 |
|
Zoti
Kryetar,
Ēka
dėshiron populli i Kosovės? Javėn e kaluar vizitova
Ferizajin, qytetin e tretė pėrkah madhėsia nė Kosovė,
Pejėn, qė gjendet rrėnzė maleve dhe Mitrovicėn qė
shtrihet buzė lumit Ibėr.
Nė
Ferizaj njė bukėpjekės nga njė Ndėrmarrje shoqėrore e
bukės mė pyeti pėr: njė punė tė sigurtė. Njė
student mė tha: dua ti vie fundi korrupcionit nė mėnyrė
qė tė mos kem nevojė tė paguajė pėr njė vend nė
Univerzitet. Nė Pejė, njė tregtar mu lut qė ta
mund krimin. Nė Mitrovicė, njė mėsues nga rradhėt e
komunitetit minoritar mė tha: Dua tė lėviz nėpėr
Kosovė pa pasur frigė. Pra e tėra ishte rreth vendeve
tė punės, sigurisė dhe respektit pėr multi etnicitetit.
Shumė
politikanė e dinė kėtė dhe janė duke punuar shumė nėpėr
Institutet e Pėrkohshme anemban Kosovės. |
|
Mikael
Shtajner |
|
|
Megjithatė,
brengosem se tė tjerėt nė Prishtinė po bėhen mė shumė
agresiv pėr statusin dhe kompetencat lidhur me statusin dhe nuk
koncentrohen sa duhet nė ēėshtjet bukės dhe djathit.
Nė
tė njejtėn kohė, Kryeministri Zoran Djindjic nė Beograd tani e
ka ndryshuar kursin duke kėrkuar gjithashtu njė Rezolutė tė
hershme tė statusit tė Kosovės dhe kėrkon kthimin e Shtetit
serb nė Kosovė. Gjersa komuniteti ndėrkombėtar
koncentrohet nė standarded, nė atė se ēka dėshiron populli,
politikanėt pėrqėndrohen nė statusin e Kosovės.
Nė
bashkėveprim me ndryshimin e pikėpamjes nė Beograd, kemi parė
dy lėvizje tė kundėrta nga serbėt e Kosovės. Ėshtė
mirė qė Koalicioni Kthimi do tė kthehet nė Kuvend pas disa
muaj bojkotimi. Interesat e serbėve mė sė miri mund tė pėrfaqėsohen
pėrmes institucioneve legjitime.
Lėvizja
e dytė, njė hap unilateral i ndėrmarrė nga tė tjerėt pėr tė
krijuar Unionin e komunave serbe nė veri tė Kosovės, ka pasur
ndikim tė damshėm nė kėto interesa. Ky Union bazohet nė
mono-etnicitet. Ai nuk e ka vleftėn ligjore por e destabilizon
punėn e Kėshillit tė Evropės rreth decentralizimit, qė duhet
tė filloj punėn e vet nė Kosovė kėtė tė hėne.
Zoti
Kryetar,
Si
do ti qaset UNMIK-u sfidave tė vitit 2003 nė dritėn e kėtyre
zhvillimeve? Siē e dini, shumėēka ėshtė arritur nė 12 muajt
e fundit. Komuniteti Kosovar dhe ndėrkombėtar mund tė
mburret me kėtė. Por ne duhet tė shkojmė pėrpara.
Prandaj, kėtė vit ne mendojmė tė pėrqėndrohemi nė:
-
Standarded
-
Tri
prioritetet: vendet e punės, sigurinė dhe shumė-etnicitetin
e mirėfilltė
-
Bartjen
e kompetencave
-
Nisjen
e dialogut tė drejtpėrdrejt Prishtinė-Beograd, dhe
-
Pėrgatitjen
pėr integrimin Evropian.
I.
Pėrqėndrimi tek standarded
Pėr
arsye tė ndryshme dhe me pikėpamje tė ndryshme lidhur me atė
se ēfarė duhet tė jetė zgjidhja, duket se tani nė Prishtinė
dhe Beograd disa pajtohen me sė pari standarded. Por,
nė tė vėrtetė, ajo qė shihet nė terren ėshtė pėrmirėsimi
i cilėsisė sė jetės duke dhėnė rezultate pėr standarded
ose pikėsynimet. Misioni i Kėshillit tė Sigurimit e pa kėtė
vetė gjatė vizitės sė paradokohshme tė tij. Kjo poashtu
shihet nga raporti tre mujor i Sekretarit tė Pėrgjithsėm, i
cili ishte nė Kosovė nė muajin nėntor.
Por,
njė gjė duhet ta kemi tė qartė qė tė gjithė: Pėrqėndrimi
ynė tek standarded nė asnjė mėnyrė nuk i pėrjashton
bisedimet e drejtpėrdrejta mes Prishtinės dhe Beogradit. Pėrkundrazi,
dialogu me Beogradin ėshtė njėri prej tetė pikėsynimeve.
Ashtu siē e tha Sekretari i Pėrgjithshėm, bisedimet pėr ēėshtjet
e interesit tė ndėrsjellė duhet tė fillojnė sa mė parė qė
ėshtė e mundur.
Z.
Kryetar,
Materiali
tė cilin e keni para vetes ėshtė paraparė tė shėrbejė si
tregues themelor kundrejt tė cilit prej tash e tutje nė ēdo tre
mujor do tė mund tė matet pėrparimi drejt pikėsynimeve.
Ai jep njė pėrmbledhje tė mėnyrės se si mendojmė ta
operacionalizojmė procesin.
Meqenėse
ekziston njė pajtueshmėri e pėrgjithshme pėrkitazi me qėllimet,
institucionet e Kosovės ende nuk janė angazhuar me elanin e
mjaftueshėm sa i pėrket pikėsynimeve. Disa politikanė
shqiptarė tė Kosovės kanė pohuar se Kosova tashmė i ka
arritur standarded. Njė zyrtar i lartė ka deklaruar
publikisht se Kosova ka shkuar mė larg se qeveritė e
rajonit nė qasjen e saj pėr kthimet, tė drejtat pronėsore
dhe lirinė e lėvizjes.
Natyrisht,
standarded qė duhet arritur duhet tė jenė reale dhe tė shihen
karshi tė arriturave nė rajon. Do tė ishte e padrejtė qė
Kosova tė krahasohet me Zvicrėn pėr shembull. Megjithatė,
ashtu si u theksua nga misioni i Kėshillit tė Sigurimit nė
dhjetor, Kosova edhe mė tej ėshtė larg pasjes sė
institucioneve vėrtetė demokratike dhe njė shoqėrie ku
minoritetet mund tė marrin pjesė tėrėsisht.
Ne
qartazi nuk presim nga institucionet tė veprojnė nė sferat nė
tė cilat ato nuk kanė instrumente. Por, personalitetet
publike mund dhe duhet tė mbahen pėrgjegjėse pėr njė pėrpjekje
tė vazhdueshme nė avancimin e vlerave tė shtetit ligjor pėr
shembull. Nga to presim qė tė deklarohen kundėr krimit, tė
heqin dorė prej deklaratave ekstremiste dhe tė kėrkojnė nga
populli qė tė bashkėpunojnė me policinė dhe gjykatat.
Tolerimi nė heshtje i krimit dhe korrupsionit duhet ndalur.
Me
ndihmėn tuaj, unė shpresoj se ne mund ti bindim liderėt
politikė dhe shoqėrinė Kosovare qė tė shohin pikėsynimet si
njė sfidė pozitive. Institucionet e Kosovės duhet tė jenė
gati pėr kėtė. Ato duhet tė kuptojnė se vetėm pėrmbushja
e kėtyre standardeve do ti jepė Bashkėsisė Ndėrkombėtare
besimin se Kosova ėshtė gati pėr vetėqeverisje substanciale.
Poashtu, pėrmbushja e kėtyre standardeve ėshtė e domosdoshme pėr
tė mėnjanuar shkaqet pėr ndonjė konflikt tė ardhshėm dhe
qė Kosova tė bėhet njė shoqėri normale evropiane.
Mė
lejoni poashtu tė theksoj se ka shumė politikanė, personalitete
publike dhe gazetarė nė Kosovė tė cilėt janė shumė pėrkrahės
tė kėtij drejtimi. Vizioni i tyre ėshtė mjaft
inkurajues.
II.
Prioritetet pėr vitin 2003
Strategjia
e UNMIK-ut ėshtė pėrqėndrimi nė standarded tė cilat janė tė
nevojshme pėr njė jetė normale nė Kosovė, nė atė qė
populli e do nė tė vėrtetė. Unė do tė ndalem nė
prioritetet pėr vitin 2003:
Sė
pari, Krimi: Shkalla e pėrgjithshme e krimeve tė rėnda ka shėnuar
rėnie tė madhe nė vitin 2002. Numri i vrajseve nė vitin
e kaluar ka qenė sa gjysma nė vitin 2001 dhe shkalla e zbulueshmėrisė
sė vrasjeve ėshtė ngritur nė 80%. Sidoqoftė, nė ndėrrimin
e moteve Kosova ėshtė goditur nga njė valė dhune dhe vrasjesh.
Brenda katėr javėsh shpėrthyen tri autobomba. Gjatė
muajit tė kaluar u shėnuan njė numėr i vrasjeve tė disa
personaliteteve tė njohura. Disa prej viktimave kanė qenė
dėshmitarė tė gjykimeve nė Hagė ose tė rasteve tė krimit tė
organizuar.
Askush
nuk ėshtė mbi ligjin. Ne jemi duke intensifikuar sulmet
tona mbi krimin e organizuar, korrupsionin dhe dhunėn me motive
politike ose etnike. Pjesėtarėt e Shėrbimit Policor tė
Kosovės do ti pėrdorin shkathtėsitė e tyre tė reja pėr tė
marrė pjesė nė pjesėt mė tė ndieshme tė luftės kundėr
krimeve tė rėnda dhe krimit tė organizuar.
Ata
do tė kontribojnė me njohuritė e tyre lidhur me rrjetat
kriminele nė Kosovė dhe rajon. Tė enjten e kaluar nė
stacionin policor nė Pejė, unė e pash se kjo mund tė
funksionojė. Poashtu jam i kėnaqur qė Guardia di Finanza
italiane tani ka filluar me punė nė Njėsinė e pėr Hetime
Financiare tė sapoformuar pėr luftimin e korrupsionit dhe
mashtrimeve financiare.
Sė
dyti, Ekonomia: Papunėsia vazhdon tė jetė brenga kryesore.
Por, vendet e punės mund tė krijohen vetėm duke tėrhequr
investimet. Dhe investimet do tė vijnė vetėm kur
investuesit do tė kenė besim se paratė e tyre nuk do tė
humben. Kjo do tė ndodh vetėm atėherė kur ata do tė
mund tė kenė siguri nė sistemin ligjor, besim nė institucione
dhe kur ekziston liria e lėvizjes dhe zbatohen tė drejtat pronėsore.
Me fjalė tjera, kur tė plotėsohen standarded e njė shoqėrie
demokratike funksionale.
Bashkė
me qeverinė, unė do tė mundohem tė bėj gjithēka qė ėshtė
e mundur pėr tė zhvilluar sistemin ligjor, institucionet dhe
bazat pėr tė drejtat pronėsore qė janė tė nevojshme pėr tė
ndėrtuar besimin tek investuesit. Ēelėsi i tėrė kėsaj
do tė jetė procesi i privatizimit. Ne poashtu duhet qė
afaristėve tua bėjmė tė lehtė investimin nė Kosovė.
Pėr kėtė, ne do tė hapim njė zyrė ku investuesit do tė mund
tė kalojnė me lehtėsi nėpėr procedurėn e regjistrimit dhe
kushteve ligjore. Njė zyre pėr investime.
Sė
treti, Shunė-etniciteti: Unė jam i brengosur lidhur me politikėn
e hartuar nė bazė tė interesave etnike nga radhėt e shqiptarėve
dhe serbėve tė Kosovės si dhe nga Beogradi.
Nuk
mund ti lejojmė strukturat paralele tė veprojnė. Kjo
ėshtė po ashtu arsyeja pse e kemi themeluar Administratėn e
UNMIK-ut nė Mitrovicė mė 25 nėntor dhe tash po nisim me
Shėrbimin Policor tė Kosovės nė pjesėn veriore tė qytetit.
Duhet tė bėhet edhe mė shumė. Sidoqoftė, pas tre vjet e
gjysėm qė nuk kemi dėgjuar asgjė nga andej pos Rojeve tė Urės,
bashkėsia ndėrkombėtare tash e ka kontrollin.
Beogradi
na ka ndihmuar nė ēėshtjen e Mitrovicės por nė fushat tjera
vazhdon tė pėrkrah strukturat paralele, duke vepruar nė baza njėetnike.
Edhe pse insiston se Kosova ėshtė pjesė e Sėrbisė, nė fakt
Beogradi pėrqėndrohet vetėm nė 10% tė popullatės sė Kosvės.
Mirėpo,
komuniteti shqipatar shumicė nė Kosovė po ashtu ka dėshtuar nė
atė qė tė marrė nė dorė trajtimin e interesave tė
komunitetit serb dhe pakicave tjera. Pakicat ende
keqtrajtohen. Pakicat ende frigohen tė lėvizin lirisht nėpėr
Kosovė. Shpesh nuk kanė qasje nė arsim, kujdes shėndetėsor,
shėrbime publike dhe vende pune. Ne nė UNMIK po punojmė
shumė qė ti krijojmė kushtet pėr shtimin e numrit tė
kthimeve. Nė vitin 2003 do tė mundėsohen mė shumė
kthime. Por tė drejtat e pakicave dhe kthimet duhet tė pėrkrahen
edhe nga Institucionet e pėrkohshme me ndarje buxhetore dhe
programe konkrete.
Kosova
duhet tė dėshmojė se ėshtė duke krijuar njė shoqėri
shumetnike nė tė cilėn secili kosovar, pavarėsisht nga
origjina etnike, mund tė jetojė nė siguri e dinjitet.
III.
Bartja e kompetencave
Ėshtė
gjė e mirė qė Kuvendi dhe institucionet tjera dojnė tė marrin
mbi vete pėrgjegjėsi. Jam i gatshėm qė deri nė fund tė
kėtij viti tua dorėzoj Institucioneve tė pėrkohshme tė
gjitha kompetencat tė cilat ligji mė lejon ti dorėzoj.
Mirėpo, institucionet duhet tė aarijnė suksese nė pėrmbushjen
e pikėsynimeve dhe tė dėshmojnė se janė tė pajisur pėr
ti trajtuar pėrgjegjėsitė e shtuara dhe me tė vėrtetė
tė arrijnė suksese.
Komunat
tashmė kanė mė shumė se dy vjetė pėrvojė nė udhėheqjen e
ēėshtjeve lokale. Sė shpejti do tė jemi nė gjendje qė
komunave mė tė suksesshme tua dorėzojmė krejt kompetencat
ekzekutive dhe tė tėrhiqemi nė funksion monitorues e mbikqyrės.
Nė
nivelin qendror, UNMIK po i kryen rishikimet e asaj se me ēfarė
efikasiteti kemi kaluar nė fakt kompetencat nė fushat e
transferuara. Po ashtu do tė mundohemi qė bashkėrisht me
Institucionet e pėrkohshme tė gjejmė se cilat fusha tjera mund
tė transferohen sivjet. E mandej sė bashku me to do tė
shohim se si mund tė kryhet ky transfer mė pėr sė mbari.
Parimi
ynė do tė jetė fuqizimi efektiv. Po ėshtė me rėndėsi
qė transferimi i pushtetit tė mos ndodh ashtu qė Bashkėsia ndėrkombėtare
thjesht tė hjekė dorė nga strukturat politike tė Kosovės,
duke e lėnė anash 1244shin. Ende nuk ėshtė bėrė njė
vjet prej se ėshtė themeluar Qeveria. Ende mungojnė
kontrollet dhe bilanset nė mes tė ekzekutivit,
legjislativit, gjyqėsorit dhe mediave. Mbrojtja e pakicave
ėshtė ende e dobėt nė tė gjitha institucionet. Vet
Qeveria ka kėrkuar pėrkrahjen tonė tė vazhdueshme. Pėrkundėr
gabimeve tona natyrisht qė UNMIK-u bėn gabime- ende i duhemi
Kosovės.
Pėrveē
kėsaj, ka disa gjėra tė caktuara tė cilat nuk mund ti bart
plotėsisht tek institucionet vendase. Kam mandatin tė shėrbejė
si garantues i tė drejtave tė barabarta tė pakicave dhe
trajtimin e tyre tė mirė. Sė bashku me KFOR-in jam pėrgjegjės
pėr sigurinė dhe rendin civil. Dhe do ta mbaj pushtetin
mbi marrėdhėniet me jashtė.
***
Nuk
besoj se viti 2003 ėshtė koha qė mė nė fund tė zgjidhet
statusi i Kosovės. Por ėshtė koha qė tė vehen themelet
pėr proceset politike qė nė fund do ta pėrcaktojnė statusin.
Dialogu mes Prishtinės e Beogradit mbi ēėshtjet praktike me
interes tė pėrbashkėt ėshtė nė vetvete i domosdoshėm dhe do
tė ndihmoj nė tejtimin e dialogut politik. Nė fakt,
paragrafi 11 (e) i Rezolutės 1244 me jep mandatin qė tė
promovoj njė proces tė tillė.
Ėshtė
me rėndėsi kyēe qė Kėshilli i Sigurimit tė Kombeve tė
Bashkuara, qė pėrfaqėson tėrė Bashkėsinė ndėrkombėtare, tė
mbajė udhėheqėsinė mbi Kosovėn derisa tė plotėsohet synimi
kryesor i parashtruar nė Rezolutėn 1244. Nė tė njejtėn
kohė, Kosova po ashtu duhet tė pregatitet pėr procesin e
integrimit nė Evropė sė bashku me fqinjėt e vet nė rajon.
Pritet
qė Bashkėsia Evropiane tė ravijėzoj njė strategji mė
energjike karshi Ballkanit nė samitin e saj nė Selanik mė 21
qershor. Nė letrėn e tij drejtuar Kryesisė greke dhe asaj
tė ardhshme italiane, Kryetari i Komisionit Romano Prodi fton
pėr njė pėrkushtim edhe mė tė madh politik tė BE-sė
dhe njė perspektivė tė qartė dhe tė saktė anėtarėsimi.
Nė njė takim tė pėrfaqėsuesve ndėrkombėtar tė rajonit me Pėrfaqėsuesin
e lartė Havier Solana dhe Komisionerin Kris Paten javėn e kaluar
nė Bruksel, tė gjithė pamė se kjo ėshtė qenėsore pėr
arritjen e suksesit.
Mirėpo,
ēfarėdo angazhimi i Bashkėsisė ndėrkombtare duhet tė pėrcjellet
me angazhim tė njejtė tė partnerėve tanė vendas nė pėrmbushjen
e standardeve standardeve tė njė shoqėrie funksionale
demokratike.
Z.
Kryetar,
Tė
pėrfundoj: Ēka pra dojnė njerėzit nė Kosovė? Cilat janė
prioritet tona? Vende tė punės, siguri dhe shumetnicitet.
Kjo ėshtė esenca e standardeve. Kėtė e don Bashkėsia ndėrkombėtare.
Dhe kėtė e dojnė njerėzit e Kosovės.
|