| |
 |
|
|
|
10.02.2003
- Trepca.net |
|
|
|
Lajme |
|
|
E
hėne, 10 shkurt 2003 |
|
|

|
|
|
|
|
|
Pėrmbajtja:
-
Presidenti
Rugova pėrgėzon pėr festėn e Bajramit tė Vogėl
-
Presidenti
Rugova uroi edhe Rexhep Bojėn
-
Urimi
i myftiut tė Kosvės, Rexhep Boja pėr festėn e
Kurban-Bajramit
-
Kryesia
cakton seancėn e ardhshme pa futur Deklaratėn e 42 deputetėve
pėr pvarėsinė e Kosovės
-
Ekspertėt
e Kėshillit tė Evropės pėr decentralizimin e pushtetit
lokal nė Kosovė
-
P.Mur:
Kėrkesa e Gjingjiqit dhe ajo pėr pavarėsi tė menjehershme,
bėn qė UNMIK-u tė vendosė pa asnjė fleksibilitet nė
Kosovė
-
Kryetari
i KK tė Podujevės gjendet pėr njė vizitė njėjavėshe nė
Tirol tė Austrisė
-
Dikinson:
"Askush nuk thotė se partitė politike nė Kosovė dhe
deputetėt nuk duhet ta bėjnė tė qartė se e duan pavarėsinė"
-
Me
armė zjarri ėshtė vrarė njė shqiptar 19-vjeēar nė njė
fshat afėr Prizrenit
-
Ombuspersoni
i Kosovės thotė se pėr serbėt ėshtė me rėndėsi qartėsimi
i sė ardhmes sė Kosovės
-
Nė
Preshevė u protestua kundėr arrestimit tė shtatė shqiptarėve
-
Njoftohen
emrat e shqiptarėve tė arrestuar nė luginėn e Preshevės
-
Gjermanėt
e Vojvodinės kėrkojnė shfuqizimin e vendimeve tė AVNOJ-it
dhe kthimin e pronave tė konfiskuara
-
Incidentet
e shkaktuara nė Luginėn e Preshevės - skenarė tė pėrgatitur
mė herėt
-
Fatos
Nano pati njė takim tė veēantė me Arbėr Xhaferin, Ali
Ahmetin dhe Veton Surroin
-
Shtatė
shqiptarėve tė luginės sė Preshevės u ėshtė caktuar
masa e paraburgimit prej 30 ditėsh
-
Banka
Evropiane e Investimeve do tė investojė nė rajonin e
Ballkanit mbi 400 milionė euro
-
Partia
Demokratike kėrkon dorėheqjen e kryeministrit tė Shqipėrisė
-
Policia
shqiptare nė disa fshatra tė Vlorės ka konfiskur rreth 700
kilogram hashash
-
Nė
Mal tė Zi dėshtuan sėrish zgjedhjet presidenciale pėr
shkak tė pjesėmarrjes sė ultė
-
Franca
e Belgjika kanė bllokuar kėrkesėn e SHBA-ve tė sigurojė
mbėshtetjen e NATO-sė pėr Turqinė
-
Bush
takohet sot me njė nga aleatėt mė tė ngushtė
-
"Pėrparim"
nė bisedime nė Irak, thotė Bliks
-
Putin
i bashkohet Francės dhe Gjermanisė
-
Burgim
tė pėrjetshėm pėr disidentin kinez
-
Irani
zbulon rezerva uraniumi
-
Mjekim i ri pėr
parandalimin e SIDA-s
-
Bush ka
vazhduar presionin ndaj Irakut dhe Kombeve tė Bashkuara
-
Pauell:
Propozimi i Berlinit dhe Parisit ėshtė diverzon, e jo
zgjidhje pėr ēarmatosjen e Irakut
-
Gjashtė
ushtarė rus janė vrarė nė Ēeēeni
|
|
|
- Presidenti Rugova pėrgėzon
pėr festėn e Bajramit tė Vogėl
-
- Prishtinė, 10 shkurt 2003 -
Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova ka pėrgėzuar popullin e
Kosovės dhe kryetarin e Bashkėsisė Islame tė Kosovės pėr
festėn e Bajramit.
Nė urimin e Presidenti Rugova drejtuar qytetarėve tė Kosovės
thuhet:
"Tė gjithė qytetarėve dhe besimtarėve tė Kosovės
jua uroj festėn e Bajramit tė Vogėl.
Bajrami i Vogėl ėshtė ditė e sakrificės pėr tė mirėn,
pėr paqen dhe lumturinė e njeriut. Ėshtė ditė e besimit nė
Zotin, ditė e mirėkuptimit dhe e respektimit si dhe e
dashurisė ndaj njėri-tjetrit.
Dhashtė Zoti qė Bajramin e Vogėl tė ardhshėm ta festojmė
me njohjen formale tė pavarėsisė sė Kosovės pėr tė
gjithė qytetarėt e saj!
Me fat Bajrami i Vogėl!
Zoti e bekoftė Kosovėn dhe popullin e saj tė qytetėruar"!,
thuhet nė urimet e Presidentit Rugova pėr festėn e Bajramit
tė Vogėl.
-
-
- Presidenti
Rugova uroi edhe Rexhep Bojėn
-
- Prishtinė, 10 shkurt 2003 - Nė njė telegram
urimi tė Presidentit Rugova dėrguar Dr. Rexhep Bojės,
kryetar i Bashkėsisė Islame tė Kosovės, thuhet:
"Me rastin e festės sė Bajramit tė Vogėl, Ju shpreh
urimet e mia tė sinqerta dhe tė popullit tė Kosovės.
E ēmojmė lart punėn Tuaj shpirtėrore pėr paqe, mirėkuptim
dhe tolerancė midis njerėzve tė Kosovės nė kėtė ditė tė
festės sė sakrificės.
Dhashtė Zoti qė Bajramin e Vogėl tė ardhshėm ta festojmė
me njohjen formale tė pavarėsisė sė Kosovės", thuhet
nė urimet e Presidentit Rugova drejtuar Rexhep Bojės.
-
-
- Urimi i myftiut tė
Kosvės, Rexhep Boja pėr festėn e Kurban-Bajramit
-
- Prishtinė, 10 shkurt 2003 -
"Ndiej kėnaqėsi tė veēantė me rastin e festės sė
Kurban-Bajranit qė nė emėr tė Kryesisė sė Bashkėsisė
islame tė Kosovės dhe nė emrin tim personal, t'ju uroj tė
gjithė besimtarėve islamė kėtė festė tė madhe",
thuhet nė fillim tė urimit tė kryetarit tė Bashkėsisė
Islame tė Kosovės Dr.Rexhep Boja drejtuar besimtarėve islamė
tė Kosovės.
"Nesėr ėshtė festa mė e madhe e fesė sonė, Islamit,
fe tė cilėn e ka lavdėruar Zoti i botėrave, e ka lavdruar
pejgamberi i nderuar Muhamedi a.s. e ka lavdruar historia dhe
ēdo njeri i ndershėm.
Ky bajram ėshtė festė e nderuar e muslimanėve nė veēanti
haxhinjve, tė cilėt kanė veshur ihramet e bardha dhe janė
zhveshur nga interesat e vogla tė kėsaj bote. Haxhi pra ėshtė
pamja mė madhshtore e barazisė. Tė gjithė njėsoj para
Zotit. I pasuri pa pasurinė e tij, i varėfri pa varfėrinė
e tij, i forti pa forcėn e ti, i dobėti pa dobėsinė e tij,
tė gjithė vėllezėr pėr hirė tė sė vėrtetės".
"Ky Bajram po ashtu mban tė fshehur kujtimin e pėrkushtimit
tė pejgamberit Ibrahim a.s. dhe dorėzimit tė pejgamberit
Ismailit a.s.. Pėrkushtimi i Ibrahimit ishte i tillė qė
detyroi njė baba tė bėjė kurban pa iu dridhur qerpiku,
djalin e tij tė vetėm, ndėrsa dorėzimi i Ismailit a.s.
ishte i tillė qė edhe thika e kuptoi atė, duke tejkaluar
ligjin fizik tė tė prerit dhe nuk preu".
"Kjo ditė e madhe, Kurban-Bajrami, vjen sot nė mbarė
njerėzinė pėr t'i sjellė botės mesazhin e respektit,
tolerancės, dashurisė dhe sakrificės. Nė kėtė ditė tė
gjithė besimtarėt pėrjetojnė ndjenja tė pėrbashkėta.
-
- Sot
ėshtė dita e shtrėngimit tė duarve, e pastrimit tė
shiprtave, e bashkimit tė zemrave, e shuarjes sė zėnkave,
sheshimit tė kontradiktave. Kjo ėshtė dita kur i shėrojmė
plagėt qė i kemi bėrė njėri-tjetrit me buzėqeshje dhe gėzim,
me paqe dhe vėllazėri".
"Le tė jetė festa e Kurban-Bajramit rast pėr ti
azgjatur dorėn e ndihmės e tė solidaritetit invalidve tė
luftės, fėmive tė dėshmorve, familjeve tė tė burgosurve
dhe tė gjithė atyre qė kanė nevojė pėr ndihmė".
"Shfrytzojmė rastin qė tė gjithė besimtarėve islamė
nė Kosovė, Shqipėri, Maqedoni, Mal tė Zi e diasporė si
dhe tė gjithė besimtarėve tė tjerė kudo qė janė t'ua
urojmė festėn e Kurban Bajramit, me shpresė se ndėr ne
dhe kudo nė botė tė mbretėrojė paqja qetėsia dhe
toleranca.
Me fat pėr shumė vjet festėn e Kurban-Bajramit",
thuhet nė fund tė urimit tė myftiut tė Kosovės, Dr.Rexhep
Boja.
-
-
- Kryesia cakton seancėn
e ardhshme pa futur Deklaratėn e 42 deputetėve pėr pvarėsinė
e Kosovės
-
- Prishtinė, 10 shkurt 2003 -
Kryesia e Kuvendit ka caktuar mbledhjen e ardhshme tė
rregullt tė Kuvendit tė Kosovės pėr mė 13 shkurt, por nuk
e ka futur nė rend dite tė mbledhjes sė radhės propozimin
e 42 deputetėve.
-
- Kryesia
thekson se nuk janė bėrė pėrgatitjet e duhura qė ēėshtje
tė futet nė rend dite. Nė shenjė pakėnaqėsie, anėtar i
Kryesisė nga radhėt e AAK-sė Bajram Kosumi, ka braktisur
mbledhjen, duke thėnė se ėshtė shkelur rregullorja e
Kuvendit pėr procedim.
-
- Ramush
Tahiri, kėshilltar i kryeparlamentarit Daci, ka deklaruar se
nuk ėshtė shkelur rregullorja meqenėse ėshtė kėrkuar
mbledhje e jashtėzakonshme dhe pėr klėtė arsye nevojiten
konsultime. Sipas tij Kryesia pėr kėtė ēėshtje nuk mund tė
votojė dhe nuk i merr tė drejtėn deputetėve qė nė njė
seancė ta shtrojnė kėtė ēėshtje.
-
- Tahiri
thotė se propozimi nė fjalė mund tė hyjė me procedurė
urgjente, madje ėshtė biseduar edhe me grupet parlamentare
dhe nuk ėshtė arritur qėndrim unik me gjithė nėnshkrimin
e 42 deputetėve.
-
-
- Ekspertėt e Kėshillit
tė Evropės pėr decentralizimin e pushtetit lokal nė Kosovė
-
- Prishtinė, 10 shkurt 2003 -
Njė grup i ekspertėve tė Kėshillit tė Evropės sot e ka
filluar punėn lidhur me pėrgatitjet e strategjisė pėr
decentralizimin e pushtetit lokal nė Kosovė. Sipas zėdhėnėsit
tė UNMIK-ut, Sunil Narula, pritet qė ekspertėt nga Kėshilli
i Evropės tė angazhohen nė kėtė proces gjatė nėntė
muajve tė ardhshėm.
-
- Siē
dihet decentralizimi ėshtė paralajmėruar nė prag tė
zgjedhjeve lokale tė vitit tė kaluar nga kryeadministratori
Mihael Shtajner, por puna nė kėtė proces ėshtė shtyrė pėr
shkak tė pjesėmarrjes simbolike tė serbėve nė kėto
zgjedhje.
-
-
- P.Mur: Kėrkesa e
Gjingjiqit dhe ajo pėr pavarėsi tė menjehershme, bėn qė
UNMIK-u tė vendosė pa asnjė fleksibilitet nė Kosovė
-
- Pragė, 10 shkurt 2003 -
Nėse kryeministri serb Gjingjiq kėrkon hapjen e bisedimeve,
kjo do tė thotė qė shqiptarėt e Kosovės duan pavarėsinė
e menjėhershme, dhe mė tutje, kjo do tė thotė qė UNMIK-u
tė vendosė qė ēdo gjė tė mbetet ashtu siē ka qenė pa
asnjė fleksibilitet sa i pėrket qeverisjes vendore dhe edhe
prerogativave tė institucioneve tė Kosovės, thotė Patrik
Mur, analist i radios "Evropa e lirė".
-
- Ky
ėshtė njė kėndvėshtrim ekstremist, thotė analisti Mur,
pasi qoftė bisedimet e menjėhershme tė Gjingjiqit, qoftė
pavarėsimi i menjėhershėm (i Kosovės), qoftė pozicioni i
linjės sė ashpėr i rolit tė UNMIK-ut ndaj Parlamentit, nuk
do tė jetė produktiv.
-
- Duhet
dėgjuar atė qė tha zoti ambasadori amerikan nė Kėshillin
e Sigurmit, Negroponte, pėr kalimin gradual tė pushtetit nė
duart e kosovarėve qė kanė tė bėjnė me ardhmėrinė e
tyre, thotė analisti i "Evropės sė lirė".
-
-
- Kryetari i KK tė
Podujevės gjendet pėr njė vizitė njėjavėshe nė Tirol tė
Austrisė
-
- Podujevė, 10 shkurt 2003
Kryetari i komunės i Podujevės z. Agim Veliu me ftesė tė
ministrit pėr ēėshtje sociale dhe refugjatė z. Peter Logar
gjendet pėr njė vizitė zyrtare njė javore nė krahinėn
Tirol tė Austrisė.
-
- Kjo
vizitė ėshtė konfirmimi i bashkėpunimit tė mėtejmė me
Tirolin e Austrisė i cili ka ndihmuar komunėn e Podujevės qė
nga paslufta dhe po vazhdon edhe nė ditėt e sotme, tha z.
Veliu para nisjes nė Insbruk.
Kryetari Agim Veliu tha se nė Tirol pritet tė takohet me
kryetarin e ri tė Qeverisė sė Tirolit z. Herwig van Staa,
mikun e madh tė Podujevės ministrin Logar, pėrfaqėsues tė
komunės me tė cilėn kanė filluar bisedat pėr binjakėzim
si dhe me drejtues tė Qendrės pėr Menazhim tė turizmit nė
Insbruk.
-
-
- Dikinson:
"Askush nuk thotė se partitė politike nė Kosovė dhe
deputetėt nuk duhet ta bėjnė tė qartė se e duan pavarėsinė"
-
- Londėr, 10 shkurt 2003 -
Shefi i Zyrės britanike nė Prishtinė, Mark Dikinson, ka
vlerėsuar se pėrbėrja e tanishme e Kuvendit tė Kosovės, nė
bazė tė Kornizės Kushtetuese nuk ka tė drejtė tė miratojė
deklarata pėr pavarėsinė e Kosovės. Zoti Dikinson i
deklaori BBC-sė se standardet para statusit janė bazė pėr
fillimin e negociatave pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės.
Dikinson tha se tė gjitha vendet perėndimore e kanė bėrė
tė qartė se statusi pėrfundimtar i Kosovės do tė pėrcaktohet
pėrmes negociatave dhe nga Kėshilli i Sigurimit i Kombeve tė
Bashkuara. "Dhe deklaratat e njėanshme, qofshin ato tė
Prishtinės apo Beogradit, nuk kanė ndonjė efekt nė
statusin pėrfundimtar", tha Dikinson duke shtuar se
arsyeja pse "ne nuk besojmė se ėshtė e drejtė pėr
Kuvendin qė tė procedojė me deklaratėn e kėtillė ėshtė
e thjeshtė: sepse kjo do tė thotė ėshtė jashtė kornizės
kushtetuese dhe i takon apo ėshtė nė duart e pėrfaqėsuesit
tė posaēėm tė sekretarit tė pėrgjithshėm tė OKB-sė".
"Askush nuk thotė se partitė politike nė Kosovė dhe
deputetėt nuk duhet ta bėjnė tė qartė se e duan pavarėsinė,
sepse tė gjithė e dinė kėtė. Atė qė po them ėshtė se
Kuvendi nuk ėshtė vend ku duhet bėrė kėtė. Sepse Kuvendi
ka detyra dhe obligime sipas Kornizės Kushtetuese", nėnvizoi
Dikinson.
-
-
- Me armė zjarri ėshtė
vrarė njė shqiptar 19-vjeēar nė njė fshat afėr Prizrenit
-
- Prizren, 11 shkurt 2003 -
Nė njė fshat afėr Prizrenit ėshtė vrarė njė i ri
shqiptar 19-vjeēar. Policia e UNMIK-ut tha ende nuk i ka
gjetur tė dyshuarit, por hetimet po vazhdojnė.
Sipas kėsaj policie java qė u mbyll ka shėnuar njė rėnie
sa u pėrket krimeve dhe se shumica e patrullimeve kanė qenė
operacionet e kontrollit tė veturave anembanė vendit.
-
- Sipas
zėdhėnėsit Beri Fleēėr gjatė javės sė kaluar janė
kontrolluar 20 mijė vetura nė 2000 vendkontrollime, janė
gjetur 120 armė pa leje, 6 makina tė vjedhura dhe 200
dokumente falso janė konfiskuar.
-
-
- Ombuspersoni i Kosovės
thotė se pėr serbėt ėshtė me rėndėsi qartėsimi i sė
ardhmes sė Kosovės
-
- Prishtinė, 11 shkurt 2003 -
Ombucpersoni i Kosovės Marek Antoni Novicki thotė se, si pėr
tė gjithė ashtu edhe pėr serbėt, ėshtė me rėndėsi qartėsimi
i sė ardhmes sė Kosovės. Prandaj lėnia hapur e statusit pėrfundimtar
nuk ndihmon procesin e kthimit tė zhvendosurve nė Kosovė.
Ai ka pėrmendur nė kėtė kontekst edhe gjėndjen e rėndė
ekonomike.
Nė njė intervistė dhėnė "Evropės sė lirė",
z. Novicki ka theksuar se serbėt mendojnė se do tė kthehen
nė Kosovėn e tyre, e cila mė nuk ekziston pasi Kosova ėshtė
ndryshe nga qė ishte nė vitin 1999, kur serbėt u larguan.
Ai ka shtuar se serbėt edhe mėtutje po vazhdojnė tė shesin
pasurinė e tyre nė Kosovė.
Habitati qė ėshtė njė drejtorat i UNMIK-ut pėr ēėshtje
banimi dhe pronėsie me shumė efikasitet ka rikthyer banesat
e uzupuara tė serbėve, por kėta tė fundit sapo i rikthejnė
pronat ua shesin ato shqiptarėve, ka theksuar Novicki.
-
- Prandaj
pėr derisa serbėt qė jetojnė nė Serbi e nė Mal tė Zi
mendojnė se a do tė kthehen nė Kosovė, serbėt qė jetojnė
nė Kosovė kanė dilema nėse do tė vazhdojnė tė jetojnė
kėtu apo tė shkojnė nė Serbi.
Novicki konstaton se termi shoqėri multietnike ėshtė i
paqartė pėr njė vend ku jetojnė 90 pėr qind shqiptarė
dhe 10 pėr qind pjesėtarė tė pakicave kombėtare.
-
-
- Nė Preshevė u
protestua kundėr arrestimit tė shtatė shqiptarėve
-
- Preshevė, 10 shkurt 2003 -
Mbi 1000 qytetarė tė Preshevės sot kanė protestuar nėpėr
rrugėt e kėtij qyteti, me moton "Ndal dhunėn, liri pėr
ēlirimtarėt". Kjo protestė ėshtė organizuar nė
shenjė proteste kundėr arrestimit tė 7 shqiptarėve tė
luginės sė Preshevės, ish-pjesėtarė tė UĒPMB-sė sė
shpėrbėrė.
-
- Protestuesit
marshuan nėpėr rrugėt e Preshevės me pankarta nė dorė
dhe duke brohoritur parulla. Njoftohet se incidente nuk ka
pasur.
Shtatė shqiptarėt e arrestuar akuzohen nga organet gjyqėsore
serbe pėr terrorizėm dhe kundėr tyre ėshtė caktuar
paraburgimi prej 30 ditėsh.
-
-
- Njoftohen emrat e
shqiptarėve tė arrestuar nė luginėn e Preshevės
-
- Vranjė, 10 shkurt 2003 -
Sot janė bėrė tė ditur edhe emrat e tė arrestuarve nė
luginėn e Preshevės. Kėta janė: Xhevdet Musliu, nga Konēuli,
Besim Leka nga Bujanovci, Elhami, Vullnet, Rahmet, Argtim dhe
Avdixhik Salihu nga Tėrnoci, tė cilėt mbahen nė paraburgim
pėr shkak se, siē thuhet, kanė kryer vepra penale tė
bashkimit pėr veprimtari armiqėsore dhe nė lidhje me
mbajtjen ilegale tė armėve.
-
- Prej
tė arrestuarve vetėm njėri ėshtė i dyshuar pėr mbajtje
ilegale tė armėve, kurse tė tjerėt pėr veprimtari armiqėsore.
Ministri federal Rasim Lajiq ka thėnė se do tė vazhdojė
"izolimi i atyre qė terrirozojnė popullin shqiptar nė
jug tė Serbisė". Lajiq ka shtuar se do tė vazhdohet me
masa shtetėrore pėr izolimin e shqiptarėve ekstremistė nga
ish-UĒPMB-ja.
-
-
- Gjermanėt e
Vojvodinės kėrkojnė shfuqizimin e vendimeve tė AVNOJ-it
dhe kthimin e pronave tė konfiskuara
-
- Novi Sad, 10 shkurt 2003 -
Pas Luftės sė Dytė Botėrore gjermanėt qė jetonin nė
Vojovodinė pėrjetuan kampet, persekutimet dhe u ishin marrė
600.000 hektarė tokė tė pjellore.
-
- Shoqata
e gjermanėve "Dunau" me seli nė Novi Sad tani kėrkon
qė tė shfuqizohen vendimet e AVNOJ-it tė vitit 1943,
deklaratat, ligjet dhe vendimet pėrcjellėse me tė cilat kėto
krime ishin lagalizuar.
Gjermanėt jetojnė nė territorin e Vojvodinės sė sotme qė
nga shekulli 17 dhe deri nė vitin 1939 numėronin 537.000
banorė. Tani nė Vojvodinė jetojnė mė pak se 4.000.
Me vendimet e AVNOJ-it nga viti 19943 nė Jajce dhe me njė
vendim tė 21 nėntorit tė vitit 1944 nė Beograd gjermanėt
u privuan nga tė gjitha tė drejtat dhe iu konfiskua prona e
tyre e lėvizshme dhe e palėvizshme. U dha urdhėr qė tė dėbohen
nga Jugosllavia.
-
- Prej
numrit tė pėrgjithshėm rreth 200.000 prej tyre i pritėn
partizanėt jugosllavė dhe Armatėn e Kuqe. Gjatė luftės
prej vitit 1941 e deri mė 1944 njė numėr i gjermanėve u
mobilizuan apo vullnetarisht morėn pjesė nė luftė nė anėn
e Rajhut tė Tretė.
Deri mė 1944 u vranė rreth 70.000 gjermanė, kurse me mijėra
tė tjerė pėrfunduan nė kampe pėr gjermanėt, ku u
keqtrajtuan edhe me uri, tė privuar nga ēdo ndihmė mjekėsore
dhe deri nė mars tė vitit 1948 pėsuan rreth 70.000 fėmijė,
gra e pleq.
Rreth 200 deri mė 300 mijė qytetarė gjermanė u dėbuan nga
Jugosllavia.
Prona qė iu konfiskua atyre iu dha serbėve qė e kolonizuan
Vojvodinėn.
Tani shoqatat gjermane nė Vojvodinė kėrkojnė qė t'u
njihet statusi i pakicės kombėtare dhe t'u kthehen pronat e
konfiskuara.
-
-
- Incidentet e
shkaktuara nė Luginėn e Preshevės - skenarė tė pėrgatitur
mė herėt
-
- Bujanovc, 10 shkurt 2003 -
Situata politike dhe e sigurisė nė rajonin e Luginės sė
Preshevės, e posaēėrisht nė komunėn e Bujanocit ėshtė e
rėndė dhe tepėr shqetėsuese.
-
- Kjo
gjendje kaq tensionuese vjen si rezultat i incidenteve tė
shkaktuara javėn e fundit e qė i kanė rrėnjėt shumė mė
herėt nga apo ato skenarė tė pėrgatitur me profesionalizėm
pėr ta destabilizuar situatėn edhe ashtu tė brishtė nė
rajonin e Luginės sė Preshevės, thuhet nė njė komunikatė
tė Partisė Lėvizja e Progresit Demokrat.
Mė tutje thuhet se PLPD me kohė ua ka tėrhequr vėrejtjen
organeve shtetėrore tė Serbisė dhe faktorėve ndėrkombėtarė
se nuk ėshtė duke u zhvilluar njė qasje e drejtė dhe e qėndrueshme
rreth zgjidhjes sė krizės politike dhe ekonomike tė rajonit
tė Preshevės, Bujanocit dhe Medvegjės.
Shpallja luftė e "terrorizmit" nė Luginėn e
Preshevės fill pas takimit tė shefit tė Kėshillit
Koordinues serb nė Bujanoc Nebojsha Ēoviq me ministrin e
mbrojtjes nga Maqedonia zotin Buēkovski, nė afėrsi tė Vrajės
ėshtė njė nga provokimet mė serioze qė i ėshtė bėrė
popullatės shqiptare pas konflikteve tė armatosura nė kėto
hapėsira, thekson mė tutje komunikata.
Lėvizja e Progresit Demokratik kėrkon nga qytetarėt tė jenė
vigjilentė dhe tė pėrmbajtur para kėtyre fortunave tė
ngritura pa dashjen e tyre. Vetėm tė bashkuar mund ti pėrballojmė
kėto vėshtirėsit qė kanė motive politike ashtu siē kemi
ditur e mundur gjithherė gjatė historisė, pėrfundon
komunikata e nėnshkruar nga kryetari i LPD, Jonuz Musliu.
-
-
- Fatos Nano pati njė
takim tė veēantė me Arbėr Xhaferin, Ali Ahmetin dhe Veton
Surroin
-
- Tiranė, 11 shkurt 2003 -
Kryeministri Fatos Nano u takua dje me dy politikanėt
shqiptarė nga Maqedonia Arbėr Xhaferin dhe Ali Ahmetin si
dhe me botuesin e "Kohės ditote" Veton Surroin nga
Kosova. Temė e diskutimit ishte gjendja e pėrgjithshme nė
rajon dhe ēėshtja shqiptare nė veēanti.
-
- Sipas
agjencive tė lajmeve kryeministri Nano e ēmoi veēanėrisht
kontributin e Ali Ahmetit nė proceset e demokratizimit nė
Maqedoni.
-
- Nano
ka thėnė se Ali Ahmeti, i cili ėshtė faktor bashkėqeverisė
nė kėtė vend, po shfaq aftėsi gjithėpėrfshirėse tė
shqiptarėve pėr tė konkurruar dhe pėr tė kontribuar nė
demokratizimin e shoqėrive nė vendet respektive, si dhe nė
forcimin e institucionve tė pranishme nė procesin e
reformave nė rajon.
-
-
- Shtatė shqiptarėve
tė luginės sė Preshevės u ėshtė caktuar masa e
paraburgimit prej 30 ditėsh
-
- Bujanoc, 11 shkurt 2003 -
Shtatė shqiptarėve tė arrestuar nė Tėrnoc dhe nė Konēul
tė Bujanocit nga organet serbe tė sigurimit, tė cilėt po
mbahen nė burgun e Vranjės, u ėshtė caktuar masa e
paraburgimit prej 30 ditėsh. Njė gjyqėtar nė Vranjė i fajėsoi
ata pėr veprėn penale tė terrorizmit.
Ndėrkaq, ish-komandanti i UĒPMB-sė Shefqet Musliu u kėrkoi
autoriteteve serbe lirimin e tė gjithė tė burgosurve dhe siē
u shpreh tė mos nxisin luftė nė Luginėn e Preshevės.
Ai ka akuzuar zėvendėskryeministrin serb Nebojsha Ēoviq se
me qėllim kishte organizuar kėto aksione me pretekst pėr tė
mbajtur forcat ushtarake nė Luginėn e Preshevės nė kundėrshti
me Marrėveshjen e Konēulit.
-
-
- Banka Evropiane e
Investimeve do tė investojė nė rajonin e Ballkanit mbi 400
milionė euro
-
- Bruksel, 11 shkurt 2003 -
Banka Evropiane e Investimeve do tė investojė mbi 400 milionė
euro gjatė tri viteve tė ardhshme pėr tė lidhur kėshtu nė
njė rrjet tė vetėm pesė bankat perėndimore qė operojnė
nė Ballkan.
-
- Ajo
do tė financojė ndėrtimin dhe rikonstruktimin e
autostradave, aeroporteve dhe porteve detare. Numri mė i madh
i projekteve ishte propozuar nga bashkimi Serbi - Mali i Zi,
ndėrkohė qė vendet tjera kanė dorėzuar jo mė tepėr se
20 projekte sė bashku.
-
-
- Partia Demokratike kėrkon
dorėheqjen e kryeministrit tė Shqipėrisė
-
- Tiranė, 11 shkurt 2003 -
Partia Demokratike kėrkon dorėheqjen e kryeministrit e Shqipėrisė
Fatos Nano, duke akuzuar atė si penguesin kryesor tė
reformave nė ekonominė e vendit, por edhe pėr mbėshtetje
dhe pėrkrahje tė elementėve tė korruptuar nė qeveri.
-
- Pikėrisht
pėr kėtė arsye anėtarė tė PD thanė se e vetmja rrugėdalje
do tė ishte dorėheqja e Nanos dhe jo e ministrave tė
qeverisė qė drejton ai.
-
- Njė
nga argumentet qė po pėrdor opozita nė fushatėn e saj ėshtė
shtyrja e nėnshkrimit tė njė marrėveshje midis Qeverisė
dhe Fondit Monetar Ndėrkombėtar tė planifikur pėr t'u nėnshkruar
nė kėtė muaj.
-
-
- Policia shqiptare nė
disa fshatra tė Vlorės ka konfiskur rreth 700 kilogram
hashash
-
- Vlorė, 11 shkurt 2003 -
Policia e Shqipėrisė ka filluar njė fushatė kundėr
kultivimit dhe trafikimit tė bimėve narkotike. Kėshtu gjatė
njė aksioni kjo polici nė disa fshatra tė Vlorės ka
konfiskur rreth 700 kilogram hashash dhe janė arrestuar 3
person. Operacione tė ngjashme pritet tė zhvillohen nė tė
gjitha rajonet jugore.
-
-
- Nė Mal tė Zi dėshtuan
sėrish zgjedhjet presidenciale pėr shkak tė pjesėmarrjes sė
ultė
-
- Podgoricė, 11 shkurt 2003 -
Nė Mal tė Zi dėshtuan sėrish zgjedhjet presidenciale pėr
shkak tė pjesėmarrjes sė ultė. Sipas tė dhėnave tė vėzhguesve
tė pavarur pjesėmarrja nė votime ishte 47.5 pėr qind, apo
vetėm dy pėr qind mė shumė se nė zgjedhjet e mėparshme tė
dėshtuara.
-
- Nė
bazė tė ligjit zgjedhore nė Mal tė Zi pjesėmarrja
minimale e pranueshme duhet tė jetė 50 pėr qind.
-
- Ndryshe,
mė shumė se 450 mijė zgjedhėsve iu bė thirrje dje qė tė
votojnė pėr tė vendosur se cili do tė jetė presidenti i
ri i Malit tė Zi.
-
- Kandidati
mė me shumė shansė konsiderohet presidenti i Parlamentit
malazez Filip Vujanoviq. Megjithatė edhe kėtė radhė atiu
iu desht tė konfrontohej me bojkotin e zgjedhėsve.
-
-
- Franca e Belgjika
kanė bllokuar kėrkesėn e SHBA-ve tė sigurojė mbėshtetjen
e NATO-sė pėr Turqinė
-
- Bruksel, 10 shkurt 2003 -
Nė Bruksel po mbahet sot njė sesion urgjent i anėtarėve tė
NATO-s, pasi Franca dhe Belgjika kanė bllokuar formalisht kėrkesėn
e SHBA-ve tė sigurojė mbėshtetjen e NATO-sė pėr Turqinė
nė rast tė njė lufte me Irakun, njofton BBCWorld.
-
- Kjo
ka vėnė edhe mė shumė nė dukje ndarjet ndėrmjet
Uashingtonit dhe disa aleatėve evropian, pikėrisht nė javėn
vendimtare tė krizės me Irakun. Franca, e mbėshtetur nga
Belgjika, ka arsyetuar se pėrgatitjet pėr mbrojtjen e Turqisė
mund tė minojnė pėrpjekjet diplomatike pėr tė evituar
konfliktin me Irakun.
-
-
- Bush takohet sot me
njė nga aleatėt mė tė ngushtė
-
- Uashington, 10 shkurt 2003
Presidenti Bush, kėrkesa e tė cilit pėr ēarmatimin e
Irakut, ka hasur nė kundėrshtim tė kordinuar tė Francės,
Gjermanisė dhe Rusisė, fillon javėn vendimtare tė
diplomacisė sot (tė hėnėn) me takimin me njė nga aleatėt
mė tė ngushtė, kryeministrin e Australisė, Xhon Hauard,
njofton Rojter.
-
- Ndonėse
qeveria e tij ėshtė ndeshur me njė rrebesh kritikash,
Hauard tashmė ka dėrguar trupat t'u bashkohen forcave
britanike dhe amerikane nė Gji pėr luftė kundėr Irakut.
Pas kryeministrit Toni Bler, me tė cilin Hauard do tė
zhvillojė bisedcime kėsaj jave, lideri australian ėshtė
ndėr aleatėt mė tė fuqishėm tė Amerikės, ka thėnė
zėdhėnėsi i Shtėpisė sė Bardhė, Ari Fleisēėr.
-
- Vizita
e tij, bisedat telefonike dhe takimet e tjera janė pjesė e pėrpjekjeve
tė Shtėpisė sė Bardhė pėr tė mbajtur pėrqendrimin nė
Irakun dhe Kombet e Bashkuara nė ditėt e ardhshme para
raportit tė 14 shkurtit, pėr tė cilin zyrtatrėt amerikanė
kanė thėnė se shėnon fazėn finale tė ēarmatimit tė
presidentit irakian, Sadam Hysein.
-
-
- "Pėrparim"
nė bisedime nė Irak, thotė Bliks
-
- Bagdad, 10 shkurt 2003 -
Inspektorėt e armėve tė Kombeve tė Bashkuara thanė se kanė
filluar tė shėnojnė ndryshime tė qėndrimit tė Irakut,
drejt pėrmbushjes sė obligimeve pėr t'u ēarmatosur.
Shefi i inspektorėve, Hans Bliks, tha nė konferencėn me
gazetarė nė Bagdad se fjala "mposhtje" ėshtė
shumė e fuqishme - por Iraku ka bėrė propozime konstruktive
dhe se ai shpreson se kjo ėshtė njė shenjė se ata po e
marrin mė seriozisht ēėshtjen e ēarmatimit.
Shefi i inspektorėve bėrthamorė, Mohamed El-Baradei, tha se
shpreson qė qėndrimi i ri irakian do tė testohet brenda ditėve
dhe javėve tė ardhshme dhe se ata do tė kenė mundėsinė qė
tė kėnaqin Kėshillin e Sigurimit se inspektimi ka kryer punė
dhe se nuk ka mbetur alternativė pėr luftė.
Tė dy do tė dorėzojnė njė raport tė ri nė Kombet e
Bashkuara ditėn e premte.
-
-
- Putin
i bashkohet Francės dhe Gjermanisė
-
- Berlin, 10 shkurt 2003 - Pesidenti rus,
Vladimir Putin tha se mbėshtet propozimet e ofruara nga
Gjermania dhe Franca, tė cilat, besojnė ato, do tė ndihmojnė
nė ēarmatosjen e Irakut pa nevojėn e luftės.
-
- Propozimet janė njoftuar tė
kenė pėrfshirė edhe planin pėr dėrgimin e njė numri
shtesė tė inspektorėve nė Irak sė bashku me mijėra
ushtarė tė Kombeve tė Bashkuara.
Duke folur pas takimit me kancelarin gjerman, Gerhard
Shroeder, zoti Putin tha se pėrdorimi i njėanshėm i forcės
do tė shkaktonte vuajtje tė mėdha dhe do tė rriste
tensionet nė gjithė rajonin.
Presidenti rus do tė udhėtojė pėr nė Paris, pėr njė
vizitė tre ditore dhe biseda rreth Irakut me presidentin Zhak
Shirak.
-
-
- Burgim tė pėrjetshėm
pėr disidentin kinez
-
- Pekin, 10 shkurt 2003 -
Njė gjykatė nė jug tė Kinės ka dėnuar me burgim tė pėrjetshėm
dezidentin Wang Bingzhang qė jetonte nė Shtetet e Bashkuara,
pasi u gjet fajtor se kishte spiunuar pėr Tajvanin dhe
drejtonte njė grup terrorist.
Sipas BBC-sė dėnimi - i cili ėshtė njė nga mė tė rėndit
dhėnė ndonjė disidenti - shėnon edhe kulmin e ēėshtjes mė
tė ēuditshme.
Zoti Wang u zhduk qershorin e kaluar ndėrsa shkonte nė
Vietman pėr t'u takuar me udhėheqėsit popullor kinezė.
Grupi desident me qendėr nė Uashington 'Lėvizja pėr Kinėn
e Lirė', thotė se zoti Wang u rrėmbye nga autoritetet
kineze gjatė udhėtimit pėr nė Vietnam.
Por zyrtarėt kinezė, thanė se ai ishte shpėtuar nga
policia, e cila e kishte gjetur zotin Wang tė lidhur nė njė
tempull nė jug tė Kinės.
-
-
- Irani zbulon rezerva
uraniumi
-
- Teheran, 10 shkurt 2003 -
Presidenti i Iran Mohammad Khatami, ka njoftuar zbulimin e
depozitave tė uraniumit, pėr herėt tė parė nė vendin e
tij. Ai tha se planifikonte t'i pėrdorte ato pėr zhvillimin
e programit bėrthamor tė Iranit.
Duke folur pėr televizionin shtetėror presidenti Khatami tha
se falė uraniumit Irani tani ėshtė nė gjendje tė prodhojė
energji atomike pa qėnė nevoja e ndihmės nga jashtė.
Ky njoftim surprizė pritet tė alarmojė Shtetet e Bashkuara,
qė e kanė akuzuar Iranin se po pėrgatit infrastrukturėn pėr
zhvillimin e armėve bėrthamore.
-
-
- Mjekim i ri pėr
parandalimin e SIDA-s
-
- Londėr, Uashington 10 shkurt 2003 -
Njė grup shkencėtarėsh kanė publikuar njė studim, i cili
ka treguar progres nė rrugėt pėr parandalimin e pėrhapjes
tė virusit HIV/SIDA.
Shkencėtarėt nga Britania dhe Shtetet e Bashkuara thanė se
kanė zbuluar njė kimikat qė mbyt mikro-organizmat nė
organin gjenital tė majmunit femėr.
Majmuni, i cili u ekspozua ndaj njė forme tė virusit HIV
tregoi njė farė mbrojtjeje pėr shkak tė ilaēit tė pėrdorur.
Korrespondentėt thonė se studimi mund t'u shėrbejė grave,
partnerėt e tė cilėve nuk duan tė pėrdorin prezervativė,
si pjesė e mbrojtjes prej sėmundjeve seksualisht tė
transmetushme.
-
-
- Bush ka vazhduar
presionin ndaj Irakut dhe Kombeve tė Bashkuara
-
- Uashington, 10 shkurt 2003 -
Presidenti i Shteteve tė Bashkuara, Xhorxh Bush ka vazhduar
presionin ndaj Irakut dhe Kombeve tė Bashkuara duke thėnė
se Bagdadi duhet tė ēarmatoset domosdo, kurse Kėshilli i
Sigurimit duhet tė vendosė nėse do qė tė mbesė relevant.
-
- Nė
njė fjalim qė ka mbajtur nė Virxhini, Bush ka thėnė se
"Kombet e Bashkuara do tė duhet sė shpejti tė vendosin
nėse duan apo jo tė mbesin relevante nė ēėshtjet e
paqes".
"Kjo administratė dhe ky vend e mbajnė Kėshillin e
Sigurimit dhe botėn pėr kėrkesat e tyre qė Sadam Husein tė
ēarmatoset", ka thėnė presidenti i Shteteve tė
Bashkuara.
-
- Bush
ka pėrsėritur sėrish se "pėr hir tė paqes dhe tė
sigurisė, Shtetet e Bashkuara dhe miqėt dhe aleatėt e tyre
do te ēarmatosin Sadam Huseinin, nėse ai nuk e ēarmatos
vetveten".
-
-
- Pauell: Propozimi i
Berlinit dhe Parisit ėshtė diverzon, e jo zgjidhje pėr
ēarmatosjen e Irakut
-
- Munih, 10 shkurt 2003 -
Gjermania thotė se Berlini dhe Parisi do t'i paraqesin Kėshillit
tė Sigurimit planin e pėrbashkėt si pėrpjekje pėr tė
shmangur luftėn nė Irak, i cili pėrfshin mbėshtetjen e
inspektimeve tė armatimit me trupa tė Kombeve tė Bashkuara.
Ky plan u kritikua si irelevant nga zyratrė tė lartė
amerikanė dhe britanikė.
Nė Uashington, sekeretari amerikan i Shtetit, Pauell tha se
propozimi i Berlinit dhe Parisit ėshtė "diversion, e jo
zgjidhje" pėr ēarmatosjen e Irakut. "Ai e huq qėllimin.
Nuk na nevojiten mė shumė inspektorė, por bashkėpunim shumė
mė i madh nga Sadam Husein.
-
- Nevojitet
qė ai t'u nėnshtrohet kėrkesave bazė tė rezloutės 1441 tė
Kėshillit tė Sigurimit", ka thėnė sekertari amerikan
i shtetit.
-
-
- Gjashtė ushtarė
rus janė vrarė nė Ēeēeni
-
- Grozni, 10 shkurt 2003 -
Njė zyrtar i administratės pro-moskovite nė Ēeēeni ka thėnė
se gjashtė ushtarė rus janė vrarė nė harkun e fundit
kohor nga sulme kryengritėsish dhe shpėrthime minash.
|
|
|

|
|

|
|
Copyright©2000-2003
Trepca.net - Tė gjitha
tė drejtat e rezervuara. |
|
|

|
|
|