|
- Njė
fushatė e padenjė e TV "MENI-t" kundėr Degės sė
LDK-sė dhe strukturave udhėheqėse komunale nė Gjilan
Gjilan, 18 shkurt 2003 - Meqenėse nė veprimtarinė e
deritashme 13 vjeēare tė LDK tė Gjilanit nuk e kemi
praktikuar dhe dėshiruar qė t'ju reagojmė mediave
elektronike, qofshin ato lokale dhe qendrore si dhe mediave tė
shkruara nė nivel tė Kosovės po, pėrkundrazi me ta kemi
bashkėpunuar dhe ruajtur relacionet edhe kur na kanė
kritikuar pa tė drejtė dhe, e kemi respektuar gjithherė
edhe mendimin ndryshe (dhe pėr kėtė kemi njė mal
argumentesh), ju zotėrinj tė TV MEN-it na keni detyruar
t'jua tėrheqim vėmendjen tonė nė kėto ēėshtje:
1. Si Degė e LDK-sė, edhe kur kemi qenė ngushtė dhe e kemi
pasur gjithnjė vėshtirė veprimtarinė e pėrditshme
politike, nė kohėn e paraluftės, nuk ju kemi shmangur
transparencės dhe komunikimit me publikun dhe opinionin e
gjerė.
Tė njejtėn gjė e kemi bėrė edhe nė periudhėn e pasluftės
e vazhdojmė pėr ta bėrė edhe mė tutje, pikėrisht pse
tash frymojmė dhe veprojmė mė shlirė.
Andaj, akuzat qė janė lėshuar mga media juaj, nė kėta tre
muajt e fundit, kanė qenė fund e krye tė pabaza, qofshin pėrmes
tė ftuarve tuaj, qoftė pėrmes ndonjė komenti a ankete dhe
spekulim rrugėsh e kafiterish.
Sidomos, pas disa mendimeve tė ndryshme qė ēuan edhe nė
krijimin e fraksionit brenda kryesisė sė Degės, lidhur me
udhėheqjen komunale.
Ju keni qenė tepėr tė njėanshėm, madje edhe tendencioz
dhe nė shėrbim tė Padronit Tuaj qė ėshtė anėtar i
Kryesisė sė Degės nga maji i vitit 1998-tė dhe mė sė
paku nė funksion tė njė mediumi tė pavarur.
Ne kemi toleruar deri tash dhe, nuk ju kemi denoncuar as pėrmes
opinionit publik, duke pritur se do ta ndalni kėtė fushatė
dhe, natyrisht nuk ju kemi denoncuar as nė mekanizmat qė
tash pėr tash mbrojnė njė kodeks tė informimit publik.
Por, kjo nuk do tė thotė qė tė vazhdojmė sė injoruari
dhe heshturi ndaj akuzave tė pabaza, pavarėsisht a lansohen
prej jush apo prej tė ftuarve tuaj. Kryesorja nga shtėpia e
juaj informative nė mėnyrėn mė tė vrazhdė dhe
tendencioze po portretohet Dega e LDK-sė nė Gjilan dhe njė
pjesė e konsideruar e udhėheqjes sė komunės qė nuk
mendojnė dhe veprojnė si Padroni i Juaj qė ėshtė po nė kėto
struktura.
2. Gjithashtu, si Degė e LDK-sė,ne ju kemi dhėnė pėrkrahje
qė nga themelimi, kemi bashkėpunuar madje edhe pėrmes
formave tė reklamės e marketingut dhe, asnjėherė nuk ju
kemi imponuar ndonjė ēėshtje nė politikėn tuaj
redaktuese, pavarėsisht se nė opinion qė nga fillimi i
krijua njė bindje e gabuar se do tė jeni nė shėrbim tonin.
Ju, duke dashur pėr ta demantuar kėtė opinion negativ, jo
njėherė, por shpeshherė edhe na keni shkelur e dėmtuar, veēmas
gjatė fushatave parazgjedhore si dhe rreth ndonjė informate
a prononcimi qė e kemi bėrė si Degė.
Ne, megjithatė nuk e kemi cėnuar asnėherė pavarėsinė e
punės dhe veprimtarisė suaj.
Kemi qenė Dega e vetme qė i ka dėnuar dhe gjykuar disa
sulme tė dyshimta dhe tė paidentifikuara deri mė tash kundėr
TV MEN-it, sepse e kemi ditur dhe kuptuar ēka do tė thotė tė
jesh i sulmuar, sidomos nga persona enigmatikė.
3. Edhe nė rastin e manifestimit tė disa pakėnaqėsive
brenda subjektit tonė, sidomos pas zgjedhjeve tė dyta
lokale, ne nuk kemi qenė tė mbyllur, as i kemi fshehur
tendencat dhe interesat e akėcilit "grup politik"
brenda LDK-sė.
Por, keni qenė ju qė e morėt rolin e njė prokurori medial,
njė gjykatori publik dhe njė dezinformuesi gjithashtu
publik, gjithnjė nė funksion tė shėrbimit tė verbėr ndaj
Padronit Tuaj, i cili ka qenė pėr kėto vite figura mė e
privilegjuar nė komunė, veēanėrisht nga fusha e afarizmit
privat, anipse ka pasur edhe tė tjerė dhe ende janė qė mė
shumė se Padroni juaj e kanė ndihmuar LDK-nė.
Kjo, ka qenė edhe arsyeja e vetme qė kohėve tė fundit mund
tė jenė refuzuar do ftesa "rrugėsh" pėr tė
ardhur mysafir nė shtėpinė tuaj mediale dhe nga ajo shtėpi
pėr t'i denoncuar ata qė mė sė shumti i kanė mbėshtetur
dhe pėrkrahur denoncuesit.
Vetėm shikoni galerinė e kėtyre denoncuesve qė kanė
"vizituar" kėtė shtėpi tuajėn mediale dhe, fare
lehtė mund tė bindeni se kanė qenė njerėzit mė tė
privilegjuar. Dhe, akoma janė. Asnjėrit nuk i mungon asgjė
pėrkundėr mllefeve qė i ka adresuar kundėr shumicės sė
kryesisė sė Degės dhe Degės sė LDK nė pėrgjithėsi qė
nuk mendon si ata.
4. Pastaj, besoj qė edhe ajo shtėpi juaja mediale i ka do
rregulla qė ju mėtoni pėr t'u zbatuar. Nėse ato nuk
zbatohen, besoj qė nuk e leni pa marrė masa. Vetėm shikoni
sa gazetarė janė larguar prej kėsaj shtėpie.
Edhe nė LDK ekziston njė statut i partisė i cili duhet tė
respektohet dhe, nėse nuk respektohet, natyrisht qė pason
sanksionimi i pėrgjegjėsisė.
-
- Nga personazhet tuaja tė
gjalla keni mundur tė kėrkoni (nėse jo nga ne qė realisht
pėrfaqėsojmė shumicėn dėrmuese) njė kopje tė statutit
dhe tė shihni nenet 49 dhe 50-tė.
Pse kemi qenė tolerues si parti, edhe tolerues thuaja
ekstrem, nuk do tė thotė qė s'dimė dhe s'mundemi pėr tė
vėnė rend nė parti.
5. Rreth pėrfoljeve nga shtėpia juaj mediale pėr gjoja
manipulimet nė Kuvendin e katėrt zgjedhor tė LDK tė
Gjilanit, ju themi se ka qenė Kuvendi mė transparent dhe mė
i rregullt qė ėshtė mbajtur nė ndonjė Degė tė LDK-sė nė
Kosovė.
Pse ju tash i merrni nėn mbrojtje ata qė realisht nuk fituan
besimin e delegatėve, ėshtė ēėshtje juaja. Tekefundit, tė
pakėnaqurit dikush duhet t'i ngushėllojė.
Edhe nė rastin kur nuk arritėn pėr t'i realizuar disa
synime puēiste qoftė nė udhėheqjen komunale, qoftė edhe nė
vetė Degėn e LDK-sė, ju mund ta merrni tė drejtėn pėr
t'i mbrojtur interesat e tyre dhe pėr t'ju bėrė avokatllėk.
6. Na akuzoni edhe pėr shumė gjėra nė nivelin komunal. Aq
shumė gjėra sa nuk mund tash as t'i pėrmendim. Po, pse nuk
na akuzoni edhe pėr faktin se si komunė mė sė shumti e
kemi favorizuar TV MEN-in. Dhe, pėr kėtė ekzistojnė dėshmitė.
-
- Poashtu, pse nuk na akuzoni
edhe pėr Padronin Tuaj, firma e tė cilit gjithashtu ka qenė
mė e privilegjuara nė komunė dhe, dihet prej kujt dhe pse
ėshtė favorizuar.
7. A e dini, e sigurisht qė e dini, se ėshtė e vetmja firma
MEN nė Gjilan qė asnjėherė nė kėto vite tė pasluftės
nuk i ka pėrmbushur obligimet komunale. E padroni i saj qe dy
mandate ėshtė kėshilltar komunal i propozuar dhe i zgjedhur
nga LDK-ja.
Nuk po flasim edhe pėr shumė e shumė obligime tė tjera tė
pakryera, qė ju mirėfilli i dini.
Nėse kėrkoni transparencė nga tė tjerėt, bėhuni edhe vetė
pak transparentė.
8. Tek ana e familjarizmit dhe e mbrojtjes sė interesave. Pikėrisht
ata qė kanė sfiluar nėpėr shtėpinė tuaj mediale mė sė
shumti i kanė mbjellė kėto rrėnjė tė liga nė shoqėrinė
tonė. Mund tė ofrohen dėshmi me bollėk pėr kėtė, jo vetėm
pėr nga mbiemri por edhe pėr nga ilakaja.
9. Tek dėmi ndaj shoqėrisė. Mė sė shumti ju takon pikėrisht
kėtyre njerėzve qė shtėpia juaj i ka marrė nėn mbrojtje
sepse janė nė shėrbim (si ju) edhe Ata tė Padronit Tuaj.
Edhe pėr kėto, thotė populli, nėse ėshtė hangėr pitja,
tepsia ka mbetur.
Andaj, intenca jonė ka qenė dhe mbetet qė shtėpia juaj, tė
jetė vėrtetė njė shtėpi mediale nė shėrbim tė qytetarėve
se sa tė disa individėve qė pėr interesa tė ngushta
personale e grupore janė nė gjendje pėr ta shkatėrruar njė
investim mė shumė se 13 vjeēar.
Tė jeni tė bindur se nuk do ta arrijnė kėtė. As edhe me
ndihmėn tuaj.
Duke besuar se do t'i shėrbeni njė ditė vėrtetė
informimit publik, ju pėrshėndesim.
P.S
Kėtė reagim sipas rregullave tė informimit publik, tė vėna
nga OSBE ėshtė dashur ta emitojė mbrėmė TV MEN-i. Ata vetėm
kanė lajmėruar se e kanė pranuar njė reagim dhe asgjė mė
shumė pos njė ftese qė nė cilėsinė e tė akuzuarit tė
marrim pjesė nė njė nga emisionet e tyre. Megjithatė ėshtė
dashur ta emitojnė reagimin. Andaj, ne pėr hirė tė
informimit publik, po ua dėrgojmė tash edhe juve dhe
masmediave tė tjera pėr publikim.
Sabit Rrustemi, zėdhėnės i Degės
sė LDK-sė nė Gjilan.
|
|