| |
 |
|
|
|
26.02.2003
- Trepca.net |
|
|
|
Lajme |
|
|
E
mėrkure, 26 shkurt 2003 |
|
|

|
|
|
|
|
|
Pėrmbajtja:
-
Qeveria
e Kosovės kundėrshtoi themelimin e bashkėsisė sė komunave
serbe
-
M.
Shtajner: "Ēfarėdo veprimi monoetnik ėshtė i pavlefshėm"
-
Nė
Prishtinė u mbajt njė protestė gjithėpopullore kundėr
arrestimit tė ish-pjesėtaravė tė UĒK-sė
-
Gjykata
Supreme e Sllovenisė vendos sot rreth kėrkesės pėr
ektradimin e Fatmir Limajt nė Hagė
-
AKM-ja
miratoi politikat operuese pėr procesin e privatizimit
-
Mbrojtėsi
i Agim Murtezit thekson se klenti i tij nuk ka tė bėjė asgjė
me aktakuzėn e Hagės
-
FMN
shqyrton sot marrėveshjen me qeverinė e Shqipėrisė
-
Policia
italiane sekuestroi 1 ton marihuanė qė vinte nga Shqipėria
-
Shkup:
Njė takim i zyrtarėve tė lartė tė LSDM-sė dhe BDI-sė
-
Parlamenti
i Shqipėrisė hedh poshtė idenė e Gjingjiqit pėr krijimin
e mini-shteteve serbe nė Kosovė
-
Igor
Ivanov shkoi nė Kinė
-
Strou:
Britania nuk ka marrė ende vendim pėr aksion ushtarak
-
Llavrov:
Memorandumi mbi Irakun - mbėshtetje pėr inspektorėt
-
Algjeri:
12 viktima tė njė sulmi terrorist
-
Bliks:
Bagdadi u ka dhėnė dokumenta tė reja inspektorėve tė armėve
-
Presidenti
Bush ėshtė skeptik pėr dokumentet e reja
-
Iraku
nuk pranon se ka armė tė ndaluara tė shkatėrrimit nė masė
-
Xhorxh
Bush shpreson se KS i OKB-sė do ta miratojė rezolutėn e re
-
Bler
tha se Irakut mund t'i jepet edhe njė shans
-
Shirak
e Shrėder pėrsėrisin qėndrimin e tyre lidhur me Irakun
-
Bolton:
Nuk ka ndryshime ne pozicionin e Rusisė ndaj rezolutės sė
re
-
Qeveria
turke i kėrkon parlamentit autorizimin e vendosjes sė
trupave amerikane nė Turqi
-
Kurdėt
kėrkojnė paralndalimin e trupave turke nėpėr territoret e
tyre
-
Pauell:
Politika amerikane ndaj Phenianit nuk ka ndryshuar
-
Parlamenti
britanik debaton rreth strategjisė pėr Irakun
-
Rumsfeld
i shqetėsuar rreth armėve tė Irakut
-
Kofi
Anan qėndron sot nė Qipro
-
Nė Uashington mbahet njė
konferencė mbi luftėn globale kundėr trafikut tė femrave
|
|
|
- Qeveria
e Kosovės kundėrshtoi themelimin e bashkėsisė sė komunave
serbe
-
- Prishtinė, 26 shkurt 2003 - Qeveria e Kososvės
kundėrshtoi sot ashpėr themelimin e tė ashtuquajturit
"kuvend i bashkėsisė sė komunave dhe lokaliteteve
serbe tė Kosovės".
-
- Pas
mbledhjes sė qeverisė, kryeministri Bajram Rexhepi e pėrshėndeti
qėndrimin e shprehur dje nga kryeadministratori Mihail
Shtajner dhe kėrkoi nga UNMIK-u qė tė ndėrmarrė veprime
konkrete.
Me kėtė rast, z. Rexhepi u bėri thirrje qytetarėve tė
Kosovės qė gjatė protestave qė po mbahen kėto ditė tė
jenė tė pėrmbajtur e tė mos konfrontohen me forcat ndėrkombėtare.
Nė mbledhjen e sotme tė qeverisė u shqyrtuan edhe mundėsitė
pėr realizimin e projektit pėr ndėrtimin e autostradės
Prishtinė-Durrės.
-
-
- M.
Shtajner: "Ēfarėdo veprimi monoetnik ėshtė i pavlefshėm"
-
- Prishtinė, 26 shkurt 2003 - Zyrtarėt e UNMIK-ut pėrsėritėn
qėndrimin e tyre se konstituimi i kuvendit tė shtatė
komunave serbe nė veri tė Mitrovicės ėshtė nė kundėrshtim
me Rezolutėn 1244. Nė kėtė kontekst, shefi i UNMIK-ut,
Mihael Shtajner ka thėnė dje nė Mitrovicė se administrata
e tij nuk pėrkrah ndarjen e Kosovės apo ēkado tjetėr qė
shkon nė kėtė drejtim.
Kėto komente Shtajner i ka bėrė vetėm disa orė pasi
"kėshilli nacional i serbėve" e ka konstituar
"asamblenė e bashkėsisė sė komunave serbe" nė
veri tė Kosovės. Deklaratat e pėrfaqėsuesve tė serbėve
ai i ka cilėsuar si akte tė vetizolimit, tė cilat nuk mund
tė kenė kurrėfarė peshe ligjore pėr Kosovėn.
Shtajner ka pėrsėritur qėndrimin e UNMIK-ut se ende nuk ka
ardhur koha pėr zgjidhjen e statusit pėrfundimtar tė Kosovės,
duke shtuar se as Beogradi e as Prishtina nuk mund ta
prejudikojnė pėrfundimin ende tė hapur tė statusit tė
Kosovės. Ai ka thėnė se tė vetmet institucione tė
pranueshme pėr bashkėsinė ndėrkombėtare nė Kosovė janė
ato tė dala nga votat e qytetarėve nė zgjedhjet e ligjshme.
Nė njė takim me gazetarė, nė pjesėn jugore tė Mitrovicės,
Shtajner ka deklaruar se qėndrimet e shprehura tė pėrfaqėsuesve
serbė nuk kanė kurrėfarė vlere ligjore. Ai ka theksuar se
aktet qė janė nė kundėrshtim me konceptin e
shumetnicitetit janė tė papranueshėm pėr bashkėsinė ndėrkombėtare.
-
-
- Nė
Prishtinė u mbajt njė protestė gjithėpopullore kundėr
arrestimit tė ish-pjesėtaravė tė UĒK-sė
-
 |
|
- Prishtinė, 26 shkurt 2003 - Qindra mijėra qytetarė
nga anė tė ndryshme tė Kosovės protestuan sot para
Fakultetit Filologjik nė Prishtinė kundėr
arrestimit tė deputetit Fatmir Limaj e tre ish-pjesėtarėve
tė tjerė tė UĒK-sė, pas akuzave tė Tribunalit tė
Hagės. Parulla kryesore e protestuesve ishte
"Liri pėr ēlirimtarėt"
Kėshilli Organizativ i protestės drejtoi 6 kėrkesa
nė adresė tė bashkėsisė ndėrkombėtare,
administratės ndėrkombėtare nė Kosovė dhe
institucioneve tė Kosovės.
|
-
- Kėrkesa
kryesore iu drejtua mekanizmave mė relevantė ndėrkombėtarė,
nga tė cilėt kėrkohet njohja e menjėhershme e pavarėsisė
sė Kosovės dhe pėrcaktimi i nxitėsit e fajtorit tė luftės
gjenocidale nė Kosovė.
-
- Ndėrkaq,
nga Kuvendi i Kosovės u kėrkua tė mbrojė vlerat e luftės
ēlirimtare tė UĒK-sė, duke miratuar njė ligj tė veēantė
qė kėtė luftė do ta vlerėsojė ashtu ēfarė ishte - si
luftė pėr liri e pavarėsi.
Kėrkesat e Kėshillit Organizativ tė Protestės sė sotme nė
Prishtinė drejtuar faktorit ndėrkombėtar dhe institucioneve
tė Kosovės:
-
- 1.
Tė njihet pa asnjė kusht dhe pa asnjė shtyrje Pavarėsia e
Kosovės;
- 2.
Tė pėrcaktohet fajtori i luftės gjenociadale nė Kosovė;
- 3.
Tė pėrcaktohet dhe tė sigurohet integriteti territorial i
Kosovės;
- 4.
Tė pranohet me ligj tė veēantė nė Parlamentin e Kosovės
lufta e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės si luftė pėr liri
e pavarėsi;
5. Tė mbrohen me ligje tė veēanta tė gjitha vlerat e luftės
sė UĒK-sė;
6. Tė njihen dhe tė mbrohen me ligj tė veēantė dėshmorėt,
familjarėt e dėshmorėve, invalidėt dhe veteranėt e luftės
sė UĒK-sė.
Nė emėr tė Kėshillit Organizativ protestuesve iu drejtua
kryetari i Shoqatės sė Veteranėve tė Luftės, Sadik
Halitjaha. Ndėr tė tjera, ai theksoi se aktakuza e
Tribunalit tė Hagės ndaj z. Limaj dhe tre ish-pjesėtarėve
tė tjerė tė UĒK-sė ėshtė ngritur mbi akuza tė rrejshme
dhe me prapavi politike.
Ai theksoi se nė kėtė mėnyrė u jepet mbėshtetje pėrpjekjeve
serbe pėr inkrimiminimin e luftės ēlirimtare tė shqiptarėve
dhe pėr barazimin e saj me krimet serbe nė Kosovė.
Pas shpėrndarjes, njė pjesė e protestuesve defiloi rrugės
"Nėnė Tereza" deri te Teatri Kombėtar dhe rrugės
Ramiz Sadiku. Defilimi i protestuesve u pėrcoll nga forca tė
shtuara tė policisė sė UNMIK-ut dhe tė Shėrbimit Policor
tė Kosovės. Prtotesta kaloi e qetė e pa incidente.
-
-
- Gjykata
Supreme e Sllovenisė vendos sot rreth kėrkesės pėr
ektradimin e Fatmir Limajt nė Hagė
-
- Lubjanė, 26 shkurt 2003 - Gjykata Supreme e
Sllovenisė ka kumtuar se gjatė ditės sė sotme do tė
vendoset rreth kėrkesės pėr ekstradimin e Fatmir Limajt nė
Tribunalin e Hagės. Nė njoftim precizohet se vendimi pėrfundimtar
nėnshkruhet nga ministri i drejtėsisė, pasi tė ketė dėgjuar
vlerėsimet e Gjykatės Supreme.
Afati pėr ankesė ndaj kėtij vendimi ėshtė 48 orė. Mirėpo,
zyrtarėt sllovenė pohojnė se ankesa eventuale nuk e pengon
zbatimin e menjėhershėm tė vendimit, pėrkatėsisht dorėzimin
e Fatmir Limajt autoriteteve tė Tribunalit tė Hagės.
-
-
- AKM-ja
miratoi politikat operuese pėr procesin e privatizimit
-
- Prishtinė, 26 shkurt 2003 - Bordi i drejtorėve tė
AKM-sė miratoi nė mėnyrė unanime politikat operuese pėr
procesin e privatizimit nė Kosovė. Nė fazėn e parė tė
procesit tė privatizimit do tė pėrfshihen 6 ndėrmarrje
shoqėrore: "Lepenci", "Ringov",
"Energoinvesti", "Montazhi i Kosovės",
"Termosistemi" dhe "Pėrparimi".
Kryetari i bordit tė drejtorėvė tė AKM-sė, Andy Berpark,
tha se kjo ėshtė njė lėvizje shumė e rėndėsishme pėr
zhvillimin ekonomik tė Kosovės. Ai nėnvizoi se privatizimi
nuk krijon vende pune pėr secilin, por ėshtė rrugė pėr
investime tė reja, pėr mė shumė punė dhe pėr standard mė
tė lartė.
Ministri i Tregtisė e Industrisė, Ali Jakupi, deklaroi se me
fillimin e privatizimit eliminohet pronėsia socialiste dhe bėhet
inkuadrimi i ekonomisė kosovare nė rrjedhat e ekonomisė sė
tregut.
Brenda 20 ditėsh pritet tė miratohet edhe rregullorja mbi
pronėsinė e tokės, gjė qė do tė kompletojė kushtet pėr
fillimin e privatizimit.
-
-
- Mbrojtėsi
i Agim Murtezit thekson se klenti i tij nuk ka tė bėjė asgjė
me aktakuzėn e Hagės
-
- Hagė, 26 shkurt 2003 - Agim Murtezi, i
arrestuar me urdhėr tė Tribunalit tė Hagės me akuzėn pėr
krime lufte, ka thėnė se ai nuk ėshtė personi tė cilit i
referohet aktakuza. Kėtė deklaratė e transmetoi avokati i
tij, Filip Burgo.
Burgo bėri tė ditur se kolegji gjyqėsor dhe prokuroria
tashmė janė informuar me kėtė pohim tė Agim Murtezit. Mirėpo,
fjala ėshtė pėr ēėshtje tė ndieshme, prandaj janė tė
nevojshme hetimet e mėtutjeshme pėr konfirmimin e kėtyre
pohimeve.
Avokati kanadez hezitoi tė japė mė shumė detaje rreth
hetimeve, duke pohuar se mund tė dėmtohet procedura e
hetuesisė. Mirėpo, ai vėrtetoi se prioritet kryesor ėshtė
veprimi sa mė i shpejtė, nė mėnyrė qė Agim Murtezi tė
lirohet nga aktakuza.
"Agim Murtezi beson nė punėn e Tribunalit e Hagės, por
vazhdimi i qėndrimit tė tij nė paraburgim e kėrcėnon
seriozisht tė drejtėn e tij fundamentale", tha mbrojtėsi
Burgo.
Dy tė akuzuarit tjerė, Isak Musliu dhe Haradin Balaj, pritet
tė deklarojnė me shkrim se nuk e njohin Agim Murtezin.
-
-
- FMN
shqyrton sot marrėveshjen me qeverinė e Shqipėrisė
-
- Tiranė, 26 shkurt 2003 - Fondi Monetar Ndėrkombėtar
pritet tė shqyrtojė sot marrėveshjen me Shqipėrinė, pas
njė shtyrjeje njėmujore.
Bordi Ekzekutiv i Drejtorėve ka parashikuar tė diskutojė
rreth dosjes sė Shqipėrisė dhe programit ekonomik tė
qeverisė. Ministria e Financave thotė se me miratimin e kėsaj
marrėveshjeje pritet qė pėr Shqipėrinė tė bėhet edhe
disbursimi i njė shume prej rreth 5 milionė dollarėsh, tė
parashikuar nė marrėveshjen fillestare tė nėnshkruar vitin
e kaluar.
Miratimi i kėsaj marrėveshjeje ishte parashikuar tė bėhej
mė 29 janar, por ai u shty pėr shkak se Tirana nuk e kishte
plotėsuar njė prej kėrkesave kryesore tė Fondit Monetar Ndėrkombėtar
- mbylljen e dyqaneve pa taksa nė pikat tokėsore tė kalimit
tė kufirit.
-
-
- Policia
italiane sekuestroi 1 ton marihuanė qė vinte nga Shqipėria
-
- Leēe, 26 shkurt 2003 - Agjentėt e policisė
kufitare tė Otrantos kanė sekuestruar sot nė mėngjes, nė
njė plazh, njė ton marihuanė, e transportuar me njė gomone
qė vinte nga Shqipėria. Afrimi i gomones drejt brigjeve tė
Italisė ėshtė diktuar nga skuadra e policisė sė trafiqeve
tė paligjshme.
-
- Patrullat
tokėsore i janė afruar vendit tė zbarkimit dhe kanė ndėrhyrė
menjėherė, pasi skafistėt e kanė nxjerrė drogėn. Skafistėt
i kanė shpėtuar policisė, duke u kthyer sėrish me gomonen
nė det.
-
-
- Shkup:
Njė takim i zyrtarėve tė lartė tė LSDM-sė dhe BDI-sė
-
- Shkup, 26 shkurt 2003 - Mbrėmė nė Shkup
janė takuar zyrtarėt e lartė tė dy partive kryesore nė
qeverinė e Maqedonisė - Lidhjes Socialdemokrate dhe
Bashkimit Demokratik pėr Integrim - pėr tė gjetur zgjidhje
mbi ēėshtjet e hapura siē janė: pasaporta dhe pėrdorimi i
gjuhės shqipe nė parlament.
Takimi ka qenė i mbyllur dhe askush nuk ėshtė prononcuar
rreth qėndrimit tė kėtyre dy partive lidhur me kėto ēėshtje.
-
-
- Parlamenti
i Shqipėrisė hedh poshtė idenė e Gjingjiqit pėr krijimin
e mini-shteteve serbe nė Kosovė
-
- Tiranė, 26 shkurt 2003 - Deputetėt e
Parlamentit tė Shqipėrisė thanė se tezės pėr krijimin e
mini-shteteve serbe nė Kosovė nuk i beson as vetė autori i
saj, kryeministri i Serbisė, Zoran Gjingjiq. Sipas deputetėve,
sindromi Millosheviqian nuk ėshtė larguar ende nga skena
politike e Serbisė.
Deputeti i Partisė Demokrate Reformatore, Qazim Sefi, tha se
Zoran Gjingjiqi si duket ėshtė nė vijim tė pėrpjekjeve tė
Serbisė sė kohės sė Millosheviqit pėr ta mbajtur me ēdo
kusht Kosovėn.
-
- Ai
nėnvizoi se ky ėshtė njė mesazh i qartė pėr Evropėn dhe
Shtetet e Bashkuara tė Amerikės.
Ndėrkaq deputeti Shpėtim Roēi tha se serbėt duhet t'i kėrkojnė
falje popullit tė Kosovės, ndėrsa ideja pėr mini-shtete ėshtė
njė ēmenduri. Ai nėnvizoi se nėse nė rastin e
Millosheviqit pati njė bombardim fizik, duket se nė politikėn
serbe ka nevojė pėr njė bombardim mjekėsor.
Ish-ministri i jashtėm shqiptar, Arian Starova, tha se
Gjingjiqi ėshtė i detyruar tė ruajė njė lloj nacionalizmi
nė njė mjedis me shumė dimensione konservatore. Ai shtoi se
nė kėto kushte Gjingjiqi nuk mund tė dalė shumė i
moderuar.
-
-
- Igor
Ivanov shkoi nė Kinė
-
- Moskė, 26 shkurt 2003 - Ministri i Jashtėm
rus, Igor Ivanov, udhėtoi sot pėr nė Pekin. Zėdhėnėsi i
ministrisė, Aleksandar Jakovenko, ka deklaruar se nė takimet
e Ivanovit me zyrtarė tė lartė kinezė do tė bisedohet
rreth problemit tė Irakut dhe problemit tė Koresė Veriore,
por edhe marrėdhėniet bilaterale midis Kinės e Rusisė.
Jakovenko ka thėnė se Rusia dhe Kina "konsiderojnė se
ėshtė e nevojshme tė bėhen pėrpjekje maksimale pėr
zgjidhjen e krizės irakiene, nė mėnyrė qė tė evitohet
skenari luftarak pėr zgjidhjen e kėsaj krize".
-
-
- Strou:
Britania nuk ka marrė ende vendim pėr aksion ushtarak
-
- Londėr, 26 shkurt 2003 - Shefi i diplomacisė
britanike, Xhek Strou, ka deklaruar se Britania e Madhe nuk ka
marrė ende vendim pėr fillimin e operacionit ushtarak nė
Irak. Por, ai ka tėrhequr vėrejtjen se kjo nuk do tė thotė
se Britania nuk do ta bėjė kėtė, nė qoftė se nė KS tė
OKB-sė nuk miratohet projekti i rezolutės sė re, tė
paraqitur nga SHBA-tė, Britania dhe Spanja.
Strou ka tėrhequr vėrejtjen gjithashtu se autoriteti i OKB-sė
do tė bie nėse anėtarėt e KS hedhin poshtė kėrkesat pėr
pėrdorimin e aksioneve tė nėvojshme pėr ēarmatosjen e
Irakut.
-
-
- Llavrov:
Memorandumi mbi Irakun - mbėshtetje pėr inspektorėt
-
- Moskė, 26 shkurt 2003 - Pėrfaqėsuesi i Rusisė
nė OKB, Sergej Llavrov, ka deklaruar se memorandumi qė e kanė
paraqitur nė KS tė OKB-sė Franca, Rusia dhe Gjermania kėrkon
forcimin e regjimit tė inspektimit tė armėve nė Irak.
Llavrov ka thėnė se ky dokument ėshtė vazhdimėsi i
insistimit tė kėtyre tri vendeve pėr mbėshtetjen e punės
sė inspektortėve nė Irak.
-
-
- Algjeri:
12 viktima tė njė sulmi terrorist
-
- Algjer, 26 shkurt 2003 - Dymbėdhjetė vetė
janė vrarė dhe gjashtė tė tjerė janė plagosur mbrėmė,
nė njė sulm afėr qytetit Tipaz, 70 kilometra nė perėndim
tė kreyeqytetit Algjer. Policia algjeriane thotė se beson se
ky sulm ėshtė kryer nga terroristėt islamistė.
-
-
- Bliks:
Bagdadi u ka dhėnė dokumenta tė reja inspektorėve tė armėve
-
- Nju Jork, 26 shkurt 2003 - Kryeinspektori i armėve
tė OKB-sė, Hans Bliks, tha se Bagdadi ka dhėnė dokumenta tė
reja dhe kjo ėshtė njė shenjė e re e njė bashkėpunimi mė
tė mirė tė Irakut.
Bliks u tha gazetarėve se Iraku ua ka dorėzuar inspektorėve
tė armėve njė seri letrash, tė cilat mund tė hedhin dritė
mbi disa prej programeve kimike dhe biologjike tė Bagdadit.
Sipas z. Bliks, disa prej kėtyre dokumentave pėrmbajnė
elementė pozitivė tė cilat duhen shqyrtuar mė tej. Por, se
ēfarė janė kėto elementė mund tė mėsohet me saktėsi tė
shtunėn, kur inspektorėt e armėve pritet tė dorėzojnė
raportin tjetėr nė Kėshillin e Sigurimit tė OKB-sė.
-
-
- Presidenti
Bush ėshtė skeptik pėr dokumentet e reja
-
- Uashington, 26 shkurt 2003 - Njoftimi pėr dorėzimin
e dokumenteve tė reja nga ana e Bagdatit u prit me skepticizėm
nga ana e presidentit amerikan, Xhorxh Bush.
Bush u tha gazetarėve se ai nuk ka parė asgjė qė tregon se
udhėheqėsi irakian, Sadam Husein, ka vendosur ta ndryshojė
kursin e veprimit.
"Mendoj se ai do tė pėrpiqet ta mashtrojė botėn edhe
njė herė", tha presidenti Bush.
-
-
- Iraku
nuk pranon se ka armė tė ndaluara tė shkatėrrimit nė masė
-
- Bagdat, 26 shkurt 2003 - Presidenti irakian,
Sadam Husein, hodhi poshtė pretendimet e inspektorėve tė
armėve se raketat irakiane me rreze tė shkurtėr veprimi,
Al-Samoud-2, mund tė fluturojnė mbi 150 kilometra.
Nė njė intervistė dhėnė rrjetit televiziv amerikan, CBS,
Sadam Husein la tė kuptohet se ai mund ta hedhė poshtė kėrkesėn
e einspektorėve tė armėve pėr shkatėrrimin e kėtyre
raketave.
-
-
- Xhorxh
Bush shpreson se KS i OKB-sė do ta miratojė rezolutėn e re
-
- Uashington, 26 shkurt 2003 - Presidenti i Shteteve
tė Bashkuara tė Amerikės, Xhorxh Bush, shpreson se Kėshilli
i Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara do ta miratojė rezolutėn
e dytė, e cila do tė kėrkojė ēaramatosjen e Irakut.
Bush tha se Rezoluta 1441 e miratuar njėzėri nė nėntor tė
vitit tė kaluar ėshtė e mjaftueshme pėr tė bėrė presion
ushtarak qė Sadam Huseini tė spastrohet nga armėt e tij pėr
zhdukje nė masė.
"Sigurisht qė do tė donim votim pozitiv pėr rezolutėn
e dytė qė ia paraqitėm Kėshillit tė Sigurimit bashkė me
Britaninė dhe me Spanjėn", tha Bush.
-
-
- Bler
tha se Irakut mund t'i jepet edhe njė shans
-
- Londėr, 26 shkurt 2003 - Kryeministri britanik
Toni Bler tha se Irakut mund t'i jepet edhe njė shans qė tė
]armatroset vullnetarisht.
Ai deklaroi se rezoluta e paraqitur nė Kėshillin e Sigurimit
nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, Britania dhe Spanja nuk
do te vihet menjėherė nė votim, me qėllim qė Sadamit t'i
jepet edhe njė shansė qė tė ēarmatoset vullnetarisht.
Toni Bler deklaroi se Iraku ka dėshtuar tė pėrfitojė nga
shansi qė i dha Rezoluta 1441.
-
-
- Shirak
e Shrėder pėrsėrisin qėndrimin e tyre lidhur me Irakun
-
- Berlin, 26 shkurt 2003 - Presidenti i Francės,
Zhak Shirak, dhe kancelari gjerman, Gerhard Shrėder, gjatė
bisedimeve tė mbrėmėshme nė Berlin kanė pėrsėritur qėndrimin
e tyre pėr ēarmatosjen e Irakut nga armėt e tij tė
supozuara pėr zhdukje me mjete paqėsore.
"Lufta gjithmonė ėshtė zgjidhja mė e keqe. Ajo ėshtė
gjithmonė dėshtim e tragjedi. Duhet bėrė ēdo gjė pėr ta
shmangur", ka thėnė presidenti francez.
-
-
- Bolton:
Nuk ka ndryshime ne pozicionin e Rusisė ndaj rezolutės sė
re
-
- Uahington, 26 shkurt 2003 - Nėnsekretari
amerikan i shtetit, Xhon Bolton, tha se nuk arriti ta bindė
Rusinė qė ta mbėshtesė rezolutėn e re pėr Irakun nė Kėshillin
e Sigurimit.
Bolton tha se nuk ka vėrejtur kurrėfarė ndyrshimi nė
pozicionin e Rusisė, por shtoi se ky takim nuk ishte i pari
as i fundit nė diskutimet diplomatike.
-
-
- Qeveria
turke i kėrkon parlamentit autorizimin e vendosjes sė
trupave amerikane nė Turqi
-
- Ankara, 26 shkurt 2003 - Qeveria e Turqisė ka
kėrkuar zyrtarisht nga Parlamenti qė tė autorizojė
vendosjen e trupave dhe aeroplanėve tė Shteteve tė
Bashkuara nė kėtė vend.
Qeveria ėshtė dakorduar t'ia drejtojė kėrkesėn
Parlamentit pas pėrfundimit tė negociatave me zyrtarėt
amerikanė pėr njė ndihmė financiale prej disa miliardė
dollarėsh nė shkėmbim tė lejimit tė vendosjes sė
trupave.
-
-
- Kurdėt
kėrkojnė paralndalimin e trupave turke nėpėr territoret e
tyre
-
- Bagdat, 26 shkurt 2003 - Parlamenti i kurdėve
tė Irakut ka kėrkuar nga Shtetet e Bashkuara qė tė
parandalojė trupat turke tė kalojnė nėpėr territorin e
tyre, nė rast tė shpėrthimit tė luftės nė Irak.
Parlamenti i kurdėve ėshtė mbledhur nė pjesėn veriore tė
vendit, e cila kontrollohet nga kurdėt.
Zyrtarėt kurdė thanė se gjatė natės sė kaluar ka ndodhur
njė shpėrthim nė njė burim nafte afėr qytetit Kirkuk, nė
veri tė Irakut, dhe njė burim ėshtė ndezur. Zyrtarėt e
Bagdadit thanė se zjarri ishte shkaktuar nga njė aksident.
-
-
- Pauell:
Politika amerikane ndaj Phenianit nuk ka ndryshuar
-
- Seul, 26 shkurt 2003 - Sekretari amerikan i
shtetit, Kolin Pauell, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara nuk
kanė plane pėr invadimin e Koresė Veriore dhe nuk kanė
shpallur ndonjė ndryshim nė politikėn ndaj regjimit nė
Phenian.
Pauell ka thėnė se problemet dhe gabimet i kanė veri-koreanėt
dhe, si rrjedhojė, populli i Koresė Veriore po cfilitet.
-
-
- Parlamenti
britanik debaton rreth strategjisė pėr Irakun
-
- Londėr, 26 shkurt 2003 - Parlamenti britanik
do tė diskutojė sot rreth strategjisė sė kryeministrit
Toni Bler pėr Irakun. Nė partinė e tij, Bler po pėrballet
me kritika tė shumta pėr shkak tė gatishmėrisė qė ka
treguar pėr pėrdorimin e forcės pėr ēarmatosjen e Irakut.
-
-
- Rumsfeld
i shqetėsuar rreth armėve tė Irakut
-
- Uashington, 26 shkurt 2003 - Sekretari amerikan i
mbrojtjes, Donald Ramsfeld, tha se aftėsitė qė kanė armėt
kimike dhe biologjike tė Irakut janė ndoshta mė tė
rrezikshme se ē'ishin gjatė luftės sė Gjirit, nė vitin
1991. Ai tha se njė nga shqetėsimet e tij mė tė mėdha, nė
rast tė njė konflikti, ėshtė se Iraku mund t'i pėrdorė kėto
armė.
Ramsfeld tha se tė gjitha pėrpjekjet diplomatike pėr ēarmatosjen
e Irakut kanė dėshtuar disa herė.
"Sot diskutohet pėr mundėsinė e njė rezolute tė dytė,
si thuhet. Nė fakt ajo ėshtė rezoluta e 18-tė dhe jo e
dyta", tha sekretari amerikan i mbrojtjes.
-
-
- Kofi
Anan qėndron sot nė Qipro
-
- Athinė, 26 shkurt 2003 - Sekretari i pėrgjithshėm
i Kombeve tė Bashkuara, Kofi Anan, do tė qėndrojė sot nė
Qipro, nė pėrpjekje qė t'i jepet fund ndarjes sė kėtij
ishulli.
Nė prag tė kėsaj vizite, nga Athina, Anan u ka bėrė
thirrje grekėve dhe turqve qė ta shfrytėzojnė rastin dhe
t'i japin fund ndarjes 29 vjeēare tė vendit.
"Shpresoj se mė 30 mars do tė arrijmė njė marrėveshje
pėr t'u dhėnė mundėsi tė dyja komuniteteve qė tė hyjnė
tok nė Bashkimin Evropian, ka thėnė Anan.
-
-
- Nė
Uashington mbahet njė konferencė mbi luftėn globale kundėr
trafikut tė femrave
-
- Uashington, 26 shkurt 2003 - Departamenti amerikan
i Shtetit, nė bashkėpunim me disa organizata joqeveritare,
organizon kėto ditė nė Uashington njė konferencė ndėrkombėtare
pėr strategjinė mbi luftėn globale tė trafikut tė vajzave
dhe grave. Nė kėtė konferencė do tė marrė pjesė edhe njė
delegacion nga Shqipėria.
Ministri pėr koordinimin e reformave nė Shqipėri, Blendi
Klosi, deklaroi se, me gjithė pėrparimet e bėra, trafiku i
qenieve njerėzore nė kėtė vend vazhdon tė jetė njė
fenomen mjaft i pėrhapur.
|
|
|

|
|

|
|
Copyright©2000-2003
Trepca.net - Tė gjitha
tė drejtat e rezervuara. |
|
|

|
|
|