4.04.2003 - Trepca.net

Lajme

E premte, 4 prill 2003

 

Pėrmbajtja:

  • Shtajneri shpalli tė paligjshėm qėndrimin e djeshėm tė Kuvendit tė Kosovės pėr zbatimin e Ligjit pėr arsimin e lartė

  • M. Shtajner: Bartja e kompetencave do tė bėhet pa marrė parasysh se dikujt kjo nuk do t'i pėlqejė

  • Deklaratė e zėdhėnėsit tė Presidentit Rugova nė lidhje me pranimin e Unionit Serbi- Mali i Zi nė Kėshillin e Evropės

  • Deputetėt miratuan Ligjin pėr bibliotekat, nismėn pėr shpalljen e Bjeshkėve tė Nemuna Park Nacional dhe Komisionin pėr mediat

  • Qė nga 1 gushti tė gjithė tė punėsuarit duhet tė paguajnė kontributet pėr kursimin pensional

  • Policia e Kosovės po ua merr lejen vozitėsve serbė dhe targat e veturave me regjistrim tė Serbisė

  • E. Busek: Sė shpejti do tė dėrgojmė nė Kosovė njė mision biznesi pėr t'u dhėnė shtytje investimeve nė kėtė vend

  • F. Spahija thotė se toleranca e UNMIK-ut dhe KFOR-it ndaj serbėve qė shkaktojnė trazira ėshtė e pakuptueshme

  • Dega e Forumit tė Rinisė sė LDK-sė nė Prizren fillon fushatėn zgjedhore

  • Lideri i opozitės irakiane Bahtir Amin ndodhet pėr njė vizitė nė Kosovė

  • Komuna e Gjilanit u premton arsimtarėve t`ua kompenzojė shpenzimet e udhėtimit

  • UNMIK-u nuk duhet tė heshtė ndaj tendencave pėr tė krijuar bashkėsi tė komunave serbe nė Kosovė

  • Zyra ligjore i jep fund kontestit rreth zgjedhjes sė kryeshefit ekzekutiv nė Gjilan

  • KNKK organizoi njė seminar pėr oficerėt e TMK-sė

  • Shtajner sot shkon nė Beograd tė takohet me kryeministrin serb

  • Ministri i jashtėm bullgar angazhohet pėr njė zgjidhje sa mė tė shpejtė tė statusit tė Kosovės

  • Prokuroria shqiptare komunikoi zyrtarisht akuzat ndaj ish-shefit tė Shėrbimit Sekret, Fatos Klosi

  • BDI: Punėsimi i 2400 shqiptarėve nė administratėn publike ėshtė obligim nga Marrėveshja e Ohrit

  • Nga njė shpėrthim i njė automjeti civil nė njė pikė kontrolli janė vrarė 5 persona

  • Trupat izraelite kanė arrestuar komandantin lokal tė Xhihadit islamik dhe katėr shoqėruesit e tij

  • Forcat britanike kanė vrarė sot 8 policė irakianė nė periferi tė Basrės

  • Rreth 2500 ushtarė irakianė tė Gardės republikane u janė dorėzuar forcave amerikane

  • SHBA-tė tėrheqin njė pjesė tė stafit diplomatik nga Kina

  • Dhoma e Pėrfaqėsuesve ka miratuar shumėn prej rreth 80 miliardė dollarėsh

  • Amerikanėt marrin nėn kontroll aeroportin e Bagdadit - vriten 320 ushtarė irakianė

  • Ramsfeld thotė se nuk do tė bėhen tratativa me regjimin irakian

  • Presidenti Bush flet para trupave nė kampin Lėxhun

  • Pouell: Koalicioni tė marrė rolin kryesor pėr vendimet pas luftės nė Irak

  • Bagdadi zhytet nė errėsirė

  • Pėrleshje mes trupave amerikane dhe talebanėve nė Afganistan

  • Ende asnjė gjurmė prej turistėve tė zhdukur nė Algjeri


 

Shtajneri shpalli tė paligjshėm qėndrimin e djeshėm tė Kuvendit tė Kosovės pėr zbatimin e Ligjit pėr arsimin e lartė
 
Prishtinė, 4 prill 2003 - Drejtori pėr Informim i UNMIK-ut Sejmon Hasellok, duke komentuar qėndrimin pėr zbatimin e Ligjit pėr arsimin e lartė nė seancėn e djeshme tė Parlamentit tė Kosovės, ka thėnė se Parlamenti ka bėrė shkelje tė Kornizės Kushtetuese duke miratuar njė qėndrim pėr zbatimin e njė ligji tė padekretuar pėr arsimin e lartė.
 
Sipas tij njė projektligj qė miratohet nga Kuvendi i Kosovės hyn nė fuqi vetėm me dekretim nga pėrfaqėsuesi special i sekretarit tė pėrgjithshėm tė OKB-sė nė Kosovė.

Hasellok thotė se qėndrimi qė ka miratuar Kuvendi i Kosovės nuk ka vlerė ligjore dhe ky vendim ėshtė nėnshkruar nga Mihael Shtajner, tha ai duke lexuar vendimin e Shtajnerit, i cili e shpalli tė paligjshėm qėndrimin e djeshėm tė miratuar me shumicė votash nga Kuvendi i Kosovės.
 
 
M. Shtajner: Bartja e kompetencave do tė bėhet pa marrė parasysh se dikujt kjo nuk do t'i pėlqejė
 
Prizren, 4 prill 2003 - Kryeadministratori Mihael Shtajner ka thėnė se bartja e kompetencave nga autoritetet ndėrkombėtare nė ato vendore do tė bėhet nė radhė tė parė do tė bėhet konform sugjerimeve tė KS tė OKB-sė nė pajtueshmėri me Rezolutėn 1244 dhe se ky proces do tė kryhet pa marrė parasysh se dikujt kjo nuk do t'i pėlqen.
 
Shtajner kėto komente i bėri dje nė Prizren, duke nėnvizuar se kalimi i kompetencave nė institucionet vendore ėshtė nė funksion tė njė krijimi tė njė Kosove multietnike dhe demokratike, duke hedhur poshtė akuzat e disa pėrfaqėsuesve serbė tė Kosovės sipas tė cilave Shtajner nė kėtė mėnyrė po kontribuon nė krijimin e njė Kosove tė pavarur.
 
 
Deklaratė e zėdhėnėsit tė Presidentit Rugova nė lidhje me pranimin e Unionit Serbi- Mali i Zi nė Kėshillin e Evropės
 
Prishtinė, 4 prill 2003 - Zėdhėnėsi i Presidentit tė Kosovės Ibrahim Rugova, Muhamet Hamiti, nė lidhje me pranimin e Unionit Serbi- Mali i Zi nė Kėshillin e Evropės, ka lėshuar kėtė deklaratė:

"Kosova e pavarur, e integruar nė BE dhe nė NATO, ėshtė pėrcaktimi ynė.
 
Nė kėtė rrafsh e shohim edhe synimin e fqinjėve tanė pėr tė shkuar kėsaj rruge pėr vete. Ata mund ta ndjekin kėtė rrugė vetėm duke hequr dorė nga fantazitė pėr rikthim tė Kosovės nė orbitėn e vet tė dhunshme. Kosova ka dalė njė herė e mirė nga kjo orbitė e Beogradit – me luftė bile.

Kosova pret tė bėhet pjesėtare e organizmave ndėrkombėtarė, duke pėrfshirė edhe Kėshillin e Evropės, me identitetin e vet shtetėror e demokratik. Presidenti Ibrahim Rugova, nė takimet qė ka pasur me pėrfaqėsues tė Kėshillit tė Evropės, ka kėrkuar vazhdimisht qė Kosovės t’i jepet fillimisht statusi i vėzhguesit.

Pėrmendja e Kosovės nė preambulėn e kushtetuese tė Serbisė le tė mbetet njė mendim dėshirues pėr njė kohė qė s’kthehet mė.

Ne duam Kosovėn e pavarur. Pavarėsia jonė do tė depozitohet nė Unionin Evropian dhe nė organizma tė tjerė integrues perėndimorė pėr aq sa e depozitojnė tė tjerėt kėtė pavarėsi tė veten pėr interesa tė pranuara reciprokisht".
 
 
Deputetėt miratuan Ligjin pėr bibliotekat, nismėn pėr shpalljen e Bjeshkėve tė Nemuna Park Nacional dhe Komisionin pėr mediat
 
Prishtinė, 4 prill 2003 - Kuvendi i Kosovės i ka vazhduar punimet e seancės sė djeshme, duke miratuar Ligjin pėr bibliotekat, nismėn pėr shpalljen e Bjeshkėve tė Nemuna Park Nacional dhe ka formuar njė Komision tė pavarur pėr media tė parlamentit.

Nė seancėn e sotme deputeti i PDK-sė Xhavit Haliti kritikoi kryetarin e Kuvendit pėr mėnyrėn sesi ėshtė hapur dje debati pėr ligjin pėr arsimin e lartė, duke thėnė se ėshtė shkulur rregullorja pėr punėn e parlamentit. "Akti i djeshėm i shpalljes sė njėfarė deklarate pa proceduar me atė deklaratė nga askush dhe pa e parė askush votimi i saj na fut nė njė konflikt tė ri me UNMIK-un", tha ai.
 
Por shefi i grupit parlamentar tė LDK-sė Sabri Hamiti tha se nuk mund tė debatohet pėr njė ēėshtje pėr tė cilėn Kuvendi ka marrė qėndrim.
 
Ai tha se ky ėshtė njė problem qė ka dalė nė rend dite si pikė e rregullt dhe ėshtė marrė njė qėndrim dje dhe ėshtė votuar nė Kuvend, pa marrė parasysh a ėshtė i mirė apo jo, por kėtė do ta tregojė koha, tha deputeti Hamiti. "Ėshtė njė qėndrim qė ėshtė imponuar nga pafuqia e zbatimit tė njė ligji qė ėshtė votuar nė kėtė kuvend uninimisht me vota e deputetėve", tha ai.

Kuvendi i Kosovės me 43 vota pro dhe 5 kundėr miratoi nismėn e Ministrisė sė Ambientit dhe Planifikimti Hapėsinor pėr shpalljen e Bjeshkėve tė Nemuna Park Nacional. Prezentimin e kėsaj nisme e bėri ministri i dikasterit pėrkatės Ethem Ēeku, i cili tha se parqet nacionale konsiderohen si thesar i vlerave tė larta nė botė.
 
Ēeku tha se Bjeshkėt e Nemuna ēmohen pėr vlerat e larta ekologjike, gjeomorfologjike, tė peizazhve dhe lokaliteteve, pėr vlerat kulturore dhe ndėrtimore, si dhe pėr vlerat tė zhvillimit ekonomik dhe turistik.
 
 
Qė nga 1 gushti tė gjithė tė punėsuarit duhet tė paguajnė kontributet pėr kursimin pensional
 
Prishtinė, 4 prill 2003 - "Trusti i pensioneve tė Kosovės, investimet pėr tė ardhmen si dhe principet pėr investime kurismore" ishte titulluar seminari i sotėm i organizuar nga Ministria e Financave, Riinvesti dhe Enti i Statistikavee tė Kosovės.

Nė kėtė seminar u tha se qė nga 1 gushti tė gjithė tė punėsuarit nė Kosovė duhet tė fillojnė tė paguajnė kontributet pėr kursimin pensional.
 
Ēdo punėtor ėshtė i obliguar tė kontrubuojė me 5 pėr qind tė pagės bruto nė konton individuale, kurse pėnėdhėnėsi ėshtė i obliguar tė shtojė edhe 5 pėr qind nė konton e punėtorit, por kjo shumė mund tė shtohet nė baza vullnetare, u tha nė kėtė seminar.
 
 
Policia e Kosovės po ua merr lejen vozitėsve serbė dhe targat e veturave me regjistrim tė Serbisė
 
Prishtinė, 4 prill 2003 - Policia e Kosovės ėshtė duke ua marrė lejen vozitėsve serbė tė Anamoravės dhe targat e veturave tė cilat janė me regjistrim tė Serbisė, kanė njoftuar mediat lokale.
 
E ashtuquajtur "Qendra Koordinuese pėr Kosovėn" u ka sugjeruar serbėt qė tė mos pranojnė kėtė ndėrrim pėr aq kohė sa nuk nėnshkruhet marrėveshja pėr ēėshtjen e lejeve tė vozitėsve dhe atė tė regjistrimit tė veturave mes Serbisė dhe UNMIK-ut.
 
 
E. Busek: Sė shpejti do tė dėrgojmė nė Kosovė njė mision biznesi pėr t'u dhėnė shtytje investimeve nė kėtė vend
 
Uashington, 4 prill 2003 - Koordinatori i Paktit tė Stabilitetit pėr Evropėn Juglindore Erhard Busek thotė se megjithė luftėn nė Irak rajoni i Ballkanit nuk duhet lėnė pasdore, pasi ai ndodhet shumė afėr Lindjes sė Mesme dhe shumė gjėra, si krimi i organizuar kalojnė nga ky rajon. Z. Busek i bėri kėto komente nė Uashington.

Ai me kėtė rast ka shfaqur qėndrimin e tij pėr gjendjen nė Shqipėri dhe nė Kosovė si dhe pėr sfidat me tė cilat ndeshėn vendet e Evropės Juglindore.

I pyetur se a ka projekte pėr Kosovėn dhe si trajtohet Kosova nga pikėpamja juridike nė nismat e Paktit tė Stabilitetit, z. Busek i tha "Zėrit tė Amerikės" se ēėshtja e statusit tė Kosovės nuk ėshtė njė subjekt i Paktit tė Stabilitetit. "Ne nuk duhet tė lejojmė qė Kosova tė mbetet njė vrimė e zezė nė hartė.
 
Prandaj ne kemi paraqitur disa propozime qė kanė tė bėjnė me bashkėpunime rajonale pėr shembull pėr krimin e organizuar, transportin, elektroenergjinė dhe shumė ēėshtje tė tjera", tha Busek. Ai paralajmėroi se sė shpejti do tė dėrgojė nė Kosovė njė mision biznesi pėr t'u dhėnė shtytje investimeve, sepse kjo ėshtė shumė e nevojshme.

"Kosovarėt marrin pjesė nė takimet e Paktit tė Stabilitetit si njėsi e administruar nga UNMIK-u. Nuk ėshtė detyra jonė tė merremi me ēėshtjet e sė drejtės ndėrkombėtare, por detyra jonė ėshtė tė arrijmė qėndrushmėrinė nė Kosovė nė njė hap me krejt rajonin.
 
Nga vetė karakteri i tij Pakti i Stabilitetit ėshtė njė bashkėpunim midis shteteve, prandaj ne nuk mund tė nėnshkruajmė marrėveshje tė tregėtisė sė lirė me Kosovė, por mund tė nėnshkruajmė marrėveshje tė pėrgjithshme me tė", tha veē tjerash z. Busek.
 
 
F. Spahija thotė se toleranca e UNMIK-ut dhe KFOR-it ndaj serbėve qė shkaktojnė trazira ėshtė e pakuptueshme
 
Mitrovicė, 4 prill 2003 - Kryetari i Asamblesė komunale tė Mitrovicės Faruk Spahija thotė se toleranca qė ka UNMIK dhe KFOR-i ndaj personave qė provojnė tė shkaktojnė trazira nė Kosovė, siē ėshtė Milan Ivanoviq, ėshtė e pakuptueshmne dhe se njė tolerancė e tillė do tė shkaktojė telashe tė mėdha nė Kosovė.

Spahija citohet tė ketė thėnė se bartėsit e kėtyre aktiviteteve janė njerėz qė do tė ishin tė arrestuar sipas tė gjitha ligjeve qė janė nė veprim, duke shtuar se fjalėn e ka pėr Milan Ivanoviqin dhe tjerė, tė cilėt veē tjerash, kanė sulmuar shpeshherė edhe pjesėtarėt e forcave paqeruajtėse nė Kosovė.
 
 
Dega e Forumit tė Rinisė sė LDK-sė nė Prizren fillon fushatėn zgjedhore
 
Prizren, 4 prill 2003 - Dega e Forumit tė Rinisė sė LDK-sė nė Prizren sot e filloi fushatėn zgjedhore pėr zgjedhjen e udhėheqjes sė re. Kjo fushatė do tė zhvillohet nė tė gjitha nėndegėt e kėtij Forumi nė komunė e Prizrenit dhe do tė zgjasė njė muaj e gjysmė. Pastaj pritet tė mbahet edhe kuvendi zgjedhor i FR pėr kėtė komunė.

Duke marrė pjesė nė kėtė mbledhje, kryetari i Asamblesė komunale tė Prizrenit njėherit edhe nėnkryetar i LDK-sė, Eqrem Kryeziu vlerėsoi punėn dhe aktivitetin e tė rinjve tė LDK-sė.
 
 
Lideri i opozitės irakiane Bahtir Amin ndodhet pėr njė vizitė nė Kosovė
 
Prishtinė, 4 prill 2003 - Njė lider i opozitės irakiane me qėndrim nė Londėr, Bahtir Amin, ndodhet pėr njė vizitė nė Kosovė. Ai ėshtė takuar me shefin e Zyrės Amerikane nė Prishtinė Rino Harnish dhe me kryeministrin e Kosovės Bajram Rexhepi.

Opozitari irakian Amin ka deklaruar se me tė pėrfunduar lufta nė Irak nuk dėshiron qė ky vend tė qeveriset nga njė mision i OKB-sė, siē bėhet tani me Kosovėn. Sipas tij, populli irakian ka kapacitete dhe resurse tė duhura qė ta administrojė vendin e vet. Ai u shpreh kundėr misioneve tė OKB-sė qė pėrdorin sistemet burokratike dhe stafe nga shumė vende pėr ta administruar Irakun.

Bahtir Amin tha se ndodhet nė Kosovė, nė vendin qė ka vuajtur shumė nga njė dikaktaturė, siē ishte ajo e Millosheviqit dhe i njeh fare mirė vuajtjet qė i ka shktatuar popullit irakian diktatori Sadam Husein.

Kryeministri Rexhepi shprehu mbėshtetjen pėr aksionet aleatėve pėr ēlirimin e Irakut dhe shpreson qė lufta nė kėtė vend tė marrė fund sa mė shpejt dhe atje tė vendoset njė udhėheqės siē ėshtė Bahtir Amin dhe Iraku tė jetė burim i stabilitetit dhe i demokracisė.
 
 
Komuna e Gjilanit u premton arsimtarėve t`ua kompenzojė shpenzimet e udhėtimit
 
Gjilan, 4 prill 2003 - Ndėrsa po flitet se punėtorėt e arsimit nė Kosovė mund tė fillojnė njė grevė tė paralajmėruar mė herėt kundėr pozitės sė vėshtirė materiale, komuna e Gjilanit ėshtė duke i shqyrtuar tė gjitha mundėsitė buxhetore qė t`u kompensojė shpenzimet e udhėtimit njėqind arsimtarėve qė janė tė detyruar tė paguajnė transportin deri nė shkollėn ku punojnė.

Duke e pohuar kėtė iniciativė tė komunės sė Gjilanit, kryetari Lutfi Haziri tha se kėto shpenzime po ndikojnė dukshėm nė uljen e pagave edhe ashtu tė vogla tė disa arsimtarėve. Ai shpreson nė njė zgjidhje tė kėtillė, sa mė shpejt qė tė jetė e mundur.
 
 
UNMIK-u nuk duhet tė heshtė ndaj tendencave pėr tė krijuar bashkėsi tė komunave serbe nė Kosovė
 
Gjilan, 4 prill 2003 - Duke keqpėrdorur vullnetin e mirė qė treguan deri tani, jo vetėm liderėt shqiptarė tė Kosovės, por edhe popullata e kėtushme, pėr t`u krijuar mundėsi integrimi nė shoqėri tė gjitha komuniteteve, serbėt lokalė, edhe nė Anamoravė, sipas modelit tė Mitrovicės, tashmė kanė formuar Unionin e komunave serbe.

Lutfi Haziri, kryetar i komunės sė Gjilanit ėshtė i bindur se tendencat e tilla do tė dėshtojnė, sepse nė Kosovė nuk do tė lejohen institucione nė baza etnike. Ai ndjehet ca i befasuar qė kjo ka ndodhur edhe nė rajonin e Anamoravės, ku Gjilani ka qenė njė shembull i mirė pėr pėrfaqėsimin qė u ka siguruar komuniteteve dhe pėr kėtė ėshtė cituar shpeshhere edhe nga ndėrkombėtarėt.

Haziri ka thėnė se shpreson qė edhe UNMIK-u, i cili ka autoritet tė rezervuar pėr disa ēėshtje nė Kosovė, nuk do tė heshtė ndaj tendencave tė serbėve lokalė pėr tė organizuar komuna dhe bashkėsi monoetnike.
 
 
Zyra ligjore i jep fund kontestit rreth zgjedhjes sė kryeshefit ekzekutiv nė Gjilan
 
Gjilan, 4 prill 2003 - Zgjedhja e kryeshefit ekzekutiv tė komunės sė Gjilanit ėshtė kontestuar edhe nė zyrėn ligjore, nga njė grup i kėshilltarėve tė LDK-sė, me arsyetimin se z. Enver Muja nuk kishte marrė votat e mjaftueshme pėr tė qenė nė kėtė detyrė.

Kryetari i komunės, Lutfi Haziri i njoftoi gazetarėt se Zyra ligjore, nė pėrgjegjen saj e ka interpretuar tė vlefshme procedurėn e zgjedhjes sė kryeshefit ekzekutiv, ndėrsa ai ka thėnė se kjo u jep fund tė gjitha spekulimeve tė deritashme qė janė bėrė rreth postit tė ekzekutivit.

Ndryshe, gati njė vit pas tėrmetit tė 24 prillit 2002, Haziri ėshtė shprehur edhe njėherė optimist se komuna e Gjilanit do t`i merrė 5 milionė eurot e premtuara nga kryeparlamentari Nexhat Daci, si ndihmė pėr sanimin e pasojave tė kėsaj fatkeqėsie natyrore, ndėrkaq qė i ka kėrkuar Qeverisė sė Kosovės qė kėto mjete t`i tėrheqė nga suficiteti i buxhetit tė vitit tė kaluar.
 
Ky ishte vendim i Kuvendit dhe ne shpresojmė se kryeministri dhe Ministria e Financave do ta zbatojnė atė, ka thėnė Haziri.
 
 
KNKK organizoi njė seminar pėr oficerėt e TMK-sė
 
Prishtinė 4 Prill 2003 - Prej 1 deri mė 4 prill Komiteti Ndėrkombėtar i Kryqit tė Kuq (KNKK) organizoi njė seminar pėr tė drejtėn ndėrkombėtare humanitare pėr oficerėt e Trupave Mbrojtėse tė Kosovės (TMK) me temėn trajnimi dhe doktrina komanduese.

Gjatė kėtijė seminari KNKK para 22 oficerėve tė TMK-sė ka prezentuar tė drejtėn ndėrkombėtare humanitare (DNH) dhe aplikimin e saj. Gjatė trajnimit 4 ditor oficerėt janė trajnuar pėr DNH pėrmes ligjėratve dhe ushtrimet praktike siē janė kuizet dhe ushtrimet me harta.

Ky aktivitet ėshtė njė nga tė tre tė planifikuar pėr vitin 2003, demonstroi dhe vazhdoi bashkėpunimin nė mes tė KNKK-sė dhe udhėheqjes sė TMK-sė lidhur me DNH, thuhet nė njė njoftim tė KNKK.
 
 
Shtajner sot shkon nė Beograd tė takohet me kryeministrin serb
 
Prishtinė, 4 prill 2003 - Kryeadministratori i Kosovės Mihael Shtajner sot do tė udhėtojė nė Beograd ku do tė takohet me kryeministrin e Qeverisė sė Serbisė Zoran Zhivkoviq. Kjo ėshtė vizita e parė e z. Shtajner qė nga emėrimi i kryeministrit tė ri serb.

Njoftohet se Shtajner do tė bisedojė me zyrtarė tė Beogradit lidhur me bartjen e pėrgjegjėsive nga administrata e UNMIK-ut nė institucionet e Kosovės.
 
 
Ministri i jashtėm bullgar angazhohet pėr njė zgjidhje sa mė tė shpejtė tė statusit tė Kosovės
 
Shkup, 4 prill 2003 - Ministri i jashtėm bullgar Sojmon Pasi nė njė takim me ish-kryeministrin e Maqedonisė Lubēe Georgievski ėshtė angazhuar pėr njė zgjidhje sa mė tė shpejtė tė statusit tė Kosovės.
 
Pas takimit me ministrin e jashtėm bullgar kryetari i opozitės maqedonase Georgievski ka thėnė se duhet tė mundėsohet zgjidhja sa mė e shpejtė e statusit tė Kosovės sepse kjo do tė sillte mė shumė stabilitet nė Ballkan.

Ndėrkaq, ministri i jashtėm bullgar citohet tė ketė thėnė se shtyrja e zgjidhjes sė kėtij problemi nuk do tė bėnė mė tė mirė zgjidhjen e statusit tė Kosovės.
 
 
Prokuroria shqiptare komunikoi zyrtarisht akuzat ndaj ish-shefit tė Shėrbimit Sekret, Fatos Klosi
 
Tiranė, 4 prill 2003 - Nė Shqipėri prokuroria komunikoi dje zyrtarisht akuzat ndaj ish-shefit tė Shėrbimit Sekret, Fatos Klosi pėr shpėrdorim tė detyrės. Sipas saj, Klosi ka keqpėrdorur fondet buxhetore tė dhėna pėr institucionin qė ai drejtonte. Bėhet fjalė pėr mė shumė se 4.5 milionė lekė, ose mbi 33 mijė dollarė.
 
Denoncimin ndaj ish-shefit tė Shėrbimit Sekret e bėri nė shtator tė vitit tė kaluar kryeministri Fatos Nano pak para shkarkimit tė Klosit nga detyra.
 
 
BDI: Punėsimi i 2400 shqiptarėve nė administratėn publike ėshtė obligim nga Marrėveshja e Ohrit
 
Tetovė, 4 prill 2003 - Kryesia e Bashkimit Demokratik pėr Integrim (BDI) ka vlerėsuar nė njė takim se se puna dhe aktivitetet rreth ndarjes sė pushtetit dhe ndėrmarrjeve publike ėshtė duke shkuar mirė dhe nė drejtim tė sigurimit tė pjesėmarrjes sė drejtė tė shqiptarėve nė institucionet shtetėrore.
 
Nė kėtė kontekst, kryesia e partisė gjithashtu e shqyrtoi edhe dinamikėn e procesit tė punėsimit tė 2400 shqiptarėve nė administratėn publike, nė fazėn e parė tė realizimit tė pėrfaqėsimit tė drejtė, obligim ky qė del nga Marrėveshja e Ohrit.

Duke shqyrtuar procesin e inkuadrimit tė shqiptarėve nė polici dhe nė ushtri, kryesia ēmon se duhet apeluar te shqiptarėt qė pozitivisht t'i pėrgjigjen ftesės pėr tė kryer shėrbimin ushtarak, si hap i parė drejt sigurimit tė pėrfaqėsimit tė drejtė tė shqiptarėve nė sferėn e sigurisė si dhe ndėrtimit tė masave tė mirėbesimit mes komuniteteve.

Gjithashtu ėshtė shqyrtuar edhe ēėshtja e pėrdorimit tė gjuhės dhe u konstatua nevoja pėr angazhim tė mėtejmė nė pėrgatitjen dhe pėrdorimin e dokumenteve nė gjuhėn shqipe, konform dispozitave tė Marrėveshjes sė Ohrit.

Pėr sa u pėrket aktiviteteve nė drejtim tė zgjidhjes sė problemit tė Universitetit tė Tetovės, Kryesia e Bashkimit Demokratik pėr Integrim ka vlerėsaur se aktivitetet nė kėtė drejtim duhet tė vazhdojnė edhe mė tutje, thuhet nė njė komunikatė tė BDI-sė.
 
 
Nga njė shpėrthim i njė automjeti civil nė njė pikė kontrolli janė vrarė 5 persona
 
Kampi Sejlija, Katar, 4 prill 2003 – Njė automjet ka shpėrthyer nė njė pikė kontrolli tė forcave tė koalicionit nė veriperendim tė Bagdadit dhe kėshtu janė vrarė tre ushtarė, njė grua shtatzėnė dhe shoferi, kanė bėrė tė ditur zyrtarėt ushtarkė tė premten, njofton Rojter.
 
"Mbremė, rreth 18 km larg nga porti Haditha nė Irak, njė automjet civil iu ka afruar pikės sė kontrollit tė forcave tė koalicionit. Njė grua shtatzėnė ka dalė para makinės dhe ka filluar tė bėrtasė nga frika.
 
Nė atė moment automjeti civil ka shpėrthyer, duke vrarė tre pjesėtarė tė forcave tė koalicionit, qė po i afroheshin makinės dhe ka plagosur edhe dy tė tjerė. Gruaja shtatzėnė dhe shoferi i makinės janė vrarė gjithashtu nė kėtė sulm", thuhėt nė deklaratėn e Shtabit tė luftės nė Katar.
 
 
Trupat izraelite kanė arrestuar komandantin lokal tė Xhihadit islamik dhe katėr shoqėruesit e tij
 
Tel Aviv, 4 prill 2003 - Trupat izraelite kanė arrestuar sot (tė premten) komandantin lokal tė Xhihadit islamik, Anvar Elian dhe katėr shoqėruesit e tij nė kampin e refugjatėve nė Tulkarem pasi mė parė kishin dėbuar nga kampi rreth 1.500 meshkuj palestinezė, njofton UPI.
 
Armata izraelite ka thėnė se ky grup planifikonte sulme me autobomba dhe bombardime vetėvrasėse brenda Izraelit. Ushtarėt kishin rrethuar bazėn e fshehtė tė Elianit nė kamp tė enjten nė mbremje, kurse tė premten nė mėngjes, ai ishte dorėzuar pa luftė, ka thėnė njė tjetėr burim ushtarak izraelit, me kusht anonimiteti.
 
 
Forcat britanike kanė vrarė sot 8 policė irakianė nė periferi tė Basrės
 
Basra, 4 prill 2003 – Forcat britanike kanė thėnė se kanė vrarė sot (tė premten) 8 policė irakianė nė luftimet nėpėr rrugė nė periferi tė Basrės, qytet ky jugor i Irakut, i cili ka qenė i rrethuar tash dy javė, njofton Rojter.
 
Kapiteni Xhejms Moulton ka deklaruar se 10 tanke dhe automjete tė blinduara britanike mė parė kanė hyrė nė qytet, kanė zėnė pozicionet nė kėrkim tė policėve dhe pastaj kanė hapur zjarr mbi ta.

Gjatė kėtyre luftimeve, qė kanė qenė ndėr mė tė ashprat gjatė kėtyre ditėve, janė vrarė 8 luftėtarė irakianė. Luftimet ende po vazhdojnė nė kėtė zonė, qė ėshtė rreth tri mile nga qendra e qytetit.
  
     
Rreth 2500 ushtarė irakianė tė Gardės republikane u janė dorėzuar forcave amerikane
 
Kampi Sejlia, Katar, 4 prill 2003 – Rreth 2500 ushtarė irakianė tė Gardės republikane u janė dorėzuar gjatė natės forcave amerikane, ka deklaruar sot (tė premten) zėdhėnėsi ushtarak amerikan, kapiteni Frank Thorp nė Shtabin qendror tė Komandės sė luftės nė Katar, njofton Rojter.
 
Ai gjithashtu ka thėnė se marinsat amerikanė po pėrparojnė nga qyteti Kut, rreth 105 mile nė juglindje tė kryeqytetit dhe tash ndodhen nė afėrsi tė Bagdadit. Forca tė tjera, ndėrkaq, po pėrparojnė nė aeroport nė jugperendim tė aeroportit.
 
 
SHBA-tė tėrheqin njė pjesė tė stafit diplomatik nga Kina
 
Pekin, 4 prill 2003 - Shtetet e Bashkuara kanė tėrhequr njė pjesė tė stafit diplomatik nga Kina pėr shkak tė frikės nga infektimi me virusin vdekjeprurės tė pneumonisė (tė ftohurit), njofton BBCworld.
 
Organizata Botėrore e Shėndetėsisė i ka porositur udhėtarėt tė shtyjnė udhėtimet e panevojshme nė Hong kong dhe nė provincėn kineze Guangdong, tė cilat mendohet tė jenė epiqendėr e epidemisė.
 
 
Dhoma e Pėrfaqėsuesve ka miratuar shumėn prej rreth 80 miliardė dollarėsh
 
Uashington, 4 prill 2003 - Dhoma e Pėrfaqėsuesve ka miratuar shumėn prej rreth 80 miliardė dollarėsh pėr financimin e luftės nė Irak dhe pėr fillimin e rindėrtimit tė pasluftės, njofton BBCworld.
 
Por sipas kėtij amandamenti, kongresmenėt kanė insistuar qė asnjė paratė pėr rindėrtim nuk duhet tė shkojnė pėr kompanitė nga Franca, Gjermania, Rusia ose Siria, vende kėto qė ishin kundėrshtarė tė mbėshtetjes sė luftės amerikane nė Irak.
 
Shtėpia e Bardhė ka kundėrshtuar kėtė amandament, por projektligji ka kaluar me njė shumicė absolute votash - 414 vota pro dhe 12 kundėr.
 
 
Amerikanėt marrin nėn kontroll aeroportin e Bagdadit - vriten 320 ushtarė irakianė
 
Afėr Bagdadit, 4 prill 2003 - Forcat amerikane kanė vėnė sot (tė premten) nėn kontroll aeroportin ndėrkombėtar tė Bagdadit, qė ėshtė trofeu mė i madh nė luftėn 16-ditėshe pėr tė pėrmbysur Sadam Hyseiunin, njofton Rojter. "Ne kontrollojmė aeroportin.
 
Ėshtė njė zonė e madhe me shumė ndėrtesa, tė cilat ka nevojė tė pastrohen, por janė tonat", ka thėnė kol. Xhon Pibodi, komandant i Brigadės inxhinierike tė Divizionit tė 3-tė tė kėmbėsorisė.
 
Zyrtari ushtarak amerikan ka thėnė se nė luftimet pėr kontrollin e aeroportit, i cili ėshtė vetėm 12 mile nė jugperendim tė qendrės sė Bagdadi, janė vrarė 320 ushtarė irakianė tė kėmbėsorisė dhe janė zėnė ose janė shkatėrruar dhjetėra armė artilerike kundėrajrore.
 
 
Ramsfeld thotė se nuk do tė bėhen tratativa me regjimin irakian
 
Uashington, 4 prill 2003 - Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Ramsfeld, tha dje se nuk do tė bėhen tratativa me regjimin irakian. Disa vende kanė propozuar arritjen e njė marrėveshjeje mes forcave tė koalicionit dhe Irakut, por zoti Ramsfeld tha se i vetmi qėllim i saj ėshtė t’i jepet shpresė dhe tė akomodohet regjimi i Sadamit.

Ndėrkaq, Shefi i Shtatmadhorisė amerikane, gjenerali Riēard Majers, tha dje se Shtetet e Bashkuara synojnė ta bėjnė regjimin irakian tė pavlefshėn, duke e izoluar atė nė Bagdad dhe duke i hequr ēdo mundėsi qė tė komunikojė me popullin irakian.
 
 
Presidenti Bush flet para trupave nė kampin Lėxhun
 
Kampi Lėxhun, 4 prill 2003 - Presidenti Bush foli tė enjten pėrpara trupave amerikane ndėrkohė qė nderoi kujtimin e amerikanėve tė vrarė nė luftėn me Irakun. Presidenti Bush vizitoi marinsat amerikanė nė Kampin Lėxhun tė Karolinės sė Veriut dhe shprehu optimizėm pėr rezultatin e luftės.
 
Kampi Lėxhun ėshtė baza e mė shumė se 17 mijė marinsave qė ndodhen aktualisht nė Irak. Duke folur pėrpara trupave nė kėtė kamp, Presidenti Bush bėri njė vlerėsim optimist pėr luftėn nė Irak.

"Ne jemi nė pėrparim e sipėr. Destinacioni ynė ėshtė Bagdadi. Dhe ne nuk do tė pranojmė gjė tjetėr pėrveē fitores sė plotė dhe pėrfundimtare", tha presidenti Bush. Por vizita u shoqėrua edhe me nota trishtimi. Fjala ėshtė pėr ēmimin e lartė qė marinsat e Kampit Lėxhunė kanė paguar nė luftėn e tanishme.
 
 
Pouell: Koalicioni tė marrė rolin kryesor pėr vendimet pas luftės nė Irak
 
Bruksel, 4 prill 2003 - Sekretari amerikan i Shtetit, Kolin Pauėll, tha se bashkėpunimi ndėrkombėtar do tė jetė i rėndėsishėm nė pėrcaktimin e tė adhmes sė Irakut tė pas luftės. Pas bisedimeve me ministrat e jashtėm tė vendeve anėtare tė NATO-s dhe vendeve tė tjera evropiane nė Bruksel, sekretari Pauell foli mbi planet pėr njė proces pėr stabilizimin e gjendjes nė Irak pas pėrfundimit tė luftės.
 
Z. Pauell tha se procesi do tė fillojė me ngritjen e njė administrate kalimtare nga komandantėt ushtarakė dhe mė pas do tė ftohen Kombet e Bashkuara dhe pėrfaqėsuesit e popullit irakian tė marrin pjesė nė kėto pėrpjekje.

Zoti Pauėll tha se shpreson qė sekretari i pėrgjithshėm i Kombeve tė Bashkuara, Kofi Anan, tė emėrojė shpejt njė bashkėrendues tė organizatės botėrore qė tė punojė me administratėn ushtarake tė planifikuar nga koalicioni dhe me autoritetin kalimtar irakian qė do ta pasojė atė, pėr tė ndihmuar nė dėrgimin e ndihmave humanitare dhe ato pėr procesin e rindėrtimit.
 
 
Bagdadi zhytet nė errėsirė
 
Bagdad, 4 prill 2003 - Disa shpėrthime tė fuqishme tronditėn qendrėn e Bagdadit, kur avionėt amerikanė vazhduan tė enjten nė mbrėmje tė ushtronin presion mbi kryeqytetin irakian. Pjesa mė e madhe e qytetit u zhyt nė errėsirė gjatė natės. Kjo ėshtė hera e parė qė energjia elektrike ndėrpritet nė kėtė masė qė prej fillimit tė luftės.
 
Megjithatė Amerika thotė se forcat e saj nuk i ka goditur qėllimisht linjat e tensionit tė lartė. Artileria e rėndė ka qėlluar prej perfierisė sė kryeqytetit. Amerikanėt thonė se kanė luftuar pėr tė marrė unazėn e dytė tė mbrojtjes qė rrethon Bagdadin.
 
 
Pėrleshje mes trupave amerikane dhe talebanėve nė Afganistan
 
Spin Boldak, Afganistan, 4 prill 2003 - Njėsi speciale amerikane dhe ushtarė afganė zhvilluan pėrleshje me armė me rreth 40 ushtarė talebanė. Talebanėt i kishin sulmuar ushtarėt amerikanė nė zonėn malore tė Kandaharit nė veri tė qytetit Spin Boldak. Pas kėsaj avionėt ushtarakė amerikanė bombarduan pozicionet e talebanėve, njoftoi njė zėdhėnės ushtarak amerikan.
 
 
Ende asnjė gjurmė prej turistėve tė zhdukur nė Algjeri
 
Algjer, 4 prill 2003 - Ende nuk ka asnjė lloj gjurme prej turistėve tė zhdukur gjatė gjashtė javėve tė fundit nė pjesėn algjeriane tė Saharasė. 16 prej 21 turistėve tė vrarė ishin gjermanė, katėr tė tjerė zvicerianė dhe njė holandez.
 
Ende vazhdon tė jetė e paqartė nėse turistėt janė rrėmbyer apo kanė rėnė viktima tė ndonjė krimi. Ministria gjermane e punėve tė jashtme rekomandon qė turistėt ta shmangin zonėn Illiz-Haxhaxh.

 

Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.