- Prishtinė,
23 mars 2003 / Dr Enver HASANI*
-
 |
|
Raison
dEtat
Nė
politkėn e jashtme dhe kurset e gjeostrategjisė, ēėshtja
e qėllimit politik tė projektimit tė forcės zė njė
vend shumė tė lartė dhe meritor. Vetėm te popujt pa
kulturė politike e ushtarake mund tė ndodhė qė forca tė
projektohet, pa u ditur paraprakisht qėllimi politik i kėtij
projektimi. Historia jonė e viteve tė fundit
ėshtė dėshmitarja mė e mirė pėr kėtė: nga kėrkesat
ambicioze pėr Ēamėrinė, ne u kėnaqėm me statusin
aktual hibrid tė njė autonomie substanciale, tė cilėn
askush nuk di ta definojė me saktėsi.
|
Kjo
ēėshtje ka preokupuar njerėzimin dhe mendimtarėt, duke nisur
nga legalistėt e Kinės sė lashtė e deri nė ditėt e sotme,
duke u krijuar kėshtu doktrina nga mė tė ndryshmet. Sot pėr
sot, nė rastin qė po diskutojmė, Doktrina Pauell duket tė
jetė mė e rendėsishmja pėr ne dhe, pa asnjė dyshim, pėr
aktorėt kryesorė tė politkės botėrore, UE-nė, Francėn,
Gjermaninė, Rusinė, Kinėn dhe disa vende tė tjera tė Botės
sė Tretė.
Nė
tė kaluarėn, qėllimi politik i luftės nuk ka qenė interes
shtetėror, sė paku jo nė kohėt mė tė reja. Luftėrat janė
zhvilluar pėr qėllime dhe teka personale tė sundimtarėve, pa
llogaritur aspak interesin qė duhet tė ketė shteti, provinca
ose entiteti tjetėr nė emėr tė tė cilėve luftohej
formalisht. Kjo ka qenė tipike pėr Mesjetėn.
Nė fakt, nė kėtė periudhė, njerėzve as qė u ka
interesuar aq shumė se ushtritė e kujt po luftonin, sepse,
duke qenė jo rrallėherė
mercenarė, njerėzve as qė u ka bėrė pėrshtypje se kundėr
kujt dhe pse duhej tė luftohej. Vetėm me lindjen e kombeve
moderne dhe tė nacionalizmit, shteti dhe interesi shtetėror
morėn njė dimension tjetėrfare nga ia qė ishim mėsuar ta
shohim. Paqja e Vestfalisė duhet tė jetė fazė e shėnimit tė
kthesės nė kėtė drejtim: tashmė nuk mund tė luftohej pėr
tekat apo ambiciet personale tė sundimtarit, por pėr atė qė Richelieu
e quajti raison d etat.
Ky term pati pėr qėllim evidentimin e njė koncepti fare tė
ri, qė duhej tė pėrdorej si udhėzim pėr ata qė
planifikonin dhe bėnin politikėn e jashtme.
Doktrinat
Pauel dhe Bush
Doktrina
e dėmit zero ka qenė njė kohė e proklamuar nga SHBA-tė
dhe nė Kosovė u realizua me pėrpikėri. Klintoni ka qenė
eksponent i kėsaj doctrine, kėshtu qė nė ish -Jugosllavi
askush mė shumė se boshnjakėt dhe shqiptarėt e Kosovės nuk
e kanė ndier tėrė peshėn e zbatimit praktik tė kėsaj
doktrine. Megjithatė, kjo doktrinė nuk ka arritur tu pėrgjigjet
tė gjitha rasteve tė rrezikimit tė interesave nacionale
amerikane, siē ėshtė ky i luftės glabale kundėr
terrorizmit, i kėtij rreziku mė tė madh, sot pėr sot,
pėr sigurinė dhe stabilitetin e shtetit amerikan dhe
botėror. Kjo do tė thotė se, tash e tutje, nevoja e
parashikimit tė njė dėmi minimal do tė duhej tė merrej
parasysh pėr rastet veēanėrisht tė rėnda. Mu pėr kėtė,
prandaj, u formulua ajo qė mė pastaj u quajt Doktrina
Pauell, fillet e sė cilės patėn filluar nė luftėn e parė
kundėr Sadam Hyseinit.
Kjo doktrinė, megjithatė, asnjėherė nuk ka arritur tė
zbatohet nė formėn e saj tė pastėr, siē ishte parashikuar
nga vetė Kolin Pauell (Colin Poėell) nė fillim tė viteve
90, kėshtu qė sot kjo doktrinė bashkėjeton me doktrinėn
e dėmit zero. Momentalisht, nuk ka formė tė pastėr tė
strategjisė sė jashtme amerikane, kėshtu qė kjo diktohet nga
dinamikat qė zhvillohen nė ambientin e trazuar ndėrkombėtar,
i cili karakterizohet me jostabilitet tė paparė si pasojė e
proliferimit tė shteteve tė dobėta dhe tė ndihmės qė kėto
shtete u japin lėvizjeve globale terroriste.
Esenca
e Doktrinės Pauell, nė formėn e saj tė pastėr, ėshtė
kjo: objektivi duhet tė jetė
i qartė me rastin e projektimit tė forcės; forca qė
projektohet kundėr kundėshtarit duhet tė jėtė tejet e madhe
dhe mbizotėruese vis-ą-vis palės tjetėr; fitorja ushtarake
duhet tė jetė e shpejtė; dėmet duhet tė jenė minimale;
dhe, sė fundi, duhet tė ekzistoj njė strategji e qartė dalėse
qė nga fillimi. Kėta parametra tė kėsaj doktrine kanė
ndryshuar pas sulmeve terroriste tė 11 shtatorit 2001. Kjo pėr
faktin se tash, sipas Doktrinės Bush, duhet tė bėhen pėrgatitje
pėr sulme parandaluese, ngase sulmuesit nuk janė mė vetėm
shtetet, por edhe lėvizjet terroriste . Edhe kur ėshtė fjala
pėr shtetet, tė cilat i ndihmojnė kėto lėvizje terroriste,
fjala ėshtė pėr shtete qė kanė arsenale marramendėse tė
armatimit pėr shkatėrrim nė masė dhe, si tė tilla, kanė dėshmuar
njė gatishmėri tė lartė pėr ti pėrdorur kundėr
interesave tė sigurisė nacionale dhe kundėr interesave tjera
amerikane. Nė vijim tė kėsaj, edhe rreziku qė kanoset tash,
nė bazė tė kėsaj doktrine, nuk definohet si minimal, por
si rrezik i domosdoshėm,
pa marrė parasysh pėrmasat, nisur nga fakti se e mira qė
synohet me kėtė projektim tė forcės tash,
pra arritja e sigurisė sė shtetit amerikan dhe e
qytetarėve tė tij, nuk kanė ēmim. Nė fakt, sulmet barbare tė
11 Shtatorit dhe sjellja e Sadamit mė pastaj kanė treguar se
barbarėt llogarisin me mosgatishmėrinė amerikane pėr
mbrojtje me ēdo kusht dhe humbjet eventuale. Kėto llogari janė
prezente te shtetet si Iraku dhe lėvizjet terroriste shumė mė
shumė sesa ėshtė menduar.
Strategjia
dalėse
Pika
mė kryesore nė ēdo projektim tė forcės ėshtė stragtegjia
dalėse, e cila kushtėzohet nga vetė qėllimi politik i pėrdorimit
tė kėsaj force. Ta zėmė, nė rastin e Kosovės, ky qėllim
politik nuk ka qenė i lidhur me statusin final tė Kosovės,
por me rrėnimin e aftėsisė shkatėrruese tė regjimit tė
Millosheviēit kundrejt shqiptarėve tė Kosovės, me qėllim tė
parandalimit tė regjimit nė Beograd pėr ta pėrdorur pėrtej
mase dhunėn fizike kundėr shqiptarėve. Ēėshtja e statusit tė
Kosovės, sigurisht se nuk ka qenė qėllim i sulmeve tė NATO-s
kundėr Millosheviēit, gjė qė praktikisht do tė thotė
ruajtje e status quos territoriale brenda Republikės Federale tė Jugosllavisė
(Serbi dhe Mali i Zi), qė nėnkupton edhe lėnien pa prekur tė
sovranitetit formal tė kėtij shteti ndaj Kosovės. Nė kėtė
kontekst, strategjia dalėse e NATOs ka konsistuar nė krijimin
e bazės solide pėr njė proces tė gjatė politik pėr
zgjidhjen e statusit final tė Kosovės, qė nėnkupton
themelimin e institucioneve demokratike tė qeverisjes dhe ndihmėn
qė Kosova tė funksionojė si shoqėri me orientim
evro-atlantik. Kur themi proces i gjatė, mendohet se fjala ėshtė
pėr strategji dalėse
krejt tė mjegulltė pa ndonjė afatizim konkret tė saj, gjė qė
nė praktikė edhe mund tė varet shumė nga faktorėt tjerė, kėshtu
qė dalja mund tė bėhet nė ēdo moment, por edhe kurrėn e
kurrės, sė paku jo pėr njė gjeneratė njerėzish. Ta marrim
kėtu vetėm njė variant tė strategjisė dalėse, varantin e
strategjisė dalėse qė mund tė lindė hėpėrhė. Nėse kjo
do tė ndodhė, varet jo nga ne, por nga zhvillimet gjetiu.
Lufta kundėr Sadamit dhe rezultati i saj
janė njė ndėr faktorėt pėrcaktues nė kėtė
drejtim. Nė fakt, ky ėshtė mendimi kolektiv kėtu nė Kosovė,
pra mendimi se moskooperimi i OKB-sė me amerikanėt nė luftėn
kundėr regjimit tė Sadam Hyseinit do tė ketė pėr pasojė rrėnimin
e UNMIK-ut si eksponent i OKB-sė kėtu dhe, rrjedhimisht,
krijimin momental tė njė strategjie dalėse qė askush deri
dje nuk e ka imagjinuar. Kjo, pėr mendimin tonė, ėshtė krejt
iluzore dhe kufizohet me naivitet nė shpjegimin e fenomeneve nė
politikėn ndėrkombėtare.Pse?
Anarki
apo rend ndėrkombėtar?
Amerika,
si fuqi kryesore botėrore, sot pėr sot, nuk ka asnjė interes
qė ti hapė rrugėn anarkisė dhe ērregullimeve nė planin
ndėrkombėtar, gjė qė do tė ndodhte sikur tė rrėnohej
sistemi i OKB-sė i krijur pas Luftės sė Dytė Botėrore. Ėshtė
shumė e vėrtetė se OKB-ja dhe operacionet paqeruajtėse, nė
anėn tjetėr, nuk kanė prodhuar stabilitet afatgjatė askund nė
botė. Nė njė rast tė vetėm ku supozohet se kjo ka ndodhur,
nuk ka qenė rezultat i saj, por i mosaktivizimit tė vetos nga
ana e sovjetikėve, pra nė rastin e Koresė mė 1950, dhe kjo
nuk ėshtė pėrsėritur kurrė mė. Vetoja e fuqive tė mėdha
ka qenė dhe mbetet kyē nė tė gjitha dėshtimet e OKB-sė dhe
tė sistemit tė saj tė sigurisė qė nga themelimi deri mė
sot. Kjo, nuk ka asnjė dyshim , duhet tė ndryshojė dhe kjo qė
po ndodh tash me Irakun nuk ėshtė veēse proces i fillimit tė
reformės sė OKB-sė, por jo edhe i rrėnimit tė sistemit tė
sigurisė sė krijuar aty, sepse kjo mė sė paku shkon nė dobi
tė SHBA-ve. Por, jo vetėm tė tyre. Kjo reformė, si pasojė e
shpenzimit tė kredibilitetit tė sistemit tė sigurisė sė
OKB-sė, nuk duhet dhe nuk mund tė ketė pėr qėllim rrėnimin
e vetė OKB-sė, por revitalizimin e saj duke e bėrė tė aftė
pėr ti pėrballuar sfidat e shekullit XXI. Njė mėnyrė pėr
ta bėrė kėtė ėshtė pėrmes futjes nė konkurrencė tė tėrė
sistemit tė sigurisė tė krijuar nga OKB-ja, siē ėshėt
propozuar nga SHBA-tė pėr Irakun dhe rindėrtimin e tij pas
fitores kundėr regjimit tė Sadam Hysenit. Ky rindėrtim, i
cili duhet tė demonstrojė tėrė absurditetin
dhe mosefikasitetin e mėnyrės sė administrimit tė
instaluar nga ana e OKB-sė, do tė tregojė me siguri se edhe
me shumė mė pak mjete mund tė arrihet shumė mė shumė nga
sa ėshtė arritur prej OKB-sė qė nga misionet e para tė
pasvitit 1945 (misionet nė Greqi e deri te UNMIK-u nė Kosovė).
U mor vesh, njė ēmim ėshtė paguar nga ne dhe ruandasit, pse
jo edhe nga tė gjithė tė tjerėt, siē janė libanezėt dhe
qipriotėt, nigerianėt dhe kongolezėt, mozambianėt dhe
nikaraguanėt, etj. etj. Ēėshtja
e vetme qė mbetet pėr diskutim nė rastin e Irakut pas luftės
ėshtė ajo qė ka tė bėjė me legjitimitetin e veprimit atje,
gjė e cila, jemi tė bindur, se mund tė zgjidhet pėrmes
aktivizimit tė mekanizmave regjionalė atje, tė cilat janė
treguar mjaft racionalė dhe politkisht tejet tė dobishėm gjatė
tėrė pėrgatitjeve pėr luftė kundrė regjimit nė Bagdat
(Liga Arabe dhe Konferenca Islamike). Arsyeja kryesore pėr kėtė
kooperim dhe pėr racionalizėm aktual pozitiv politik tė kėtyre
vendeve qėndron nė faktin se tė gjithė tashmė e kanė tė
qartė se fjala ėshtė jo pėr luftė territoresh dhe robėrimin
e tė tjerėve, por pėr luftė globale kundėr terrorizimit dhe
pėr prodhim tė sigurisė ndėrkombėtare. Ky segment, pra
zbulimi se qėllimi politik i luftės kundėr Sadamit nuk ėshtė
pėr tė ndėrruar kufij politikė tė territoreve tė shteteve
ekzistuese atje, por pėr tė luftuar regjimet qė pėrkrahin
terrorizimin dhe qė prodhojnė jostabilitet, sjell
rishikimin e pozicionit turk nė Irakun Verior.
Turqia
nė veri tė Irakut duhet tė mbetet vetėm pėr arsye
humanitare
Futja e trupave turke nė veri tė Irakut, pėr tė ndihmuar
pjesėn tjetėr tė trupave turke qė atje janė prej kohėsh nė
luftėn e tyre kundėr rrezikut kurd, tash merr njė dimension
krejt tjetėr. Turqit, mendojmė, nuk duhet tė tejkalojnė
mandatin e tyre tė pėrcaktuar nga marrėveshja me amerikanėt,
pra nuk duhet qė ta shikojnė problemin kurd me sytė e vjetėr.
Arsyet humanitare pėr mbetje aty duhet tė jenė primare pėr
ushtrinė turke. Ēėshtja
kurde atje tash merr njė dimension tė ri, i cili lidhet me
demokratizimin e Irakut dhe, gradualisht, tė tėrė rajonit ku
banojnė kurdėt. Siria, nė kėtė drejtim, ka dhėnė dhe po
jep prova tė mjaftueshme se ėshtė nė rrugė tė mirė, kurse
regjimi nė Iran ka kohė qė rropatet pėr tė dalė nga trashėgmia
e Homeinit dhe integralizmit islamik tė cilin ai e la pas veti.
Administrata e tashme amerikane e ka shumė tė qartė se Irani,
pa marrė parasysh rrezikun qė paraqet, nuk duhet tė trajtohet
si Iraku i Sadamit sepse nė Teheran, megjitahtė,
ka njė opozitė dhe njė dinamikė politike mė
tradicionale dhe mė legjitime, kėshtu qė ēdo ndėrhyrje nga
jashtė vetėm sa mund ti homogjenizojė intergralistėt
iranianė, ngjashėm si nė rastin e Serbisė. Nė fakt, mėnyra
e funksionimit tė nacionalizmit iranian, bazuar nė
centralizmin e theksuar tė fesė shiite myslimane, ėshtė
krejt e ngjashme me mėnyrėn e funksionimit tė nacionalizmit
kishtar serb. U mor vesh, edhe rreziku ushtarak iranian ėshtė
mė i vogėl krahasuar me Irakun e sotėm. Nė kėtė kontekst,
Turqia, njė vend qė me aq sukses ka imituar dhe kopjuar vlerat
e demokracive liberale perėndimore pėr mė shumė se shtatė
dekada, ka rrezik tė mbetet lakuriq kundrejt pjesės sė saj tė
problemit me kurdėt. Ēdo qėndrim i Ankarasė, i cili beson se
intervenimi nė veri tė Irakut ka pėr qėllim pengimin e shkėputjes
sė kėtij territori turk dhe krijimin e shtetit kurd aty, ėshtė
tmerrėsisht i gabuar sepse ky nuk ka qenė e as nuk mund tė
jetė qėllim politik i vetė projektimit aktual tė forcės
amerikane kundėr Irakut. Qėllimi i projektimit tė kėsaj
force ka qenė dhe mbetet, jo rrėnimi i sovraniteteve
territoriale por i celulave dhe i rrjeteve terroriste, tė
krijuara nga shtetet si Iraku. Kėtij qėllimi i ka shėrbyer
shteti turk pėr dekada dhe ka qenė simbol i funksionimit
properėndimor tė njė vendi krejt mysliman. Kėtij qėllimi
duhet ti shėrbejė Turqia e sotme. Ndryshe, frika nga
zgjidhja demokratike e problemit kurd mund ta ēojė nė
qorrsokak politikėn zyrtare nė Ankara sepse demokratizimi i
Irakut, me Sirinė dhe Iranin pas veti, sigurisht se ul shumė
peshėn specifike politike dhe ndikimin turk nė rrjedhat botėrore,
pėrfshirė kėtu edhe NATO-n, roli i sė cilės mbetet pėr
tu rishikuar gjithashtu, nė dritėn e luftės nė Irak. Kjo
nėnkupton se edhe Unionin Evropian, tash e tutje, turqit duhet
tė shikojnė me sy krejt tjetėr, duke mos provuar lojėn e
animit kah Evropa e vjetėr. Vetėm rolin e luajtur aq mirė
deri sot mund ta luajė Turqia. Asnjė rol tjetėr nuk i shkon,
sado qė nė dukje kjo mund tė duket si jo e qėlluar hėpėrhė.
Por, tash nė kushte tėrėsisht tė ndryshuara.
Reforma
nė Turqi dhe UNMIK-u
UNMIK-u
dhe Turqia duhet tė reformohen rrėnjėsisht sepse
taksapaguesit amerikanė nuk japin para pėr administrim ndėrkombėtar
me shijen e Botės sė Tretė (UNMIK-u), pėrkatėsisht pėr njė
Turqi qė nuk di tė pėrballojė
sfidat e shekullit XXI kur ėshtė fjala pėr tė drejtat
e njeriut dhe sundimin e ligjit, pa dallim feje, etnie, race apo
bindje politike, tė
cilat nuk kanė asnjė lidhje me sovranietetin territorial,
ridefinimi i tė cilit as qė mund tė jetė e as qė ėshtė nė
axhendėn amerikane, sepse njė gjė e tillė do tė paraqiste
vetėvrasje jo vetėm tė shoqėrisė amerikane, por edhe tė
njerėzimit si tėrėsi. Me fjalė tjera, shoqrėia amerikane
nuk bazohet nė rrėnimin e sovraniteteve territoriale
ekzistuese, por nė ridefinimin e tyre sipas kėrkesave tė kohės,
tė cilat kėrkesa lidhen me sundimin e ligjit, demokracisė,
respektin pėr tė drejtat e njeriut dhe tė minoriteteve.
Ndryshe, po tė ishte shoqėria amerikane, siē mendohet kėtu
dhe nė Turqi, e bazuar ne vlerat tjera, atėherė do tė ishte
shpėrbėrė kaherė nga brenda. Interesi i shoqėrisė
amerikane ka qenė dhe mbetet eksternalizimi i vlerave tė asaj
shoqėrie nė tėrė botėn. Vetėm kėshtu, pėrmės pranimit tė
vlerave liberale tė shoqėrisė amerikane mund tė arrihet
stabilitieti afatgjatė ndėrkombėtar. Pėrdormi i forcės
ushtarake ka vetėm njė rol tė vėgėl fillestar pėr tė
luajtur, aq sa pėr tė neutralizuar si rrezik sigurie dhe si
rrezik ushtarak imediat ndonjė pėrpjekje barbare, siē ishte
rasti me Afganistanin e Bin Ladenit dhe Irakun e Sadam Hysenit.
Pjesa tjetėr ėshtė civilizuese dhe i takon organizmave tė
sigurisė ndėrkombėtare qė ta realizojnė kėtė mision tė
tyre, kurse tė tjerėt duhet tė ndihmojne. Ndryshe, anarkia
mbetet alternativė pėr tė gjithė ne.
-
- *Autori
ėshtė profesor i sė Drejtės Ndėrkombėtare nė
Universitetin e Prishtinės