|
- Prishtinė,12
mars 2003 / TN
-
 |
|
- Me rastin e vrasjes sė
kryeministrit serb Zoran Gjingjiq, Partia e Re e
Kosovės sot ka lėshuar njė deklaratė pėr media
nė tė cilėn thuhet:
-
- "Serbia ka njė traditė
tė gjatė nė vrasjen dhe masakrimin e prijėsve dhe
udhėheqėsve tė saj qysh nga mesjeta. Vetėm pas dėrgimit
tė Millosheviqit nė Hagė atje u vranė mbi njėzetė
personalitete tė larta.
-
- Edhe ky ėshtė njė indikator
se nė Serbi edhe pas Millosheviqit, fryma e
Millosheviqit ėshtė dhe do tė vazhdojė tė jetė e
gjallė. Asgjė ose fare pakėz ka ndryshuar mendimi
politik atje.
-
- PReK-u vlerėson se kėsaj
radhe vrasja e Gjingjiqit ėshtė njė katastrofė
politike pėr Serbinė.
|
-
- Serbisė, por edhe bashkėsisė
ndėrkombėtare do ti duhet njė kohė e gjatė pėr njė
partner politik me tė cilin mund tė bisedohet esull. Kosova
ka humbur njė partner politik potencial pėr bisedime rreth
pavarėsisė sė Kosovės.
-
- Gjingjiqi i dha fund logjikės
sė luftės dhe donte integrimin e Serbisė nė BE. Mirėpo,
ai nuk ishte mik i Kosovės. Pikėrisht nė javėt e fundit ai
u angazhua shumė pėr ndarjen e Kosovės dhe i dekurajoi serbėt
e Kosovės qė tė integrohen nė institucionet e saj.
-
- Mirėpo, me kėtė rast
PReK-u thekson se kjo ėshtė ēėshtje qė
ekskluzivisht i pėrket Serbisė. Kosova nuk ėshtė pjesė e
zhvillimeve nė Serbi. Prandaj, zhvillimet nė Serbi nuk janė
zhvillime tė Kosovės. Ne me insistim ia bėjmė me dije kėtė
realitet edhe bashkėsisė ndėrkombėtare.
-
- Ne pėrfundimisht nuk kemi tė
bėjmė mė me kėtė farė shteti. Kosova insiston nė rrugėn
e saj dhe qytetarėt e saj nuk duan ta lidhin tė ardhmen e
tyre me zhvillimet nė Serbi. Kosova nuk ia ka borxh askujt tė
mbetet peng pėr demokratizimin e Serbisė.
-
- Pra, vrasja e Gjingjiqit duhet
tė jetė pėrfundimisht njė sinjal pėr njė Kosovė tė
pavarur dhe tė pandarė. Ky ėshtė obligim i kosovarėve dhe
sfidė e ndėrkombėtarėve.
-
- Ne e dimė se nė zhvillimet e
ardhėshme edhe Mali i Zi definitivisht do tė ndahet nga
Serbia, pasi qė edhe ai i humbi shpresat e fundit me kėtė
vrasje.
-
- Me kėtė rast ne bėjmė
thirrje Fuqive tė Mėdha qė konform kėtyre zhvillimeve tė
bėjė konkluzionet dhe tė ēojė nė vend vullnetin politik
tė popullit tė Kosovės, pra Kosovėn e pavarur dhe tė
pacopėtuar."
|
|