OPINIONE

   
23.02.2003 - Trepca.net                                   Mediat dhe politika

Mediat publike dhe RTK

 
Oslo /NORVEGJI/, 23 mars 2003
 
Shkruan: Gėzim Mekuli
  
   
Ka kohė qė nė opinion po diskutohet e pėrfolet mbi mėnyrėn e financimit, respektivisht, formės organizative tė Radio-Televizionit tė Kosovės. Nė shoqėritė moderne, me sistem udhėheqės demokratik, ekzistojnė media private dhe ato tė ashtuquajturat publike. Nė krahasim me radiotelevizionin privat, i cili, kryesisht, vetėfinancohet nga reklamat, mediat publike “mbijetojnė” nė sajė tė tatimeve mujore qė i vjelin nga dėgjuesit / shikuesit.
  
A ėshtė RTK institucion kontrollues pėr organet legjislative, juridikative dhe ekzekutive tė sistemi tonė tė brishtė politik? Pėr tė ekzistuar, mediat publike e ato private duhet tė kenė para. Por, nė sajė tė debateve dhe zhurmės qė u zhvillua javėt e fundit, udhėhequr nga bordi i RTK-sė, fitohet pėrshtypja e lind dyshimi se ky medium jeton dhe lufton vetėm e vetėm pėr tė fituar para!… 
 
Radiotelevizioni publik ka shumė detyra dhe megapėrgjegjėsi nė raport me opinionin publik. E kjo, si duket, nuk vlerėsohet seriozisht! Ky duhej tė ishte “njė qen kujdestar” i shoqėrisė dhe i kombit. Pėr shkak tė favorizimeve materiale dhe juridike, ky medium ka pėr detyrė dhe obligim profesional, moralo-etik dhe kombėtar tė prodhojė njė numėr tė paracaktuar emisionesh e programesh tė prodhimit tė vendit. Pėr shkak tė natyrės sė vet, ai ėshtė i obliguar tė prodhojė e transmetojė programe e emisone serioze, hulumtuese, kulturoro-historike, edukuese, debate publike e sqaruese.
 
Nė RTK nuk ka emisione historike mbi e pėr popullin shqiptar, nė kėtė medium mungojnė poetėt kombėtar, mungojnė strategėt dhe arkitektėt e ndėrtimit tė Shqipėrisė, nuk ka emisione studiuse e shkencore rrethė ndarjes e copėtimit tė Shqipėrise nga fuqitė e mėdha...! Kėto emisione do tė kishin rėndėsi tė veqant pėr brezat qė do vijnė, ata do tė mėsonin se kush janė dhe c'farė dėsh! ironin nė tė ardhmėn...! Nė vend tė kėsaj, kėtu ka marketing, pėrsėritje, industri argėtuese. Ka reklama tė lojėrave fatmashtruese.

Formėsimi dhe pėrmbajtja e programit do tė duhej tė kontrollohej dhe mbikėqyrej nga kėshilli i ri radiodifuziv, kėshill i cili do tė kishte nė pėrbėrje nga pėrfaqėsuesit politikė dhe apolitikė tė shtresave tė ndryshme tė shoqėrisė. Detyrė e tyre e pėrbashkėt do tė ishte tė ripasqyrojnė ndėrtimin shumėdimensional tė opinionit publik si dhe, njėkohėsisht, tė prezantojnė interesat e shoqėrisė sonė “shumėngjyrėshe”. 
 
Kjo lloj forme e organizimit tė “kontrollit tė mediave” bėhet sot nė shumė shtete evropiane, si nė Gjermani, Norvegji, Angli etj. (Kėtu ka pėrfaqėsues nga punėdhėnėsit / marrėsit, sindikatat, kisha, artistėt, organizatat kulturore, profesorėt universitarė, deputetėt e partive politike, botuesit, shtėpitė botuese, shoqatat gazetareske, organizatat rinore, lidhjet e sportistėve, organizatat e prindėrve dhe shoqatat e gruas.) 
 
Sipas marrėveshjes, kėto media kanė tė drejtėn e publikimit tė reklamave vetėm nė ditėt e punės. Mė sė gjati 20 minuta nė ditė dhe vetė! m prej orės 18:00 deri mė 20:00. Reklama duhet tė jetė e veēuar, e qartėsuar dhe e dalluar nga programet dhe lajmet informative. Nė mediat kombėtare gjermane “DeutschlandRadios” si dhe nė “Deutsche Welle” reklamat nuk ekzistojnė. Nė ARD shuma e pėrgjthshme e financimit nga reklamat, nė vitin 1988, ishte 21%, ndėrsa nė vitin 1991 ajo zbriti nė 9%. Nė mediumin publik ZDF, nga 40% ajo zbriti nė 21%. Nė vitet e fundit kėto media, pėr shkak tė racionalizimit tė financave, bėnė edhe njė zvogėlim tė ekipit medial. 

 
“Starving in Silence” (Tė vdesėsh nė heshtje nga uria)
 
Mediat pėr kombin dhe shoqėrinė janė shpresė dhe shpėtim dhe, njėkohėsisht, rrezik dhe kėrcėnim serioz ndaj tij. Mund tė parakuptohet se ēfarė shtylle e fuqishme mund tė jetė kjo pėr njė sistem politik. Mediat mund tė jenė ndėrtuese tė shoqėrive e kombeve demokratike, por, jo rrallė, ato janė shkatėruese dhe varri i tyre. E kjo varet ekskluzivisht nga ata qė i bėjnė mediat. 
 
Dikush nė hapėsirėn tonė edhe mund tė mendojė se pėr 50 % tė popullatės tė drejtat e njeriut nuk kanė, aktualisht, edhe aq rėndėsi. Ėshtė “devalvuar” vlera e tyre! Shumica janė tė deprimuar, tė pafuqi e tė pashpresė. Kanė edhe "vėshtirėsi" tė lexojnė, shohin e dėgjojnė prodhimet gazetareske. Shqiptarėt, para sė gjithash, do tė mendonte dikush, janė tė interesuar tė fitojnė e sigurojnė bukėn e gojės; tė kenė njė mirėtrajtim njerėzor e shėndetėsor; t’u sigurojnė fėmijėve edukimin e shkollimin cilėsor!… Argumente tė tilla, pėr njė periudhė tė caktuar kohore, nuk ishin edhe tė pazakonshme. Tė drejtat e! njeriut nuk pėrbėhen vetėm nga tė drejtat politike; ato, gjithashtu, pėrbėhen edhe nga tė drejtat ekonomike e sociale. Por pėrvojat tregojnė qartė se, atje dhe aty ku nuk ekziston e drejta organizative, e drejta pėr tė hulumtuar e debatuar, pra, aty ku nuk ekziston media serioze, ėshtė shumė e mundur tė mos ketė “bukė" fare!...
 
Organizata britanike anticensurė, “Article 19”, pėr kėtė problematikė tė kohės publikoi njė libėr. Aty sqarohej se ku mund ta katandisė dhe “zezojė” media njė shoqėri: “Starving in Silence” (Tė vdesėsh nė heshtje nga uria). Kėtu paraqiten fakte se si heshtja e medias ndaj mjerimit social dhe kriminalitetit "mbyti" me miliona njerėz, si nė Kinė, Etiopi, Afganistan, Kolumbi (1959-1961). 
 
Dhe ky ėshtė cmimi i njė shtypi tė dhunuar nga censura! Duan shqiptarėt nje klimė tė tille?! 

 

Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.