Bukoshi po ashtu ka kundėrshtuar fuqishėm idenė e fundit tė
drejtuesit tė PDK-sė pėr arritjen e njėfarė moratoriumi
ndėrmjet Serbisė, Malit tė Zi dhe bashkėsisė ndėrkombėtare
qė lidhet me statusit pėrfundimtar tė Kosovės, duke thėnė
se vetėm infatilėt politikė mund tė propozojnė
moratoriume.
-
-
- Shteti
i Suedisė ende nuk do tė lėshojė viza nė Prishtinė
-
- Prishtinė,
8 prill 2003 - Shteti i Suedisė nuk do tė lėshojė viza nė zyrėn e vet nė
Prishtinė, edhepse zyra e saj ėshtė hapur para njė muaji.
Shefja e Misionit tė Zyrės suedeze nė Kosovė thotė se
Zyra suedeze ende nuk ėshtė kompletuar me stafin e duhur dhe
me pajisje teknike tė nevojshme pėr lėshimin e vizave pėr
qytetarėt e Kosovės tė cilėt dėshirojnė tė udhėtojnė
nė Suedi.
-
-
- Qeveria
e Kosovės pret qė me bartjen e kompetencave tė fillojė njė
fazė e re e funksionalizimit tė institucioneve vendore
-
- Prishtinė,
8 prill 2003 - Qeveria e Kosovės pret qė me fillimin e implementimit tė procesit tė
bartjes sė kompetencave tė fillojė edhe njė fazė e re e
funksionalizimit tė institucioneve vendore, ka vlerėsuar dje
kryeministri i Kosovės Bajram Rexhepi.
-
- Ai tha
se sot i shoqėruar nga disa prej ministrave tė Qeversisė sė
tij, do tė takohen me shefin e Misionit tė OKB-sė dhe kreun
e lartė tė kėsaj administrate, qė tė pėrcaktojnė njė
dinamikė tė kalimit tė autorizimeve dhe pėrgjegjėsive nga
UNMIK-u tek institucionet vendore.
-
- Kryeministri
Rexhepi po ashtu ka thėnė se qeveria ka bėrė tė gjitha pėrgatitjet
e nevojshme dhe u shpreh i gatshėm, qė duke filluar nga sot,
qeveria e tij tė marrė mbi vete autorizime shtesė dhe pėrgjegjėsi
pėr shumė fusha, pėr tė cilat deri tash nuk kanė qenė nė
kompetencė tė pushtetit vendor.
-
-
- Tirana
e gatshme tė bėjė ekstradimin e personave mė tė kėrkuar
nga Intepoli
-
- Tiranė,
8 prill 2003 - Ministria e rendit e Shqipėrisė ka publikuar emrat dhe fotografitė e
dhjetė shtetasve shqiptarė, tė cilėt ka vite qė kėrkohen
prej policisė ndėrkombėtare, Interpol.
Shumica e tyre janė arrestuar nė vende fqinje pas akuzave pėr
krime tė rėnda si vrasje, krijim bandash tė armatosura dhe
rrėmbime personash.
Por mes tė arrestuarve, sipas ministrisė sė rendit tė
Shqipėrisė, janė edhe dy prej drejtuesve tė skemave
financiare piramidale.
Fjala ėshtė pėr Lefter Cenaj, i kompanisė Cenaj dhe Ylli
Kambo, i skemės mė tė njėjtin emėr.
Dy tė fundit akuzohen pėr veprėn penale tė mashtrimit me
anė tė vjedhjes, akuzė pėr tė cilėn ėshtė shpallur
tashmė dėnimi me burg nga gjykatat e Shqipėrisė.
-
-
- P.Mur:
BE-ja me njė forcė ushtarake me fuqi botėrore (?) - kjo ėshtė
njė ėndėrr dhe ėshtė e parealizueshme!
-
- Pragė,
8 prill 2003 - Duke komentuar misionin e parė ushtarak paqeruajtės nė Maqedoni dhe
simbolikėn politike tė kėtij misioni, analisti i radios
"Evropa e lirė", Patrik Mur thotė se aspekti i rėndėsishėm
i kėtij misioni ėshtė qė Bashkimi Evropian tė tregojė se
mund t'ia dalė mbanė.
-
- Ka njerėz
nė Berlin dhe nė Paris, tė cilėt po flasin pėr njė
qeveri tė pėrbashkėt franko-gjermane, pėr njė politikė tė
pėrbashkėt tė sigurisė dhe punėve tė jashtme, e cila
deri tani ka dėshtuar dhe njė ushtri tė pėrbashkėt
evropiane, thotė Mur.
-
- Sa pėr
300 ushtarėt e vendosur nė Maqedoni, qė varen nga
logjistika e NATO-s, si hapin e parė drejt njė ushtrie tė
madhe evropiane analisti Mur thotė se kjo ėshtė tepėr
ambicioze.
Patrik Mur thotė se nėse (anėtarėt e BE-sė) duan tė bėhen
njė forcė e besueshme, ose pėr tė konkurruar me Shtetet e
Bashkuara, se janė njė partner mė me vlerė sesa tani, do
t'u duhet tė harxhojnė mė shumė para se deri mė tani, dhe
duket qė nuk ka gatishmėri pėr tė bėrė kėtė hap.
Ndėrkaq, duke komentuar pohimin e njė zyrtari gjerman se kėto
300 trupa nė Maqedoni mund tė jenė hapi i parė drejt njė
force qė njė ditė mund tė bėhet njė fuqi botėrore, ai
tha se ndoshta kjo s'ėshtė e vėrtetė, por nėse do tė
realizohet, po ndiqet rruga e gabuar.
-
- "Para
se tė qeshim dhe tė themi se kjo ėshtė njė ėndėrr dhe
ėshtė e parealizueshme, le tė rikujtojmė se tani qė
flasim, EURO ėshtė njė realitet dhe vetėm para disa vjetėsh
njerėzit nuk e konsideronin si tė mundur. Pra, tė shohim se
ēdo tė ndodhė", thotė analisti i radios "Evropa
e lirė".
-
-
- Raport
kritik i Avokatit tė Popullit pėr tė drejtat e njeriut nė
Shqipėri
-
- Tiranė,
8 prill 2003 - Avokati i Popullit Ermir Dobjani i paraqiti tė hėnėn njė raport
kritik Parlamentit pėr shkeljen e tė drejtave tė njeriut nė
Shqipėri gjatė vitit tė kaluar. Avokati i Popullit ka
trajtuar nė kėtė periudhė 4, 675 ankesa, pjesa dėrrmuese
e tė cilave i adresohen shkeljeve nėpėr gjykata, prokurori,
ministritė e drejtėsisė, tė rendit publik si edhe tė
pushtetit vendor.
Njė numėr i madh shkeljesh janė regjistruar nė ēėshtjet
qė lidhen me njohjen e respektimin e pronave tė qytetarėve,
pėr tė cilat Avokati i Popullit ashtu si dhe Bashkimi
Europian kanė kėrkuar hartimin e ligjeve tė reja.
Zoti Dobjani i ėshtė drejtuar Parlamentit me propozime pėr
ndryshime ligjore qė tė pakėsojnė hapėsirat e
korrupsionit pėr administratėn shtetėrore. Ai ėshtė i
mendimit se korrupsioni nė Shqipėri ka njė tendencė pėr
tu shndėrruar nė normė, falė mentalitetit tė qytetarėve
skeptikė pėr zyrtarėt qė marrin rryshfete nė kėmbim tė
shėrbimeve pubilke.
-
- Ai vlerėson
se shumė liri dhe tė drejta tė njeriut nė Shqipėri
vazhdojnė tė shkelen dhe janė tė rrezikuara, si e drejta e
jetės, liria e shprehjes dhe e shtypit.
Disa ditė mė parė nė Tiranė u prit me shqetėsim edhe
raporti i Departamentit tė Shtetit pėr tė drejtat e njeriut
nė Shqipėri, kritikat e tė cilit gjithashtu ishin drejtuar
kryesisht mbi policinė, gjykatat e korruptuara dhe
administratėn shtetėrore.
-
-
- Trupat
komando nga Shqipėria u nisėn drejt Gjirit Persik nė mbėshtetje
tė forcave aleate anglo-amerikane
-
- Tiranė,
8 prill 2003 - Pesė trupat e para komando nga Shqipėria u nisėn dje drejt Gjirit
Persik nė mbėshtetje tė forcave aleate anglo-amerikane. Njėsia
shqiptare do tė dislokohet nė Kuvajt pėr tė marrė pjesė
nė luftimet nė Gjirin Persik si njė pėrmasė e rėndėsishme
e mbėshtetjes sė Shqipėrisė ndaj aleatėve anglo-amerikanė.
-
- Ministri
i Mbrotjes Pandeli Majko e konsideroi kėtė hap tė Shqipėrisė
njė tregues tė qartė tė marrėdhėnieve tė saj me aleatėt
dhe tė nivelit tė ushtrisė shqiptare. Nė muajin maj do tė
niset njė kontigjent i dytė. Majko po ashtu ka theksuar se
nisja e trupave komando nga Shqipėria nė Gjirin Persik ėshtė
konkretizim i njė marrėveshje ushtarake me aleatėt.
-
-
- Kėshilli
Organizativ i Protestave mori vendim pėr tė mos bllokuar
aksin rrugor Tetovė - Gosativar dhe Tetovė Jazhincė
-
- Tetovė,
8 prill 2003 - Nė Maqedoni Kėshilli pėr lirimin e tė burgosurve shqiptarė,
ish-pjesėtarė tė UĒK-sė, ka blllokuar dje nė mėngjes me
disa automjete autostradėn Tetovė - Shkup nė njė postbllok
nė afėrsi tė fshati Zhelinė plot tetė orė ka mbajtur tė
bllokuar kėtė autostradė.
-
- Mirėpo
me kėrkesėn e kėshilltares sė ambasadorit tė BE-sė nė
Maqedoni, Klaris Pasori, Kėshilli Organizativ i Protestave nė
momentin e fundit ka marrė vendim pėr tė mos bllokuar aksin
rrugor Tetovė - Gosativar dhe magjistralen Tetovė - Jazhincė
drejt kufirit me Kosovėn.
-
- Pjesėmarrėsit
nė kėtė protestė kėrkuan lirimin e menjėherėshėm tė tė
burgosurve nė mesin e tė cilėve ėshtė edhe Krenar Osmani
i dėnuar me gjashtė vjet burg dhe Ibrahim Sylejmani i dėnuar
me 15 vjet burg. Qė tė dy akuzohen pėr vepra pėr tė cilat
avokatėt dhe familjarėt e tyre vlerėsojnė se janė nė
kundėrshtim me Ligjin pėr Amnistinė.
Partitė politike shqiptare u kanė dhėnė mbėshtetje
protestave tė djeshme. Ndėrkaq Bashkimi Demokratik pėr
Integrim konsideron se protestat nuk janė mėnyra mė e mirė
pėr tė shprehur pakėnaqėsinė sepse ato mund vetėm ta ndėrlikojnė
situatėn.
-
-
- Institucionet
e Maqedonisė kanė miratuar njė ligj pėr decentralizimin e
pushtetit
-
- Shkup,
8 prill 2003 - Institucionet e Maqedonisė kanė miratuar njė ligj pėr
decentralizimin e pushtetit, por parlamenti duhet tė miratojė
edhe disa akte tė tjera pėr tė plotėsuar paketėn e
ligjeve tė tė nevojshme pėr realizimin e decentralizimit tė
pushtetit.
Ministri pėr pushtetin lokal thotė se ligji i ri pėr
decentralizimin e pushtetit do tė ndihmojė qytetarėt nė
nivel lokal tė zgjidhen mė lehtė problemet e tyre dhe tė
vendosin vet pėr ēėshtje qė kanė tė bėjnė me arsimin,
shėndetėsinė, kulturėn dhe tė tjera.
-
- Ai ka
thėnė se deri mė tash Maqedonia ishte njė nga shtetet mė
tė centralizuara, ndėrkaq me ligjin e ri qytetarėt mund tė
zgjidhin ēėshtje mjaft tė rėndėsishme.
-
-
- Qeveria
maqedonse miratoi propozim-ligjin pėr azilkėrkuesit me tė
cilin do tė rregullohet qėndrimi dhe lėvizja e tė huajv
-
- Shkup,
8 prill 2003 - Qeveria e Maqedonisė ka miratuar propozim-ligjin pėr azilkėrkuesit
me tė cilin do tė rregullohet qėndrimi dhe lėvizja e tė
huajve nė kėtė vend. Derit tash kishte njė ligj tė papėrshtatshėm
pėr lėvizjen dhe qėndrimin e tė huajve.
-
- Zėdhėnėsi
i Qeverisė maqedonase, Sasho Ēollakovski u tha gazetarėve
se azili paraqet mbrojtje qė Maqedonia e jep me kusht dhe
procedurė tė parashikuar pėr personat me kėtė status:
refugjat i pranuar, refugjatė sipas konventės pėr statusin
e refugjatėve nga viti 1951 dhe protokolli pėr statusin e
refugjatit nga viti 1967, si dhe pėr persona nėn pėrkujdesje
humanitare nė bazė tė konventės ndėrkombėtare pėr
mbrojtjen e tė drejtave dhe lirive tė njeriut.
-
- Qeveria
e Shkupit me kėtė propozim-ligj e harmonizon qėndrimin dhe
lėvizjet e tė huajve sipas standardeve evropiane.
-
-
- Kryeministri
serb akuzon individė nga partitė politike tė implikuar nė
atentatin kundėr Gjigjiqit
-
- Beograd,
8 prill 2003 - Kryeministri serb Zoran Zhivkoviq ka akuzuar "disa individė"
nga disa parti politike se janė tė implikuar nė atentatin
ndaj Zoran Gjingjiqit.
-
- Zhivkoviq
pohon se nė hetimet rreth vrasjes sė Gjingjiqit pėrmendet
"edhe njė numėr i politikanėve aktualė dhe i
ish-politikanėve", mirėpo nuk ka pėrmendur emrat e
tyre. Ai ka theksur se secili qė ėshtė akuzuar do tė
paraqitet para gjykatave serbe, por edhe para Gjykatės sė
Hagės.
-
-
- Partia
e Koshtunicės akuzon qeverinė serbe se ėshtė nė anėn e
njėrit grup kriminal
-
- Beograd,
8 prill 2003 - Partia Demokratike e Serbisė ka akuzuar tė Qeverinė aktuale tė
Serbisė se ka dalė haptas nė anėn e njėrit grup kriminal,
duke i qėruar hesapet me tjetrin, duke e pėrgatitur pėr
rolin e dėshmitarit tė mbrojtur pikėrisht shefin e njėrit
prej atyre grupeve.
-
- Partia
Demokratike e Serbisė, nė krye tė sė cilės ėshtė
Vojisllav Koshtunica, thotė se "njė nėnkryetar i
qeverisė nė atė kohė e ka vizituar nė burg njėrin prej
udhėheqėsėve tė Klanit tė Zemunit Dushan Spasojeviqin
"Shiptarin" dhe pastaj me tė ėshtė shoqėruar".
-
-
- Forcat
amerikane kanė ndėrmarrė sot njė sulm tė pėrgjithshėm nė
ndėrtesat qeveritare nė Bagdad
-
- Bagdad,
8 prill 2003 Forcat amerikane kanė ndėrmarrė sot (tė martėn) njė sulm tė pėrgjithshėm
nė ndėrtesat kryesore qeveritare nė zemėr tė Bagdadit,
njofton BBCWorld. Ky sulm ėshtė ndėrmarrė vetėm njė ditė
pas sulmit nė pallatin kryesor tė Sadamit nė qendėr tė
qytetit. Nė kėtė sulm, qė ka filluar qė para agimit, po pėrdoren
pushkomitarlozė, raketa dhe mortaja.
-
- Aeroplanėt
A-10 po bombardojnė dhe po rrėnojnė ndėrtesėn e Ministrisė
sė planifikimit afėr Pallatit republikan. Kėto luftime po bėhen
nėn velin e paqartėsive rreth fatit tė Sadamit, i cili
ishte tė hėnėn nė shenjestėr tė bombardimit, kur
aeroplanėt amerikanė bombarduan zonėn rezidenciale
al-Mansour tė kryeqytetit, ku sipas zbulimit amerikan, Sadam
Hysein dhe dy djemtė e tij kanė qenė aty.
-
- Nė kėtė
njoftim thuhet se ende nuk dihet nė ėshtė vrarė apo jo
Sadami apo ndonjė zyrtar tjetėr i lartė.
-
-
- Rendi
i nevojshėm nė Basra pėr tė penguar vjedhjet
-
- Basra,
8 prill 2003 - Banorėt e Basras kanė boshatisur ndėrtesat qeveritare duke marrė
kompjuterė dhe mobilje. Njė gazetar pa njė piano tė njė
hoteli luksoz qė po shtyhej nėpėr rrugė.
Vjedhjet filluan menjėherė pasi trupat britanike konsoliduan
pozicionet e tyre nė Basra.
Zyrtarėt e lartė ushtarakė britanikė thonė se ata nuk janė
nė gjendje qė tė kryejnė punėn e policit nė qytet derisa
pėrpjekjet e tyre pėr tė shkatėrruar luftėtarėt e
parregullt tė mos pėrfundojnė.
-
-
- Presidenti
italian ka dekoruar pas vdekjes zbuluesin e virusit SARS
-
- Romė,
8 prill 2003 - Presidenti i Italisė Karlo Ēampi ka dekoruar pas vdekjes doktor Karlo
Urbanin, virulog, i cili i pari paralajmėroi botėn pėr
rrezikun nga virusi SARS.
Urbanit i ėshtė ndarė Urdhėri pėr merita nė shėndetėsi
pėr vetėflijim nė punė nė kuadėr tė Organizatės Shėndetėsore
Botėrore, e cila e ka shpallur hero. Ai ka zbuluar virusin
atipik tė quajtur SARS dhe u bė njė nga viktimat e para tė
tij. Urbani vdiq mė 29 mars dhe harroi veten duke menduar pėr
tė tjerėt.
-
-
- Edhe
pesė gazetarė janė plagosur nga njė shpėrthim i sotėm nė
Bagdad
-
- Bagdad,
8 prill 2003 Katėr pjesėtarė tė stafit tė tė Rojterit: reporteri,
fotografisti, kamermani i televizionit dhe njė teknik i
televizionit dhe njė gazetar spanjoll janė plagosur nga njė
shpėrthim i sotėm (e marte) nė njė ndėrtesė hoeliere,
kryesisht pėr media tė huaja, nė Bagdad, njofton Rojter.
-
- Forcat
amerikane kanė thėnė se njė tank i tyre ka goditur hotelin
pasi ka vėrejtur se njė snajperist kishte hapur zjarr me
raketė. Tanku kishte shkrehur vetėm njė herė. Tė
plagosurit janė dėrguar nė spital. Shkalla e plagėve tė
tyre ende nuk ėshtė qartėsuar.
-
-
- Ėshtė
rrėzuar njė aeroplan bombardues amerikan
-
- Baza
As Sajlia, 8 prill 2003 - Njė aeroplan bombardues amerikan A-10 "uoēdog" ėshtė rėzuar
sot jo larg aeroportit tė Bagdadit, por piloti ka arritur tė
shpėtojė, ka njoftuar Komanda qendore amerikane nė Katar.
Piloti ka katapultuar i sigurt, ndėrkaq forcat e tokėsore
amerikane e kanė gjetur afėr aeroportit tė Bagdadit, thuhet
nė komunikatėn qė e trasmenton Rojter. Aeroplani ėshtė rrėzuar
sot nė mėngjes ndėrsa po bombardonte pozicionet kundėrajrore
irakiane rreth aeroportit.
-
-
- Dje
e sot janė vrarė tre gazetarė nė Bagdad
-
- Bagdad,
8 prill 2003 Televizioni Al-Xhazira ka bėrė tė ditur sot (tė martėn) se
kameremani i tij Tarik Ajub ėshtė vrarė gjatė bombardimeve
amerikane nė Bagdad. Ndėrkaq dje janė vrarė dy gazetarė tė
tjerė, njė spanjoll dhe njė gjerman. Bėhet fjalėt pėr
gazetarin Hulio Parado i gazetės "El Mundo" dhe
Kristian Libig i gazetės sė pėrjavshme gjermane
"Fokus".
Rrjeti satelitor i Katarit ka njoftuar se njė jordanez ka
humbur jetėn pasi qė ishte plagosur kur ėshtė bombarduar
zyra e TV Al Xhazira afėr Ministrisė sė informatave. Nė tė
njėjtin njoftim thuhet se ėshtė plagosur edhe njė tjetėr
gazetar i kėtij televizioni gjatė bombardimeve tė lartpėrmendura.
-
-
- Bush
dhe Bler mirėpresin rolin e Kombeve tė Bashkuara nė periudhėn
e pasluftės
-
- Belfast,
8 prill 2003 Tė kėnaqur me sukseset nė fushėbeteja, presidenti Bush dhe
kryeministri Bler, nė takimin e sotėm (tė sė martes) janė
pajtuar tė mirėpresin rolin e Kombeve tė Bashkuara nė
periudhėn e pasluftės tė Irakut, por jo si autoritet
kontrolli, njofton Rojter.
-
- Tė dy
liderėt kanė tėrhequr vėretjtjen se periudha e pasluftės,
tash kur trupat anglo-amerikane duket tė kėnė pėrparėsi tė
dukshme nė luftė, do tė vėnė nė njė dokument diferencat
qė kanė lidhur me nivelin e rolit tė Kombebve tė
Bashkuara.
-
- Ata janė
takuar nė darkė mbrėmė nė njė kėshtjellė tė shekullit
XVIII dhe sot nė mengjes (tė martėn) para konferencės sė
sotme tė shtypit.
Ndėrkaq, sekretari i Shtetit, Kolin Pauell, ka thėnė se
diferencat ndėrmjet Bushit dhe Blerit lidhur me rolin e
Kombeve tė Bashkuara janė tė fryra dhe se madje edhe Kofi
Anan nuk do tė dėshironte qė Kombet e Bashkuara tė
ngarkohen me pėrgjegjėsi nė Irakun e pasluftės.
-
-
- Forcat
e koalicionit sulmuan udhėheqjen irakiane nė Bagdad
-
- Bagdad,
8 prill 2003 - Forcat e koalicionit sulmuan njė objekt udhėheqės nė Bagdad. Nuk u
bė menjėherė e qartė se kush u vu nė shėnjestėr, por
zyrtarėt thanė se ata besojnė qė ishte njė ose mė shumė
prej udhėheqėsve tė lartė tė ushtrisė ose qeverisė nė
regjimin irakian. Zyrtarėt po vlerėsojnė kėtė sulm dhe
nuk kanė vendosur ende nė se ai ishte i sukseshėm.
Ndėrkaq dje, zyrtarė amerikanė dhe britanikė shprehėn
mendimin se gjenerali irakian Al Hasan al-Maxhid, i njhur edhe
si Ali Kimik, u vra tė shtunėn nga njė sulm ajror i forcave
tė koalicionit.
-
- Po dje,
Sekretari amerikan i Mbrojtjes Donald Ramsfelld tha se
rrethimi pėr udhėheqėsin irakian Sadam Husein, po
ngushtohet, ndėrsa pjesa mė e madhe e Irakut ėshtė nėn
kontrollin e forcave tė koalicionit Sekretari Ramsfelld thotė
se nuk ka dijeni nėse Sadam Husein ka vdekur, ėshtė
plagosur apo thjeshtė nuk ka dėshirė tė shfaqet. Por ai u
tha gazetarėve nė Pentagon se Sadami nuk ka mė kontroll mbi
pjesėn mė tė madhe tė Irakut.
-
-
- Zgjerohet
kontrolli mbi Bagdadin
-
- Uashington,
8 prill 2003 - Zyrtarė ushtarakė amerikanė thanė se avionėt amerikanė kanė
bombarduar tė martėn njė lagje rezidenciale, pasi morėn
informacione nga shėrbimet sekrete se Sadam Huseini dhe djemtė
e tij ishin atje.
Njė zėdhėnės ushtarak nė Komandėn Qendrore tė forcave tė
koalicionit nė Katar, konfirmoi sulmi ishte autorizuar prej
komandės mbi atė qė u pėrshkrua si shėnjestėr udhėheqjeje
nė rajonin rezidencial Mansur nė Bagdad.
Ai shtoi se informacioni qė ata kishin marrė kėrkonte qe tė
veprohej sa mė shpejt.
Zyrtarė e Pentagonit thanė se aeroplanė B1 lėshuan 400
kilgramė bomba tė drejtuara me satelitė, tė afta tė shkatėrrojnė
bunkerėt e nėndheshėm.
|
|
|

|
|

|
|
Copyright©2000-2003
Trepca.net - Tė gjitha
tė drejtat e rezervuara. |
|
|

|
|
|