| |
 |
|
|
|
19.03.2003
- Trepca.net |
|
|
|
Lajme |
|
|
E
mėrkure, 19 mars 2003 |
|
|

|
|
|
|
|
|
Pėrmbajtja:
-
Shtajner thotė se
lufta e mundshme nė Irak nuk do tė ketė ndikime nė Kosovė
-
Tė hėnėn mbrėma
nga persona tė panjohur ėshtė vrarė Azem Ahmeti nga
Prekazi i Epėrm i Skėnderajt
-
Qeveria thotė se
nga shtylla e parė e UNMIK-ut ėshtė njoftuar se nuk ka pjesėtarė
tė forcave serbe nė Kosovė
-
Diskutohet lidhur
me luftėn jetėsore tė aktivistes dhe fitueses sė Ēmimit
Nobel pėr Paqe, Xhejn Adams
-
Policia e UNMIK-ut
dhe KFOR-i mohojnė se ekziston xhandarmėria serbe nė veri tė
Kosovės
-
Gjysma e Prishtinės
sot ka mbetur pa ujė tė pijshėm
-
Kryetari i Komunės
sė Prishtinės priti pėrfaqėsuesit e KMDLNJ-sė
-
Forcat paqeruajtėse
nuk kanė ndėrmarrė masa shtesė pėr sigurinė nė Kosovė
-
Ushtarėt amerikanė
nė kuadėr tė KFOR-it janė plotėsisht tė pėrkushtuar pėr
situatėn nė Kosovė
-
Grupet e
minoriteteve joserbe nė parlamentin e Kosovės do tė veprojnė
me emrin "Grupi parlamentar i bashkėsive tjera"
-
Delegacioni i
UNECO-s konstatoi se nė Kosovė ka shumė monumente qė duhet
tė kenė pėrkujdesje
-
Shpėrthimet e
bombave nė Maqedoni nuk kanė kurrfarė prapavije politike
-
Nė Serbi ėshtė
ndaluar puna e tri mediave pėr shkak tė mosrespektimit tė
gjendjes sė jashtėzakonshme
-
Parlamenti i Serbisė
zgjodhi pėr kryeministėr Zoran Zhivkoviq
-
Me 31 mars NATO i
jep fund misionit tė saj paqeruajtės nė Maqedoni
-
Sulmet amerikane
mund tė fillojnė para skadimit tė ultimatumit
-
Shkencėtarėt nė
Hong Kong kanė zbuluar shkaktarin e formės sė ashpėr tė
pneumonisė misterioze
-
Parlamenti irakian
ka hedhur poshtė ultimatumin amerikan
-
Ushtarėt italianė
dhe amerikanė nė dy baza nė Afganistan kanė qenė nė
shenjestėr tė sulmeve
-
Kuba ka arrestuar
dhjetėra disidentė, qė kanė qenė nė kontakt me pėrfaqėsuesit
amerikanė nė Havanė
-
Afrohet ora e luftės
nė Irak
-
Parlamenti britanik
voton pro luftės
-
SHBA shtojnė masat
mbrojtėse brenda vendit kundėr sulmeve tė mundshme
terroriste
-
45 vende pėkrah
SHBA-ve nė luftė
-
Kurdėt tė gatshėm
tė vendosin 70.000 vetė nėn komandėn amerikane
-
Pavarėsisht prej
kontradiktave pėr luftėn nė Irak Evropa duhet tė shohė
drejt sė ardhmes
-
SHBA: Nuk ka
kurrfarė shenje se lideri irakian do tė largohet nga vendi
-
Udhėheqia e Irakut
e hodhi poshtė ultimatumin e presidentit tė Shteteve tė
Bashkuara
-
Vendet arabe
shpresojnė tė shmangin aksionin ushtarak kundėr Irakut
-
Putin ka riafirmuar
kundėrvėnien ndaj njė lufte me Irakun
-
CDU-ja u
distancua nga kriticizmi qeveritar kundėr Presidentit
amerikan ndaj Irakut
|
|
|
- Shtajner
thotė se lufta e mundshme nė Irak nuk do tė ketė ndikime nė
Kosovė
-
- Shtėrpcė,
19 mars 2003 - Policia e UNMIK-ut transferoi autoritetin e komandės nė Stacionin
policor tė Shtėrpcės nėn pėrgjegjėsi tė Shėrbimit
Policor tė Kosovės, ka thėnė zėdhėnėsi i policisė ndėrkombėtare
nė Prishtinė, Derek Ēepell.
-
- Nė
ceremoninė e ndėrrimit tė pėrgjegjėsisė sė kėtij
stacioni policor, mori pjesė edhe kryeadministratori i Kosovės,
Mihael Shtajner, i cili pati njė takim me udhėheqjen
komunale tė Shterpcės.
-
- Ai
ka vizituar me kėtė rast Vitinė e Poshtme ku me ndihmėn e
organizatės IRC dhe tė UNMIK-ut, janė rindėrtuar 55 shtėpi
pėr kthimin e shqiptarėve.
Shtajner me kėtė rast ka theksuar se lufta e mundshme nė
Irak nuk do tė ketė ndikime nė Kosovė, nėse dyfishohet
angazhimi i institucioneve vendore dhe ndėrkombėtare pėr tė
krijuar njė situatė mė stabile nė vend.
"Nėse ne punojmė sė bashku dhe nėse tė gjithė ata qė
janė dėrguar kėtu nė Kosovė nga OKB-ja sė bashku me pėrfaqėsuesit
e zgjedhur nga populli bėjnė punėn e tyre si duhet dhe nuk
harrojnė qė duhet tė punojnė nė interes tė popullatės,
atėherė unė mendoj se nuk do tė kemi vėshtirėsi pėr
situatėn qė po vjen e qė mund tė jetė e rėndė pėr tėrė
botėn", tha z. Shtajner. Ai shtoi se ndonėse bota ka pėrqėndruar
vėmendjen nė krizėn irakiane, proceset pozitive nė Kosovė
nuk bėn tė ndalen dhe kėtė e dinė mirė kosovarėt.
-
-
- Tė
hėnėn mbrėma nga persona tė panjohur ėshtė vrarė Azem
Ahmeti nga Prekazi i Epėrm i Skėnderajt
-
- Skėnderaj,
19 mars 2003 - Tė hėnėn mbrėma nga persona tė panjohur ėshtė vrarė Azem Ahmeti
- "Begu" (1951) nga Prekazi i Epėrm i Skėnderajt.
Azem Ahmeti ėshtė baba i gjashtė fėmijėve, nipi i trimit
tė njohur tė kėsaj ane Ahmet Delisė dhe aktivist i dalluar
i LDK-sė.
-
- Akti
mizor ka ndodhur nė aksin rrugor Mitrovicė-Skėnderaj ndėrsa
i ndjeri po kthehej nė shtėpi me veturė. Vrasėsit e kanė
qėlluar nga prita me njė breshėri plumbash duke e lėnė tė
vdekur nė vend Azemin. Kjo vrasje ka shkaktuar indinjatė tė
thellė nė komunėn e Skėnderajt. Familjarėt thonė se i
ndjeri Azem nuk ka pasur tė keqe me askėnd dhe ka qenė i
respektuar nga tė gjithė.
Me rastin e vrasjes sė Azem Ahmetit, kryetar i Aktivit tė
LDK-sė nė Prekaz tė Epėrm, Kryesia e degės sė LDK-sė nė
Skėnderaj ka lėshuar njė komunikatė dhe e dėnon ashpėr kėtė
vrasje. Nė kėtė reagim thuhet se me kėtė akt ėshtė vrarė
familaj e Ahmet Delisė dhe rezistenca e saj 100 vjeēare, ėshė
vrarė shpirti nacionalist shqiptar.
-
- Kjo
vrasje dhe vrasjet e tjera janė vrasje tė lirisė,
demokracisė dhe pavarėsisė sė Kosovės, thuhet nė kėtė
reagim tė Kryesisė sė LDK-sė dhe kėrkoohet nga organet pėrkatėse
qė vrasėsit tė kapen dhe tė nxirren para drejtėsisė.
-
-
- Qeveria
thotė se nga shtylla e parė e UNMIK-ut ėshtė njoftuar se
nuk ka pjesėtarė tė forcave serbe nė Kosovė
-
- Prishtinė,
19 mars 2003 - Qeveria e Kosovės nė mbledhjen e sotme ka diskutuar pėr transferimin
e kompetencave, kontratėn ndėrmjet postės dhe njė qytetari
privat pėr njė objekt me qira dhe nismat pėr disa
projektligje. Pas mbledhjes, kryeministri Bajram Rexhepi tha
se ėshtė me rėndėsi qė pėr kompetencat mes UNMIK-ut dhe
pėrfaqėsuesve tė qeverisė mė 26 mars tė bėhen pėrgatitjet
sa mė tė mira.
Ndėrkaq duke komentuar spekulimet pėr praninė e xhandarmėrisė
serbe nė Kosovė, z. Reshepi tha se nga shtylla e parė e
UNMIK-ut ėshtė njoftuar se nuk ka pjesėtarė tė forcave
serbe nė Kosovė.
Nė mbledhje ėshtė diskutuar edhe pėr konkratėn mes PTK-s
dhe njė qytetari pėr njė objekt me qira.
-
- Kryeministri
tha se Qeveria ka reaguar me herėt, por tash nė mėnyrė
zyrtare, pėr kontratėn mes postės dhe disa pronarėve pėr
njė objekt pėr njė shumė prej 5,7 milionė euro pėr 20
vjet.
-
- Ai
tha se ka informata se edhe pronėsia e objektit ėshtė e
padefinuar, pastaj ēėshtja e lejes etj. "Kemi reaguar nė
Agjencioni Kosovar tė Mirėbesimit dhe kjo kontratė me
siguri do tė anulohet. Mirėpo nuk mjaft vetėm kjo por duhet
tė fillojė edhe procedura pėr ata qė e kanė bėrė kėtė",
tha Rexhepi.
Prėveē projektligjit pėr pesticidet qė mund tė procedohet
nė Parlament, Qeveria ka aprovuar edhe disa nisma tė tjera,
si pakon e ligjeve kundėr diskriminimit, projektligjin pėr
statusin e dėshmorėve, invalidėve, veteranėve tė luftės
ēlirimtare dhe familjeve tė dėshmorėve, si edhe
projektligjin pėr komisionin e pavarur tė mediave.
-
-
- Diskutohet
lidhur me luftėn jetėsore tė aktivistes dhe fitueses sė Ēmimit
Nobel pėr Paqe, Xhejn Adams
-
- Prishtinė,
19 mars 2003 - Zyra e SHBA-ve dhe Biblioteka Kombėtare e Kosovės vazhdojnė shėnimin
njėmujor tė muajit tė historisė sė grave tė enjten, mė
20 mars, nė orėn 18.00, nė auditoriumin e Bibliotekės Kombėtare,
me diskutimin (nė anglisht) pėr aktivisten e komunitetit dhe
fituesen e Ēmimit Nobel pėr Paqe, Xhejn Adams.
-
- Zyrtarja
politike nė Zyrėn e SHBA-ve Eugenia Sidereas do tė diskutojė
lidhur me luftėn jetėsore tė znj. Adams pėr sigurimin e tė
drejtave njerėzore dhe civile pėr gratė, emigrantėt dhe pėr
tė varfėrit. Biseda ėshtė e hapur pėr publikun.
Nė fund tė shekullit 19 dhe nė fillim tė shekullit 20,
znj. Adams ka ndihmuar qė tė definohet aktivizmi dhe
vullnetarizmi amerikan me punėn e saj nė emėr tė njerėzve
ndryshėm.
-
- Pėr
shembull, ajo ka lobuar pėr legjislacionin (dhe kjo u arrit)
qė garantonte kushte mė tė sigurta nė vendin e punės pėr
punėtorėt nė fabrika, ka luftuar pėr tė drejtėn e votės
pėr gratė dhe ka organizuar mėsimin e gjuhės angleze dhe
trajnimin pėr qeverinė dhe procesin demokratik pėr emigrantėt
e rinj nė Ēikago.
-
-
- Policia
e UNMIK-ut dhe KFOR-i mohojnė se ekziston xhandarmėria serbe
nė veri tė Kosovės
-
- Mitrovivcė,
Prishtinė, 19 mars 2003 - Nė lidhje me deklaratat nė shtypin e
Kosovės se nė veri tė Kosovės patrullojnė forcat speciale
tė xhandarmėrisė serbe, qėllimi i tė cilave ėshtė
ndarja e Kosovės, zėdhėnėsi i policisė sė UNMIK-ut Beri
Fleēėr ka deklaruar se informacionet e tilla janė vetėm
spekulime.
-
- Sipas
Fleēėrit, kėto informacione dalin nga fakti se forcat
speciale tė policisė polake tė cilat patrullojnė nė pjesėn
veriore kanė uniformat dhe emblemat gati tė njėjta me ato
serbe. Por gjithė ajo pėr tė cilin ka shkruar shtypi nuk ėshtė
e vėrtetė, thotė Fleēer.
Ndėrkaq, zėdhėnėsi i policisė sė UMNMIK-ut nė Mitrovicė
Soxhi Idovu ka thėnė pėr mediat lokale se janė duke u
zhvilluar hetimet nėse ekziston apo jo xhandarmėria serbe nė
veri tė Kosovės. Policia, thotė ai, ka vizituar disa nga
lokalitete, ku mendohet tė jenė tė stacionuara kėto forca
serbe, mirėpo deri mė tash nuk ka gjetur fakte.
Gjithashtu edhe komandanti i Brigadės verilindje tė KFOR-it
Mishel Klajn ka mohuar ekzistimin e xhandarmėriė serbe nė
veri tė Kosovės. Sa ekziston AKSH aq mund tė ekzistojė
edhe xhandarmėria serbe nė veri tė Mitrovicės, ėshtė
shpehur ai.
-
-
- Gjysma
e Prishtinės sot ka mbetur pa ujė tė pijshėm
-
- Prishtinė,
19 mars 2003 - Pothuajse se gjysma e Prishtinės sot ka mbetur pa ujė tė pijshėm.
Kjo ardhur si pasojė e rėnies sė sistemit energjetik nė
furnizimin e stacioneve tė pompave tė ujėsjellėsit. Ekipet
e "Batllavės" po bėjnė pėrpjekje maksimale pėr
sanimin e gjendjes. Pritet qė furnizimi i kėtyre lagjeve me
ujė tė bėhet nė orėt e pasaditės.
-
-
- Kryetari
i Komunės sė Prishtinės priti pėrfaqėsuesit e KMDLNJ-sė
-
- Prishtinė,
19 mars 2003 Kryetari i Kuvendit Komunal tė Prishtinės, Ismet Beqiri priti sot
Behxhet Shalėn, drejtor Ekzekutiv dhe Ibrahim Makollin, udhėheqės
i Projektit pėr Monitorim nė Kėshillin pėr Mbrojtjen e tė
Drejtave dhe Lirive tė Njeriut (KMDLNJ).
Ibrahim Makolli, udhėheqės i Projektit pėr Monitorim nė
KMDLNJ tha se kėto ditė ka paraparė takime pune me kryetarėt
e komunave tė Kosovės nė lidhje me monitorimin e punės tė
pushtetit lokal, kurse projekti pėr monitorim ėshtė pėrkrahur
nga NDI-ja dhe ėshtė financuar nga OSBE-ja, tha ai.
-
- Makolli
tha se KMDLNJ ka interesim tė pėrcjellė punėn e Asamblesė
Komunale tė Prishtinės, pastaj drejtoratet, Komitetin pėr
Politikė e Financa, por edhe Administratėn e Pėrgjithshme.
Po ashtu KMDLNJ ėshtė e interesuar qė tė monitorojė edhe
nė zgjedhjen e zyrtarėve komunalė dhe tė verifikojė se ka
apo nuk ka shkelje tė rregulloreve, pastaj nė monitorimin e
ndarjes sė tenderėve se a respektohet procedura.
Kryetari i Komunės sė Prishtinės, Ismet Beqiri u tha pėrfaqėsuesve
tė KMDLNJ-sė se udhėheqja komunale e mirėpret monitorimin
e tyre. "Ju do tė keni qasje, aty ku do tė shprehni
interesimin tuaj qė tė monitoroni pa ndonjė pengesė, por sė
pari kėrkoj nga ju njė projekt, nė mėnyrė qė kjo tė bėhet
me marrėveshje nga udhėheqja e Komunės sė Prishtinės, me
qėllim qė punėtorėt e KMDLNJ-sė tė mos kenė pengesa
gjatė monitorimit", tha z.Beqiri.
-
-
- Forcat
paqeruajtėse nuk kanė ndėrmarrė masa shtesė pėr sigurinė
nė Kosovė
-
- Prishtinė,
19 mars 2003 - Zyrtarė tė forcave paqeruajtėse nė Kosovė thanė se nuk kanė ndėrmarrė
kurrėfarė masash shtesė pėr sigurinė nė Kosovė, pasi
nuk parashikojnė ndonjė rrezik tė bartjes sė pasojave nė
vendin tonė nga lufta e mundshme nė Irak. Kėto komente i bėri
dje zėdhėnėsi i KFOR-it pas paralajmėrimeve amerikane pėr
fillimin e mundshėm tė luftės nė Irak.
"Trupat e KFOR-it nė Kosovė janė pėr tė vendosur njė
ambient tė qetė dhe tė sigurtė pėr tė gjithė qytetarėt
e Kosovės. Ky ėshtė fokusi ynė. Ndėrkaq sa i pėrket luftės
nė Irak, atje ėshtė njė front tjetėr, njė komandė tjetėr
dhe nuk mendoj se do tė ketė ndonjė pėrfshirje direkte tė
Kosovės nė kėtė situatė", tha zėdhėnėsi i
KFOR-it.
-
-
- Ushtarėt
amerikanė nė kuadėr tė KFOR-it janė plotėsisht tė pėrkushtuar
pėr situatėn nė Kosovė
-
- Prishtinė,
19 mars 2003 - Zėdhėnėsi i forcave amerikane nė Kosovė qė kontrollojnė Sektorin
Lindor me mė shumė se 4000 ushtarė, kapiteni Majk Bush
thekson se ushtarėt amerikanė nė kuadėr tė KFOR-it janė
plotėsisht tė pėrkushtuar pėr situatėn nė Kosovė.
-
- Ai
ka shtuar se shkalla e gatishmėrisė vlerėsohet dhe pėrcaktohet
nė varėsi nga situata momentale. Bush thotė se ēfarėdo
mase e sigurisė nga forcat amerikane nė Kosovė vendoset nė
baza ditore, javore dhe mujore.
-
-
- Grupet
e minoriteteve joserbe nė parlamentin e Kosovės do tė
veprojnė me emrin "Grupi parlamentar i bashkėsive
tjera"
-
- Prishtinė,
19 mars 2003 - Grupet e minoriteteve joserbe nė parlamentin e Kosovės prej dje do tė
veprojnė me emrin "Grupi parlamentar i bashkėsive
tjera". Zėdhėnėsi i kėtij grupi Sadik Idrizi nga
koalicioni "Vatan", tha se qėllimi i funksionimit tė
kėtij grupi ėshtė mbrojtja mė e mirė e interesave tė
minoriteteve nė Parlamentin e Kosovės.
"Besojmė se nė tė ardhmen do tė ngrisim zėrin pėr
mbrojtjen e pėrfaqėsuesve tė pėrkatėsive etnike
joshqiptare e joserbe, do tė angazhohemi pėr arritjen e
kompromiseve nė Parlamentin e Kosovės, si dhe pėr zgjidhjen
e problemeve nė Kosovė", tha ndėr tė tjera deputeti
Idrizi. Gjatė kėtij viti kryetar i kėtij grupi do tė jetė
deputeti Faik Marolli.
Ndėrkaq, pėr formimin e kėtij grupi dje ėshtė njoftuar
zyrtarisht edhe kryeparlamentari Nexhat Daci.
-
-
- Delegacioni
i UNECO-s konstatoi se nė Kosovė ka shumė monumente qė
duhet tė kenė pėrkujdesje
-
- Prishtinė,
19 mars 2003 - Delegacioni i UNESCO-s, qė merret me trashėgiminė kulturore pas pėrfundimit
tė djeshėm tė vizitės sė tij disaditėshe nė Kosovė, ka
vlerėsuar se vetėdijėsimi pėr vlerėn e trashėgimisė
kulturore ėshtė njė ndėr objektivat kryesore.
-
- Ky
delegacion po ashtu ka theksuar se nė Kosovė ka shumė
monumente tė periudhave tė ndryshme, duke filluar prej kohės
sė gurit e deri nė kohėn e sundimit osman, qė duhet tė
kenė pėrkujdesje mė tė madhe.
Kryesuesi i delegacionit tė UNESCO-s, Horst Godike ka
theksuar se kjo organizatė do tė bashkėpunojė me UNMIK-un
dhe me Ministrinė e Kukturės pėr shtimin e pėrkushtimit pėr
ruajtjen e monumenteve qė kanė vlerė tė shumėfishtė.
-
-
- Shpėrthimet
e bombave nė Maqedoni nuk kanė kurrfarė prapavije politike
-
- Shkup,
19 mars 2003 - Bashkėsia ndėrkombėtare posaēėrisht ėshtė shprehur e kėnaqur me
progresin e arritur javėn e kaluar nė zbatimin e Marrėveshjes
sė Ohrit, pėr arsye se u morėn vendime shumė tė rėndėsishme,
siē ishte rasti pėr pasaportėn, deklaroi sot zėdhėnėsja
e Bashkimit Evropian mnė Shkup, Irena Gjyzellova.
Ky hap i rėndėsishėm, tha ajo, pasqyron frymėn e Marrėveshjes
pėr njė Maqedoni shumetnike dhe unitare. Gjithashtu ajo pėrshėndeti
edhe debatin qė e filloi Qeveria e Maqedonisė lidhur me pėrfaqėsimin
e drejtė tė bashkėsive etnike nė administratėn publike.
Gjyzellova theksoi se NATO-ja dhe BE-ja i kanė shqyrtuar tė
gjitha ēėshtjet rreth aranzhmanit pėr marrjen e misionit nė
Maqedoni, mė 31 mars 2003.
Ndėrkaq zėdhėnėsi i OSBE-sė Volfgan Greven, pėr gjoja
ridestinimin e mjeteve pėr stėrvitjen e 600 policėve
shqiptarė, tha se ata nuk kanė tė dhėna pėr kėtė rast,
porse pėrfaqėsuesit e tyre janė duke bėrė hetime nė kėtė
drejtim.
Zėdhėnėsit e NATO-s, tė OSBE-sė dhe tė BE-sė thanė se
kishin qėndrim tė njėjtė se incidentet e fundit me shpėrthimin
e bombave nė Maqedoni nuk kanė kurrfarė prapavije politike
dhe nuk paraqesin paralajmėrim pėr "ofensivė
pranverore", por bėhet fjalė pėr veprime kriminale tė
veēanta, njofton MIA nė gjuhėn shqipe.
-
-
- Nė
Serbi ėshtė ndaluar puna e tri mediave pėr shkak tė
mosrespektimit tė gjendjes sė jashtėzakonshme
-
- Beograd,
19 mars 2003 - Ministria e Kulturės e Serbisė ka ndaluar botimin e gazetės sė pėrditshme
"Nacional", tė pėrjavshmen "Identiteti"
dhe punėn e Radio televizionit "Marsh" tė Valevės,
si dhe shpėrndarjen e gazetės malazeze "Dan" nė
Serbi.
Ministri i Kulturės Branisllav Leēiq ka shpjeguar se ndalimi
ėshtė bėrė pėr shkak tė mosrespektimit tė urdhėrit tė
masave gjatė gjendjes sė jashtėzakonshme.
-
- "Shkaqet
pėr ndalimin e mediave tė tilla qėndron para sė gjithash nė
faktin ēfarė dhe si kanė shkruar, por edhe disa tė dhėnave
qė i takojnė hetimeve, kush janė themeluesit e tyre, dhe sa
lidhje tė afėrta kanė pasur me veprėn kriminale tė
vrasjes sė kryeministrit", ka thėnė Leēiq. Dy mediat
e para janė gjobitur edhe me tė holla, sikurse edhe shpėrndarėsi
i gazetave "Shtampa komerc".
-
-
- Parlamenti
i Serbisė zgjodhi pėr kryeministėr Zoran Zhivkoviq
-
- Beograd,
19 mars 2003 - Parlamenti i Serbisė zgjodhi dje kryeministėr Zoran Zhivkoviqin,
ish-ministėr federal i policisė dhe nėnkryetar i Partisė
Demokratike, kryetar i sė cilės ishte kryeministri i vrarė
Zoran Gjingjiq.
-
- Ndėrkaq,
nėnkryetar i qeverisė u zgjodh Ēedomir Jovanoviq, shefi
aktual i grupit tė deputetėve tė koalicionit qeveritar DOS.
Kryeministri i ri Zhivkoviq premtoi paar parlamentit se
qeveria e Serbisė do ta vazhdojė programin e para dy vjetėve
kur ajo u formua me nė krye Zoran Gjingjiqin.
-
- Kjo
nuk ėshtė qeveri e re, por kjo ėshtė gjendje e jashtėzakonshme
qeveri, e cila u shkaktua nga dhuna dhe ne vazhdojmė atė qė
kemi filluar para dy vjetėve, u shpreh Zhivkoviq, duke
prezentuar programin e tij para deputetėve tė Parlamentit.
-
- Si
prioritete tė qeverisė luftėn kundėr kriminalitetit,
kushtetutėn e re tė Serbisė, stabilitetin politik dhe
forcimin e bashkėsisė Serbi-Mali i Zi, si dhe vazhdimin e
aktivitetit diplomatik e politik pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė
Kosovės.
Pro kėsaj qeverie votuan 128 deputetė, kurs 100 votuan kundėr
dhe tre absstenuan. Kundėr votuan partitė opozitare tė
parlamentit, duke shprehur bindjen se Serbia duhet tė ketė
njė qeveri tjetėr.
-
-
- Me
31 mars NATO i jep fund misionit tė saj paqeruajtės nė
Maqedoni
-
- Bruksel,
19 mars 2003 - Me 31 mars NATO i jep fund misionit tė saj paqeruajtės nė Maqedoni.
Kėtė vendim e bėri tė njohur sekretari i pėrgjithshėm i
Aleancės Veriatlantike lordi Robertson. Por ai tha po ashtu
se NATO do tė vazhdojė tė mbetet e pranishme atje pavarėsisht
se do tė jenė forcat evropiane qė do tė pėrkujdesen tani
pėr ruajtjen e misionit tė paqes mnė Maqedoni.
-
- Aleanca
Veriatlantike do tė mbajė nė Shkup dy tė dėrguar tė saj
tė posaēėm: njė pėrfaqėsues civil dhe njė ushtarak. Ky
i fundit do tė bashkėrendojė veprimet me komandantin
francez tė trupave evropiane nė terren.
-
- Njėkohėsisht
do tė jetė zėvendėskomandanti i pėrgjithshėm i NATO-s,
gjenerali gjerman Fajt, i cili nė selia sektori ushtarak i
NATO-s nė Belgjikė do tė komandojė operacionet e trupave
evropiane nė Maqedoni.
-
-
- Sulmet
amerikane mund tė fillojnė para skadimit tė ultimatumit
-
- Uashington,
19 mars 2003 - Zyrtarėt amerikanė refuzojnė qė tė pėrjashtojnė mundėsinė se
veprimet ushtarake kundėr Irakut mund tė fillojnė para
skadimit tė ultimatumit 48 orėsh, ( e enjte, 0.1 sipas
Grenuiēit) qė presidenti Bush i dha Sadam Huseinit pėr tė
lėshuar vendin.
Zyrtarėt thonė se Shtėpia e Bardhė nuk e ndien vehten tė
obliguar qė tė pres deri nė skadim tė tij pasi Sadam
Huseini e ka refuzuar atė. Ndėrkohė, forcat e koalicionit nėn
udhėheqjen amerikane qė ndodhen nė Gji janė tė gatshme pėr
aksion ndėrsa ato tokėsore po kalojnė shkretėtirėn e
Kuvajtit pėr t'u vendosur nė pozicionet pėr tė filluar
pushtimin.
Zėvendėskomandanti i forcave amerikane, John Keane, ka thėnė
se sulmet e para ajrore mund tė pasohen shumė shpejt nga
trupat tokėsore.
-
-
- Shkencėtarėt
nė Hong Kong kanė zbuluar shkaktarin e formės sė ashpėr tė
pneumonisė misterioze
-
- Hong
Kong, 19 mars 2003 Shkencėtarėt nė Hong Kong kanė thėnė se kanė zbuluar
shkaktarin e formės sė ashpėr tė pneumonisė, e cila mori
shumė viktima nė mbarė botėn, njofton BBCWorld. Skencėtarėt
kanė identifikuar sėmundjen misterioze tė organeve tė frymėmarrjes
si virus nga familja paramyxoviridae.
-
- Nė
njoftim thuhet se zbulimi ka treguar gjithashtu se trajtimi i
pacientėve tė deritashėm ka qenė i drejtė. Organizata Botėrore
e Shėndetėsisė ka thėnė se deri tash janė shėnuar 219
raste me kėtė virus, 123 syresh nė Hong Kong. Vetėm nė
Azi dhe nė Kanada deri tash kanė vdekur tė pakten 10 njerėz
prej kėsaj sėmundjeje.
-
-
- Parlamenti
irakian ka hedhur poshtė ultimatumin amerikan
-
- Bagdad,
19 mars 2003 - Parlamenti irakian nė mbledhjen e sotme ka hedhur poshtė ultimatumin
amerikan drejtuar tė martėn presidentit Sadam Husein dhe ka
shprehur besnikėrinė e plotė pėr liderin e vet.
-
- Shkuarja
nė ekzil nė afat prej 48 orėsh qė Sadamit dhe bijve tė
tij u ka ofruar Uashingtoni si mundėsi e fundit qė tė
shmanget lufta, "nuk do tė ndodhė kurrė", ka thėnė
shprehimisht kryetari i parlamentit itrakian Sadun Hamadi,
duke shtuar se Iraku nuk ėshtė vendi qė pranon diktatin
amerikan.
-
-
- Ushtarėt
italianė dhe amerikanė nė dy baza nė Afganistan kanė qenė
nė shenjestėr tė sulmeve
-
- Bagram,
19 mars 2003 - Ushtarėt italianė dhe amerikanė nė dy baza nė Afganistan kanė qenė
nė shenjestėr disa orė pas deklaratės sė presidentit
amerikan Bush se ėshtė nė prag njė sulm kundėr Irakut,
kanė theksuar sot zyrtarėt.
-
- Nuk
ka konfirmim se sulmet e djeshme, nė tė cilat njė ushtar i
huaj ėshtė plagosur, ka lidhje me luftėn nė pritje nė
Irak, ka deklaruar zėdhėnėsi i forcave amerikane, kapiteni
Alen Kremer.
-
-
- Kuba
ka arrestuar dhjetėra disidentė, qė kanė qenė nė kontakt
me pėrfaqėsuesit amerikanė nė Havanė
-
- Havanė,
19 mars 2003 Qeveria komuniste e Kubės ka thėnė se ka arrestuar dhjetėra
disidentė, tė cilėt kanė qenė nė kontakt me pėrfaqėsuesit
amerikanė nė Havanė, njofton BBCWorld. Nė njė deklaratė
tė lexuar nė televizionin shtetėror, zyrtarėt kubanezė
kanė akuzuar pėrfaqėsuesin amerikan, Xhejms Kason, pėr, siē
thuhet, "aktivitete subversive".
-
-
- Afrohet
ora e luftės nė Irak
-
- Uashington,
19 mars 2003 - Ndėrsa afrohet skadimi i ultimatumit amerikan prej 48 orėsh qė
presidenti irakian Sadam Husein tė largohet, po shtohen pėrgatitjet
pėr njė sulm ushtarak.
-
- Presidenti
Bush ka thėnė se Shtetet e Bashkuara dhe aleatėt e Amerikės
do ta ēarmatosin Irakun, edhe nėse Sadam Huseini largohet
nga vendi. Kėtė mesazh e pėrēoi edhe zėdhėnėsi i Shtėpisė
sė Bardhė, Ari Fleisher.
-
- Ndėrkohė,
forcat e koalicionit po zėnė pozicione lufte nė shkretėtirėn
kuvajtiane, nė pritje tė marrjes sė urdhėrit pėr tė hyrė
nė Irak. Anijet dhe avionėt amerikanė po transmetojnė
vazhdimisht mesazhe pėr trupat irakiane se si tė dorėzohen.
-
-
- Parlamenti
britanik voton pro luftės
-
- Londėr,
19 mars 2003 - Parlamenti britanik ka votuar nė favor tė pjesėmarrjes sė trupave
britanike nė njė luftė tė mundshme kundėr Irakut. Mocioni
i qeverisė pėr pėrdorimin e tė gjitha mjeteve tė
nevojshme pėr ēarmatosjen e Irakut u mbėshtet nga shumica e
deputetėve, ndėrkohė qė njė mocion i paraqitur nga kundėrshtarėt
e luftės brenda Partisė Laburiste nuk mori numrin e
mjaftueshėm tė votave.
-
- Duke
folur me njė ton tė prerė, kryeministri Bler u tha deputetėve
se ishte koha pėr tė vepruar me kurajo. "Nuk ėshtė
koha qė tė hezitojmė. Ėshtė koha qė parlamenti, jo
thjesht qeveria apo unė si kryeministėr, tė marr rol udhėheqės
dhe tė tregoj se do tė mbroj gjithēka qė ne mendojmė se
ėshtė e drejtė.
-
- Le
tė tregojmė se jemi tė gatshėm tė ndeshemi me tiranitė,
diktaturat dhe terroristėt qė rrezikojnė jetėn tonė, dhe
se nė kėtė moment vendimtar ne kemi kurajon tė bėjmė atė
qė duhet", tha kryeministri Bler nė debatin e mbrėmshėm
nė parlamentin britanik.
-
-
- SHBA
shtojnė masat mbrojtėse brenda vendit kundėr sulmeve tė
mundshme terroriste
-
- Uashington,
19 mars 2003 - Shtetet e Bashkuara po shtojnė masat mbrojtėse brenda vendit kundėr
sulmeve tė mundshme terroriste ndėrsa lufta me Irakun pritet
tė fillojė sė shpejti. Sekretari amerikan i Mbrojtes Kombėtare,
Tom Rixh, tha dje se do tė shtohen masat e sigurimit nė
kufijtė e vendit, si dhe nė portet dhe aeroportet.
-
- Autoritetet
kanė shtuar masat e sigurimit edhe pėr furnizimet ushqimore
tė vendit dhe kanė vendosur pėrkohėsisht kufizime pėr
fluturimet mbi Uashington, Nju Jork dhe qytete tė tjera
amerikane.
-
- Qeveria
e ka ngritur nivelin e rrezikut me tė cilin pėrballet vendi
nga sulme tė mundshme terroriste, nga Kodi i Verdhė nė
Kodin Portokalli, qė nėnkupton njė rrezik shumė tė lartė.
Pas Kodit Portokalli, kodi mė i lartė i rrezikut ėshtė ai
i Kuq.
-
-
- 45
vende pėkrah SHBA-ve nė luftė
-
- Uashington,
19 mars 2003 - Sipas tė dhėnave tė ministrit amerikan tė punėve tė jashtme Kolin
Pauell 45 vende e mbėshtesin goditjen amerikane ndaj Irakut.
30 syresh janė pozicionuar hapur pėr pozicionin amerikan dhe
bėjnė pjesė nė "Koalicionin e tė gatshmėve",
kurse 15 vende tė tjera i pėrkrahin SHBA nė prapaskenė.
-
-
- Kurdėt
tė gatshėm tė vendosin 70.000 vetė nėn komandėn
amerikane
-
- Ankara,
19 mars 2003 - Kurdėt e Irakut duan t'i vendosin trupat e tyre nėn komandėn
amerikane. Kėshtu deklaroi emisari i posaēėm amerikan pėr
opozitėn irakiane Zalmai Khalizad nė Ankara, pas takimeve me
krerėt e Bashkimit patriotik tė Kurdistanit Xhalal Talabani
dhe me Nexhrivan Barsanin tė Partisė demokratike tė
Kurdistanit.
-
- Khalizadi
tha se kurdėt e Irakut janė tė gatshėm t'u bashkohen
trupave amerikane nė rast se ato marshojnė nė Irak. Flitet
pėr rreth 70.000 kurdė qė janė tė gatshėm tė luftojnė
pėrkrah amerikanėve.
-
-
- Pavarėsisht
prej kontradiktave pėr luftėn nė Irak Evropa duhet tė shohė
drejt sė ardhmes
-
- Berlin,
19 mars 2003 - Joshka Fisher e dėnoi luftėn qė pritet tė fillojė nė Irak dhe u bėri
thirrje shteteve tė BE qė megjithė dallimet dhe diferencat
qė kanė nė lidhje me kėtė ēėshtje tė shohin drejt sė
ardhmes.
-
- Programi
ynė i pėrbashkėt dhe planet pėr Evropėn duhet tė
thellohen mė tej, u shpreh Fischer.
-
-
- SHBA:
Nuk ka kurrfarė shenje se lideri irakian do tė largohet nga
vendi
-
- Uashington,
19 mars 2003 - Shtetet e Bashkuara thonė se nuk ka kurrfarė shenje se lideri irakian
Sadam Husein do tė largohet nga vendi dhe tė shkojė nė
ekzil, sikurse kishte kėrkuar presidenti i Shteteve tė
Bashkuara, Xhorxh Bush.
-
-
- Udhėheqia
e Irakut e hodhi poshtė ultimatumin e presidentit tė
Shteteve tė Bashkuara
-
- Bagdad,
19 mars 2003 - Udhėheqia e Irakut e refuzoi dje ultimatumin e presidentit tė
Shteteve tė Bashkuara, Xhorxh Bush drejtuar liderit Irakian,
Sadam Husein qė tė largohet nga vendi deri nesėr apo tė
ballafaqohet me sulm tė prirė nga Shtetet e Bashkuara.
-
- "Ėshtė
zoti Bush ai qė duhet tė shkojė nė egzil sepse zoti Bush
po e rrezikonė mbarė botėn", ka thėnė nė konferencė
pėr shtypin ministri i Jashtėm irakian, Naxhi Sabri.
-
-
- Vendet
arabe shpresojnė tė shmangin aksionin ushtarak kundėr
Irakut
-
- Kajro,
19 mars 2003 - Sekretari i pėrgjithshėm i Ligės Arabe, Amir Musa tha se vendet anėtare
shpresojnė tė shmangin aksionin ushtarak kundėr Irakut dhe
nuk do tė heqin dorė nga diplomacia deri nė ēastin e
fundit.
-
- "Ne
nuk duhet tė heqim dorė nga angazhimet diplomatike deri nė
minutėn e fundit dhe shpresojmė se mund tė shmangim
aksionin ushtarak me pėrpjekjet kolektive tė vendeve arabe
dhe vendeve tjera qė janė tė interesuara pėr zhvillime paqėsore
lidhur me ēėshtjen irakiane sa sa pėr luftė", ka thėnė
Amir Musa.
-
-
- Putin
ka riafirmuar kundėrvėnien ndaj njė lufte me Irakun
-
- Moskė,
19 mars 2003 - Presidenti rus, Vladimir Putin ka riafirmuar kundėrvėnien e tij njė
lufte me Irakun nė njė bisedė telefonike qė ka patur dje
me presidentin e Shteteve tė Bashkuara, Xhorxh Bush. Ministri
i jashtėm rus, Igor Ivanov tha se njė luftė e prirė nga
Shtetet e Bashkuara nė Irak do tė ketė "pasoja serioze
negative".
-
-
- CDU-ja
u distancua nga kriticizmi qeveritar kundėr Presidentit
amerikan ndaj Irakut
-
- Berlin,
19 mars 2003 - Partia kryesore opozitare gjermane, CDU-ja u distancua
nga kriticizmi qeveritar kundėr qėndrimit tė Presidentit
amerikan ndaj Irakut dhe tha se mbėshtet ultimatumin qė
Xhorxh Bush i vuri liderit irakian, Sadam Husein. Para dite
kancelari gjerman Gerhard Shrėder pėrsėriti kundėrvėnien
e tij ndaj njė sulmi tė prirė nga Shtetet e Bashkuara kundėr
Irakut.
|
|
|

|
|

|
|
Copyright©2000-2003
Trepca.net - Tė gjitha
tė drejtat e rezervuara. |
|
|

|
|
|