|
 |
|
Z. Reno Harnish |
|
|
- Pragė, 4 mars 2003 -
"Ideja pėr formimin e 'Bashkėsisė sė Komunave
Serbe' ėshtė propozim i Kėshillave Kombėtarė Serbė,
disa prej tė cilave paraqesin anėn radikale tė
qytetarėve serbė nė Kosovė", tha Rino
Harnish, shef i Misionit amerikan nė Prishtinė.
-
- Nė
njė intervistė dhėnė radios "Evropa e lirė"
Harnish tha se njė ide e kėtillė nuk e ndihmon
zhvillimin e Kosovės dhe ėshtė e bazuar nė njėkombėsi
dhe qartazi ėshtė pengesė pėr pėrparimin nė kėtė
rajon.
Ndėrkaq duke komentuar kėrkesėn serbe pėr kthimin
e forcave tė Ushtrisė Jugosllave dhe policisė serbe
nė Kosovė, z.Harnish tha se komuniteti ndėrkombėtar
ka kėrkuar nga KFOR-i qė tė pėrgjigjet pėr njė
ambient tė sigurtė nė Kosovė, dhe KFOR-i vazhdon tė
kryejė kėtė funksion nė mėnyrė shumė tė mirė.
Nuk ka ardhur koha qė tė flitet pėr kthimin e
forcave serbe nė Kosovė, tha ai.
|
-
- Lidhur
me prononcimet e kryeministrit serb Zoran Gjingjiq me opsione
tė ndryshme pėr Kosovėn, z.Harnish vlerėsoi se se kėto
prononcime janė shumė destabilizuese.
"Nė fakt, propozimet e kėtilla janė tė disenjuara qė
tė thellojnė edhe mė shumė dallimet nė mes tė
reformuesve dhe nacionalistėve nė tėrė Ballkanin. Nuk ėshtė
koha qė tė adresohet ēėshtja e statusit pėrfundimtar.
-
- Qeveria
e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės ėshtė e sigurtė se
koha ka ardhur qė tė gjithė nė Kosovė tė pėrqėndrohen
nė pėrmbushjen e standardeve tė pėrcaktuara. Prandaj,
mendojmė se propozimet e zotit Gjingjiq mbi federalizimin apo
ndarjen janė tė gabueshme dhe tė paraqitura nė mėnyrė
joadekuate pėr diskutimet mbi statusin e Kosovės", nėnvizoi
Harnish.
Zoti Harnish nė vazhdim tha se Qeveria e Shteteve tė
Bashkuara pėrkrah shumė idenė e fillimit tė bisedimeve
teknike nė mes tė Prishtinės dhe Beogradit. Sipas tij, palėt
nė kėto diskutime do tė pėrqėndroheshin nė ēėshtje tė
caktuara prej tė cilave do tė pėrfitonin tė dyja anėt qė
ndahen nga njė kufi administrativ.
-
- Ēėshtjet
si ajo e njohjes sė dokumenteve tė UNMIK-ut, ajo e targave tė
veturave tė regjistruara nė Kosovė, mund tė ketė bashkėpunim
rreth luftės kundėr krimit, rreth furnizimit me energji
elektrike dhe ka shumė ēėshtje tė tjera pėr tė cilat do
tė mund tė bisedohej, por tė cilat asnjėherė nuk do tė
preknin statusin e Kosovės, tha Harnish.
I pyetur se deri nė ē'masė UNMIK-u duhet tė transferojė
kompetencat tek autoritetet vendore, Harnish tha se ankesat e
udhėheqėsve se nuk kanė pėrgjegjėsi dhe autoritet pėr tė
realizuar standardet mė duken tė zbehura. "Dhe unė do
tė sfidoja ēdo lider i cili do tė thoshte se institucionet
e pėrkohshme kosovare nuk kanė autoritet. Ato kanė
autoritet dhe duhet ta ushtrojnė atė", tha ai.
"Pėrfaqėsuesi i Posacėm i Sekretarit tė Pėrgjithshėm
ka premtuar se viti 2003 do tė jetė vit i transferimit tė pėrgjegjėsive
shtesė tek institucionet e pėrkohshme. Unė shpresoj se kėto
institucione janė tė gatshme, kanė vullnet dhe mundėsi qė
marrin pėrsipėr disa nga cėshtjet e mėdha ekonomike,
pushteti mbi tė cilat do t'u transferohet atyre",
theksoi Harnish dhe shtoi se "u takon institucioneve tė
pėrkohshme qė tė hartojnė njė program solid mbi
objektivat qė ata duan tė realizojnė kėtė vit".
Lidhur me procesin e kthimit tė serbėve tė zhvendosur,
Harnish tha se kjo ēėshtje duhet tė zgjidhet nė
partneritet ndėrmjet bashkėsisė ndėrkombėtare dhe bashkėsisė
qė pranon tė zhvendosurit, e cila nė Kosovė ėshtė e pėrbėrė
prej shqiptarėve. "Bashkėsia ndėrkombėtare mund tė
sjellė ide, para dhe projekte tė organizatave joqeveritare.
-
- Vetė
Qeveria ime ėshtė pėrkushtuar mbi kėtė cėshtje me 5
milionė e 500 mijė dollarė qė i kemi sjellė vitin e
kaluar pėr procesin e kthimit, ndėrsa kėtė vit kjo shumė
ka arritur nė 8 milionė dollarė", theksoi Harnish.
Pyetjes se kosovarėt kanė frikė se SHBA-tė do ta zvogėlojnė
praninė amerikane nė Kosovė dhe sa ėshtė e arsyeshme kjo
frikė, Harnish iu pėrgjegj: "Pavarėsisht nga
zhvillimet e fundit, Shtetet e Bashkuara janė tė angazhuara
me prani ushtarake nė Kosovė.
-
- Ngjashėm
me kėtė, nė kohėn kur po mundohemi qė tė ndihmojnė rindėrtimin
e Afganistanit, rindėrtimin e Irakut, Kongresi ka ndarė gati
100 milionė dollarė ndihmė pėr Kosovėn. Duke marrė
parasysh se Kosova ka vetėm dy milionė banorė, kjo ndihmė
ėshtė e madhe.
-
- Dhe
sė fundi, mund tė shihni interesimin e Kongresit dhe degėve
ekzekutive mbi ēėshtjen e stabilitetit nė Ballkan, kjo cėshtje
diskutohet nė NATO, nė Bashkimin Evropian.
-
- Prandaj,
nuk mendoj se ekziston rreziku qė Kosova tė largohet thėnė
figurativisht nga radari. Unė mendoj se ėshtė pikėrisht nė
qendėr tė interesimit pėr krijimin e njė Evrope
stabile", tha mes tjerash nė kėtė intervistė Rino
Harnish.
|
|