OPINIONE

   
14.03.2003 - Trepca.net

PRO ET CONTRA

VAJTIMI I “DEMOKRACISĖ SERBE” TĖ GJINGJIQIT SIPAS “RAPSODĖVE” TĖ POLITIKĖS SHQIPTARE

 
Besianė, 13 mars, 2003 / Kujtim Konushefci
  
    
Vrasjen e premierit tė Serbisė, Zoran Gjingjiq mė 12 mars 2003 nga dora e zezė kriminale vetėserbe, e kanė dėnuar pothuajse tė gjithė burrat mė tė njohur tė shteteve demokratike nė Europė dhe nė botė. Mesazhi i pėrbashkėt i  denoncimit tė kėsaj vrasjeje ishte se i ndjeri, Zoran Gjingjiqi ishte “demokrati dhe reformatori mė i shquar” i kėtij shekulli tė njerėzimit. 
 
S’ka dyshim se akti i vrasjes sė kryeminstrit serb, Zoran Gjingjiq, ėshtė i dėnueshėm dhe i papranueshėm pėr vlerat humane dhe  demokratike,  si dhe  pėr drejtėsinė ndėrkombėtare. Kėtė lloj vrasjeje, s’mund ta kontestojė askush se, nuk ka qenė akt klasik terrorist, dhe se aktorėt e kėtij krimi tė nėndheut apo tė mbidheut, duhet tė marrin dėnimin mė tė rėndė, tė merituar sipas veprės sė kryer kriminale ndaj kryeministrit tė Serbisė, Zoran Gjingjiq.
 
Kjo, nuk ėshtė e diskutueshme pėr asnjė njeri, as politikė normale, por hipotetike ėshtė se, a ka qenė pėrnjėmendė Zoran Gjingjiqi, njė nga figurat e pazėvendėsueshme reformatore tė integrimit, tė demokracisė, dhe tė demokratizimit tė Serbisė, si dhe tė kohezionit dhe avancimit tė kėtyre proceseve nė shkallė evropiane dhe ndėrkombėtare. Kjo mbetet e diskutueshme, edhe pas vdekjes sė tij. Kėtė do ta vėrtetojė vetė koha e ardhme. Ndonėse, e pėrgjithshmja e logjikės ngushėlluese imponon gjithmonė fjalėt mė tė mira pėr tė gjithė ata qė shkojnė nė botėn e amshuar. Kėtė e ka merituar edhe Zoran Gjingjiqi, viktima e politikės  sė zezė mafioze  e nėntokės serbe.
 
Pėrveg ngushėllimeve tė Europės e tė botės, qeveria e Sėrbisė mori edhe ngushėllimet nga shtetarėt e vendeve tė saj fqinje. Nė kėtė vister ngushėllimesh tė sinqerta pėr vrasjen e kryeministrit tė Serbisė, Zoran Gjingjiqit, mė karakteristike dhe  nėnvizuese pėr nga toni i dhembjes, moralizimit dhe i astrologjisė demokratike, ishin edhe vajtimet e disa krokodilave, respektivisht tė  “rapsodėve” tė politikės shqiptare nė Tiranė dhe nė Prishtinė. 
 
Ndėr telegramet ngushėlluese mė vajtuese dhe mė tė mjera, drejtuar qeverisė sė Serbisė sė Nebojsha Qoviqit pėr rastin e atentatit ndaj Zoran Gjingjiqit ishin ato tė Adem Demaqit, Nexhat Dacit.
 
Mirėpo, kulmin e dhimbjes sė papėrshkrueshme e paraqet Parlamenti i Republikės sė Shqipėrisė, i cili nė shenjė tė ndarjes sė fundit nga viktima Zoran Gjingjiq, e nderon me njė minutė heshtje(shih: www.lajme.net, 13.03.2003). Ky gjest ngushėllues i parlamentarėve shqiptarė, nuk do kurrfarė komenti.
 
Tė shohim, kur tė vdes Adem Demaqi ose Nexhat Daci apo Salih Berisha, se si, dhe me sa minuta heshtje,  Parlamenti dhe Qeveria e Sėrbisė, do t’i nderojnė ata pėr herėn e fundit. Por, qfarė tė bėjmė, ngushėllimi, duhet tė kuptohet si ngushėllim. Ngushėllimi nuk ka pasaportė tjetėr, nuk ka  pėrkatėsi kombėtare, ideologjike, partiake, nuk njeh inat akraballėku, miqėsie apo armiqėsie.
 
Vdekja ėshtė vdekje. Kėtė, kėshtu e kuptojnė edhe armiqtė e shqiptarėve, serbėt, sepse me rastin e vdekjes sė kryetarit tė Republikės Socialiste tė Shqipėrisė, Enver Hoxha mė 1985, Parlamenti i Jugosllavisė qe "mbledhur me procedurė tė shkurtėr, dhe me 1 minutė heshtje, e nderoi si heroin e lavdishėm shqiptar".
 
Mirė ėshtė, dhe askush nuk mund tua zėrė pėr tė madhe pse "rapsodėt" e politikės shqiptare e kanė ngushėlluar Serbinė pėr vdekjen e premierit tė tyre, Zoran Gjingjiq, por keq ėshtė se, "kukuvajkat" humbjen e tij e kanė vajtuar mė shumė sesa vetė Serbia dhe Mali i Zi. Mos qani aq shumė, se ka kush e qanė dhe e nderon atė.
 
Serbia ka plot politikaj dhe njerėz tė zotė sig ishte dr. Zoran Gjingjiqi i ndjerė, por mė shumė vajtone veten, sepse edhe ata, qė i kini po i vrani, po i syrgjynosni dhe po i zhdukni nė mėnyra tė ndryshme makabre, ashtu si po iu mėson dhe si po iu  “ndėrsen”  Serbia me  shėrbėtorėt dhe me aleatėt saj  besnikė sllavė.

 

Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.