| |
 |
|
|
|
18.02.2003
- Trepca.net |
|
|
|
Lajme |
|
|
E
marte, 18 shkurt 2003 |
|
|

|
|
|
|
|
|
Pėrmbajtja:
-
Presidenti
Rugova priti ministren e Mbrojtjes sė Suedisė, zonjėn Leni
Bjorkland
-
Idriz
Balaj - Togeri dyshohet edhe pėr zhdukjen e tre anėtarėve tė
familjes Krasniqi nga Turjaka e Pejės
-
Me
urdhėr tė Tribunalit tė Hagės arrestohen Haradin Balaj, Isak
Musliu dhe Agim Murtezi
-
As
nė seancėn e sotme nuk u bė leximi i aktakuzės
-
Gjykimi
kundėr grupit tė Llapit filloi pa praninė e KMDLNJ-sė dhe tė
gazetarėve
-
Entoni
Adams thotė se tė tre tė arrestuarit janė dėrguar nė njė
vend tė sigurtė
-
Nė
Gjykatėn e Qarkut nė Pejė filloi procesi gjyqėsor kundėr njė
serbi pėr krime ndaj shqiptarėve
-
Ishte
i rremė alarmi se brenda kafiterisė "Gruvi" janė
vendosur dy mjete shpėrthyese
-
Karla
Del Ponte nė Beograd
-
Qeveria
e Maqedonisė shpėrthimin qė ndodhi nė Strugė e cilėsoi si
akt terrorist
-
Rritet
numri mbi 130 i tė djegurve nė Kore
-
Forcat
izraelite kanė vrarė sot njė anėtar tė kėrkuar tė Hamasit
-
Nė
njė tren tė metros nė Kore dyshohet tė jenė djegur rreth
100 udhėtarė
-
BE-ja
i kėrkon Irakut tė zbatojė rezolutat e OKB-sė pėr ēarmatim
-
Shiraku
kundėrshton njė rezolutė tė re pėr ēarmatimin e Irakut
-
Trupat
amerikane nė Turqi - pasi Uashingtoni dhe Ankaraja tė arrijnė
marrėveshje
-
Robertson
gjendet nė Bullgari
-
Delegacionet
izraelite dhe palestineze nė Londėr takohen me katėrshen pėr
Lindjen e Mesme
-
Nė
SHBA kanė humbur jetėn 12 vetė si pasojė e motit tė keq
|
|
|
- Presidenti Rugova
priti ministren e Mbrojtjes sė Suedisė, zonjėn Leni Bjorkland
-
 |
|
- Prishtinė, 18 shkurt 2003
- Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova priti sot
ministren e Mbrojtjes sė Suedisė, zonjėn Leni
Bjorkland.
-
- Pas
takimit Presidenti Rugova tha se ka biseduar me zonjėn
ministre pėr progresin e arritur nė Kosovė nė tė
gjitha fushat e jetės, nė peiudhėn e pasluftės dhe e
ka falėnderuar Suedinė pėr angazhimin e saj pėr
Kosovėn gjatė luftės dhe pastaj nė rindėrtimin e
vendit, por edhe pėr prezencėn ushtarake, humanitare
etj.
|
-
- Poashtu
Presidenti Rugova tha se e ka njoftuar zonjėn Bjorkland me
objektivat e Kosovės nė planin ekonomik, atė tė privatizimit
si dhe lidhur me integrimin e grupeve etnike nė shoqėrinė e
njė Kosove qė, siē tha Presidenti, insiston tė njihet sa mė
parė, dhe tė integruar nė BE dhe nė NATO.
-
- "Ne
punojmė nė rrugėn e pėrmbushjeve tė standardeve ndėrkombėtare,
sepse Kosova sa mė shpejt qė tė integrohet nė Evropė do ta
qetėsojė rajonin dhe do tė ketė njė perspektivė mė tė
madhe, si dhe qasje nė institucionet financiare ndėrkombėtare
e diplomatike", tha Presidenti Rugova, duke thėnė se ka kėrkuar
nga zonja ministre qė tė vazhdojė pėrkrahja e Suedisė pėr
Kosovėn nė tė gjithė fushat, nė planin ekonomik dhe nė
bashkėpunimin e pėrgjithshėm.
Ndėrkaq, zonja Bjorkland tha se Suedia ėshtė e interesuar tė
mbėshtesė Kosovėn nė zhvillimin e saj.
I lutur tė kementojė arrestimin e djeshėm tė tre shqiptarėve
me urdhėr tė Tribunalit tė Hagės, Presidenti Rugova tha se
kjo ėshtė ēėshtje e drejtėsisė.
-
- "Ne
jemi qė tė vendoset shteti i sė drejtės nė Kosovė, pra tė
gjitha institucionet dhe partitė politike". Arrestimet qė
kanė ndodhur janė ēėshtje e gjykatės sė Hagės dhe Kosova
si tė gjithė vendet e rajonit do tė bashkėpunojė me gjykatėn
e Hagės. Kjo gjykatė ka ingjerenca tė veēanta nė tė gjitha
vendet fqinje, dhe duhet tė bashkėpunuar me gjykatėn e Hagės.
Tė arrestuarit janė vetėm tė dyshuar dhe nėse nuk kanė bėrė
asgjė ata do tė lirohen, sepse kjo ėshtė drejtėsia, theksoi
Presidenti Rugova, i cili pėrgjithėsisht gjendjen e sigurisė
nė Kosovė e vlerėsoi tė mirė.
-
-
- Idriz Balaj - Togeri
dyshohet edhe pėr zhdukjen e tre anėtarėve tė familjes
Krasniqi nga Turjaka e Pejės
-
- Pejė, 18 shkurt 2003 -
Tė hėnėn nė Gjykatėn e qarkut nė Pejė ėshtė marrė nė
pyetje Idriz Balaj, i njohur me emrin e luftės
"Togeri", i dėnuar kohė mė parė me 15 burgim, pėr
vrasjen e katėr ish-pjesėtarėve tė brigadės "Mėrgimi",
e tani i dyshuar pėr vrasjen e tre anėtarėve tė famljes
Krasniqi.
Idriz Balaj tani dyshohet se bashkė me pjesėtarėt e tjerė tė
njėsitit special "Shqiponjat e zeza" tė ish-UĒK-sė,
me tė cilin komandonte ai, mė 4 shkurt tė vitit 1999 ka
shkuar nė fshatin Turjakė tė Pejės, ka marrė tre anėtarėt
e familjes:
-
- Gjylshahe
Krasniqin (55), Xhevat Krasniqin (20) dhe Valbona Krasniqin
(16). Qė nga ajo natė nuk dihej pėr fatin e tyre dhe ata
konsideroheshin tė zhdukur.
-
- Nė
propozimin pėr zbatimin e hetimeve shpjegohet se familja
Krasniqi dyshohet tė ketė bashkėpunuar me regjimin e Serbisė
dhe se Balaj ka pasur si motiv kėtė fakt pėr tė sulmuar
familjen Krasniqi, shkruan shtypi i sotėm.
Avokati i Idriz Balajt thotė se klienti i tij ka deklaruar para
gjykatės sė kurrė nuk ka vepruar nė komunėn e Pejės as nė
fshatin Turjakė.
-
-
- Me urdhėr tė
Tribunalit tė Hagės arrestohen Haradin Balaj, Isak Musliu dhe
Agim Murtezi
-
- Bruksel, 18 shkurt 2003
- Pjesėtarėt e KFOR-it kanė arrestuar dje tre shqiptarė nė
bazė tė njė urdhėrarresti tė Tribunalit tė Hagės. Zyrtarėt
e NATO-s nė Bruksel konfirmuan edhe identitetin e tė
arrestuarve dhe kėta janė:
-
- Haradin
Bala nga fshati Korraticė e Epėrme nga komuna e Gllogocit, i
njohur me nofkėn "Shala", i lindur mė 1957, baba i
shtatė fėmijėve, pastaj Isak Musliu me nofkėn "Ēerēizi"
(i arrestuar ditė mė parė nga KFOR-i amerikan nė Ferizaj)
nga Krojmiri i Lipjanit dhe Agim Murtezi me nofkėn
"Murrizi".
-
- Emrat
e tyre figurojnė nė aktakuzėn pėr krime lufte tė ngritur
nga Tribunali i Hagės konfirmuan burimet nga selia e NATO-s nė
Bruksel. Thuhet se operacioni i arrestimeve ka filluar pas
konsultimeve me krerėt e UNMIK-ut dhe i njėjti ka kaluar pa
kurrėfarė pasojash.
Tė tre ata akuzohen pėr veprimtarinė e tyre nė kohėn kur
ishin pjesėtarė tė ish-UĒK-sė. Sipas aktakuzės bėhet e
ditur se kėtyre tė treve i vihet nė barrė aktakuza pėr
keqtrajtim dhe likuidim tė civilėve si shqiptarė ashtu edhe
serbė nė njė kamp nė Llapushnik gjatė periudhės maj-korrik
tė vitit 1998.
-
- Gjithnjė
sipas Aleancės Veriatlantike kėta tė tre janė transferuar nė
njė lokacion tė sigurtė dhe pritet transferimi i tyre nė
burgun e Tribunalit tė Hagės.
-
-
- As nė seancėn e
sotme nuk u bė leximi i aktakuzės
-
- Prishtinė, 18 shkurt 2003 -
As nė seancėn e sotme nuk u bė leximi i aktakuzės ndaj katėr
ish-eprorėve tė lartė tė Zonės operative tė Llapit, tė UĒK-sė:
Rrustem Mustafa-Remi, Latif Gashi, Nazif Mehmeti dhe Naim
Kadriu.
-
- Avokatėt
e tė akuzuarve thanė se kushtet pėr vazhdimin e procesit gjyqėsorė
nuk janė tė volitshme, pėr shkak se vendi ku po mbahet
gjykimi nuk mjafton as pėr gjashtė gazetarėt qė janė
caktuar se mund ta ndjekin gjykimin.
-
- Seanca
e sotme u ndėrpre pėr tė vazhduar tė enjten, nė njė
ambient tjetėr tė Pallatit tė Sporteve ku do tė ketė mė
shumė hapėsirė, thanė avokatėt, kėrkesat e tė cilėve
kryesisht janė miratuar.
-
-
- Gjykimi kundėr
grupit tė Llapit filloi pa praninė e KMDLNJ-sė dhe tė
gazetarėve
-
- Prishtinė, 18 shkurt 2003 -
Komandant Rrustem Mustafa - "Remi", Latif Gashi, Nazif
Mehmeti dhe Naim Kadriu qė tė gjitha ish-pjesėtarė tė UĒK-sė
dje dolėn para drejtėsisė ndėrkombėtare pėr t'u pėrballur
me akuzat pėr krime lufte ndaj bashkėvendasve tė tyre nė
vitet 1998-1999. Seanca e parė gjyqėsore u mbajt nė lokalet e
Pallatit tė Rinisė dhe Sporteve nė Prishinė ku ndodhet
Departamenti i Drejtėsisė nėn masa tė rrepta sigurie.
Seanca e parė gjyqėsore u mbajt pa praninė e gazetarėve.
Ndonėse ishte hedhur shorti qė kėtė gjykim ta pėrcillnin
vetėm gjashtė gazetarė tė mediumeve elektronike dhe atyre tė
shkruara nė Kosovė, gazetarėt nė shenjė revolte e bojkotuan
atė.
Pas seancės sė parė, avokatėt mbrojtės tė tė akuzuarve
njoftuan para gazetarėve pėr rrjedhėn e procesit gjyqėsor.
Sipas tyre nuk mund tė thuhet se ėshtė mbajtur seanca e parė
gjyqėsore pėr arsye se nuk ėshtė lexuar aktakuza. Kryesisht
ėshtė diskutuar rreth disa ndryshimeve nė aktakuzė, tha nėri
nga avokatėt duke shtuar se mbrojtja do tė jetė kolektive
sepse fjala ėshtė pėr njė aktakuzė tė pėrbashkėt dhe njė
vepėr penale tė pėrbashkėt pėr tė katėrtit.
Sipas tė gjitha gjasave vendi i mbajtjes sė gjykimit do tė
transferohet nė ndonjė objekt tjetėr, sepse trupi gjykues ka
aprovuar njė kėrkesė tė mbrojtėsve qė tė ndėrrohet vendi
i mbajtjes sė gjykimit nė ndonjė vend tjetėr apo tė kthehet
nė Gjykatėn e Qarkut atje ku ėshtė edhe rendi qė tė mbahen
gjykimet e tilla.
Avokatėt thanė se nga gjykata kanė kėrkuar qė klientėt e
tyre mbrohen nga liria.
-
-
- Entoni Adams thotė
se tė tre tė arrestuarit janė dėrguar nė njė vend tė
sigurtė
-
- Prishtinė, 18 shkurt 2003 -
Zėdhėnėsi i KFOR-it koloneli Entoni Adams duke u mbėshtetur
nė njė komunikatė nga NATO-ja ka konfirmuar se KFOR-i ka
arrestuar tre persona nė Kosovė, tė cilėt besohet tė jenė
persona tė emėruar nė aktakuzėn e Tribunalit tė Hagės pėr
krimet e luftės nė ish-Jugosllavi.
-
- Ai
ka thėnė se tė tre tė arrestuarit janė dėrguar nė njė
vend tė sigurtė dhe gjatė operacioneve pėr arrestimin e tyre
nuk ka pasur viktima. Koloneli Adams tha se identiteti i tė
arrestuarve si dhe akuzat formale nuk janė bėrė tė ditura
dhe do tė jepen mė vonė.
Ndėrkohė vetė familja Balaj nga Korrotica ka konfirmuar se njėri
prej tė arrestuarve ėshtė Haradin Balaj. Familjarėt kanė thėnė
se karabinierėt italianė dhe forcat speciale tė KFOR-it tė
cilėt e kanė arrestuar Haradin Balajn kanė lėnė njė letėr
nė shtėpi duke thėnė se ai ėshtė arrestuar nga Tribunali i
Hagės.
-
-
- Nė Gjykatėn e
Qarkut nė Pejė filloi procesi gjyqėsor kundėr njė serbi pėr
krime ndaj shqiptarėve
-
- Pejė, 18 shkurt 2003 -
Nė Gjykatėn e Qarkut nė Pejė ka filluar njė proces gjyqėsor
kundėr serbit Veselin Beshoviq, i cili akuzohet pėr krime tė
kryera ndaj shqiptarėve nė rajonin e Dukagjinit gjatė kohės
sė bombardimeve tė NATO-s.
Nė aktakuzėn tė cilėn e pėrfaqėson njė prokuror ndėrkombėtar,
i akuzuari Beshoviq thuhet se gjatė prillit dhe majit tė vitit
1999 ka kryer vepra penale duke deportuar nė mėnyrė tė
dhunshme popullatėn shqiptare nga fshatrat Lubeniq, Poklek,
Zahaq, Qyshk dhe Pavlan.
I akuzuari Beshoviq fillimisht ka qenė i dėnuar me dy vjet
burg me kusht pėr shkak tė armėmbajtjes pa leje, ndėrkohė qė
mė vonė nė procedurėn hetuese ndaj tij janė gjetur dėshmi
qė kanė tė bėjnė me dyshimin se ai ka kryer krime lufte
gjatė luftės nė Kosovė kanė pohuar burime nė Gjykatėn e
Qarkut tė Pejės.
-
-
- Ishte i rremė
alarmi se brenda kafiterisė "Gruvi" janė vendosur dy
mjete shpėrthyese
-
- Prishtinė, 18 shkurt 2003 -
Pas njė kėrcėnimi anonim me bombė nė Bulevardin Bill
Klinton nė Prishtinė ishte i bllokuar mė tepėr se dy orė.
Dikush ka telefonuar policinė duke i thėnė se brenda
kafiterisė "Gruvi" janė vendosur dy mjete shpėrthyese,
ose dy bomba, theksoi zėdhėnėsi i policisė sė UNMIK-ut pėr
rajonin e Prishtinės.
-
- "Ne
e rrethuam atė pjesė nė tė cilėn besuam se bomba mund tė
jetė e vendosur nė kafiterinė 'Gruvi'. Mirėpo, mė vonė
pasi u aktivizuan edhe robotėt pėr deaktivizimin e kėtyre
mjeteve shpėrthyese, u verifikua se ky alarmim ishte i rrejshėm",
tha zėdhėnėsi.
-
-
- Karla Del Ponte nė
Beograd
-
- Beograd, 18 shkurt 2003 -
Kryeprokurorja e Tribunalit tė Hagės pėr krime lufte nė ish
Jugosllavi, Karla del Ponte, qėndroi nė Beograd ku ka
zhvilluar bisedime me shefin e diplomacisė federale Goran
Svillanoviq, kryeministrin e Serbisė Zoran Gjingjiq dhe zėvendėskryeministrin
Nebojsha Ēoviq.
-
- Pas
takimit Svilanoviq-Ponte i cili ka zgjatur mė tepėr se njė orė,
bashkėbiseduesit nuk kanė pranuar tė japin asnjė deklaratė
pėr mediat.
Del Ponte nė mbrėmje udhėtoi pėr nė Malin e Zi ku do tė
takohet me kryetarin e Kuvendit Filip Vujanoviq dhe ministrin e
punėve tė brendshme Milan Filipoviq.
Raundin e saj tė vizitės nė Ballkan Ponte e pėrfundon nė
Shkup ku do tė takohet me kryeministrin maqedonas Branko Cėrvenkovski.
-
-
- Qeveria e Maqedonisė
shpėrthimin qė ndodhi nė Strugė e cilėsoi si akt terrorist
-
- Strugė, 18 shkurt 2003 -
Tė gjithė partnerėt e koalicionit qeveritar nė Maqedoni shpėrthimin
qė ndodhi nė Gjykatėn e Strugės e cilėsojnė si akt
terrorist, ka thėnė zėdhėnėsi i qeverisė maqedonase Sasho
Ēollakovski.
-
- Ai
gjithashtu bėri tė ditur se policia ka arrestuar njė person,
ndėrkohė qė ka marrė nė pyetje katėr tė dyshuar pėr
sulmin e tė premtės. Sipas qeverisė nuk ka informacione qė nė
kėtė incident tė jetė pėrfshirė Armata Kombėtare
Shqiptare.
Zėdhėnėsi Ēollakovski ka theksuar se eksplozivi i pėrdorur
nė Strugė ėshtė i njėjtė me atė qė u pėrdor gjatė njė
shpėrthimi nė Kumanovė para disa javėsh nga i cili njė
person mbeti i vdekur dhe disa tė tjerė u plagosėn.
-
-
- Rritet numri mbi 130
i tė djegurve nė Kore
-
- Teagu, Kore e Jugut, 18 shkurt 2003
Sipas njoftimeve mė tė reja tė Rojterit dhe tė agjencive tė
tjera botėrore mbi 130 veta kanė vdekur, 130 janė lėnduar
kurse dhjetėra tė tjerė ekziston droja se janė ngujuar sot
(tė martėn) nė njė tren tė metros, qė siē dyshohet ėshtė
sulm zjarrvėnie e qėllimshme.
-
- Njoftohet
se zjarrin e ka vėnė njė burrė mentalisht jostabil. Thuhet
se mbi pesė orė pasi ka shpėrthyer flaka, zjarrfikėsit me
aparatura tė frymėmarrjes ende gjurmonin tė shpėtuarit nė
stacionin nėntokėsor tė qytetit Teagu.
-
-
- Forcat izraelite kanė
vrarė sot njė anėtar tė kėrkuar tė Hamasit
-
- Hebron, 18 shkurt 2003
Forcat izraelite kanė vrarė sot (tė martėn) njė anėtar tė
kėrkuar tė Hamasit pasi ėshtė pėrpjkur tė rezistojė kundėr
zėnies gjatė njė sulmi tė armatės nė Bregun Perendimor dhe
nė Rripin e Gazės me qėllim tė kapjes sė militantėve tė
dyshimtė, kanė bėrė tė ditur dėshmitarėt palestinezė dhe
burimet izraelite, njofton Rojter.
-
- Izraelitėt,
vazhdon njoftimi, kanė vrarė 27-vjeēarin Muhamed Mor nė
fshatin Jata afėr qytetit Hebron tė Bregut Perendimor. Ky ėshtė
incidenti i fundit pas shpėrthimit tė dhunės tė sė shtunės,
qė la tė vdekur katėr ushtarė izraelitė dhe 11 palestinezė.
-
- Dėshmitarėt
thonė se Mori sė pari ėshtė qėlluar nė kėmbė dhe pastaj
ėshtė vrarė. Burimi ushtarak izraelit ka thėnė se Mori
ishte njė militant i lartė islamik, i cili qe barrikaduar nė
shtėpinė e tij pėr tė rezistuar kundėr arrestrimit tė tij.
Po ky burim ka thėnė se 15 palestinezė nė Bregun Perendimor
dhe 9 sish nė Rripin e Gazės janė arrrestuar pėr aktivitet tė
dyshimtė militant.
-
-
- Nė njė tren tė
metros nė Kore dyshohet tė jenė djegur rreth 100 udhėtarė
-
- Teagu, Kore e Jugut, 18 shkurt 2003
25 vetė kanė vdekur, 130 janė lėnduar kurse dhjetėra tė
tjerė ekziston droja se janė ngujuar sot (tė martėn) nė njė
tren tė metros, qė siē dyshohet ėshtė sulm zjarrvėnie e qėllimshme,
njofton Rojter.
-
- Ndėrkaq,
sipas informacionit, po tė sotėm, tė AFP-sė nė trenin e
metros janė gjetur rreth 100 trupa tė djegur, vetėm disa orė
pasi njė burrė mentalisht jostabil ka kryer sulmin e zjarrvėnies.
-
- Njoftohet
gjithashtu se mbi pesė orė pasi ka shpėrthyer flaka, zjarrfikėsit
me aparatura tė frymėmarrjes ende gjurmonin tė shpėtuarit nė
stacionin nėntokėsor tė qytetit Teagu.
-
-
- BE-ja i kėrkon
Irakut tė zbatojė rezolutat e OKB-sė pėr ēarmatim
-
- Bruksel, 18 shkurt 2003 -
Udhėheqėsit e Bashkimit Evropian i dhanė fund njė takimi
urgjent tė nivelit tė lartė mbi krizėn e Irakut, duke i kėrkuar
Bagdadit qė tė zbatojė rezolutat e Kombeve tė Bashkuara pėr
ēarmatim dhe duke paralajmėruar se inspektimet e armėve nuk
mund tė vazhdojnė pafundėsisht.
-
- Organizata
me 15 vende tha gjithashtu se lufta nuk ėshtė e pashmangshme
dhe arriti nė pėrfundimin se forca duhet tė pėrdoret vetėm
si mundėsia e fundit.
Deklarata e pėrbashkėt ishte njė kompromis, qė kishte pėr qėllim
t'i linte tė gjithė tė kėnaqur.
-
- Paralajmėrimi
se inspektimet nuk mund tė vazhdojnė pafundėsisht do tė kėnaqė
pėrfaqėsuesit e rrugės sė ashpėr si kryeministri Toni Bler
qė thotė se Kombet e Bashkuara duhet ta pėrforcojnė kėrkesėn
e tyre pėr ēarmatimin e Irakut duke kėrcėnuar me pėrdorimin
e forcės.
-
-
- Shiraku kundėrshton
njė rezolutė tė re pėr ēarmatimin e Irakut
-
- Paris, 18 shkurt 2003 -
Presidenti francez, Zhak Shirak, ka deklaruar se vendi i tij
kundėrshton njė rezolutė tė re pėr ēarmatimin e Irakut.
Deklarata e Shirakut erdhi pas pėrpjekjeve diplomatike tė
Shteteve tė Bashkuara dhe Britanisė sė Madhe pėr hartimin e
njė rezolute tė dytė, e cila parasheh pėrdorimin e forcės
kundėr Bagdatit.
-
-
- Trupat amerikane nė
Turqi - pasi Uashingtoni dhe Ankaraja tė arrijnė marrėveshje
-
- Ankara, 18 shkurt 2003 -
Vendosja e disa mijėra trupave amerikane nė Turqi, si pjesė e
pėrgatitjeve pėr njė luftė tė mundshme nė Irak, do tė
marrė miratimin e parlamentit turk, vetėm pasi Uashingtoni dhe
Ankaraja zyrtare tė arrijnė njė marrėveshje.
-
- Kjo
e fundit duhet tė saktėsojė detajet politike, ushtarake dhe
ekonomike tė vendosjes sė trupave amerikane. Kėshtu ka bėrė
tė ditur kryeministri turk, Abdulla Gul.
-
-
- Robertson gjendet nė
Bullgari
-
- Sofje, 18 shkurt 2003 -
Sekretari i Pėrgjithshėm i NATO-s, Xhorxh Robertson, gjendet nė
Bullgari, si pjesė e njė turneu nė vendet qė do t'i
bashkangjiten Aleancės.
Ministri i jashtėm bullgar informoi kreun e NATO-s mbi pėrgatitjet
e vendit tė tij pėr anėtarėsi nė kėtė organizatė dhe qėndrimin
bullgar mbi krizėn irakiane.
-
-
- Delegacionet
izraelite dhe palestineze nė Londėr takohen me katėrshen pėr
Lindjen e Mesme
-
- Jerusalem, 18 shkurt 2003 -
Delegacionet izraelite dhe palestineze kanė udhėtuar ndaras
drejt Londrės, ku do tė takohen me katėrshen e ndėrmjetėsve
pėr Lindjen e Mesme.
-
- Katėrshja
pėrbėhet nga pėrfaqėsuesit e Shteteve tė Bashkuara,
Bashkimit Evropian, Kombeve tė Bashkuara dhe Rusisė. Nė qendėr
tė diskutimeve do tė jenė reformat brenda Autoritetit
palestinez si dhe ndihma ekonomike.
-
-
- Nė SHBA kanė
humbur jetėn 12 vetė si pasojė e motit tė keq
-
- Uashington, 18 shkurt 2003 -
Si pasojė e njė stuhie tė orėve tė fundit shtresa e dėborės
ka shkuar nė 65 centimetra, nė pjesėn mė tė madhe nė
lindje tė Shteteve tė Bashkuara, pėrfshirė Uashingtonin,
Virxhinian, Merilendin, Pensilvaninė, Nju Xhersin dhe Nju
Jorkun. Deri tani janė shėnuar 12 viktima si pasojė e motit tė
keq.
|
|
|

|
|

|
|
Copyright©2000-2003
Trepca.net - Tė gjitha
tė drejtat e rezervuara. |
|
|

|
|
|