OPINIONE

   
15.03.2003 - Trepca.net

`Njė vend edhe ashtu i ndryshėm nga tjerėt“

 
Arian Sharri, Informatori -Zagreb (Kroaci)
 
- Me kėto fjalė e pėrfundoi reportazhin e paradoditshėm, tė ngjyrosur nė gri, mbi Kosovėn gazetari i Televizionit Kroat Zhelko V.. Pėrmbajtja disaminutėshe e reportazhit, nė kuadėr tė emisonit “Internacional”, si zakonisht, edhe kėsaj radhe linte tė nėnkuptohej se njė hulumtim, aq mė pak njė analizė, mė e thuktė, as qė i duhet bėrė kėtij vendi.
 
- Saherė qė pėr temė kanė shqiptarėt, pjesės mė tė madhe tė gazetarėve nga Kroacia nė vazhdimėsi u mjafton ngjyra e zezė portretuese, dhe vetėm aty kėtu ngjyra gri. Pjesa tjetėr e spektrit tė dritės pėrshkruese rezervohet gati gjithnjė pėr qėllime autoprortreti nė gjendje eksitimesh shpirtėrore.
 
 
Nė rrugėn pėrplot gropa, leqe e pengesa drejt integrimit aq tė dėshiruar nė Bashkimin Evropian, Kroacinė si shtet i Ballkanit Perėndimor e trondisin valė tė mėdha e turbulente fatkeqėsishė tė vazhdueshme. Grevat e pėrditshme, protestat, korrupsioni i pėrhapur nė tė gjitha poret e jetės, privatizimi pėrplot elemente krimi, rrėnimi i pamėshirshėm i pjesės mė tė madhe tė industrisė, ekonomisė e institucioneve tė ndryshme, varfėria, vrasjet e shpeshta me prapavijė mafioze, mashtrimet, plaēkitjet e vjedhjet e pėrditshme, erozioni moral i pandalshėm, vetėvrasjet me pėrqindje ndėr mė tė lartat nė botė, borxhi i jashtėm me vlerė astronomike, ksenofobia dhe perspektiva e errėt e vendit, pėrshkruajnė mė sė miri gjendjen aktuale nė Kroaci.
 
Njė vend ku shkėlqimi dhe mjerimi shkojnė dora-dorės. Njė shtet me njė situatė me elemente tė njė kaosi, pjesėrisht tė kontrolluar nga njė grusht zyrtarėsh dhe manipulatorėsh e profiterėsh tė shkathtė. Me shtatin mediteranian dhe evropianoqendror Kroacia ėshtė ngujuar keq brenda katrahurės ballkanike. Kėshtu, ajo historikisht vazhdon tė mbetet “njė vend i ndryshėm nga vendet qė e rrethojnė”.
 
Ky do t‘ishte pasqyrimi i Kroacisė sė sotme nga njė gazetar shqiptar, me kusht qė ai tė shkėmbente vendin dhe botėkuptimet me kolegun e tij nga Kroacia. Gjasa tė mėdha janė qė edhe ai, sikurse kolegu i tij nga Kroacia, duke mos bėrė dallimin kulturor dhe rrethanat historike kushtėzuese dhe determinuese tė njė kulture, do tė mund tė pėrfundonte identikisht njėsoj se “Kroacia edhe ashtu ishte njė vend qė gjithnjė dallonte nga fqinjėt”.
 
Ėshtė vėshtirė tė mos besosh se prapa njė konkludimi tė tillė fshihet njė porosi aspak qėllimmire, duke lėnė tė nėnkuptohet nė mėnyrė tėrthore se kulturave tjera nuk ia vlen t‘u kushtohet ndopak vėmendje. Se ato (kulturat e ndryshme nga ajo e tyre) janė mė pak, ose aspak tė vlefshme. (Shpėrfillje qė tė kujton diēka jo tė shėndoshė; hulumtime me paramendim pėr tė arritur ndonjė kėnaqje tė brendshme. Pėr kodeksin e etikės gazetareske, pėr kujdesin ndaj integritetit dhe dinjitetit tė individit, as qė mund tė bėhet fjalė. Njė fatkeqėsi edhe mė e madhe ėshtė ajo kur brenda kėtyre shablloneve, paraprakisht tė pėrgatitura, me njė lehtėsi diletante, pėrfshihen edhe kategoritė «komb» dhe «popull».)
 
Edhe pėr pamjet filmike tė reportazhit tė pėrmendur, kolegut tė tij shqiptar nuk do t‘i duhej tė shkonte mė larg se ndonjė qindmetėrth nga qendra e Zagrebit, pėr tė hasur nė ato qė nė asnjė mėnyrė nuk pėrkojnė me Evropėn aq tė dėshiruar.
 
Tingėllimė ēekani ka nė kėto rrethana, prandaj, njėri nga kushtet pėr bashkangjitje i kėtyre vendeve Bashkimit Evropian, i pėrmbledhur nė dy fjalė: «bashkėpunimi regjional». Njė gėllėnjkė e pelintė pėr injorantėt dhe tė kompleksuarit nga inferioriteti kur shohin nė drejtim tė Evropės, e cila pėr ta ėshtė kthyer nė njė Eisberg tė papushtueshėm. Sė paku nė kuptimin qė duhet ta ketė fjala «pushtim».
 
Nga ana tjetėr, sikur ekziston njėfarė drejtpeshimi i natyrshėm midis gazetarėve nga Kroacia dhe atyre shqiptarė: shpėrfillja e tė parėve dhe kėmbėngultėsia qė tė vazhdojnė tė shohin nga lartėsitė e kullave tė tyre prej kashte, pothuajse ėshtė kompensim i natyrshėm me naivitetin kryeneq tė gazetarėve shqiptarė, tė cilėt edhe mėtej vazhdojnė qė tė huajt t‘i paraqesin nė petkun mė romantik. Rrjedhimisht, prandaj, edhe Kroacinė.
 
Ideja pėr njė projeksion hipotetik si ky nuk ishte e rastit. Shumėherė ėshtė dėgjuar tė flitet e debatohet pėr arsyet e mundshme qė gazetarėt e kėtij nėnqielli i bėn tė merren mu nė kėtė mėnyrė me problemin dhe identitetin shqiptar. Kjo rrjedhimisht nga kujtesa ftoi nė ndihmė njė ngjarje tė vitit 1989 nė Zagreb, qė vetėm sa nuk e kishte mbuluar harresa:
 
Nė njė tribunė pėrkrahėse pėr ruajtjen e ish – Jugosllavisė, tė udhėhequr nga njė gazetar serb me namė (A.Tijaniq), atėherė kur nė sipėrfaqe kishin dalė tashmė shumė nga fėlliqėsitė e sistemit dhe tė shovinizmit tė egėr serb, dikush pyeti se ēfarė do tė ndodhte me Kosovėn nė rast tė shpėrbėrjes sė saj. “Nė atė rast Kosova do t`i bashkangjitej Shqipėrisė”, tha njė student shqiptar. Reagimi ishte i rrufeshėm.
 
Qė tė gjithė pjesėmarrėsit, tė cilėt deri atėherė vetėm sa nuk i nxirrnin sytė njėri – tjetrit, duke mos u pajtuar aspak me pozitėn nėnēmuese dhe diskriminuese tė etnive tė tyre, pėrnjėherė u shndėrruan nė mbrojtės tė vrazhdė e tė verbėr tė kėtij shteti pėrbindėsh, duke e quajtur shkapjen e Kosovės njė gjė apsurde!
 
“Unė vetėm propozova njė zgjidhje tė mundshme tė problemit qė parashtruat”, shtoi studenti shqiptar para masės, nė ēast tmerrėsisht tė egėrsuar.
 
Edhe ky shkrim pati njė qėllim tė tillė: vetėm pėrfytyrimin se ēfarė do tė ndodhte po tė ndėrronin vendet dhe botkuptimet gazetarėt shqiptarė me ata nga Kroacia, si pėrgjigje nė pyetjen e shpeshtė tė shqiptarėve nė Kroaci.
 
As edhe identifikimi shpesh i gabueshėm teritorial, i papėrputhshėm ēdoherė me atė nacional tė gazetarėve nga Kroacia, nuk ndihmon shumė, pėr fat tė keq, nė ndryshimin e njė ngjyrimi qė del nga rreshtat e mėsipėrm.
 
Edhe rasti pas pėrfundimit tė trazirave tė vitit 1997 nė Shqipėri ilustron kėtė dukuri tė dėmshme: Nga e njėjta shtėpi televizive (Televizioni Kroat - HTV), vetėm brenda disa javėsh, u punuan dy reportazhe me kėtė temė. Vėshtruesi i vėmendshėm do tė ketė vėnė re qėllimin dhe porosinė shumė djallėzore tė tė parit. Krejt i zymtė, por objektiv, dhe plotėsisht i ndryshėm, ishte mendimi lidhur me kėto ngjarje i gazetarit me prejardhje gjermane (G.Ströhm) nga e njėjta shtėpi televizive.
 

Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.