| |
 |
|
|
|
14.03.2003
- Trepca.net |
|
|
|
Lajme |
|
|
E
premte, 14 mars 2003 |
|
|

|
|
|
|
|
|
Pėrmbajtja:
-
M. Shtajner:
Bisedimet mes Prishtinės dhe Beogradit duhet tė shtyhen pėr
shkak tė gjendjes sė krijuar me vrasjen e Gjingjiqit
-
Prizren: Xhemail
Mustafa, Ekrem Rexha dhe Ukė Bytyēi postmortum u nderuan me
mirėnjohjen "Dėshmorėt e Demokracisė"
-
Kryeparlamentari
Daci vizitoi sot Gjakovėn
-
Presidenti Rugova
emėroi tre kėshilltarė tė rinj
-
AER-i ndihmon
Prishtinėn nė infrastrukturė me dy projekte
-
Zona kufitare me
Serbinė nė rajonin e Podujevės po kontrollohet intensivisht
nga KFOR-i
-
Komandantit tė Zonės
III tė TMK-sė dje vetėm i ėshtė bastisur shtėpia
-
R. Pribe: KE synon
qė institucionet e Kosovės tė jenė mė afėr standardeve
evropiane meqė ardhmėria e Kosovės ėshtė nė Evropė
-
Zyrtarėt e policisė
sė OKB-sė thanė se kanė rritur sigurinė nė Kosovė pas
vrasjes sė kryeministrit serb
-
Mbrėmė vonė nė
njė apartament pėrballė UNNMIK-ut nė Prishtinė ka shpėrthyer
njė zjarr
-
Statusi "Dėshmor
i Atdheut" u jipet 444 dėshmorėve dhe ju njoh ky status
edhe 14 tė rėnėve nė luftė pėr ēlirimin e Kosovės
-
BE diskuton ēėshtje
tė sigurimit dhe misionin e ardhshėm paqeruajtės
-
Nėn dyshimin pėr
vrasjen e Gjingjiqit janė arrestuar 56 persona
-
Nė Beograd kanė qėndruar
zyrtarėt e lartė evropian, Paten e Solana
-
Parlamenti i Shqipėrisė
miratoi njėzėrit dėrgimin e njė kompanie shqiptare nė
Gjirin Persik
-
Pasaportat e reja tė
Maqedonisė do tė jenė nė shqip, maqedonisht dhe anglisht
-
Parlamenti shqiptar
mban njė minutė heshtje pėr Gjingjiqin - Nano, Berisha dhe
Meta vizituan ambasadėn serbo-malazeze nė Tiranė
-
Nė det tė hapur u
shpėtuan 24 emigrantė klandestinė qė rrezikoheshin tė
mbyteshin
-
Forcat izraelite
kanė vrarė sot tė pakten edhe gjashtė palestinezė
-
Nga njė shperthim
nė njė tren nė Indi, humbėn jetėn 11 veta dhe u lėnduan
mbi 50 tė tjerė
-
Autoritetet afgane
arrestuan 10 anėtarė tė ish-regjimit taliban, tė dyshimtė
pėr sulme terroriste
-
Kėshilli i
Sigurimit nuk arriti marrėveshje mbi projektrezolutėn pėr
Irakun
-
SHBA-tė vazhdojnė
dislokimet nė pėrgatitje pėr luftė tė mundshme me Irakun
-
Shtyhet debati pėr
rezolutėn e re pėr Irakun
-
SHBA dėrguan
bombarduesit B-52 pėr luftėn nė Irak
-
Anan u bėri
thirrje anėtarėve tė KS dhe anėtarėve tė KB qė tė
gjejnė rrugėzgjidhje pėr Irakun
-
Pauell: Tė gjitha
opsionet mbesin tė hapura
-
Vellpen: Franca
refuzon "logjikėn e ultimatumeve"
-
Njė inspektor i KB pėr armatimin ka humbur
jetėn nė njė aksident trafiku afėr Bagdadit
|
|
|
- M.
Shtajner: Bisedimet mes Prishtinės dhe Beogradit duhet tė
shtyhen pėr shkak tė gjendjes sė krijuar me vrasjen e
Gjingjiqit
-
- Prishtinė,
14 mars 2003 - Nė Kosovė shefi i UNMIK-ut Mihael Shtajner deklaroi se bisedimet mes
Prishtinės dhe Beogradit duhet tė shtyhen pėr njė kohė pėr
shkak tė gjendjes sė krijuar nė Serbi pas vrasjes sė
kryeministrit Zoran Gjingjiq. Ai i bėri kėto komente pas
takimit me njė delegacion tė Komisionit Evropian, ekspertė
tė cilit kanė filluar takimet e para tė mekanizmit tė BE-sė
pėr procesin e stabilizim-asocimit tė Kosovės.
-
- Z.
Shtajner tha se ky takim po mbahet nė njė periudhė tragjike
nė Serbi, duke dėnuar sėrish fuqishėm vrasjen e
kryeministrit serb. Kjo vrasje tha ai do tė ndikojė edhe nė
bisedimet e paralajmėruar ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit
pėr zgjidhjen e ēėshtjeve teknike tė interesit tė ndėrsjellė.
-
- Shtajner
tha se qeveria nė Beograd tash po pėrballet me njė situatė
tė re dhe duhet t'i jepet kohė ngase siē dihet atje ėshtė
shpallur gjendje e jashtėzakonshme. Pėr kėtė arsye, tha
ai, duhet pritur me durim zhvillimet e ardhshme atje, kurse
institucionet ndėrkombėtare dhe vendore nė Kosovė duhet tė
jenė tė qeta dhe tė vazhdojnė punėn nė pėrmbushjen e qėllimeve
e tyre.
-
- Ai
e vlerėsoi si shumė tė rėndėsishėm fillimin e procesit tė
pėrfshirjes sė Kosovės nė procesin e stabilizim-asociimit
nė BE. Shtajner ka theksuar se fillimi i kėtij procesi ėshtė
njė shenjė shumė inkurajuese pėr Kosovėn sepse e vė atė
nė binarė tė duhur, ndėrkaq standardet e vėna pėr Kosovėn
janė tė njėjtat tė cilat Komisioni Evropian i ka dhėnė pėr
tė gjitha vendet e rajonit, tha z. Shtajner.
-
-
- Prizren:
Xhemail Mustafa, Ekrem Rexha dhe Ukė Bytyēi postmortum u
nderuan me mirėnjohjen "Dėshmorėt e Demokracisė"
-
- Prizren,
14 mars 2003 - Nė njė solemnitet me rastin e 13-vjetorit tė themelimit tė degės sė
LDK-sė nė Prizren, Xhemail Mustafa, Ekrem Rexha dhe Ukė
Bytyēi postmortum u nderuan me mirėnjohjen "Dėshmorėt
e Demokracisė". Nė kėtė manifestim merrnin zyrtarė
dhe aktivistė lokalė tė LDK-sė si dhe anėtarėt e
famljeve Mustafa, Rexha e Bytyēi.
Kryetari i Asamblesė komunale tė Prizrenit Eqrem Kryeziu,
duke folur pėr figurėn e Xhemail Mustafės, Ekrem Rexhės
dhe Ukė Bytyēit, tha se ata janė tre kalorės tė dritės.
Z.Kryeziu foli me shumė pėrkushtim pėr kėta tre
ish-veprimtarėt dhe theksoi se "ata bėnė njė punė tė
madhe pėr ne. Ne, bashkėpunėtorėt e tyre, e kemi vėshtirė
tė flasim lirshėm pėr ta.
-
- Ata
ishin luftėtarė kundėr territ". Ndėrkaq pėr etapėn
e pasluftės foli nėnkryetari i Degės Fadil Kryeziu, i cili
tha se LDK-ja nė realitetin mė tė ri iu pėrkushtua ndėrtimit
tė institucioneve dhe tė shtetit tė Kosovės, duke e
quajtur ndėr sfidat e punės nė vazhdimėsi ndėrtimin e
demokracisė dhe tė pushtetit tė popullit.
-
- Nė
rrugėtimin e saj 13-vjeēar LDK-nė e kanė goditur edhe nė
fatkeqėsi, duke humbur njerėz qė lanė gjurmė tė
pashlyeshme nė historinė e Kosovės dhe tė Prizrenit, tha
ai.
Mirėnjohjet familjeve Mustafa, Drini dhe Bytyēi ua dorėzoi
kryetari i Asamblesė komunale Eqrem Kryeziu.
-
-
- Kryeparlamentari
Daci vizitoi sot Gjakovėn
-
- Gjakovė,
14 mars 2003 - Kryetari i Kevendit tė Kosovės Nexhat Daci qėndroi sot nė Gjakovė
dhe fillimisht vizitoi Kuvendin komunal, ku nga kryetari Aqif
Shehu u njoh me aktivitetet dhe preokupimet e kėsaj komune.
Kryeparlamentari Daci tha se nga bashkėsia ndėrkombėtare nė
Kosovė kanė ardhur ndihma tė mėdha, por tė cilat shpesh
nuk janė mexhauar si duhet dhe nuk kanė dhėnė rezultate tė
pritura. Prandaj, tha ai, ėshtė njė kėrkesė e tij qė pėrgjegjėsitė
pėr zhvillime t'i marrin vendorėt. Ai kėrkoi qė
administratorėt ndėrkombėtarė rajonalė tė kryejnė
funksionin e kėshilldhėnies.
Duke folur pėr lėvizjen e lirė tė qytetarėve dhe
kapitalit nė rajon, zoti Daci tha se nėse nė gjashtė muajt
e ardhshėm fqinjėt e Kosovės nuk e respektojnė kėtė
parim, atėherė institucionet tona do tė veprojnė me
recprocitet.
Daci vizitoi edhe disa ndėrmarrje prodhuese tė Gjakovės nė
sektorin privat.
-
-
- Presidenti
Rugova emėroi tre kėshilltarė tė rinj
-
- Prishtinė,
14 mars 2003 - Presidenti i Kosovės, Dr. Ibrahim Rugova, ka emėruar tre kėshilltarė
tė rinj. Z. Halit Muharremi emėrohet kėshilltar pėr ēėshtje
juridike, z. Berim Ramosaj, kėshilltar pėr ēėshtje
ekonomike, ndėrsa z. Sali Cacaj, kėshilltar pėr ēėshtje tė
shoqėrisė civile.
Mė herėt, Presidenti Rugova kishte emėruar z. Skender
Hyseni kėshilltar tė lartė politik, ndėrsa z. Muhamet
Hamitin kėshilltar pėr informim dhe zėdhėnės.
Me kėtė po plotėsohet ekipi i tė emėruarve politikė nė
Zyrėn e Presidentit, ndėrsa po vazhdon kompletimi i shėrbimit
civil nė kėtė Zyrė.
-
-
- AER-i
ndihmon Prishtinėn nė infrastrukturė me dy projekte
-
- Prishtinė,
14 mars 2003 Kryetari i Kuvendit Komunal tė Prishtinės, Ismet Beqiri bisedoi me
z. Alan Braun, pėrgjegjės i Departamentit pėr ujė e
ambient tė Agjencisė Evropiane pėr Rindėrtim nė Prishtinė,
tė cilin e njoftoi pėr punėt dhe aktivitetet e Komunės sė
Prishtinės.
-
- Zoti
Beqiri kėrkoi nga Agjencia Evropiane pėr Rindėrtim qė
komuna e Prishtinės tė vazhdojė tė ndihmohet nga AER-i,
pasi komuna ka njė buxhet simbolik dhe nuk mund t'i pėrballojė
shpenzimet nė sanimin e infrastrukturės sė Prishtinės.
Zoti Bruan tha se AER-i ndodhet nė fazėn e realizimit tė dy
projekteve - ndėrtimin e deponisė rajonale tė mbeturinave nė
Minierėn e Mirashit, si dhe sanimin e deponisė ekzistuese nė
Prishtinė. Por ai tha se gjatė kryerjes sė punimeve kanė
hasur nė pengesa nga ana e pronarėve tė tokave qė gjenden
pėrreth deponisė.
-
- Fillimi
i punėve nė ngritjen e deponisė nga AER-i ka nisur para dy
vjetėsh, por pėr shkak tė kėsaj vonese janė detyruar tė
bėjnė ridisajnimin e punimeve qė ka kushtuar 20 mijė euro,
ndėrkohė qė projekti pėr deponinė e re kushton 500 mijė
euro, tha z. Braun.
Kryetari i KK tė prishtinės, Ismet Beqiri theksoi se gjatė
javės sė ardhshme nga Administrata e Komunės sė Prishtinės
do tė kryehet procedura e pronės nė deponinė e Prishtinės,
si dhe do tė bėhet marrėveshja me pronarėt e tokės, nė mėnyrė
qė tė mos ndėrpriten punėt pėr realizimin e kėtij
projekti.
-
-
- Zona
kufitare me Serbinė nė rajonin e Podujevės po kontrollohet
intensivisht nga KFOR-i
-
- Podujevė,
14 mars 2003 Nė konferencėn e sotme pėr gazetarė pos KFOR-it ēek dhe policisė
sė UNMIK-ut morėn pjesė edhe pėrfaqėsues Brigadės shumėkombėshe
dhe tė KFOR-it suedez. Majori Kollarik i KFOR-it ēek e
sllovak tha se pos kontrollimeve rutinore ėshtė zhvilluar
edhe njė operacion i gjerė nė Podujevė dhe rrethinė nė tė
cilin kanė marrė pjesė edhe brigadat tjera tė MNB(C).
-
- Gjatė
njė kontrolli nė Podujevė janė zbuluar 16 mina kundėrnjerėzore,
eksploziv, 2 revole, rreth 1 mijė plumba municion pėr
kallashnikov, libra tė taktikave luftarake, uniforma serbe,
rrjeta maskuese, etj., tha majori Kollarik duke njoftuar edhe
pėr gjetjen e njė vule tė Ministrisė serbe tė Mbrojtjes.
Mirėpo, majori Kollarik pohoi se pėrgjithėsisht situata ėshtė
e qetė nė rajonin e Podujevės.
Ndėrkaq duke u ndėrlidhur pėr aksionin gjithėpėrfshirės
tė KFOR-it komandanti i Batalionit ēeko-sllovak koloneli
Prohaska tha se qėllimi ishte qė t'u tregohet atyre qė me
veprime kriminale dėshirojnė ta prishin qetėsinė dhe
sigurinė nė komunėn e Podujevės se KFOR-i nė bazė tė
Rezolutės 1244 tė OKB-sė ka pėr detyrė vendosjen dhe
mbajtjen e njė mjedisi tė sigurtė nė Kosovė.
-
- Zona
kufitare po kontrollohet intensivisht dhe mė shumė pėr
shkak tė gjendjes sė jashtėzakonshme nė Serbi, pohoi
koloneli Prohaska. Nė kėtė kuadėr KFOR-i ēek apelon
qytetarėt e Podujevės qė tė kenė kujdes e tė mos afrohen
afėr kufirit dhe as tė prejnė dru.
Komandanti i ri i policisė sė UNMIK-ut z. Uallas Skullion
(Wallace Scullion) njoftoi pėr rastin e vrasjes sė tė riut
i cili u qėllua nė veturė derisa ishte me tė dashurėn e
tij, por kryesi i krimit nuk ėshtė zbuluar ende. Ai tha se
gjatė aksioneve tė KFOR-it janė arrestuar mbi 10 persona
disa nga tė cilėt po mbahen nė burgun e Prishtinės.
-
-
- Komandantit
tė Zonės III tė TMK-sė dje vetėm i ėshtė bastisur shtėpia
-
- Gjakovė,
14 mars 2003 - Nė njė njoftim tė Zyrės pėr inforimim tė Zonės III tė TMK-sė
thuhet se dje nė orėt e hershme njėsitė e karabinierisė
dhe tė KFOR-it kanė bastisur shtėpinė e komandantit tė
Zonės III tė TMK-sė, gjeneral-brigade Nazmi Brahimajt nė
Gjakovė.
-
- Bastisja
ka zgjatur tri orė nė praninė e vetė gjeneralit Brahimaj.
Pjesėtarėt e KFOR-it kanė marrė me vete disa gjėsende dhe
materiale qė mbaheshin nė shtėpi, por nuk ėshtė gjetur
asgjė e jashtėligjshme. Me kėtė rast vetėm ėshtė
konfiskuar njė pushke gjuetie me leje.
-
- Komandanti
Brahimaj ka qėndruar deri nė orėt e pasdrekės nė bazėn e
KFOR-it nė Gjakovė nė kėrkim tė informacionit lidhur me
bastisjen dhe nė kėrkim tė kthimit tė gjėsendeve tė
marra nga shtėpia e tij. Nė kėtė njoftim saktėsohet se
gjenerali Brahimaj nuk ėshtė arrestuar, por atij vetėm i ėshtė
bastisur shtėpia.
-
-
- R.
Pribe: KE synon qė institucionet e Kosovės tė jenė mė afėr
standardeve evropiane meqė ardhmėria e Kosovės ėshtė nė
Evropė
-
- Prishtinė,
14 mars 2003 - Pėrfaqėsuesit e lartė ndėrkombėtarė dhe vendorė nė Kosovė kanė
zhvilluar dje takimin e parė me ekspertėt e Komisionit
Evropian mbi pėrfshirjen e Kosovės nė procesin e
stabilizim-asociimit.
Pas kėtij takimi kryeministri i Kosovės Bajram Rexhepi tha
se fillimi i kėtij procesi dėshmon qė Kosova nė bashkėpunim
me Komisionin Evropian synon realizimin e kriterieve qė kėrkohen
nga Bashkimi Evropian.
-
- Ai
shtoi se pavarėsisht nga statusi i pazgjidhur Kosova nuk do tė
mbetet pikė e zezė nė mes Evropės, sepse Ballkani Perėndimor
ėshtė pjesė e Evropės gjeografikisht dhe duhet tė jetė
edhe pjesė e BE-sė. Prandaj pavarėsisht nga ēėshtjet
statusore qė nuk janė tė definuara, kjo ėshtė njė mundėsi
e mirė e Kosovės qė tė mos lihet anash dhe e izoluar.
Ndėrkaq, Rajnhard Pribe, drejtor pėr Ballkanin Pėrendimor nė
Komisionin Evropian tha se organizata e tij synon qė
institucionet e Kosovės tė jenė mė afėr standardeve
evropiane meqė ardhmėria e Kosovės ėshtė nė Evropė. Ai
nėnvizoi se BE nuk dėshiron qė Kosova pėr shkak tė ēėshtjeve
tė pazgjidhura tė lėrė me njė anė procesin e integrimit
tha z. Pribe.
Zyrtarėt thanė se bisedimet e para kanė pėrfshirė rolin
dhe metodat e punės sė kėtij mekanizmi si dhe respektimin e
kriterieve politike dhe ekonomike tė BE-sė ku pėrfshihen
parimet themelore tė demokracisė: sundimi i ligjit, tė
drejtat e njeriut dhe tė pakicave dhe reformat nė ekonominė
e tregut.
-
-
- Zyrtarėt
e policisė sė OKB-sė thanė se kanė rritur sigurinė nė
Kosovė pas vrasjes sė kryeministrit serb
-
- Prishtinė,
14 mars 2003 - KFOR-i dhe policia ndėrkombėtare nė Kosovė kanė rritur shkallėn e
gatishmėrisė dhe tė vigjilencės sė tyre pėr tė qenė tė
gatshėm t'u pėrgjigjen situatave eventuale tė bartjes nė
Kosovė tė trazirave qė kanė mundur tė krijohen nė Serbi
pas vrasjes sė kryeministrit tė Serbisė Zoran Gjingjiq. Kėshtu
kanė pohuar zyrtarė tė strukturave ndėrkombėtare pėrgjegjėse
pėr sigurinė nė Kosovė.
Megjithatė, zyrtarė tė KFOR-it dhe tė policisė theksojnė
se se nuk ka nevojė pėr pėrforcim trupash pėrgjatė
kufirit me Serbinė.
Zėdhėnėsi i policisė sė UNMIK-ut Beri Fleēėr tha se
shkalla e gatishmėrisė ishte rritur menjėherė pas
njoftimit pėr vrasjen e kryeministrit Gjingjiq pėr t'u
relaksuar mė vonė pas njoftimeve zyrtare nga Beogradi se
vrasja kishte tė bėnte me rrjetet e krimit tė organizuar qė
veprojnė nė Serbi.
-
-
- Mbrėmė
vonė nė njė apartament pėrballė UNNMIK-ut nė Prishtinė
ka shpėrthyer njė zjarr
-
- Prishtinė,
14 mars 2003 - Mbrėmė vonė nė njė apartament pėrballė UNNMIK-ut nė Prishtinė
ka shpėrthyer njė zjarrė. Zjarrfikėsit kanė intervenuar
shpejt dhe e kanė lokalizuar atė. Nuk ka tė lėnduar, por
vetėm dėme materiale. Nė nė kohėn kur kishte ndodhur ky
zjarr nė apartment nuk gjendej askush.
-
- Njoftohet
se nė kėtė apartman kishte banuar njė shtetas nga Shqipėria.
Tash pėr tash nuk dihen shkaqet e shpėrthimit tė kėtij
zjarri. Policia ka dalė nė vendin e ngjarjes dhe po i
zhvillon hetimet lidhur me kėtė rast.
-
-
- Statusi
"Dėshmor i Atdheut" u jipet 444 dėshmorėve dhe ju
njoh ky status edhe 14 tė rėnėve nė luftė pėr ēlirimin
e Kosovės
-
- Tiranė,
14 mars 2003 - Nėn drejtimin e zėvendeskryeministrit Ilir Meta, u mblodh Komisioni Qėndror
i Statusit "Dėshmorit tė Atdheut".
Nė kėtė mbledhje u miratua dhėnia e Statusit "Dėshmor
i Atdheut" 444 dėshmorėve si dhe ju njoh ky status edhe
14 tė rėnėve ne luftė pėr ēlirimin e Kosovės.
Bazuar nė legjislacionin nė fuqi, komisioni vendosi qė
tu japė kėtyre familjeve simbolin familje te dėshmorit
te atdheut dhe njė shperblim prej 5000 lekė tė reja nė
muaj.
Kryetari i Komisionit, Zoti Ilir Meta kėrkoi tė pėrshpejtohet
puna nė mėnyrė qė dėshmorėt e atdheut tė marrin
statusin qė meritojnė dhe familjet e tyre tė perfitojnė
titullin e lartė tė familjes se dėshmorit.
Simboli "Familje e Dėshmorit tė Atdheut" pėrbėhet
nga njė copė e kuqe me thekė, me pėrmasa 30 x 50 cm, nė tė
cilėn ėshtė stamposur nė ngjyrė ari pėrmendorja "Nėnė
Shqipėri" dhe shkruan anash "Familje e Dėshmorit tė
Atdheut".
-
-
- BE
diskuton ēėshtje tė sigurimit dhe misionin e ardhshėm
paqeruajtės
-
- Athinė,
14 mars 2003 - Sot ministrat e Mbrojtjes tė Bashkimit Evropian do tė mblidhen nė
Greqi pėr tė diskutuar mbi njė numėr ēėshtjesh qė
lidhen me sigurimin, duke pėrfshirė edhe misionin e parė
paqeruajtės nė historinė e Bashkimit Evropian.
-
- Blloku
evropian po pėrgatitet tė zėvendėsojė forcėn paqeruajtėse
tė Natos nė Maqedoni nga fundi i marsit. Ministrat e
Bashkimit Evropian pritet tė diskutojnė gjithashtu edhe pėr
zėvendėsimin e Forcės Stabilizuese tė Natos nė Bosnjė-Hercegovinė.
-
- Gjendja
nė Ballkan do tė jetė gjithashtu nė krye tė rendit zyrtar
tė ditės tė takimit, pas vrasjes kėtė javė tė
kryeministrit tė Serbisė, Zoran Gjingjiq.
-
-
- Nėn
dyshimin pėr vrasjen e Gjingjiqit janė arrestuar 56 persona
-
- Beograd,
14 mars 2003 - Shefi i policisė sė Beogradit Millan Obradoviq ka njoftuar se deri mė
tash nėn dyshimin pėr vrasjen e kryeministrit serb Zoran
Gjingjiq janė arrestuar 56 persona. Ai ka bėrė tė ditur se
8 prej tyren janė pjesėtarė tė grupit tė quajtuar
"Klani i Zemunit", kurse shumica e tyre pėr
momentin gjenden nė arrati.
-
- Obradoviq
ka thėnė se kėrkimi i tyre po bėhet intensivisht nė mbarė
territorin e Serbisė dhe nė Mal tė Zi. Nė kėtė paraqitje
tė parė tė policisė nga vrasja e kryeministrit serb,
Obradoviq ka thėnė se nė vrasjen e Gjingjiqit kanė marrė
pjesė 3 persona pėr momentin tė panjohur tė cilėt kanė
qenė tė veshur kombinizone tė kaltra dhe me aplikacione tė
verdha.
-
- Njėri
nga ata nė dorė ka pasur pushkėn me snajper, kurse dy tė
tjerė kanė pasur pistoleta dhe pas vrasjes janė larguar nga
godina prej nga kanė shtėnė. Obradoviq vrasjen e ka cilėsuar
si akt terrorist dhe ka njoftuar se tė gjitha strukturat e
sigurimit nė Serbi e Mal tė Zi janė tė angazhuara nė
gjetjen dhe arrestimin e kryesve tė kėtij akti terrorist.
Ndėrkaq, ministri i Punėve tė Brendshme tė Serbisė Dushan
Mihailloviq ka deklaruar se policia do t'i arrestojė tė
gjithė tė dyshuarit pėr vrasjen e kryeministrit Gjingjiq
dhe do ta likuidojė secilin qė e rreziston policinė.
Po ashtu ėshtė bėrė e ditur se nė biseda informative janė
marrė edhe ish-shefi i Shėrbimit tė sigurimit tė shtetit
Jovica Stanishiq dhe komandanti i parė i njėsive pėr
operacione speciale tė policisė serbe Frenki Simatoviq, tė
cilat nė kėto funksione kanė qenė nė kohėn e sundimit tė
Millosheviqit.
-
-
- Nė
Beograd kanė qėndruar zyrtarėt e lartė evropian, Paten e
Solana
-
- Beograd,
14 mars 2003 - Nė Beograd dje kanė qėndruar zyrtarė tė lartė tė BE-sė Kris
Paten e Havier Solana nė shenjė tė mbėshtetjes sė
institucioneve demokratike tė Serbisė e Malit tė Zi pas
vrasjes sė kryeministrit Gjingjiq. Ata kanė biseduar me
zyrtarė mė tė lartė tė Serbisė dhe tė Unionit
serbo-malazez.
-
- Paten
e Solana kanė shprehur tmerrin dhe keqardhje pėr vrasjen e
kryeministrit serb me mesazhin se nuk guxon tė lejohet qė ky
krim makabėr ta ngadalėsojė pėrparimin qė ka bėrė
Serbia drejt inkuadrimit nė integrimet evropiane.
-
-
- Parlamenti
i Shqipėrisė miratoi njėzėrit dėrgimin e njė kompanie
shqiptare nė Gjirin Persik
-
- Tiranė,
14 mars 2003 - Parlamenti i Shqipėrisė miratoi njė akt normativ tė paraqitur nga
Qeveria lidhur me dėrgimin e njė kompanie shqiptare nė
Gjirin Persik, si dhe pėr vėnien nė dispozicion tė hapėsirės
toksore, ajrore dhe detare.
-
- Deputetėt
e tė gjitha forcave politike mbėshtetėn njėzėrit dhe
deklaruan votat e tyre pro-dokumentit tė paraqitur nga Kėshilli
i Ministrave. Oratorė tė ndryshėm nė parlament deklaruan
se kjo ėshtė njė shenjė e kontributit tė Shqipėrisė pėr
paqe nė botė dhe nė aleancė jo vetėm me NATO-n, por edhe
me SHBA-tė.
Kryeministri Nano deklaroi nė seancė se qeveria shqiptare
dhe parlamenti po e marrin kėtė vendim nė pėrputhje edhe
me ambiciet e Shqipėrisė pėr integrim nė strukturat
evroatlantike.
Ndėrkaq, drejtuesi i opozitės Sali Berisha thekso se kthimi
i Shqipėrisė pėrkrah SHBA-ve pėr njė luftė tė mundshme
nė Irak ėshtė nderim pėr atė ēka amerikanėt kanė bėrė
dhe po bėjnė pėr popullin shqiptar, veēanėrisht pėr ēlirimin
e Kosovės.
-
-
- Pasaportat
e reja tė Maqedonisė do tė jenė nė shqip, maqedonisht dhe
anglisht
-
- Shkup,
14 mars 2003 - Kryetari BDI-sė Ali Ahmeti, kryeministri Branko Cėrvenkovski dhe
lideri i Partisė Liberaldemokrate Risto Penov nė njė takim
tė veēantė arritėn njė marrėveshje, qė pasaportat e
reja tė Maqedonisė tė jenė nė shqip, maqedonisht dhe
anglisht, pėr qytetarėt qė dėshirojnė t'i kenė kėto nė
kėto gjuhė dhe nė maqedonisht dhe anglisht pėr ata qė i
duan nė kėto gjuhė.
Seancat nė parlament do tė zhvillohen nė maqedonisht, ndėrkohė
qė do tė transmetohen me pėrkthim nė gjuhėn shqipe nė
kanalin e tretė tė Televizionit shtetėror tė Maqedonisė.
Sipas njė komunikate pėr opinion tė dalė pas takimit,
theksohet se BDI ka mbėshtetur emrin kushtetues tė Maqedonisė,
sovranitetin dhe integritetin e saj, karakterin unitar tė
shtetit, si dhe simbolet shtetėrore, pėrfshirė kėtu edhe
flamurin shtetėror.
Tė tre udhėheqėsit e koalicionit qeveritar nė Maqedoni nė
dokumentin e miratuar thuhet se qeveria e Maqedonisė fton
UNMIK-un dhe institucionet e pėrkohshme tė autoriteteve vetėqeverisėse
nė Kosovė qė tė pranojnė faktin pėr mosndryshimin e
kufijve ekzistues me ēka do tė krijoheshin parakushtet pėr
respekt dhe bashkėpunim tė ndėrsjellė nė rajon.
-
-
- Parlamenti
shqiptar mban njė minutė heshtje pėr Gjingjiqin - Nano,
Berisha dhe Meta vizituan ambasadėn serbo-malazeze nė Tiranė
-
- Tiranė,
14 mars 2003 - Kryeministri i Shqipėrisė Fatos Nano, kryetari i Partisė Demokratike
Sali Berisha dhe ministri i jashtėm Ilir Meta kanė vizituar
dje pėrfaqėsinė diplomatike Serbi-Mali i Zi nė Tiranė pėr
t'i shprehur ngushėllimet e tyre ambasadorit Kapetanoviq pėr
vrasjen e kryeministrit serb Zoran Gjingjiq. Ata u nėnshkruan
nė librin e zisė qė ėshtė hapur nė kėtė ambasadė.
Dje edhe parlamenti i shqiptar nderoi me njė minutė heshtje
kryeministrin e ndjerė serb Gjingjiq. Ndėrkaq mediat e Tiranės
njoftojnė gjerėsisht pėr zhvillimet nė Beograd pas vrasjes
sė kryeministrit serb. Kėshtu nė lajmet qendrore mbrėmė
TVSH i kushtoi kėtyre ngjarjeve 15 minuta.
-
-
- Nė
det tė hapur u shpėtuan 24 emigrantė klandestinė qė
rrezikoheshin tė mbyteshin
-
- Tiranė,
14 mars 2003 - Policia shqiptare me ndihmėn e policisė italiane dhe tė njė
helikopteri tė Misionit tė NATO-s nė Shqipėri arriti tė
shpėtojė dje pasdite njė gomone me 24 emigrantė klandestinė
e cila rrezikohej tė mbytej nė det pėr shkak tė njė
defekti nė motora.
-
- Mjeti
lundrues qė ishte nisur drejt Italisė dhe kishte mbetur i
bllokuar nė afėrsi tė derdhjes sė lumit Fema nė zonėn e
Fierit. Po dje u kapėn nė zonėn e Vlorės dy gomone tė
tjera.
-
-
- Forcat
izraelite kanė vrarė sot tė pakten edhe gjashtė palestinezė
-
- Xhenin,
14 mars 2003 Forcat izraelite kanė vrarė sot (tė premten) tė pakten edhe
gjashtė palestinezė tė armatosur gjatė njė sulmi nė
vendstrehimet e militantėve palestinezė nė kampin e
refugjatėve tė Xheninit nė Bregun Perendimor, ka bėrė tė
ditur njė burim ushtarak izraelit, njofton Rojter.
-
- Kėshtu,
numri i tė vrarėve palestinez nė operacionet izraelite nė
dhe rreth qytetit Xhenin, nė 24 orėt e fundit ėshtė
ngritur nė 11 sish, thotė ky burim.
-
-
- Nga
njė shperthim nė njė tren nė Indi, humbėn jetėn 11 veta
dhe u lėnduan mbi 50 tė tjerė
-
- Bombaj,
14 mars 2003 Masat tė rrepta sigurimi janė ndėrmarrė nė gjithė kryeqytetin
indian komercial Bombaj pasi nga njė shpėrthim nė njė tren
udhėtarėsh humbėn jetėn 11 persona dhe u lėnduan mbi 50 tė
tjerė, njofton BBCWorld. Shpėrthimi ka ndodhur nė njė
vagon tė rezervuar pėr gra e fėmijė, ėshtė shkaktuar me
bombė, por ende nuk dihet kush e ka kryer kėtė sulm. Ky ėshtė
sulmi i katėrt me bombė nė Bombaj nė muajt e fundit, ka thėnė
policia.
-
-
- Autoritetet
afgane arrestuan 10 anėtarė tė ish-regjimit taliban, tė
dyshimtė pėr sulme terroriste
-
- Kandahar,
Afganistan, 14 mars 2003 Autoritetet afgane kanė deklaruar tė
premten se kanė arrestuar 10 anėtarė tė ish-regjimit
taliban, tė dyshimtė se kanė organizuar sulme terroriste,
njofton Rojter.
-
- Policia
ka thėnė gjithashtu se gjatė operacionit tė arrestimeve nė
njė shtėpi nė pjesėn jugore tė qytetit Kandahar ka zėnė
armė, lėndė shpėrthyese, mina tokėsore dhe dokumente, ka
thėnė njė ofiicer i lartė policor.
-
-
- Kėshilli
i Sigurimit nuk arriti marrėveshje mbi projektrezolutėn pėr
Irakun
-
- Nju
Jork, 14 mars 2003 - Kėshilli i Sigurimit prej 15 anėtarėsh nuk mundi tė arrijė njė
marrėveshje lidhur me njė propozim britanik, pas disa orė
bisedimesh. Nė kompromis pėrfshiheshin 6 kushte specifike qė
Iraku duhet tė plotėsonte pėr tė provuar se ėshtė duke u
ēarmatosur.
Diplomatė amerikanė e britanikė thonė se vendet e tyre nuk
do tė bėjnė thirrje qė tė hidhet nė votė rezoluta e
tyre deri tė shtunėn. Rezoluta e mbėshtetur nga Shtetet e
Bashkuara dhe Britania i jep Irakut afat deri mė 17 mars pėr
tė provuar se i ka asgjėsuar armėt e tij tė shkatėrrimit
nė masė, pėrndryshe do tė pėrballet me veprime ushtarake.
-
- Por
Franca thotė se do t'i vėrė veton ēdo rezolute qė do tė
pėrmbante njė ultimatum ushtarak. Rusia, Kina dhe Gjermania,
mbajnė tė njėjtin qendrim.
-
-
- SHBA-tė
vazhdojnė dislokimet nė pėrgatitje pėr luftė tė mundshme
me Irakun
-
- Uashington,
14 mars 2003 - Shtetet e Bashkuara kanė dislokuar njė numėr tė paraportuar avionėsh
bombardues tė tipit B-2, tė pakapshėm nga radarėt, nė
kuadėr tė pėrqėndrimit tė forcave pėr njė luftė tė
mundshme kundėr Irakut. Avionėt e fuqishėm besohet se janė
nisur pėr nė Angli dhe nė ishullin Diego Garcia nė Oqeanin
Indian.
-
- Analistėt
thonė se kėto avionė do tė jenė ndėr mjetet e para qė
do tė pėrdoren nė sulmet amerikane pėr tė ēarmatosur
Irakun. Zyrtarėt ushtarakė amerikanė thonė se anije tė
pajisura me raketa kruz po largohen nga Deti Mesdhe nė
drejtim tė Detit tė Kuq pėr veprime tė mundshme kundėr
Irakut.
-
-
- Shtyhet
debati pėr rezolutėn e re pėr Irakun
-
- Nju
Jork, 14 mars 2003 - Diplomatėt nė Kėshillin e Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara kanė
shtyrė debatin pėr njė propozim tė Britanisė pėr
miratimin e njė rezolute tė re pėr Irakun.
-
- Shtetet
e Bashkuara, tė cilat kishin kėmbėngulur pėr zhvillimin e
debatit dhe votimin nė Kėshillin e Sigurimit brenda kėsaj
jave, kanė rėnė dakord me kėrkesėn e Britanisė qė
negociatat tė vazhdojnė edhe gjatė fundjavės, madje edhe
javėn e ardhshme po tė jetė e nevojshme.
-
-
- SHBA
dėrguan bombarduesit B-52 pėr luftėn nė Irak
-
- Uashington,
14 mars 2003 - Shtetet e Bashkuara filluan tė dėrgojnė bombarduesit B-52 pėr luftėn
e mundshme tė prirė nga SHBA-tė nė Irak. Zėdhėnėsi i
ushtrisė amerikane tha se avionėt u nisėn nga baza nė
Misuri, por nuk ėshtė e qartė se sa aeroplanė janė nisur.
Zyrtarė ushtarak amerikan kanė rrefuzuar tė thonė se ku do
tė bazohen avionėt.
-
-
- Anan
u bėri thirrje anėtarėve tė KS dhe anėtarėve tė KB qė
tė gjejnė rrugėzgjidhje pėr Irakun
-
- Nju
Jork, 14 mars 2003 - Sekretari i pėrgjithshėm i Kombeve tė Bashkuara, Kofi Anan, u bėri
thirrje anėtarėve tė Kėshillit tė Sigurimit dhe anėtarėve
tė tjerė tė Kombeve tė Bashkuara qė tė gjejnė rrugėn pėr
tė dalė nga qorrsokaku dhe tė zgjidhin krizėn irakiane
lidhur me ēarmatosjen.
Anan tha se shpreson qė ndarjet e thella midis anėtarėve tė
Kėshillit tė Sigurimit nuk do tė pengojnė Kėshillin pėr
tu marrė me ēėshtjet tjera tė vėshtira.
-
-
- Pauell:
Tė gjitha opsionet mbesin tė hapura
-
- Uashington,
14 mars 2003 - Sekretari amerikan i Shtetit, Kolin Pauell ka deklaruar se rezoluta e
propozuar qė autorizon njė luftė tė prirė nga Shtetet e
Bashkuara nė Irak mund tė mos shkojė pėr votim nė Kėshillin
e Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara. Pauell ka thėnė se tė
gjitha opsionet mbesin tė hapura derisa anėtarėt e Kėshillit
tė Sigurimit punojnė pėr arritjen e njė marrėveshje qė
nuk do tė tėrhiqte veto.
-
-
- Vellpen:
Franca refuzon "logjikėn e ultimatumeve"
-
- Paris,
14 mars 2003 - Franca tha se ndryshimet e propozuara nė projektrezolutėn qė kėrkon
autorizim nga Kombet e Bashkuara pėr ēarmatosjen e Irakut me
forcė, tė bėra nga Britania, nuk adresojnė ēėshtjen kyēe
pėr zgjidhje paqėsore tė krizės. Ministri i Jashtėm
francez, Dominik dė Velpen tha se Franca refuzon "logjikėn
e ultimatumeve".
-
-
- Njė
inspektor i KB pėr armatimin ka humbur jetėn nė njė
aksident trafiku afėr Bagdadit
-
- Bagdad,
14 mars 2003 - Zyrtarėt irakian njoftuan se njė inspektor i Kombeve tė Bashkuara pėr
armatimin ėshtė vrarė nė njė aksident trafiku afėr
Bagdadit kurse njė tjetėr ka marrė lėndime tė rėnda. Nė
komunikatė thuhet se inspektorėt ktheheshin me veturėn e
tyre pasi kishin inspektuar njė fabrikė pėr pėrpunimin e
domateve 50 kilometra nė jug tė kryeqytetit irakian.
|
|
|

|
|

|
|
Copyright©2000-2003
Trepca.net - Tė gjitha
tė drejtat e rezervuara. |
|
|

|
|
|