| |
 |
OPINIONE |
|
|
16.02.2003 - Trepca.net |
|
|
|
Tė mendosh politikisht |
|
|
Kosova,
apo Kosovo, apo...?
|
|
|

|
|
|
15
shkurt 2003 / Shkruan: Arben Ēokaj
|
|
|
|
|
|
 |
|
Pėr
herė tė parė, nė njė bisedė tė thjeshtė me njė danez
para disa viteve, ai mė tha:
- -
Unė e di se ku ėshtė dallimi nė mes Kosova dhe Kosovo...
- -
Pa ma thuaj, i thashė.
- -
Kosova e quajnė shqiptarėt, ndėrsa Kosovo ėshtė
emri zyrtar, me tė cilin e thirrin serbėt...
|
-
- Nga
ky kontekst, qė mund tė jetė tepėr banal pėr shumėkėnd,
del nė pah njė detaj: ndryshimi i mbaresės a ose
o nė emrin e Kosovės, njė ndryshim mes gjuhėsh,
kulturash, dominimi etj., i cili kalon shpeshherė i pavėrejtur
edhe nga shumė shqiptarė, sidomos kur ata shkruajnė ose
shprehen nė njė gjuhė tė huaj. Pėr hir tė emrit zyrtar
Kosovo, emri ndėrkombėtar i Kosovės njihet si
Kosovo, ndėrkohė qė shqiptarėt nė gjuhėn e tyre tė
pėrditshme e quajnė atė Kosova edhe zyrtarisht.
-
- Gjatė
konfliktit nė Kosovė nė vitet 1998-99, gazeta daneze
Politikėn ishte ndėr tė rrallat gazeta tė huaja, qė
kishte vendosur ta quante Kosovėn me emrin e saj tė vėrtetė:
Kosova. Nė spjegimin e gazetės pėr kėtė gjė, pasi serbėt
e Danimarkės ishin ankuar se gazeta po mbante krahun e
shqiptarėve, thuhej se emrin Kosova e pėrdorin shumica
e popullsisė sė Kosovės, dhe pėr kėtė arsye, gazeta nė
fjalė kishte zgjedhur ta quante kėtė pjesė tė globit,
ashtu siē e quante shumica e banorėve tė saj.
-
- Me
pėrjashtim tė njė filmi dokumentar, tė prodhuar nė tre
pjesė pėr ngjarjet nė Kosovė nga DR1 kanali kryesor i
televizionit danez, ku u pėrdor termi Kosova, mediat
tjera daneze, ashtu si dhe pjesa tjetėr e mediave nė perėndim,
mbetėn skllave tė termit zyrtar Kosovo. Edhe sot, pas
ardhjes sė lirisė nė Kosovė, ky term vazhdon tė ndajė me
njė mbaresė shkruesit dhe politikanėt e ndryshėm.
-
- Por,
nga e ka prejardhjen vetė emri i Kosovės? A ėshtė ky njė
barbarizėm, pra njė toponim qė vjen nga emėrtimi qė mund
ti ketė bėrė pushtuesi serb, kėsaj zone tė Dardanisė
sė lashtė? Kjo gjė duhet tė sqarohet mė qartė pėr
publikun nga studiuesit shqiptarė, dhe ska dyshim se njė
punė mjaft e mirė ėshtė bėrė brenda territiorit tė
Kosovės, nė emėrtimin dhe ri-emėrtimin e shumė njėsive
rurale, rrugėve tė Prishtinės etj. tė cilat janė pastruar
nga emrat me origjinė sllave.
-
- Termi
Kosova nuk duket se ka njė spjegim apo kuptim nė gjuhėn
shqipe. Ndėrkohė qė serbėt thonė se kosovo quhet
toka e mėllenjės (mullizezės). Sa e vėrtetė ėshtė kjo,
vlen tė vlerėsohet nga njohėsit e gjuhės serbe. Pra, emri
Kosovo gjen spjegim pėrmes gjuhės serbe, dhe kjo na e
bėn tė qartė edhe njė herė, se serbėt me kohė e kanė
menduar arsyetimin e tyre mbi Kosovėn, e nėpėrmjet saj,
edhe legjitimitetin mbi atė pjesė tė tokės shqiptare.
-
- Fenomeni
i barbarizmave nė emėrtimet e zonave, fshatrave, etj.
ekziston realisht edhe nė Shqipėri. Gjatė regjimit komunist
nė Shqipėri, shteti shqiptar nuk u mor si dhe sa duhet me kėto
gjėra, dhe pas viteve 90-tė, Shqipėria duket se kishte
halle tė tjera. Nė Shqipėrinė e guximshme, qė nuk ka frikė
mė se mund tė sundohet nga tė tjerėt, askush nuk e ka vėnė
ujin nė zjarr pėr tu marrė me kėtė gjė, bile
kjo papėrgjegjėsi shkon deri atje, sa edhe nė mes tė Tiranės,
tė gjesh emra rrugėsh, tė cilat shkruhen keq, duke mos i
respektuar rregullat e duhura gjuhėsore.
-
- Nė
kontekstin e kėtij shkrimi, mund tė thuhet se si nė jug,
ashtu edhe nė veri tė Shqipėrisė, vazhdon tė ketė akoma
emra zonash, fshatrash, etj., qė e kanė prejardhjen nga gjuhėt
e fqinjėve; nga greqishtja nė jug, nga serbishtja nė veri
dhe nga turqishtja, gjithashtu.
-
- Ėshtė
e pafalshme, qė tė ruhen akoma emėrtimet barbarike me
origjinė sllave, greke, turke, etj. pėr zona, fshatra e njėsi
rurale nė Shqipėri. Kėshtu kemi psh. nė rrethin e Shkodrės
fshatin bregdetar Velipojė, emri i sė cilit vjen nga
serbishtja Veli polje (fushė e gjėrė), fshatin Zagorė
(za gora nė mal), zonėn Postopojė (posto polje fushė
e shkretė), apo Potgorė (pot gora poshtė malit), etj.
Po ashtu, emėrtime tė ndryshme barbarike, si kėto tė pėrmendura
mė lart, gjen edhe nė pjesė tė tjera tė Shqipėrisė.
-
- Ėshtė
mirė, qė pushteti lokal, kryepleqėsitė e fshatrave, qė
duket se kanė probleme mė tė rėndėsishme se sa emėrtimet
barbarike, tė merren megjithatė edhe me kėtė problem, i
cili nuk ėshtė edhe aq pa rėndėsi, sa tė lihet pas dore.
Dihet qė emri i njė personi ndikon edhe mbi karakterin
psikologjik tė tij... Merreni me mend se ēfarė ndikimi mund
tė ketė atėherė mbi njerėzit, njė emėr barbarik i njė
fshati, apo zone tė caktuar... Kjo gjė mund tė kalojė pa u
vėnė re nga banorėt e kėtyre fshatrave e zonave, qė mbajnė
emėr barbarik, tė cilėt nuk e dinė, ose nuk e kanė marrė
mundimin ta ndryshojnė kėtė, me njė emėr shqip mė tė pėrshtashėm.
Por, nė kontaktin e parė me njė tė huaj, kjo gjė bie menjėherė
nė sy.
-
- Le
tė kthehemi pėrsėri tek Kosova dhe emri i saj. Shqiptarėt
e Kosovės, duke qenė mė tė rrezikuar dhe nė pėrballje tė
vazhdueshme me armikun e tyre serb, ata duket se janė treguar
mė tė ndjeshėm (brenda mundėsive), edhe pėrsa i pėrket pėrdorimit
tė emrave shqiptarė, nė emėrtimet dhe ri-emėrtimet shqip
tė zonave, fshatrave, njėsive rurale dhe emrat e rrugėve, qė
kanė patur njė emėr sllav.
-
- Po
Kosova vetė, ēfarė emri do ketė nė tė ardhmen?
-
- Kur
Kosova tė ketė pavarėsi tė plotė, gjithēka do tė varet
nga organet e saj legjitime. Edhe emri Kosova mund tė
ndryshohet pėr republikėn e re. Nėse mbahet emri ekzistues
Kosova, kosovarėt duhet tė llogarisin edhe problemin
e vogėl, qė del me mbaresėn o tė emrit zyrtar
tė saj. Pra, perėndimi do vazhdojė pėr inerci, ta thėrrasė
Kosovėn Kosovo dhe do marrė kohė derisa termi
Kosova tė futet nė pėrdorim tė gjėrė. E mira do
ishte, qė Kosova tė kthehet nė origjinė, pra tė marrė
emrin Dardania.
-
- Por
kjo gjė i pėrket tė ardhmes, dhe politikanėt shqiptarė tė
Kosovės, me tė drejtė i preokupon sot mė tepėr statusi i
ardhshėm i Kosovės, dhe problemet e pėrditshme, se sa
zgjedhja e njė emri. Ndonėse edhe emri vetė, duhet tė bėhet
temė e njė diskutimi tė ardhshėm, kur kushtet tė flasin pėr
tė.
|
|
|

|
|
|
Copyright©2000-2003 Trepca.net
- Tė gjitha tė drejtat e rezervuara. |
|
|

|
|
|