15.02.2003 - Trepca.net

Lajme

E shtune, 15 shkurt 2003

 

Pėrmbajtja:

  • M. Shtjaner: Nėse miratohet daklarata e pavarėsisė, Kosova do ta humbė simpatinė komunitetit ndėrkombėtar

  • Zėdhėnėsit e UNMIK-ut dhe KFOR-it demantojnė spekulimet e mediave serbe se pėr ekzistimin e AKSH-sė

  • Daci: Kuvendi i Kosovės nuk krijon ligje pėr UNMIK-un, por pėr qytetarėt

  • Tribunali i Hagės ka ngritur akpadinė kundėr ultranacionalistit serb Sheshel pėr krime kundėr njerėzimitv

  • Gjingjiq zgjidhjen e statusit tė Kosovės do ta shihte si nė Federatėn myslimano-kroate nė Bosnjė

  • Meta - Svilanoviq diskutuan nė Tirana pėr jo vetėm pėr marrėdhėniet mes dy vendeve

  • KK e Bujanovcit ka diskutuar situatėn e sigurisė pas incidenteve tė fundit nė Luginėn e Preshevės

  • Grupet e armatosura nuk paraqesin rrezik pėr stabilitetin e Maqedonisė

  • Udhėheqėsit politikė nė Shkup shprehin gatishmėri pėr implementimin e Marrėveshje sė Ohrit

  • Ambasadori amerikan Montgomeri thotė se Kosova, Lugina e Preshevės dhe Maqedonia janė tė prekura nga dhuna

  • Kryengritėsit majtistė kanė vrarė njė amerikan dhe njė kolumbian

  • Me njė shpėrthim bombe nė Kolumbi janė vrarė tė pakten 18 vetė

  • Aeroplanėt amerikanė dhe britanikė kanė sulmuar njė sistem tė mbrojtjes raketore irakiane

  • Uashingtoni merr pėrgjegjėsinė fillestare pėr ndihmat humanitare ndaj popullit iraken

  • Nė aeroportin e Londrės forcat e sigurisė vazhdojnė tė jenė nė shkallė tė lartė gatishmėrie

  • Rusia nuk do tė bisedojė me udhėheqėsin ēeēen Maskadov

  • Bush: Iraku pėrbėn rrezik, prandaj ai duhet tė ēaramtoset, nė njė formė apo nė njė tjetėr

  • NATO shtyn vendimin pėr t'i dhėnė ndihmė Turqisė

  • Huseini me dekret ka ndaluar zbatimin dhe prodhimin e armėve pėr shfarosje masive


 

M. Shtjaner: Nėse miratohet daklarata e pavarėsisė, Kosova do ta humbė simpatinė komunitetit ndėrkombėtar
 
Prishtinė, 15 shkurt 2003 - As Beogradi e as Prishtina nuk mund tė ndėrmarrin hapa tė njėanshėm pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės, ka thėnė shefi i administratės ndėrkombėtare nė Prishtinė, Mihael Shtajner. Ai ka deklaruar nė njė intervistė pėr "Dojēe velen" se popullata e Kosovės pret gjėr reale qė do ta ndryshojnė gjendjen nė terren dhe jo letra qė nuk kanė tė bėjnė me realitetin.
 
Qėndrimi i bashkėsisė ndėrkombėtare, tha ai, ėshtė shumė i qartė: Kosova duhet t'i pėrmbushė standardet e pėrcaktuara e mė pas tė flitet pėr statusin pėrfundimtar tė saj. Shtajner i bėri kėto prononcime, duke komentuar deklaratėn pėr pavarėsinė e Kosovės.

Shefi i UNMIK-ut po ashtu ka thėnė se nėse Parlamenti i Kosovės pavarėsisht nga kundėrshtimi i bashkėsisė ndėrkombėtare miraton deklaratėn pėr pavarėsinė e saj, Kosova do ta humbė simpatinė e komunitetit ndėrkombėtar e cila ėshtė shumė e nevojshme nė kėto momente.
 
 
Zėdhėnėsit e UNMIK-ut dhe KFOR-it demantojnė spekulimet e mediave serbe se pėr ekzistimin e AKSH-sė
 
Prishtinė, 15 shkurt 2003 - Deklaratat e zyrtarėve tė policisė ndėrkombėtare dhe KFOR-it janė keqinterpretuar nga ana e masmediave serbe dhe kjo ka ngjallur reagime tė ashpra nga ana e zėdhėnėsve tė policisė sė UNMIK-ut dhe KFOR-it.
 
Tė gjitha kėto deklarata lidhen me spekulimet e fundit se nė Kosovė ėshtė duke vepruar Armata Kombėtare Shqiptare.
 
Rastet e fundit sipas zyrtarėve tė policisė sė UNMIK-ut janė intencė e disa mediave serbe qė tė pėrgėnjeshtrojnė gjendjen aktuale nė Kosovė, duke thėnė se nė kėtė vend ėshtė duke u zhvilluar njė luftė guerile nga ana e shqiptarėve tė armatosur qė nė fakt nuk ėshtė e vėrtetė.

Zėdhėnėsi Beri Fleēėr ka dėnuar rėndė kėto publikime tė rreme tė fjalėve tė policisė dhe KFOR-it nė Kosovė. Kjo duket se ėshtė njė fushatė e dezinformimit, tha ai.
 
Kjo fushatė ėshtė duke u zhvilluar me qėllim tė vetėm qė tė krijohet njė klimė e frikės dhe pasigurisė, duke spekuluar se nė Kosovė vepron guerila, e cila ėshtė duke u pėrgatitur qė tė hyjė nė territorin e Serbisė, theksoi Fleēėr.
 
 
Daci: Kuvendi i Kosovės nuk krijon ligje pėr UNMIK-un, por pėr qytetarėt
 
Prishtinė, 15 shkurt 2003 - Kuvendi i Kosovės nuk krijon ligje pėr UNMIK-un, por pėr qytetarėt e Kosovės, deklaroi kryetari i Kuvendit tė Kosovės, Nexhat Daci.
 
Nė njė intervistė dhėnė RTV21, zoti Daci theksoi se "nėse UNMIK-u vazhdon tė mos i nėnshkruajė ligjet, Kuvendi nuk do t'ia dėrgojė asnjė ligj pėr nėnshkrim".
 
Po qe se bashkėsia ndėrkombėtare nuk i bart, jo pėrgjegjėsitė, por fuqitė tek institucionet e Kosovės, si Kuvendi dhe Qeveria, atėherė Zoti e ndihmoftė UNMIK-un, u shpreh kryeparlamentari Daci.
 
 
Tribunali i Hagės ka ngritur akpadinė kundėr ultranacionalistit serb Sheshel pėr krime kundėr njerėzimitv
 
Hagė, 15 shkurt 2003 - Gjykata e Hagės ka ngritur akpadi kundėr udhėheqėsit tė Partisė Radikale tė Serbisė ultranacionalistit Vojisllav Sheshel pėr krime kundėr njerėzimit dhe shkeljen e rregullave tė luftės, ka deklaruar zėdhėnėsja e kėsaj gjykate Florans Hartman.
 
Ajo theksoi se aktakuza pėrmban 14 pika nga tė cilat 8 kanė tė bėjnė me krime kundėr njerėzimit. Sheshel akuzohet pėr pjesėmarrje nė ndėrmarrjen e pėrbashkėt kriminale nė vitet 1991-1993 nė Sllavoninė Lindore dhe Perėndimore tė Kroacisė, nė Bosnje dhe Vojvodinė, ka thėnė Hartman.
 
 
Gjingjiq zgjidhjen e statusit tė Kosovės do ta shihte si nė Federatėn myslimano-kroate nė Bosnjė
 
Uashington, 15 shkurt 2003 - Kryeministri i Serbisė Zoran Gjingjiq thotė se ka ardhur koha tė vendoset dialogu midis Beogradit dhe Prishtinės. Nė njė intervistė me "Zėrin e Amerikės" Gjingjiq tha se Beogradi e Prishtina duhet tė bashkėpunojnė, pėrndryshe do tė dėmtonin njėri-tjetrin dhe se ēėshtja e statusit tė Kosovės duhet zgjidhur nė funksion tė integrimeve evropiane.

Nė njė pyetje hipotetike qė sikur bashkėsia ndėrkombėtare t'ia dorėzonte Kosovėn Beogradit, dhe nėse ka ndonjė ide se si do ta organizonit jetėn atje, Gjingjiq tha se "kjo do tė ishte njė kafshatė e madhe". "Edhe sikur shqiptarėt e Kosovės tė kėrkonin qė Beogradi tė administronte Prishtinėn, unė do tu kisha thėnė: jo, faleminderit", tha ai.
 
Mirėpo Gjingjiq tha se do tė kėrkonte njė kompromis, i cili "nė Kosovė duhet tė jetė i ngjashėm me Federatėn myslimano-kroate nė Bosnjė, ku si bashkėsia shqiptare edhe ajo serbe tė kishin statuset e tyre dhe tė pėrpiqeshin ta pėrcaktonin vetė rendin nė Kosovė".

"Kėtė sistem ne nė Serbi do ta pranonim si njė status asimetrik, pra qė (Kosova) tė ishte mė shumė se krahinė, por mė pak se shtet i pavarur. Dhe pastaj, tė shihnim brenda njė kohe tė caktuar nėse do tė funksiononte kjo me ndihmėn e Beogradit e tė bashkėsisė ndėrkombėtare, para se gjithash nė kuptimin ekonomik. Pra, kur unė shtroj ēėshtjen e statusit tė Kosovės, shtroj ēėshtjen e statusit tė Serbisė", tha Gjingjiq.

"Nėse politikanėt shqiptarė, thonė se nuk u intereson kurrfarė bashkekzistence, por u intereson ose pavarėsia ose asgjė, ne atėherė do tė kėrkonim qė njė konferencė tė bėnte pėrkufizimin dhe ndarjen e caktuar tė Kosovės, sepse shumica e serbėve, apo 99 pėrqind e tyre, nuk duan tė jetojnė nė njė shtet tė tillė, dhe kėtė duhet ta respektojmė", tha Gjingjiq.

Megjithatė Gjingjiq thotė se duhet biseduar me ata politikanė (shqiptarė) tė cilėt "janė nė gjendje tė zbatojnė ato pėr tė cilat ne merremi vesh". "Tani pėr tani njė prej tyre ėshtė zoti Hashim Thaēi, i cili ka njė parti tė fortė, ka fuqi dhe vullnet", duke shtuar se "nuk ia vlen tė bisedosh me organizatat joqeveritare, ose me shqiptarėt me orientim kozmopolit".
 
 
Meta - Svilanoviq diskutuan nė Tirana pėr jo vetėm pėr marrėdhėniet mes dy vendeve
 
Tiranė, 15 shkurt 2003 - Ministri i jashtėm i Serbisė dhe Malit tė Zi Goran Svillanoviq nė takimin me homologun e tij Ilir Meta nė Tiranė ka diskutuar jo vetėm marrėdhėniet mes dy vendeve tė pėrmirėsuara dukshėm muajve tė fundit, por edhe bashkėpunimi mė i gjėrė rajonal.
 
Meta dhe Svilanoviq kanė theksuar se operimi rajonal pėrfshin objektivat madhore si nėnshkrimi i marrėveshjeve tė tregtisė sė lirė, strukturimi i tregut rajonal tė energjisė, bashkėpunimi nė fushėn e transportit dhe telekiomunikacionit e tjerė.

Ministri i jashtėm shqiptar Ilir Meta shprehu gatishmėrinė e Tiranės pėr tė bashkėpunuar me shtetin fqinjė nė luftimin e krimit tė organizuar si dhe pėr tė frenuar aktet destabilizuese qė janė kundėr frymės sė mirėkuptimit dhe iniciativave tė pėrbashkėta nė Evropėn Juglindore.
 
Nė kėtė kuadėr me njė gjuhė tė rreptė Meta theksoi se ekstremistėt shqiptarė nuk e kanė mbėshtetjen e Tiranės.

Svillanoviq u takua edhe me presidentin e Shqipėrisė Alfred Moisiun dhe me kryeministrin Fatos Nano.
 
 
KK e Bujanovcit ka diskutuar situatėn e sigurisė pas incidenteve tė fundit nė Luginėn e Preshevės
 
Bujanoc, 15 shkurt 2003 - Nė Bujanoc u zhvillua njė seancė jashtėzakonshme nė Kuvendin komunal, ku u diskutua situata e sigurisė e krijuar pas incidenteve tė fundit nė Luginėn e Preshevės.

Nė punimet e kėsaj seance mori pjesė edhe zėvendėskryeministri serb Nebojsha Ēoviq, i cili ka kėrkuar nga kėshilltarėt e Asamblesė komunale tė Bujanocit tė distancohen, siē ėshtė shprehur ai, nga "bandat terroriste" tė cilat po pėrpiqen tė fshehen brenda bashkėsisė nacionale shqiptare.

Ēoviq mohoi fjalimet e kėshilltarėve shqiptarė pėr mosrealizimin e kėrkesave tė marrėveshjes pėr demilitarizim.

Kryetari i Kuvendit komunal tė Bujanocit Sevdail Hyseni tha se incidentet nė Luginėn e Preshevės datojnė qė nga viti 1999 dhe pa ndriēimin e tyre nuk do tė ketė stabilizim tė rajonit dhe autorėt e atyre krimeve tė dalin para drejtėsisė.
 
 
Grupet e armatosura nuk paraqesin rrezik pėr stabilitetin e Maqedonisė
 
Shkup, 15 shkurt 2003 - Presidenti maqedonas Trajkovski nė njė takim me Shtabin e pėrgjithshėm tė ushtrisė sė Maqedonisė ėshtė analizuar situata e sigurisė nė vend.
 
Ėshtė konstatuar se nė rajonet veriore tė Maqedonisė ka lėvizje grupesh tė armatosura, por Shtabi i pėrgjithshėm i ushtrisė maqedonase vlerėson se ato janė grupe tė vogla dhe nuk paraqesin rrezik real pėr stabilitetin e vendit dhe se ushtria e Maqedonisė ėshtė e pėrgatitur qė t'i pėrgjigjet ēdo lloj kėrcėnimi.
 
 
Udhėheqėsit politikė nė Shkup shprehin gatishmėri pėr implementimin e Marrėveshje sė Ohrit
 
Shkup, 15 shkurt 2003 - Udhėheqėsit politikė nė Shkup nė takimin me presidentin e vendit Boris Trajkovski kanė shprehur gatishmėri pėr implementimin e Marrėveshje sė Ohrit.
 
Nė kėtė takim ėshtė shqyrtuar plani pėr jetėsimin e Marrėveshjes Paqėsore, programi operativ pėr decentralizimin e pushtetit, si dhe pėrgatitjet qė kanė tė bėjnė me pėrmirėsimin e pėrfaqėsimit tė drejtė dhe adekuat tė bashkėsive etnike nė ndėrmarrjet shtetėrore, thuhet nė njė njoftim nga ky takim.
 
Takimin e liderėve me presidentin maqedonas e ka bojkotuar lideri i PDSH-sė Arbėr Xhaferi pėr shkak qė siē ka thėnė ai tė mosrespektimit tė ligjit pėr amnisti dhe tendencės qė takimet e tilla t'i hapin shteg rinegociatave tė cilat sipas tij kanė pėrfunduar me nėnshkrimin e Marrėveshjes sė Ohrit.
 
 
Ambasadori amerikan Montgomeri thotė se Kosova, Lugina e Preshevės dhe Maqedonia janė tė prekura nga dhuna
 
Beograd, 15 shkurt 2003 - Ambasadori amerikan nė Beograd Uiliam Montgomeri ka deklaruar se ėshtė mjaftt i shqetėsuar meqė, siē ka thėnė ai, nė tė dyja anėt nė Kosovė dhe nė Luginėn e Preshevės sheh fjalė dhe vepra qė rrisin tensionet.
 
Montgomeri ka thėnė se Kosova, Lugina e Preshevės dhe Maqedonia janė tė prekura nga dhuna, ndėrkaq qeveria e Shteteve tė Bashkuara kundėrshton tė gjitha veprimet ekstremiste.
 
Ai gjithashtu ka theksuar se ia ka dorėzuar personalisht qėndrimin e qeverisė amerikane mbi Kosovėn kryeministrit tė Serbisė Zoran Gjingjiq.
 
 
Kryengritėsit majtistė kanė vrarė njė amerikan dhe njė kolumbian
 
Bogota, 15 shkurt 2003 – Presidenti kolumbian, Alvaro Uribe, ka thėnė se njė amerikan dhe njė kolumbian janė vrarė me gjakftohtėsi, pasi aeroplani i vogėl i tyre kishte ateruar nė njė zonė tė kontrolluar nga kryengritėsit e krahut tė majtė FARK.
 
Tė katėr amerikanėt dhe njė kolumbian kanė qenė gjallė pas aterimit tė aeroplanit tė tyre nė xhunglėn e provincės Kakueta, por kryengritėsit i kanė ekzekutuar dy syresh, kurse tre amerikanėt e tjerė janė marrė peng.
 
Kjo ėshtė hera e parė gjatė luftės civile katėrdekadėshe qė njė amerikan zyrtar tė jetė vrarė nga kryengritėsit. Trupat e pa jetė tė dy viktimave janė transportuar nė bazėn ushtarake tė afėrme kolumbiane pėr identifikim. Njė zėdhėnės ushtark ka thėnė se njėri ėshtė qėlluar me plumb nė kokė, kurse tjetri ėshtė qėlluar nė gjoks.Aeroplani kishte ateruar tė enjten.
 
 
Me njė shpėrthim bombe nė Kolumbi janė vrarė tė pakten 18 vetė
 
Neiva, Kolumbi, 15 shkurt 2003 – Njė ditė para se Presidenti i Kolumbisė tė vizitojė qytetin jugperendimor Neiva, me njė shpėrthim bombe, tė vėnė nga kryengritėsit, janė vrarė tė pakten 18 vetė, kurse janė plagosur edhe 37 tė tjerė, kanė bėrė tė ditur autoritetet vendore, njofton AFP.
 
Njoftohet gjithashtu se ndėr viktimat kanė humbur jetėn tetė civilė, pesė syresh fėmijė dhe mbi dhjetė fėmijė tė tjerė janė plagosur. Ndėr 10 zyrtarė tė vrarė, ėshtė edhe kryeinspektori, major Henri Angarita dhe njė kryeprokuror.
 
 
Aeroplanėt amerikanė dhe britanikė kanė sulmuar njė sistem tė mbrojtjes raketore irakiane
 
Uashington, 15 shkurt 2003 - Aeroplanėt ushtarakė amerikanė dhe britanikė kanė sulmuar njė sistem tė mbrojtjes raketore irakiane nė zonėn e ndalim-fluturimit nė jug tė vendit.
 
Komanda e Shteteve tė Bashkuara ka njoftuar se sulmi ka ndodhur pasi ky sistem mbrojtje ishte lėvizur sė fundi nė zonėn e ndalim-fluturimit duke paraqitur rrezik pėr aeroplanėt e aleancės.
 
 
Uashingtoni merr pėrgjegjėsinė fillestare pėr ndihmat humanitare ndaj popullit iraken
 
Nju Jork, 15 shkurt 2003 - Zyrtarėt amerikanė dhe ata tė Kombeve tė Bashkuara kanė rėnė dakord qė Uashingtoni tė marrė pėrgjegjėsinė fillestare pėr ndihmat humanitare ndaj popullit irakian, nė rast tė sulmeve tė mundshme ushtarake.
 
Ambasadori amerikan nė OKB, Xhon Negroponte, ka bėrė tė ditur se vendi i tij do japė dhe 40 milionė dollarė tė tjera pėr tė pėrballuar nevojat humanitare nė Irak. Sipas Kombeve tė Bashkuara nė rast tė njė lufte rreth 600 mijė irakianė mund tė detyrohen tė largohen nė vendet fqinje.
 
 
Nė aeroportin e Londrės forcat e sigurisė vazhdojnė tė jenė nė shkallė tė lartė gatishmėrie
 
Londėr, 15 shkurt 2003 - Nė aeroportin e Londrės forcat e sigurisė vazhdojnė tė jenė nė shkallė tė lartė gatishmėrie, pėr shkak tė rrezikut tė rritur pėr sulme terroriste. Autoritetet britanike kanė vazhduar tė marrin nė pyetje udhėtarin nga Venezuela, nė bagazhet e tė cilit u gjet njė granatė.
 
Ndėrkaq 6 nga 9 tė arrestuarit, bazuar nė legjistlacionin kundėr terrorizmit, janė liruar, njoftojnė burimet e policisė londineze. Gjatė ditės sė djeshme ėshtė mbyllur njė seksion i aeroportit tė Londrės Hethrou, pėr shkak tė njė pakete tė dyshimtė.
 
 
Rusia nuk do tė bisedojė me udhėheqėsin ēeēen Maskadov
 
Moskė, 15 shkurt 2003 - Rusia nuk do tė bisedojė me udhėheqėsin ēeēen Asllan Maskadov, ka deklaruar gjatė ditės zėdhėnėsi i presidencės ruse. Maskadov ėshtė zgjedhur president Ēeēenisė nė vitin 1997, por qeveria ruse e cilėson atė si terrorist.
 
 
Bush: Iraku pėrbėn rrezik, prandaj ai duhet tė ēaramtoset, nė njė formė apo nė njė tjetėr
 
Uashington, 15 shkurt 2003 - Pasi dėgjoi raportin e kryeinspektorėve tė armėve nė Kėshillin e Sigurimit, Presidenti amerikan Xhorxh Bush tha se Iraku do tė ēarmatoset me njė rrugė, ose tjetėr.
 
I ndodhur pėrballė kundėrshtimit nga shumica e vendeve tė Kėshillit tė Sigurimit, pėr njė ndėrhyrje ushtarake, presidenti Bush tha se ai ėshtė i vendosur tė veprojė edhe i vetėm, nėse do tė jetė nevoja pėr tė parandaluar udhėheqėsin irakian Sadam Husein, qė tė ndihmojė terroristėt tė sigurojnė armė kimike ose biologjike. "Sadam Huseini - tha presidenti Bush - ka armė tė shkatėrrimit nė masė.
 
Sadam Huseini ėshte mėsuar tė mashtrojė botėn dhe ai po vazhdon tė mashtrojė. Sadam Huseini ka lidhje me rrjetet terroriste. Ai pėrbėn rrezik dhe prandaj ai do tė ēarmatoset me njė formė, a njė tjetėr",tha presidenti Bush.

Pasi dėgjoi raportin e kryeinspektorėve tė armėve nė Kėshillin e Sigurimit, Sekretari amerikan i Shtetit, Kolin Pauell tha se le tė konfirmohet se Bagdadi nuk ėshtė ēarmatosur. Ai tha se Bagdadi po pėrpiqet ta zgjasė pafundėsisht procesin e inspektimit tė armėve, duke u mohuar inspektorėve kontaktet me specialistėt irakianė tė armėve dhe me dokumentet qė ata kėrkojnė.

Kryeinspektori Hans Bliks tha para Kėshillit tė Sigurimit se Iraku nuk ka deklaruar shumė armė, pėr tė cilat ishte urdhėruar t’i shkatėrronte; ndėrsa kreu i Agjencisė Ndėrkombėtare tė Energjise Atomike, Mohamed ElBaradei tha se inspektorėt nuk kanė gjetur prova se Iraku po vazhdon ndonjė program armėsh bėrthamore.
 
Zoti El Baradei e cilėsoi gjithashtu dekretin qė Presidenti irakian Sadam Husein nxori sot pėr ndalimin e armėve tė shkatėrrimit nė masė, njė hap nė drejtimin e duhur.
 
 
NATO shtyn vendimin pėr t'i dhėnė ndihmė Turqisė
 
Bruksel, 15 shkurt 2003 - Gjermania thotė se NATO-ja do ta marrė vendimin lidhur me kėrkesėn e Turqisė pėr mbėshtetje ushtarake, vetėm pas diskutimeve tė sotme nė Kėshillin e Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara mbi Irakun.
 
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Peter Shtruk, tha se nuk pret qė NATO-ja ta marrė deri tė shtunėn apo edhe mė pas, vendimin pėr t’i dhėnė ndihmė ushtarake Turqisė, para shpėrthimit tė njė lufte tė mundėshme nė Irak.
 
Mirėpo, njė zėdhėnės i NATO-s tha nė Bruksel se njė mbledhje e Kėshillit tė Atlantikut Verior, i pėrbėrė nga ambasadorėt e 19 vendeve anėtare tė Aleancės, mund tė shtyhet deri javėn tjetėr.

Gjermania, Franca dhe Belgjika kanė kundėrshtuar njė propozim tė mbėshtetur nga Shtetet e Bashkuara qė NATO-ja ta ndihmojė Turqinė, derisa Kėshilli i Sigurimit tė OKB-sė tė veprojė lidhur me krizėn e Irakut.
 
 
Huseini me dekret ka ndaluar zbatimin dhe prodhimin e armėve pėr shfarosje masive
 
Bagdad, 15 shkurt 2003 - Presidenti irakian Sadam Husein me dekret ka ndaluar zbatimin dhe prodhimin e armėve pėr shfarosje masive. Personave tė caktuar dhe ndėrmarrėsve nė sektorin privat dhe gjysmė shtetėror u ėshtė ndaluar zbatimi dhe prodhimi i armėve kimike, biologjike dhe bėrthamore.
 
Sadam Husein gjithashtu ka konfirmuar se vendi i tij ėshtė i lirė nga armėt e tilla.

 

Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.