| |
 |
|
|
|
20.02.2003
- Trepca.net |
|
|
|
Lajme |
|
|
E
enjte, 20 shkurt 2003 |
|
|

|
|
|
|
|
|
Pėrmbajtja:
-
Rugova:
Ideja pėr rrugėn Durrės-Prishtinė po bėhet projekt qė
duhet realizuar
-
Karla
Del Ponte thotė se pasi ka mėsuar se Limaj gjendet nė
Slloveni ka kėrkuar nga autoritetet e atjeshme qė tė
arrestohet
-
Qė
nga 1 gushti tė gjithė tė punėsuarit janė tė obliguar tė
paguajnė nė skemėn e re tė kursimeve pensionale
-
Shtyhet
seanca e sotme plenare dhe kėrkohet mbajtja e njė seance tė
jashtėzakonshme tė Kuvendit tė Kosovės
-
Administratori
komunal i Podujevės apelon qytetarėt t'i tėrheqin
dokumentet personale
-
Ministria
sllovene e Drejtėsisė thotė se Limaj ėshtė arrestuar nė
bazė tė urdhėrit tė Tribunalit tė Hagės
-
Avokati
Tomė Gashi thotė se nuk ėshtė korrekte nga Tribunali qė
shqiptarėt sė pari burgosen e pastaj u dorėzohet aktakuza
-
Unioni
i Pavarur i Studentėve tė UP thekson se ėshtė i shqetėsuar
me arrestimet nga Tribunali i Hagės
-
Hagė:
Tre tė akuzuarit u deklaruan para gjykatės se janė tė
pafajshėm
-
Tre
tė akuzuarit sot pasdite do tė paraqiten para trupit gjykues
nė Hagė
-
Tre
tė arrestuarit nė burgun e Hagės u vizituan nga zyrtarė tė
Tribunalit
-
BE
i akordoi 5,6 milionė euro plotėsuese Maqedonisė
-
Pasdite
mbahet njė takim ndėrmjet Cėrvenkovskit dhe Ali Ahmetit
-
Vendet
e Ballkanit duhet tė marrin qėndrim mė tė rreptė ndaj
krimit tė organizuar
-
Ministria
e Punėve tė Jashtme tė Shqipėrisė pėrshėndet vullnetin
e Fatmir Limajt pėr tė bashkėpunuar me Gjykatėn e Hagės
-
Shtatė
vetė kanė humbur jetėn nė njė shpėrthim zjarri nė
qytetin belg Mons
-
Bush
dhe Blair diskutojnė rezolutėn e re pėr Irakun
-
Armata
filipinase ka vrarė njė kryengritės musliman derisa po
vendoste njė bombė nė njė treg
-
Trupat
izraelite kanė vrarė njė palestinez tė armatosur nė njė
shkėmbim zjarri
-
Nė
njė aksident ajror ka humbur jetėn komandanti i Forcave
Ajrore tė Pakistanit dhe 15 persona tė tjerė
-
Nė
Iran 302 njerėz vdesin nė aksidentin ajror
-
Dėnohet
i akuzuari pėr sulmet e 11 shtatorit
-
Shtėpia
e Bardhė thotė se "po tė dėshtojė KS, Bush do tė mbėshtesė
me forcė rezolutėn 1441
-
Anan:
Lufta nė Irak do tė ishte e pėrfytyrueshme
-
Putin
dhe Zemin mendojnė se duhet tė vazhdojnė inspektimet e
Kombeve tė Bashkuara nė Irak
-
Turqia
thotė se dėshiron kompensime tė garantuara ekonomike pėr
pasojat e luftės ndaj ekonomisė tė saj
-
Riēard
Gephard kandidat pėr president tė SHBA-ve nė garat e
ardhshme
-
Kėshilli
i Sigurimit ka pėrfunduar debatin e hapur dyditėsh pėr
Irakun
-
Tom
Rixh ka shpallur "Fushatėn e gatishmėrisė" nga
sulmet terroriste
-
Presidenti
Bush takohet me Sekretarin e Pėrgjithshėm tė NATO-s, Xhorxh
Robertson
-
Ramsfeld:
Ndėrhyrja ushtarake kundėr Irakut e mundshme edhe pa pėrdorimin
e bazave nė Turqi
|
|
|
- Rugova:
Ideja pėr rrugėn Durrės-Prishtinė po bėhet projekt qė
duhet realizuar
-
- Prishtinė, 20 shkurt 2003 - Presidenti i Kosovės,
Dr. Ibrahim Rugova, mori pjesė sot nė hapjen e Konferencės
pėr autostradėn Merdar-Prishtinė-Prizren-Vėrmicė, pjesė
e autostradės Durrės-Kukės-Prishtinė-Merdar, qė po mbahet
nė Hotelin "Grand" nė Prishtinė.
Nė fjalėn qė mbajti nė hapje tė Konferencės sė
organizuar nga Ministria e Transportit dhe Postė-Telekomunikacionit
tė Kosovės, Presidenti Rugova tha se kjo konferencė ka rėndėsi
pėr sensibilizimin e opinionit kombėtar dhe ndėrkombėtar pėr
nevojėn pėr ndėrtimin e autostradės.
Ideja tani po bėhet projekt, qė duhet tė realizohet sė
shpejti, tha Presidenti i Kosovės.
Dr. Rugova theksoi se kjo rrugė shkon rrugės sė vjetėr
iliro-romake Lissus-Therandė (Prizren)-Vendenis, ndėrsa tani
siguron lidhje tė Kosovės me det, me Italinė, dhe SHBA-tė.
Presidenti i Kosovės tha se duhet parė mundėsinė e dhėnies
sė kėsaj rruge pėr ndėrtim me koncesion ndonjė kompanie
apo vendi dhe vlerėsoi faktin se tė dy qeveritė, e Kosovės
dhe e Shqipėrisė, e kanė prioritet ndėrtimin e autostradės.
-
-
- Karla
Del Ponte thotė se pasi ka mėsuar se Limaj gjendet nė
Slloveni ka kėrkuar nga autoritetet e atjeshme qė tė
arrestohet
-
- Prishtinė, 20 shkurt 2003 - Mbrėmė nė
Aeroportin e Prishtinės papritmas arriti kryeprokurorja e
Gjykatės sė Hagės, Karla Del Ponte. Ajo me kėtė rast u
takua me kryeadministratorin e Kosovės Mihael Shtajner. Nė
takimin Del Ponte- Shtajner temė qendrore ishte arrestimi i
deputetit tė Kuvendit tė Kosovės Fatmir Limaj.
Pas kėtij takimi zonja Del Ponte ka deklaruar se njė ditė
para se tė njoftohej nga z. Shtajner pėr gatishmėrinė e
Limajt pėr t'u dorėzuar, meqė e dinte se ai ndodhej nė
Slloveni, kishte kėrkuar nga autoritetet e atjeshme qė ta
arrestojnė. "Nėse ėshtė e vėrtetė se ai ka
deklaruar se do tė dorėzohet vullnetarisht, ne do ta kemi kėtė
fakt parasysh", tha Del Ponte.
Kryeprokurorja e Gjykatės sė Hagės po ashtu ka thėnė se
z. Limaj do tė transferohet nė Hagė nga Sllovenia, por pa
saktėsuar se kur do tė ndodhė njė gjė e tillė.
Ndėrkaq, z. Shtajner tha se i ka shpjeguar zonjės Del Ponte
se z. Limaj publikisht ka shprehur gatishmėrinė e tij pėr
t'u dorėzuar vulnetarisht me ēka ai ka shprehur respektin pėr
detyrimet ndaj Gjykatės. Ai shtoi se njerėzit nė Kosovė
kanė kuptuar se cilat janė tashmė rregullat e lojės.
Vizita e papritur e zonjės Del Ponte ėshtė kushtėzuar nga
mosmarrėveshjet qė kanė lindur rreth arrestimit dhe gatishmėrisė
pėr t'u dorėzuar Fatmir Limaj.
-
-
- Qė
nga 1 gushti tė gjithė tė punėsuarit janė tė obliguar tė
paguajnė nė skemėn e re tė kursimeve pensionale
-
- Prishtinė, 20 shkurt 2003 - Prej 1 gushtit tė
gjithė tė punėsuarit e Kosovės janė tė obliguar tė
paguajnė nė skemėn e re tė kursimeve pensionale, njoftuan
zyrtarėt e Trustit tė Kursimeve Pensionale tė Kosovės.
-
- Norma
e pagesės ėshtė 5 pėr qind nga paga e tė punėsuarit dhe
5 pėr qind kontribut i punėdhėnėsit pėr tė punėsuarit,
me mundėsi tė rritjes nėse pėr kėtė shprehin dėshirėn
i punėsuari apo punėdhėnėsi.
-
- Ky
sistem i ri pensioneve u mundėson tė punėsuarve tė kursejnė
pėr tė ardhmen e tyre dhe kėto mjete do tė mund t'i shfrytėzojnė
kur ata dalin nė pension.
-
-
- Shtyhet
seanca e sotme plenare dhe kėrkohet mbajtja e njė seance tė
jashtėzakonshme tė Kuvendit tė Kosovės
-
- Prishtinė, 20 shkurt 2003 - Seanca e sotme e radhės
sė Kuvendit tė Kosovės nuk u mbajt dhe u shty pėr njė ditė
tjetėr me kėrkesė tė grupit parlamentar tė PDK-sė, pėr
shkak tė ngrijes sė akuzės ndaj deputetit Fatmir Limaj.
-
- Kryeparlamentari
Nexhat Daci tha se kjo kėrkesė ėshtė pėrkrahur pėr hir tė
krijimit dhe ruajtjes sė stabilitetit nė institucione. Daci
pėrsėriti edhe sot se parlamenti i Kosovės ėshtė i pėrgatitur
qė institucioneve ndėrkombėtare t'u ofrojė tė gjitha
garancionet pėr personalitet e shquara qė pas procedurave
hetimore nė Hagė, procedurat e tjera tė zhvillohen nė
Kosovė.
Edhe shefat e dy grupeve parlamentare - tė LDK-sė dhe AAK-sė
- kanė pėrkrahur shtyrjen e seancės sė sotme.
Deputeti i PDK-sė Hydajet Hyseni tha se arrestimi i shefit tė
grupir parlamentar tė PDK-sė Fatmir Limajt, ėshtė njė
goditje e rėndė jo vetėm pėr PDK-nė, por edhe pėr
institucionet e Kosovės. PDK-ja nuk mund tė jetė
indiferente, tha ai, duke kėrkuar tė thirret njė seancė e
jashtėzakonshme e parlamentit.
Ndėrkohė PDK-ja ka fillar mbledhjen e nėnshkrimeve nga
deputetėt pėr mbajtjen e njė seance tė jashtėzakonshme, nė
tė cilėn do tė debatohej dhe do tė miratohej qėndrimi pėr
vlerat e Luftės ēlirimtare nė Kosovė dhe pėr stabilitetin
e institucioneve tė Kosovės.
-
- Ndryshe
nė rend dite tė seancės sė sotme ka qenė projektligji pėr
arkivat dhe ai pėr bibliotekat.
-
-
- Administratori
komunal i Podujevės apelon qytetarėt t'i tėrheqin
dokumentet personale
-
- Podujevė, 20 shkurt 2003 - Njė numėr i
konsiderueshėm i letėrnjoftimeve dhe dokumenteve tė udhėtimit
qė gjenden nė Qendrėn Komunale pėr Regjistrimin Civil nė
Podujevė, presin tė tėrhiqen nga aplikantėt, thuhet nė
njoftimin pėr media tė administratorit komunal Majkėll
Verling, i cili ka apeluar qytetarėt qė t'i tėrheqin
dokumentet personale sa mė shpejt.
Sipas statistikave tė fundit tė Drejtorisė pėr administratė
tė pėrgjithshme, nė qendrėn komunale pėr regjistrim civil
presin pėr t'u tėrhequr 1530 pasaporta dhe 930 letėrnjoftime.
Drejtori i kėsaj drejtorie Hamit Shala ka theksuar se Qendra
kryesore pėr Regjistrimin Civil ka vendosur qė nėse kėto
dokumente nuk tėrhiqen nga aplikantėt deri nė mesin e
muajit prill, ato do tė kthehen.
-
-
- Ministria
sllovene e Drejtėsisė thotė se Limaj ėshtė arrestuar nė
bazė tė urdhėrit tė Tribunalit tė Hagės
-
- Lubjanė, 20 shkurt 2003 - Hinko Jenull nga
Ministria sllovene e Drejtėsisė thotė se afati pėr
paraqitjen e kėrkesės nga ana e Gjykatės sė Hagės pėr
dorėzimin e Fatmir Limajt ėshtė 30 ditė.
I pyetur se nė bazė tė ēfarė dokumenteve ėshtė
arrestuar Fatmir Limaj, Hinko Jenull ka thėnė se ai ėshtė
ndaluar nė bazė tė urdhėrit tė Gjykatės Ndėrkombėtare
tė Hagės. Sllovenia kėtė urdhėr e ka marrė nė mėnyrė
zyrtare dhe ėshtė e obliguar ta realizojė sipas ligjit pėr
bashkėpunimin e Sllovenisė me Tribunalin e Hagės.
Duke shpjeguar procedurėn e mėtutjeshme, ai tha se Sllovenia
duhet tė marrė njė kėrkesė zyrtare pėr dorėzimin e kėtij
personi nė Gjykatėn Ndėrkombėtare tė Hagės. Pėr kėtė
vendos Senati i Gjyqit Suprem tė Sllovenisė.
Ndėrkaq duke folur rreth qėndrimit tė z. Shtajner se ėshtė
i gatshėm tė dėrgojė njė aeroplan pėr ta kthyer z. Limaj
nė Kosovė, z. Jenull theksoi se kjo nuk ėshtė e mundur pėr
shkak se ligji slloven ėshtė i qartė kur nė bazė tė kėrkesės
sė Tribunalit tė Hagės gjyqtari hetues e merr vendimin pėr
paraburgim, nuk ėshtė i mundshėm tė merret kurrėfarė
vendimi tjetėr pėr t'ia dorėzuar dikujt tjetėr. Pra dorėzimi
mund t'i bėhet vetėm Gjyqit tė Hagės.
-
-
- Avokati
Tomė Gashi thotė se nuk ėshtė korrekte nga Tribunali qė
shqiptarėt sė pari burgosen e pastaj u dorėzohet aktakuza
-
- Prishtinė, 20 korrik - Duke folur pėr
arrestimet e shqiptarėve tė dyshuar nga Tribunali i Hagės,
avokati prishtinas Tomė Gashi thotė se nuk ėshtė korrekte
qė shqiptarėt sė pari burgosen e pastaj u dorėzohet
aktakuza.
-
- Ai
ka theksuar se sidomos tek rasti i Limajt instancat ndėrkombėtare
sipas tij ėshtė dashur qė ta njoftojnė atė siē kanė
vepruar edhe nė disa raste me disa figura politike nė Serbi
e vende tė tjera tė ish-Jugosllavisė.
-
-
- Unioni
i Pavarur i Studentėve tė UP thekson se ėshtė i shqetėsuar
me arrestimet nga Tribunali i Hagės
-
- Prishtinė, 20 korrik - Unioni i Pavarur i
Studentėve tė Universitetit tė Prishtinės me njė
komunikatė tė veēantė thekson se ėshtė i shqetėsuar me
arrestimet e fundit nga Tribunali i Hagės.
"Nė vazhdėn e kėtyre zhvillimeve ngritja e aktakuzave
kundėr luftėtarėve tė lirisė tė montuara gjyqėsore dhe
aktgjykimet e shpallura me ligjet e njė regjimi qė
terrorizoi popujt e pambrojtur dhe tani sė fundi ngritja e
aktakuzave nga Tribunali i Hagės gjason me pėrpjekjet pėr tė
barazuar vrasjen me viktimėn, si dhe njollosjen e vlerave tė
luftės sonė ēlirimtare", theksohet nė komunikatėn e
Unionit tė Pavarur tė Studentėve tė Universitetit tė
Prishtinės.
-
-
- Hagė:
Tre tė akuzuarit u deklaruan para gjykatės se janė tė
pafajshėm
-
- Hagė, 20 shkurt 2003 - Para kolegjit tė
Tribunalit tė Hagės sot u paraqitėn tre tė akuzuarit
shqiptarė, Haradin Balaj, Isak Musliu dhe Agim Murtezi, pėr
t'u deklaruar nėse ndiehen fajtorė apo jo pėr veprat qė u
vihen nė barrė e qė kanė tė bėjnė me krimet kundėr
njerėzimit dhe krimet e luftės.
Fillimisht para tė akuzuarve u lexua aktakuza qė i ngarkon pėr
veprat e kryera gjatė vitit 1998.
Pastaj gjykatėsi e pyeti tė tė akuzuarin e parė Haradin
Balajn nė tė gjitha pikat veē e veē se a ėshtė fajtor, i
akuzuari Balaj u pėrgjegj se nuk ėshtė fajtor pėr tė
gjitha akuzat qė i ngarkoheshin.
Edhe i akuzuari i dytė, Isak Musliu, u deklarua se ėshtė i
pafajshėm pėr tė gjitha akuzat me tė cilat ngarkohet.
Gjithashtu edhe Agim Murtezi u shpreh se ėshtė i pafajshėm
ndaj tė gjitha akuzave qė i vehen nė barrė.
-
-
- Tre
tė akuzuarit sot pasdite do tė paraqiten para trupit gjykues
nė Hagė
-
- Bruksel-Hagė, 20 shkurt 2003 - Tre tė akuzuarit
shqiptarė nga Tribunali i Hagės, Haradin Balaj, Isak Musliu
dhe Agim Murtezi do tė paraqiten sot pasdite para trupit
gjykues pėr t'u deklaruar nėse ndiehen fajtorė apo jo pėr
veprat qė u vihen nė barrė e qė kanė tė bėjnė me
krimet kundėr njerėzimit dhe krimet e luftės.
-
- Ndėrkaq
i akuzuari tjetėr Fatmir Limaj do tė bėjė kėtė paraqitje
mė vonė pasi qė tė bėhet tranferimi i tij nė Hagė.
Njoftimet nga Sllovenia bėjnė tė ditur se arrestimi i
Fatmir Limajt ėshtė bėrė befas dhe i akuzuari nuk ka pasur
rast qė tė dorėzohet vetė ashtu siē kishte paralajmėruar.
-
- Zyrtarėt
e Tribunalit kanė shpjeguar se prononcimi i Limajt nė media
nuk kanė mjaftuar sepse ky sipas procedurės ėshtė dashur qė
tė kontaktojė UNMIK-un apo zyrėn e Tribunalit nė Prishtinė
ose nė Hagė nė mėnyrė qė tė shprehė vullnetin pėr dorėzim.
-
- Burimet
e Tribunalit tė Hagės kanė shpjeguar se ata kanė pasur
informata se Fatmir Limaj gjendet nė Slloveni, porse pas
paraqitjes sė tij nė mediat e Kosovė se ėshtė nė Austri
ėshtė paraqitur dyshimi i bazuar se ai qėllimisht tenton tė
humbė gjurmėt me qėllim tė arratisjes. Prandaj edhe nga
autoritetet sllovene ėshtė kėrkuar arrestimi i menjėherėshėm
edhe nėse ata nuk kanė pasur fletarrest.
Policia sllovene pas arrestimit ia ka dorėzuar gjykatėsit
hetues nė Kranj, i cili ka caktuar paraburgimin prej 30 ditėsh
pėr Fatmir Limajn, derisa nė ndėrkohė tė mos kryhet
procedura nga Tribunali i Hagės pėr transferimin e tij nė
Hagė.
-
-
- Tre
tė arrestuarit nė burgun e Hagės u vizituan nga zyrtarė tė
Tribunalit
-
- Hagė, 20 shkurt 2003 - Zėdhėnėsi i
Tribunalit tė Hagės ka thėnė se tre tė arrestuarit
shqiptarė nga Kosova tė cilėt gjenden nė burgun e Hagės
janė vizituar nga zyrtarė tė Tribunalit. Ata me kėtė rast
janė njoftuar me procedurėn e paraqitjes sė parė nė gjyq
si dhe me tė drejtat dhe obligimet e tyre.
-
- Zėdhėnėsi
ka thėnė se atyre u ėshtė dhėnė edhe njė listė me
emrat e disa avokatėve, ku ka edhe avokatė nga Kosova e tė
cilėt mund t'i marrin si mbrojtės tė tyre potencialė.
-
- Zėdhėnėsi
i Tribunalit Kristian Shartie thotė se pėr paraqitjen e parė
tė tyre Tribunali do tė tė caktojė disa avokatė mbrojtės,
por tė cilėt nuk imponohen si mbrojtės tė tyre. Ata do tė
jenė aty vetėm pėr tė siguruar se e tėrė procedura shkon
nė mėnyrė tė rregullt.
-
-
- BE
i akordoi 5,6 milionė euro plotėsuese Maqedonisė
-
- Shkup, 20 shkurt 2003 - Bashkimi Evropian i
akordoi 5,6 milionė euro plotėsuese Qeverisė sė Maqedonisė
pėr zhvillimin e ndėrmarrjeve tė vogla dhe tė mesme.
-
- Me
nėnshkrimin e sotėm tė Memorandumit financiar pėr
sigurimin e mjeteve tė tjera pėr linjėn mikrokreditore pėr
zhvillimin e ndėrmarrjeve tė vogla dhe tė mesme me Agjencinė
Evropiane tė Rindėrtimit, mjetet qė i mori pėr kėtė
destinim Qeveria e Maqedonisė arrin njė shumė prej 16
milionė eurosh. Programi sendėrtohet qė nga viti 1998 kur
janė akorduar shuma e parė prej 5,1 milionė eurosh.
-
-
- Pasdite
mbahet njė takim ndėrmjet Cėrvenkovskit dhe Ali Ahmetit
-
- Shkup, 20 shkurt 2003 - Kryeministri dhe njėherit
lider i LSDM-sė, Branko Cėrvenkovski, pasdite nė selinė e
qeverisė do tė ketė njė takim me kryetarin e Bashkimit
Demokratik pėr Integrim (BDI), Ali Ahmeti, nė nivel tė
partnerėve tė koalicionit. Pas takimit pritet qė tė
shpallet njė komunikatė, njofton MIA nė gjuhėn shqipe.
Sipas paralajmėrimeve, z.Cėrvenkovski dhe Ahmeti, do tė
bisedojnė pėr 100 ditėt e funksionimit tė Qeverisė,
gjendjen aktuale ekonomike dhe politike, si dhe pėr
perspektivat e vendit. Njėra ndėr temat kryesore tė
bisedimeve do tė jetė Marrėveshja-korniza dhe zbatimi i
saj.
Ky ėshtė takimi i parė ndėrmjet liderit tė LSDM-sė dhe
krytar i Qeverisė Branko Cėrvenkovski me njeriun e parė tė
BDI-sė, Ali Ahmeti
-
-
- Vendet
e Ballkanit duhet tė marrin qėndrim mė tė rreptė ndaj
krimit tė organizuar
-
- Athinė, 20 shkurt 2003 - Greqia si kryesuese e
radhės e BE-sė thotė se ka ndėrmend tė vendosė njė plan
pune i cili do tė kėrkonte nga Shqipėria, Kroacia, Bosnja,
Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi qė tė marrin qėndrim mė tė
rreptė ndaj krimit tė organizuar.
-
- Ky
plan do tė caktonte afate pėr secilin vend qė t'i
raportonte Bashkimit Evropian se si planifikon tė merret me
bandat pėrgjegjėse pėr pėrhapjen e drogės dhe
prostitucionit.
-
-
- Ministria
e Punėve tė Jashtme tė Shqipėrisė pėrshėndet vullnetin
e Fatmir Limajt pėr tė bashkėpunuar me Gjykatėn e Hagės
-
- Tiranė, 20 shkurt 2003 - Ministria e Jashtme e
Shqipėrisė shfaqi qėndrimin e saj lidhur me arrestimin e
fundit tė katėr ish-anėtarėve tė UĒK-sė nga Tribunali i
Hagės. Zėdhėnėsi i kėsaj ministrie Agim Neza tha se pėrshėndet
vullnetin e Fatmir Limajt pėr tė bashkėpunuar me Gjykatėn
Ndėrkombėtare.
Ministria e Jashtme e Shqipėrisė ka shfaqur bindjen se
organet e drejtėsisė ndėrkombėtare do tė zhvillojnė njė
proces tė hapur gjyqėsor, hapur, transparent dhe pa kurrėfarė
paragjykimi.
-
- Proceset
gjyqėsore nė njė vijė tė veēantė nuk mund tė
stigmatizojnė luftėn dhe vlerat e popullit tė Kosovės kundėr
gjenocidit etnik tė Sllobodan Millosheviqit, tha ai.
-
-
- Shtatė
vetė kanė humbur jetėn nė njė shpėrthim zjarri nė
qytetin belg Mons
-
- Bruksel, 20 shkurt 2003 Shtatė veta kanė
humbur jetėn, kurse 23 tė tjerė janė hospitalizuar pasi
gjatė natės (tė enjten) ka shpėrthyer zjarri nė njė
bllok banesash nė Mons, qė gjendet nė jug tė Belgjikės,
kanė bėrė tė ditur zyrtarėt vendorė, njofton AFP.
-
- I
njėjti burim ka njoftuar se katėr nga viktimat kanė vdekur
nė flakė nė katin e 12-tė tė ndėrtesės, ndėrsa tre tė
tjerėt kanė humbur jetėn gjatė panikut duke kėrcyer nga
dritaret pėr ti shpėtuar flakės.
-
-
- Bush
dhe Blair diskutojnė rezolutėn e re pėr Irakun
-
- Londėr, 20 shkurt 2003 - Presidenti Bush dhe
kryeministri britanik, Toni Bler kanė zhvilluar njė bisedė
tė gjatė rreth pėrmbatjes sė rezolutės sė re mbi Irakun
qė do t'i paraqitet Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė.
-
- Dy
udhėheqėsit kaluan mė shumė se gjysmė ore nė telefon
duke diskutuar pėrmbajtjen e tekstit tė rezolutės.Shtėpia
e Bardhė ka thėnė se rezoluta e re do t'i prezentohet Kėshillit
tė Sigurimit kėto ditė ose javėn e ardhshme.
-
- Shtetet
e Bashkuara dhe Britania do tė pėrpiqen qė tė bindin sė
paku nėntė anėtarė tė Kėshillit tė Sigurimit qė ta mbėshtesin
atė. Shtetet e Bashkuara pastaj do tė sfidojnė ato vende qė
kanė pushtetin e vetos si Kina, Rusia dhe Franca qė tė
abstenojnė ose tė rrezikojnė shkatėrrimin e autoritetit tė
Kėshillit tė Sigurimit.
-
-
- Armata
filipinase ka vrarė njė kryengritės musliman derisa po
vendoste njė bombė nė njė treg
-
- Manila, Filipine, 20 shkurt 2003 Armata filipinase ka
deklaruar sot (tė enjten) se ka vrarė njė kryengritės
musliman derisa po vondoste njė bombė nė njė treg pėrplot
me njerėz dhe pasi guerila kishte vrarė 14 fshatarė nė njė
zonė tjetėr nė jug tė ujėdhesės Mindano, njofton Rojter.
-
- Po
sipas armatės, disa orė pas shpėrthimit nė tregun e
qytetit Kabakan, ka ndodhur edhe njė shpėrthim tjetėr jashtė
aeroportit Avang, nė zonėn e afėrme tė Mindanaos, ku ėshtė
vrarė njė ushtar dhe janė plagosur gjashtė persona tė
tjerė.
-
- Pas
kėtij shpėrthimi ėshtė mbyllur ky aeroport. Fronti islamik
pėr ēlirimin e Moros (MILF) ka mohuar involvimin nė kėto
incidente.
-
-
- Trupat
izraelite kanė vrarė njė palestinez tė armatosur nė njė
shkėmbim zjarri
-
- Gaza, 20 shkurt 2003 Izraeli ka forcuar tė
enjten ndalim-qarkullimin e palestinezėve nė Rripin e Gazės
pasi militantėt palestinezė i janė pėrgjigjur sulmeve tė
armatės izraelite, tė cilat patėn pasur pėr rrjedhojė
vrasjen e 11 palestinezėve, duke gjuajtur me raketa afėr
fermės sė kryeministrit izraelit, Ariel Sharon, njofton
Rojter.
-
- Gjatė
dhunės mė tė re nė Bregun Perendimor, trupat izraelite kanė
vrarė njė palestinez tė armatosur nė njė shkėmbim zjarri
nė qytetin Tulkarm, ka thėnė armata. Krahu i armatosur i
Hamasit ka konfirmuar se ėshtė vrarė njė anėtar i tij nė
luftimet me ushtarėt nė qytet.
-
-
- Nė
njė aksident ajror ka humbur jetėn komandanti i Forcave
Ajrore tė Pakistanit dhe 15 persona tė tjerė
-
- Kohat, Pakistan, 20 shkurt 2003 Komandanti i Forcave
Ajrore tė Pakistanit, mareshali Mushaf Ali Mir, gruaja e tij
dhe 15 persona tė tjerė kanė humbur jetėn nė njė
aksident ajror kur aeroplani i tyre ėshtė rrėzuar sot (tė
enjten), njofton Rojter.
-
- Zėdhėnėsi
i armatės pakistaneze ka thėnė se copat e aeroplanit
ushtarak, nė tė cilin ndodhej z. Mir dhe tė tjerėt, janė
gjetur nė njė zonė kodrinore, 17 mila nė lindje tė
qytetit Kohat nė veriperendim tė Pakistanit.
-
- Ai
tha se shkaku i rrėzimit ende nuk dihet. Aeroplani fluturonte
nga Islamabadi. Njė zėdhėnės tjetėr ushtarak ka deklaruar
se s'ka tė shpėtuar nga ky aksident dhe se janė gjetur
mbeturinat e aeroplanit.
-
-
- Nė
Iran 302 njerėz vdesin nė aksidentin ajror
-
- Teheran, 20 shkurt 2003 - Njė avion ushtarak
iranian me 302 njerėz nė bord ėshtė rrėzuar nė malet nė
juglindje tė Iranit dhe media shtetėrore njoftoi se nuk ka
asnjė tė mbijetuar.Avioni 'Ilushin' po udhėtonte nga
Zahedani, pranė kufirit me Pakistanin pėr nė qytetin
Kerman, njė mijė kilometra larg kryeqytetit Teheran.
-
- Pėrpara
se tė humbiste kontaktin me kontrollorin e trafikut ajror,
piloti ishte ankuar pėr kohėn e keqe. Nė rajon ka rėnė njė
dėborė mjaft e dendur.
-
- Punėtorėt
e shpėtimit qė kanė mbėrritur nė vendin e aksidentit janė
duke kėrkuar nė rrėnoja.Avioni kishte njė ekuipazh prej 18
vetash, kurse pjesa tjetėr e pasagjerėve ishin anėtarė tė
elitės sė Gardės qė siguroi Revolucionin Islamik pas pėrmbysjes
sė Shahut nė vitin 1979.
-
-
- Dėnohet
i akuzuari pėr sulmet e 11 shtatorit
-
- Hamburg, 20 shkurt 2003 - Njė gjykatė nė
Gjermani ka gjetur fajtor pėr pėrfshirje nė sulmet e 11
shtatorit nė Amerikė, njė shtetas marokien, Munir el
Motasadekin. Gjykata e dėnoi atė si ndihmės pėr mbi 3000
akuza pėr vrasje dhe si anėtar tė njė grupi terrorist.
-
- Gjykata
nė qytetin gjerman tė Hamburgut e dėnoi atė me 15 vjet
burg, dėnimi maksimal pėr akuzat ndaj tij. Munir el
Motasadek, nguli kėmbė gjatė gjithė gjyqit se ai ishte i
pafajshėm.
-
-
- Shtėpia
e Bardhė thotė se "po tė dėshtojė KS, Bush do tė mbėshtesė
me forcė rezolutėn 1441
-
- Uashington, 20 shkurt 2003 - Shtėpia e Bardhė
thotė se "po tė dėshtojė sė vepruari Kėshilli i
Sigurimit, presidenti i Shteteve tė Bashkuara bashkė me
koalicionin e tė vullnetshmėve do tė mbėshtesė me forcė
rezolutėn 1441 duke ēarmatosur liderin irakian, Sadam
Husein".
-
- Zėdhėnėsi
Ari Fleiēer tha se "presidenti Bush ka ndėrmend tė
punojė me miqtė dhe aleatėt pėr t'i ofruar Kėshillit tė
Sigurimit njė rezolutė gjatė kėsaj apo javės sė ardhėshme
dhe e ka bėrė tė qartė vazhdimisht se epilogu i preferuar
pėr Kombet e Bashkuara do tė ishte tė veprojnė".
-
-
- Anan:
Lufta nė Irak do tė ishte e pėrfytyrueshme
-
- Romė, 20 shkurt 2003 - Sekretari i pėrgjithshėm
i Kombeve tė Bashkuara, Kofi Anan ka deklaruar nė Romė se
lufta nė Irak do tė ishte e pėrfytyrueshme vetėm nėse
alternativa do tė ishte mė e keqe.
-
- Annan
tha se ai vazhdon tė mendojė se lufta mund tė shmanget.
-
-
- Putin
dhe Zemin mendojnė se duhet tė vazhdojnė inspektimet e
Kombeve tė Bashkuara nė Irak
-
- Moskė, 20 shkurt 2003 - Kremlini thotė se
presidenti i Rusisė, Vladimir Putin dhe presidenti i Kinės,
Gjiang Zemin gjatė njė bisede telefonike kanė qenė tė njė
mendje se duhet tė vazhdojnė inspektimet e Kombeve tė
Bashkuara pėr armėt nė Irak.
-
-
- Turqia
thotė se dėshiron kompensime tė garantuara ekonomike pėr
pasojat e luftės ndaj ekonomisė tė saj
-
- Uashington, 20 shkurt 2003 - Zėdhėnėsi i Shtėpisė
sė Bardhė ka thėnė se Shtetet e Bashkuara i kanė bėrė
Ankarasė ofertėn finale pėr tė siguruar praninė nė bazat
e Turqisė pėr invadim tė mundshėm nė Irak tė prirė nga
Shtetet e Bashkuara.
-
- Shtetet
e Bashkuara i kanė ofruar Turqisė njė pako ndihme qė pėrfshinė
6 miliardė dollarė falas dhe 20 miliardė dollarė kredi,
por zyrtarėt e Ankarasė thanė se akoma nuk janė plotėsuar
kėrkesat e tyre.
-
- Turqia
thotė se dėshiron kompensime tė garantuara ekonomike pėr
pasojat e luftės ndaj ekonomisė tė saj tė lodhur. Sipas
zyrtarėve amerikanė, Ankaraja kėrkon asistencė prej 30
miliardė dollarėsh.
-
-
- Riēard
Gephard kandidat pėr president tė SHBA-ve nė garat e
ardhshme
-
- Ushington, 20 shkurt 2003 - Riēard Gephard, ish
lider nė Kongresin e Shteteve tė Bashkuara thotė se do tė
kėrkojė nga Partia Demokrate qė ta nominojė pėr president
tė vendit nė garat e ardhshme, duke e akuzuar presidentin
aktual, Bush se po e udhėheqė keq konfrontimin me Irakun dhe
ekonominė amerikane.
-
-
- Kėshilli
i Sigurimit ka pėrfunduar debatin e hapur dyditėsh pėr
Irakun
-
- Nju Jork, 20 shkurt 2003 - Kėshilli i Sigurimit
ka pėrfunduar debatin e hapur dyditėsh pėr Irakun, ku
shumica e oratorėve kanė kundėrshtuar thirrjet e Shteteve tė
Bashkuara pėr ēarmatosjen e Irakut me forcė, por tė tjerė
i kanė bėrė thirrje Bagdadit qė tė bėjė mė shumė pėr
tė shmangur luftėn.
Mbledhja ishte thirrur me kėrkesė tė tė painkuadruarve pėr
t,u bėrė tė mundur vendeve qė nuk kanė karrike nė Kėshillin
e Siguurimit tė shfaqin mendimet e tyre.
-
-
- Tom
Rixh ka shpallur "Fushatėn e gatishmėrisė" nga
sulmet terroriste
-
- Uashington, 20 shkurt 2003 - Sekretari i sigurisė
vendore, Tom Rixh ka shpallur "Fushatėn e gayishmėrisė"
qė ka qėllim mbrojtjen e qytetarėve tė Shteteve tė
Bashkuara nga sulme terroriste biologjike, kimike apo bėrthamore.
Rixh ka thėnė se qėllimi i fushatės ėshtė pėrforcimi i
gatishmėrisė sė amerikanėve kundėr sulmi tė mundshėm
terrorist.
-
-
- Presidenti
Bush takohet me Sekretarin e Pėrgjithshėm tė NATO-s, Xhorxh
Robertson
-
- Bruksel, 20 shkurt 2003 - Kur gazetarėt dhe
kamerat hynė brenda pėr tė parė fillimin e takimit,
Presidenti nuk iu pėrmbajt rutinės sė zakonshme, por vlerėsoi
lart aleancėn e NATO-s. "Sot kjo aleancė po e pajis
Turqinė qė tė mbrohet nga njė sulm i mundėshėm nga
Iraku".
-
- Sekretari
i Pėrgjithshėm i NATO-s, Xhorxh Robertson, u pėrgjegj me njė
buzėqeshje dhe me njė nėnkuptim pėr pėrpjekjen e anėtareve
tė NATO-s, Francės, Gjermanisė dhe Belgjikės pėr tė
bllokuar ndihmėn pėr Turqinė, e vetmja anėtare e aleancės
qė ka kufij tė pėrbashkėt me Irakun.
-
- "Kjo
mė kujton Vinston Ēerēillin, busti i tė cilit ndodhet nė
kėtė dhomė, i cili tha kėtė shprehje tė famshme pėr
Shtetet e Bashkuara: 'Shtetet e Bashkuara duhen besuar se
gjithmonė bėjnė atė qė duhet pasi kanė provuar ēdo
alternativė tjetėr'.
Shtetet e Bashkuara nuk i kanė kėrkuar NATO-s tė marrė
pjesė zyrtarisht nė ndonjė ofensivė ushtarake kundėr
Irakut. Por administrata e Presidentit Bush e ka bėrė tė
qartė se do tu kėrkojė ndihmė vendeve anėtare dhe ajo
i bėri thirrje aleancės qė tė ndihmojė Turqinė.
-
-
- Ramsfeld:
Ndėrhyrja ushtarake kundėr Irakut e mundshme edhe pa pėrdorimin
e bazave nė Turqi
-
- Uashington, 20 shkurt 2003 - Sekretari amerikan i
Mbrojtjes Donald Ramsfeld tha nė Pentagon se njė sulm kundėr
Irakut mund tė realizohet edhe pa mbėshtetjen e Turqisė.
"Me sa duket, sa mė shumė ndihmė qė merr njė vend,
aq mė lehtė ėshtė.
-
- Dhe
sa mė pak ndihmė qė tė marrė ai, aq mė e vėshtirė ėshtė.
Por megjithatė operacioni kundėr Irakut ėshtė i realizueshėm
dhe gjithmonė ka alternativa tė tjera". Por zoti
Ramsfeld theksoi se Turqia ėshtė duke bashkėpunuar nė
patrullimet ajrore tė Shteteve tė Bashkuara nė zonėn e
ndalim fluturimeve nė veri tė Irakut.
-
- Ai
beson se Turqia mė nė fund do tė bashkėpunojė, nė qoftė
se shpėrthen lufta kundėr Irakut.
|
|
|

|
|

|
|
Copyright©2000-2003
Trepca.net - Tė gjitha
tė drejtat e rezervuara. |
|
|

|
|
|