|
-
Prishtinė,
24 mars 2003 / TN / QIK-
Nė katėrvjetorin e sulmeve ajrore tė tė NATO-s pėr mbrojtjen e
popullit tė Kosovės, Presidenti i Kosovės Dr. Ibrahim Rugova i
ka drejtuar njė mesazh qytetarėve tė Kosovės kėtė mesazh.
-
-
Me
rastin e 24 marsit, Ditės sė fillimit tė fushatės ajrore tė
ShBA-ve dhe NATO-s pėr lirinė, pavarėsinė dhe demokracinė e
Kosovės, ju shpreh urimet e mia tė pėrzemėrta.
-
-
Sivjet e festojmė 4-vjetorin e fillimit tė fushatės ajrore pėr
lirinė e vendit tonė. Dita e 24 marsit tė vitit 1999 do tė
mbetet si njėra ndėr datat mė tė rėndėsishme nė historinė e
Kosovės.
-
Nė kėtė 4-vjetor, do pranuar se Kosova ka bėrė njė progres tė
madh nė tė gjitha fushat e jetės.
-
Njėherėsh nė kėtė pėrvjetor tė katėrt do theksuar objektivat e
institucioneve dhe tė popullit tė Kosovės, siē janė: zhvillimi
ekonomik, privatizimi, vendet e reja tė punės pėr tė rinjtė, dhe
integrimi i grupeve etnike nė shoqėrinė dhe shtetin e Kosovės.
-
Poashtu,
objektiv madhor pėr tė gjithė ne ėshtė njohja formale e
pavarėsisė sė Kosovės, qė duhet ta arrijmė sė bashku me miqtė
tanė.
-
Nė kėtė ditė feste, urime tė pėrzemėrta u shprehim UNMIK-ut,
OSBE-sė dhe organizatave joqeveritare qė po veprojnė nė Kosovė.
Urime tė thella nga zemra u bėjmė komandantėve dhe ushtarėve tė
NATO-s/KFOR-it, qė po bėjnė sigurinė dhe mbrojtjen e Kosovės.
-
-
Njėherėsh, urimet tona ua drejtojmė pėrfaqėsive diplomatike nė
Prishtinė.
-
Nė
kėtė ditė feste tė Kosovės, pėrshėndesim Presidentin Bush qė
bashkė me Kryeministrin Bler po udhėheq forcat e koalicionit nė
Irak pėr lirinė dhe demokracinė e kėtij vendi dhe pėr forcimin e
paqes botėrore.
-
-
Pėrshėndetjet tona ia drejtojmė Presidentit Shirak, Kancelarit
Shreder dhe Kryeministrit Berluskoni, qė po pėrkrahin Kosovėn nė
zhvillimin e saj.
-
Si gjithmonė, pėrshėndetje tė veēantė i drejtojmė Atit tė
BShenjtė
Papa Gjona Pali II, qė gjithnjė kujdeset dhe lutet pėr Kosovėn
Dardaninė antike.
-
Zoti i bekoftė SHBA-tė dhe aleatėt e tyre!
-
Zoti e bekoftė NATO-n!
-
Zoti e bekoftė Kosovėn tonė tė dashur!
-
Gėzuar 24 marsi!
|
|