OPINIONE

   
7.04.2003 - Trepca.net

Reagim ndaj shkrimit tė z. Jusuf Ferizi nė "Bota Sot" 4 prill 2003 - nga R.Elezaj

VĖSHTRIM POLITIK I PAQENDRUESHĖM DHE KREJTĖSISHT I NJĖANĖSHĖM..!?

 
7 prill 2003 / Rexhep Elezaj
 
Nė shkrimin e gazetarit z. Jusuf Ferizi tė botuar nė gazetėn kombėtare “Bota Sot” tė datės 4 prill 2003, faqe 8 me titull: “Si Sadami, si Slloba!”, pėrveē pikėpamjeve tė njėanėshme politike tė shprehura rreth luftės kundėr Irakut e ndėrmarrė nga koalicioni amerikano-anglez, autori nė anėn tjetėr ka dhėnė vlerėsime mjaftė sipėrfaqėsore dhe tė pakrahasueshme midis shkaqeve qė kanė ēuar deri tek intervenimi i NATO-s nė Kosovė me 1999 dhe atyre qė kanė ēuar tek lufta aktuale kundėr Irakut.
 
Pėr ndėrhyrjen e NATO-s nė konfliktin dhe luftėn shqiptaro-serbe, siē dihet shkaktar kryesor ka qenė gjenocidi i hapur i regjimit kriminel tė Beogradit i ndėrmarrė gjatė vitit 1998/99 kundėr dy milion shqiptarėve tė Kosovės, me qėllim pėr ta ndaluar ekzodin dhe dėbimin masiv nga vatratė e tyre shekullore. Nė kėtė intervenim kanė marrė pjesė 19 vende anėtare tė Aleancės verioatlantike, ndėrsa intervenimi ushtarak anglo-amerikan kundėr Irakut bėhėt pėr shkaqe krejtėsisht tjera tė cilat janė tė pakrahasueshme me shkaqet e intervenimit ushtarak tė NATO-s nė Kosovė.
 
Nė Kosovė ėshtė bėrė ndėrhyrje ushtarake pėr shkaqe humanitare pėr ta mbrojtur njė popull dymilionėsh nga gjenocidi dhe shfarosja, ndėrsa nė rastin e Irakut intervenim ushtarak bėjnė dy shtete anėtare tė NATO-s me qėllim tė ē’armatosjes sė regjimit irakianė nga armėt e ndaluara kimike dhe bologjike shkatėrruese nė masė.
 
Ėshtė e qartė pra se bėhėt fjalė pėr shkaqe krejtėsisht tė kundėrta midis dy intervenimeve ushtarake, atij nė Kosovė dhe kėtij tani kundėr Irakut dhe kėtė e sqaron mirė teksti i Rezolutave tė KS tė OKB-sė numėr 1244 pėr Kosovėn, dhe numėr 1241 pėr Irakun, tė cilat diametralisht dallojnė pėrnga pėrmabjtja njėra me tjetrėn.
 
Pra, me Rezolutėn 1241 tė KS tė OKB-sė pėr Irakun parashihet ē’armatosja e tij nga armėt e ndaluara kimike pėr shkatrrim masiv, ndonėse pas dy javė lufte nė Irak sikur janė sqaruar edhe mė shumė shkaqet se te intervenimi ushtarak anglo-amerikan nė Irak, ku pranė ē’armatimit tė kėtij regjimi, pėrmenden shkaqe tjera siē ka deklaruar edhe vetė presidenti G. Bush pėr “ruajtjen e paqės dhe sigurisė tė SHBA-ve”, pėr “ēlirimin e popullit irakianė nga diktatura e regjimit tė S. Hyseinit”, pėr arritjen e paqės nė Lindjen e Mesme, etj.
 
Mirėpo, se ku e sheh z. Ferizi ngjajshmėrinė midis dy intervenimeve ushtarake ėshtė ēėshtje e pikėpamjeve tė tij politike, pastaj se ku i gjenė adutėt politikė pėr ta krahasuar Kosovėn e okupuar nga regjimet barbare serbe tė cilat pėr mė shumė se njė shekull bėn plane pėr zhbėrjen dhe dėbimin e shqiptarėve nga vatrat e tyre shekullore, pra tė krahasohet me diktaturėn e brendshme tė regjimit nė Irak, etj, le tė mbetet pikėpamje e tij personale, sepse me sa dijmė askund nė botė nuk ka pasur ndonjėherė intervenime ushtarake kundėr shteteve mė regjime diktatoriale, pra ndėrhyrje tė tilla nuk ka pasur kurrė as nga ana e Aleanėcės verioatlantike, mbase intervenimi i parė i NATO-s ėshtė bėrė nė Bosnjė nė vitin 1995 pėr ta ndėrprerė gjenocidin serbė ndaj boshnjakėve dhe i dyti nė Kosovė nė vitin 1999 pėr ta penguar gjenocidin serb kundėr popullit shqiptar.
 
Se nė kėtė shkrim hasim lajthitje tė shumta politike tė autorit tregon edhe fakti kur ai i cilėson shqiptarėt tė cilėt janė deklaruar kundėr luftės nė Irak si “Talebanė” pa e dhėnė shpjegimin e duhur se kush janė talebanėt, duke e pėrdorur kėtė term me qėllim qė t’i paraqes ata (kundėrshtarėt e luftės nė Irak) nė petkun sa mė tė zi si “fundamentalistė dhe terroristė islamė”, fakt ky qė nuk pėrkon fare me realitetin dhe se nuk ėshtė e vertetė se ka shqiptarė tė tillė tė cilėt bartin idetė ekstreme fetare tė talebanėve afganė.
 
Nė trojet shqiptare nuk ka pasur dhe as nuk ka talebanė, ndaj njė akuzė e mbrapshtė si kjo qė iu bėn kundėrshtarėve tė luftės nė Irak z. Ferizi, i cili e dinė mirė se nė rradhėt e shqiptarėve nuk ka talebanė, thėnė mė sė buti ėshtė trillim shumė qellimkeq. Sa i pėrket “Vehabistėve” poashtu autori nuk e bėn shpjegimin e duhur se kush janė ata, cilės fe i pėrkasin krejtėsisht me qėllim qė vehabistėt islamė t’i paraqes tė rrezikshėm pėr paqėn sikur talebanėt, tė cilėt, gjithnjė sipas tij, “luftėn kundėr Irakut e shohin nė frymėn e konfrontimit tė qytetrimit islamo-kristianė”?!
 
Derisa e gjithė bota e ka tė qartė se pas ngjarjeve tragjike tė 11 shtatorit 2001 nė Njujork dhe Washington marrėdhėniet midis botės sė krishterė dhe asaj arabo-islame kanė hyrė dhe gjenden nė fazė tė tendosjes, gjė qė kėtė e dėshmojnė eksceset e shumta qė kanė ndodhur brenda SHBA-ve (njė numėr i muslimanėve po largohen nga ky vend) si dhe nė shumė vende tjera tė botės midis kėtyre dy komuniteteve fetare, dhe se janė tė ashpėrsuara raportet midis kėtyre dy konfesioneve kėtė e dinė tė gjithė, prandaj ėshtė naivitet i llojit tė vetė politik nėsė kalohet mbi kėto fakte nė emėr tė, gjoja, tė “mirėqenjės” ndėrkonfesionale nė botė, siē mundohet t’i paraqes (mbrojė) z. Ferizi nė shkrimin e tij kuazipolitik.
 
Gjithashtu, ai me qėllim nuk e bėn as shpjegimin qė ėshtė dashur ta bėjė bile pėr hirė tė lexuesėve se kush janė Vehabitėt, qė kanė marrė emrin sipas imamit tė tyre Vehabiut, nuk e thotė se i takojnė njėrit nga katėr drejtimet-shkollat (arab. “Mez-hebet”) ekzistuese brenda Fesė islame, ashtu siē janė Hanefitėt, Hambelitėt, etj, por qė i pėrkasin Besimit islam, ndonėse midis kėtyre shkollave (“mez-hebeve”) ka disa dallime vetėm nė formėn e kryerjes sė ritualeve fetare islame, ose qė dallojnė nga njėra tjetra me ndonjė qėndrim mė rigoroz ose mė tė butė rreth pėrmbushjes sė obligimeve fetare siē janė namazi, zekati, veshja sipas etikės islame, dhe kėshtu me rradhė, qė esencialisht nuk paraqesin dallime nė aspektin e ndarjes sektare qė nėnkupton konflikte ose botėkuptime tė cilat kundėrshtojnė njėra tjetrėn brenda ideologjisė islame. Kurrėsesi. Por ēuditė fakti se duke i njohur mirė kėto fakte z. Ferizi, i cili nėsė nuk gabohem i takon njėrit nga tarikatėt “shij-ite” dhe duke qenė korespondent i RTVP pėr shumė vite nė Lindjen e Mesme (Bejrut) i keqinterpreton shumė kėto ēėshtje pėr tė cilat bėn fjalė nė kėtė shkrim.
 
Se nuk kemi tė bėjmė me ndonjė levizje ose rrymė antiameriane brenda kombit shqiptar, kėtė e dijnė tė gjithė, andaj tė paraqiten nė opinion shqiptarėt tė cilėt janė kundėr luftės nė Irak si talebanė ose si bartės tė “ideologjisė sė kuqe franko-ruse”, vetėm pse janė kundėr luftės (pa marrė parasysh se kush e udhėheqė ate), viktima tė sė cilės bien njerėz tė pafajshėm, vetėm se duan tė respektohet Karta e OKB-sė i cila i mbron tė drejtat e kombeve pėr liri, vetvendosje dhe sovranitet shtetor, vetėm pėr shkakun se duan qė lufta tė jetė mjeti i fundit pėr zgjidhjen e konflikteve nė botė, se nuk duan tė derdhet mė gjak midis popujve nė botė, vetėm se e duan paqėn dhe mirėqenjėn njerėzore mė shumė se sa luftėn, etj, etj, nuk don tė thotė kurrė se janė “robėr tė ideologjisė antiameriane, se janė talibanė, vehabistė, komunistė dhe enveristė..”, siē i akuzon kot sė koti shqiptarėt antiluftė nė Irak z. Ferizi?!
 
Nėsė je kundėr luftės nė Irak, nuk don tė thotė se je antiamerikanė, pse ke mendim tjetėr pėr luftėn qė po bėhėt kundėr Irakut nuk don tė thotė se je kundėr SHBA-ve, se e konsideron kėtė luftė tė pa nevojshme dhe tė rrezikėshme pėr paqėn dhe stabilitetin nė Lindjen e Mesme dhe mė gjėrė nė botė, nuk don tė thotė se je antimerikanė! Kurrėsesi! Sepse nuk ka shqiptarė nė botė qė e vė nė pikėpyetje miqėsinė ndaj popullit amerikanė si dhe kontributin qė dhanė ata pėr shpėtimin dy herė gjatė historisė tė kombit shqiptar nga gllabėrimi nga fqinjėt e tij, nuk ka shqiptarė qė ėshtė kundėr aleatit dhe mikut mė tė madh tė tyre, pra, nuk ka antiamerikanizėm brenda kombit shqiptar, dhe kėtė e dinė mirė edhe amerikanėt.
 
Dallimet dhe pikėpamjet e ndryshme ndaj luftės kundėr Irakut qė mund tė dėgjohen sot nė mesin e shqiptarėve nuk don tė thotė se kemi tė bėjmė me levizje “talebane” dhe “vehabiste” (lexo: fundamentalistė islamė”) brenda kombit shqiptar, prandaj nėsė kundėrshtarėt e luftės ndaj Irakut nga rradhėt e shqiptarėve na paraqiten nė kėtė kontekst siē vepron autori, kjo fletė se qėllimi i tij qė ta ndajė opinionin shqiptarė nė pėrkrahės dhe kundėrshtarė tė koalicionit anglo-amerikanė, nėsė ky ka qenė esenca e kėtij shkrimi, atėherė autori ėshtė treguar shumė qėllimkeq, ėshtė treguar mė shumė se destruktiv, mė shumė se urrejtės, mė shumė se diferencues, mė shumė se denigrues, mė shumė se pėrēarės, mė shumė se diktator, mė shumė se kufizues i lirisė sė fjalės dhe mendimit tjetėr, mė shumė se antiislam, mė shumė se imponues i mendimit njėngjyrėsh, njė kahėsh, njė kuptimor, etj?!
 
Ndėrsa, kur z. Ferizi fletė nė fund tė artikullit tė tij pėr lirinė qė do ta shijojnė pėr herė tė parė “shij-itėt” nė jug dhe kurdėt nė veri tė Irakut pas rrėxuarjes sė diktatorit S. Hysein, harron tė thotė se kush e ka stimuluar regjimin e Irakut qė t’i luftojė kurdėt nė veri, qė t’i vrasė dhe persekutojė, ndėrsa kur fletė pėr lirinė e “shij-itėve” nė jug shtrembėron faktet se gjoja ata paskėshin qenė tė pėrsekutuar nga regjimi irakianė, kur dihet mirėfilli se partia “Ba-ath” nė pushtet me kryetar S. Hysenin ėshtė e pėrbėrė kryesisht nga Shi-itėt dhe se ata e kanė pasur fjalėn kryesore nė kėtė vend.
 
Pse i mbulon faktet kėshtu z. Ferizi, pse e informon mbrapshtė opinionin shqiptar, pse i ngatėrron gjėrat dhe ngjarjet duke i paraqitur ato ashtu siē nuk janė nė realitet, mbetet ēėshtje pėr diskutim, posaēėrisht kur z. Jusuf Ferizi konsiderohet si njohės i politikės dhe ngjarjeve nė Lindjen e Mesme, si njohės i kulturės dhe Fesė islame, por edhe njohės i natyrės dhe raporteve tė botės arabo-islame me botėn pėrendimore?!
  

Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.