|
- RTK-ja
e pavaruar- me pėrfaqėsim tė denjėt shoqėror!
 |
|
- Ēka
u po synohet nė debatet e promovuara pėr fatin e
televizionit publik- RTK? Pos vėshtrimeve, emocioneve
eksplosive, kundėr apo pro, po debatohet me
pompozitet dhe shpesh po thuhet se RTK-ja financohet
pjesėrisht nga buxheti publik por nuk ka
kontrollin shoqėror, nė kėtė mes hyn edhe Bordi i
Drejtorėve. Organi mbikėqyrės, i RTK-sė nuk
pėrfaqėsohet, siē bėhet kjo ne televizonet publike
nė vendet perėndimore. Prandaj debatuesit,disa nga
ta dyshojnė se kur nuk ka mbikėqyrje nga ligji dhe
pėrfaqėsimi i denjėt shoqėrore,
vėshtirė ėshtė tė ndalohet krijimi i
monopolit politik dhe shėndėrrimi i RTK-sė nė
manipulues ideologjik.
|
-
- Prishtinė,
28 mars 2003 / Zejnulla JAKUPI
-
- Njėri
prej debateve tė shpeshta qė po zhvillohet nė RTK tė
dieleva pas orės 21.00 ėshtė ēėshtja e televizionit
publik.Kjo ėshtė tema tė cilėn u debatua deri tani pesė
herė radhazi. Kjo Temė ėshtė trajtuar aq shpesh sa qė
mund ta quajmė obsesive tė vazhdueshme dhe tė cilėn
intelektualisht dhe emocionalisht e kanė debatuar e trajtuar
me aq angazhim edhe udhėheqėsit e Bordit tė Drejtorėve tė
RTK-sė.
Tri vitet e fundit, ndėrkaq,pothuaj nuk ėshtė emituar as njė
debat, qė nuk ėshtė mbrojtur teza e njėjtė,madje nuk ka
pasur emision apo raport gazetaresk pa u prekur,apo madje, pa
e shkoqitur me hollėsi kėtė temė.Ēėshtja e televizionit
publik,ashtu siē e quajmė RTK-nė, me tė drejtė ėshtė bėrė
problem medial numėr njė i shoqėrisė kosovare.Udhėheqėsit
e tanishėm tė RTK-sė gjithmonė kur debatojnė pėr ēėshtjen
e televizionit mendojnė se televizioni publik nuk duhet tė
ndikohet nga politika.Nė debat (qė ėshte pėrparėsi e
debateve tė mirėfillta), janė duke u kyqur edhe pėrfaqėsues
si,ish- udhėheqės tė RTP-sė,gazetarė tė lirė,gazetarė
tė RTK-sė, qė tani nuk punojnė mė nė RTK,analistė
politikė, politikajė, parlamentarė, pėrfaqėsues tė
minoriteteve etj.Njė mangėsi, nė kėto debate ėshtė fakti
se asnjėherė deri mė tani nuk ka marrė pjesė ndonjė
shkencėtar i fushės sė mediave.
- Qėndrimi
i parlamentarėve lidhur me fatin e RTK-sė
Mund tė thuhet se pėrfaqėsues tė grupeve parlamentare dhe
deputetė tė tri partive mė tė mėdha(me pėrjashtim tė
LDK-sė nė debate janė shprehur se RTK-ja duhet tė jetė
publike duke cekur me kėtė rast edhe segmentet mbikqyrėse
tė televizionit.Por, pėrfaqėsuesit e RTK-sė,duke qenė tė
pa ndikuar nė kėtė drejtim, kanė anuluar kėtė kompromis
duke thėnė se politika do ta ngulėfas pavarsinė
editoriale,pra,me njėfjalė; qeveria dhe kuvendi paskan
tendenca pėr ta vėrė RTK-nė nėn kontroll! Drojėn mė tė
madhe nga ky uzurpim" e kanė shprehur anėtar i
bordit tė Menaxhmentit dhe drjetoria e RTK-sė poashtu
edhe gazetarėt e stafit tė lajmeve duke thėnė se nuk e
pranojnė qė bordin apo njė kėshillė tė televizionit ta
emėrojė dikush nga jashtė duke aluduar kėshtu nė kuvendin
e Kosovės.Nė pėrgjithėsi, nė shumicėn e debateve tė kėtyre
javėve nuk u arrit,qė debatuesit t“i gjejnė njė kompromis
ashtu siē duhej pritur.Ēdo pėrfaqėsues i RTK-sė qė ka
marrė pjesė nė debat, ėshtė shprehur vazhdimisht kundėr
shėndėrrimit tė RTK-sė nė transmetues qeveritar shtetėror
e jo publik,mendim tė cilin, e kundėrshtojnė edhe pėrfaqėsuesit
e partive .Deri mė tani nga partite politike, nuk janė kyqur
nė kėtė debat vetėm pėrfaqėsuesit e LDK-sė .
Nė debat kritikohet vazhdimisht Bordi i tanishėm i
RTK-sė ku thuhet se nuk ka rregullore dhe nuk e di se kujt
duhet ti jap pėrgjegjėsi.
Kritikohet pa asnjė hezitim ligjėshmėria e televizionit,
rrregullimi i tij juridik. Me kėtė rast sillen argumente por
edhe bėhen polemizime lidhur me pėrfaqėsimin e
Bodit tė Drejtorėve tė RTK-sė.Nga disa analist politikė,
ėshtė vėnė nė dilemė se Bordi i tanishėm nuk pėrfaqėson
tė gjitha shtresat e popullsisė kosovare. Deputetėt e
parlamentit tė Kosovės, disa nga ata qė kanė marrė pjesė
nė debat deri tani kanė thanė se janė pėr njė television
publik dhe financim tė tij nga buxheti,por me kusht qė
Kuvendi tė miratojė njė rregullore sipas tė cilės do tė
definohej statusi i RTK-sė. Sipas tė gjitha modeleve tė
televizioneve publike,bordi i tanishėm i RTK-sė sipas tyre
nuk pėrfaqėson apo fare pak pėrfaqėson grupet shoqėrore
relevante .Se ky realitet akoma nuk po kuptohet, e dėshmojnė
edhe debatet e zhvilluara gjatė kėtyre javėve nė
RTK.
Nė
restrospektivė tė debateve
Pjesėmarrės tė shumėt ,ndėr ta edhe gazetarė tė
gazetave ditore nė kėto debate kanė prekur ēėshtjet nga mė
te ndryshmet.Sidomos u shquan kritikat drejtuar RTK-sė dhe
stafit qė po i bėnė gjuhės dhe kulturės shqipe . Kritikat
mė tė ashpėra nga ish- pėrfaqėsuesit e RTP-sė thuhen pikėrisht
lidhur me uzurpimin e RTP-sė ng RTK-ja. Kundėrshtarėt
e RTK-sė pyesin; Kush janė pėrfaqėsuesit e tanishėm tė
RTK-sė; Shumica e tyre nuk pajtohen qė nė strukturat udhėheqėse
tė jetė ky staf drejtues siē ėshtė tani i pėrberė nga
Drejtori Gjeneral Agim Zatriqi, pastaj zv.Drejtori i pėrgjithshėm
Astrit Salihu, drejtor Avni Spahiu. kryetar i Bordit tė
Drejtorėve, Adem Demaēi, nėnkryetar znj. Vjosa Dobruna z.
Blerim Reka dhe anėtarėt znj. Ismije Bshiri, znj. Sofija
Carrondo z. Milazim Krasniqi etj. Kundėrsharėt e kėsaj
udheheqėsie pyesin; A mund ta ketė RTK- ja kontrollin shoqėror,
si televizion publik, me kėtė pėrmbajtje si televizion
publik dhe tė financohet nga buxheti publik ? Nė
debat nė mėnyrė tė drejtėpėrdrejtė kritikohet Adem Demaēi
i cili ėshtė njėherit kryetar i bordit tė RTK-sė. Adem
Demaēi kritikohet, jo pse ėshtė njė personalitet, i ēmuar,
por pėr faktin se nuk mund ta pėrfaqėsojė RTK-nė .
-
- Me
tė njėjtėn retorikė kritikohet edhe Milazim
Krasniqi. Nė mėnyrė direkte zv.kryeredaktori i njė tė pėrditshme
kosovare kritikoj Milazim Krasniqin nė ciklin e
dabatit tė para javės duke ju drejtuar atij me fjalėt se ai
ėshtė shkrimtar, por nė RTK- nuk pėrfaqėson Lidhjen
e Shkrimtarėve tė Kosovės .
-
Mangėsitė
profesionale nė RTK, familjarizmi i stafit
Duke ju referuar shtypit dhe kritikave qė po bėhen kohėve tė
fundit drejtuar RTK-sė, pėrfaqėsuesit e RTP-sė evokuan
edhe mangėsi tė tjera profesionale gazetareske tė RTK-se
dhe stafit gjegjės. Mė tej po thuhet shpesh se RTK-sė po ja
zė frymėn familjarizimi. Me kėtė rast po kritikohet
edhe struktura udhėheqėse e saj.P.sh, fakti se RTK-ja deri mė
tani akoma nuk ka komisionet apo organin mbikėqyrės , i cili
pėrfaqėson grupet relevante shoqėrore. Nė kėto debate
poashtu ėshtė thėnė se organi mbikėqyrės, i RTK_sė nuk
pėrfaqėsohet ,ta zėmė, si organet kėshilledhėnėse
nė shtetet perėndimore,siē janė sindikatat,pėrfaqėsues tė
besimeve fetare,organizatat e punės dhe institucionet
kulturore, tė cilat pėrfaqėsojnė interesat e pėrgjithshme
shoqėrore,prandaj debatuesit dyshojnė me kėtė rast se
RTK -ja akoma nuk ka kėshillat, nė mungesė tė kėsaj,
thuhet ,vėshtirė mund tė pengohet krijimi i monopolit nga
grupacione tė caktuara.
-
- Kritikat
nė shumė raste kanė tė bėjnė edhe me pyetjet dhe
dilemat lidhur me pėrbėrjen e kėshillit tė RTK-sė nga pėrfaqėsues
parlamentar tė Kuvendit tė Kosovės.Kur ėshtė fjala pėr kėtė
temė,nė pėrgjithėsi, udhėheqėsia e tanishme e RTK-sė,
nuk po gjenė mirėkuptim dhe nuk ka lėshuar pe nė kėtė
drejtim edhe pse Kuvendi do tė duhej tė miratojė ligjin apo
rregulloren pėr statusin juridik tė televizionit publik dhe
ta zgjidh ēėshtjen e financimit. Nė debatet e zhvilluara dėgjohen
edhe zėra se ndikimi politik mbi RTK, mund tė bėhet edhe
nga individė e grupe tė caktuara,apo edhe nga ata qė e
financojnė atė.Pa marrė parsysh ndikimet politike nė kėshilla,
thuhet edhe nga pėrfaqėsuesit parlamentar; decidivisht,ata e
pėrjashtojnė mundėsinė e ndikimit politik direkt dhe
indirekt nė program dhe trysninė mbi gazetarėt. E kjo do tė
vlente si pėr drejtorin e programit poashtu edhe komentatorin
dhe reporterin.Bazuar nė praktikat e vendeve tjera
,argumentohet me ketė rast se asnjė parlament nė botė,as
njė kėshillė apo bord nuk mund tė kėrkojė ushtrimin e
ndikimit apo kufizimin e detyrės ndaj gazetarėve.
-
Sipas tė gjitha parashikimeve,debatet e radhės tė dielave,
nė rubrikėn Pa Tjetėr pritet tė marrin pjesė edhe pėrfaqėsues
tė partive tė tjera,pėrfaqesues tė besimeve fetare,tė
asambleve komunale,ato tė shkencės ,tė shoqatave, tė
artistėve, tė gazetarėve, dhe pėrfaqėsues tė tė rinjėve
etj.
|
|