| |
 |
|
|
|
7.03.2003 -
Trepca.net |
|
|
|
Lajme |
|
|
E
premte, 7 mars 2003 |
|
|

|
|
|
|
|
|
Pėrmbajtja:
-
Presidenti Rugova me rastin e
13-vjetorit priti njė delegacion tė Forumit tė Gruas tė
LDK-sė
-
Shtajner thotė se ēėshtja Baliq
i ėshtė kaluar Gjykatės Supreme tė Kosovės
-
Shtajner ka suspenduar sekretarin
e pėrhershėm nė Ministrinė e Shėndetėsisė Pleurat
Sejdiun
-
Shėrbimi Dagonor nė vitin e
kaluar ka mbledhur rreth 370 milionė euro, qė pėrbėn rreth
80 pėr qind tė buxhetit tė Kosovės
-
Nė kuadėr tė manifestimit
tradicional "Epopeja e UĒK-sė" u mbajtė njė
akademi pėrkujtimore
-
U bėn homazhe para varrit tė
komandantit legjendar Adem Jashari dhe para varreve tė dėshmorėve
tė tjerė anembanė Kosovės
-
Udhėheqja e KK tė Prishtinės
vuri kurora lulesh nė Kompleksin Memorial tė Jasharajve nė
Prekaz
-
B. Bukoshi konstaton se faktori
politik shqiptar nuk ėshtė i pėrgatitur pėr bisedime me
Beogradin
-
Gjilan: Shoqata humanitare
"Bereqeti" ndihmon familjet e dėshmorėve
-
Udhėheqėsit e komunave tė Kosovės
u takuan me pėrfaqėsuesit e kompanisė "Nokia" nė
Helsinki tė Finlandės
-
Investitorė gjermanė vizituan
Kuvendin Komunal tė Prishtinės
-
Gjykata e Qarkut nė Prizren
konfirmon se procesi gjyqėsor ndaj vrasėsve tė Ukė Bytyqit
pritet tė fillojė nė muajin prill
-
Kryetari i Kuvendit Komunal tė
Prishtinės, pėrgėzon mėsimdhėnėsit pėr Ditėn e Mėsuesit
-
KFOR-i instaloi nxehjen qendrore nė
Qendrėn rinore tė Podujevės
-
Rrjeti televiziv BBC pėrgatitė
dokumentar pėr maskarėn nė familjen Bogujevci dhe Duriqi
-
Fakulteti Juridik i Universitetit
tė Minesotės i dhuroi njė fond librash Fakultetit Juridik tė
Prishtinės
-
S. Hasellok thotė se dialogu me
Beogradin duhet realizuar mbi baza reale
-
Karla Del Ponte thotė se
gradualisht po mbyllet rrjeti rreth tė akuzuarėve pėr krime
lufte i Karaxhiqit dhe Mlladiqit
-
Persona tė panjohur kanė bėrė
atentat ndaj dekanit tė FSH Ylli Pango duke montuar njė
granatė nė garazhėn e tij
-
Agjencia Amerikane pėr Zhvillim
Ndėrkombėtar i dha Maqedonisė njė ndihmė prej 12 milionė
dollarėsh
-
Zėvendėskryeministri i Maqedonisė
Musa Xhaferi thotė se BE do tė ndihmojė pėr zbatimin e
Marrėveshjes sė Ohrit
-
Nė Kumanovė nėntė gjimnazistė
shqiptarė kėrkuan ndihmė mjekėsoare duke shfaqur simptome
helmimi
-
Qeveria e Serbisė ka pranuar
propozimin e shefit tė UNMIK-ut pėr bisedime nė Prishtinė
-
Pas njė dekade u hap qarkullimi
hekurudhor Podgoricė Shkodėr
-
U formua Komisioni
parlamentaro-qeveritar pėr ndriēimin e fatit tė tė zhdukurėve
shqiptarė e maqedonas
-
Nga orteku i borės nė Indi kanė
humbur jetėn tė pakten 17 persona
-
Forcat izraelite krijojnė zonė tė
sigurisė nė Rripin verior tė Gazės
-
Nė njė fatkeqėsi ajrore nė
Algjeri kanė humbur jetėn 102 njerėz
-
Pauell: KS i OKB-sė dhe bashkėsia
ndėrkombėtare po testohen me Irakun
-
Bush: Nėse do tė na duhet, ne do
tė veprojmė pa miratimin e OKB-sė
-
Kufiri i Kuvajtit "pritet pėr
luftė"
-
Aspirina kundėr kancerit
|
|
|
- Presidenti
Rugova me rastin e 13-vjetorit priti njė delegacion tė
Forumit tė Gruas tė LDK-sė
-
 |
|
- Prishtinė,
7 mars 2003 -
Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova me rastin e
13-vjetorit tė Forumit tė Gruas tė LDK-sė ka
pritur njė delegacion tė kėtij Forumi, tė cilit i
printe kryetarja e saj Melihate Tėrmkolli. Nė kėtė
takim mori pjesė edhe kryetari i Kuvendit tė Kosovės,
Nexhat Daci.
Me kėtė rast Presidenti i Kosovės dr. Ibrahim
Rugova ndėr tė tjera tha:
"Deputete tė Kuvendit tė Kosovės, kėshilltare,
udhėheqėse tė institucioneve tė Kosovės. Kjo ėshtė
njė ditė e shėnaur pėr Forumin e Gruas tė LDK-sė,
sepse me kėtė forum filloi organizimi edhe i
forumeve tė tjera tė partive, grupeve politike nė
Kosovė".
Presidenti Rugova theksoi se LDK-ja ėshtė shembull qė
i dha shans gruas qė tė jetė nė tė gjitha
strukturat e shtetit tonė, qė e ndėrtuan dhe qė
sot bota e njeh si shtet paralel. Pėr ne ishte shtet,
por ėshtė edhe njė simbolikė, sepse bota e njeh si
pėrvojė tė rezistencės dhe luftės sė njė
populli pėr liri, pavarėsi e demokraci. Ai vlerėsoi
se ėshtė bėrė avansimi i pozitės e gruas nė
Kosovė nė aspektin institucional.
Presidenti i Kosovės theksoi se duhet tė bėhet ēmos
se nėse dėshirohet qė tė rejat dhe vashat tė jenė
tė pėrgatitura duhet tė krijohen mundėsi qė tė
kenė vende pune, tė shkollohen dhe tė inkuadrohen
sa mė shpejt nė shoqėrinė dhe nė shtetin e kosovės.
|
 |
|
-
- Presidenti
Rugova me kėtė rast falėnderoi Forumim e Gruas sė LDK-sė
pėr punėn qė ka bėrė gjatė 13 vjetėve nė organizimin e
jetės sė gruas nė Kosovė.
-
- Ai ka
shtuar se gruaja duhet ta ketė pozitėn e merituar nė shoqėri
dhe se shqiptarėt tradicionalisht gjithmonė i kanė qmuar
gratė dhe ajo gjithmonė ėshtė konsultuar, ndonėse nuk
kemi pasur shtet, por e kemi pasur jetėn tonė shtetėrore
dhe shoqėrore, sepse pėr ndryshe do tė ishin zhdukur.
-
- Andaj
sot gruaja do tė jetė pjesė e shtetit dhe institucioneve tė
kosovės tė cilat si edhe deri mė tash do tė angazhohen pėr
lirinė dhe pavarėsisė sė Kosovės.
Presidenti Rugova vlerėsoi se Kosova gjatė kėtyre tri
viteve tė fundit ka ecur shumė shpejt nė zhvillimin e saj
dhe gjithnjė e mė shumė po integrohet nė institucionet ndėrkombėtare.
Ai ka shtuar se Kosova duhet tė integrohet sa mė parė nė
NATO, nė BE dhe tė ketė miqėsi tė pėrhershme nė SHBA.
Me kėtė rast presidenti Rugova delegacionit tė Forumit tė
Gruas sė LDK-sė ia ditėn ndėrkomėbtare tė gruas 8
Marsin. Ndėrkaq, kryetarja e Forumit tė Gruas tė LDK-sė,
Melihate Tėrmkolli pasi e falenderoi Presidentin Rugova pėr
kėtė kėtė pritje, veē tjerash theksoi:
"Forumi i Gruas i LDK, si edhe gjithė LDK-ja, ishte
faktor i rėndėsishėm nė tė gjitha proceset politike e
kombėtare nė Kosovė gjatė gjithė kohės sė veprimtarisė
sė vet. Forumi i Gruas, theksoi znj. Tėrmkolli, nė vazhdimėsi
u dėshmua dhe po dėshmohet mekanizėm i fuqishėm i LDK nė
drejtim tė forcimit dhe stabilitetit tė institucioneve tė
Kosovės, tė demokratizimit tė vendit dhe pėr njohjen mė tė
shpejtė tė Pavarėsisė sė Kosovės.
Ajo theksoi se avancimi i pozitės sė gruas dhe ngritja e saj
nė nivel tė trajtimit institucional e ligjor, forcimi i mėtutjeshėm
i rolit tė gruas mbrenda LDK, janė objektiva permanente tė
Forumit tė Gruas.
Nė kėtė shėnim tė pėrvjetorit tė punės sė vet, Forumi
i Gruas i LDK shpreh falėnderim tė thellė pėr tė gjithė
ata qė ndihmuan dhe po ndihmojnė Kosovėn dhe popullin e saj
nė ndėrtimin e demokracisė dhe pavarėsisė.
Me kėtė rast znj. Forumi i Gruas i LDK ua uron Ditėn e Mėsuesit
tė gjithė punėtorėve tė arsimit dhe poashtu ua uron tė
gjitha grave Ditėn Ndėrkombėtare tė Gruas.
Ndėrkaq, kryetari i Kuvendit tė Kosovės akademik Nexhat
Daci theksoi se edhe nė vitin 1981, megjithė represionin e
madh nga regjimi serb nė konviktet e studenetėve, vajzat
shqiptare e kanė bartur njė barrė tė rėndė tė kėtij
aktiviteti nė ato rrethana tė rėnda, andaj qė atėherė
ekziston njė respekt i fuqishėm i gjithė neve pėr atė ēka
mund tė bėje femra shqiptare. Z. Daci ka nėnvizuar se edhe
nė Parlament gėzon mė shumė pėrkrahje nga deputetet sesa
nga deputetėt.
-
-
- Shtajner
thotė se ēėshtja Baliq i ėshtė kaluar Gjykatės Supreme tė
Kosovės
-
- Prishtinė,
7 mars 2003 -
Shefi i UNMIK-ut Mihael Shtajner tha se Gjykata e Lartė e
Kosovės do tė vendosė lidhur me vendimin e kryeministrit
Bajram Rexhepi pėr shkarkimin e Numan Baliqit nga detyra e
ministrit tė shėndetėsisė. Z. Shtajner ka thėnė se deri
me vendimin e Gjykatės, ushtruese e detyrės do tė jetė
Resmie Mumxhiu, e emėruar nė kėtė post nga kryeministri
Rexhepi.
-
- Ai tha
se njė vendim i tillė nga ana e tij ėshtė marrė me qėllim
qė tė ruhet qėndrushmėria edhe funksionimi i
institucioneve tė Kosovės dhe ka shtuar se vendimi i
kryeministrit Rexhepi pėr shkarkimin e ministrit tė shėndetėsisė
ishte marrė nė afekt.
-
- Ministri
Baliq do tė ankohet pėr kėtė vendim nė Gjykatėn Supreme,
tha Shtajner, duke, shpjegur involvimin e tij nė kėtė rast.
Kėshtu qė tash i mbetet Gjykatės Supreme tė Kosovės qė tė
vendosė pėr legalitetin e vendimit tė kryeministrit dhe ēkado
qė kjo gjykatė tė vendosė do tė hyjė nė fuqi, do tė
implementohet, theksoi Shtajner.
-
-
- Shtajner
ka suspenduar sekretarin e pėrhershėm nė Ministrinė e Shėndetėsisė
Pleurat Sejdiun
-
- Prishtinė,
7 mars 2003 -
Kryeadministratori i Kosovės, Mihael Shtajner ka suspenduar
nga detyra sekretarin e pėrhershėm nė Ministrinė e Shėndetėsisė
Pleurat Sejdiun.
-
- Shtajner
ka thėnė se do tė marrė njė vendim ekzekutiv lidhur me kėtė
rast. Por, megjithatė edhe pėr kėtė ēėshtje do tė
vendoset nė Gjykatėn Supreme tė Kosovės.
-
-
- Shėrbimi
Dagonor nė vitin e kaluar ka mbledhur rreth 370 milionė
euro, qė pėrbėn rreth 80 pėr qind tė buxhetit tė Kosovės
-
- Prishtinė,
7 mars 2003 -
Shėrbimi Dagonor i Kosovės nė vitin e kaluar ka mbledhur
rreth 370 milionė euro, shumė kjo qė pėrbėn rreth 80 pėr
qind tė buxhetit tė Kosovės. Shėrbimi Doganor i Kosovės nė
fund tė vitit tė kaluar ka punėsuar 345 punėtorė, prej tė
cilėve 3 ndėrkombėtarė dhe 14 pėr qind nga pakicat
etnike.
Gjatė kėtij viti pritet miratimi i Ligjit mbi Doganat. Ligji
i ri do tė paraqet legjislacionin nė pėrputhje me atė tė
Bashkimit Evropian, thuhet nė njė njoftim tė Shėrbimit
Doganor tė Kosovės. Kėtė vit pritet tė paraqiten edhe
banderolat pėr duhan dhe alkool, por do tė bėhet edhe
kompjuterizimi i dokumentacionit.
-
- E gjithė
kjo mė synim tė pėrfundimit tė procedurave, rritjen e tė
hyrave dhe masat e ashpra pėr shkelėsit e ligjit. Pas
miratimit tė ligjit tė ri tė doganave nė kėtė vit
parashihet njė numėr ekipėsh antikontrabandė, por edhe njėsi
bashkėpunimi dhe hulumtimi.
-
-
- Nė
kuadėr tė manifestimit tradicional "Epopeja e UĒK-sė"
u mbajtė njė akademi pėrkujtimore
-
- Prishtinė,
7 mars 2003 -
Nė kuadėr tė manifestimit tradicional "Epopeja e UĒK-sė"
nė sallėn "1 Tetori" nė Prishtinė mbrėmė u
mbajtė njė akademi pėrkujtimore. Ky manifestim u hap me
himnin kombėtar dhe me njė minut heshtje nė nderim tė
gjithė dėshmorėve.
Nė kėtė akademi morėn pjesė drejtuesit mė tė lartė tė
vendit, pėrfaqėsues nga mbarė hapėsira shqiptare dhe
qindra qytetarė. Fjalėn e rastit e mbajti kryeministri
Bajram Rexhepi. Ai veē tjerash, tha se janė dėshmorėt ata
qė e vulosėn fitoren mbi armikun dhe se sakrifica e tyre na
obligon ta vazhdojmė amanetin e tyre.
Pjesėmarrėsve tė kėsaj akademie iu drejtua edhe kėshilltari
i presidentit tė Shqipėrisė, Afrim Krasniqi, i cili pėrcolli
pėrshėndetjet dhe respektin e presidentit Moisiu pėr veprėn
e madhe tė komandantit legjendar Adem Jashari.
-
- Ai tha
se populli i Kosovės ėshtė duke bėrė hapa tė sigurtė nė
pėrparimin politik, ekonomik dhe social dhe nėnvizoi se tash
Kosova ka nevojė pėr ndėrtim tė shtetit dhe integrim nė
Evropė.
Ndėrkaq, nė emėr tė familjes Jashari kėtė akademi e ka pėrshėndetur
Bekim Jashari. Akademia ka pėrfunduar me ekzekutimin e disa
veprave orkestrale nga Filharmonia e Kosovės.
Kjo akademi u mbajt nėn patronatin e kryeministrit tė Kosovės
Bajram Rexhepi.
-
-
- U
bėn homazhe para varrit tė komandantit legjendar Adem
Jashari dhe para varreve tė dėshmorėve tė tjerė anembanė
Kosovės
-
- Prishtinė,
7 mars 2003 -
Nė ditėn e dėshmorėve eprorė tė lartė tė TMK-sė,
personalitete tė jetės publike dhe njė numėr i madh i
qytetarėve tė Kosovės, kanė bėrė homazhe para varrit tė
komandantit legjendar Adem Jasharit nė Prekaz dhe nė
varrezat e dėshmorėve nė gjithė Kosovėn.
Nė kuadėr tė manifestimit tashmė tradicional "Epopeja
e UĒK-sė", njė delegacion i SHP tė TMK-sė dhe Zona e
Pestė e TMK-sė bėnė homazhe edhe pranė varrit tė Zahir
Pajazitit nė fshatin Orllan tė Komunės sė Podujevės.
-
- Homazhe
janė bėrė edhe tek varri i dėshmorit Hakif Zejnullahu,
pastaj pranė varrezave tė dėshmorėve nė Gllogjan tė Deēanit,
si dhe nė varrezat e dėshmorėve tjerė anembanė Kosovės.
-
-
-
- Udhėheqja
e KK tė Prishtinės vuri kurora lulesh nė Kompleksin
Memorial tė Jasharajve nė Prekaz
-
- Prishtinė,
7 mars 2003
Njė delegacion i Kuvendit Komunal tė Prishtinės i pėrbėrė
nga Shefki Gashi, nėnkryetar dhe kol. Zaim Berisha, drejtor i
Drejtoratit pėr Mbrojtje Civile dhe Emergjencė nė KK tė
Prishtinės, vizituan dje Kompleksin Memorial tė Jasharajve nė
Prekaz tė Skėnderajt dhe vunė kurora lulesh, me rastin e
pesė vjetorit tė rėnies sė komandantit legjendar tė
Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, Adem Jasharit dhe tė dėshmorėve
tė tjerė tė familjes Jashari.
Pas vėnies sė kurorės mbi varret e dėshmorėve,
delegacioni i Kuvendit Komunal tė Prishtinės, nė Kullėn e
Jasharajve u prit edhe nga Rifat Shaban Jashari. Gjatė bisedės,
Rifat Jashari e falėnderoi delegacionin e KK tė Prishtinės
pėr vizitėn, e cila kaloi nė njė atmosferė tė pėrzemėrt,
njofton Zyra pėr Informim e KK tė Prishtinės.
-
-
-
- B.
Bukoshi konstaton se faktori politik shqiptar nuk ėshtė i pėrgatitur
pėr bisedime me Beogradin
-
- Prishtinė,
7 mars 2003
- Partia e Re e Kosovės nė njė konferencė pėr gazetarė
ka vlerėsuar deklaratėn e pėrbashkėt tė pėrfaqėsuesve tė
lartė tė institucioneve tė Kosovės me kryeadministratorin
Shtajner pėr fillimin e bisedimeve pėr ēėshtje teknike mes
Prishtinės dhe Beogradit.
-
- Nė kėtė
takim me gazetarė, kryetari i kėsaj partie Bujar Bukoshi ka
konstatuar se "bisedimet nė kėto rrethana janė
kompensim i dėshtimit tė klasės politike tė Kosovės dhe i
mos-suksesit tė administrimit ndėrkombėtar nė Kosovė".
-
- Sipas
tij faktori politik Qeveria aktuale nuk ka idenė as konceptin
si tė qeverisin Kosovėn. Z. Bukoshi ėshtė i mendimit se
kryeministri as qė ėshtė duke ditur se ēfarė bėn patroni
i partisė sė tij. Ministrat e tij informohen nga gazetat pėr
fillimin e bisedimeve.
-
- Shqiptarėt,
thotė z. Bukoshi nuk i ka penguar askush, as z. Steiner pėr
tu pregaditur pėr bisedime, prandej nuk kemi tė drejtė qė
atė ta akuzojmė pėr mangėsitė tona. Mirėpo, ne kemi tė
drejtė dhe duhet tė kėrkojmė nga UNMIK-u dhe z. Steiner qė
ata tė qeverisin tėrė territorin e Kosovės dhe tė mos
tolerojnė sistemin paralel tė shtetit serb nė veriun e
Kosovės.
-
-
- Gjilan:
Shoqata humanitare "Bereqeti" ndihmon familjet e dėshmorėve
-
- Gjilan,
7 mars 2003 -
Shoqata humanitare "Bereqeti" nė Gjilan, pėr nder
tė pesėvjetorit tė Epopesė sė Prekazit dhe luftės pėr
ēlirimin e Kosovės ka ndarė sot pėr tė gjitha familjet e
dėshmorėve nga njė pako ushqimore, pėrkatėsisht nga 12
kilogramė suxhuk.
Njė sasi e kėtyre ndihmave do t`u shpėrndahet edhe
familjeve me jetimė dhe tė tjerėve, qė kanė nevojė mė tė
madhe pėr to, thotė koordinatori Agim Hyseni.
Duke qenė dorė e ndihmės pėr skamnorėt,
"Bereqeti" ka ndihmuar disa herė edhe tė
zhvendosurit nga Lugina e Preshevės dhe IRJM.
-
-
- Udhėheqėsit
e komunave tė Kosovės u takuan me pėrfaqėsuesit e kompanisė
"Nokia" nė Helsinki tė Finlandės
-
- Prishtinė,
7 mars 2003
Kryetari i Kuvendit Komunal tė Prishtinės, Ismet Beqiri, si
dhe disa kryetarė tė tjerė tė komunave tė Kosovės Faruk
Spahija, kryetar i KK tė Mitrovicės, Aqif Shehu, kryetar i
KK tė Gjakovės, Adem Salihaj, kryetar i KK tė Ferizajt,
Agim Veliu, kryetar i KK tė Podujevės e Ali Lajēi, kryetar
i KK tė Pejės, u takuan sot me z. Mati Peltola dhe Hans
Holmberg, pėrfaqėsues tė kompanisė sė njohur tė
telefonisė "Nokia" nė kryeqytetin e Finlandės nė
Helsinki.
Gjatė takimit tė sotėm, udhėheqėsit e pushtetit lokalė
dhe pėrfaqėsuesit e kėsaj kompanie biseduan lidhur me
funksionimin sa mė tė suksesshėm tė sistemit tė telefonisė,
si dhe me qėllim tė kėmbimit tė pėrvojave nė kėtė fushė,
sidomos kur dihet se kompania "Nokia" deri tash ėshtė
e shtrirė nė mbi 100 shtete tė botės.
Gjatė ditės sė sotme, kryetari KK tė Prishtinės, Ismet
Beqiri dhe kryetarėt tjerė tė komunave tė Kosovės patėn
njė takim edhe me kompaninė e njohur "Jakopori" nė
Helsinki. Kjo kompani e cila ka tė punėsuar mbi 5 mijė punėtorė
ėshtė e pėrqėndruar kryesisht nė tri segmente kryesore: nė
ekonominė pyjore, nė energjetikė, si dhe nė ambient e
infrastrukturė.
-
-
- Investitorė
gjermanė vizituan Kuvendin Komunal tė Prishtinės
-
- Prishtinė,
7 mars 2003
Njė grup investitorėsh gjermanė tė prirė nga z.Helmut
Penc kanė vizituar sot Kuvendin Komunal tė Prishtinės dhe u
pritėn nga nga Sami Hamiti, ushtrues detyre i kryeshefit te
Ekzekutivit dhe Shefki Gashi, zėvendėskryetar i KK tė
Prishtinės.
Mysafirėt nga Gjermania kane shfaqur para nikoēirėve
interesimin e tyre pėr investime tė ndryshme nė qytetin e
Prishtinės dhe nė Kosovė nė fushėn e ndėrtimtarisė, tė
planifikimit hapėsinor nė sferen e rregullimit te hapėsirės
pėr parkingje kolektive, pastaj mbledhjen dhe riciklimin e
mbeturinave, nė hotelieri e fusha tė tjera.
Ushtruesi i detyrės sė kryeshefit ekzekutiv z. Sami Hamiti,
u ka ofruar pėrkrahje dhe gatishmėri mysafirėve gjermanė pėr
investime nė Prishtinė duke pasur parasysh interesin e
dyanshėm. Pėr bashkėpunim ėshtė shprehur edhe zevendėskryetari
i KK z.Shefki Gashi, duke insistuar qė kėso pėrkrahje tė
afrojnė edhe institucionet qendrore tė Kosovės, sidomos nė
planin e infrastrukturės ligjore.
-
-
- Gjykata
e Qarkut nė Prizren konfirmon se procesi gjyqėsor ndaj vrasėsve
tė Ukė Bytyqit pritet tė fillojė nė muajin prill
-
- Therandė,
7 mars 2003 -
Burimet e Gjykatės sė Qarkut nė Prizren kanė bėrė tė
ditur se procesi gjyqėsor ndaj vrasėsve tė ish-kryetarit tė
Kuvendit Komunal tė Therandės, Ukė Bytyqit, pritet tė
fillojė nga mesi i muajit prill tė kėtij viti.
Avokati i tė arrestuarėve, Rexhep Hasani ka deklaruar se
procesi i hetimeve ėshtė nė pėrfundim e sipėr dhe nga
fundi i marsit pritet qė lėnda t'i pėrcillet prokurorisė,
e cila do tė ngrejė aktakuzėn.
-
-
- Kryetari
i Kuvendit Komunal tė Prishtinės, pėrgėzon mėsimdhėnėsit
pėr Ditėn e Mėsuesit
-
- Prishtinė,
7 mars 2003 Kryetari i Kuvendit Komunal tė Prishtinės, Ismet Beqiri me rastin
e 7 Marsit - Ditės sė Mėsuesit ka pėrgėzuar mėsimdhėnėsit
e Komunės sė Prishtinės.
-
- Nė pėrgėzimin
e kryetarit Beqiri, theksohet se mėsimdhėnėsit ishin
shtylla e shtetėsisė sė Kosovės, jo vetėm gjatė dekadės
qė e lamė pas nėn kushtet e regjimit serb. Ai beson pėr njė
tė ardhme mė tė ndritur tė mėsimdhėnėsve, si dhe nė njė
mbėshtetje mė tė theksuar institucionale nė fushėn e
arsimit.
Po ashtu kryetari i KK tė Prishtinės, Ismet Beqiri pėrgėzon
edhe nėnat, me ē'rast atyre ua uron 8 Marsin Ditėn e
Gruas, ka bėrė tė ditur, Zyra pėr Informim e KK tė
Prishtinės.
-
-
- KFOR-i
instaloi nxehjen qendrore nė Qendrėn rinore tė Podujevės
-
- Podujevė,
7 mars 2003 (QIK) Dy km nė verilindje tė Podujevės janė gjetur 2 raketa klasike
antitank tė prodhimit rus tė cilat do tė shkatėrrohen nesėr,
ka njoftuar Kollarik duke pohuar se ato janė gjetur afėr
rrugės nė fshatin Shtedim. Nė pyetjen e gazetarėve se a
janė ato raketa qė kanė mbetur nga lufta, Kollarik mohoi
duke thėnė se ato mund tė jenė lėnė nė atė vend kohėt
e fundit.
Situata e pėrgjithshme nė rajonin e Podujevės ėshtė e qetė
dhe njė situatė e tillė po mbretėron edhe nė kufirin e
Kosovės me Serbinė, ka theksuar nė konferencėn e sotme pėr
gazetarė zėvendėskomandanti i Batalionit tė Dytė Ēeko-Sllovak,
oficeri Kollarik.
-
- Ai ka
theksuar se KFOR-i po vazhdon me patrullimet rutinore dhe
operacionet, qė kanė pėr qėllim ruajtjen e sigurisė pėr
tė gjithė qytetarėt e Podujevės. Shefi i CIMIC-ut,
mbitogeri Pavel Mraz, njoftoi se ėshtė duke vazhduar ndihma
pėr familjet e varfėra tė Podujevės nga kontigjenti i
ndihmave humanitare tė orgnizatės ēeke ADRA.
"Ka pėrfunduar edhe projekti i instalimit tė ngrohjes
qendrore nė Qendrėn Rinore nė Podujevė i cili ka kushtuar
5 mijė euro", tha z. Mraz. Ai ka theksuar se KFOR-i ēek
me rastin e ditės sė mėsuesit po ndihmon shkollėn e mesme
teknike "Fan S. Noli" pėr rregullimin e ambientit
dhe se nė bashkėpunim me DMPD-nė po pėrgatitė ekspozitėn
e punimeve dhe tė fotografive nga vizita e nxėnėsve tė
Podujevės bėrė Republikės ēeke.
-
-
- Rrjeti
televiziv BBC pėrgatitė dokumentar pėr maskarėn nė
familjen Bogujevci dhe Duriqi
-
- Podujevė,
7 mars 2003 (QIK) Qėllimi i dokumentarit qė ne po pėrgatisim ėshtė qė tė hedhet
dritė mbi masakrėn e 28 marsit 1999 mbi familjet Bogujevci
dhe Duriqi, ka pohuar producenti Paresh Patel i cili bashkė
me producentin tjetėr Ian Hunter dhe kamermanin Will Edwards
pėr katėr ditė bėri gjirime nė Podujevė dhe Prishtinė.
-
- Z.
Patel dhe ekipi i BBC-sė ka takuar familjarėt e familjes
Bogujevci dhe familjarin Enver Duriqi i cili humbi familjen;
gruan me katėr fėmijėt dhe nėnėn e babain e tij. I njėjti
ekip ka bėrė gjirime edhe me fėmijėt Bogujevci tė cilėt
i shpėtuan masakrės e qė gjenden pėr trajtim shėndetėsor
nė Manēester tė Anglisė.
-
- Kurse
gjatė qėndrimit nė Kosovė ky ekip ka takuar edhe disa nga
dėshmitarėt qė mund tė hedhin dritė nė procesin gjyqėsor
qė pritet tė zhvillohet nė Serbi.
Prej 3 marsit deri tė enjten njė ekip i rrjetit televiziv
BBC nga Londra qėndroi nė Kosovė pėr tė pėrgatitur njė
film dokumentar pėr masakrėn nė familjet Bogujevci dhe
Duriqi, ka njoftuar sot Drejtoria pėr marrėdhėnie me
publikun dhe demokratizim e Podujevės.
Do theksuar se me ekipin e BBC-sė nė Kosovė qėndroi edhe
drejtoresha e Fondit pėr tė drejtėn humanitare z. Natasha
Kandiē.
-
-
- Fakulteti
Juridik i Universitetit tė Minesotės i dhuroi njė fond
librash Fakultetit Juridik tė Prishtinės
-
- Prishtinė,
7 mars 2003 -
Fakulteti Juridik i Universitetit tė Minesotės ka dhuruar mė
se 500 kilogramė libra pėr Fakultetin Juridik tė
Universitetit tė Prishtinės. Ky donacion ka rezultuar nga
vizita e njė delegacioni tė Fakultetit Juridik nė Shtetet e
Bashkuara nė tetor tė vitit 2000, vizitė kjo e cila qe
organizuar nga Zyra e SHBA-ve nė Prishtinė.
Nė njė letėr dėrguar nga profesorėt dhe studentėt e
Fakultetit Juridik, Z. Tracy Fisher, njėra nga organizatoret
e mbledhjes sė librave, e cila u takua me delegacionin nga
Kosova, thotė: "Shpresojmė se materialet qė u kemi dėrguar
do ti ndihmojnė fakultetit dhe studentėve tė Fakultetit
Juridik tė Universitetit tė Prishtinės qė ti arrijnė mė
lehtė qėllimet e tyre"
-
-
- S.
Hasellok thotė se dialogu me Beogradin duhet realizuar mbi
baza reale
-
- Prishtinė,
7 mars 2003 -
Dialogu me Beogradin duhet realizuar mbi baza reale, thotė
shefi pėr informim i Misionit tė UNMIK-ut nė Prishtinė
Sejmon Hasellok. Sipas tij, ky do tė jetė njė dialog
ekspertėsh qė do tė bisedojnė me homologėt respektiv nė
baza tė barabarta.
Z. Hasellok i bėri kėto prononcime nė radion "Evropa e
lirė".
Ai ka shtuar se krerėt e partive mė tė mėdha politike nė
Kosovė kanė mbėshtetur nismėn e kryeadministratorit
Shtajner pėr kėtė dialog, pėrfshirė kėtu edhe
kryeministrin.
-
- Pėr kėtė
ēėshtje thotė Haselok tashmė ekziston njė koncensus i pėrgjithshėm,
ndonėse ėshtė e vėrtetė se mbretėron njė atmosferė
nervoze, veēanėrisht pasa asaj ēfarė ka ndodhur pas
takimit qė ėshtė zhvilluar nė Zvicėr vitin e kaluar, thotė
Hasellok.
Ai ka shtuar se Misioni i UNMIK-ut do tė jetė pjesė pėrbėrėse
e delegacionit nga Kosova. Pra delegacioni i Kosovės do tė
jetė i pėrbashkėt ndėrmjet nesh si administratė ndėrkombėtare
dhe institucioneve tė pėrkohshme.
-
-
- Karla
Del Ponte thotė se gradualisht po mbyllet rrjeti rreth tė
akuzuarėve pėr krime lufte i Karaxhiqit dhe Mlladiqit
-
- Bruksel,
7 mars 2003 -
Kryeprokurorja e Tribunalit tė Hagės Karla Del Ponte ka
deklaruar nė Bruksel se gradualisht po mbyllet rrjeti rreth tė
akuzuarėve pėr krime lufte i Radovan Karaxhiqit dhe Ratko
Mlladiqit, duke shtuar se nė Serbi dhe Mal tė Zi mungon dėshira
pėr kapjen e tyre. Ajo ka theksuar se ėshtė nė dijeni se
ku gjenden tė arratisurit mė tė njohur ndėrkombėtar.
-
- Ajo ka
bėrė tė ditur se gjenerali i ushtrisė serbe tė Bosnjes
Ratko Mlladiq gjendet nė Serbi, pėrkatėsisht nė Beograd, tė
cilin e ruajnė pjesėtarėt e ushtrisė, thotė Karla Del
Ponte, duke shtuar se ėshtė shumė i lehtė arrestimi i tij
nėse ekziston vullneti pėr kėtė.
-
- Ajo
gjithashtu dha edhe adresėn e ish-liderit tė serbėve tė
Bosnjes Radovan Karaxhiqit, i cili sipas saj sillet nė
relacionin mes Republikės serbe dhe Malit tė Zi.
"E dimė se ka qenė dhe ndoshta Karaxhiq ende ėshtė nė
Manastirin Ostrok nė Mal tė Zi", - deklaroi zonja Del
Ponte.
Nė takimin me Havier Solanėn bėhet e ditur jozyrtarisht se
Karla Del Ponte, veē tjerash e ka informuar atė rreth
arrestimeve tė fundit nė Kosovė dhe se Gjykata Ndėrkombėtare
pėr Krimet e Luftės vazhdon me hetime pėr raste tė
ndryshme tė krimeve qė kanė ndodhur nė Kosovė gjatė
periudhės sė luftės.
-
-
- Persona
tė panjohur kanė bėrė atentat ndaj dekanit tė FSH Ylli
Pango duke montuar njė granatė nė garazhėn e tij
-
- Tiranė,
7 mars 2003 -
Atentati i ndodhur nė ditėn e enjte rreth orės tetė tė mėngjesit
ndaj dekanit tė Fakultetit tė Shkencave Ylli Pango, ishte
padyshim i organizuar dhe i menduar qė mė parė, njoftuan
masmediat e Tiranės. Granata e vendosur nė garazhėn e banesės
sė tij nė qytetin "Studenti" tė Tiranės ka shpėrthyer
sapo ėshtė hapur dera.
-
- Z.
Pango duket se e ka evituar valėn e drejtepėrdrejtė tė
goditjes, pasi e ka vėrejtur granatėn vetėm pak ēaste para
shpėrthimit dhe ėshtė shtrirė menjėherė nė tokė. Si
pasojė e kėtij shpėrthimi z. Pango ėshtė plagosur nė
disa pjesė tė trupit dhe ėshtė ndihmuar nga fqinjėt, tė
cilėt e kanė dėrguar nė spitalin ushtarak. Mjekėt e kėsaj
qendre spitalore kanė deklaruar se jeta e tij nuk ėshtė nė
rrezik.
Sipas vetė z. Pango ky atentat ka ndodhur si pasojė e
shfaqjes sė qėndrimeve tė tij nė opinion dhe deklaratave tė
ashpra qė i ka bėrė lidhur me zhvillimet e fundit nė kėtė
vend. Ai ėshtė shprehur se ka pasur shpeshherė telefonata kėrcėneuse.
Policia tashmė ka filluar hetime lidhur me kėtė rast pėr tė
zbuluar motivet e kėtij atentati.
Pėr kėtė ngjarje kanė reaguar edhe pėrfaqėsuesit e
partive kryesore politike nė Parlament, duke i bėrė thirrje
policisė dhe drejtėsisė tė angazhohen pėr gjetjen sa mė
tė shpejt tė autorėve dhe vėnien e tyre para ligjit.
-
-
- Agjencia
Amerikane pėr Zhvillim Ndėrkombėtar i dha Maqedonisė njė
ndihmė prej 12 milionė dollarėsh
-
- Shkup,
7 mars 2003 -
Agjencia Amerikane pėr Zhvillim Ndėrkombėtar i dha dje
Maqedonisė njė ndihmė prej 12 milionė dollarėsh, si pjesė
e marrėveshjes midis kėtij vendi dhe Fondit Monetar Ndėrkombėtar.
Kjo marrėveshje pėr kėtė ndihmė u nėnshkrua ndėrmjet
ambasadorit amerikan nė Shkup, Llorens Batler dhe ministrit tė
financave tė Maqedonisė, Petar Goshev.
Ambasadori Batler tha se ky ėshtė njė hap jetik pėr
finalizimin e marrėveshjes me Fondin Monentar Ndėrkombėtar
qė Maqedonia e ka nėnshkruar para pak javėsh. Ai ka theksur
se i ka thėnė qysh javėn e kaluar ministrit Goshev se
Shtetet e Bashkuara kanė 12 milionė arsye pėr ta mbėshtetur
kėtė vend tė rajonit.
-
- Ambasadori
Batler bėri me dije se priten edhe katėr-pesė milionė
dollarė tė tjerė brenda njė ose dy muajsh ndihmė
Maqedonisė nga Shtetet e Bashkuara.
-
-
- Zėvendėskryeministri
i Maqedonisė Musa Xhaferi thotė se BE do tė ndihmojė pėr
zbatimin e Marrėveshjes sė Ohrit
-
- Shkup,
7 mars 2003 -
Zėvendėskryeministri i Maqedonisė, Musa Xhaferi deklaroi se
Bashkimi Evropian do tė ndihmojė pėr zbatimin e Marrėveshjes
sė Ohrit, por ndihma do tė mvaret nga nevojat konkrete.
-
- Pėrveē
pėrkrahjes politike dhe marrjes sė pėrgjegjėsisė pėr
realizimin e saj njė pjesė e ndihmės qė ofron bashkėsia
evropiane ėshtė ndihmė materiale pėr realizimin e
dokumentit tė Ohrit, citohet tė ketė thėnė z. Xhaferi.
-
-
- Nė
Kumanovė nėntė gjimnazistė shqiptarė kėrkuan ndihmė
mjekėsoare duke shfaqur simptome helmimi
-
- Kumanovė,
7 mars 2003 -
Nė qytetin e Kumanovės, nėntė gjimnazistė shqiptarė, qė
i ndjekin mėsimet nė dy shkollat fillore "Bajram
Shabani" dhe "Naim Frashėri" kanė kėrkuar
ndihmė mjekėsore, duke shfaqur simptome tė ngjashme me ato
qė para disa muajsh u quajtėn helmime, tė cilat deri tash
nuk u ndriēuan.
-
- Njė pėrgjegjės
i shkollės i tha BBC-sė se nuk ėshtė e qartė nėse fjala
ėshtė pėr helmime. Kėta gjimnazistė kishin marramendje
dhe dhembje nė stomak.
-
-
- Qeveria
e Serbisė ka pranuar propozimin e shefit tė UNMIK-ut pėr
bisedime nė Prishtinė
-
- Beograd,
7 mars 2003 -
Qeveria e Serbisė e ka pranuar propozimin e shefit tė
UNMIK-ut, Mihael Shtajner pėr bisedime nė Prishtinė lidhur
me ēėshtjet praktike me interes tė dyanshėm. Njoftohet se
kėtė delegacion do ta udhėheq ministrja pėr punė sociale
Gordana Matkoviq.
-
-
- Pas
njė dekade u hap qarkullimi hekurudhor Podgoricė Shkodėr
-
- Podgoricė,
7 mars 2003 -
Me hapjen solemne tė hekurudhės Podgoricė - Shkodėr pas njė
pauze dhjetėvjeēare sėrish ėshtė vendosur qarkullimi
hekurudhor midis Malit tė Zi dhe Shqipėrisė, njoftuan mbrėmė
burimet nė Tiranė dhe nė Podgoricė.
-
-
- U
formua Komisioni parlamentaro-qeveritar pėr ndriēimin e
fatit tė tė zhdukurėve shqiptarė e maqedonas
-
- Shkup,
7 mars 2003 -
Pėr fatin e gjashtė shqiptarėve tė zhdukur dhe 13
maqedonasve gjatė konfliktit tė vitit 2001 ėshtė formuar
njė komision parlamentaro-qeveritar, i cili mė nė fund
familijarėve tė tė zhdukurėve do t'ua prezentojnė tė vėrtetėn.
Derisa deputetėt shqiptarė kanė shprehur gatishmėrinė pėr
tė bashkėpunuar me kėtė komision, ish-ministri i punėve tė
brendshme Lube Boshkovski kategorikisht ka refuzuar pjesėmarrjen
nė tė.
Kėtė komision e ka formuar Kėshilli Kombėtar i Sigurisė sė
Maqedonisė.
-
-
- Nga
orteku i borės nė Indi kanė humbur jetėn tė pakten 17
persona
-
- Nju-Delhi,
7 mars 2003 -
Mė shumė se 17 ushtarė indianė e humbėn jetėn nga orteku
i borės nė shtetin indian Xhamu dhe Kashmir. Kufomat e pesė
viktimave janė nxjerrė nga ekipet shpėtimtare, tė cilat
kanė arritur me helikopterė nė vendin e kapluar me ortekun
e borės.
Zėdhėnėsi i trupave tė Indisė tregoi se dhjetėra ushtarė
kanė shpėtuar. Sipas tij, mbi 30 ushtarė e humbėn jetėn nė
orteqet dhe moti i lig me borė nė muajin e fundit nė
rajonin e Himalajeve nė Indi
-
-
- Forcat
izraelite krijojnė zonė tė sigurisė nė Rripin verior tė
Gazės
-
- Gaza,
7 mars 2003
Forcat izraelite kanė okupuar sot (tė premten) njė pjesė
tė territorit nė Rripin verior tė Gazės, qė sipas njė
zyrtari tė lartė ėshtė njė vend tejet i pėrshtatshėnm,
prej nga palestinezėt do tė sulmonin me raketa Izraelin
jugor, njofton Rojter.
-
- Krijimi
i kėsaj zone tė sigurisė, siē e ka quajtur Radioja
izraelite, bėhet pas gjakderdhjeve tė ditėve tė kaluara
kur humben jetėn 11 palestinezė nė sulmet izraelite dhe 15
izralelitė nė sulmet vetėvrasėse palestineze.
-
-
- Nė
njė fatkeqėsi ajrore nė Algjeri kanė humbur jetėn 102
njerėz
-
- Algjer,
7 mars 2003 -
Nė fatkeqėsinė e aeroplanit tė Algjerisė qė ishte nisur
nga qyteti Tamarnaset nė shkretėtirė nė derjtim tė
kryeqytetit tė vendit, kanė humbur jetėn 102 njerėz, kurse
vetėm njė udhėtar ka mbijetuar me plagė tė rėnda.
-
-
- Pauell:
KS i OKB-sė dhe bashkėsia ndėrkombėtare po testohen me
Irakun
-
- Uashington,
7 mars 2003 - Sekretari amerikan i shtetit, Kolin Pauell ka tėrhequr vėrejtjen se
bashkėsia ndėrkomėtare po ballafaqohet me njė testim kur
duhet tė merret me Irakun.
-
- "Momenti
nė tė cilin u gjendėm tash ėshtė moment kritik, kur ne po
testohemi dhe kur Kėshilli i Sigurimit, Kombet e Bashkuara
dhe bashkėsia ndėrkombėtare po testohet", ka thėnė
sekretari amerikan i shtetit.
Shtetet e Bashkuara dhe Britania ballafaqohen me kundėrshtim
tė fortė nga Rusia, Kina dhe Franca ndaj ēfarėdo rezolute
tė re pėr Irakun. Edhe Kina tha se nuk neovijitet rezolutė
e re.
-
-
- Bush:
Nėse do tė na duhet, ne do tė veprojmė pa miratimin e
OKB-sė
-
- Uashington,
7 mars 2003 - Presidenti Bush thotė se bota ėshtė disa ditė larg vendimit lidhur
me mėnyrėn se si do tė veprohet me armėt e dyshimta
irakiane tė shkatėrrimit nė masė. Franca, Rusia dhe Kina
duan qė inspektimet e armėve nga ana e OKB-sė tė vazhdojnė.
-
- Presidenti
Bush kėrkon qė Kėshilli i Sigurimit tė vendosė tė
zbatohen me forcė paralajmėrimet e mėparshme pėr pasoja tė
rėnda, nė se Iraku nuk ēarmatoset. Nėse do tė na
duhet tė veprojmė, ne do tė veprojmė dhe nė tė vėrtetė
nuk na duhet miratimi i OKB-sė pėr ta bėrė njė gjė tė
tillė, thotė presidenti Bush.
-
-
- Kufiri
i Kuvajtit "pritet pėr luftė"
-
- Kuvajt,
7 mars 2003 -
Nė njė dokument tė brendshėm tė Kombeve tė Bashkuara, i
cili ka rėnė nė dorė tė BBC-sė, thuhet se ka pasur njė
inkursion tė paautorizuar tė trupave amerikane nė zonėn e
ēmilitarizuar mes Irakut dhe Kuvajtit.
-
- Vėzhguesit
e OKB-sė nė rajon kishin zbuluar tri tė ēara tė mėdha,
secila nga 25 metra, nė rrjetin elektrik qė ndan kėto dy
vende. Vėzhguesit thanė se disa minuta mė herėt, kishin
parė disa burra tė veshur me rroba civile, tė cilėt kishin
thėnė se ishin marinsa amerikanė. Ata u kishin thėnė vėzhguesve
se kishin leje nga autoritetet kuvajtiane pėr tė vizituar
zonėn e ēmilitarizuar.
-
-
- Aspirina
kundėr kancerit
-
- Nju
Hampshir, SHBA, 7 mars 2003 - Njė ditė pasi shkencėtarėt nė Itali njoftuan
se aspirina mund tė ndihmojė nė parandalimin e kancerit tė
gojė dhe grykė, studime amerikane tregojnė se ky medikament
mund tė ndihmojė shumė nė uljen e mundėsisė qė njerėzit
tė marrin kancerin e zorrės sė trashė, qė ėshtė shkaku
i dytė kryesor nė vdekjet nga kanceri nė Shtetet e
Bashkuara.
-
- Shkencėtarėt
nė Nju Hampshir dhe Ēikago thonė se studimet e tyre tregojnė
se pėrdorimi i rregullt i aspirinės mund tė ulė rrezikun e
rritjes sė substancave parakanceroze nė zorrėn e trashė qė
shpesh ēon nė kancer nė zorrė.
-
- Megjithatė,
kėrkuesit shkencorė paralajmėruan se do tė nevojitet mė
shumė punė pėr tė vlerėsuar pasojat e mundshme anėsore tė
pėrdorimit tė aspirinės pėr njė kohė tė gjatė.
|
|
|

|
|

|
|
Copyright©2000-2003
Trepca.net - Tė gjitha
tė drejtat e rezervuara. |
|
|

|
|
|