|
- 25
mars 2003 / Kujtim Konushefci*
Zėnia e proceseve demokatike dhe transicionale nė frymėn
integruese dhe globalizuese rajonale benda 13-vjeēarit tė
fundit, nė mėnyrėn mė tė frutshme, ka lėshuar shtat dhe
po rritet nė oazėn e gjelbėr tė
fatosave tė Fatos Nanos. Nė planin e transfomimit tė
logjikės sė ndryshkur tė tregut tė lirė, Shqipėria e
demokratizuar e Fatos Nanos, ka arritur suksesin mė tė
madh nė Ballkan. Ndėr degėt kryesore tė shoqėrisė sė
industrializuar shqiptare, shquhen industria e
trafikimit tė njerėzve, eksporti i prostitucionit, krimi dhe
korrupsioni i organizuar me bandat mafioze tė nėntokės
shqiptaro-ballkanike, tė mbėshtetura drejtazi dhe tėrthorazi
nga klanet, grupet dhe klika e regjimit socialist tė Fatos
Nanos. Fatkeqėsisht, kėtė indeks tė progresit
ekonomiko-demokratik tė Shqipėrisė sė komanduar nga
socioxhugashvilėt e Fatos Nanos, lexuesi mund ta gjejė nė tė
gjitha raportet e statistikave tė organizatave dhe tė
institucioneve kompetente qeveritare dhe joqeveritare ndėrkombėtare.
E dhembshme, dhe tragjike kjo, pėr ēdo shqiptar, qė
ka gjak dhe ndėrgjegje shqiptari, por me tė vėrtetė, e
trishtueshme dhe, krejtėsisht denigruese pėr kulturėn,
historinė dhe virtytet e larta tė traditės kombėtare
shqiptare.
Si nė aspektin e njerėzores, kombėtares, ashtu edhe nė atė
tė shtetėrores, tė gjithė parametrat e deritashėm tė
periudhės 13-vjeēare tė transformimit ekonmiko-shoqėror
dhe politik nė Shqipėri, nuk pasqyrojnė asnjė element
esencial tė pėrmbajtjes sė demokracisė sė mirėfilltė. Pėrkundrazi
janė reliktet mė infektuese dhe tė pashėrueshme dekadente
tė shoqėrisė shqiptare. Pėr mė tepėr, tė gjitha sėmundjet
dhe plagėt importuese tė kėsaj gjendjeje tė mjerueshme
ekonomike dhe politike 13-vjeēare tė Shqipėrisė, janė
pasqyra mė origjinale e qeverisė dhe e pushtetit tė brishtė
socialist tė fatosave xhugashvilė tė Fatos Nanos, dhe
tė demokratėve bashibozukė tė Salih Berishės.
Pavarėsisht nga urrat demeokratike gojėshqyera tė kėtyre
dy regjimeve tė ashtuquajtura demokratike dhe socialiste, kėto
pėrgjegjėsinė para historisė dhe popullit e ndajnė
fifty-fifty pėr stagnimin 13-vjeēar tė Republikės sė
Shqipėrisė nė tė gjitha poret e qenies sė saj jetėsore.
Si mund tė shpjegohen dhe tė justifikohen faktet qė, njė
vend, i cili nuk ka pėrjetuar kurrfarė lufte as agresioni,
sikurse qė ishte rasti me Kosovėn martire, tė mos e bėjė
asnjė hap pozitiv drejt pėrmirėsimit tė standardit jetėsor
tė popullit, tė gjendjes sė pėrgjithshme ekonomike
dhe politike tė vendit sipas mbėshtetjes dhe ndihmave tė
shumta financiare nga jashtė. Me tė drejtė popullata e varfėr
dhe e braktisur shqiptare pyet, ēfarė ndodhi, dhe nė xhepat
e kujt pėrfunduan tė gjitha ndihmat dhe kreditė e marra nga
institucionet e ndryshme ndėrkombėtare gjatė kėtij 13-vjeēari?
Mos vallė tė gjitha ato, dhe investimet e tjera janė
tė destinuara vetėm pėr fatosat e Fatos Nanos dhe
klaneve tė tij mafioze, apo jepen nė emėr tė ndėrtimit
dhe tė zhvillimit tė Shqipėrisė? Natyrisht, se tė gjitha
ndihmat qė akordohen nga jashtė, pavarėsisht nga forma e
aranzhimit tė tyre, ato nė radhė tė parė jepen pėr ta
ndihmuar popullin, duke i siguruar atij kushte tė domosdoshme
tė ekzistencės dhe tė prosperitetit jetėsor brenda kufijve
tė vet shtetėrorė, e jo qe 13 vjet, tė lihet nė mėshirėn
e kohės me strajca nė krahė as i gjallė, as i
vdekur, duke u shpėrngulur pėrditė nė Greqi, nė Itali,
nė Eropė, nė Amerikė dhe nė Australi.
Sado regjimi demokratik socialist i Fatos Nanos le tė
thirret nė sloganet e projekteve integruese-globizuese
ballkaniko-evropiane, efektshmėria e tij e deritashme nė
kuptimin e demokratizimit dhe tė reformave ekonomike shoqėrore
nė Shqipėri ėshtė nėn zero, dhe katastrofike jo vetėm nė
krahasim me shtetet e sapoformuara tė Evropės Juglindore,
por edhe nė krahasim me pushtetin monarkik tė Ahmet Zogut
dhe, tė pushtetit popullor socialist tė Enver Hoxhės.
Si fatosat e Fatos Nanos, ashtu edhe demokratėt
bashibozukė tė opozitės sė Salih Berishės, duhet tė
mbledhin mendjen njėherė e pėrgjithmonė, se shteti nuk ndėrtohet
me ndihma tė pambaruara humanitare, me ideologji tė perėnduara,
me manipulime, me premtime boshe tė demokracisė, vetėm duke
e fajėsuar herė Ahmet Zogun, e herė Enver Hoxhėn, e
populli tė lihet nė skėterrė pa punė, pa bukė, pa
strehė, pa ujė, pa siguri, dhe pa gjėrat mė elementare tė
jetesės, duke marrė botėn e mėrgimit nė sy. Kjo mynxyrė
e popullit shqiptar, nuk ka ndodhur as nė kohėn e Ahmet
Zogut, as tė Enver Hoxhės, pavarėsisht se ēfarė kanė qenė
sistemet e tyre shtetėrore.
Gjėrat qė kanė kaluar, duhet tu lihen pėr vlerėsim
historianėve dhe historisė, e jo me to tė merren matrapazėt,
batakqinjtė, sharlatanėt, mafiozėt, kriminelėt e tė
gjitha ngjyrave tė shtresės sė shėndoshė shoqėrore-pjellės
dėshtake tė politikave demokratike tė regjimeve
nanoiste dhe berishiste. Duhet ta kenė tė qartė akrobatėt
e Nanos dhe tė Berishės se, historinė, as politikėn e njė
shteti nuk mund ta notojnė argatėt mėditės tė asnjė
politike ditore. Nė rastin mė ekstrem, ata mund tė jenė
vetėm shėrbėtorė dhe bodyguard tė pėrkoshėm
lojalė tė politikės sė pėrkohshme, siē ėshtė kjo e
Fatos Nanos, dhe tė shkyejnė ndonjė asht nė kurriz tė
popullit.
Tanimė, populli ėshtė ngopur me mashtrime, rrena dhe
improvizime tė politikės sterile demokratike tė xhugashvilėve
tė shtirur tė Fatos Nanos. Janė plot 13 vjet tė humbura,
trembėdhjetė gjenerata tė humbura pa jetė normale dhe
ardhmėri tė sigurt. Jetojnė sot pėr nesėr. Nė
stihinė e kohės demokratike:a do qymyr zotni? Jetojnė
me ėndėrra pėr tu degdisur nė dhena tė huaja.
Jetojnė me shpresa tė thyera, se njė ditė tė bardhė,
demokracia, do tė troket edhe nė dyert e kasolleve tė tyre
tė harruara, duke pritur ēastin vendimtar, tė
shkundjes nė themel tė durimit, tė skamjes, tė mjerimit, tė
shfrytėzimit, tė degjenerimit, tė shkatėrrimit tė
kombit dhe tė shtetit nga zogoria xhugashviliane
socialiste e fatosave tė Fatos Nanos dhe tė kamarilės
sė tij demokratike antipopullore.
Me gjithė tragjikėn ekzistuese, tė cilėn ėshtė duke e pėrjetuar
Shqipėria, politika e Fatos Nanos ėshtė pėrqėndruar
nė objektiva tė tjera prioritare, qė nuk kanė tė bėjnė
fare me temat sociale tė Migjenit, tė Andon Z.Ēajupit,
tė Fan S. Nolit etj., kur ėshtė fjala pėr mbrojtjen e
interesave jetike tė qenies sė pėrgjithshme shqiptare, por
me normalizimin e marrėdhėnieve diplomatike ndėrshtetėrore
me vendet fqinje sllave. Kėtė strategji afatgjatė
antishqiptare, e dėshmojnė edhe pėrpjekjet e fundit tė
qeverisė sė Nanos, qė Serbia+Mali i Zi sa mė parė tė
pranohet nė Kėshillin e Evropės. Kėtė potez tė qėlluar
tė diplomacisė sė Fatos Nanos, nuk i ka shkuar ndėrmendė
ta bėjė as nėna rusi e Sėrbisė, e lere mė ndonjė
shtet fqinjė i saj sikurse ėshtė Shqipėria me zorrė nėpėr
kėmbė, pa e zgjidhur asnjė problem tė shqiptarėve tė
sakatosur nėn kurorėn e kolonializmit sllav.
Mirėpo, shikuar nė retrospektivėn historike, ky potez i
politikės sė qeverisė sė Fatos Nanos, si dhe potezat e saj
tė mėparshėm, qė Serbia me procedurė tė shkurtėr
tė riintegrohej nė gjirin e bashkėsisė ndėrkombėtare,
mund tė justifikohet vetėm nėse mbajmė parasysh kėto
dy fakte: (1)Ky ėshtė kthimi i borxhit tė vjetėr Sėrbisė,
sepse ajo sė bashku me motrėn e saj Greqinė, mė
1920, nė mėnyrė demonstrative dhe tė egėr, patėn
mgulmuar qė Shqipėria tė pranohej nė Lidhjen e
Kombeve. (2) Mirėnjohja pėr gostitjen e 50 grave tė
Shqipėrisė nė Podgoricė dhe nė Beograd nga ana e
kryetarit tė Shoqėrisė sė Industrialistėve tė Serbisė+Malit
tė Zi, Bogolub Kariq.
Sa politika e qeverisė sė Fatos Nanos ėshtė e lidhur
ngusht me Beogradin, kėtė e vėrtetoi edhe ekskursioni
politik i 50 grave tė Shqipėrisė, tė cilat me rastin e
Ditės sė 8 Marsit, 2003, ishin mysafire tė miliarderit
serb, Bogolub Kariq nė Beograd dhe nė Podgoricė. Edhe kjo
ndjenjė solidarėsie ėshtė shprehje e kuptimit tė
thelbit tė integrimit-vėllazėror dhe miqėsor
rajonal. Aferim!
Meqenėse gratė shqiptare tė Kosovės, as tė Kosovės
Lindore, as tė Iliridės,as tė Malit tė Zi pėr 100 vitet e
shkuara, asnjėherė nuk iu ka shkuar mendja, qė 8 Marsin ta
festojnė nė kryeqytetin e tyre nė Beograd, por
gjithmonė kanė ėdėrruar qė atė ta kremtojnė sė bashku
me motrat e tyre nė kryeqytetin e Shqipėrisė Nėnė, nė
Tiranė, (pėr ēka edhe janė vrarė, janė burgosur dhe
persekutuar nė format mė ataviste sikurse nė gjenocidin e
fundmė nė Kosovė mė 1998-1999), kėtė pėr turpin e tė
gjithė shqiptarisė, e bėnė 50 gratė kėshilltaret e
Fatos Nanos, me 8 mars 2003. Ky turp nuk mund tė arsyetohet nė
asnjė mėnyrė, madje as nga politika demokratike
antishqiptare e Fatos Nanos, e cila mban pėrgjegjėsi direkte
pėr akt tė shėmtuar amoral. Nė vend se kėto 50 gra tė
Fatos Nanos t i vizitionin dhe ti ngushėllonin motrat e
tyre kosovare nė Pejė, nė Gjakovė, nė Prizren, nė
Prishtinė, nė Ferizaj, nė Kaēanik, nė Llap dhe nė Drenicė
pėr bijėt dhe bijat e tyre tė maskaruar nga kama barbare sėrbomalazeze
ēetnike e agresionit dhe hollokaustit tė Serbisė, ato
pa e vrarė kokėn fare, siē thotė populli bishtin ndėr
kėmbė, me aeroplan dhe, nė rexhi tė Bogolub Kariqit, pėrfundojnė
marshrutėn e tyre nė Beograd dhe nė Podgoricė, duke i
vizituar disa kisha dhe manastire serbe. Qė ky turp tė
popullarizohet edhe mė shumė nė kuptimin e integrimit tė
bashkim-vėllazėrimit, me rastin e gostitjes sė tyre nė vilėn
Jelena nė Beograd, sė bashku me to dhe me nikoqirin e
tyre Bogolub Kariq, 8 Marsin 2003, e feston edhe ambasadori i
Shqipėrisė nė Beograd, Petrit Bushati. Kėsaj pune tė ligė
dhe, tė papritur si reja pėr sė kthjellti pėr
moralin dhe dinjitetin shqiptar, nuk mund ti lidhet kryet
ndryshe, veēse me fjalėt, prapė popullore: luaje macė
kryet e buallit. Mė i afėrt na doli Beogradi e Bogolub
Kariqi, sesa Prishtina e heroi Adem Jashari(!).
Edhe pse, organizatori Bogolub Kariq me bashkėpunėtorėt e
tij iu kishte lėnė mbresa tė pashlyera 50 grave tė
Fatos Nanos, me rastin e 8 Marsit, pėr shkak se ato nuk kanė
pasur njohuri, duhet ti pėrkujtojmė se, Bogolub Kariqi sė
bashku me vėllain e tij, kanė qenė njė nga magnatėt
kryesorė tė kontrabdanimit me armė, dhe tė financimit tė
luftės sė okupatorit serb nė Kosovė. Bogolub Kariqi ka qenė
edhe ėshtė dora e djathtė e regjimit gjenocid tė Serbisė,
tė kryer nė Kroaci, nė Bosnjė dhe nė Kosovė. Zoti
i vėllezėrve kariq, ka qenė kasapi i Ballkanit, Slobodan
Milosheviqi, sepse ligjet e xhunglės sė regjimit tė tij,
kanė bėrė tė mundur, qė ata prej dy vagabondėve
analfabetė, tė konvertohen nė biznismenė tė
njohur tė Serbisė. Krijimi i kompanive, i institucioneve
menaxhuese, dhe i shoqatave tė ndryshme nga kariqėt,
nuk ėshtė vepėr e tyre e drejtpėrdrejtė, por e mesijes sė
tyre, Sllobodan Millosheviqit.
*Autori ėshtė
magjistrant i shkencės sė estetikės.
|
|