|
 |
|
- Prishtinė,
19 mars 2003 - Sot nė Bibliotekėn Kombėtare dhe Universitare u promovua libri
"Ditari i njė izolanti" i Kolė Berishės, nė tė
cilin autori paraqet periudhėn e arrestimit, tė izolimit dhe
tė torturave tė shumė intelektualėve shqiptarė mė 1989 nėpėr
burgjet e Serbisė.
-
- Fillimisht
nė kėtė promovim foli shkrimtari Haxhi Vokshi. Njė fjalė
rasti pėr librin tė shkruar nga Sabri Hamiti, e lexoi Nimon
Alimusaj, nė tė cilėn thuhej se libri nuk ėshtė ditar,
por ėshtė shkrim personal autobiografik i autorit, pėr tė
shtuar:
-
- "Kėtu
dalin pranė e pranė Kujtesa e Dėshmia, tė cilat janė po
ashtu zhanre tė shkrimit autobiografik, por qė lėnė mundėsi
tė lėvizjes nė kohė pėrtej tė tashmes, nė tė kaluarėn
apo nė tė ardhmen, qoftė duke gėrmuar nė botėn
personale, qoftė nė shoqėrinė kolektive".
|
-
-
"Libri i pėrmendur ėshtė mė afėr kujtimeve e dėshmisė,
qoftė kur mbėshtetet nė referencialitet, ky referencialitet
ėshtė personal, duke e pasur mė vete karakterin e tė
besueshmes simbas formulės: Besoni, kjo mė ka ngjarė mua.
Mirėpo, shkrimi i kohės shkon njė hap tutje, tė ndodhurėn
do ta sjellė nė nivel tė tekstit veridik, tė vėrtetueshėm,
nėpėrmjet dokumentash e dėshmisė tė shkruara",
thuhet nė fjalėn e Sabri Hamitit.
Ndėrkaq historiani, Muhamet Shatri pėr kėtė libėr tha se
autori lė pėr breznitė njė testament pėr kujtesėn
histroike mbi dhunėn e terrorin e ushtruar nga ata qė sot
pretendojnė tė rikhehen nė Kosovė dhe shtihen si tė
pafajshėm.
Rreth librit "Ditari i njė izolanti" foli edhe
shkrimtari Sabit Rrustemi, i cili kėtė vepėr e quajti
"dėshmi rrėnqethėse pėr njė periudhė tė bujshme tė
rezistencės sonė".
-
- Nė
kėtė libėr, qė ėshtė para sė gjithash libėr
publicistik, libėr dėshmi se sa njė ditar i rėndomtė i njė
kohe, kjo periudhė e historisė mė tė re tė Kosovės qė
ishte thuaja e ngjashme si nė Klinė, si nė Prishtinė,
Gjilan a Mitrovicė, Ferizaj, Pejė a Prizren, shqiptarėt
ishin para njė shpėrthimi tė madh, para njė shpėrthimi
edhe mė masiv se qė u shėnua nė vitin 1981, tha Rrustemi.
-
- Ai
theksoi se autori, njė pjesė tė kėsaj katrahure mbi
izolantėt e ka pėrshkruar nė mėnyrė besnike dhe tė
dokumentuar, jo vetėm pėrmes vetes, po edhe pėrmes njohjes
me shumė tė izoluar tė tjerė.
Skėnder Zogaj tha se ky "Ditar", me mbi 300 faqe,
lexohet me njė frymė dhe freskėt, tė rrėmben me formėn e
shkrimit por edhe me pėrmbajtjen, rrathėt e sė cilės hapen
dhe pėrhapen duke u qėndirur me fakte. "Detaje tė
shumta, tė thjeshta por shumė sugjestive, domethėnėse dhe
kuptimplota. Pėr ata qė e njohin nga afėr autorin, jam i
bindur se do tė pajtohen me mua duke e shquar si vlerė tė
veēantė nė Ditar, identifikimin e jashtėzakonshėm tė
autorit me veprėn e tij", tha Zogaj.
|
|