|
- Prishtinė, 24 shkurt 2003
- Kryesia e Lidhjes Demokratike tė Kosovės nėpėrmjet kėsaj
deklarate pėr opinion pėrgėnjeshtron artikujt e botuar ditėve
tė fundit nė tė pėrditshmen "Epoka e re", pėr
gjoja themelimin e njėfarė komisioni pėr hulumtimin e
krimeve tė luftės nė Kosovė.
Me kėtė rast Kryesia qendrore e LDK-sė me pėrgjegjėsinė
tė lartė deklaron:
- LDK-ja asnjėherė nė historinė e veprimtarisė sė vet
nuk ka themeluar kurrfarė komisioni pėr hulumtimet e krimeve
tė luftės;
- Faksimilili i botuar nė gazetėn "Epoka e re" me
nėnshkrimin e Kryetarit Rugova ėshtė i falsifikuar dhe
tejet tendencioz;
- Ia bėjmė me dije opinionit tė gjerė se LDK-ja qėndron
fuqishėm prapa angazhimit tė vet tė vazhdueshėm nė
realizimin sa mė tė shpejtė tė pavarėsisė sė Kosovės,
e dėshmuar pėr me tepėr se njė dekadė, nė pėrkrahje dhe
me pjesėmarrje aktive nė rezistencėn e armatosur tė luftės
sė UĒK-sė, tė luftės pėr liri, pavarėsi dhe demokraci;
- Mė kėtė rast u bėjmė thirrje qytetarėve tė Kosovės qė
tė mos bien pre e kėtyre spekulimeve tendencioze tė gazetės
"Epoka e re", qė kanė pėr qėllim jo vetėm
diskreditimin e LDK-sė dhe aktivitetin e saj, por edhe
nxitjen e pėrēarjes dhe tė urrejtjes vėllavrasėse mes
nesh.
Ndėrsa, pėr hartuesit dhe botuesit e kėtyre shpifjeve
paralajmėrojmė procedurė gjyqėsore, ashtu siē e do rendi
demokratik, - thuhet nė fund tė deklaratės sė Kryesisė
qendrore tė LDK-sė.
|
|