| |
 |
OPINIONE |
|
|
16.03.2003 - Trepca.net |
|
|
|
NĖ
VEND TĖ PĖRGĖZIMIT |
|
|
FAKULTETI
I STUDIMEVE ISLAME, VATĖR E PASHUAR E DIJES DHE KULTURĖS FETARE
|
|
|

|
|
|
|
|
|
- 15
MARS 2003 / Shkruan:
Rexhep Elezaj
-
- Me
25 janar 2003 u bėn dhjetė vite qėkur nė Prishtinė u
themelua Fakulteti i Studimeve Islame (FSI). Rrita dhe puna e
kėtij institucioni tė lartė arsimorė islamė gjatė njė
dekade patjetėr na i rikujton kohėt e vėshtira si dhe datat
e lavdishme nga historia jonė e vjetėr dhe e re. Na rikthenė
pashmangshėm nė shpalimin e kohės dhe ecjės sė saj
shtigjeve tė vėshtira nėpėr tė cilat bashkė me tė do tė
kalojė edhe fati dhe historia e mėsimeve fetare islame nė
Kosovė. Ky pėrvjetor na rikujton Kosovėn deri dje tė
okupuar egėrsisht nga regjimet barbare serbe tė cilat pėr mė
shumė se njė shekull torturuan dhe shkelen tė drejtat kombėtare
dhe fetare tė shqiptarėve me metoda makabre dhe
anticivilizuese.
-
- Pushtuesit
dhe uzurpuesit e tokave shqiptare janė tė njohur pėr
qendrimet e tyre fashizoide ndaj elementit fetar tek shqiptarėt
dhe siē na mėson historia nė bazė tė pėrvojės sė
hidhur tė shqiptarėve me regjimet serbe gati gjithmonė ka
rezultuar se duke e shprehur urrejtjen kundėr shqiptarėve si
popull dhe si bartės me shumicė tė Besimit Islam, nė esencė
regjimet serbe kanė manifestuar, para sė gjithash, kundėrshtitė
e tyre ndaj pranisė dhe ekzistimit tė kombit shqiptar nė
trojet e tij etnike, dhe se duke e shprehur shovinizmin
hegjemonist-ortodoks ndaj tyre njėkohėsisht zbraznin edhe
urrejtjet e tyre antiisalme. Pra, gjatė gjithė kohės tė
sundimit serbė tė gjysmės sė trojeve etnike shqiptare,
duke bėrė luftė dhe propagandė tė paskrupulltė kundėr
pranisė islame nė jug tė Europės, nė fakt bėnin luftė
kundėr qenjės kombėtare shqiptare, duke ushtruar dhunė,
terror dhe gjenocid tė pa parė, nė mėnyrė qė me kėtė
luftė tė dyfishtė kundėr shqiptarėve arritėn qė nė
qarqet europiane ta paraqesin si luftė tė shenjėt
serbe nė mbrojtje tė Krishterizmit, nė emėr tė sė cilės
nė gjysmėn e dytė tė shekullit 19-tė dėbuan me dhunė
nga vatrat e tyre shekullore mbi 600 mijė shqiptarė tė
Toplicės, Nishit, Pazarit tė ri, etj, duke i paraqitur edhe
si element tė rrezikshėm pėr Europėn dhe kulturėn e saj,
sidomos nė aspektin fetar.
-
- Dėshmia
mė e fortė se regjimet serbe kanė udhėhequr politikė tė
kriminalizuar kundėr elementit islam tek shqiptarėt ėshtė
vetė fakti se vetėm gjatė luftės sė fundit nė Kosovė
(1998/99) dogjėn dhe bėn rrafsh me tokė mbi 240 xhami
shqiptare, vranė mbi 40 imamė tė xhamive, etj. Pse ishin
kaq ngushtė tė lidhura kėto dy aspekte nė luftėn e
regjimeve serbe kundėr shqiptarėve nuk ėshtė vėshtirė tė
kuptohet, mbase njė gjė kėtu nuk duhet hjekur kurrė nga
mendja; se duke e ndjerė rrezikun nga shfarosja e tyre
kolektive, duke e ndjerė vetėn tė pėrbuzur dhe tė nėnēmuar
nga fqinjėt e tyre veriorė (serbėt) dhe nga ata jugorė
(grekėt), duke filluar qysh nė shekullin 17-tė e kėndej,
por edhe pėr faktin tjetėr se kėsaj ēmendurie serbe
antishqiptare shpesh do ti dalin nė krah qarqe tė
caktuara pėrendimore me qėndrimet e saja pro Serbisė dhe
pro Greqisė duke e pėrkrahur faktikisht hegjemonizmin
ortodoks serbo-grek, etj, ishin shkaqe tė mjaftuara qė
shqiptarėt mė shumicė ta pėrqafojnė Fenė islame. Pra,
shumica e shqiptarėve e pėrqafuan Islamin sepse nė tė gjetėn
shpėtimin e tyre kombėtar pėr tiu shmangur zhbėrjes
graduale si komb, andaj shkaqet e cekura mė lartė si dhe pėrkatėsia
e njėjtė fetare me armiqėt gllabėrues ishin ndėr motivet
kryesore qė i shtynė ata qė ta pranojnė Fenė Islame, duke
mos i harruar kėtu edhe faktorėt tjerė qė do ndeshin nė
filosofinė e re islame mbi njeriun dhe jetėn e tij si qenjė
fizike dhe shpirtėrore mė e pėrsosur, pėrkatėsisht duke
kuptuar tė vertetėn e ekzistimit tė Krijuesit tė vetėm
dhe tė Gjithfuqishėm, Zotin xh.sh.
-
- I
sollėm disa shembuj nga historia pėr tė vėnė nė dukje se
nga u vinin tė kėqijat shqiptarėve tė cilat nė vazhdimėsi
e goditėn rėndė qenjėn kombėtare dhe fetare tė tyre, e qė
padyshim burim i tė gjithave ishte hegjemonizmi i
shfrenuar serb i cili bėri orvatje tė panderprera qė tė
zhdukė ēdo gjė shqiptare nė Ballkan, kėshtu qė bashkė
me tmerret qė ka pėrjetuar pjesa e kombit shqiptar nė Kosovė
me vise gjatė kohės sė riokupimit serbė tė Kosovės
(1945-1999) nė aspektin e shtypjes tė ndjenjave dhe tė
drejtave kombėtare, tė njėtin fat tragjik e ka pėsuar edhe
Feja tek shqiptarėt, e cila falė disa rrethanave mė tė
favorshme nė Europė dhe njė politike mė liberale pas vitit
1974, do tė ndikojė qė regjimi komunist ish jugosllav tė bėjė
disa lėshime tė vogla duke lejuar qė nė Kosovė mėsimi
fetar islam tė ngitet nė nivel tė shkollimit tė mesėm siē
ishte Medresja Alauddin nė Prishtinė, qė tė hapen
xhami tė reja nėpėr fshatra dhe qytete tė Kosovės, por nė
tė cilat imamėt edhe mė tej nuk guxonin tė flisnin asgjė
pėr kombin dhe atdheun e tyre tė robėruar, por vetėm pėr
anėn shpirtėrore tė besimtarit, e qė siē dihet gjatė kėsaj
periudhe 50 vjeēare tė komunizmit ndjenjat dhe tė drejtat
fetare tė shqiptarėve vazhduan tė ndrydheshin me metoda
mjaftė perfide dhe diskriminuese.
-
- E
gjithė kjo, pra, bėhėj pėr qėllime tė caktuara politike
si dhe nė funksion tė luftės kundėr popullit shqiptar i
cili me shumicė i pėrkiste konfesionit Islam. Lufta dhe
propaganda serbe antishqiptare gjatė dekadave nė fjalė e
udhhequr nga egocentristėt shovinist serbo-ortodoks ndėrmirrte
ēdo masė qė ta pengonte pėrparimin dhe afirmimin e vlerave
kulturore tė shqiptarėve, duke synuar nė tė njėjtėn kohė
rrėnimin sa mė tė madh tė kultit fetar islam tek shqiptarėt
nė tė cilin shihnin rrezikun permanent, sepse mirėfilli e
dinin se ishin pikėrisht mėsimet fetare islame ato tė cilat
i kishin frymėzuar shqiptarėt qė nga koha e Rilindjes sė
tyre kombėtare se si duhet bėrė rrezistencė ndaj pushtuesėve,
pėrkatėsisht se si bėhėt luftė pėr ēlirimin e atheut tė
robėruar siē ishte rasti i Kosovės me vise. Nė rritjen e
vetėdijes kombėtare te shqiptarėt e Kosovės qėkur u
themelua me 1951 kontribut tė pazavndsueshėm ka dhėnė edhe
Medresja e mesme Alauddin nė Prishtinė si dhe xhamitė
e shumta tė cilat, megjithė vėshtirėsitė e mėdha me tė
cilat ballafaqoheshin gjatė okupimit tė dyfishtė
serbo-komunist, ia dolėn qė ta mbijetojnė kėtė barbari
antishqiptare tė pashėmbullt nė historinė mė tė re tė
tyre.
-
- Pas
gjitha katrahurave dhe dhunės qė pėrjetojė kultura
shqiptare dhe ajo fetare islame e shqiptarėve nė Kosovė e
ushtruar nga tė gjitha regjimet krimenele serbe qė nga
shekulli 18-tė e deri nė ēlirimin e Kosovės para afėr katėr
viteve, shqiptarėt do tia dalin qė ta mbijetojnė edhe
gjenocidin fetar, dhe ate falė punės dhe angazhimit tė pėrkushtuar
tė tė gjithė faktorėve (Bashkėsisė Islame, kėshillave
islame nėpėr komuna, etj.) dhe besimtarėve islamė kudo, tė
cilėt pėr asnjė ēast nuk iu nėnshtruan dhunės dhe
diktatit okupues serbosllav, falė vigjilencės kombėtare dhe
fetare tė intelektulėve, tė profesorėve, hoxhallarėve,
studentėve dhe nxėnėseve shqiptarė, mundi i tė cilėve
fatbardhėsisht do tė kurorizohet mu para 10 viteve me
themelimin e Fakultetit pėr Studime Islame nė Prishtinė,
pikėrisht i lindur nė rrethana tė okupimit klasik tė Kosovės,
me hapjen e tė cilit mė nė fund arsimit dhe kulturės
fetare islame do ti hapet edhe njė dritare e re e dritės
dhe e diturisė pas aq shumė vuajtjeve dhe peripetive, pa
funkcionimin e tė cilit mėsimi dhe edukimi fetar islam nė
Kosovė do tė ngelte i mangėt, posaēėrisht kur ėshtė
fjala pėr emancipimin dhe ngritjen e mėtejme tė kulturės
dhe vetėdijes fetare, kombėtare tek gjeneratat qė do vijnė.
-
- Sepse
nė kėtė institucion tė lartė arsimor pėr herė tė parė
nė Kosovė mėsimi
dhe edukimi kanė marrė kahjen meritore pėr tė mėsuar mbi
fenė dhe filosofinė islame dhe nė mėnyrė tė drejtė, tė
sakėt, burimore e frymė bashkėkohore, ku mėsimet fetare
islame, ajetet (verestėt) kuranore dhe hadithet (thėnjėt)
e profetit Muhamed a.s. tė komentohen saktė, kuptimplotė
dhe krejtėsisht afėr kuptimit origjinal qė kanė nė gjuhėn
arabe, e jo siē kishte ndodhur gjatė shekujve tė mėparshėm
kur ndaloheshin tė gjitha vlerat fetare islame me masa
represive sidomos gjatė gjithė kohės sė diktaturės
komuniste gjithandej nė hapėsirat shqiptare.
-
- Pėr
fund tė themi edhe kėtė se pa respektimin e plotė dhe
trajtimin e barabartė tė feve nė shoqėrinė e re
demokratike shqiptare nuk mund tė ketė tolerancė dhe as
begatim tė mėtejm tė vlerave morale dhe civilizuese, por as
dialog tė suksesshėm nė ndėrkomunikimin fetar nė Kosovė,
pa tė cilin ėshtė i pa imagjinueshėm jetėsimi i
principeve tė shoqėrisė civile dhe multikulturore. Prandaj,
duke pasur parasysh rrethanat e reja dhe demokratike tė
krijuara pas luftės nė Kosovė, urojmė qė FSI nė Prishtinė
ta ēojė mėtej misionin e nisur drejt krijimit tė bazave
shkencore ku Besimi dhe Feja islame tė mos mund tė
keqinterpretohen mė, gjegjėsisht tė mos mund tė paraqitėn
mė qėndrime abuzive dhe nėnēmuese ndaj saj, ngase
Islamizmi me asgjė nuk e ka dėmtuar kombin shqiptar deri mė
sot, pėrkundrazi ate e ka ndihmar nė shumė aspekte, para sė
gjithash e ka mbrojtur nga zhdukja dhe asimilimi kolektiv si
dhe shkrirja nė kultura tė huaja. Ndaj nė emėr tė gjithė
asaj qė ėshtė punuar pėr tė arritur deri kėtu, e pėrgėzojmė
kėtė institucion tė lartė islam nė Kosovė si dhe
drejtuesit e tij pėr punėn dhe mundin e bėrė nė ruajtjen
dhe kultivimin e mė tejm tė kulturės shqiptare dhe vlerave
tė Islamit nė Kosovė.
|
|
|

|
|
|
Copyright©2000-2003 Trepca.net
- Tė gjitha tė drejtat e rezervuara. |
|
|

|
|
|