20.03.2003 - Trepca.net

Lajme

E enjte, 20 mars 2003

 

Pėrmbajtja:

  • Deklaratė e Presidentit Rugova me rastin e fillimit tė aksionit ushtarak nė Irak

  • Kaēanik: Nga shpėrthimi i minės vdiq njė 12-vjeēar

  • Policia e UNMIK-ut thotė se ka shtuar masat e sigurisė nė pikat kufitare me Shqipėrinė dhe Maqedoninė

  • Pa praninė e deputetėve tė PDK-sė dhe AAK-sė, Kuvendi shtyri debatin pėr punėn e qeverisė dhe miratoi njė projektligj

  • Mėrgimtarėt e Bernės dhe Berlinit ndihmojnė shėrimin e Avni Sejdiut nga Repa e Podujevės

  • Kuvendi i Kosovės sė shpejti do tė trajtojė ēėshtjen e personave tė humbur dhe tė kidnapuar

  • Pėrkeqėsohet situata energjetike nė Kosovė - 4 orė pa drita dhe 2 me tė

  • Shtajner ka deklaruar se UNMIK-u nuk do tė pranojė kurrėfarė parakushtesh nga Beogradi

  • Komandanti i NATO-sė pėr Evropėn Juglindore, admirali Xhonson ka vizituar Kosovėn

  • B. Rexhepi ka demantuar pohimet e PDK-sė dhe AAK-sė se Qeveria e Kosovės ėshtė nė krizė

  • Albanologu Kristian Gyt - anėtar i jashtėm i Akademisė sė Shkencave dhe tė Arteve tė Kosovės

  • Tirana zyrtare apelon pėr pranimin e Serbisė dhe Malit tė Zi nė Kėshillin e Evropės

  • Nano: Shqipėria ėshtė krenare qė qėndron pėrkrah Shteteve tė Bashkuara

  • Shkup: Hapa pėr legalizimin e Universitetit tė Tetovės

  • Ėshtė arrestuar zėvendėsprokurori serb Milan Sarajliq

  • GNK: Vrasja e kryeministrit serb dėshmoi se Serbia ende nuk ka shpėtuar nga demonėt e saj

  • Havier Solana pėrjashton mundėsinė e destabilizimit nga krimi i organizuar nė Ballkan

  • Pėr shkak tė vrasjes sė Gjingjiqit u shkarkuan 35 gjyqėtarė nė mesin e tė cilėve 7 nga Gjykata e Lartė Kushtetuese nė Serbi

  • Nė pritje tė takimit tė sontėm Shirak-Bler nė Bruksel

  • Prodi: Kjo ėshtė njė "botė e pikėllueshme dhe e zymtė"

  • Trupat amerikane kanė filluar njė operacion tė madh ushtarak kundėr Al-Kaidas

  • Putin: Rusia dhe India janė pėr zgjidhjen paqėsore tė klonfliktit

  • Nė sulmin e sotėm kanė marrė pjesė edhe forcat britanike, ka deklaruar ministri britanik i Mrrojtjes

  • Papandreu: Dialog e jo konflikt i civilizimeve

  • Papa lutet pėr paqe

  • Njoftohet pėr viktima nė Bagdad

  • Pekin thotė se sulmi kundėr Irakur ėshtė shkelje e Kartės sė OKB-sė

  • Franca zyrtare ka shprehur "shqetėsimin e thellė"

  • Nė shenjestėr edhe pesė liderėt ushtarakė irakianė

  • Dy raketa irakiane kanė rėnė nė veri tė Kuvajtit

  • Gjermania ka shprehur keqardhje

  • Presidenti Bush shpall fillimin e luftės nė Irak dhe iu drejtua kombit

  • Filloi sulmi amerikan kundėr Irakut

  • Bush: Forca dėrmuese do tė sjellė fitoren nė Irak

  • Nė selinė e NATO-s nė Bruksel pohohet se lufta nė Irak nuk do tė ketė kurrėfarė ndikimi nė misionin e saj nė Kosovė


 

Deklaratė e Presidentit Rugova me rastin e fillimit tė aksionit ushtarak nė Irak
 
Prishtinė, 20 mars - Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova, me rastin e sulmit tė SHBA-ve ndaj Irakut, ka lėshuar njė deklaratė, nė mbėshtetje tė aksionit amerikan kundėr Irakut.

"Nė emėr tė popullit tė Kosovės e pėrshėndes aksionin ushtarak tė SHBA-ve dhe tė aleatėve pėr tė bėrė lirinė dhe paqen nė Irak. Kjo ėshtė njė luftė pėr paqen botėrore", thuhet nė fillim tė deklaratės sė Presidentit Rugova.

"Presidentit Bush i shprehim pėrkrahjen dhe mirėnjohjen tonė pėr kėtė aksion tė rėndėsishėm nė luftėn kundėr tė keqes, nė shėrbim tė lirisė dhe tė mirėqenies sė kombeve", theksohet mė tutje nė kėtė deklaratė.

"Populli i Kosovės e kupton mė sė miri rėndėsinė e luftės kundėr tiranisė, shtypjes dhe terrorit. Falė SHBA-ve dhe aleatėve dhe veprimit tė tyre tė vendosur para katėr vitesh, ne jemi sot komb i lirė dhe po integrohemi nė bashkėsinė e kombeve tė lira tė botės", pėrfundon deklarata e Presidentit Rugova.

Njė letėr pėrkrahjeje pėr politikėn amerikane rreth Irakut, presidenti Rugova ia ka dėrguar presidentit amerikan, Xhorxh Bush mė 5 shkurt tė kėtij vi ti.
  
 
Kaēanik: Nga shpėrthimi i minės vdiq njė 12-vjeēar
 
Kaēanik, 20 mars - Nga shpėrthimi i minės njė fėmijė 12-vjeēar ka humbur jetėn aksidentalisht nė pasditen e djeshme nėkomunėn e Kaēanikut. Ky rast tragjik ėshtė konfirmuar edhe nga zėdhėnėsi i UNMIK-ut, Andrea Anjeli. Ilir Brrata po luante njė njė fushė pranė Kaēanikut, nė momentin qė shkeli minėn. Besohet se mina tė ka mbetur gjatė konfliktit tė vitit 1999 nė Kosovė.

Iliri vdiq nė krahėt e prindėrve.
 
 
Policia e UNMIK-ut thotė se ka shtuar masat e sigurisė nė pikat kufitare me Shqipėrinė dhe Maqedoninė
 
Prizren, 20 mars - Policia e UNMIK-ut thotė se ka shtuar masat e sigurisė nė pikat kufitare me Shqipėrinė dhe Maqedoninė, qė ndodhen nė zonėn e pėrgjegjėsisė sė rajonit tė Prizrenit. Nė tė gjitha pikat kufitare Kosovė-Shqipėri dhe Kosovė-Maqedoni qė gjenden nė zonėn e pėrgjegjėsisė sė rajonit tė Prizrenit, policia ka shtuar dhe zgjeruar aktivitetin e vet.
 
"Nuk kemi ndonjė informacion pėr ndonjė sulm nė kėtė rajon nga ana e terroristėve, por megjithatė policia kėtu ėshtė e gatshme tė reagojė dhe mbikėqyrė rreptėsisht ēdo pikė kufitare", tha zėdhėnėsi i policisė pėr rajonin e Prizrenit, Aleksandėr Miron. Por ai tha se situata e sigurisė nė rajonin e Prizrenit gjatė kėtyre ditėve ka qenė e qetė dhe nuk ka pasur ndonjė incident.
 
 
Pa praninė e deputetėve tė PDK-sė dhe AAK-sė, Kuvendi shtyri debatin pėr punėn e qeverisė dhe miratoi njė projektligj
 
Prishtinė, 20 mars - Nė senacėn e sotme tė Kuvendit tė Kosovės, fillimisht shefi grupit parlamentar tė AAK-sė Bujar Dugolli tha se deputetėt e kėsaj partie do tė braktisin kėtė seancė nėse kuvendi nuk deklarohet pėr rezolutėn e inicuar nga AAK-ja pėr njohjen e vlerave tė luftės ēlirimtare nė Kosovė.
 
Kjo kėrkesė e tij u pėrkrah edhe nga grupi parlamentar i PDK-sė. Deputeti i kėsaj partie Berta Luzha tha se nė Kuvend janė vėrejtur shumė "shkelje tė rėnda" tė rregullores sė punės dhe tė Kornizės kushtetuese.

Pėrfaqėsuesit grupeve parlamentare tė PDK-sė dhe AAK-sė u shprehėn pastaj se nuk do tė marrin pjesė nė kėtė seancė.

Pas kėtyre zhvillimeve kryeparlamentari Nexhat Daci tha se pėr hir tė ruajtjes sė stabilitetit dhe veprimit unik tė parlamentit vendosi tė shtyjė debatin pėr njė seancė tjetėr pėr raportin Qeverisė sė Kosovės. Por kėtė e kundėrshtuan deputetėt serbė tė koalicionit "Kthimi", duke thėnė se nuk e kuptojnė arsyen e heqjes nga rendi i ditės tė kėsaj pike.

Ndėrkohė parlamenti vazhdoi me njė pikė tjetėr tė rendit tė ditės, duke miratuar projektligjin pėr farėrat.

Pėrfaqėsuesit e PDK-sė dhe tė AAK-sė pas braktisjes sė seancės deklaruan se reagimi i tyre ka qenė njė "spontan" dhe "shprehje e pakėnaqėsisė" qė kanė me punėn e kuvendit dhe moszbatimin e rregullave. Ndėrkohė paralajmėruan se pjesėmarrja e tyre nė punimet e parlamentit do tė varet nga veprimet qė do tė merren nga kryesia e Kuvendit tė Kosovės.

Meqenėse mungonte ministri pėrkatės, nuk u diskutua nisma pėr shpalljen e Bjeshkėve tė Namuna park nacional i Kosovės.
 
 
Mėrgimtarėt e Bernės dhe Berlinit ndihmojnė shėrimin e Avni Sejdiut nga Repa e Podujevės
 
Podujevė, 20 mars - Pas apelit qė Drejtoria pėr marrėdhėnie me Publikun dhe demokratizim e Podujevės bėri pėrmes mjeteve tė informimit pėr ta ndihmuar shėrimin e 21-vjeēarit Avni Sejdiu nga fshati Repė e Podujevės, babai i tij Ademi sot njoftoi se i kanė mbėrritur ndihmat e para financiare.

Afrim Ajeti me punė tė pėrkohshme nė Bernė tė Zvicrės ka dėrguar 1300 euro tė cilat i ka mbledhur nga mėrgimtarė tė shumtė atje, kurse Naser Sinani dhe Afrim Isufi nga Berlini i Gjermanisė kanė dėrguar 1205 euro, tha Adem Sejdiu. Ai falėnderon tė gjithė ata qė po e ndihmojnė shėrimin e djalit tė tij i cili vuan nga imobilizimi i jashtėm i qafės i cili ėshtė shkaktuar nga rrėzimi nga lartėsia.

Familja e Avniut me tetė anėtarė ėshtė shumė e varfėr dhe jeton nė njė shtėpi qė i kanė huazuar miqtė meqė atij i ėshtė djegur shtėpia gjatė luftės.
 
 
Kuvendi i Kosovės sė shpejti do tė trajtojė ēėshtjen e personave tė humbur dhe tė kidnapuar
 
Prishtinė, 20 mars - Komisioni pėr persona tė humbur dhe tė kidnapuar, tė mėrkurėn ka shqyrtuar raportin e punės sė komisionit gjatė javės sė kaluar. Kryesuaesja e kėtij komisioni, Flora Brovina i ka njoftuar antarėt e Komisionit pėr takimin me asociacionėt pėr persona tė humbur dhe tė kindapuar nė komunėn e Gjakovės, takimin me ICM nė Prishtinė si dhe me takimin qė ėshtė mbajtur me antarėt e Komisionit tė Qeverisė dhe Komisionin ndėrkombėtar pėr persona tė kindapuar dhe tė humbur.

Znj. Brovina, gjithashtu i ka informuar antarėt e Komisionit se sė shpejti Kuvendi i Kosovės do tė trajtojė ēėshtjen e personave tė humbur dhe tė kindapuar.

Nė kėtė mbledhje Komisioni e formoi edhe grupin prej pesė antarėve, qė do tė pėrgatisin njė raport, me tė cilin do tė njoftohen deputetėt e Kuvendit tė Kosovės.

Komisioni pėr Persona tė Humbur dhe tė Kindapuar ka vendosur qė tė kėrkojė njė takim me zyrėn e UNMIK-ut, respektivisht me kryeadministratorin e Kosovės Michael Steiner dhe paraprakisht tė pėrgatitet njė projektrezolutė pėr personat e kindapuar dhe tė humbur, e cila mė pas do t’i prezantohet Kuvendit tė Kosovės pėr miratim.
 
 
Pėrkeqėsohet situata energjetike nė Kosovė - 4 orė pa drita dhe 2 me tė
 
Prishtinė, 20 mars - Sipas dispeēerėve kujdestarė tė KEK-ut, sot situata energjetike nė Kosovė ėshtė pėrkeqėsuar me rėnien e gjeneratorėve nė termocentralin "Kosova A". Prandaj orari i reduktimeve aktualisht ėshtė 4 pa energji dhe 2 me tė. Ndėrkohė vazhdojnė pėrpjekjet pėr aktivizimin e gjeneratorėve nė kėtė termocentral.
 
 
Shtajner ka deklaruar se UNMIK-u nuk do tė pranojė kurrėfarė parakushtesh nga Beogradi
 
Prishtinė, 20 mars - Duke marrė pjesė nė emisionin "Sy me sy" nė RTV21, kryeadministratori Mihael Shtajner ka shfaqur shpresėn se deri nė fund tė kėtij viti do tė barten tė gjitha kompetencat nga administrata e UNMIK-ut tek institucionet e Kosovės me pėrjashtim tė sigurisė, marrėdhėnieve ndėrkombėtare dhe minoriteteve.

Shtajner ka shtuar se do tė pėrpilohet njė marrėveshje me qeverinė dhe institucionet e Kosovės qė tė pėrcaktohen afatet kohore nė mėnyrė qė tė gjitha kompeteneca tė barten tek institucionet e Kosovės deri nė fund tė kėtij viti.

Ndėrkaq, sa i pėrket fillimit tė dialogut ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit pėr ēėshtje praktike kryeadministratori Shtajner ka thėnė se bisedimet do tė bėhen nė nivele tė barabarta siē i quajti ai "sy me sy".
 
Nė anėn tjetėr duke i komentuar deklaratat e palės serbe se parakusht pėr fillimin e dialogut ėshtė kėthimi i 200 mijė serbėve, Shtajner ka deklaruar se UNMIK-u nuk do tė pranojė kurrėfarė parakushtesh nga Beogradi.

Marrėdhėniet midis UNMIK-ut dhe institucioneve tė Kosovės administratori Shtajner i vlerėsoi si mjaft tė shėndosha, duke theksuar se nė esencė kur bėhet fjalė pėr interesin e popullatės tė dyja palėt janė tė njėmendje.
 
 
Komandanti i NATO-sė pėr Evropėn Juglindore, admirali Xhonson ka vizituar Kosovėn
 
Prishtinė, 20 mars - Komandanti i Aleancės Veriatlantike pėr Evropėn Juglindore, admirali Gregori Xhonson ka vizituar dje Kosovėn. Me kėtė rast ai ka biseduar me ushtarakėt e lartė tė KFOR-it dhe me kryeadministratorin e Kosovės Mihael Shtajner, si dhe ka biseduar edhe lidhur me krizėn nė Irak.

"Kjo vizitė e admiralit Xhonson ėshtė njėra nga vizitat rutinore qė ai i bėn Kosovės dhe ėshtė biseduar pėr ēėshtje qė ndėrlidhen direkt me Kosovėn. Normalisht se ėshtė biseduar edhe pėr krizėn nė Irak, por jo pėr gjėra qė ndėrlidhen pėr problemet atje dhe Kosovėn", tha shefi pėr informim i UNMIK-ut, Sajmon Hasellok.

Nga ana tjetėr Hasellok tha se sulmet eventuale tė SHBA-ve mbi Irakun pa miratimin e KS tė OKB-sė nuk do tė ndikojnė asgjė nė tė ardhmen e UNMIK-ut nė Kosovė.
 
 
B. Rexhepi ka demantuar pohimet e PDK-sė dhe AAK-sė se Qeveria e Kosovės ėshtė nė krizė
 
Prishtinė, 20 mars - Qeveria e Kosovės nuk ėshtė nė krizė dhe kėrkesat e partive politike pėr rishqyrtim tė formulės sė bashkėqeverisjes nuk po ndikojnė nė punėn e qeverisė, ka deklaruar kryeministri i Kosovė Bajram Rexhepi. Ai bėri kėto komente pas takimit tė djeshėm tė Qeverisė.

Kryeministri Rexhepi pastaj ka nėnvizuar se nėse partitė nuk janė tė kėnaqura me punėn e qeverisė atėherė do tė respektohet vullneti i tyre.

Nė pyetjen pse kritikat ndaj tij vijnė mė sė shumti nga partia e tij, Rexhepi tha se ėshtė anėtar i PDK-sė, por ėshtė kryeministėr edhe do tė veprojė si kryeministėr i Kosovės.

Ndėrkaq duke i komentuar zhvillimet e fundit lidhur me krizėn irakiane, kryeministri Rexhepi tha se populli i Kosovės do tė qėndrojė pėrkrah Shteteve tė Bashkuara dhe aleatėve tė saj nė rast tė njė lufte tė mundshme me Irakun.
 
Ai ka nėnvizuar se megjithė mundėsitė shumė tė vogla, kosovarėt janė tė gatshėm qė edhe fizikisht t'i mbėshtesin fuqishėm SHBA-tė, nėse kjo do t'u kėrkohet.
 
 
Albanologu Kristian Gyt - anėtar i jashtėm i Akademisė sė Shkencave dhe tė Arteve tė Kosovės
 
Prishtinė, 20 mars - Studiuesit tė shkencave albanologjike, francezit Kristian Gyt sot iu dorėzua fletėdėshmia e anėtarit tė jashtėm tė Akademisė sė Shkencave dhe Arteve tė Kosovės.
 
Kristian Gyt ėshtė studiuesi i fushave tė ndryshme tė shkencave tė albanologjisė, i cili pėr mė se 35 vjet tė veprimtarisė sė dendur shkencore dhe pedagogjike ka merita tė mėdha pėr njohjen dhe pėrhapjen e kulturės shqiptare nė vendet e frankofonisė dhe mė gjerė.
 
Gyt synon tė pėrmbyllė studimet rreth jetės dhe veprės sė Pashko Vasės, tė cilin ai e konsideron si njė ndėr personazhet kryesore tė Rilindjes Kombėtare Shqiptare. Po sot ai nė ASHAK mbajti njė ligjėratė pėr jetėn dhe veprėn e rilindasit tė shquar shqiptar, Pashko Vasa.
 
 
Tirana zyrtare apelon pėr pranimin e Serbisė dhe Malit tė Zi nė Kėshillin e Evropės
 
Tiranė, 20 mars - Ministria shqiptare e Punėve tė Jashtme pėrshendet deklaraten e Presidentit tė Asamblesė Parlamentare tė Kėshillit tė Europes, z. Peter Shider, me anė tė sė cilės ai apelon pranė Komitetit tė Ministrave pėr pranimin e Serbisė dhe Malit tė Zi nė Kėshillin e Europes.

"Shprehim bindjen se antarėsimi i Serbisė dhe Malit tė Zi nė Kėshillin e Europes do t'i shėrbejė jo vetėm forcimit dhe mbrojtjes sė demokracisė nė kėtė vend, por edhe vijueshmerisė sė proceseve stabilizuese dhe reformuese nė shėrbim tė zhvillimit tė marrėdhėnieve tė fqinjėsisė sė mirė dhe integrimit tė rajonit nė Bashkimin Evropian", thuhet nė njė deklaratė tė zėdhėnėsit tė kėsaj ministrie Agim Neza.
 
 
Nano: Shqipėria ėshtė krenare qė qėndron pėrkrah Shteteve tė Bashkuara
 
Tiranė, 20 mars - Kryeministri shqiptar Fatos Nano, bėri njė deklaratė pas fillimit tė sulmit ushtarak tė SHBA-sė ndaj Irakut. Nano tha se "Shqipėria ėshtė krenare qė qėndron pėrkrah Shteteve tė Bashkuara, Mbretėrisė sė Bashkuar dhe tė tjerėve, nė koalicionin e vullnetit pėr tė ēarmatosur Irakun nga armėt e shkatėrrimit nė masė dhe pėr t'i dhėnė lirinė popullit tė shumėvajtur iraken".

"Ne jemi tė bindur se komandot shqiptare do tė pėrmbushin me sukses misionin e tyre. Gjithashtu, ne jemi krenarė qė kemi vėnė nė dispozicion dhe pa kushte tė kėtij koalicioni hapėsirėn tonė ajrore, detare dhe tokėsore. Ne jemi krenarė qė jemi rreshtuar nė krahun e lirisė", thuhet nė deklaratėn e kryeministrit Nano
 
 
Shkup: Hapa pėr legalizimin e Universitetit tė Tetovės
 
Shkup, 20 mars - Qeveria e Maqedonisė thotė se pranon tė shqyrtojė tė gjitha nismat legjitime pėr zyrtarizimin e Universitetit tė Tetovės (UT), i cili konsiderohet i jashtėligjshėm. Zėdhėnėsi i qeverisė Sasho Ēollakovski deklaroi pėr BBC-nė se ekzekutivi do tė pranojė tė shqyrtojė mundėsinė pėr tė legalizuar UT-nė.

"Ēdo nismė legjitime nė funksion tė legalizimit tė mundshėm tė asaj qė tani ėshtė para-Universiteti nė Tetovė, Ministria e Arsimit, edhe Qeveria, ėshtė e gatshme qė ta shqyrtojė," tha zoti Ēollakovski.

Ministri i Arsimit, Aziz Pollozhani, thotė se shpreson se do tė arrihet deri tek legalizmi i UT-sė, duke u bazuar edhe tek vullneti i partnerėve tė koalicionit, Lidhjes Socialdemokrate tė kryeministrit Branko Cėrvenkovski dhe Partisė Liberaldemokrate.
 
 
Ėshtė arrestuar zėvendėsprokurori serb Milan Sarajliq
 
Beograd, 20 mars - Policia ka arrestuar tė mėrkurėn zėvendėsprokurorin republikan Milan Sarajliq, i cili ngarkohet pėr lidhjet me klanin kriminal tė Zemunit. Ndėrkaq njoftohet se janė shkarkuar 30 gjyqtarė tė gjykatave tė ndryshme, nė kuadėr tė masave tė jashtėzakonshme.

Kryeministri serb Zhivkoviq ka bėrė tė ditur se deri mė tash janė arrestuar mbi 700 persona nė Serbi nė kuadėr tė hetimeve.
 
 
GNK: Vrasja e kryeministrit serb dėshmoi se Serbia ende nuk ka shpėtuar nga demonėt e saj
 
Bruksel, 20 mars - Vrasja e kryeministrit serb Gjingjiq dėshmoi se Serbia ende nuk ka shpėtuar nga demonėt e saj. Kėshtu theksohet nė raportin mė tė ri tė Grupit Ndėrkombėtar tė Krizave. Analistėt e kėsaj qendre studimore theksojnė se ritmi i reformave nė Serbi ka ngecur nė vend.
 
Andaj zėvendėsuesit e Gjingjiqit duhet tė ndėrmarrin reforma tė gjithanshme, sidomos nė pastrimin e institucioneve dhe dikasterėve nga ajo qė Grupi Ndėrkombėtar i Krizave e ka cilėsuar si trashėgimia e molepsur e Millosheviqit. Spastrimet e reformat duhet tė pėrfshijnė nė radhė tė parė sektorėt e tillė jetik, siē janė policia, ushtria dhe organizatat e ashtuquajtura nacionaliste patriotike.
 
Por GNK dyshon nė mundėsinė dhe vullnetin e klasės politike nė Beograd pėr tė ndėrmarrė njė spastrim tė tillė. Prandaj ky organizėm i rekomandon bashkėsisė ndėrkombėtare, sidomos SHBA-ve dhe BE-sė vigjilencė mė tė madhe ndaj zhvillimeve nė Beograd.
 
Vrasėsit e Gjingjiqit nuk duhet shpėrblyer me lehtėsimin e kushteve tė pranimit tė Serbisė nė Kėshillin e Evropės, nė NATO dhe nė BE, tėrheqin vėmendjen studiuesit e kėsaj qendre ndėrkombėtare nė Bruksel.
 
 
Havier Solana pėrjashton mundėsinė e destabilizimit nga krimi i organizuar nė Ballkan
 
Athinė, 20 mars - Shefi i diplomacisė evropiane, Havier Solana nė deklaratėn e tij nė mediat greke pėrjashton mundėsinė e destabilizimit nga krimi i organizuar si nė Serbi ashtu edhe nė Ballkan.
 
Duke folur pėr Gjingjiqin Solana thotė se manteli i tij vėshtirė se do tė vishet nga njė njėri tjetėr. Sipas Solanės ish-kryeministri serb ishte njeriu qė e bėri Beogradin tė pranojė ēėshtjen e Kosovės.

Statusi final i Kosovės duhet tė zgjidhet nė momentin e pėrshtatshėm dhe Brukseli mbėshtetė plotėsisht iniciativėn e Shtajnerit.
 
Kjo zgjidhje duhet tė bėhet sipas Rezolutės 1244 tė KS tė OKB-sė, ku do tė implikoheshin qeveria e Beogradit dhe liderėt e zgjedhur si dhe pėrfaqėsuesit e institucioneve lokale politike nė Prishtinė.
 
Kursi evropian, ka theksuar ėshtė nė mbėshtetje tė plotė tė iniciativės sė kryeadministratorit ndėrkombėtar Shtajner pėr bisedime tė drejtėpėrdrejta ndėrmjet Beogradit dhe Prishtinės pėr ēėshtje tė interesit tė pėrbashkėt, por edhe tė iniciativės sė tij pėr decentralizimin e pushtetit lokal nė Kosovė.
 
Ky ėshtė kuadri i drejt pėr forcimin e stabilitetit nė Kosovė, kurse ēdo iniciativė e njėanshme ėshtė e papranueshme nga ana e Bashkimit Evropian.

I pyetur nėse Brukseli shqetėsohet nga njė destabilizim i mundshėm nė Preshevė, Medvegjė dhe Bujanoc, ku flitet se veprojnė organizata paramilitare, Solana pėrkujtoi se parimi i parė pėr sigurinė e stabilitetit nė kėtė rajon ėshtė respektimi i marrėveshjeve tė arritura me ndihmėn e faktorit ndėrkombėtar nga palėt e involvuara.
 
 
Pėr shkak tė vrasjes sė Gjingjiqit u shkarkuan 35 gjyqėtarė nė mesin e tė cilėve 7 nga Gjykata e Lartė Kushtetuese nė Serbi
 
Beograd, 20 mars - Vazhdojnė arrestimet dhe kėrkimet nė Beograd pėr t'i gjetur vrasėsit e kryeministrit serb Gjingjiq. Nė kėtė kontekst u shkarkuan 35 gjyqtarė nė mesin e tė cilėve 7 nga Gjykata e Lartė Kushtetuese nė Serbi.
 
Ndėrkohė, ministri i brendshėm serb Dushan Mihailloviq ka paralajmėruar mundėsinė e dorėheqjes. Ai ka shtuar se nuk i shmanget shqyrtimit tė pėrgjegjėsisė sė tij lidhur me rastin e atentatit tė kryer kundėr kryeministrit Gjingjiq.
 
Mirėpo, detyrė e parė ėshtė arrestimi i vrasėsve dhe mbrojtja e shtetit, ka thėnė Mihailloviq dhe ka shtuar se vetėm pasi tė arrestohen autorėt e vrasjes sė Gjingjiqit mund tė shqyrtohet edhe ēėshtja e dorėheqjes sė tij, ka deklaruar Mihailloviq pėr mediat serbe.

Ministri i brendshėm serb nė mėnyrė indirekte ka akuzuar Vojisllav Sheshelin si politikan tė fundit serb pėr lidhje tė ngushta me grupin kriminal tė Zemunit. Sheshel kishte paralajmėruar pranverėn e pėrgjakshme nė Serbi.
 
 
Nė pritje tė takimit tė sontėm Shirak-Bler nė Bruksel
 
Bruksel, 20 mars - Nga Bashkimi Evropian njoftohet se sot tė gjithė liderėt e pesėmbėdhjetėshes, duke pėrfshirė edhe kryeministrin britanik Toni Bler, do tė shkojnė nė Bruksel ku do tė fillojė samiti pranveror i BE-sė.

Ndryshe nė Bruksel mbretėron interesim i veēantė pėr takimin e mundshėm tė presidentit francez Zhak Shirak dhe kryeministrit britanik Toni Bler. Nė kėtė moment askush nuk e di nėse sonte ata fare do tė takohen dhe tė bisedojnė sy mė sy, ndonėse ka vlerėsime qė ky takim mė mirė tė mos mbahet, sepse mund tė bėhet njė hendek mė i madh ndėrmjet Parisit dhe Londrės, gjė qė nuk do tė ishte pa pasoja pėr Bashkimin Evropian.
 
 
Prodi: Kjo ėshtė njė "botė e pikėllueshme dhe e zymtė"
 
Bruksel, 20 mars - Kryetari i Komisionit Evropian Romano Prodi ka deklaruar sot nė Bruksel, me rastin e sulmit amerikan ndaj Irakut, se kjo ėshtė njė "botė e pikėllueshme dhe e zymtė", duke shtuar se tani ka mbetur vetėm qė tė "lutemi qė lufta tė zgjasė sa mė shkurt, tė ketė sa mė pak luftėra civile dhe sa mė pak pasoja pėr tėrė rajonin".

Por, Prodi ka thėnė se Komisioni Evropian ėshtė i gatshėm qė nė afatin sa mė tė shkurtėr t'i dėrgojė Irakut ndihma humanitare nėn patronazhin e bashkėsisė ndėrkombėtare.
 
 
Trupat amerikane kanė filluar njė operacion tė madh ushtarak kundėr Al-Kaidas
 
Kandahar, 20 mars - Trupat amerikane kanė filluar njė operacion tė madh ushtarak kundėr Al-Kaidas nė Afganistanin Jugor, qė thuhet se ėshtė mė i madhi nė gati njė vit.

Rreth 1000 trupa nga Divizioni 82 Parashutist po kėrkojnė pėr Osama bin Ladenin dhe anėtarė tė rrjetit tė tij nė operacionin pranė qytetit tė Kandaharit.

Ata po kėrkojnė gjithashtu pėr anėtarė tė ish-regjimit taleban qė e kishte bazėn e tij nė Kandahar.
"Djajtė e Bardhė tė Divizionit 82 tė Koalicionit filluan operacionin 'Sulmi Trimėror' me njė goditje ajrore nė orėn 6 tė mėngjesit," thotė njė deklaratė e ushtrisė amerikane e lėshuar nė bazėn Bagram nė Afganistan.

"'Sulmi Trimėror' pėrbėhet nga operacione ofensive nė juglindje tė Kandaharit."

Zėdhėnėsi ushtarak amerikan, koloneli Roger King u tha gazetarėve se trupat po ndiqnin "objektiva tė posaēme".
 
 
Putin: Rusia dhe India janė pėr zgjidhjen paqėsore tė klonfliktit
 
Moskė, 20 mars - Pozicioni i Rusisė bazohet nė respektimine plotė tė Kartės sė OKB-sė dhe nė parimet bazė tė tė drejtės ndėrkombėtare dhe Rusia i jep pėrparėsi metodave paqėsore e politike tė zgjidhjes s ėkonfliktit, ka theksuar presidenti rus Vladimri Putin nė pėrgjigjen e tij nė letrėn e kryemisnirtti indian Atali Bihari Vaxhpait me rastin e krizės nė Irak.
 
 
Nė sulmin e sotėm kanė marrė pjesė edhe forcat britanike, ka deklaruar ministri britanik i Mrrojtjes
 
Londėr, 20 mars - Nė sulmin e sotėm tė mėngjesit, pėrveē forcave amerikane kanė marrė pjesė edhe ato britanike, ka deklaruar sot nė Londėr ministri britanik i Mbrojtjes Xhef Hun.

Hun sulmin e sotėm mbi Irakun e cilsoi si pėrgatitje pėr aksion.

Shtėpia e Bardhė kryeministrin britanik Toni Bler e kishte njoftuar vetėm dy orė para sulmit.
 
Komentatorėt thonė se ky sulm ka zgjatur shumė mė shkurt sesa ėshtė pritur.

Kryeministri Bler natėn e kaluar ka formuar "kabinetin e luftės".
 
 
Papandreu: Dialog e jo konflikt i civilizimeve
 
Bruksel, 20 mars - Bashkimi Evropian ka paralajmėruar se konflikti nė Irak nuk guxon tė shndėrrohet nė konflikt tė civilizimeve, tha kryesuesi i BE-sė Jorgos Papandreu.
 
Ai tha se duhet pėrforcuar marrėdhėniet me vendet arabe-muslimane dhe ajo ēka nevojitet ėshtė dialogu i vėrtetė i civilizimeve, tha Papandreu, duke kryesuar me mbledhjen e speciale tė Parlamentit Evropian nė Bruksel kushtuar kryekėput krizės sė Irakut.

Papandreu u shpreh se ėshtė pėr keqardhje qė diplomcia ka ardhur deri nė fund dhe tė fillojė lufta, duke paralajmėruar se konflikti nė Irak mund tė destabilizojė tėrė rajonin dhe tė krijojė probleme, posaēėrisht me fqinjėt e Irakut si bie fjala me Turqinė.

Ndėrkaq komesari evropian pė politikė tė jashtme Kris Paten tha se mė me rėndėsi ėshtė tė bėhet ēmos qė lufta nė Irak tė zgjasė sa mė shkurt.
 
 
Papa lutet pėr paqe
 
Romė, 20 mars - Papa Gjon Pali i Dytė me tė kuptuar pėr fillimin e sulmeve amerikane ndaj Irakut, ia kushtoi meshėn e sotme tė mėngjesit me lutjen pėr paqe. Kardinali Pilo Lagi deklaroi se papa po vazhdon tė lutet pėr paqe me shpresė se ende mund tė bėhet diēka. Ai bėri tė ditur se pėrfaqėsia e Vatikanit nė Bagdad mbetet e hapur pėrkundėr sulmeve, sepse atje ka njė rol fetar.
 
 
Njoftohet pėr viktima nė Bagdad
 
Bagdad, 20 mars - Zyrtarėt irakianė thanė se njė numėr civilėsh janė plagosur gjatė sulmeve amerikane kundėr Bagdadit.

Njė zėdhėnės i ministrisė sė informacionit tha se gjatė sulmit qė filloi nė mėngjes herėt ishin goditur zona tė banuara nė jug tė kryeqytetit irakian.
 
 
Pekin thotė se sulmi kundėr Irakur ėshtė shkelje e Kartės sė OKB-sė
 
Pekin, 20 mars - Sipas Pekinit zyrtar, SHBA-tė me sulmin ushtarak kundėr Irakut kanė shkelur Kartėn e OKB-sė dhe normat ndėrkombėtare. Njėherit Kina ka shprehur "keqardhje tė thellė" pėr shkak tė fillimit tė sulmeve kundėr Irakut, duke kėrkuar nga "vendet relevante" tė ndėrprejnė operacionin ushtarak.
 
 
Franca zyrtare ka shprehur "shqetėsimin e thellė"
 
Paris, 20 mars - Franca zyrtare ka shprehur "shqetėsimin e thellė" sot pėr shkak tė fillimit tė sulmeve amerikane kundėr Irakut dhe njėherit ka shfaqur dėshirėn qė konflikti tė pėrfundojė sa mė parė. Franca u ka bėrė thirrje vendeve tė rajonit qė tė pėrmbahen nga hapat qė do tė pėrkeqėsonin situatėn.
 
 
Nė shenjestėr edhe pesė liderėt ushtarakė irakianė
 
Doha, 20 mars - Nė sulmin e mėngjesit kundėr Irakut nė shenjestėr kanė qenė edhe pesė liderėt ushtarakė irakianė tė cilėt janė takuar nė Bagdad, ka njoftuar njė burim amerikan nė Doha, njofton BBC. Thuhet se janė qėlluar makinat, duke mos saktėsuar nėse ka pasur viktima dhe nėse ėshtė menduar se nė mesin e liderėve tė pėrmendur ka qenė edhe Sadam Huseini.
 
 
Dy raketa irakiane kanė rėnė nė veri tė Kuvajtit
 
Kuvajt, 20 mars - Ushtarėve amerikanė dhe britanikė sot nė mėngjes u ėshtė urdhėruar tė vejnė maskat kundėr gazit dhe tė veshin kombinezona speciale pėr t'u mbrojtur nga armėt kimike, meqenėse dy raketa irakiane kanė rėnė nė rajonin e qytetit Mutla nė veri tė Kuvajtit.
 
 
Gjermania ka shprehur keqardhje
 
Berlin, 20 mars - Gjermania ka shprehur keqardhje pasi pėrpjekjet e saja bashkė me Rusinė dhe Francėn qė tė shmanget lufta, mbetėn pa rezultate. Lajmi pėr sulmin kundėr Irakut po shkakton shqetėsim tė madh nė qeverinė gjermane.
 
 
Presidenti Bush shpall fillimin e luftės nė Irak dhe iu drejtua kombit
 
Uashington, 20 mars - Fill fillimit tė sulmit rė SHBA-ve kundėr Irakut Presidenti Bush iu ka drejtuar popullit amerikan me kėtė mesazh:

"Forcat amerikane dhe ato tė koalicionit kanė filluar fazėn e parė tė operacioneve ushtarake pėr tė ēarmatosur Irakun, pėr tė ēliruar popullin irakian dhe pėr tė mbrojtur botėn nga njė rrezik i madh.

Me urdhėrin tim, forcat e koalicionit kanė filluar tė godasin objektiva tė caktuara me rėndėsi ushtarake pėr tė neutralizuar Sadam Husseinin tė ndėrmarrė ndonjė luftė.

Kjo ėshtė faza e parė e njė fushate tė gjerė, tė bashkėrenduar.

Mbi 35 vende po japin mbėshtetje tė rėndėsishme, duke vėnė nė dispozicion bazat ajrore dhe detare, duke ndihmuar me logjistikėn, dhėnien e informatave e deri tek dėrgimi i trupave.

Nė kėtė konflikt Amerika pėrballet me njė armik qė nuk ka asnjė respekt pėr konventat e luftės apo normat morale.

Sadam Husseini i ka vendosur trupat irakiane nė zonat e banuara nė mėnyrė qė t'i pėrdorė civilėt si mburojė njerėzore, duke bėrė kėshtu krimin e fundit tė rėndė kundėr popullit tė tij.

Unė dua qė amerikanėt dhe gjithė bota ta dinė se ne do tė bėjmė tė gjitha pėrpjekjet pėr tė ruajtur jetėn e civilėve.

Kjo fushatė qė zhvillohet nė njė vend nė terren tė vėshtirė dhe tė madh sa Kalifornia mund tė jetė mė e gjatė dhe mė e vėshtirė se ē'parashikojnė disa.

Ne nuk kemi asnjė ambicie tjetėr nė Irak pėrveē se tė evitojmė rrezikun qė pėrbėn regjimi nė fuqi dhe t'i japim drejtimin e vendit popullit irakian.

Ne do tė pėrballemi me kėtė rrezik tani me ushtrinė, forcat ajrore, flotėn dhe marinsat tanė, nė mėnyrė qė tė mos na duhet tė nxjerrim mė vonė nėpėr rrugėt e qyteteve tona ushtritė e zjarrfikėsve, tė mjekėve dhe forcat e policisė.

Tani qė ky konflikt ka filluar, e vetmja mundėsi pėr tė kufizuar kohėzgjatjen e tij ėshtė marrja e hapave vendimtarė.
Ju siguroj se kjo nuk do tė jetė njė fushatė masash gjysmake.

Ne nuk do tė pranojmė asnjė rezultat tjetėr pėrveē fitores.

Ne do tė mbrojmė lirinė tonė dhe do t'u sjellim liri tė zjerėve.

Ne do tė fitojmė".
 
 
Filloi sulmi amerikan kundėr Irakut
 
Bagdad, 20 mars - Sot tė nė herėt nė mėngjes nė orėn 4.00, filloi ndėrhryja amerikane nė Irak. Nė Bagdad janė dėgjuar shpėrthimee para, vetėm njė orė e gjysmė pas skadimit tė ultimatumit qė presidenti Bush i kishte lėnė Sadam Huseinit qė tė largohej nga vendi.

Disa minuta pas kėtyre shpėrthimeve, zėdhėnėsi i presidentit Bush, Ari Fleisher tha se faza e parė e ēarmatimit tė regjimit irakian kishte filluar.
 
 
Bush: Forca dėrmuese do tė sjellė fitoren nė Irak
 
Uashington, 20 mars - Presidenti Bush tha se ēarmatimi i Irakut filloi. Presidenti foli nga Shtėpia e Bardhė mė pak se njė gjysmė ore, pasi sirenat e sulmeve ajrore dhe prozhektorėt u dėgjuan dhe u panė nė qiellin e Bagdadit.
 
Presidenti e cilėsoi goditjen ushtarake si fazat e para tė luftės. Ai tha se mbi 35 vende po japin njė mbėshtetje shumė tė rėndėsishme.

Zyrtarė tė qeverisė amerikane thonė se goditjet ushtarake nė orėt e para tė ditės sė sotme nė afėrsi tė Bagdadit, vunė nė shėnjestėr njė tė ashtuquajtur objekt tė rastit. Zyrtarėt e pėrshkruan objektin e rastit si elementė tė udhėheqjes irakiane. Nuk ėshtė dėgjuar ndonjė fjalė nga Sadam Huseini, qėkurse pėrfundoi afati i ultimatumit.

Udhėheqėsi irakian dhe dy djemtė e tij e hodhėn poshtė kėrkesėn e presidentit Bush pėr t'u larguar nga Iraku menjėherė pasi zoti Bush, lėshoi ultimatumin e tij tė martėn. Forcat e koalicionit tė udhėhequr prej Shteteve tė Bashkuara ndėrmorėn njė sulm tė kufizuar, kirurgjik kundėr Irakut, duke vėnė nė shėnjestėr disa udhėheqės irakianė nė afėrsi tė Bagdatit.

Mė pak se dy orė pasi pėrfundoi afati qė Sadam Huseini tė largohej nga Iraku, tinguj tė sirenave pėr sulme ajrore u dėgjuan nė Bagdat. Pak mė vonė presidenti Bush iu drejtua popullit amerikan. Ai tha se forcat e udhėhequra prej Shteteve tė Bashkuara, sulmuan njė objekt tė rastit, nė fazat e para tė njė fushate tė gjėrė.
 
 
Nė selinė e NATO-s nė Bruksel pohohet se lufta nė Irak nuk do tė ketė kurrėfarė ndikimi nė misionin e saj nė Kosovė
 
Bruksel, 20 mars - Zyrtarėt nė selinė e NATO-s nė Bruksel kanė pohuar se lufta nė Irak nuk do tė ketė kurrėfarė ndikimi nė misionin e saj nė Kosovė. Nė selinė e NATO-sė nė Bruksel pohojnė se shtetet aleate pėrkundėr mospajtimeve rreth Irakut, janė unike sa i pėrket Kosovės dhe janė tė pėrkushtuara tė ēojnė misionin deri nė fund.
 
Po ashtu nė NATO pėrkujtojnė edhe nė zotimet e zyrtarėve nga Uashingtoni se nė Kosovė do tė mbesin sė bashku me aleatėt evropianė, sepse sė bashku kanė hyrė dhe sė bashku do t'ia dalin deri nė fund, kanė thėnė. I vetmi ndryshim qė mund tė jetė nė Kosovė misionin e NATO-s ėshtė rritja e gatishmėrisė sė ushtarėve pėr tė parandaluar aktet eventuale terroriste nė kohėn e krizės nė Irak.

 

Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.