| |
 |
|
|
|
7.04.2003 -
Trepca.net |
|
|
|
Lajme |
|
|
E
hėne, 7 prill 2003 |
|
|

|
|
|
|
|
|
Pėrmbajtja:
-
Kryeparlanetarri Daci priti shefen
e Zyrės suedeze
-
Pėrfaqėsuesit e Kėshillit tė
Evropės biseduan me udhėheqjen komunale tė Prishtinės
-
Udhėheqja e KK tė Prishtinės
priti edhe komandantin e Batalonit suedez
-
Zv.Komisionerja e UNHCR-it bisedoi
me personalitetet mė tė larta tė Kosovės dhe ndėrkombėtare
-
Mė 9 prill nė Gjilan vihet
gurthemeli i shtatores sė Agim Ramadanit
-
Nė Kosovė me programe tė
ndryshme po shėnohet Dita ndėrkombėtare e fėmijėve
-
Zv.Komisionerja e Lartė i Kombeve
tė Bashkuara pėr Refugjatė ndodhet pėr njė vizitė nė
Kosovė
-
Banka Kredituese e Frankfurtit
angazhohet edhe mė tej pėr stabilizimin e termocentralit
"Kosova A"
-
Ekstremisti Ivanoviq kėrkon
formimin e ushtrisė serbe nė Kosovė
-
Zėdhėnėsi i UNMIK-ut thotė se
secili qė tenton tė krijojė struktura paralele tė sigurisė
do tė pėrballet me ligjin
-
S.Hasellok thotė se rezistenca e
autoriteteve nė Beograd nuk do tė mund ta ndalė bartjen e
kompetencavetė
-
Mbrėmė nė Shkup ka ndodhur njė
shpėrthim
-
Sot ėshtė bllokuar autostradėn
Tetovė Shkup
-
Policia e Shkodrės ka konfiskuar
rreth 200 kilogram lėndė narkotike dhe ka arrestuar 13
persona
-
Beogradi do t'i ekstradojė nė
Hagė ish-shefin e Shėrbimit sekret tė Serbisė dhe
ish-komandantin e "Beretave tė kuqe"
-
Qeveria e Shqipėrisė i ka dėrguar
UNMIK-ut kėrkesėn pėr nėnshkrimin e marrėveshjes pėr
tregtinė e lirė me Kosovėn
-
Kondiliza Rajs ka biseduar sot nė
Moskė me Ivanovin pėr konfliktin nė Irak
-
Ushtria ameriane ka filluar tė
transportojė me aeroplanė luftėtarėt opozitarė irakianė
-
Ekspertėt amerikanė besojnė tė
kenė zbuluar nė Irak armė tė shkatėrrimit nė masė
-
Tanket amerikane kanė bombarduar
pallatin kryesor tė Sadam Hyseinit nė qendėr tė Bagdadit
-
Nga pasojat e zjarrit vdiqėn 21
nxėnės nė Siberi
-
Ėshtė gjetur i vdekur Ali Hasan
al-Mexhid, me nofkėn "Ali kimiku"
-
Nė luftimet e sotme janė vrarė
dy marinsa amerikanė dhe janė palagosur shumė tė tjerė
-
Amerikanėt nė zemėr tė Bagdad
-
Pėrparime nė frontet e tjera
-
Bush dhe Bler diskutojnė sot tė
ardhmen e Irakut
-
Aeroplani amerikan bombardon tė
vetėt
-
Plagosen pesė diplomatėt rusė
|
|
|
- Kryeparlanetarri
Daci priti shefen e Zyrės suedeze
-
- Prishtinė,
7 prill 2003 - Kryetarti i Kuvendit tė Kosovės, Nexhat Daci pati sot njė takim njohės
me shefen e Zyrės suedeze nė Prishtinė, Signe Burgstoller,
me tė cilėn bisedoi pėr zhvillimet nė Kosovė dhe mundėsitė
e thellimit tė bashkėpunimit ndėrmjet tė dy vendeve dhe
sidomos ndėrmjat dy parlamenteve.
Profesor Daci, nė kėtė takim ėshtė shprehur nė mėnyrė
kritike pėr mbarėvajtjet e punėve nė shumė segmente tė
jetės nė Kosovė. Nė kėtė dritė e ka pėrmendur edhe
bartjen e kompetencave mė tė mėdha pėr institucionet e
Kosovės.
-
- Ai vuri
nė pah faktin qė disa nga kėto kompetenca tė premtuara,
janė shumė tė vonuara, sepse ato buronin vetvetiu nga
Rezoluta 1244 e KS tė OKB-sė dhe duhej tė zbatoheshin edhe
mė parė.
Diplaomatja suedeze, Burgstoller, theksoi faktin qė Suedia
edhe mė parė, me aktivitete tė ndryshme, ka qenė e
pranishme nė Kosovė, kurse tash pas ngritjes sė Zyrės nė
Prishtinė, premtoi se bashkėpunimi do tė jetė edhe mė i
fryrtshėm.
Kryetari Daci, shprehu interesin pėr bashkėpunim me
Parlamentin suedez dhe pėr njohjen e praktikave parlamentare
tė kėtij shteti tė pėrparuar skandinav.
-
- Ndėrkaq,
kurreshtjes sė diplomates suedeze pėr gjasat qė Kosova tė
jetė demokratike dhe multietnike i ėshtė pėrgjigjur se
Kosova do tė jetė atdhe i tė gjithė qytetarėve tė saj qė
e ndjejnė atė vend tė vetin. Kurse sa i pėrketė
demokracisė, ne po mėsojmė shpejt nga bota e pėrparuar, e
cila na monitoron me vėmendje, ka thėnė Daci, thuhet nė njė
njoftim nga ky takim.
-
-
- Pėrfaqėsuesit
e Kėshillit tė Evropės biseduan me udhėheqjen komunale tė
Prishtinės
-
- Prishtinė,
7 prill 2003 - Pėrfaqėsuesit e Kėshillit tė Evropės pėr Decentralizim tė
pushtetit lokal Gyorgy Bergou, zėvendėskryetar dhe dhe Ivo
Shanc, kėshilltar, biseduan me Ismet Beqirin, kryetar, Shefki
Gashi, nėnkryetar dhe Sami Hamiti, kryeshef Ekzekutiv i
Kuvendit Komunal tė Prishtinės.
Zoti Bergou tha se vizitat nė disa komuna tė caktuara tė
Kosovės po realizohet me qėllim tė njohjes mė pėr sė afėrmi
me punėt dhe aktivitetet e pushtetit lokal nė Kosovė, si
dhe pėr mėnyrėn e ndarjes sė kompetencave dhe pikėpamjet
lidhur me pėr decentralizimin e mėtejmė tė pushtetit
lokal.
Kryetari i Komunės sė Prishtinės, Ismet Beqiri tha se udhėheqja
e Prishtinės ėshtė nė fazėn e zgjedhjes sė qeverisė
komunale. Ndėrkaq, duke folur pėr bartjen e kompetencave, z.
Beqiri tha se janė bėrė pėrgatitjet e duhura pėr marrjen
e kompetencave.
-
- Pėrveē
pėrgjegjėsive tė rezervuara tė Pėrfaqėsuesit Special, ai
tha se ėshtė i mendimit se janė krijuar rrethanat pėr
bartjen e kompetencave nga pushteti qendror nė pushtetin
lokal. Aktualisht, tha ai, ka probleme rreth pronės, ndėrsa
Agjencioni Kosovar i Mirėbesimit (AKM), duket se i ka ngatėrruar
kompetencat qė kanė tė bėjnė me pronėn dhe pushteti
lokal duhet t'i marrė ato nga niveli qendror.
Pėr procesin e decentralizimit, kryetari i KK tė Prishtinės
tha se nuk pranohet kurrfarė decentralizimi nė baza etnike
dhe sespe kjo do tė shkonte nė favor tė enklavizimit, ndėrkohė
qė nuk do ta ndihmonte integrimin e minoriteteve nė Kosovė.
Njė decentralizim i kėtillė ėshtė i papranueshėm, tha
Beqiri.
Ivo Shanc tha se KE ėshtė i interesuar tė bėjė njė
rekomandim pėr formėn e qeverisjes dhe nuk e quan
decentralizim, por reformė e qeverisjes. Prishtina ėshtė
qytet i madh dhe reformat nuk mund tė ndodhin menjėherė,
por nė njė fazė tė gjatė, tha Shanc. Duke folur pėr
komunitetet, z.Shanc tha se sa i pėrket dimensionit etnik, e
kupton sensibilizimin e kėsaj ēėshtjeje, ndėrsa nė hartėn
evropiane nuk ekziston harta etnike, tha ai.
Nė vazhdim Ismet Beqiri shtroi problemin e formimit tė bashkėsive
tė komunave serbe dhe shtoi se Kėshilli i Evropės duhet tė
bėjė mė shumė kundėr formimit tė bashkėsisė sė
komunave serbe, ndėrsa edhe institucioni i Kėshillit tė
Evropės duhet tė jetė mė i qartė rreth kėtij problemi.
-
-
- Udhėheqja
e KK tė Prishtinės priti edhe komandantin e Batalonit suedez
-
- Prishtinė,
7 prill 2003 Komandanti i Batalonit suedez, nėnkolonel-lejtnant, Ola Truedsson
dhe bashkėpunėtorėt e tij, vizituan sot Kuvendin Komunal tė
Prishtinės dhe u pritėn nga Ismet Beqiri, kryetar, Shefki
Gashi, nėnkryetar dhe Sami Hamiti, shef i Ekzekutivit tė KK
tė Prishtinės.
Gjatė bisedės, Ismet Beqiri shprehu shqetėsimet e tij
lidhur me gjendjen nė fshatrat qė shtrihen pėrgjatė brezit
kufitar me Serbinė dhe tha se banorėt po ndjejnė pasiguri tė
madhe, pasi ditėve tė fundit xhandarmėria serbe ka lėvizur,
madje edhe ka hyrė brenda kufirit tė Kosovės.
Lidhur me kėtė ēėshtje nėnkoloneli Truedsson i premtoj
kryetarit Beqiri se do tė zhvillojė biseda me kolegėt ēekė.
"Jemi anėtar tė NATO-s prandaj edhe kemi pėrgjegjėsi
pėr kryerjen e detyrave", tha ai.
-
-
- Zv.Komisionerja
e UNHCR-it bisedoi me personalitetet mė tė larta tė Kosovės
dhe ndėrkombėtare
-
- Prishtinė,
7 prill 2003 - Gjatė qėndrimit nė Prishtinė, sot zonja Mary Ann Wyrsch,
Zv.Komisionere e Lartė e Kombeve tė Bashkuara pėr Refugjatė
(UNHCR), bisedoi me personalitetet mė tė larta tė Kosovės
dhe ndėrkombėtare.
Zonjėn Mary Ann Wyrsch e priti nė njė takim edhe presidenti
i Kosovės Ibarhim Rugova, nė tė cilin u fol pėr progresin
e arritur nė Kosovė, integrimin e grupeve etnike dhe
krijimin e kushteve pėr kthimin e tė zhvendosurve.
Presidenti Rugova tha se qėndrimi i institucioneve tė Kosovės
ėshtė qė tė krijohen kushte pėr tė gjitha grupet etnike
qė janė nė Kosovė, dhe tė bėhen kushtet mė aktraktive pėr
ata qė dėshirojnė tė kthehen nė Kosovė.
-
- Ai tha
se edhe nė kėtė plan ka njė progres, dhe ndonėse ky ėshtė
pushtet i rezevruar i UNMIK-ut, e pėrkrahin edhe
institucionet e Kosovės. Zoti Rugova nėnvizoi se njė prej
ēėshtjeve qė do tė lehtėsonte punėn e integrimit tė
shoqėrisė kosovare ėshtė edhe njohja e pavarėsisė sė
Kosovės.
Presidenti Rugova falendėroi UNHCR-in pėr ndihmėn qė ka dhėnė
pėr Kosovėn, sidomos nė rėndėrtimin dhe kthimin e
popullatės nė vend.
Zonja Wyrsch ėshtė takuar edhe me kryedministratorin Mihael
Shtajner me tė cilin ka biseduar pėr bashkėpunimin ndėrmjet
UNMIK-ut dhe UNHCR-it.
"Ēėshtja kryesore pėr tė cilėn folėm me Shtajnerin
ishte qė tė punojmė sė bashku me UNMIK-un nė kthimin e
minoriteteve nė Kosovė", tha zonja Wyrsch, e cila shtoi
se ka vizituar shumė lokalitete tė Kosovės, siē tha, pėr
t'u njohur pėr sė afėrmi me situatėn dhe gjendjen e
minoriteteve nė Kosovė.
Mary Ann Wyrsch ėshtė takuar sot edhe me komandantin e
KFOR-it Fabio Mini dhe kryeministrin e Kosovės Bajram
Rexhepi.
-
-
- Mė
9 prill nė Gjilan vihet gurthemeli i shtatores sė Agim
Ramadanit
-
- Gjilan,
7 prill 2003 - Njė datė e veēantė nė kalendarin e luftės sė Ushtrisė Ēlirimtare
tė Kosovės, ėshtė 9 prilli i vitit 1999, dita kur, pas njė
beteje tė ashpėr me forcat serbe, u rrėzua muri ndėrshqiptar.
Katėr vite mė vonė, tė mėrkurėn nė Gjilan do tė vihet
gurthemeli i shtatores sė Agim Ramadanit, njėrit prej
kryeprotagonistėve tė epopesė sė Koshares, i cili sė
bashku me shokėt e "Brigadės 138", shkulėn pėrgjithmonė
nga trualli shqiptar gurin me mbishkrimin Republika Federative
e Jugosllavisė.
Ngjarja do tė paraprihet nga njė manifestim pėrkushtues, qė
do tė mbahet nė palestrėn e sporteve, nga ora 13:00, ku
pritet tė marrin pjesė pėrfaqėsues nga institucionet
qendore tė Kosovės, nga Shtabi i Pėrgjithshėm i TMK-sė,
nga strukturat komunale, ish-komandantė dhe luftėtarė tė
Brigadės 138 "Agim Ramdani", familjarė tė dėshmorėve
e tė tjerė.
Nė pjesėn artistike tė programit, do tė paraqiten me
recitale aktorėt Ēun Lajqi, Hadi Shehu, pastaj kėngėtarėt
e njohur tė estradės: Shkurte Fejza, Ilir Shaqiri, Shyhrete
Behluli, Zeqė Kuqi, Shaban Shishmani, Edona Llalloshi e tė
tjerė.
Ftohen qytetarėt qė tė marrin pjesė nė manifestim.
-
-
- Nė
Kosovė me programe tė ndryshme po shėnohet Dita ndėrkombėtare
e fėmijėve
-
- Prishtinė,
7 prill 2003 - Nė shumė mjedise nė Kosovė me programe tė ndryshme po shėnohet
Dita ndėrkombėtare e fėmijėve.
-
- Njė
manifestim i tillė u mbajt edhe nė hotelin "Grand"
tė Prishtinė, organizuar nga Organizata Botėrore e Shėndetėsisė,
Ministria e Shėndetėsisė sė Kosovės dhe disa organizata
joqeveritare, nė tė cilin u tha se shėndetit tė fėmijėve
po i kanoset rreziku nga mjedisi i ndotur.
Sipas njė deklatarate tė lėshuar nga Organizata Botėrore e
Shėndetėsisė ēdo vit nė botė vdesin mbi 5 milionė fėmijė
nėn moshėn 15 vjepare nga sėmundjet qė vijnė si pasojė e
ambientit tė ndotur.
-
- Ndėr sėmundjet
kryesore thksohen diareja, sėmundjet e frymėmarrjes dhe sėmundjet
qė pėrhapen nga insektet e ndryshme dhe kushtet e jetesės.
Por nė deklaratė thuhet se fėmijėt janė edhe viktima tė
incidenteve tė ndryshme dhe tė lėndimeve tė paqėllimta.
-
-
- Zv.Komisionerja
e Lartė i Kombeve tė Bashkuara pėr Refugjatė ndodhet pėr
njė vizitė nė Kosovė
-
- Prishtinė,
7 prill 2003 - Zonja Mary Ann Wyrsch, Zv.Komisionere e Lartė e Kombeve tė Bashkuara
pėr Refugjatė, ndodhet pėr njė vizitė triditore nė Kosovė.
Kjo vizitė ka pėr qėllim njohjen dhe vėnien e kontakteve
me pėrfaqėsues tė organizatave ndėrkombėtare dhe tė
autoriteteve lokale, e po ashtu njohjen me realitetin e pėrditshėm
nė terren.
Pėrveē takimeve me stafin e UNHCR-sė, janė caktuar njė sėrė
takimesh me zyrtarė tė lartė.
Sot znj. Wyrsch do tė takojė komandantin e KFOR-it,
gjeneralin Fabio Minin, presidentin Ibrahim Rugova dhe
kryeministrin Bajram Rexhepi. Ajo do tė takojė edhe shefin e
UNMIK-ut Mihael Shtjaner.
-
-
- Banka
Kredituese e Frankfurtit angazhohet edhe mė tej pėr
stabilizimin e termocentralit "Kosova A"
-
- Frankfurt,
7 prill 2003 - Kontributi gjerman nė Ballkan, veēanėrisht nė Kosovė mund tė vėrehet
mė sė miri nėpėrmjet ndihmės qė ky vend ka dhėnė nė
kuadėr tė Paktit tė Stabilitetit nėpėrmjet Bankės
Kredituese pėr Rindėrtim me seli nė Frankfurt.
-
- Menaxheri
i projekteve pėr Evropėn Juglindore Hans Maksdall thekson se
Banka Kredituese pėr Rindėrtim, e angazhuar nė Kosovė menjėherė
pasluftės, do tė vazhdojė edhe mėtej tė jetė aktive nė
vendin tonė.
-
- Ai ka
shtuar se prioritetet e Bankės Kreditore pėr Rindėrtim
ishin programet pėr ndihmat emergjente, siē janė uji i pijėshėm,
energjia dhe projektet pėr kredi tė vogla, ka deklaruar ky
menaxher gjerman nė radion "Dojēe vele".
Gjermania nė vitin 1999 ka ndarė 1.2 miliard marka gjermane
dhe gjatė katėr viteve nė vende tė ndryshme tė Ballkanit
pėr realizimin e projekteve janė shpėrndarė 300 milionė
marka gjermane.
Banka Kreditore pėr Rindėrtim nė Kosovė ka filluar me
programin pėr ndihma emergjente, pėrfshirė kėtu edhe njė
ndihmė tė drejtėpėrdrejt pėr nxjerrjen e thėngjillit, qė
ėshtė nevojitur urgjentisht pėr tė prodhuar energji
elektrike.
Banka pėr Rindėrtim ėshtė duke u angazhuar edhe mėtej nė
termocentralin "Kosova A" pėr ta stabilizuar atė,
thotė Maksdall. Ai shton se kjo bankė nė Kosovė ka ngritur
mikrobankėn e parė menjėherė pasluftės, e cila ka qenė e
vetmja bankė e licencuar qė ka guxuar tė operojė nė Kosovė.
-
- Ajo ka
financuar ndėrmarrje tė vogla dhe tė mesme nė mėnyrė qė
tė mund tė krijohen vende tė raja pune dhe tė fillonte
rritja ekonomike. Ai thotė se kjo bankė ende ėshtė aktive
nė Kosovė nė fushėn e furnizimit me rrymė pėr tė
mbajtur nė punė termocentralin e vjetėr "Kosova
A" ku kėtė vit do tė riparohet njė gjeneratorė nė kėtė
termocentral pėr t'ia zgjatur jetėn.
-
-
- Ekstremisti
Ivanoviq kėrkon formimin e ushtrisė serbe nė Kosovė
-
- Mitrovicė,
7 prill 2003 - Kryetari i tė ashtuquajturit "Kėshilli nacional serb" nė
verit tė Mitrovicės citohet tė ketė thėnė se kalimi i
kompetencave nga administrata ndėrkombėtare nė
instutitucionet e Kosovės nuk ėshtė nė kompetencė tė z,
Mihael Shtajner.
-
- Ivanoviq
ka theksuar se nėse Shtajner nuk heqė dorė nga kjo, atėherė
nė Kosovė do tė ketė destabilizim, sepse serbėt, siē u
shpreh ai, do tė jenė tė detyruar tė vetorganizohen, tė
formojnė ushtrinė e vet dhe tė mbrojnė sigurinė dhe lirinė
e tyre tė rrezikuar.
-
- Ekstremisti
Ivanoviq ka thėnė se formimi i ushtrisė serbe nė Kosovė
ka pėr qėllim tė pengojė pėrpjekjet e Mihael Shtajnerit pėr
pavarėsinė e Kosovės.
Ndryshe mbi Ivanoviqin ngarkon njė akuzė pėr sulme kundėr
forcave paqeruajtėse nė Mitrovicėn e Veriut, por ėshtė ėshtė
liruar tė mbrohet nė liri mė kaucion.
-
-
- Zėdhėnėsi
i UNMIK-ut thotė se secili qė tenton tė krijojė struktura
paralele tė sigurisė do tė pėrballet me ligjin
-
- Mitrovicė,
7 prill 2003 - Ēdokush qė tenton tė krijojė struktura paralele tė sigurisė do tė
pėrballet me ligjin, thonė zyrtarėt e policisė sė
UNMIK-ut nė Mitrovicė si reagim ndaj deklaratės sė liderit
ekstremist serb Millan Ivanoviq pėr formimin e ushtrisė
serbe tė Kosovės.
-
- Zėdhėnėsi
i UNMIK-ut Soxhi Idovi ka nėnvizuar se KFOR-i dhe policia janė
strukturat e vetme tė sigurisė nė Kosovė dhe ēfarėdo
organizate qė thotė se bėn sigurinė e qytetarėve tė
Kosovės ėshtė e paligjshme. Secili qė shkel ligjin do tė
nxirret para gjyqit, tha Idovi.
-
- Sipas
tij ēdokush qė mendon se policia dhe KFOR-i nuk janė duke
kryer detyrėn si duhet gėnjejnė veten dhe tė tjerėt.
-
-
- S.Hasellok
thotė se rezistenca e autoriteteve nė Beograd nuk do tė
mund ta ndalė bartjen e kompetencavetė
-
- Prishtinė,
7 prill 2003 - Drejtori pėr Informim i UNMIK-ut Sejmon Hasellok ka thėnė se nė
takimin e nivelit tė lartė qė do tė mbahet tė martėn do
tė caktohet dinamika e kalimit tė pėrgjegjėsive nė
institucionet vendore.
-
- Ai ka nėnvizuar
se rezistenca e autoriteteve nė Beograd nuk do tė mund ta
ndalė bartjen e kompetencave. Hasellok thotė se KS i OKB-sė
kėrkon qė tė shpejtohet ky proces.
-
- Ai ka
shtuar se pozicioni i UNMIK-ut ėshtė shumė i qartė:
transferi i kompetencave ėshtė njė obligim sipas Rezolutės
1244 dhe kėtė ua kemi shprehur edhe autoriteteve tė
Beogradit.
-
- Ky
proces ka tė bėjė me pėrgjegjėsitė qė parasheh
kapitulli V i Kornizės, kurse ato tė kapitullit VIII si
drejtėsia, siguria, policia dhe marrėdhėniet me jashtė
mbesin tė drejta tė rezervuara pėr shefin e UNMIK-ut, ka
theksuar Hasellok.
-
-
- Mbrėmė
nė Shkup ka ndodhur njė shpėrthim
-
- Shkup,
7 prill 2003 - Mbrėmė vonė nė pjesėn veriore tė Shkupit ka ndodhur njė shpėrthim
i fuqishėm si dhe ka pasur disa tė shtėna nga armė zjarri.
Sipas policisė maqedonase, bėhet fjalė pėr njė bombė
dore.
-
-
- Sot
ėshtė bllokuar autostradėn Tetovė Shkup
-
- Shkup,
7 prill 2003 - Kėshilli pėr Lirimin e tė Burgosurve, sot nė mėngjes me mekanizma
tė ndėrtimtarisė dhe me automjete motorizuara kanė
bllokuar autostradėn Tetovė - Shkup, nė afėrsi tė fshatit
Zhelinė.
Organizatori ka paralajmėruar se bllokada do tė zgjasė deri
nė orėn 10, por se ajo do tė vazhdojnė edhe gjatė ditėve
tė ardhshme.
Pjesėmarrėsit e bllokadės kėrkojnė lirimin e tė dėnuarve
dhe tė burgosurve ish-pjesėtarė tė UĒK-sė, nė mesin e tė
cilėve ėshtė edhe Krenar Osmani, i cili ėshtė i dėnuar
me 6 vjet burg.
-
-
- Policia
e Shkodrės ka konfiskuar rreth 200 kilogram lėndė narkotike
dhe ka arrestuar 13 persona
-
- Shkodėr,
7 prill 2003 - Nė bazė tė kontrolleve tė vazhdueshme tė forcave antidrogė tė
policisė sė qarkut tė Shkodrės u arrit tė bllokohen rreth
200 kilogram lėndė narkotike, si dhe 700 kubik prodhim
narkotikėsh tė cilėt ishin pėrgatitur pėr t'u kultivuar.
-
- Kjo
sasi ėshtė konfiskuar nė kuadėr tė njė aksioni nė
shkallė tė gjerė tė policisė sė Shqipėrisė qė ka pėr
qėllim qė brenda kėtij viti tė pastrojė tė gjithė
territorin e vendit nga bimėt pėr prodhimin e drogės.
-
-
- Beogradi
do t'i ekstradojė nė Hagė ish-shefin e Shėrbimit sekret tė
Serbisė dhe ish-komandantin e "Beretave tė kuqe"
-
- Beograd,
7 prill 2003 - Ministri i jashtėm i Serbisė dhe Malit tė Zi Goran Svilanoviq tha se
Beogradi do t'i ekstradojė nė Hagė ish-shefin e Shėrbimit
sekret tė Serbisė Jovica Stanishiq dhe ish-komandantin e
"Beretave tė kuqe", Frenki Simatoviq, nė qoftė se
ata akuzohen pėr krime lufte nga Tribunali i Hagės.
-
- Stanishiq
dhe Simatoviq ndodhen nė paraburgim nėn akuzėn nė lidhje
me mafian e "Klanit tė Zemunit" e cila ka vrarė
edhe kryeministrin serb Zoran Gjingjiq.
-
-
- Qeveria
e Shqipėrisė i ka dėrguar UNMIK-ut kėrkesėn pėr nėnshkrimin
e marrėveshjes pėr tregtinė e lirė me Kosovėn
-
- Tiranė,
7 prill 2003 - Qeveria e Shqipėrisė i ka dėrguar UNMIK-ut propozimin pėr nėnshkrimin
e marrėveshjes pėr tregtinė e lirė me Kosovėn.
-
- Nė njė
prononcim pėr media nė Tiranė ministri i Ekonomisė Arben
Malaj konfirmoi se bisedimet pėr kėtė marrėveshje do tė
zhvillohen nė nivel ekspertėsh dhe se Qeveria e Shqipėrisė
i ka paraqitur zyrtarisht UNMIK-ut propozimet e saj, por pa i
saktėsuar ato.
-
- Z.
Malaj u shpreh se brenda muajit prill tė kėtij viti mund tė
fillojnė bisedimet e para pėr nėnshkrimin e marrėvshjes sė
tregtisė sė lirė me Kosovėn. Ai tha se Shqipėria pret qė
UNMIK-u tė pėrgjigjet pėr datėn e fillimit tė kėtyre
negociatave.
-
-
- Kondiliza
Rajs ka biseduar sot nė Moskė me Ivanovin pėr konfliktin nė
Irak
-
- Moskė,
7 prill 2003 - Kėshilltarja e Presidentit amerikan pėr Siguri Kombėtare, Kondiliza
Rajs ka biseduar sot nė Moskė me ministrin e jashtėm rus
Igor Ivanov pėr konfliktin nė Irak.
Pas bisedimeve, pala amerikane nuk ka dhėnė komunikatė, por
njoftimet bėjnė tė ditur se temė e bisedimeve ka qe
incidenti qė ndodhi tė dielėn, nė tė cilėn nė njė sulm
me arėm zjarri ishin plagosur disa diplomatė rusė nė Irak
tė cilėt udhėtonin nė drejtim tė kufirit sirian.
Sipas BBC-sė, Moska dhe Uashingtoni duhet tė gjejnė mėnyrėn
pėr tė kapėrcyer tensionin e shkaktuar me kėtė incident nėse
duan qė tė pėrmirėsojnė partneritetin e tyre tė luhatur
strategjik.
-
-
- Ushtria
ameriane ka filluar tė transportojė me aeroplanė luftėtarėt
opozitarė irakianė
-
- Ushington,
7 prill 2003 Ushtria ameriane ka filluar tė transportojė me aeroplanė luftėtarėt
opozitarė irakianė qė t'i bashkohen luftės, ka deklaruar
njė gjeneral i lartė, ndonėse Pentagoni ka tėrhequr vėmendjen
se ushtarakėt mund tė kthehen nė vend mė shumė se gjashtė
muaj pas konfliktit, njofton AFP.
-
- "Kėta
janė qytetarė irakianė qė dėshirojnė tė luftojnė pėr
Irakun e lirė, tė cilėt do tė jenė bėrthamė bazė e
armatės sė re irakiane kur Iraku tė jetė i lirė", ka
thėnė gjen. Piter Pejs pėr televizionin ABC.
-
- Njoftohet
gjithashtu se luftėtarėt kanė fluturuar me aeroplan nga
Iraku verior nė Irakun jugor dhe deri tash kanė arritur atje
700 sish dhe u pėrkasin tė gjitha grupimeve: islamistė,
komunistė dhe nacionalistė.
-
-
- Ekspertėt
amerikanė besojnė tė kenė zbuluar nė Irak armė tė shkatėrrimit
nė masė
-
- Afėr
Bagdadit, 7 prill 2003 Ekspertėt amerikanė tė armėve biologjike dhe kimike besojnė tė
kenė zbuluar njė vend depozitimi tė armėve tė shkatėrrimit
nė masė, ka deklaruar njė zyrtar amerikan sot (tė hėnėn),
njofton Rojter. "Detektorėt tanė kanė treguar diēka",
ka thėnė majori Ros Kofman dhe ka shtuar se "vendi
ndodhet nė jug tė qytetit Hindija".
-
-
- Tanket
amerikane kanė bombarduar pallatin kryesor tė Sadam Hyseinit
nė qendėr tė Bagdadit
-
- Bagdad,
7 prill 2003 Tanket dhe automjetet e blinduara amerikane kanė depėrtuar thellė
nė qendėr tė kryeqytetit irakian dhe e kanė bombarduar
pallatin kryesor presidenncial tė Sadam Hyseinit dhe kanė
goditur edhe disa caqe tė tjera, njofton BBCWorld.
-
- Mbi 100
automjete tė blinduara, pėrfshirė edhe 70 tanke, kanė marrė
pjesė nė kėtė sulm tė furishėm sot heret nė mėngjes (tė
hėnėn), gjatė tė cilit janė mbėshtetur edhe me aeroplanė
tė telekomanduar pa pilot, kanė bėrė tė ditur burimet
ushtarake amerrikane.
-
- Njė
zytrtar i Pentagonit ka thėnė se operacioni ushtarak
amerikan ėshtė njė "shou i forcės", qė i dėrgon
njė mesazh tė fuqishėm regjimit irakian, por nuk
konsiderohet domosdo "betejė pėr Bagdadin".
-
-
- Nga
pasojat e zjarrit vdiqėn 21 nxėnės nė Siberi
-
- Moskė,
7 prill 2003 - Nga njė zjarr qė pėrfshiu sot njė shkollė nė Siberi vdiqėn 21 nxėnės
dhe mėsuesi i tyre, ka bėrė tė ditur Ministria ruse e
Emergjencės, ndėrkaq dhjetė tė tjerė me plagėt e marra
janė transferuar nė spital.
Zjarri kishte pėrfshirė ndėrtesėn dykatėshe tė shkollės
nė qytetin Sidibal tė Jakutisė, 4.800 km nė lindje tė
Moskės. Nxėnėsit ishin tė moshės 11 e 16-vjeēare,
njoftojnė agjencitė e lajmeve.
-
-
- Ėshtė
gjetur i vdekur Ali Hasan al-Mexhid, me nofkėn "Ali
kimiku"
-
- Basra,
7 prill 2003 Ali Hasan al-Mexhid, tė cilit kundėrshtarėt e regjimit irakian ia
kishin vėnė nofkėn "Ali kimiku", pėr shkak se mė
1988 kishte urdhėruar vrasjen me helmim me gaz tė mijėra
kurdėve, ėshtė gjetur i vdekur, ka bėrė tė ditur njė
zyrtar britanik sot (tė hėnėn).
-
- Majori
Endrju Xhekson i Batalionit tė tretė tė Regjimentit tė
parashutistėve ka konfirmuar vdekjen e personit, i cili ishte
kushėri i parė i Sadam Hyseinit dhe njė nga pjesėtarėt mė
brutal tė rrethit tė tij tė berendshėm. Al-Mexhid ėshtė
vrarė tė shtunėn kur aeroplanėt e forcave tė koalicionit
me predha tė drejtuara me laser e kishin goditur shtėpinė e
tij nė Basra.
-
- Xhekson
ka thėnė se trupi i tij ėshtė gjetur sė bashku me atė tė
truprojės sė tij dhe udhėheqėsit tė shėrtbimit tė
zbulimit nė Basra. Sadami ia kishtė besuar al-Mexhidit
mbrojtjen e Irakut jugor kundėr okupimit nga ana e forcave tė
koalicionit.
-
-
- Nė
luftimet e sotme janė vrarė dy marinsa amerikanė dhe janė
palagosur shumė tė tjerė
-
- Bagdad,
7 prill 2003 Dy marinsa amerikanė janė vrarė dhe shumė tė tjerė janė
palagosur sot (tė hėnėn) nė luftimet pėr tė sigururar dy
ura mbi lumin nė hyrje tė Bagdadit, tė cilat kanė qenė
objektivat kryesore tė forcave amerikane pėr pėrparim dhe
hyrje nė qytet, ka deklaruar njė ushtarak amerikan.
-
- Marinsat
kanė thėnė se qė tė dy urat janė dėmtuar shumė gjatė
luftimeve dhe janė bėrė tė pakalueshme pėr tanke dhe
automjete tė rėnda tė blinduara.
-
- Tė dy
marinsat janė vrarė kur njė predhė artilerike e ka goditur
automjetin e tyre, i cili ka shpėrthyer, duke vrarė kėshtu
marinsat, qė kanė qenė brenda dhe duke plagosur edhe shumė
tė tjerė.
-
-
- Amerikanėt
nė zemėr tė Bagdad
-
- Bagdad,
7 prill 2003 - Njoftimet mė tė fundit nga Bagdadi flasin pėr goditje tė rėnda me
artileri dhe tanke. Njė korrespondent i BBC-sė nė zemėr tė
kryeqytetit irakian thotė se nga ballkoni i hotelit tė tij
mund tė shohė dy tanke amerikane nė zemėr tė qytetit pranė
lumit Tigėr dhe njė pallati presidencial.
-
- Ai tha
se ndėrsa beteja po vazhdonte nga rajoni presidencial dėgjoheshin
tė shtėna tė forta mitralozi dhe artilerie, por shtoi se
situata ishte ende konfuze.
Njė kolonel amerikan i intervistuar nga njė televizion
amerikan jashtė pallatit presiencial tha se ai dhe ushtarėt
e tij po zhvillonin kėrkime brenda pallatit dhe se trupa tė
tjera amerikane kishin kapur ndėrtesa tė rėndėsishme gjetkė
nė Bagdad, pėrfshirė hotelin Rashid.
Koloneli tha se forcat amerikane kishin nėn kontroll qendrėn
e Bagdadit dhe zemrėn e strukturės qeverisėse irakiane.
Imazhe televizive kanė treguar njė numėr personash me
uniforma tė zeza tė milicisė Fedajin qė vraponin pėrgjatė
bregut tė lumit Tigėr, shumica tė parmatosur.
-
-
- Pėrparime
nė frontet e tjera
-
- Qerbela,
7 prill 2003 - Forcat amerikane thonė se kanė marrė nėn kontroll qytetin qendror
irakian tė Qerbelasė pas dy ditė betejash tė ashpra me
luftėtarėt paraushtarakė.
Zėdhėnėsit e trupave amerikane nė Qerbela thonė se ata
kishin luftuar rrugė mė rrugė dhe kishin besim se nuk
ekzistonte mė ndonjė kėrcėnim pėr sulme irakiane.
Amerikanėt thonė se disa dhjetra irakianė dhe njė ushtar
amerikan ishin vrarė. Pala irakiane nuk i ka pėrmenduar ende
luftimet nė Qerbela, i cili ndodhet nė jug tė Bagdadit.
-
- Shefi i
shtabit britanik gjeneral majori Piter Uall tha se trupat e
rregullta irakiane ishin larguar nga Basra, por se milicia dhe
besnikėt e partisė Ba'ath ishin ende njė kėrcėnim.
-
-
- Bush
dhe Bler diskutojnė sot tė ardhmen e Irakut
-
- Londėr,
7 prill 2003 - Pika kryesore nė takimin e planifikuar pėr sot nė Iralndėn e
Veriut, mes presidentit Bush dhe kryeministrit britanik do tė
jetė korniza pėr rindėrtimin e Irakut, politikisht dhe
ekonomikisht, pasi tė jetė hequr nga pushteti Sadam Huseini.
-
- Pėr
presidentin Bush dhe kryeministrin Bler, pėrparimi i shpejtė
i forcave tė koalicionit drejt kontrollit ushtarak tė Irakut
e bėn edhe mė urgjente rėnien dakord rreth njė kornize tė
gjėrė pėr fazėn e ardhshme duke mbajtur premtimet se do
t'ju sjellin njė jetė mė tė mirė dhe njė qeveri
demokratike pėr popullin e Irakut.
-
-
- Aeroplani
amerikan bombardon tė vetėt
-
- Bagdad,
7 prill 2003 - Njė aeroplan luftarak amerikan nė veri tė Irakut ka bombarduar
gabimisht njė grup ushtarėsh amerikanė tė forcave
speciale. Disa prej ushtarėve amerikanė dhe disa luftėtarė
kurdė kanė humbur jetėn gjatė sulmit. Korrespondenti i
BBC-sė, qė u ndodh nė vendngjarje ėshtė plagosur.
-
- Ai e pa
bombėn qė shpėrtheu ndėrsa njė kolonė makinash kurde
parakaloi makinat me ushtarė amerikanė. Mes tė plagosurve nė
bombardim ėshtė vėllai i Masud Barzanit, udhėheqėsit tė
Partisė Demokratike Kurdistane.
Komandantė ushtarakė amerikanė thonė se po hetojnė njė
incident tė shkaktuar nga njė aeroplan F15, gjatė tė cilit
humbėn jetėn tre ushtarė amerikanė dhe pesė tė tjerė u
palgosėn. Ata nuk pėrmendėn viktima kurde, por komandantė
kurdė thonė se 14 ushtarė tė tyre humbėn jetėn nė
incident.
-
-
- Plagosen
pesė diplomatėt rusė
-
- Bagdad,
7 prill 2003 -Tė paktėn pesė diplomatė rusė janė plagosur nė Irak, kur kolona e
makinave me tė cilat ata po udhėtonin, u sulmua teksa po
largohej nga Bagdadi.
Sipas njoftimeve, kolona e makinave me flamuj rusė, u sulmua
me armė zjarri rreth 8 km jashtė Bagdadit nė rrugėn drejt
kufirit me Sirinė. Nė kolonė ndodheshin gjithsej 25
persona, disa prej tyre gazetarė.
Ka njoftime kontradiktore nėse vetė ambasadori rus ėshtė
plagosur apo jo gjatė sulmit. Sipas zyrtarėve rusė, pėr
itinerarin e rrugės qė do ndiqej dhe pėr kohėn e
evakuimit, ambasada kishte rėnė dakord si me forcat e
koalicionit, edhe me palėn irakjane.
Ushtria amerikane tha se nuk ka trupa nė zonėn ku ndodhi
sulmi, por vėzhguesit rusė janė skeptikė.
|
|
|

|
|

|
|
Copyright©2000-2003
Trepca.net - Tė gjitha
tė drejtat e rezervuara. |
|
|

|
|
|