| |
 |
|
|
|
12.03.2003
- Trepca.net |
|
|
|
Lajme |
|
|
E
mėrkure, 12 mars 2003 |
|
|

|
|
|
|
|
|
Pėrmbajtja:
-
Shtajner: UNMIK-u
dhe institucionet e Kosovės me qėndrim tė pėrbashkėt nė
bisedime
-
Gjilan: Sė shpejti
faturat e para tė tatimit nė pronė pėr vitin 2003
-
Program humanitar i
ansamblit "Gurra" nga Gjilani nė Strasburg pėr
fondin e fėmijėve kosovarė
-
Nė Paris vdiq Abas
Ermenji, njėri nga pėrfaqėsuesti mė tė lartė tė Ballit
Kombėtar
-
D. Ēepell thotė
se policia e UNMIK-ut ende nuk ka fakte pėr ekzistimin e
grupeve terroriste nė Kosovė
-
UPSUP shėnoi mbrėmė
22-vjetorin e protestave tė studentėve
-
Meta dhe Shtajner
kanė biseduar me telefon pėr fillimin e dialogut midis
Beogradit dhe Prishtinės
-
Mizorisht u vra nė
qendėr tė Podujevės Alban Paēarada, 21-vjeēar
-
Vdiq kryeministri
serb Gjingjiq
-
Studentėt e
Universitetit tė Tetovės kėrkojnė largimin e Fadil
Sulejmanit dhe kthimin e Ramiz Abdylit
-
Kryeministri serb,
Zoran Gjingjiq ėshtė plagosur sot nė Beograd
-
Gjykata Penale Ndėrkombėtare
mbajti sesionin e parė
-
Misioni i BE-sė nė
Maqedoni do tė fillojė deri nė fund tė kėtij muaji
-
GNK: Nėse nė
Shqipėri nuk zgjidhen problemet e thella ekonomike dhe shoqėrore
ato mund tė shndėrrohen nė probleme politike
-
A. Moisiu: Para
politikės shqiptare janė tri sfida: reformat zgjedhore,
zgjidhja e pronave dhe reformat nė drejtėsi
-
Studentėt e UT kėrkojnė
kthimin urgjent tė Ramiz Abdylit nė postin e rektorit
-
Deputetėt shqiptarė
nė parlamentin maqedonas insistuan qė mos anashkalohen
viktimat shqiptare nė konfliktin e kaluar
-
S. Berisha u bėri
thirrje forcave politike qė mė 14 mars tė debatojnė rreth
ligjit tė sistemit zgjedhor
-
Ushtarėt izraelitė
kanė vrarė sot njė palestinez tė armatosur gjatė pėrleshjeve
-
Deklarata e
Ramsfeldit shkaktoi konfuzion nė qarqet diplomatike
-
Mbetet ende e
paqartė nėse dhe kur do tė votohet nė Kėshillin e
Sigurimit pėr rezolutėn e re pėr Irakun
-
Shrėder paralajmėroi
pėr konsekuencat e rėnda tė njė lufte tė mundshme nė
Irak
-
Ramsfeld e
relativizoi shprehjen se SHBA ishin tė gatshme pėr luftė
kundėr Irakut edhe pa Britaninė
-
Fleisher: Shtetet e
Bashkuara duan qė votimi pėr rezolutėn tė bėhet gjatė kėsaj
jave
-
Hiro Ueki: Posedimi
nga ana e Irakut tė avionėve pa pilotė mund tė jetė
shkelje e rezolutave tė KB-sė
-
SHBA dhe Britania
shqyrtojnė mundėsinė e shtyrjes sė afatit tė 17 marsit pėr
ēarmatimin e Irakut
-
Pentagoni provon
bombėn mė tė fuqishme konvencionale amerikane
-
Qiproja do tė
pranohet nė BE
-
Nė njė aksident
ajror kanė humbur jetėn 11 ushtarė amerikanė
-
Njė gjeneral indonezian ėshtė dėnuar me pesė
vjet burg pėr masakrat nė Timor
|
|
|
- Shtajner:
UNMIK-u dhe institucionet e Kosovės me qėndrim tė pėrbashkėt
nė bisedime
-
- Prishtinė,
12 mars 2003 - Kryeadminstratori i Kosovės, Mihail Shtajner, tha se UNMIK-u dhe
institucionet e Kosovės do tė kenė njė qėndrim tė pėrbashkėt
nė bisedimet Prishtinė-Beograd.
-
- Shtajner
nė njė intervistė ekskluzive dhėnė Radios Blue Sky ka
demantuar akuzat e Beogradit se transferi i kompetencave tek
insitucionet vendore ėshtė njė provokim pėr Beogradin,
duke mos saktėsuar fillimin e kėtij dialogu.
"Nuk kam pėrcaktuar ndonje afat. Mendoj se kjo ėshtė
njė ēėshtje shumė me rėndėsi, e paraparė edhe me
Rezolutėn 1244 dhe nga komuniteti ndėrkombėtar.
-
- Ajo
qė ėshtė kėrkuar unė mėnyrė mandatore me Rezolutėn
1244 dhe nga KS tė KB-sė, ėshtė qė tė kemi njė Qeveri
funksionale, prandaj kjo nuk mund tė shihet e as tė
kuptohet, nga askush, si provokim, pėrveē nėse ai mendon se
edhe Rezoluta 1244 ėshtė njė provokim", thotė
kryeadministratori Shtajner nė kėtė intervistė.
-
-
- Gjilan:
Sė shpejti faturat e para tė tatimit nė pronė pėr vitin
2003
-
- Gjilan,
12 mars 2003 - Programi pilot "Tatimi nė pronė" pėr paluajtshmėritė,
kryesisht objekte banimi dhe locale afariste,ka hyrė nė fazėn
pėrfundimtare. Kanė mbetur vetėm edhe pak prona pėr t'u
regjistruar, kryesisht ato objekte qė janė ngritur pas vitit
2000 e tė cilat nuk janė pėrfshirė nėpėr orto-fotot e pėrgatitura
nga Agjencioni Kadastral I Kosovės dhe, u kanė munguar
numrat kadastral.
Me kėtė, deri nė fund tė kėtij muaji, regjistrimi i punės
nė terren pėrmbyllet. Por, pėrpunimi i tė dhėnave dhe pėrgatitja
e faturave, vazhdon tė paktėn deri nė qershor kur pritet tė
pėrfundojnė edhe punėt finale.
Stafi udhėheqės i programit "Tatimi nė pronė",
shpreson se qytetarėt me ndėrgjegje tė lartė do t'i pėrgjigjen
edhe kėtij obligimi qytetar, sepse nuk synohet dhe nuk
punohet pėr t'u bėrė inkasim i detyrueshėm, anipse kjo
metodė nuk pėrjashtohet.
-
-
- Program
humanitar i ansamblit "Gurra" nga Gjilani nė
Strasburg pėr fondin e fėmijėve kosovarė
-
- Gjilan,
12 mars 2003 - Ansambli i kėngėve dhe valleve "Gurra" nga Gjilani, me qėllim
qė tė ndihmojė shėrimin e fėmijėve kosovare qė vuajnė
nga sėmundjet e zemrės, do tė udhėtojė nga mesi i javės
sė ardhshme pėr nė Francė, ku do tė shfaq disa programe
humanitare nė Strasburg.
-
- Bali
Sahiti, drejtues i Qendrės pėr rehabilitimin e fėmijėve
dhe familjes nė Gjilan thotė se Franca ka marrė pėrsipėr
trajtimin mjekėsor tė 250 fėmijėve kosovarė, tė cilėt
vuajnė nga sėmundjet e zemrės. Pėrderisa operimi do tė bėhet
gratis nga mjekėt e atjeshėm, shpenzimet e tjera tė
trajtimit spitalor duhet t`i pėrballojnė familjet e kėtyre
fėmijėve.
Nė Strasburg janė paraparė tė mbahen tri koncerte, ndėrsa
paralajmėrohet edhe dėrgimi i shpejtė pėr shėrim tė 11 fėmijėve
nga Gjilani, tė cilėt kanė nevojė urgjente pėr korrekturė
nė zemėr.
-
-
- Nė
Paris vdiq Abas Ermenji, njėri nga pėrfaqėsuesti mė tė
lartė tė Ballit Kombėtar
-
- Paris,
12 mars 2003 - Nė Paris nė moshėn 90-vjeēare vdiq Abas Ermenji, njėri nga
drejtuesit mė tė lartė tė Ballit Kombėtar. Ai u angazhua
fillimisht nė rezistencėn e armatosur ndaj regjimit tė ri
komunist tė vendosur nė Shqipėri. Gjatė gjithė periudhės
deri nė fillim tė viteve 90-ta ai ka pasur njė aktivitet tė
zgjeruar politik nė gjirin e mėrgatės shqiptare.
-
- Nė
vitin 1993 ai shkoi nė Shqipėri ku rithemeloi partinė e
Ballit Kombėtar, duke u zgjedhur kryetar i saj. Dy herė
radhazi ai refuzoi mandatin e deputetit nė Parlamentin
shqiptar nė shenjė proteste ndaj parregullėsive nė
zgjedhje.
-
-
- D.
Ēepell thotė se policia e UNMIK-ut ende nuk ka fakte pėr
ekzistimin e grupeve terroriste nė Kosovė
-
- Prishtinė,
12 mars 2003 - Zėdhėnėsi i policisė sė UNMIK-ut Derek Ēepell deklaroi se
ekziston dyshimi qė dy personat e arrestuar kohė mė parė
janė tė involvuar nė aktivitete terroriste nė Kosovė.
-
- Ndėrkaq,
duke u pėrgjigjur nė pyetjen se pėr ēfarė aktivitetesh ėshtė
fjala dhe se a ekzistojnė grupe terroriste nė Kosovė,
konkretisht a ėshtė duke vepruar Armata Kombėtare Shqiptare
nė Kosovė, zėdhėnėsi Ēepell tha se policia ėshtė ende
duke i vazhduar hetimet rreth kėtij rasti dhe nuk mund tė
thuhet se ata pėrfaqėsojnė grupe terroriste.
-
- Policia
e UNMIK-ut ende nuk ka fakte pėr ekzistimin e grupeve
terroriste, tė cilat veprojnė nė Kosovė, duke e kuptuar kėtu
edhe Armatėn Kombėtare Shqiptare.
-
-
- UPSUP
shėnoi mbrėmė 22-vjetorin e protestave tė studentėve
-
- Prishtinė,
12 mars 2003 - Unioni i Pavarur i Studentėve tė Universitetit tė Prishtinės shėnoi
mbrėmė 22-vjetorin e protestave tė studentėve nė prani tė
disa mijėra studentėve dhe pėrfaqėsuesve tė organeve tė
vetėqeverisjes dhe partive politike. Shėnimi i kėtij pėrvjetori
u mbajt nė qendrėn e studentėve "1 Tetori" nė
Prishtinė.
Tė pranishmėve sė pari iu drejtuar Gani Morina, kryetar i
UPS tė UT, i cili ndėr tė tjera tha se pranvera e vitit
1981 ishte finalizim i mobilizimit tė brendshėm dhe aspiratė
pėr vetėvendosje. Nė kėtė pėrvjetor foli edhe Abdullah
Prapashtica njė nga organizatorėt e kėtyre demonstratave. Mė
pas u mbajt njė program i begatshėm kulturor e artistik.
-
-
- Meta
dhe Shtajner kanė biseduar me telefon pėr fillimin e
dialogut midis Beogradit dhe Prishtinės
-
- Tiranė,
12 mars 2003 - Ministri shqiptar i Punėve tė Jashtme Ilir Meta ka zhvilluar dje
pasdite njė bisedė telefonike me shefin e UNMIK-ut Mihael
Shtajner dhe nė mėnyrė tė veēantė pėr iniciativėn e
fundit tė zotit Shtajner pėr fillimin e dialogut midis
Beogradit dhe Prishtinės, pėr ēėshtje konkrete bashkėpunimi,
si dhe pėr pėrfshirjen e Kosovės nė proceset integruese
evropiane.
Shtajner ka theksuar rėndėsinė e fillimit tė njė dialogu
tė tillė, si njė domosdoshmėri, jo vetėm pėr zgjidhjen e
problemeve qė ekzistojnė, por edhe pėr krijimin e njė
klime konstruktive dhe dialogu.
Mdėrkaq, Ilir Meta ėshtė shprehur se fryma e dialogut ėshtė
kėrkesė e zhvillimeve tė reja nė rajon dhe tregues
emancipimi dhe demokratizimi. Ndėrtimi i marrėdhėnieve
direkte dhe konstruktive nėpėrmjet dialogut ėshtė nė
interes tė zhvillimit dhe stabilitetit tė tė gjithė
rajonit, ka thėnė ai.
Gjatė bisedės telefonike Meta dhe Shtajner, kanė biseduar
edhe rreth domosdoshmėrisė sė pėrfshirjes sė Kosovės nė
proēesin e integrimit evropian tė rajonit dhe konkretisht nė
atė tė Stabilizim-Asociimit.
Zoti Meta ka theksuar se statusi aktual i Kosovės nuk duhet tė
ndikojė pėr lėnien e saj jashtė kėtyre proēeseve dhe se
Bashkimi Evropian duhet t'i ofrojė tė gjithė qytetarėve tė
Kosovės njė perspektivė tė qartė evropiane.
Gjatė bisedės telefonike zoti Meta dhe zoti Shtainer kan rėnė
dakord pėr fillimin e negociatave sė shpejti tė Marrėveshjes
sė Tregtisė sė Lirė mes Shqipėrisė dhe Kosovės, thuhet
nė njė njoftim tė Ministrisė Punėve tė Jashtme tė Shqipėrisė.
-
-
- Mizorisht
u vra nė qendėr tė Podujevės Alban Paēarada, 21-vjeēar
-
- Podujevė,
12 mars 2003 Mbrėmė rreth orės 19.35 nė Podujevė, pas postės sė qytetit, u
vra mizorisht i riu Alban Paēarada, i lindur mė 1982.
Informacionet nga shėrbimi i emergjencės nė Shtėpinė e shėndetit
primar nė Podujevė pohojnė se mbrėmė rreth orės 19.45
kanė pranuar njė rast vrasjeje. Fjala ėshtė pėr 21 vjeēarin
Alban Lutfi Paēarada nga Podujeva qė ishte goditur 6 herė
dhe si pasojė e kėsaj ka vdekur nė vend, pohuan nė shėrbimin
e emergjencės.
Policia e UNMIK-ut nuk ka raportuar ende pėr rastin, kurse njė
pjestar i SHPK-sė njoftoi se dorasi ka ikur dhe se po hetohen
motivet dhe shkaqet e kėtij akti tragjik.
-
-
- Vdiq
kryeministri serb Gjingjiq
-
- Beograd,
12 mars 2003 - Kryeministri serb Zoran Gjingjiq vdiq nė njė spital tė Beogradit,
pas njė atentati tė kryer sot nė mesditė kundėr tij para
ndėrtesės sė qeverisė serbe. Rojter citon njė zyrtar tė
Partisė Demokratike tė Gjingjiqit tė ketė thėnė:
"Ai ka vdekur".
Gjingjiq ishte qėlluar me dy plumba nga dy atentatorė, tė
cilėt janė arrestuar nė vendin e ngjarjes.
-
-
- Studentėt
e Universitetit tė Tetovės kėrkojnė largimin e Fadil
Sulejmanit dhe kthimin e Ramiz Abdylit
-
- Tetovė,
12 mars 2003 - Me moton "Marsi i studentėve", Kėshilli organizativ i
studentėve tė Universitetit tė Tetovės sot organizoi njė
protestė nė shenjė revolte pėr shkak tė shkarkimit tė
rektorit tė ri tė UT, Ramiz Abdyli.
-
- Studentėt
thanė se janė kundėr tė gjithė atyre qė pengojnė
procesin i cili ēon drejt legalizimit tė kėtij
universiteti. Studentėt brohoritėn edhe parulla kundėr
ish-rektorit Fadil Sulejmani dhe u vunė nė mbrojtje tė
universitetit.
Studentėt shtruana edhe disa kėrkesa qė kanė tė bėjnė
me largimin me ēdo kusht tė Fadil Sulejmanit nga UT, kthimin
e Ramiz Abdylit nė krye tė universitetit, duke e mbėshtetur
atė nė procesin e filluar pėr zyrtarizimin e Universitetit
tė Tetovės.
Prorektori Hysni Hoxha tha para studentėve se kėtė protestė
e kanė organizuar "armiqtė e kėtij universiteti".
-
-
- Kryeministri
serb, Zoran Gjingjiq ėshtė plagosur sot nė Beograd
-
- Beograd,
12 mars 2003 - Kryeministri serb, Zoran Gjingjiq, ėshtė qėlluar me armė zjarri
dhe ėshtė plagosur pėrballė ndėrtesės qeveritare nė
Beograd, kanė bėrė tė ditur burimet policore, njofton
Rojter.
-
- Mediat
lokale kanė njoftuar sot se ėshtė qėlluar me armė zjarri
nė oborrin e ndėrtesės nė Beograd dhe me kėtė rast kanė
thėnė se ėshtė plagosur njė person, pa dhėnė detaje.
Gjingjiqi i plagosur ėshtė dėrguar nė spital dhe ende nuk
janė dhėnė informacione tė tjera.
-
-
- Gjykata
Penale Ndėrkombėtare mbajti sesionin e parė
-
- Hagė,
12 mars 2003 - Gjykata Penale Ndėrkombėtare mbajti sesionin e parė duke shėnuar
hyrjen nė fuqi tė Gjykatės sė pėrherėshme botėrore pėr
krimet e luftės. Nė ceremoninė e mbajtur nė Hagė, ku
ishte edhe sekretari i pėrgjithshėm i OKB-sė, u betuan 18
gjykatės.
Kryetari i Asamblesė Parlamentare tė Kėshillit tė Evropės,
Peter Shajder tha se themelimi i Gjykatės ėshtė njė mesazh
pėr dikatatorėt se do tė mbahen pėrgjegjės pėr aksionet
e tyre.
-
-
- Misioni
i BE-sė nė Maqedoni do tė fillojė deri nė fund tė kėtij
muaji
-
- Bruksel,
12 mars 2003 - Nė njė takim tė mbajtur nė Bruksel ndėrmjet Komitetit Politik tė
Bashkimit Evropian dhe Kėshillit tė Pėrhershėm tė NATO-s,
ku ishin tė pranishėm edhe lordi Xhorxh Robertson dhe pėrfaqėsuesi
i lartė i BE-sė Havier Solana, parimisht ėshtė arritur
marrėveshja qė Misioni nė Maqedoni tė fillojė nga ana e
BE-sė deri nė fund tė kėtij muaji.
Shefi i diplomacisė evropiane, Havier Solana u shpreh
optimist se deri nė fund tė kėtij muaji BE do tė jetė nė
gjendje tė marrė pėrsipėr Misionin nė Maqedoni ku ushtarėt
e BE-sė do ta ruajnė paqen dhe stabilitetin e kėtij shteti.
Nė anėn tjetėr, lordi Robertson u tha gazetarėve nė
Bruksel se detajet e marrėveshjes qė autorizon ndryshimin e
forcave nė Maqedoni pothuajse kanė pėrfunduar. Ai e vlerėsoi
takimin e djeshėm si njė hap tė madh pėrpara nė marrėdhėniet
ndėrmjet BE-sė dhe NATO-s. Marrėveshja do tė lejojė BE-nė
tė dėrgojė njė personel prej 320 vetėsh nė Maqedoni.
-
-
- GNK:
Nėse nė Shqipėri nuk zgjidhen problemet e thella ekonomike
dhe shoqėrore ato mund tė shndėrrohen nė probleme politike
-
- Nju-Jork,
12 mars 2003 - Grupi Ndėrkombėtar i Krizave nė raportin e tij mė tė ri pėr
gjendjen nė Shqipėri paralajmėroi se problemet e thella
ekonomike dhe shoqėrore nė kėtė vend mund tė shndėrrohen
nė probleme politike nėse lihen pa u zgjidhur.
-
- Nė
raport theksohet se ndėrsa klima politike ėshtė mė e qetė
dhe nė shumicėn e vendit ėshtė vendosur stabiliteti, pak pėrparim
ėshtė bėrė nė drejtim tė reformave institucionale, tė
cilat vazhdojnė tė pengohen nga korrupsioni i thellė dhe
nga paaftėsia e sektorit publik.
-
- Qeveria
e Shqipėrisė, thuhet nė kėtė raport, nuk po tregon asnjė
shenjė se po e lufton me seriozitet korrupsionin. Koncensusi
politik i arritur midis partive po prishet dhe tensionet
priten tė shtohe me afrimin e zgjedhjeve lokale nė tetor tė
kėtij vit.
-
- Grupi
ndėrkombėtar i krizave thekson se qėndrimi gjithnjė e mė
konfrontues i Qeverisė me shtypin ka bėrė qė shumica e
organeve tė shtypit tė mbajė njė qėndrim proqeveritar.
-
- Nė
Shqipėri, thuhet nė kėtė raport, shkalla e krimit ėshtė
ngadalėsuar, sistemi i drejtėsisė vazhdon tė jetė i dobėt,
papunėsia ėshtė e lartė, rendimenti i ulėt dhe kriza
energjetike vazhdon. Varfėria e thellė veēanėrisht nė
pjesėn veriore tė vendit ka quar nė rritjen e emigracionit
dhe tė trafikut njerėzor.
GNK rekomandon qė qeveria tė pėrmbushė angazhimin e saj
para opozitės dhe komunitetit ndėrkombėtar pėr reformat
zgjedhore, tė luftojė mė me ashpėrsi korrupsionin dhe
krimin e organizuar, tė heqė dorė nga presioni ndaj shtypit
dhe tė marrė masa qė Shqipėria tė pėrmbushė detyrimet e
saj ndėrkombėtare pėr lirinė e tė shprehurit.
-
-
- A.
Moisiu: Para politikės shqiptare janė tri sfida: reformat
zgjedhore, zgjidhja e pronave dhe reformat nė drejtėsi
-
- Londėr,
12 mars 2003 - Presidenti i Shqipėrisė Alfred Moisiu i cili po qėndron nė njė
vizitė zyrtare nė Londėr ka thėnė se tri janė sfidat
kryesore para politikės shqiptare nė kėto momente: reformat
zgjedhore, zgjidhja e ēėshtjes sė pronave dhe reformat e
thella nė drejtėsi. Ai i bėri kėto komente nė Institutin
Mbretėror tė Shėrbimeve tė Bashkuara pėr Studimet e
Mbrojtjes.
Presidenti Moisiu klimėn e tanishme tė politikės koncesuale
nė Shqipėri e vlerėsoi mė tė volitshme dhe shprehu
besimin se ajo do tė vazhdojė. Ai shtoi se pas njė
tranzicioni tė gjatė e tė vėshtirė forcat politike kanė
gjetur gjuhėn e pėrbashkėt pėr t'i zgjidhur problemet
kryesore tė vendit dhe theksoi se zgjedhja e tij ishte hapi i
parė i madh nė drejtim tė politikės koncesuale dhe
stabilitetit e qetėsisė nė vend si dhe pėrmėrėsimi i
imazhit tė Shqipėrisė.
Presidenti i Shqipėrisė do tė pritet sot nga Mbretėresha
Elizabeta e Dytė, kur edhe do tė pėrfundojė vizitėn e tij
triditėshe nė Britani tė Madhe.
-
-
- Studentėt
e UT kėrkojnė kthimin urgjent tė Ramiz Abdylit nė postin e
rektorit
-
- Tetovė,
12 mars 2003 - Studentėt e Universitetit tė Tetovės janė ngritur nė protesta kundėr
ish-rektorit Fadil Sylejmani. Ata kanė formuar njė kėshill
i cili kėrkon largimin e tij nga Universiteti dhe kthimin e
rektorit tė shkarkura z. Ramiz Abdyli.
-
- Pėrfaqėsuesja
e Kėshillit tė Studentėve Mimoza Bajrami thekson se vendimi
i Senatit tė UT pėr shkarkimin e rektorit Abdyli ėshtė
arbitrar dhe i pamatur.
-
- Ajo
shtoi se Kėshillit i Studentėve ka paraqitur tri kėrkesa nė
tė cilat pėrfshihet pėrkrahja e plotė e rektorit prof. dr.
Ramiz Abdylit dhe kthimi urgjent i tij nė postin e rektorit.
Studentėt po ashtu mbėshtesin fuqishmisht procesin e
reformave tė ndėrmarra nga prof.
-
- Abdyli
pėr zyrtarizimin e Universitetit tė Tetovės dhe largimin me
ēdo kusht tė ish-rektorit Fadil Sylejmani nga Universiteti i
Tetovės, si dhe garniturės sė tij.
-
-
- Deputetėt
shqiptarė nė parlamentin maqedonas insistuan qė mos
anashkalohen viktimat shqiptare nė konfliktin e kaluar
-
- Shkup,
12 mars 2003 - Deputetėt e Parlamentit tė Maqedonisė zhvilluan dje nė Shkup
diskutime tė ashpra me tone ofenduese rreth projektligjit pėr
tė drejta tė veēanta tė pjesėtarėve dhe tė afėrmve tė
viktimave tė konfliktit tė vitit 2001.
-
- Qeveria
maqedonase kishte propozuar qė nė kėtė ligj tė pėrfshihen
vetėm familijarėt maqedonas, ndėrsa deputetėt shqiptarė
insistuan qė mos anashkalohen viktimat shqiptarė nė atė
konflikt.
Deputeti i Bashkimit Demokratik pėr Integrim Talat Xhaferi ka
kėrkuar qė nė kėtė ligj tė pėrfshihen edhe viktimat
shqiptare. Ai ka theksuar si absurdin mė tė madh tė kėtij
ligji sipas tė cilit nuk mund tė fitojė edhe familja Zyberi
nga Sllupēani i Likovės e cila ka humbur 7 anėtarė tė saj
pėrfshirė kėtu edhe njė fėmijė.
-
-
- S.
Berisha u bėri thirrje forcave politike qė mė 14 mars tė
debatojnė rreth ligjit tė sistemit zgjedhor
-
- Tiranė,
12 mars 2003 - Lideri opozitar Sali Berisha ka bėrė thirrje qė me 14 mars tė
mbahet njė tryezė e rrumbullakėt e tė githa forcave
politike relevante tė Shqipėrisė me synim debatimin e
ligjit tė sistemit zgjedhor nė nė vend. Z. Berisha shfaqi
besimin e tij se nė kėtė tryezė do tė marrin pjesė tė
gjithė faktorėt relevantė politik.
-
-
- Ushtarėt
izraelitė kanė vrarė sot njė palestinez tė armatosur gjatė
pėrleshjeve
-
- Jerusalem,
12 mars 2003 Ushtarėt izraelitė kanė vrarė sot (tė merkurėn) njė palestinez
tė armatosur gjatė pėrleshjeve me militantėt e armatosur
afėr qytetit Tulkarem tė Bregut Perendimor, ka bėrė tė
ditur njė zyrtar ushtarak izraelit, njofton Rojter.
-
- I
armatosuri ėshtė vrarė gjatė shkėmbimit tė zjarrit me
trupat izraelite pas njė pėrpjekjeje tė sulmojė nė pritė
ushtarėt nė njė fushė nė fshatin Saida, ka thėnė
zyrtari nė fjalė. Dy tė armatosurit e tjerė janė zėnė
nga forcat izraelite.
-
-
- Deklarata
e Ramsfeldit shkaktoi konfuzion nė qarqet diplomatike
-
- Londėr,
12 mars 2003 - Me shpalljen e luftės vetėm disa ditė larg, tensionet mes
Uashingtonit dhe Londrės kanė filluar tė dalin nė sipėrfaqe.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Ramsfeld shkaktoi
konfuzion nė qarqet diplomatike kur sygjeroi se Shtetet e
Bashkuara kishin njė plan alternativ nėse nuk do tė ketė
njė rezolutė tė dytė dhe Britania vendos qė tė mos shkojė
nė luftė. Por kėto vėrejtje shkaktuan shok dhe surprizė nė
Dauning Strit, qė ėshtė fokusuar nė pėrpjekjet pėr tė
siguruar njė rezolutė tė dytė tė Kėshillit tė
Sigurimit.
Sekretari britanik Hun tha pėr BBC-nė se zoti Ramsfeld i
ishte referuar njė 'mundėsie teorike', siē u shpreh ai, qė
trupat britanike tė mos pėrfshihen nė luftė.
Por shtoi se zyrtari i lartė amerikan i ka tė gjitha mundėsitė
tė besojė Britania do tė kontribuojė ushtarakisht.
-
-
- Mbetet
ende e paqartė nėse dhe kur do tė votohet nė Kėshillin e
Sigurimit pėr rezolutėn e re pėr Irakun
-
- Nju
Jork, 12 mars 2003 - Nėse dhe kur do tė votohet nė Kėshillin e Sigurimit tė OKB-sė pėr
rezolutėn e re pėr Irakun mbetet ende e paqartė. SHBA e
refuzojnė zgjatjen e ultimatumit ndaj Irakut pas 17 marsit
dhe duan tė hedhin pėr votim deri nė fund tė javės
projektrezolutėn e dytė.
-
- Nė
ditėn e parė tė debatit mbi veprimet e mėtejshme nė
konfliktin e Irakut shumica e folėsve u shpreh kundėr luftės.
Nga 28 shtete vetėm dy, Kuvajti dhe Australia, e mbėshtetėn
kursin e ashpėr tė SHBA-ės. Ambasadori i Irakut nė OKB
Mohamed el Duri theksoi gatishmėrinė e vendit tė tij pėr
ēarmatim.
-
-
- Shrėder
paralajmėroi pėr konsekuencat e rėnda tė njė lufte tė
mundshme nė Irak
-
- Hanover,
12 mars 2003 - Kancelari gjerman Gerhard Shrėder paralajmėroi pėr konsekuencat e rėnda
tė njė lufte tė mundshme nė Irak. Gjendja pėrreth Irakut
ndikon mbi klimėn edhe kėshtu tė ngarkuar tė ekonomisė
botėrore, tha Shrėder gjatė hapjes sė panairit mė tė
madh tė kompjuterėve nė Hanover.
Gjatė njė vizite nė Sllovaki edhe ministri i Jashtėm
gjerman Joshka Fisher u shpreh sėrish pėr vazhdimin e
inspektimeve tė armėve nė Irak. Ai tha se nuk besonte se
kishin shterur tė gjitha mjetet joushtarake.
-
-
- Ramsfeld
e relativizoi shprehjen se SHBA ishin tė gatshme pėr luftė
kundėr Irakut edhe pa Britaninė
-
- Uashington,
12 mars 2003 - Ministri amerikan i Mbrojtjes Donald Ramsfeld e relativizoi shprehjen e
tij se SHBA ishin tė gatshme pėr luftė kundėr Irakut edhe
pa aleaten Britaninė e Madhe. Nuk ka dyshime pėr pėrfshirjen
e rėndėsishme tė britanikėve, tha Ramsfeld pas kritikės
nga ana e Londrės ndaj deklaratės sė tij.
-
-
- Fleisher:
Shtetet e Bashkuara duan qė votimi pėr rezolutėn tė bėhet
gjatė kėsaj jave
-
- Uashington,
12 mars 2003 - Zėdhėnėsi i presidentit tė Shteteve tė Bashkuara, Xhorxh Bush ka
thėnė se ka pak hapėsirė pėr ca diplomaci pėr njė
rezolutė tė Kėshillit tė Sigurimit pėr ēarmatosjen e
Irakut.
-
- Por
zėdhėnėsi Ari Fleisher tha se Shtetet e Bashkuara duan qė
votimi pėr rezolutėn tė bėhet gjatė kėsaj jave duke
theksuar se Bush nuk do tė mbėshtesė njė zhagitje tė
afatit tė fundit pėr ēarmatosjen e Sadam Husein qė do tė
zgjaste njė muaj apo mė gjatė.
"Presidenti beson se Iraku ėshtė kėrcėnimi drejtpėrdrejtė
ndaj Shteteve tė Bashkuara si rezultat i posedimit nga ana e
tij tė armėve pėr shkatėrrim nė masė, dhe veēanėrisht
tė armėve kimike apo biologjike", ka thėnė zėdhėnėsi
Ari Fleisher.
-
-
- Hiro
Ueki: Posedimi nga ana e Irakut tė avionėve pa pilotė mund
tė jetė shkelje e rezolutave tė KB-sė
-
- Bagdad,
12 mars 2003 - Zyrtari i Kombeve tė Bashkuara, Hiro Ueki ka thėnė se posedimi nga
ana e Irakut tė avionėve pa pilotė mund tė jetė shkelje e
rezolutave tė Kombeve tė Bashkuara. Zėdhėnėsi ka thėnė
nė konferencė pėr shtypin nė Bagdad se Kombet e Bashkuara
nuk i dinė aftėsitė e avionit pa pilot.
-
- "Akoma
ka njė numėr ēėshtjesh tė pasqaruara dhe Iraku duhet tė
paraqesė dokumente plotėsuese, prova, sqarime pėr t,i
adresuar dhe pėrgjigjur kėtyre ēėshtjeve," ka thėnė
zyrtari i OKB-sė.
-
-
- SHBA
dhe Britania shqyrtojnė mundėsinė e shtyrjes sė afatit tė
17 marsit pėr ēarmatimin e Irakut
-
- Uashington,
12 mars 2003 - Shtetet e Bashkuara dhe Britania po sugjerojnė se mund tė jenė
dakord t'i japin Irakut mė shumė kohė tė ēarmatoset, mbas
datės 17 mars, afat ky i propozuar nė njė projektrezolutė
tė Kombeve tė Bashkura.
-
- Projektdokumenti
rrezikohet tė mos miratohet pėr shkak tė vetos sė Rusisė
dhe Francės, tė cilat kundėrshtojnė qė Iraku tė sulmohet
ushtarakisht me qė nuk pranon tė zhdukė armėt e shkatėrrimit
nė masė.
Ndėrkohė qė mė shumė se 250 mijė trupa amerikane dhe
britanike ndodhen nė rajonin e Gjirit Persik, administrata e
Presidentit Bush thotė se kėtė javė nė Kėshillin e
Sigurimit do tė votohet pėr njė projekt-rezolutė, e cila
do tė jepte nė fakt mbėshtetjen e Kombeve tė Bashkuara pėr
njė luftė pėr ēarmatosjen e Irakut.
-
-
- Pentagoni
provon bombėn mė tė fuqishme konvencionale amerikane
-
- Uashington,
12 mars 2003 - Pentagoni bėri njė provė, me atė qė thuhet se ėshtė bomba mė e
fuqishme konvencionale nė arsenalin ushtarak amerikan. Bomba
e njohur me inicialet MOAB peshon 9 tonė e gjysmė, rreth 3
tonė mė shumė se bombat mė tė mėdha qė u pėrdorėn nė
luftėn e Vietnamit nė vitet 60.
-
- Prova
u krye nė poligonin e forcave ushtarake Eglin nė shtetin e
Floridės. Zhurma nga shpėrthimi ishte aq e fuqishme sa
zyrtarėt i paralajmėruan qė mė parė banorėt aty pranė.
-
-
- Qiproja
do tė pranohet nė BE
-
- Nikozi,
12 mars 2003 - Qiproja do tė pranohet nė BE, pėrkundėr dėshtimit tė negociatave
mes grekėve dhe turqve pėr bashkimin e vendit. Kėtė
ritheksoi njė zėdhėnės i BE nė Bruksel, pas dėshtimit tė
pėrpjekjeve tė sekretarit tė pėrgjithėshėm tė OKB Kofi
Anan pėr afrimin e pozicioneve tė palėve nė konflikt.
-
- Anan
u ka lėnė palėve njė afat deri me 30 mars pėr marrjen e
vendimit pėr ribashkimin e vendit. BE ka planifikuar nėnshkrimin
e marrveshjes pėr anėtarėsimin e Qipros me 16 prill. Greqia
dhe Turqia kanė paralajmėruar vazhdimin e angazhimit tė
tyre pėr gjetjen e njė zgjidhje tė pranueshme pėr tė dyja
palėt.
-
-
- Nė
njė aksident ajror kanė humbur jetėn 11 ushtarė amerikanė
-
- Nju
Jork, 12 mars 2003 Njė helikopter ushtarak amerikan i tipit "Black Hawk"
("Petriti i zi") me 13 ushtarė tė bordit ėshtė
rrėzuar gjatė njė stėrvitjeje rutinore nė Fort Drum tė
shtetit tė Nju Jorkut dhe nė kėtė aksident ajror kanė
humbur jetėn 11 syresh, njofton Rojter.
-
- Zėdhėnėsi
ushtarak, major Daniel Bor, ka thėnė se dy ushtarė qė e
kanė mbijetuar aksidentin janė dėrguar nė Qendrėn mjekėsore
samaritane afėr Uatertaunit, kurse ekipet e shpėtimkėrkimit
po e vazhdojnė punėn e tyre. Gjendja e tė lėnduarve nuk ėshtė
zbuluar.
-
-
- Njė
gjeneral indonezian ėshtė dėnuar me pesė vjet burg pėr
masakrat nė Timor
-
- Xhakartė,
12 mars 2003 Njė gjeneral indonezian ėshtė dėnuar me pesė vjet burg, ngase ka
dėshtuar tė pengojė masakrat gjatė shkėputjes sė Timorit
nga Indonezia, mė 1999, njofton BBCWorld.
-
- Gjykata
e Xhakartės e ka dėnuar gjeneralin Noer Muis pėr shkak se
nuk i ka ndaluar dy sulme tė pėrgjakshme mbi civilėt. Ai ėshtė
oficeri indonezian me rangun mė tė lartė qė ėshtė dėnuar.
Tė pakten 1,000 njerėz qenė vrarė kur policia
proindoneziane kishte sulmuar e tėrbuar nga votimi i
timorasve pėr shkėputje nga Indonezia.
|
|
|

|
|

|
|
Copyright©2000-2003
Trepca.net - Tė gjitha
tė drejtat e rezervuara. |
|
|

|
|
|