3.03.2003 - Trepca.net

Lajme

E hėne, 3 mars 2003

 

Pėrmbajtja:

  • Presidenti Rugova priti ministrin e Jashtėm tė Islandės

  • Islanda merr kontrollin civil tė aeroportit tė Prishtinės

  • Kosova edhe sot nė terr

  • Bombė mbi stacionin e policisė nė Mitrovicė

  • "Hotline" urgjente me zyrėn e Ombudspersonit tė Kosovės

  • Kryetari i BDI-sė Ali Ahmeti tė martėn dhe tė mėrkurėn do tė qėndrojė nė njė vizitė nė Kosovė

  • Deputetėt serbė kėrkojnė tė shpallen tė pavlefshme deklaratat e Kuvendit tė Kosovės

  • Gjykata Kushtetuese e Maqedonisė ka anuluar tri nene tė ligjit tė arsimit tė lartė

  • Sipas njė ankete nė Serbi vetėm 5.8 pėr qind tė anketuarve janė tė mendimit se Kosova duhet tė jetė e pavarur

  • Nė Dibėr u pėrurua shtatorja e Heroit Kombėtar Shqiptar - Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu

  • Nė doganėn qė lidh Kosovėn me Shqipėrinė ditėve tė fundit janė shtuar taksat doganore

  • Basketboll: Filloi stinori pranveror i ligės ABK

  • Iraku ka shkatėrruar sot tė pakten edhe shtatė raketa AL Samund 2

  • Athinė: Pjesėtarėt e gueriles '17 Nėntorit' nė gjyq

  • Trupat izraelite kanė vrarė sot tė pakten 8 palestinezė dhe kanė plagosur tė pakten 40 tė tjerė

  • Filloi tė merret nė pyetje zyrtari i lartė i al Kaidės

  • Gjatė luftimeve tė djeshme nė Gaza janė vrarė tre palestinezė

  • Shtohen thirrjet pėr dorėheqjen e Sadamit

  • Votimi turk dhembje koke pėr Amerikėn

  • Shirak zhvillon vizitė zyrtare nė Algjeri


 

Presidenti Rugova priti ministrin e Jashtėm tė Islandės
 
   
Prishtinė, 3 mars 2003 - Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova nė mjediset e aeroportit tė Prishtinės priti ministrin e Punėve tė Jashtme tė Islandės Haldor Asgrimason, vendi i tė cilit prej sot ka marrė menaxhimin e aeroportit civil tė kryeqytetit tė Kosovės.

Presidenti Rugova dhe ministri i Islandės, bashkė me pėrfaqėsuesit e KFOR-it morėn nė ceremoninė e transferit dhe tė ndėrrimti tė komandave tė nga ajo italiane nė atė tė Islandės. Presidenti Rugova mė kėtė rast shprehu kėnaqėsinė e veēantė, duke shpresuar dhe duke qenė i bindur se Islanda do tė ndihmojė me menaxhimin e mirė tė aeroportit tė Prishtinės. Islanda, tha ai, kėtu ka edhe disa policė qė shėrbejnė nė Kosovė.

Gjithashtu zoti Rugova tha se ministrin Asgrimason e ka njohur me progresin e arritur nė Kosovė, me objektivat e zhvillimit ekonomik, tė privatizimit dhe krijimit tė vendeve tė reja tė punės, si dhe lidhur me integrimin e grupeve etnike nė shoqėrinė e Kosovės. "Insistimi ynė ėshtė qė tė njihet Kosova sa mė parė sepse do tė qetėsohej rajoni ynė.
 
Ne punojmė nė kėtė rrugė me ndėrkombėtarėt dhe kemi sukses nė kėtė drejtim, mendoj nė transferin e pushtetit qė e ka paralajmėruar zoti Shtajner", tha Presidenti Rugova dhe theksoi se "ky ėshtė njė rast i mirė qė tė njihemi mė shumė me Islandėn dhe me popullin e saj dhe do tė kemi marrėdhėnie miqėsore".
 
    
Islanda merr kontrollin civil tė aeroportit tė Prishtinės
 
Prishtinė, 3 mars 2003 - Shefi i UNMIK-ut, Mihail Shtajner zhvilloi sot njė takim me ministrin e Punėve tė Jashtme tė Islandės Halldor Asgrimson, i cili prej dje ndodhet nė Kosovė.
 
Shtajner u shpreh se ėshtė i bindur qė Islanda do ta kryejė kontrollin civil tė aeroportit. Ndėrkaq, ministri Asgrimson deklaroi se KFOR-i islandez do tė punojė nė atė drejtim qė sa mė shpejt kontrolli civil tė kalojė tek autoritetet vendore.

Kėshtu Islanda prej sot do ta marrė nėn kontroll aeroportin civil tė Prishtinės. Nė kėtė drejtim Islanda si vend nė ishull ka pėrvojė tė madhe nė mexhaminin e aeroportit nė kushtet e vėshtira atmosferike. Ministri islandez u shpreh optimist nė menexhimin e aeroportit tė Prishtinės nga vendi i tij.
 
 
Kosova edhe sot nė terr
 
Prishtinė, 3 mars 2003 - Dje dhe sot Kosova ėshtė me mbi katėr orė nė terr dhe vetėm nga njė orė me drita. Zytarisht kjo erdhi si pasojė e rėnies sė bllokut tė vetėm nė funksion tė Kosova B.
 
Me gjithė premtimet se sot nė mėngjes situata elektroenergjetike do tė pėrmirėsohet, por mjerisht gjendja nuk ėshtė pėrmirėsuar dhe vetėm nga njė orė ka drita.
 
 
Bombė mbi stacionin e policisė nė Mitrovicė
 
Mitrovicė, 3 mars 2003 - Nė stacionin e policisė sė UNMIK-ut nė veri tė Mitrovicės tė dielėn ėshtė hedhur njė bombė dorė. Nuk njoftohet pėr tė lėnduar, por janė dėmtuar tri makina tė policisė dhe njė makinė private. Sipas pėrfaqėsuesit tė UNMIK-ut ndėrtesa e policisė ka pėsuar dėme tė vogla dhe hetimet po vazhdojnė.
 
 
"Hotline" urgjente me zyrėn e Ombudspersonit tė Kosovės
 
Prishtinė, 3 mars 2003 - "Nė qoftė se besoni se tė drejtat tuaja janė shkelur apo ėshtė bėrė ndonjė keqpėrdorim i autoritetit nga UNMIK-u apo nga autoritetet qeveritare vendore, ju mund tė ankoheni tek Ombudspersoni", thuhet nė njė njoftim tė Zyrės sė ombudspersonit Marek Antoni Novicki dhe theksohet se roli i tij ėshtė qė tė mbrojė tė drejtat dhe tė pėrkujdeset pėr njė qeverisje tė mirė nė tėrė Kosovėn.

Grupi i tij multietnik i pėrbėrė prej juristėve nderkombėtarė dhe vendorė me qendėr nė Prishtinė dhe nė zyret rajonale nė Gjilan, Mitrovicė, Pejė dhe Prizren, janė nė dipozicion pėr tė bėrė hetimet e ankesave tuaja dhe tė monitorojnė menyrat e zbatimit dhe ligjet e pranuara nga keto autoritete.

"Nėse dėshironi tė ankoheni, ejani tek Ombudspersoni me mirėbesim dhe shfrytėzoni shėrbimet pa pagesė", thuhet mė tutje nė kėtė njoftim dhe theksohet se qė nga 3 marsi 2003, mund tė merren kontakte me juristėt pėrmes linjės urgjente "HOTLINE" 038 - 548 087 tė gjitha ditėve tė punės mes orės 9:00 - 17:00.
 
 
Kryetari i BDI-sė Ali Ahmeti tė martėn dhe tė mėrkurėn do tė qėndrojė nė njė vizitė nė Kosovė
 
Shkup, 3 mars 2003 - Zėdhėnėsja e BDI-sė Ermira Mehmeti ka konfirmuar se kryetari i kėsaj partie, Ali Ahmeti, me ftesė tė kryeadministratorit Shtajner do qėndrojė nė njė vizitė dyditor nė Kosovė. Ai do tė takohet me krerėt politikė tė Kosovės, si dhe me shefin e UNMIK-ut, Mihael Shtajner.
 
Kjo ėshtė vizita e parė zyrtare e Ali Ahmetit nė Kosovė qė kur partia e tij ka hyrė nė koalicionin qeveritar tė Maqedonisė.
 
 
Deputetėt serbė kėrkojnė tė shpallen tė pavlefshme deklaratat e Kuvendit tė Kosovės
 
Prishtinė, 3 mars 2003 - Deputetėt e koalicionit serb "Kthimi" i kanė dėrguar njė letėr kryeadministratorit Mihael Shtajner nėpėrmjet sė cilės ata shprehin "pakėnaqėsitė e tyre" pėr punėn e Kuvendit tė Kosovės dhe qėndrimet e deputetėve shqiptarė.
 
Ata i kanė bėrė thirrje Shtajnerit qė tė shfrytėzojė tė drejtat e tij dhe t'i shpallė tė pavlefshme deklaratat e fundit tė Kuvendit me tė cilat pėrkrahet ideja e shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės.
 
Nė kėtė letėr pastaj spekulohet se shumica e shqiptarėve e keqpėrdorin institucionin e Kuvendit dhe promovojnė idetė e tyre politike duke rrezikuar principin e multietnicitetit nė Kosovė, thuhet ndėr tė tjera nė kėtė letėr tė deputetėve serbė.
 
 
Gjykata Kushtetuese e Maqedonisė ka anuluar tri nene tė ligjit tė arsimit tė lartė
 
Shkup, 3 mars 2003 - Gjykata Kushtetuese e Maqedonisė ka anuluar tri nene tė ligjit tė arsimit tė lartė qė kanė tė bėjnė me nostrifikimin apo njohjen e diplomave tė marra jashtė vendit. Ky vendim ka tė bėjė me ata studentė, qė kanė mbaruar studimet nė Shqipėri, Bullgari dhe nė Turqi. Tash e tutje nė vend tė Ministrisė sė Arsimit, njohjen e diplomave do ta bėjnė fakultetet e universiteve tė Maqedonisė.
 
Megjithėse kjo ėshtė njė detyrė e komplikuar, ministri i arsimit Aziz Pollolzhani shpreson se vendimet e Gjykatės Kushtetuese tė Maqedonisė mund tė pėrshtaten me qėllim qė procedura pėr njohjen e diplomave qė kanė studijuar nė universitete jasht kėtij vendi tė pėrshpejtohet.
 
 
Sipas njė ankete nė Serbi vetėm 5.8 pėr qind tė anketuarve janė tė mendimit se Kosova duhet tė jetė e pavarur
 
Beograd, 3 mars 2003 - Sipas njė sondazhi rreth 35 pėr qind tė tė anketuarve nė Serbi mendojnė se Kosova nuk do tė jetė mė pjesė e Serbisė, ndėrkaq 30 pėr qind mendojnė se ajo do tė mbetet nė pėrbėrje tė Serbisė, por vetėm formalisht.
 
Njė pjesė e anketuarve thonė se territori i Kosovės duhet tė ndahet nė dy pjesė ndėrmjet serbėve dhe shqiptarėve.
 
Ndėrkaq, 6,7 pėr qind e shohin Kosovėn nė pėrbėrje tė Serbisė dhe tė Malit tė Zi, por jashtė suazave tė Serbisė, ndėrkaq 5.8 pėr qind janė tė mendimit se Kosova duhet tė fitojė statusin e pavarur.
 
Gjysma e tė anketuarve 52.8 pėr qind mendojnė se pikėrisht tani ėshtė koha mė e mirė pėr tė filluar nisma pėr zgjidhjen e statusit pėrfundimtar tė Kosovės.
 
 
Nė Dibėr u pėrurua shtatorja e Heroit Kombėtar Shqiptar - Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu
 
Dibėr, 3 mars 2003 - Nė Dibėr dje ėshtė vendosur shtatorja e Heroit Kombėtar Shqiptar Gjergj Kastrioti - Skėnderbeu, e cila u vendos nė sheshin e kėtij qyteti, me dimensione mbi tri metra e 60 centimetra. Ky akt konsiderohet historik nga popullata shqiptare e Maqedonisė.
 
Nė kėtė manifestim morėn pjesė me mijėra njerėz nga qytetet e ndryshme tė vendit dhe rajone tė tjera ku jetojnė shqiptarėt.

Manifestimi i djeshėm u shoqėrua me njė program tė pasur nga artistėt e Shqipėrisė dhe Kosovės.
 
 
Nė doganėn qė lidh Kosovėn me Shqipėrinė ditėve tė fundit janė shtuar taksat doganore
 
Tiranė, 3 mars 2003 - Nė doganėn qė lidh Kosovėn me Shqipėrinė ditėve tė fundit janė shtuar taksat doganore pėr tė gjitha mallrat e konsumit tė gjerė qė hyjnė nga Kosova nė Shqipėri dhe anasjelltas.
 
Autoritetet doganore shqiptare thonė se kėto masa janė konform ligjit dhe synojnė pengimin e tregtisė sė jashtėligjshme, kurse tregtarėt shqiptarė pohojnė tė kundėrtėn se kėto masa janė tė papėrballueshme pėr ta.
 
 
Basketboll: Filloi stinori pranveror i ligės ABK
 
Prishtinė, 3 mars 2003 – Tė shtunėn dhe tė dielen u luajtėn takimet e xhiros sė 15-tė tė ligės ABK nė basketboll, qė njėherit ishte edhe java e parė e stinorit pranveror tė kėsaj lige.

Tė gjitha ndeshjet e kėsaj jave ishin shumė interesante, me ēka vėrtetohen pohimet se nė vazhdim tė kampionatit tė ligės ABK nė basketboll nuk do tė ketė favorit nė asnjė takim. Kėtė mė sė mirė e treguan takimet: Mabetex - Ylli dhe Bashkimi – Trepēa.
 
Ekipi i Yllit qė nė sezonin e kaluar vjeshtor llogaritej si autsajder i kėsaj lige tash kur ėshtė pėrforcuar me disa basketbollistė cilėsor njė gjė e tillė nuk mund tė thuhet mė. Nė Prizren u zhvillua ndoshta ndesha mė interesante e kėsaj jave mes Bashkimit dhe Trepēės nga Mitrovica.
 
Fituesi i kėtij takimi nuk dihej deri nė sekondėn e fundit tė takimit. Fitore nė fund shėnoi Trepēa por kjo ndodhi vetėm falė fatit pasiqė nė sekondėn e fundit tė takimit Besim Braha shėnon tri pikė.

MEB Prishtina dhe lideri Dukagjini shėnuan fitore tė pritura kundėr Dritės sė Gjilanit gjegjėsisht Excluzivit
 
 
    Liga ABK
   Rezultatet - xhiroja e 15-tė
1 dhe 2 mars 2003
    Prishtina - Drita
94:77
    QMI Bashkimi - Trepēa
80:81
    Dukagjini - Excluzive
85:75
    Mabetex - Ylli
91:80
    Nė xhiron e 16-tė mė 8 e 9 mars 2003, takohen:
  
    Excluzive - MEB Prishtina,
    Drita - Trepēa,
    QMI Bashkimi - Mabetex, 
    Ylli - Dukagjini.
Tabela
N
F
H
KD
P
1.
Dukagjini
15
13
2
1365:1234
28
2.
MEB Prishtina
15
12
3
1381:1155
27
3.
Mabetex
15
10
5
1378:1250
25
4.
Drita
15
9
6
1353:1281
24
5.
Trepēa
15
8
7
1280:1282
23
6.
Excluzive
15
5
10
1156:1146
20
7.
QMI Bashkimi
15
3
12
1198:1253
18
8.
Ylli
15
0
15
1181:1534
15
    
Iraku ka shkatėrruar sot tė pakten edhe shtatė raketa AL Samund 2
 
Bagdad, 3 mars 2003 – Iraku ka shkatėrruar sot (tė hėnėn) tė pakten edhe shtatė raketa AL Samund 2 dhe kėshtu e ka shpejtėsuar procesin paqėsor nė pėrpjekje pėr tė shmangur luftėn, njofton Rojter.
 
Inspektorėt e Kombeve tė Bashkuara pėr armė kanė thėnė se Iraku duhet tė dorėzojė raportin e shkatėrrimit unilateral tė anthraksit dhe tė agentit nervor VX.
 
Njė zyrtar i Ministrisė sė Informacionit ka thėnė se Iraku ka filluar sot heret nė mėngjes shkatėrrimin e kėtyre raketave dhe do tė shkatėrrojė sot ndėrmjet shtatė dhe nėntė sosh.
 
 
Athinė: Pjesėtarėt e gueriles '17 Nėntorit' nė gjyq
 
Athinė, 3 mars 2003 - Gjyqi kundėr 19 personave tė arrestuar si pjesėtarė tė organizatės guerilase '17 Nėntori', fillon tė hėnėn nė Athinė nėn masa shumė tė rrepta sigurie. Gjykimi fillon nė njė situatė tė tensionuar qė ėshtė krijuar nga reagimet e mediave pėr shkak tė kufizimeve nė publicitetin e zhvillimit tė procesit gjyqėsor.

Shumica e tė pandehurve pritet tė tėrheqin dėshmitė qė patėn dhėnė gjatė procesit tė hetimit, me arsyetimin se autoritetet kanė pėrdorur manipulime dhe barna hipnotizuese pėr marrjen e kėtyre dėshmive.
 
 
Trupat izraelite kanė vrarė sot tė pakten 8 palestinezė dhe kanė plagosur tė pakten 40 tė tjerė
 
Gaza, 3 mars 2003 – Trupat izraelite me tanke kanė hyrė rrufeshėm sot (tė hėnėn) nė kampin e refugjatėve Bureixh nė Rripin e Gazės, ku kanė vrarė tė pakten tetė palestinezė dhe kanė plagosur tė pakten 40 tė tjerė nė pėrleshjet qė shpėrthyen gjatė arrestimit tė liderit tė grupit militant islamik Hamas, kanė pohuar dėshmitarėt, njofton Rojter.
 
Zyrtarėt spitalorė palestinez kanė thėnė se njė grua shtatzėnė 33-vjeēare ėshtė vrarė nga copat kur armata e ka hedhur nė erė me njė shperthim shtėpinė e militantit nė fjalė dhe gjatė shkėmbimit tė zjarrit ėshtė vrarė njė djalosh 13 vjeēar. Pėr tė vrarėt e tjerė nuk ėshtė dhėnė identiteti.
 
Njoftohet se sulmet izraelite nė kėtė kamp refugjatėsh kanė pushuar pak pas agimit.
 
 
Filloi tė merret nė pyetje zyrtari i lartė i al Kaidės
 
Islamabad, 3 mars 2003 - Autoritetet e Pakistanit dhe Shteteve tė Bashkuara kanė filluar ta marrin bashkėrisht nė pyetje zyrtarin e lartė tė dyshuar tė organizatės terroriste al Kaida, Halid Sheik Momamed nė njė lokacion nė Pakistan, i cili u arrestua dje, njoftojnė zyrtarėt e Islamabadit.
 
Ai ėshtė planifikuesi i dyshuar i sulmeve terroriste tė 11 shtatorit nė Shtetet e Bashkuara dhe supozohet se ėshtė lideri i tretė nė hierarkinė e al Kaidės, pas Osama bin Ladenit dhe Ajman al-Zavahirit.
 
 
Gjatė luftimeve tė djeshme nė Gaza janė vrarė tre palestinezė
 
Gaza, 3 mars 2003 - Trupat izraelite tė mbėshtetura nga tanke dhe helikopterė sulmues ndėrmorėn njė operacion nė qytetin Kan Junis nė jug tė Brezit tė Gazės, kurse gjatė luftimeve janė vrarė tre palestinezė, kurse 25 janė plagosur, bashkė me dy ushtarė izraelit.
 
Ushtria izraelite ka shkatėrruar ndėrtesa dhe objkete tjera pėr tė cilat thotė se shfrytėzohen nga militantė pėr tė goditur qytetet dhe vendbanimet izraelite me bomba dhe raketa tė quajtura Kasam.
 
 
Shtohen thirrjet pėr dorėheqjen e Sadamit
 
Bagdad, 3 mars 2003 - Vendet arabe kanė vazhduar t'i bėjnė thirrje presidentit Sadam Husein qė tė largohet nga pushteti nė mėnyrė qė tė shmangė luftėn. Kabineti i Kuvajtit ka mbėshtetur njė propozim tė bėrė tė shtunėn nga Emiratet e Bashkuara, qė i kėrkon udhėheqėsit irakian tė shkojė nė mėrgim, duke i dhėnė nė kėmbim garanci se ai nuk do tė persekutohet.
 
 
Votimi turk dhembje koke pėr Amerikėn
 
Ankara, 3 mars 2003 - Votimi kundėr dislokimit tė trupave amerikane nė Turqi nga parlamenti i kėtij vendi tė shtunėn, ka shkaktuar frustrim nė Uashington.

Tani qė veprimet ushtarake duken gjithmonė e mė shumė tė afėrta, Shtetet e Bashkuara duan qė trupat e tyre tė vendosen nė tokėn turke sa mė shpejt qė tė jetė e mundur.
 
 
Shirak zhvillon vizitė zyrtare nė Algjeri
 
Algjer, 3 mars 2003 - Presidenti francez Zhak Shirak po zhvillon nė Algjeri vizitėn e parė zyrtare qė njė udhėheqės francez i rangut tė tij ka kryer atje, qė kur Algjeria fitoi pavarėsinė nga Franca dyzet vjetė mė parė. Zoti Shirak, i cili ka shėrbyer nė ushtrinė franceze gjatė konfliktit 8-vjeēar pėr pavarėsinė e Algjerisė, mbėrriti atje tė djelėn dhe do tė qėndrojė pėr tre ditė.
 
Nė kėtė vizitė zotin Shirak e shoqėron edhe njė delegacion me njerėz tė njohur tė biznesit ku bėjnė pjesė edhe drejtorėt e korporatave TotalFinaElf, Alstom, Airbus si dhe personalitete tė njohura tė kulturės franceze.

 

Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.