| |
 |
OPINIONE |
|
|
15.03.2003 - Trepca.net |
|
|
|
Habermas,
Gjingjiq dhe Kosova
|
|
|

|
|
|
|
|
|
- Prishtinė,
15 mars 2003 / Dr Enver HASANI*
-
- Nuk
them tani se vrasja e Gjnigjiqit do tė kėtė pėr rrjedhojė
ndryshim radikal tė politikės sė jashtme serbe. Krejt ēka
mund tė ndodhė dhe duhet tė ndodhė ka tė bėjė me njė
krizė nė lidershipin serb, sepse kkrijimi politik i
krymenistrit tanimė tė vrarė serb ka kushtur shumė kohė e
mund. Nuk ka ndodhur brenda natės asgjė. Ngritja e tij i
referohet njė krajate tė vėretė politke, tipike pėr
karrierat politike nė Ballkan: sot je nė krahun politik tė
sė djathtės ekstreme, nesėr pėrfundon nė humanist dhe
fitues tė ēmimit nobel. Kjo logjikė politike e rajonit, nuk
ka asnjė dyshim, ka rrėnjet e veta nė politikat e jashtme tė
fuqive tė mėdha, mė shumė se sa nė dinamikat e brendshme
tė shoqėrive ballkanike.
-
- Vrasja
e kryeministrit serb dje nuk ka si mos tė na kujtoj fillimin
e shekullit tė njėzetė, afėrsisht kohėn e njėqind viteve
mė parė, kur u vra sundimatri serb i dinastisė sė
obrenoviqėve, bashk me bashkėshorten.
Vrasja e Gjingjiqit, pėr ēudi, ka koincidon nė
motive me vrasjen e njė shekulli mė parė, i cili
konsiderohej si shumė proevropian, pėrkatėsisht se kishte
lidhur miqėsi tė ngushtė me austrohungarezėt.
-
- Vrasja
nė fjalė kishte tronditur oborret mbretėrore tė fuqive
tė mėdha, aq sa pėr mė se tri vite nuk njohėn kėtė
ndyrshim tė dhunshėm nė regjimin e kohės nė Beograd.
Vrasja e obrenoviqėve shėnoi njė kthim radikal nė politikėn
serbe tė kohės, duke e bėrė ate haptaz proruse dhe duke e
vėnė nė shėrbim tė tėrsishėm tė hegjemonizmit rus.
Vrasja e Ferdinantit nė Sarajevė, trashėgimtarit tė
frontit austrohunagarez, ka qenė kulmim i politkės sė
terrorit shtetror serb. Me
fjalė tjera, mbreti Obrenoviq e pagoi me kokė politikėn e
tij properėndimore, ashtu si Gjingjiqi, sepse hapja e tij
ndaj Perėndimit godiste interesat vitale tė politikėn
tradicionale militariste serbe.
-
- Nuk
them tani se vrasja e Gjnigjiqit do tė kėtė pėr rrjedhojė
ndryshim radikal tė politikės sė jashtme serbe. Krejt ēka
mund tė ndodhė dhe duhet tė ndodhė ka tė bėjė me njė
krizė nė lidershipin serb, sepse kkrijimi politik i
krymenistrit tanimė tė vrarė serb ka kushtur shumė kohė e
mund. Nuk ka ndodhur brenda natės asgjė. Ngritja e tij i
referohet njė krajate tė vėretė politke, tipike pėr
karrierat politike nė Ballkan: sot je nė krahun politik tė
sė djathtės ekstreme, nesėr pėrfundon nė humanist dhe
fitues tė ēmimit nobel. Kjo logjikė politike e rajonit, nuk
ka asnjė dyshim, ka rrėnjet e veta nė politikat e jashtme tė
fuqive tė mėdha, mė shumė se sa nė dinamikat e brendshme
tė shoqėrive ballkanike.
-
- Tani
kjo kėtu nuk ka rėndėsi. Me rėndėsi ėshtė se asnjė
medium nuk dha nė hollėsi kėtė trajtrote tė ngritjes
politike tė kryeministrit Gjingjiq. Krejt cka u tha kishte i
referohej vendit tė lindjes sė tij, nė Bosanjė-Hercegovinė,
nga njė familje me traditė ushtarake, doktrimit tė tij nė
njė ndėr vendet mė tė bukura tė Evropės, Konstancėn e
barokut tė hershėm gjerman, vendin e Koncilit tė Dytė tė
Vatikanit, ku kishte pasur pėr mbikqyrės tė disertacionit tė
doktoratės njė ndėr filozofėt mė tė mdhenjė tė
dekadave tė fundit, Jurgen Habermasin, themeluesin e
Shkollės sė Franfurtit, ideatorin e teorisė kritike,
siē e quajmė nė marrėdhėniet ndėrkombėtare. Asgjė nuk
u tha, megjiathat, pėr Gjingjiqin e kėtyr dhjetė viteve.
-
-
- Vizita
nė Pale te Karagjiqi
-
- Natėn
e 21 shkurtit tė vitit tani tė largėt 1994, Gjingjiq kishte
kaluar nė Pale, me mikun e vet Karagjigj, tė cilit i kishte
shkuar, siē tha vetė nė publiik atėbotė, pėr t'i treguar
se "soilidarizohej me popullin e Republika Sprska.
Fjala ėshtė pėr ultimiatumin e parė tė NATO-s, pas maskarės
nė qendėr tė Sarajevės kur u vranė 68 civilė, dhėnė
serbėve tė Karagjiqit pėr tė mėnjanuar aramatimin e rėndė
nga rrethinat e Sarajevės. Nė kėtė kohė, Karagjiqi ishte
i akuzuari i parė i Hagės pėr gjencid, gjė qė tregon se
Gjingjiq nuk ka poasur aspak qėndrimim kritik, siē do tė
duhej tė kishte nėse merret parasyėh shkola ku kishte
mbaruar doktoratėn.
-
- Pėrkundėrazi,
vizita e tij ishte bėrė nė funksion tė pėrkrahjes sė
bashkimit tė Republika Srpska me RFJ (Serbi dhe Mali i Zi),
pra pėr krijimin e Serbisė sė Madhe. Dallimi i tij me
Millosheviqin mė shumė i referohej qasjes dhe metodologjisė
sė krimit serb dhe vetė projektit politik pėr Serbinė e
Madhe. Nuk ka pasur ndonjė dallim kualitativ, i cili do tė
reflektonte humanizėm apo vizion pėr bashkjetesė tė
kulturave dhe popujve tė ndryshėm tė rajonit.
-
-
- Zajedno
'96
-
- Nė
vijim tė kėsaj duhet tė shikohet edhe ngritja e tij
politike nė kuadėr tė koalicionit Sė Bashku tė
vitit 1996, kur Gjingjiq doli nė sipėrfaqe si njė lider me
projekt tė njejėt si Millosheviqi,
por me njė retorikė fare tė re pėr Serbinė, qė
fliste nė favor tė demokracisė, tė drejtave tė njeriut,
sundimit tė ligjit, shkurt pėr njė Serbi evropaine. Nė
fakt, kėto lėvizje pėr herė tė parė dridhėn dhe sfiduan
seriozisht diktatorin Millosheviq, duke shėnuar paraqitjen e
parė tė fytyres sė vėrtetė prej pragmatisti tė
kryeministrit tė ardhshėm serb. Nė ndėrkohė qė po
zhvilloheshin kėto demostrata nė Serbi (me pipa nė gojė),
Gjingjiq nuk harronte tė kthehej kah Karagjiqi pėr ti dhėnė
pėrkrahje partisė sė tij nė zgjedhjet e shtatorit tė
vitit nė fjalė. Kjo ishte nė natyrėn e tij prej
pragmatisti.
-
- Vetė
Gjingjiq kishte pranuar transofrimin e shpejtė tė tij qė
prej vitve 70 tė shekullit njėzetė, kur pėrfaqsonte
anarkistin, pastaj liberalin nacionalsit serb tė fundit tė
viteve 70 , demokratin e viteve tė pasmbarimit tė Luftės
sė Ftohėt, me disa pėrjashtime kur bėhej fjalė pėr
Karagjiqin dhe rrėnimin e vendit ku kishte lindur. Ky
pragmatizėm i liderit tė ardhshėm serb ka dalė nė shesh
edhe me rastin e Kosovės. Nė fakt, nė rastin e Kosovės,
Gjingjiq mė shumė se ēdo kush tjetėr kishte vėrejtur
tragjedinė nacionale serbe qė po afrohej.
-
-
- Kosova,
burim i pashterrshėm i represionit
-
- Pas
ardhjes sė Millosheviqit nė pushtet, Gjingjiq duhet tė ketė
qenė i vetmi lider serb qė ka qenė kundėr humbjes sė
statusit autonom tė Kosovės, sėrish pėr shkaqe pragmatike
dhe tė njė vizioni tė rrallė pėr interesin nacional serb.
Nėse Kosova aneksohet nga Serbia me rrėnim tė autonomisė sė
saj, citohet tė ketė thėnė Gjingjiq nė mesin e vitit
1988, atėherė
mė njė siguri tė madhe mund tė themi se pėr secilin
regjim nė Serbi, Kosova do tė jetė burim i pashterrshėm i
represionit.
-
- Kjo
ėshtė esenca e filozofisė sė tij politike. Kjo nė asnjė
mėnyrė nuk don tė thotė se ai i ka dalur nė mbrojtje
Kosovės dhe popullit shumicė tė saj. Gjingjiq ka vlerėsuar
me njė saktėsi tė madhe se Kosova do tė jetė nė tė
ardhmėn burim represioni, dhe i karrierave politike, tipike pėr
Ballkanin, por edhe vendi ku do tė ushqehej pa ndėrprerė
filozofia politike e provincės, ajo qė R. Konstandinoviq, njė
mendimtar i njohur serb, me tė drejtė e ka uajtur
filozofia e Pallankės, me kutpim strukturėn fshatare
serbe dhe filozofinė e saj.
-
- Kėsaj
bote Gjingjiq nuk i takonte dhe ėshtė kjo botė qė e vrau
dje, bota qė kur pėrkthehet nė terma tė pushtetit del se
fokusohet nė strukturat ushtarake serbe, tė kėsaj strukture
me traditė province prej fillimit, tė traditės qė vrau
dinastinė obrenoviqeve dhe ndezi Luftėn e Parė Botėrore. Kėtu
ka qenė rreziku pėr Gjingjiqin, i cili ishte eksponent i njė
nacionalzimi urban serb qė lehtėsisht u pranua si evropian
dhe perėndimor, i njė nacionalzimi i cil i nuk reflekton
strukturėn reale tė shoqėrisė serbe , atė fshatare.
-
- Kjo,
megjithatė, nuk e radhitė Gjingjqin nė rrymėn liberale
serbe tė fillimit tė viteve 70 tė shekullit tė kaluar,
sado qė sinqerisht ka synuar reformimin e shpoqrisė serbe
dhe integrimin e sajh nė struktuyrat evro-atlantike, pėrfhsirė
nėe renbd tė parė ushtrinė serbe dhe futjen e saj nė
Partenritetin pėr Paqe tė NATO-s. Kjo nė fakt i ka kushtuar
shtrenjėt sepse ushtria serbe duket ta ketė pasur
vazhdimisht nė mendje momention e dorėzimit tė befasishėm
dhe tė paprituyr tė Milosheviqit nė Hagė.
-
- Nė
kėtė kohė, pra nė fillim tė viteve '70 tė shekullit tė
kaluar, lideri taniėm i vdekur serb ka qenė njė
anarkist i devotshėm dhe vetėm vonė, pas arritjes sė Marrėvshjes
sė Dejtonit, Gjingjiq arriti tė bėhet eksponent i rrymės
nacionalsite serbe, i njė rryme mė tė pranueshme nga
evropianėt dhe Perėndimi,
i asaj rryme qė krejt nė mėnyrė pragmatike lėvizjejn e
Ravna Gorės diti ta fus nėn ombrellėn e modernitetit dhe
tė trendit evropian, me Kosovėn brenda. Marrėvshja pėr
Unionin Serbi-Mali i Zi e marsit tė vitit 2002, qė pėrfshinė
edhe Kosovėn, e lidhur nėn patronatin ekskluziv tė Unionit
Evropian, dėshmon qartė pėr kėtė.
-
- Kjo
ėshtė nė fakt korniza brenda sė cilės do tė lėvizė
edhe dialgu shqiptaro-serb nė tė ardhmėn. Vrasja e
Gjingjiqit vetėm sa e vonon kėtė dialog dhe e ndryshon
modalitetet e realizmit tė tij, por nė asnjė mėnyrė nuk
mund tė lėvizė kuadrin e pėrcaktuar nė Marrėveshjen pėr
Union. Kjo don tė thotė se vrasja e Gjingjiqit vis-a-vis
Kosovės ėshtė vrasje e pandikim kur ėshtė fjala pėr
esencėn e raportit shqiptaro-serb, por jo edhe pėr formėn.
Vrasjen e Gjingjqit mė shumė do ta ndiej Serbia, e cila tani
ėshtė futur nė krizėn e lidershipit. Kursi properėndimor
i Serbisė dhe i Malit tė Zi, pėr dallim nga koha e vrasjes
sė dinasitisė sė obrenoviqėve, as qė vihet nė dyshim. Kėtė
duhet ta kėne shumė parasyshė kosovarėt. Dialoguesit nga
Kosova mund tė mos kenė mė pėrpara njė ish student tė
Habermasit. Kjo mbase edhe ėshtė e vėrtete, nė ndėrkohė
qė ėshėt jasht ēdo dyshimi se pėrpara do ta kenė Evropėn
e Habermasit.
-
-
- *Autori
ėshtė profesor i sė drejtės ndėrkombėtare nė Universitetin
e Prishtinės
|
|
|

|
|
|
Copyright©2000-2003 Trepca.net
- Tė gjitha tė drejtat e rezervuara. |
|
|

|
|
|