| |
 |

http://www.prek-kosova.org
|
|
|
28.03.2003 - Trepca.net |
|
|
|
Konferencė
shtypi e Dr. Bujar Bukoshi, kryetar i PReK-ut |
|
|

|
|
|
|
|
|
- Prishtinė,
7 prill 2003 / Nga Zyra pėr informim e PReK-ut
1. Partia e Re e Kosovės shpreh keqardhje pėr Kėshillin e
Evropės lidhur me veprimin absolutisht tė ngutshėm
dhe tė parakohshėm pėr tė pranuar Serbinė anėtare tė
tij. Pėr Partinė e Re tė Kosovės, Serbia ėshtė ende
shtet qė nuk ka kurrėfarė qėndrimi konstruktiv ndaj
problemit tė Kosovės. Ky shtet ende nuk ėshtė i
konsoliduar dhe ka njė ardhėmri ende tė paqartė. PReK-u
konsideron se Serbia nuk ėshtė liruar as pėr sė afėrmi
nga strukturat e atij regjimi qė shkaktoi katėr konflikte tė
pėrgjakshme dhe bėri gjenocid mbi popuj. Konsiderojmė se
kjo ėshtė edhe njė fitore pėr kriminelin Millosheviq nė
Hagė dhe mesazh i gabuar kur bėhet fjalė pėr standardet. Nėse
Serbia po mundka tė futet pa plotėsuar kurrėfarė kushtesh,
nėse pėr Serbinė nuk vlejnė kurrėfarė standarde, atėherė
nė Kosovė nuk duhet tė krijohet konfuzion me standarde, pėrveē
nėse nuk ėshtė ky njė pretekst kundėr pavarėsisė sė
Kosovės.
Nėse Serbia do ti kishte arritur ato kushte pėr tu bėrė
anėtare e Kėshillit tė Evropės, atėherė kjo do tė ishte
pozitive edhe pėr Kosovėn. Mirėpo, ne e dimė se nuk ėshtė
ashtu dhe konstatojmė se aty ėshtė futur njė shtet i
gabuar dhe problematik. Qindra milionė euro nga taksapaguesit
evropianė tani po i akordohen njė shteti, pa kėrkuar nga ai
kurrėfarė parakushtesh.
2. Lidhur me pėrpjekjet e z. Steiner qė ti pėrfitojė
zyrtarėt e Beogradit duke i pėrkėdhelur ata dhe duke ju dhėnė
llogari atyre se cilat kompetenca ai nuk e paska ndėrmend tua
dorėzojė shqiptarėve, Partia e Re e Kosovės me keqardhje
konstaton dėshtime tė UNMIK-ut nė Kosovė me ēdo ditė qė
po kalon, sidomos nė mosqeverisjen e tėrė territorit
tė Kosovės si dhe nė lėmin e ekonomisė.
Partia e Re e Kosovės konsideron se Kosova ka arritur pikėn
ku nuk mund tė pritet kurrėfarė pėrparimi, pėrderisa nuk
ngjallet urgjentisht ekonomia. Nė tė kundėrtėn, Partia e
Re e Kosovės ėshtė e bindur se tė gjitha ato efekte
pozitive dhe rezultate qė janė arritur nė Kosovė, janė nė
rrezik tė komprometohen.
Nėse vazhdon kjo gjendje alarmante nė ekonominė e Kosovės,
me kėtė papunėsi galopante, me njė varfėri qė kėrcėnon
shoqėrinė kosovare dhe me njė situatė tė pashpresė pėr
rininė e Kosovės, asgjė e mirė nuk mund tė pritet nė
Kosovė. Partia e Re e Kosovės ėshtė pa masė e shqetėsuar
me fillimin e njė trendi nė tė cilin tė rejat dhe tė
rinjt e Kosovės, nė mungesė tė ēfarėdo perspektive, po
fillojnė tė bėhen gadi ta braktisin Kosovėn me ēdo kusht,
dhe tė vėrsulen nė vendet perėndimore sikur para luftės.
Ky do tė ishte dėshtimi pėrfundimtar i misionit tė
UNMIK-ut.
Qytetarėt e Kosovės janė ngopur me demagogji dhe premtime,
ata duan tė shohin zgjidhje konkrete pėr kėto probleme
konkrete, siē janė ekonomia, infrastruktura, shkollimi, punėsimi,
bujqėsia, kultura, luftimi i krimit, drejtėsia dhe ligjėshmėria,
por para se gjithash ata duan formulimin e qartė tė ardhmėrisė
sė Kosovės.
3. Partia e Re e Kosovės konsideron se obstruksioni i Serbisė
dhe manipulimi i disa zyrtarėve tė Beogradit me pakicėn
serbe nė Kosovė ėshtė tragjedi pėr ata serbė tė pafajshėm
tė Kosovės dhe komplikim shtesė pėr zgjidhjen e problemit
tė Kosovės. Vetė serbėt po thonė: nė Kosovėn nėn Serbi
po, nė Kosovėn e pavarur jo. Pavarėsia e Kosovės ėshtė
punė e shumicės dhe nuk ka tė bėjė me teket e ekstremistėve
serbė. Elitat ndikuese tė Beogradit qė e njohin realitetin
nė Kosovė, le tė urdhėrojnė qė nga serbėt e Kosovės tė
kėrkojnė integrimin e tyre nė organet e Kosovės. Nėse do
tė kishte sinjale pozitive nė kėtė drejtim, do tė ishte
ky njė plus pėr Kosovėn, pėr serbėt nė Kosovė dhe pėr
Serbinė.
Partia e Re e Kosovės poashtu konsideron se do tė ishte njė
hap i vullnetit tė mirė i Beogradit sikur Qoviqi tė dėbohej
nga ai post dhe tė eliminohej obstruksioni i tij nė proceset
nė Kosovė.
4. Partia e Re e Kosovės ėshtė skandalizuar me njė
inisiativė tė cuditshme tė kryetarit tė Partisė
Demokratike tė Kosovės, qė ėshtė pėrmendur nė njė
intervistė dhėnė televizionit serb Palm plus. Me kėtė
inisiativė, kryetari i kėsaj partie na paska kėrkuar
moratorium shqiptaro-serbo-malazezo-ndėrkombėtar.
Me kėtė rast, Partia e Re e Kosovės dėshiron ta bėjė
fare tė qartė se proceset qė nuk ndalen, nuk mund ti nėnshtrohen
moratoriumit. Vetėm infantilėt politikė mund tė propozojnė
moratoriume pėr njė popull i cili nuk i ka borxh askujt.
Partia e Re e Kosovės shtron pyetjen se ēfarė momenti i ri,
pėrvec ndoshta ambicieve personale, na doli pėr kėtė nismė
tė pakuptimtė?
Partia e Re e Kosovės do ta ngrisė zėrin gjithmonė kundėr
ēdo tentimi tė sabotimit tė pavarėsisė sė Kosovės.
|
|
|

|
|
|
Copyright©2000-2003
Trepca.net - Tė gjitha
tė drejtat e rezervuara. |
|
|

|
|
|