| |
 |
|
|
|
11.03.2003
- Trepca.net |
|
|
|
Lajme |
|
|
E
marte, 11 mars 2003 |
|
|

|
|
|
|
|
|
Pėrmbajtja:
-
Presidenti Rugova
priti ministrin suedez pėr Bashkėpunim, Zhvillim dhe Politikė
tė Azilit, Jan 0.Karlson
-
Bush beson se
kur populli i Kosovės kėrkon tė falendėrohet pėr ndaljen
e spastrimit etnik nuk mund t'i falenderohet KS-sė
-
Shtajner dhe
Karlson nėnshkruan njė marrėveshje pėr sigurinė, ekonominė
dhe multietnicitetin nė Kosovė
-
Oda Ekonomike e
Sllovenisė hapi sot zyrėn e saj nė Kosovė
-
Forumi i Rinisė sė
LDK-sė me njė mbledhje solemne kremtoi 13-vjetorin e
themelimit
-
Pasnesėr
Kryeministri paraqet raportin nė mbledhjen e radhės sė
Kuvendit tė Kosovės
-
Myftiu Rexhep Boja
vizitoi Gjilanin
-
Forumi i Rinisė sė
LDK-sė sot me njė mbledhje solemne shėnon 13-vjetorin e
themelimit
-
KFOR-i ia dorėzon
policisė sė UNMIK-ut dy tė arrestuarit lidhur me incidentin
e 7 marsit
-
Donatorėt e huaj
janė shprehur tė gatshėm ta ndihmojnė Kosovėn me projekte
zhvillimore
-
Njė njėsit i
TMK-sė udhėtoi pėr njė trajnim dhjetėditorė nė Afrikė
tė Jugut
-
Procesi i
bisedimeve Prishtinė-Beograd mbetet i bllokuar nė pritje tė
ftesės zyrtare nga Qeveria e Serbisė
-
Nė veri tė
Mitrovicė ėshtė dhėnė nė pėrdorim trafostacioni pėr
furnizim me energji elektrike
-
Prokurorėt ndėrkombėtarė
ngritėn padi ndaj 35-vjeēarit Feriz Deliu nėn akuzėn pėr
terrorizėm
-
Transferimi i
kompetencave pėrfundimisht ēon drejt pavarėsisė sė Kosovės,
thotė kėshilltari i kryeministrit tė Serbisė
-
Shqipėri:
Parlamenti arrin njė marrėveshje pėr ngritjen e komisionit
hetimor
-
Denis Mekshej nė
takimin me presidentin Moisiu marrėdhėniet e Britanisė me
Shqipėrinė i vlerėsoi si shumė tė mira
-
Miqunoviq thotė se
kushti kryesor pėr dialog mes Beogradit dhe Prishtinės ėshtė
kthimi i rreth 200 mijė serbėve nė Kosovė
-
Ēoviq thotė se
transferimi i pushtetit nė duart e Qeverisė sė Kosovės ēon
nė krijimin e shtetit tė pavarur
-
Shrėder bisedon me
Putinin pėr krizėn irakiane
-
Shefi i diplomacisė
franceze viziton tre shtete afrikane
-
Zbulohen bomba
kimike nė Irak
-
Nė Frankfurt dėnohen
katėr persona pėr terrorizėm
-
Dėshtojnė
bisedimet pėr ribashkimin e Qipros
-
Shirak deklaroi se
Franca do tė votojė kundėr projektrezolutės
amerikane-britanike nė Kombet e Bashkuara
-
Njė palestinez i
armatosur ka vrarė njė ushtar izraelit dhe ka plagosur pesė
tė tjerė
-
Ministri saudit:
Tregu botėror nuk do tė ndiejė mungesė tė naftės nė
rast tė luftės nė Irak
-
Njė person i
armatosur ka qėlluar me armė zjarri dy helikopterė
qeveritarė dhe ka vrarė tė pesė personat e bordit
-
Bush ka biseduar me
disa liderė nė pėrpjekje pėr tė siguruar mbėshtetjen
ndaj rezolutės
-
Strou: Ėshtė
fjala pėr autoritetin e ardhshėm tė Kombeve tė Bashkuara
-
Pesė diplomatė tė
Irakut janė dėbuar nga Bukureshti
-
Britanikėt sjellin
propozime tė reja nė Nju Jork
-
Paralajmėrimi i
Ananit
|
|
|
- Presidenti
Rugova priti ministrin suedez pėr Bashkėpunim, Zhvillim dhe
Politikė tė Azilit, Jan 0.Karlson
-
 |
|
- Prishtinė,
11 mars 2003 - Presidenti i Kosovės, Ibrahim Rugova, priti sot ministrin suedez pėr
Bashkėpunim, Zhvillim dhe Politikė tė Azilit, zotin
Jan 0.Karlson, tė cilin e shoqėronin zyrtarė tė
lartė tė Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė kėtij
vendi.
Presidenti Rugova tha pas takimit se me ministrin
suedez ka biseduar pėr gjendjen nė Kosovė, pėr
progresin qė ėshtė bėrė sidomos nė planin e
sigurisė e tė stabilitetit dhe tė zhvillimit.
|
-
- Presidenti
i Kosovės theksoi se ministrin Karlson e ka njohur me
objektivat e institucioneve pėr zhvillimin ekonomik, pėr
integrimin e grupeve etnike dhe pėr atė qė ai instiston,
sikur dhe institucionet, qė Kosova tė njihet sa mė parė
dhe tė integrohet nė Bashkimin Evropian, nė NATO dhe tė
jetė nė miqėsi me SHBA-tė.
-
 |
|
Presidenti i Kosovės me kėtė rast falėnderoi
ministrin Karlson pėr gjithė atė qė ka bėrė Suedia pėr
Kosovėn dhe tash qė ėshtė mjaft prezente me
kontigjentin e saj ushtarak, pastaj nė planin
administrativ dhe humanitar, duke shtuar se pret edhe nė
tė ardhmen njė bashkėpunim nė planin e zhvillimit, nė
atė ekonomik e miqėsor me Suedinė, theksoi nė fund
Presidenti Rugova.
"U
takova me presidentin Rugova qė tė rikonfirmoj
angazhimin dhe kėmbėngulėsinė e Qeverise sė Suedisė
pėr tė mbetur partner nė zhvillimin e bashkėpunimit, pėr
tė pasur siguri dhe stabilitet nė Kosovė, tha zoti
Karlson. |
-
- Kjo
ishte vizita e parė e ministrit tė Suedisė pėr Zhvillim,
Migrim dhe Ēėshtje tė Azilit, Jan Karlson nė Kosovė.
-
-
- Bush
beson se kur populli i Kosovės kėrkon tė falendėrohet pėr
ndaljen e spastrimit etnik nuk mund t'i falenderohet KS-sė
-
- Uashington,
11 mars 2003 - Votimi kundėr rezolutės pėr intervenimin nė Irak do tė ishte mė
tepėr se njė dėshprim, tha zėdhėnėsi i Shtėpisė sė
Bardhė Ari Fleisher. Ai shtoi se presidenti Bush do tė ishte
shumė i dėshpruar nėse Rusia merr qėndrim kundėr Rezolutės
mbi Irakun.
-
- Kjo
do tė ishte kthim prapa jo vetėm pėr ēarmatosjen e Sadam
Huseinit, por edhe pėr paqen dhe lirinė e popullit tė
Irakut, tha Fleisher pėr tė shtuar: "Presidenti Bush
beson se kur populli i Kosovės kėrkon tė falendėrohet pėr
ndaljen e spastrimit etnik, ata nuk mund t'i falenderohen KS tė
OKB-sė", tha zėdhėnėsi Fleisher.
-
-
- Shtajner
dhe Karlson nėnshkruan njė marrėveshje pėr sigurinė,
ekonominė dhe multietnicitetin nė Kosovė
-
- Prishtinė,
11 mars 2003 - Mihael Shtajne nė emėr tė UNMIK-ut dhe Jan Karlson nė emėr tė
Qeverisė sė Suedisė, nėnshkruan sot nė Prishtinė njė
marrėveshje bashkėpunimi nė fushėn e sigurisė, nė atė
ekonomike dhe nė ndėrtimin e multietnicitetit nė Kosovė.
Ministri i Suedisė pėr Zhvillim, Migrim dhe Ēėshtje tė
Azilit, Jan Karlson tha se ėshtė shumė e rėndėsishme qė
Bashkimi Evropian dhe vendet e tjera mbėshtesin angazhimin e
tyre nė Kosovė nė mėnyrė qė tė pėrfundojė me sukses
procesi i nisur.
"Ne nėnshkruam njė marrėveshje mes UNMIK-ut dhe
Qeverisė sė Suedisė nė pikat kryesore tė bashkėpunimit
tonė. Kjo domethėnė se do tė vazhdojmė tė jemi tė
angazhuar aktivisht nė sigurinė e rajonit, zhvillimin
ekonomik dhe nė ndėrtimin e vendbanimeve tė minoriteteve pėr
tė vendosur shumėkombėsinė nė Kosovė", tha zoti
Karlson, i cili mbėshteti politikėn e UNMIK-ut dhe tė
kryeadministratorit Shtajner pėr pėrmbushjen e standardeve
para statusit dhe qė tė pėrmirėsohen kushtet e jetės si
dhe tė krijohet njė shoqėri funksionale demokratike e
bazuar nė ligjin e sė drejtės.
-
-
- Oda
Ekonomike e Sllovenisė hapi sot zyrėn e saj nė Kosovė
-
- Prishtinė,
11 mars 2003 - Sllovenia sot hapi nė Prishtinė zyrėn e saj tė Odės Ekonomike, e
cila do tė punojė pėr shtimin e bashkėpunimit ekonomik
midis dy vendeve. Nė kėtė mėnyrė Kosova do tė jetė nė
qendėr tė vėmendjes sė biznesit slloven, u tha nė njė
konferencė tė rreth 60 afaristėve e zyrtarėve sllovenė me
afaristė e qeveritarė tė Kosovės, qė u mbajt sot nė
Prishtinė.
Biznesmenėt sllovenė kanė krijuar tregun e tyre nė Kosovė,
pasi njė pjesė e madhe e mallrave tė importuara nė Kosovė
vijnė nga Sllovenia. Afaristėt dhe zyrtarėt sllovenė kanė
ardhur nė Prishtinė pėr tė parė mundėsitė e investimeve
nė Kosovė si edhe pėr tė marrė pjesė nė procesin
eventual tė privatizimit. Nė kėtė kuadėr, pėrfaqėsuesit
e Agjencisė Kosovare tė Mirėbesimit dhe ata tė Euro Info
Qendrės i informuan afaristėt sllovenė pėr mundėsitė e
investimeve nė Kosovė.
Zyra e Odės Ekonomike tė Sllovenisė nė Kosovė ėshtė e
katėrta zyrė e kėtij lloji qė ka hapur Sllovenia nė
rajon.
-
-
Forumi
i Rinisė sė LDK-sė me njė mbledhje solemne kremtoi
13-vjetorin e themelimit
-
 |
|
- Prishtinė,
11 mars 2003 - Me njė mbledhje solemne, sot nė Teatrin Kombėtar
tė Prishtinės, Forumi i Rinisė sė LDK-sė kremtoi
13-vjetorin e themelimit.
Duke folur nė kėtė mbledhje Presidenti i Kosovės,
Ibrahim Rugova, tha se nė kėtė pėrvjetor "e
kujtojmė me krenari punėn e kėtij Forumi, njėra ndėr
organizatat e para rinore nė Kosovė, qė shėrbeu si
shembull pėr organizatat e tjera rinore tė partive
politike".
-
- Ky
Forum, tha Presidenti, ka qenė fuqia kryesore e LDK-sė
dhe ka punuar edhe nė vitet e ēlirimit, pavarėsisė
dhe demokracisė sė Kosovės tė cilėn e gėzojmė
sot. Forumi i Rinisė do tė jetė mjaft aktiv brenda
LDK-sė nė zgjedhjet qė do tė mbahen kėtė vit, me
njė integrim e njė pjesėmarrje mė tė madhe tė tė
rinjve brenda LDK-sė nė shoqėrinė dhe nė shtetin
e Kosovės, tha ai.
"Objektivat tona kryesore dhe tė tė gjitha
institucioneve janė zhvillimi ekonomik, privatizimi,
qė do tė krijojė mė shumė kushte pėr vende tė
reja tė punės. Edhe pse nė fillim do tė jetė
restriktiv nė tė ardhmen do tė jetė mė aktiv dhe
duhet bėrė ēmos tė krijojmė vende tė punės pėr
tė rinjtė qė tė krijojnė familje, tė vazhdojnė
jetėn nė Kosovė", tha Presidenti Rugova.
|
 |
|
-
- Tė
rinjtė janė mjaft aktivė nė kėtė plan dhe gjenerata mė
e vjetėr duhet t'ua hapė dyert asaj pėr pjesėmarrje dhe
aktivitete nė shoqėrinė dhe nė shtetin e Kosovės, pra nė
njė Kosovė tė pavarur dhe demokratike e paqėsore, dhe tė
integruar nė Bashkimin Evropian, nė NATO dhe nė miqėsi tė
pėrhershme me SHBA-tė, tha mes tjerash nė fjalėn e tij
Presidenti Rugova, duke premtuar pėrkrahjen e tij pėr gjithė
tė rinjtė e Kosovės.
Ndėrkaq, kryetari i Forumit tė Rinisė sė LDK-sė Lulzim
Zeneli tha nė fjalėn e tij se sot e 13 vjet mė parė, nė
rrethanė krejt tė ndryshme, u themelua Forumi i Rinisė sė
LDK-sė, si organizata e parė rinore politike nė kėto hapėsira,
qė si synim tė vetin kishte organizimin e rinisė sė Kosovės
nė tė gjitha nivelet.
"Dhe tani, nga ky tubim themi me mburrje se nė kėto
vite tė veprimtarisė sė vet aktive, Forumi i Rinisė ia ka
arritur qėllimit tė tij. Me njė fjalė, synimet tona ne i bėmė
realitet. Rinia jonė sot ėshtė mė e avancuar, mė aktive,
ėshtė pjesė e pandashme e tė gjitha proceseve qė ndodhin
rreth nesh dhe pėr ne", tha Zeneli.
Forumi i Rinisė sė LDK-sė pėrballoi me sukses tė gjitah
sfidat e mundshme, tha Lulzim Zeneli, dhe shtoi se tė rinjtė
e LDK-sė pėr njė periudhė fare tė shkurtėr ishin bartėsit
e organizimit tė fushatave zgjedhore tė LDK-sė dhe ishin
promotorė e inicues dhe bartės nė tė gjitha kėto procese.
-
- "Ne
kemi punuar, punojmė dhe do tė vazhdojmė edhe nė tė
ardhmen qė tė rinjtė e LDK-sė tė kenė pozicionin edhe me
tė avancuar brenda vetė LDK-sė dhe nė tė gjitha
institucionet qeverisėse tė vendit, tha Zeeneli, dhe theksoi
se tė rinjtė kanė pėrkrahjen e pakursyer e nė vazhdimėsi
tė Presidentit Rugova pėr avancimin e brezit tė ri".
Lulzim Zeneli nė vazhdim foli pėr zgjedhjet e radhės qė do
t'i mbajė Forumi i Rinisė sė LDK-sė, nė tė cilat, siē
tha, do tė fuqizohet edhe mė tej nė tė gjitha sferat e
organizimit dhe tė veprimit.
-
-
- Pasnesėr
Kryeministri paraqet raportin nė mbledhjen e radhės sė
Kuvendit tė Kosovės
-
- Prishtinė,
11 mars 2003 - Seanca e ardhshme e Kuvednit tė Kosovės qė do tė mbahet tė enjten,
do tė zhvillohet me tė njėjtin rend dite me tė cilin ishte
paraparė tė mbahej edhe javėn e kaluar. Pritet qė kėsaj
radhe tė paraqitet raporti i kryeministrit Bajram Rexhepi pėr
punėn njėvjeēare tė Qeverisė sė Kosovės.
Anėtari i kryesisė sė Parlamentit, Hydajet Hyseni tha se
kryeministri Rexhepi sipas tė gjitha gjasave tė enjten do tė
raportojė para deputetėve. Ndėrkohė, sipas tij, ende nuk
ėshtė e sigurtė nėse nė mbledhjen e ardhshme tė Kuvendit
tė Kosovės do tė debatohet rreth bisedimeve tė paralajmėruara
midis Prishtinės dhe Beogradit pėr ēėshtje formale.
-
-
- Myftiu
Rexhep Boja vizitoi Gjilanin
-
- Gjilan,
11 mars 2003 - Kryetari i Bashkėsisė Islame tė Kosovės, myftiu Rexhep Boja me
bashkėpunėtorė po qėndron sot nė Gjilan ku bisedoi edhe
me kryetarin e komunės, Lutfi Haziri rreth ēėshtjeve tė pėrbashkėta.
Rexhep Boja i ka vlerėsuar tė mira raportet e bashkėsisė
islame me komunat dhe institucionet tjera tė Kosovės.
Bashkėsia Islame aktualisht po ballafaqohet me mungesėn e
faltoreve, meqė njė numėr tė tyre i shkatėrroi lufta, ndėrsa
nė komunėn e Gjilanit, xhamitė kanė pėsuar dėmtime edhe
nga tėrmeti i vitit tė kaluar, tha z. Boja, duke kėrkuar
nga z. Haziri ndihmėn e mundshme tė komunės nė pjesėn e
saj tė punės rreth projektit pėr rindėrtimin e xhamisė sė
madhe nė qytet.
"Ne mund tė presim pėr njė kohė, por kam frikė se
koha nuk na pret neve pėr ta rindėrtuar kėtė xhami, sepse
donatorėt qė sot jenė kėtu, nesėr mund tė mos jenė",
theksoi Rexhep Boja.
Lutfi Haziri tha se ekspertėt e Fakultetit Teknik nė
Prishtinė janė duke e punuar projektin pėr ridizajnimin e
qendrės sė qytetit dhe vendi i xhamisė sė madhe do tė jetė
aty ku ndodhet tani, ndėrsa projekti i bashkėsisė islame do
t`i nėnshtrohet konkurrencės me projektet e tjera nė
tenderin qė do tė shpallet. Trualli ėshtė i garantuar,
xhamia do tė ndėrtohet, por sipas njė infrastrukture tė
pranueshme pėr tė gjithė, pa lejuar nė emėr tė saj
veprimtari biznesi.
-
-
- Forumi
i Rinisė sė LDK-sė sot me njė mbledhje solemne shėnon
13-vjetorin e themelimit
-
- Prishtinė,
11 mars 2003 - Me rastin e 13-vjetorit tė themelimit tė Forumit tė Rinisė tė
LDK-sė, Kryesia e kėsaj organizate rinore sot organizon njė
mbledhje solemne.
Mbledhja mbahet nė Teatrin Kombėtar nė Prishtinė nė orėn
12:00, ku do tė marrė pjesė edhe Presidenti i Kosovės,
Ibrahim Rugova. Gjithashtu janė ftuar edhe pėrfaqėsuesit e
institucioneve vendore dhe ndėrkombėtare.
-
-
- KFOR-i
ia dorėzon policisė sė UNMIK-ut dy tė arrestuarit lidhur
me incidentin e 7 marsit
-
- Gjilan,
11 mars 2003 - Dy tė baraburgosurit nga KFOR-i, Fatmir Lakna dhe Asllan Bajrami, i
janė dorėzuar policisė sė UNMIK-ut. Kėtė e ka bėrė tė
ditur Nik Bush, kapiten nė kampin ushtarak amerikan nė
Bondstill.
-
- Fatmir
Lakna ishte paraburgosur nė fshatin Kranidell, tė komunės sė
Dardanės pėr armėmbajtje pa leje. Ndėrkaq i arrestuari
tjetėr Asllan Bajrami ishte ndaluar nė njė pikė kontrolli
nė Miresh (ish-Dobėrēani) tė Gjilanit dhe ishte
paraburgosur nėn dyshimin e pėrfshirjes sė mundshme nė
incidentin qė ndodhi mė 7 mars nė gjatė vijės kufitare
mes Kosovės e Serbisė.
-
-
- Donatorėt
e huaj janė shprehur tė gatshėm ta ndihmojnė Kosovėn me
projekte zhvillimore
-
- Prishtinė,
11 mars 2003 - Nė Prishtinė nėn organizimin e Ministrisė sė Ambientit dhe
Planifikimit Hapėsinor po mbahet njė konferencė me donatorėt
e huaj. Nė ditėn e parė pėrfaqėsuesit e disa organizatave
qeveritare dhe joqeveritare, treguan ku dhe nė ēfarė mėnyre
kanė investuar tash tre vjet nė Kosovė.
-
- Ata
thanė se kanė ndihmuar shumė edhe sektorėt e bujqėsisė,
qė ishin tė pėrfshirė nė kuadėr tė programit tė tyre pėr
rindėrtim. Kėshtu HABITAT-i deri tash i ka realizuar tri
programe: i pari ka pasur tė bėjė me regjistrimin e
pronave, tė cilat u janė marrė shqiptarėve me ligjet
diskriminuese serbe, programi i dytė ėshtė lidhur me
mbledhjen e shėnimeve mbi patundshmėritė, ndėrkaq programi
i tretė ka pasur tė bėjė me asistencėn nėpėr komuna.
Donatorėt e huaj janė shprehur tė gatshėm ta ndihmojnė
Kosovėn me projekte zhvillimore edhe nė tė ardhmen. Ata nėnvizuan
se qė nga pėrfundimi i luftės edhe 30 mijė familje nuk e
kanė tė zgjedhur problemin e strehimit. Nė Kosovė gjatė
konfliktit ishinė rrėnuar tėrėsisht rreth 120 mijė shtėpi.
Konferenca vazhdon punimet edhe gjatė ditės sė sotme.
-
-
- Njė
njėsit i TMK-sė udhėtoi pėr njė trajnim dhjetėditorė nė
Afrikė tė Jugut
-
- Prishtinė,
11 mars 2003 - Njė njėsit i TMK-sė prej 27 anėtarėsh tė Zonės sė Tretė tė
TMK-sė udhėtoi pėr njė trajnim dhjetditorė nė Afrikė tė
Jugut. Sipas pjesėmarrėsve tė TMK-sė zhvillimi i
operacioneve pėr reagime tė shpejta nė terrenet e Afrikės
sė Jugut do t'u mundėsojė atyre pėrvetėsimin e pėrvojave
tė reja pėr detyrat qė i presin Trupat Mbrojtėse tė Kosovės
nė tė ardhmen.
-
-
- Procesi
i bisedimeve Prishtinė-Beograd mbetet i bllokuar nė pritje tė
ftesės zyrtare nga Qeveria e Serbisė
-
- Prishtinė,
11 mars 2003 - Zyrtarė tė UNMIK-ut thonė se procesi lidhur me fillimin e bisedimeve
pėr ēėshtje teknike mes Prishtinės dhe Beogradit mbetet i
bllokuar nė pritje tė ftesės zyrtare nga Qeveria e Serbisė.
Zėdhėnėsi i UNMIK-ut Xhorxhi Kakuk rikujtoi se letra pėr kėto
bisedime i ėshtė dėrguar shefit tė Qeverisė sė Serbisė
njė javė mė parė dhe deri mė tash ata nuk kanė kthyer pėrgjigje
zyrtare rreth ofertės pėr dialog. "Ne aktulisht po
presim pėr njė pėrgjigjje tė tillė qė mė pas tė
krijojmė delegacionin e Kosovės", tha zėdhėnėsi
Kakuk. Ai shtoi se zyrtarisht as Qeveria e Kosovės nuk e ka
konfirmuar pjesėmarrjen nė kėto bisedime. Madje as ekipi
negociator nuk ėshtė caktuar ende.
-
-
- Nė
veri tė Mitrovicė ėshtė dhėnė nė pėrdorim
trafostacioni pėr furnizim me energji elektrike
-
- Mitrovicė,
11 mars 2003 - Nė pjesėn veriore tė Mitrovicė ėshtė dhėnė nė pėrdorim
trafostacioni pėr furnizimin e banorėve me energji
elektrike, i cili ėshtė financuar nga Qeveria Japoneze dhe
ėshtė ndihmuar nga Programi pėr Zhvillim i OKB-sė.
-
- Ambasadori
i Japopnisė nė Beograd Joshiki Mine dhe shefi i UNMIK-ut
Mihael Shtajner nė pėrurimin e kėtij trafostacioni theksuan
se me lėshimin nė punė tė kėtij trafostacioni do tė pėrmirėsohet
furnizimi me energji elektrike nė kėtė rajon.
Ambasadori japonez tha se ēdo herė qė vjen nė Koosvė sheh
pėrmirėsime dhe shtoi se ėshtė shumė i kėnaqur me pėrfundimin
e kėtij projekti.
Sipas zyrtarėve tė UNDP-sė dy trafostacione tė tilla njė
nė Mitrovicėn jugore dhe njė tjetėr nė Skėnderaj do tė
hapen sė shpejti. Ndėrkohė qė nė veri tė Mitrovicės ėshtė
inaugurua ky trafostacion serbėt nė kėtė pjesė tė
qyetetit pohojnė se nuk e paguajnė energjinė elektrike.
-
-
- Prokurorėt
ndėrkombėtarė ngritėn padi ndaj 35-vjeēarit Feriz Deliu nėn
akuzėn pėr terrorizėm
-
- Prishtinė,
11 mars 2003 - Prokurorėt ndėrkombėtarė ngritėn padi ndaj njė shqiptari tė
Kosovės nėn akuzėn pėr terrorizėm dhe armėmbajtje pa
leje. Zėdhėnėsi i UNNIK-ut tha dje se 35-vjeēari Feriz
Deliu pėrballet me akuzėn pėr planifikime dhe pėrgatitje e
sulmeve terroriste.
-
- Paqeruajtėsit
e NATO-s arrestuan z. Deliu nė pjesėn veriore tė Kosovės nė
muajin janar tė kėtij viti. Ai tha se z. Deliu do tė dalė
nė gjyq nė muajin tjetėr sė bashku me dy shqiptarė tė
tjerė tė Kosovės tė akuzuar pėr terrorizėm dhe
rekrutimin e anėtarėve tė grupit terrorist.
-
-
- Transferimi
i kompetencave pėrfundimisht ēon drejt pavarėsisė sė
Kosovės, thotė kėshilltari i kryeministrit tė Serbisė
-
- Beograd,
11 mars 2003 - Kėshilltari i kryeministrit tė Serbisė, Branko Radujko, ka
konfirmuar se mund tė bėhet shtyrja e bisedimeve ndėrmjet
Beogradit e Prishtinės, meqenėse shefi i UNMIK-ut Mihael
Shtajner ka publikuar planin pėr transferimin e kompetencave
tek institucionet e pėrkohshme vetėqeverisėse tė Kosovės.
-
- "Tani
ēėshtja ėshtė shumė hipokrite. Nė njė anė jemi ftuar pėr
bisedime pėr temat, e nga ana tjetėr miratohet plani pėr
transferimin e kompetencave, i cili ėshtė katastrofik pėr
Serbinė dhe bashkėsinė serbe nė Kosovė", thotė
Radujko.
-
- "Transferimi
i kompetencave pėrfundimisht ēon drejt pavarėsisė sė
Kosovės, e kjo pėr shtetin e Serbisė ėshtė absolutisht e
papranueshme dhe nėse ndodh, ajo do tė insistojė nė
reagimin e Kėshillit tė Sigurimit", thotė kėshilltari
i kryeministrit tė Serbisė.
-
-
- Shqipėri:
Parlamenti arrin njė marrėveshje pėr ngritjen e komisionit
hetimor
-
- Tiranė,
11 mars 2003 - Socialistėt dhe opozita gjetėn mbrėmė njė marrėveshje pėr
ngritjen e komisionit hetimor. Parlamenti votoi nė favor tė
hetimit ndaj pėrdorimit tė fondeve nė Ministrinė e Kulturės,
nė Bashkinė e Tiranės dhe zbatimin e ligjshmėrisė nė
zhvillimin urbanistik pėr kryeqytetin nga viti 1992 deri nė
vitin 2002.
-
- Komisioni
do tė ketė 11 anėtarė dhe kohėzgjatja e tij do tė jetė
tre muaj. Vendimi u mor pas disa seancash pėrplasjesh tė
ashpra, veēanėrisht mes kryetarit demokrat Sali Berisha dhe
kryeministrit Fato Nano.
-
-
- Denis
Mekshej nė takimin me presidentin Moisiu marrėdhėniet e
Britanisė me Shqipėrinė i vlerėsoi si shumė tė mira
-
- Londėr,
11 mars 2003 - Presidenti i Shqipėrisė, Alfred Moisiu i cili ndodhet nė njė vizitė
triditėshe nė Britani tė Madhe pati njė takim me ministrin
e Ministrisė sė Jashtme britanike, Denis Mekshejn. Njoftohet
se nė kėtė takim janė diskutur tri ēėshtje kryesore: ajo
e Irakut, ēėshtja e investimeve ekonomike dhe nevoja pėr
zhvillimin e turizmit, si dhe e treta dėshira e Shqipėrisė,
tė cilėn, sipas z. Mekshejn, Britania e Madhe e mbėshtet pėr
anėtarėsimin nė BE dhe nė NATO.
-
- Zėvendėsministri
i Jashtėm britanik i deklaroi BBC-sė se Londra e mirėpret
mbėshtetjen shumė tė qartė tė qeverisė shqiptare pėr
ēėshtjen e Irakut pėr njė rezolutė tė qartė tė OPKB-sė
dhe qė Sadam Huseini tė zbatojė kėtė rezolutė.
-
- Z.
Mekshej i cilėsoi marrėdhėniet e Shqipėrisė me Britaninė
e Madhe si shumė tė mira. Ai shtoi se hapja e negociatave pėr
marrėveshjen e stabilizim - asociimit mes Bashkimit Evropian
dhe Shqipėrisė ėshtė njė hap i mirė i parė.
Mekshej i bėri thirrje Shqipėrisė qė tė vazhdojė me
ritmin e reformave nė vend. Ai tha gjithashtu se Britania e
mirėpret pėrkushtimin e Shqipėrisė pėr tė luftuar krimin
e organizuar dhe pret me padurim rezultate konkrete.
Po dje presidenti Moisiu u takua edhe me sekretarin britanik tė
Mbrojtjes Xhef Hun. Nė kėtė takim u diskutuan ēėshtjet
dypalėshe dhe ato tė mbrojtjes.
Presidenti Alfred Moisiu po qėndron nė Londėr me ftesė tė
mbretėreshės Elizabeta e Dytė, e cila tė mėrkurėn ka
rezervuar njė pritje pėr tė.
-
-
- Miqunoviq
thotė se kushti kryesor pėr dialog mes Beogradit dhe
Prishtinės ėshtė kthimi i rreth 200 mijė serbėve nė
Kosovė
-
- Beograd,
11 mars 2003 - Kryetari i Parlamentit tė Serbisė dhe Malit tė Zi Dragolub Miqunoviq
deklaroi se kushti kryesor pėr dialog mes Beogradit dhe
Prishtinės ėshtė kthimi i rreth 200 mijė serbėve tė
zhvendosur nė Serbi.
-
- Pas
takimit nė Beograd me shefin e Misionit amerikan tė OSBE-sė
Shtefan Minikes Miqunoviq tha se dialogu ka pėr synim
parandalimin e ēfarėdo lloj konflikti dhe vendosjen e bashkėpunimit
edhe mė tė ngushtė me UNMIK-un, KFOR-in dhe OSBE-nė.
-
-
- Ēoviq
thotė se transferimi i pushtetit nė duart e Qeverisė sė
Kosovės ēon nė krijimin e shtetit tė pavarur
-
- Beograd,
11 mars 2003 - Zėvendėskryeministri serb Nebojsha Ēoviq deklaroi se transferimi i
pushtetit nė duart e Qeverisė sė Kosovės kinse ėshtė njė
provokim shumė i rrezikshėm qė pėr pasojė mund tė ketė
destabilizimin e rajonit.
-
- Sipas
tij mėnyra e transferimit tė piushtetit ēon nė konkluzion
se po krijohet shteti i pavarur i Kosovės dhe njė sistem
krejt tjetėr nga ai i Serbisė dhe Malit tė Zi, theksoi Ēoviq,
duke shtuar se ky ėshtė njė provokim i hapur
kryeadministratorit Mihael Shtajner, i cili sipas Ēoviqit do
tė largohet nga Kosova nė kohėn e pushimeve verore.
-
-
- Shrėder
bisedon me Putinin pėr krizėn irakiane
-
- Berlin,
11 mars 2003 - Kancelari federal gjerman Gerhard Shrėder u konsultua me presidentin
rus Vladimir Putin pėr veprimet e mėtejshme nė krizėn e
Irakut. Zėdhėnėsi i qeverisė Bela Anda njoftoi se nė njė
bisedė telefonike tė dy burrėshetasit kanė rėnė dakord qė
tė vazhdohet edhe mė tej me inspektimet e armėve nė Irak.
Rusia tashmė ka thėnė se do tė votojė kundėr nė Kėshillin
e igurimit pėr njė ndėrhyrje ushtarake kudnėr Irakut.
-
-
- Shefi
i diplomacisė franceze viziton tre shtete afrikane
-
- Luanda,
11 mars 2003 - Pėr tė diskutuar rreth Rezolutės sė re pėr Irakun nė Kėshillin e
Sigurimit, shefi i diplomacisė franceze Dominik dė Vilpen ka
mbėrritur nė Angolė. Nė agjendėn e vizitės sė tij ėshtė
paraparė edhe njė takim me presidentin Hoze Eduardo dos
Santos.
-
- Pėrfundimisht
Dė Vilpen do tė udhėtojė edhe pėr nė Kamerun dhe Guine,
dy shtete tjera afrikane anėtare tė Kėshillit tė
Sigurimit. Tė tri kėto shtete nuk kanė marrė ende qėndrim
tė qartė sa i pėrket njė rezolute tjetėr pėr Irakun dhe
po vizitohen pandėrprerė nga kundėrshtarėt dhe ithtarėt e
njė Rezolute tė dytė.
-
-
- Zbulohen
bomba kimike nė Irak
-
- Uashington,
11 mars 2003 - Sipas njė njoftimi tė shtypit inspektorėt e Kombeve tė Bashkuara pėr
armatimin kanė zbuluar nė Irak raketa dhe bomba tė
dedikuara pėr pėrhapjen e mjeteve luftarake kimike dhe
biologjike.
-
- Duke
u thirrur nė burime qeveritare nė Uashington gazeta
"Nju Jork tajms" shkruan se udhėheqja irakiane
fillimisht ka pohuar se bėhet fjalė pėr bomba
konvencionale. Megjithatė mė vonė ajo ka pranuar se ėshtė
fjala pėr pėrdorimin e tyre si armė kimike.
-
-
- Nė
Frankfurt dėnohen katėr persona pėr terrorizėm
-
- Frankfurt,
11 mars 2003 - Nė procesin gjyqėsor tė Frankfurtit, i njohur ndryshe edhe si
procesi kundėr terrorizmit, janė dėnuar katėr tė
akuzuarit me prejardhje nga Algjeria. Gjykata e lartė e
landit nė Frankfurt dėnoi ata prej 10 deri nė 12 vjet heqje
lirie nėn akuzėn se nė dhjetor tė vitit 2000 kanė pėrgaditur
njė sulm nė Strasburg.
-
- Megjithatė
nuk ėshtė arritur tė dėshmohet njė lidhje e tyre me
rrjetin terrorist tė El Kaidės. I akuzuari Aerobi Beandali
ėshtė dėnuar me dhjetė vjet burgim, Salim Boukhari me 12,
Fuad Sabour me 11 vjet e gjashtė muaj dhe Lamine Maroni, i
cili ka heshtur gjatė gjithė procesit ėshtė dėnuar me 11
vjet heqje lirie.
-
-
- Dėshtojnė
bisedimet pėr ribashkimin e Qipros
-
- Hagė,
11 mars 2003 - Presidenti greko-qipriot Tasos Papadopulos ka sqaruar se kanė dėshtuar
bisedimet me qipriotėt turk pėr ribashkimin e ishullit tė
ndarė tė Qipros. Kjo u deklarua nga ai nė mėngjesin e ditės
sė sotme pas bisedimeve maratonike qė u zhvilluan nė Hagė
me ndėrmjetėsimin e Kombeve tė Bashkuara.
-
-
- Shirak
deklaroi se Franca do tė votojė kundėr projektrezolutės
amerikane-britanike nė Kombet e Bashkuara
-
- Paris,
11 mars 2003 - Presidenti francez Zhak Shirak deklaroi se Franca gjithsesi do tė
votojė kundėr projektrezolutės amerikane-britanike nė
Kombet e Bashkuara, e cila i hap dyert luftės kundėr Irakut.
"Qėndrimi im ėshtė qė Franca, pa marrė parasysh
rrethanat, do tė votojė kundėr, pėr shkak se ėshtė e
bindur se nė kėtė moment nuk ka nevojė qė me luftė tė
realizohet qėllimi qė e kemi vėnė - e ky ėshtė ēarmatimi
i Irakut", tha Shirak.
Nė njė intervistė pėr televizionin francez, presidenti
Shirak mbrėmė shprehu bindjen se kėtė do ta bėjė edhe
Rusia e Kina.
Moska tashmė njė bindje tė tillė tė Shirakut e ka
konfirmuar.
-
-
- Njė
palestinez i armatosur ka vrarė njė ushtar izraelit dhe ka
plagosur pesė tė tjerė
-
- Hebron,
11 mars 2003 Gjatė njė shkėmbimi tė ashpėr zjarri me trupat izraelite, njė
palestinez i armatosur ka vrarė njė ushtar izraelit dhe ka
plagosur pesė tė tjerė gjatė njė sulmi tė armatosur nė
Bregun Perendimor, njofton Rojter.
-
- Tensionet
janė ngritur lart nė zonėn e Hebronit qėkur palestinezėt
e maskuar si hebraikė religjiozė patėn infiltruar nė
koloninė Kirjat Arba, ku patėn vrarė njė burrė dhe gruan
e tij kurse pastaj edhe ata qenė vrarė nga ushtarėt
izraelitė.
-
-
- Ministri
saudit: Tregu botėror nuk do tė ndiejė mungesė tė naftės
nė rast tė luftės nė Irak
-
- Vjenė,
11 mars 2003 - Ministri saudit i naftės Ali al-Naimi ka deklaruar sot (tė martėn)
se vendi i tij ka kapacietet prodhimi rezervė dhe ka premtuar
se tregu botėror nuk do tė ndiejė mungesė tė naftės nė
rast tė luftės nė Irak, njofton Rojter.
-
- Por
Naimi, duke iu referuar kuotave nėse shpėrthen lufta, ka thėnė
nė takimin e sotėm (tė sė martės) se nuk sheh arsye tė
pezullohen kufizimet e prodhimit tė OPEC-ut, ngase, siē ka
thėnė ai, pa kuota mund tė krijohet "kaos".
-
-
- Njė
person i armatosur ka qėlluar me armė zjarri dy helikopterė
qeveritarė dhe ka vrarė tė pesė personat e bordit
-
- Meksiko,
11 mars 2003 Derisa po sperkatnin tė mbjellat ilegale tė opiumit nė shtetin
Guerrero, njė person i armatosur ka qėlluar me armė zjarri
dy helikopterė qeveritarė dhe kėshtu ka vrarė tė pesė
personat e bordit. Prokurori vendor pėr krime tė drogės ka
thėnė se po zhvillohen hetimet nė vendngjarje.
-
-
- Bush
ka biseduar me disa liderė nė pėrpjekje pėr tė siguruar
mbėshtetjen ndaj rezolutės
-
- Uashington,
11 mars 2003 - Presidenti i Shteteve tė Bashkuara Xhorxh Bush ka biseduar me telefon
me disa liderė tė huaj, nė pėrpjekje pėr tė siguruar mbėshtetjen
ndaj rezolutės, e cila do ta sanksiononte luftėn kundėr
Irakut.
Ndėrkohė sekretari i Shtetit Kolin Pauell bisedoi nė
Uashington me Fransoa Fall, ministrin e jashtėm tė Guinesė,
njėrit nga tre vendet afrikane anėtare tė Kėshillit tė
Sigurimit. "Mendoj se tė gjithė jemi tė pėrkushtuar pėr
gjetjen e zgjidhjes paqėsore, por zgjidhje qė do ta pėrfshinte
ēarmatimin e Irakut nga armėt e shkatėrrimit nė masė",
tha Pauell.
-
-
- Strou:
Ėshtė fjala pėr autoritetin e ardhshėm tė Kombeve tė
Bashkuara
-
- Londėr,
11 mars 2003 - Nuk bėhet fjalė vetėm pėr ardhmėrinė e Lindjes sė Mesme, por pėr
autoritetin e ardhshėm tė Kombeve tė Bashkuara, tha
sekretari i jashtėm Xhekk Strou nė fjalimin nė parlamentin
britanik kushtuar zhvillimeve rreth Irakut.
"Plotėsisht besoj qė inspektorėt punojnė dhe se u
duhet mė shumė kohė. Por Saddam Husseini ėshtė mjeshtėr
pėr tė fituar kohė", tha Straė, duke shtuar se
zgjidhja e vetme paqėsore do tė ishte qė lideri i Irakut tė
largohet nga vendi.
-
-
- Pesė
diplomatė tė Irakut janė dėbuar nga Bukureshti
-
- Bukuresht,
11 mars 2003 - Pesė diplomatė tė Irakut janė dėbuar nga Bukureshti pėr shkak
"aktiviteteve tė papajtueshme me statusin e tyre",
tha Ministria e Jashtme e Rumanisė. Rumania ėshtė njė nga
10 vendet e Evropės Lindore qė e mbėshtetėn qėndrimin e
Shteteve tė Bashkuara ndaj Irakut. Nė qytetin Konstanca nė
brigjet e Detit tė Zi, aktualisht janė pėrqėndruar rreth 4
mijė trupa amerikane.
-
-
- Britanikėt
sjellin propozime tė reja nė Nju Jork
-
- Nju
Jork, 11 mars 2003 - Diplomatėt britanikė nė Kombet e Bashkuara kanė bėrė propozime tė
reja, nė pėrpjekje pėr tė fituar mbėshtetje pėr rezolutėn
qė i kėrkon Irakut tė ēarmatoset deri tė hėnėn e
ardhshme. Britania e Madhe po sygjeron njė sėrė provash qė
Bagdadi duhet tė japė deri nė kohėn e caktuar si afat i
fundit qė tė provojė se ėshtė duke bashkėpunuar.
-
-
- Paralajmėrimi
i Ananit
-
- Hagė,
11 mars 2003 - Shtetet e Bashkuara e kanė refuzuar paralajmėrimin e Sekretarit tė Pėrgjithshėm,
Kofi Anan se njė luftė pa mbėshtetjen e OKB-sė do tė thotė
thyerje tė rregullores sė organizmit ndėrkombėtar. Duke
folur nė Hagė, ku po zhvilloheshin bisedime pėr bashkimin e
Qipros, zoti Anan tha se legjitimiteti i luftės pa mbėshtetjen
e Kėshillit tė Sigurimit do tė ishte i dėmshėm.
|
|
|

|
|

|
|
Copyright©2000-2003
Trepca.net - Tė gjitha
tė drejtat e rezervuara. |
|
|

|
|
|