|
Prishtinė,
18 mars 2003 / Dr Enver
HASANI
 |
|
Katėr
vjetori i vrasjės sė tė ndjerit prof.
Latif Berisha, kėtij tribuni tė vėrtetė kosovar,
nga forcat e verbėra tė militarizmit serb, na shtynė ta
kujtojmė atė edhe njėherė publikisht, si njė memento tė
vetė qenjes sonė. Aq mė parė qė
pas kėsaj dhe, veēanėrisht, nė driten e ngjarjeve e
ndodhive tė kėsaj hapėsire, personaliteti i tij, permes
mungesės tragjike, vihet edhe mė shumė nė spikamė.
Latif
Berisha, falė edhe shekullit tė tij jetėsor, reflekton
pothuaj tė gjitha vlimet dhe percaktimet nėpėr tė cilat
kaloi Kosova e pasluftės sė Dytė Botėnore, ose, shprehur
me zhargonin politik, fatin e saj gjatė Jugosllavisė sė
Dytė e tė Tretė. |
Megjithatė,
duhet pasur parasysh se periudha e pas luftės nėn regjimin
komunist, nuk mund tė merret homogjene dhe, rrjedhimisht, as edhe
sjellja e synimet morale, intelektuale e kombėtare tė shqiptarėve.
Prandaj, nė kushtet e njė statu quo je tė imponuar, si nga
brenda ashtu dhe jashtė federates jugosllave, qenė paracaktuar
disi edhe kahjet e veprimeve tė intelektualėve kosovarė, ndėr
tė cilėt bėnte pjesė i ndjeri Latif. Nė tė tilla raste, siē
thotė Goethe, diplomacia e jetės mbetet mjeti mė efikas, por
gjithsesi, me dy presa. Nė rrethanat e atėhershme tė Kosovės,
pra, sinori qė ndante veprimtarin kulturor prej konformistit ,
ishte tepėr i hollė.
I ndjeri Latif, i futur tashmė nė
kapilaret e mendimit letrar, madje tė njė periudhe fine e plotė
fantazi, siē ėshtė romantizmi, ishte
fare i ndėrgjegjshėm pėr kėtė. Nė tė vėrtetė, ai i
pėrkiste asaj gjenerate qė, para vetės kishte plotė mundėsi
tunduese. Mė sakt: tė ishte pionier i njė rilindjeje shpirtėrore
e mendore tė shqiptarėve, gjithnjė brenda caqeve iluministe,
ose ti dorėzohej kompromisit, pėr tė gėzuar joshjet
hedoniste qė i cyste tėrthorazi e dretpėrdrejt regjimi nė
fuqi. Shkrimet e tija tė para poetike dhe mjedisi ku ai mori
shtat si intelektual do te kujtonim me respekt te madh
shoqaten Perpjekja te stundentėve shqiptarė nė Beograd
dhe organin e vetem te shprehjes letrare, revisten Jeta e Re
- ishte gurra e shėndetshme kombėtare, prej te ciles u ushqye
ai . Profesor Latifi bėnte pjesė nė ajkėn e kėtij mjedisi
dhe, si i tillė, do tė mbetej deri nė fund, kur dora mizore
serbe shtiu pabesisht mbi te.
Falė
natyrės dhe edukatės qė mori,
i ndjeri Prof Latif Berisha nuk ishte prej atyre qė shpėrthejnė
me impulse tė pakontrolluara ose qė bien nė konflikte tė
pamenduara mirė. Prandaj, njerėz si ai, me butėsinė dhe
tolerancėn e tyre, nganjėherė, sidomos nė kohė tė egra dhe
arbitrare, mund tė krijojnė te tė tjerėt iluzionin e njė
vullneti tė dobėt ose tė njė ēinteresimi radikal.
Sigurisht, Kosova ka pasur disa momente kulmore shpėrthimi, kur
edhe njeriu mė i ekuilibruar mund tė dilte prej natyrės sė
vetė e ti jepej rrymės. Por i ndjeri tashmė e kishte rrėnjosur
nė tru misionin e vet: ai, si njė pjesė e shquar e intelektualėve
tanė, pėrgatiste plejadėn e verimtarėve, tė cilėt, me
energjinė dhe shpirtin e admirueshėm tė sakrifices, do tė pėrgatisnin
e realizonin pėrmbysjen e ardhshme. Mendojmė se kėto raporte
delikate midis veprimtareve dhe frymėzuesve tė tyre tė heshtur
kanė nevojė pėr njė ndriēim te gjithanshėm, nė mėnyrė qė
tė dal nė pah ajo bazė e gjerė rezistence kosovare qė siguroi
mbijetesėn tonė. Kėtej
buron dhe misioni historik qė luajti Universiteti i Prishtines, ku
Profesor Latifi pėr vite e vite mbajti ligjerata. Ashtu sikunder
nė kopshtin e letėrsisė shqipe, zėri i tij do tė mbetet pėrherė
kumbues e tėrheqės.
Por,
erdh njė moment, kur edhe karaktere tė tilla duhej tė hynin nė
politiken e drejtpėrdrejt. Vendosja e pluralizmit nė Lindje, pas
rėnies sė Murit tė Berlinit, pėr shqiptarėt e Kosovės kishte
njė kuptim tė dyfisht: pėr ta qe thyer, kishte dėshtuar, jo
vetėm njė ideologji e huaj, por edhe qendra vitale e sllavizmit,
Rusia. Ajo pėrfundimisht kishte humbur peshėn e vet historike.
Ndaj, pavarėsisht nga shfaqiet e jashtme brutale, bashkė me
Rusinė kishte marrė teposhten edhe krijesa e saj, Serbia.
Prandaj ishte kjo prerja ideale e njė epoke, tė cilėn breza tė
tėre shqiptaresh, e kishin ėndėruar.
Profesor Latifi, me kulturėn
dhe intuitėn qė kishte, pa dyshim qė e kishte kuptuar kėtė gjė
mė mire se shumėkush. Mitrovica, ky avampost shqiptar, ashtu si
e gjithė Kosova, po e ndjente hapjen e horizontit tė ri.
Duheshin vetėm njerėz qė tė administronin mire shansin
historik dhe, nė pėrputhje me kėrkesat e formuluara nė mėnyrė
plebishitare, tė dilnin nė ballė tė punėve. Ndėrkaq,
filozofia e rezistencės paqėsore, e pėrvetėsuar aso kohe po
ashtu pothuaj me plebishit, kishte kėrkesat e saja specifike. Njė
proverb francez thotė: pesha, sado e lehtė, nė njė shtegtim tė
gjatė vjen e rėndohet. Prandaj, brezi i veprimtarėve tė rinj,
tė vetėdijshėm pėr kėtė frymė dhe imperativ, kėrkoi me
ngulm qė nė krye tė tyre tė vihej njeriu i pastėr, largpamės,
i urtė e kurajoz, njeriu me emrin Latif Berisha. Pėr kėtė famė
tė vetvetishme tė tij ai kishte investuar gjatė gjithė jetės.
Eshtė fatlum ai vend, thotė logjika e historisė, kur masa i
troket nė derė liderit dhe jo lideri masės.
Nė
kėtė kuptim ai i
kishte tė rrallė shoket. Dhe, kur ai pranoi tė angazhohej,
ishte e shkruar nė ballė se atė nuk do ta smprapste prej qėllimit
tė tij asnjė kėrcnim a dobėsi. Parė nė kėtė optikė, ai zė
njė vend nderi, si pakkush, nė plejadėn e veprimtarėve tė LDKės, tė njė LDK je qė e kishte perceptuar vėrtetė si
njė lėvizje mbarėpopullore, e kursesi si kufizim partiak a
ideologjik. Pikėrisht nė saje tė kėtij perceptimi, mendoj, ai
i shpėtoi frymės sė ngusht tė grupit dhe ruajti qartėsinė,
edhe kur u shfaqen realitetet e reja dhe pejsazhi politik kosovar
po ndryshonte. Njerėzit e Mitrovicės, ndoshta ndryshe nga
qytetet e tjera te Kosoves, kishin gjetur nė personin e tij
elementin mė koheziv, ngjashėm si ēifutėt Talmudin dhe
filozofinė e mesiasė sė premtuar, ndaj edhe kur ndodhen
bifurkimet politike dhe u degjuan krismat e armeve per liri, ai
vazhdonte te respektohej njesoj prej tė gjitha palėve. Dhe, falė
ketyre cilėsive te tija, ai ishte bėrė ndėr njerėzit mė tė
urryer tė barbarėve serb.
Historia
rrefen se nė tė gjitha pėrplasjet e armatorsura, kur pasioni
gjakatar i pushtuesit nuk njeh kurrėfarė arsyeje, gjenden individ
qė bėjnė sfidėn e madhe, ate tė ruajtjes sė pragut tė shtėpisė.
Eshtė kjo njė qėndresė stoike qė, nganjeherė, e tremb
armikun mė shumė se edhe vetė arma. Sepse superioriteti moral
ėshtė shuplaka mė e fuqishme qė mund ti jepet njė tirani.
Prandaj, kushdo qė e ka njohur nga afėr tė ndjerin Latif Berisha,
e ka ēmuar shumė edhe pėr njė veti tjetėr, qė te ne nuk ėshtė
me
aq bollėk: modestinė e tij.
Gjatė
rezistencės paqėsore dhe nė prak tė luftės, pati pėrpjekje tė
ndryshme pėr tė inicuar dialogun midis shqiptarėve dhe serbėve.
Pati dhe forume te ndryshme lokale e ndėrkombėtare, ku rraheshin e
trajtoheshin temat e nxehta tė Kosovės. Tė ndjerin Latif, jo pėr
mungesė kapaciteti intelektual e politik, nuk e shohim tė jetė i
pranishėm. Janė tė tjerė qė mbahen mė elokuent, mė agresiv e
mė
pretendues. Por u desh tė vinte fushata e spastrimit etnik, e
atyre masakrave tė paimagjinueshme, qė tė dilte nė dritė edhe
njėherė thelbi i tij njerėzor e qytetar. Me qendrimin e tij nė
truallin e vet, ai sikur ridikulizonte ēdo falsitet dhe shtirje
patriotike a revolucionare. Ishte koha kur nuk mbahej mė asnjė
maskė. Dhe pikėrisht atėhere doli madhėshtia e tij.
Serbėt e
dinin kėtė gjė, ata e njihnin shumė mirė tė ndjerin Latif. Duke
qenė pengesė e pakapercyeshme pėr planet e tyre, ata zgjodhen si
mjet te vetėm zhdukjen e tij fizike. Pėr Kosovėn e mbashluftės,
kur betejat zhvendoseshin nė tė tjera fusha okulte, njerėz si
Profesor Latifi e Profesor Agani mund ti paralizonin ato dhe tė
rienergjizonin ēėshtjen kosovare. Ndaj ata duheshin ēuar nė atė
botė, qoftė dhe si martir tė njė kombi martir. Ajo qė na mbetet
ne, ėshtė tė provojmė se, megjithatė, ka kush i bėnė ballė
stratagjemės se re serbe. Pėr mua, njohja me te ka qenė mė shumė
se nderė e privilegjė: pėrvojė qė nuk pėrsėritet kurrė mė
pėr gjeneratėn e njejėt. Dua tė them se pėrveē Serbisė qė
mbetet e njejėt, krejt tjetėr ndryshon nga koha kur e njoha
profesor Latifin.
Autori
ėshtė profesor i sė Drejtės Ndėrkombėtar nė
Universitetin e Prishtinės
|
|