|
 |
|
Ngjarja
qė vazhdon sot tė dominojė realitetin botėror ėshtė
lufta nė Irak. Ju jeni shprehur disa herė pėr tė. Me
zhvillimin e ngjarjeve vazhdoni tė keni tė njėjtin qėndrim?
Kadare:
Kjo luftė ka nxitur nė botė shumė trazime e keqkuptime.
Njė pjesė e tyre kanė qenė tė pashmangshme, siē ndodh
zakonisht me ngjarjet ku vihet nė balance paqja pėrballė
luftės. Nė njė rast tė tillė, ėshtė shumė e lehtė tė
bėhen spekulime. Ėshtė e lehtė qė masat njerėzore tė
vihen nė kampin e paqes dhe tepėr e vėshtirė tė vihen nė
atė tė luftės. Njė traditė e tėrė, qė s'mund tė mos
quhet fisnike, njė kulturė dhe njė etikė e njohur e
shtyn opinionin drejt zgjedhjes paqėsore. |
Pėr
fat tė keq, janė mė tė paktė njerėzit qė e shtrojnė
problemin pak mė ndryshe. Po tė bėhet pyetja: "ėshtė vėrtet
luftė kundėr paqes kjo qė zhvillohet sot, apo ėshtė tjetėr
gjė?" do tė shohim se krejt optika ndryshon. Nė tė vėrtetė,
kjo nuk ėshtė luftė kundėr paqes, por ėshtė luftė kundėr
njė lufte tjetėr, njė lufte barbare nga mė tė egrat e mė tė
pabesat qė ka njohur historia njerėzore, dhe qė po pėrgatitet
m'u nė sytė tonė. Bota s'mund tė jetė e verbėr pėrpara kėsaj
katastrofe tė ardhshme. Himnet pėr paqen nė kėte rast, nuk janė
himne tė paqes, por tė fatkeqėsisė.
Keni
shprehur mendimin se pėr ne shqiptarėt, ėshtė mė lehtė tė
orientohemi nė kėtė zgjedhje. Ėshtė ēėshtja e Kosovės, apo
ka edhe tė tjera?
Kadare:
Natyrisht, nė radhė tė parė ėshtė ajo qė pėrjetuam lidhur
me Kosovėn. Mė qartė se kushdo e kemi pėrjetuar tmerrin
e qėndrimit duarkryq tė botės pėrballė masakrimit tė Kosovės.
Ne e dime se sa kriminal do tė ishte qėndrimi duarkryq, nė emėr
tė paqes, ashtu siē e dimė se sa fisnike ka qenė ndėrhyrja, nė
emėr tė shpėtimit tė njė populli. Mendoj se ka edhe njė
arsye tjetėr.
Si nė pasqyrė, ne po shohim njė pjesė tė sė
kaluarės sonė, sidomos kohėn kur diktatura shqiptare, duke
ndjerė fundin e saj, egėrsohej. Kėrcėnimet se nė rast
turbullimesh kishte lista me emrat e atyre qė do tė
pushkatoheshin menjėherė, ngjajnė aq shumė me kėrcėnimet e
diktaturės irakiane kundėr popullit tė vet. Ngjajnė shumė
fryrjet prej gjeli: "Jemi tė pamposhtur edhe sikur tė na
sulmojnė bashkė NATO me Traktatin e Varshavės"! Ngjajnė
mashtrimet e radios, parullat anti-amerikane, rrėzimi i shtatores
sė Sadamit.
Qėndrimi
qė ka mbajtur vendi ynė nė kėtė konflikt, mendoni se mund tė
mbulojė mungesat e mėdha tė qeverisjes, si dhe kritikat tepėr
tė rrepta qė pėrsėri iu bėnė kohėt e fundit Shqipėrisė
nga organizmat ndėrkombėtare, lidhur me korrupsionin, trafiqet,
etj.?
Kadare:
Kurrsesi nuk mendoj se kėto dy gjėra mund tė pėrzihen. Dhe
duhet tė themi, lavdi Zotit, qė ndodh kėshtu. Pėrndryshe, ca qėndrime
tė drejta, njė herė ose dy herė nė vit, do tė ktheheshin nė
pengesė serioze pėr tė gjitha punėt nė Shqipėri. Asnjė qėndrim,
qoftė edhe i shkėlqyer politik nuk mund tė pėrligjė problemet
e pazgjidhura tė njė vendi. Pėr fat tė keq, ne kemi ende shumė
tė tilla, turp i qeverive tė njėpasnjshme, qė vijnė e shkojnė
pa i zgjidhur.
Tė mėsuar shpesh me fjalė tė mėdha, thėnė
ndryshe me profka, ka shumė politikanė qė harrojnė se ato
s'hyjnė nė punė pa ca gjėra madhore, por qė janė bazikė pėr
jetėn. Nuk e kam fjalėn vetėm pėr korrupsionin, trafiqet, por
po rikthehem te ca gjėra, tė cilat janė tė padurueshme, por qė
ne po mėsohemi t'i durojme: varfėria, shkatėrrimi i sistemit
arsimor e gjer te mungesa e dritave dhe e ujit.
Para se tė
sulmonin Bagdadin, anglo-amerikanėt prenė dritat dhe ujin e
kryeqytetit ku ishte strehuar tirani i Irakut. Dritat dhe ujėt
priten pėr ta ēoroditur, pėr ta thyer moralisht, pėr ta rrėzuar
njė vend. Natyrisht qė s'kemi arritur nė atė shkallė ēmendurie
sa tė mendojmė se kur administrata shqiptare, me lehtėsinė mė
tė madhe mbyll ēelėsin e dritave apo tė ujit, ajo e konsideron
si palė kundėrshtare popullin shqiptar, pale qė duhet hutuar me
errėsirė pėrpara sulmit . Megjithatė, edhe kjo qė po ndodh,
edhe ky mėsim me tė keqen, nuk dėshmon pėr ndonjė mendje
normale.
"Ligji
i Luftės "me Greqinė, pėr tė cilin disa herė ėshte
deklaruar se nuk ėshtė hequr, kurse ky ka qenė mashtrim, ėshtė
ngritur pėrsėri kohėt e fundit me forcė nga shtypi dhe
opinioni shqiptar. Ē'mendoni pėr kėtė mungesė transparence tė
qeverisė sė sotme, aq mė tepėr qė ky ligj lidhet me pronat e
ēamėve?
Kadare:
Pyetja juaj lidhet me njė ēėshtje themelore tė klasės
politike shqiptare, njė karakteristikė tė keqe tė saj, prej sė
cilės burojnė ndoshta gjithė tė kėqijat e tjera. Kjo ėshtė
mungesa e seriozitetit ndaj puneve tė vendit. Pėr gjysmė
shekulli sundimi komunist, Shqipėria ka vuajtur nga mungesa e
normalitetit. Me politikėn e saj vetvrasėse, me aleancat
qesharake, me gjithēka tjetėr, vendi ynė u bė shpesh herė
gazi i botės.
Pas rėnies sė komunizmit, po tė pėrpiqeshim tė
kthenim nė dy fjalė tė zakonshme aspiratat, thirrjet pėr lirinė,
demokracinė, Evropėn e tė tjera, ato dy fjalė do tė ishin:
normalitet dhe seriozitet. Janė dy faktorė qė s'mund tė
ndahen, madje secili e pėrfshin tjetrin. Pėr tė mos u zgjatur nė
gjėra tė njohura, "Ligji i Luftės" me Greqinė bėn
pjesė nė koleksionin e gjėrave anormale, me tė vetmin ndryshim
se kėtu ėshtė pėrzier edhe njė shtet tjetėr. Mosheqja e kėtij
ligji nga parlamenti grek ka dy anė: e para tregon shpėrfillje pėr
njė vend fqinjė, e dyta, fsheh njė dredhi meskine: ēėshtjen e
pronave tė ēameve.
Pranimi heshturazi i kėsaj shpėrfilljeje
fyese prej Shqipėrisė zyrtare, s'tregon asgjė tė mirė. Unė
jam pėr marrėdhėnie sa mė tė mira, mundėsisht tė shkėlqyera,
me fqinjėt tanė ballkanikė, nė radhė tė parė me Greqinė.
Por vetė fjala "marrėdhėnie", e jep thelbin e asaj qė
shpreh. Marrėdhėniet s'mund tė jenė veē tė ndėrsjellta.
Greqia duhet tė heqė dorė nga racizmi politik, qe nė forma tė
ndryshme e nė rrethe tė ndryshme shfaqet kundėr Shqipėrisė.
Shqipėria s'duhet tė rrijė gojėmbyllur pėrpara kėtij
racizmi.
Fakti qė Greqia bėn pjesė nė Evropė dhe nė NATO, e
Shqipėria jo, nuk ėshtė ndonjė hatu pėr Greqinė, e njė
pengesė pėr Shqipėrinė. Pėrkundrazi, nėpėrmjet organizmave
ndėrkombėtare, Shqipėria e ka mė lehtė tė kėrkojė tė
drejtėn e saj. "Ligji
i Luftės", qė Greqia nuk e heq, nuk ėshtė vetėm grotesk,
siē duan ta paraqesin disa. Ai ėshtė nė radhė tė parė,
fyes. Ai mund tė merret si njė test, pėr tė parė se gjer ku
vazhdon ta durojė poshtėrimin ky vend. A do tė guxonte Greqia tė
mbante njė ligj tė tille me ndonjė vend tjetėr? Kaq e papeshė
qenka Shqipėria pėr parlamentin grek, saqė ky nuk gjeti 10
minuta kohė pėr tė hequr njė ligj tė turpshėm?
|
|