| |
 |
|
|
|
30.01.2003 -
Trepca.net |
|
|
|
Lajme |
|
|
E
enjte, 30 janar 2003 |
|
|

|
|
|
|
|
|
Pėrmbajtja:
-
Qentė endacakė mbysin njė djalosh 7-vjeēar
nė fshatin Vojnik tė Skėnderajt
-
Shtajner: Dorėzimi i pushtetit nė Kosovė
nuk do tė ndodhė menjėherė, por gradualisht
-
Pejė: Shtajner ėshtė i impresionuar me
profesionalizmin e policėve ndėrkombėtarė dhe vendorė
-
Zgjedhen drejtorėt e shkollave tė mesme tė
Kosovės
-
Disa ish-policė serbė dhe ekstremistė nga
"Rojet e urės" kanė fillur aftėsimin pėr policė
tė Kosovės?!
-
Administrata Tatimore thotė se nuk duhet tė
ketė paqartėsi rreth shkallės tatimore
-
Papunėsia nė Kosovė do tė mund tė zbutet
vetėm nėse ēdo vit hapen 25-30 mijė vende tė reja pune
-
Qeveria e Kosovės kundėrshton fuqishėm pėrfshirjen
e Kosovės nė Kartėn Kushtetuese serbo-malazeze
-
Ministri i Jashtėm shqiptar Ilir Meta
vizitoi Plavėn dhe Gucinė
-
Moisiu: Shqipėria e gatshme tė mbėshtesė
SHBA me ēdo mėnyrė
-
Forcat
e BE-sė do tė marrin nga NATO misionin paqeruajtės nė
Maqedoni nga mesi i marsit
-
Ambasadori
i OSBE-sė nė Beograd vizitoi Preshevėn
-
Parlamenti
malazez miratoi Kartėn Kushtetuese tė Unionit Serbi-Mali i
Zi - deputetėt shqiptarė votuan kundėr saj
-
Kryeministri
serb Gjingjiq ka kėrkur qė serbėt e Kosovės tė kenė tė
drejtėn tė jenė element konstitutiv
-
L.
Batler: Lufta nė Maqedoni ka pėrfunduar dhe nuk do tė ketė
ofensivė nė pranverė
-
Forcat
izraelite kanė bėrė njė depėrtim nė Bregun Perendimor nė
kėrkim tė militantėve
-
Kleriku
disident i Iranit, Ajatollah Hysein Ali Montazeri, ėshtė
liruar nga burgu shtėpiak
-
Antarėt
e Kėshillit tė Sigurimit janė shprehur pėr vazhdimin e
kontrollit tė armatimit nė Irak
-
Pentagoni
ka konfirmuar njoftimet se nė veri tė Irakut ndodhen ushtarėt
amerikanė
-
Tre
vetė vdiqėn nga njė shpėrthim qė ndodhi nė fabrikėn
farmaceutike nė Karolinėn Veriore
-
Aeroplanėt
amerikanė mund tė shfrytėzojnė bazat ushtarake italiane
-
Thirrje
Evropės qė tė bashkohet rreth amerikanėve
-
Bler
e Berluskoni shkojnė nė Uashington
-
Iraku
akuzon kryeinspektorin Bliks
-
ShBA:
Demokratėt mbėshtesin pėrpjekjet e presidentit nė luftėn
kundėr terrorizmit
-
Shtėpia
e Bardhė: Gjendja e nderė me Irakun po hyn nė "etapėn
finale"
-
Iraku
shpreson pėr paqe
-
Asambleja
e BE-sė ka filluar debatin lidhur me krizėn irakiane
-
Palestinezėt
e brengosur pas zgjedhjeve nė Izrael
|
|
|
- Qentė endacakė mbysin njė
djalosh 7-vjeēar nė fshatin Vojnik tė Skėnderajt
-
- Skėnderaj, 30 janar 2003 -
Nė fshatin Vojnik tė Skėnderajt njė tufė qensh endacakė
e kanė mbytur njė djalosh 7-vjeēar, Valmir Beqirin. Pas
kafshimeve tė qenve Valmiri vdes nė vend. Trupi i tij i
pajetė i Valmirit ėshtė dėrguar pėr obduksion nė
Rahovec.
-
-
- Shtajner: Dorėzimi i pushtetit nė
Kosovė nuk do tė ndodhė menjėherė, por gradualisht
-
- Londėr, 30 janar 2003 -
Kryeadministratori i Kosovės, Mihael Shtajner, tha se ndėrtimi
i paqes dhe institucioneve nė situata tė pasluftės ėshtė
i mundur, por se kjo mund tė arrihet vetėm atėhere kur
ekziston njė mbėshtetje e fortė dhe njė pozitė e
unifikuar e bashkėsisė ndėrkombėtare. Zoti Shtajner i bėri
kėto komente nė emisionin e njohur tė kanalit televiziv tė
BBC-sė, News 24, Hard Talk.
I pyetur se kur duhet dorėzuar pushteti politikanėve vendas,
Shtajner tha se "dorėzimi i pushtetit nuk do tė ndodhė
menjėherė por gradualisht", duke thėnė se politika e
jashtme dhe siguria janė pėrgjegjėsi e tij. Por ai paralajmėroi
se edhe kėto pėrgjegjėsi do t'u kalohen udhėheqėsve
vendas.
-
- "Ky do tė jetė procesi, dhe vitin e
ardhshėm kur kemi tė bėjmė me buxhetin, parlamenti do tė
ketė pjesėmarrje mė tė madhe, ndėrsa nė fund tė gjitha
pėrgjegjėsitė do t'u kalojmė atyre", thotė Shtajner.
Duke folur lidhur problemit tė Mitrovicės
Shtajner tha:
"Ne ende jemi larg arritjes sė bashkimit tė Mitrovicės,
por ne jemi atje dhe kemi marrė veriun dhe ne tashmė e
administrojmė atė. Marrėveshja me Beogradin ka qenė qė ai
tė ndėrprejė ēdo mbėshtetje pėr rojet e urės, pasi tė
kemi arritur ne atje. Beogradi e bėri kėtė dhe unė jam i
lumtur pėr kėtė".
-
-
- Pejė:
Shtajner ėshtė i impresionuar me profesionalizmin e policėve
ndėrkombėtarė dhe vendorė
-
- Pejė, 30 janar -
Kryeadministratori i Kosovės Mihael Shtajner ka vizituar sot
qytetin e Pejės. Fillimisht Shtajner ka vizituar zyrėn e
policisė sė UNMIk-ut nė Pejė, e cila ditė mė parė u
sulmua me njė predhė nga persona tė panjohur dhe me atė
rast ka biseduar me stafin udhėheqės tė Policisė UNMIK-ut
dhe SHPK-sė lidhur me hetimet qė po zhvillohen pėr kėtė
incident.
Shtajner u deklaroi gazetarėve se ėshtė i impresionuar me
profesionalizmin e policėve ndėrkombėtarė dhe vendorė,
duke thėnė se aty mbretėron njė frymė dhe shpirt pėr ta
luftuar krimin. Shtajneri pasi bėri njė sheti nėpėr ēarshinė
e Pejės, u takua me punėtorėt e kulturės dhe tė disa
organizatave joqeveritare qė veprojnė nė Pejė.
-
-
- Zgjedhen drejtorėt e shkollave tė
mesme tė Kosovės
-
- Prishtinė, 30 janar 2003 -
Nga 140 kandidatė sa kanė konkurruar pėr drejtorė tė
shkollave tė mesme nė Kosovė, 47 janė prej tyre zgjedhur,
30 janė riemėruar, ndėrsa 17 janė drejtorė tė rinj,
njoftoi ministri i Arsimit, Rexhep Osmani. Ndėrka nė 27
shkolla do tė pėrsėritet konkursi pėr shkak tė
mosparaqitjes sė kundėrkandidatėve.
-
- Zgjedhja e
drejtorėve tė shkollave tė mesme ėshtė bėrė nė bazė tė
Ligjit pėr arsimin e mesėm e fillor, tha ministri Osmani dhe
hodhi poshtė pohimet se Kryeministria nuk i pranon kėto
zgjedhje, duke i quajtur kėto si spekulime dhe obstruksione.
Osmani hodhi poshtė edhe spekulimet se drejtorėt janė
zgjedhur sipas pėrkatėsisė partiake.
-
-
- Disa ish-policė serbė dhe
ekstremistė nga "Rojet e urės" kanė fillur aftėsimin
pėr policė tė Kosovės?!
-
- Mitrovicė, 30 janar 2003 -
Disa ish-policė serbė nga Kosova, por edhe ekstremistė serbė
nga tė ashtuquajturat "Rojet e urės" kanė filluar
trajnimin pėr policė tė Kosovės nė Akademinė policore nė
Vushtrri, citojnė mediat lokale burimet e UNMIK-ut.
Zėdhėnėsi i UNMIK-ut nė Mitrovicė Xhorxhi Kakuk, ndėrkaq
thotė se nuk ėshtė nė dijeni rreth kėsaj ēėshtjeje dhe
nuk e di nėse ish-pjesėtarėt e "Rojeve tė urės"
janė duke u aftėsuar pėr policė nė Vushtrri. Ai thekson
se nuk mund tė aftėsohen pėr policė ata qė kanė histori
kriminale.
Ndėrkaq, njė zėdhėnės tjetėr i policisė ndėrkombėtare
nė Mitrovicė Soxhi Dou ka konfirmuar se nė Akademinė
policore nė Vushtrri kanė filluar aftėsimin disa ish-policė
serbė. "Eshtė e vėrtetė se aktualisht ne kemi disa
rekrutė pėr aftėsim nė Vushtrri, tė cilėt kanė
eksperiencė policore", tha ai, por ata qė verifikohen
se kanė histori kriminale, duhet tė largohen menjėherė nga
ky aftėsim pėr policė, thotė ky zėdhėnės.
Ndėrkaq, Vlladimir Rakiq, pėrfaqėsues politik i
"Rojeve tė urės" i konfirmoi njė radioje lokale
se disa pjesėtarė tė kėtij formacioni kanė filluar aftėsimin
nė Vushtrri.
-
-
- Administrata Tatimore thotė se nuk
duhet tė ketė paqartėsi rreth shkallės tatimore
-
- Prishtinė, 30 janar 2003 -
Nuk duhet tė ketė kurrėfarė paqartėsi rreth shkallės
tatimore, qė duhet pėrllogaritur pėr punėtorėt nė tre
muajt e parė, thonė nė Administratėn Tatimore tė Kosovės.
Kėshilltari nė kėtė administratė, Florian Mima, thotė se
tatimi i paguar padrejtėsisht mė pak, apo mė shumė nė tre
muajt e parė pėr shkak tė pėrllogaritjes sė vitit tė
kaluar, do tė barazohet nė vazhdim.
-
- Ai theksoi se
duhet tė kihet parasysh se ky tatim ėshtė tatim vjetor dhe
nėse nė ndonjė muaj tė caktuar ndalet mė shumė ose mė
pak, tatimi vjetor pėrfundimtar do tė jetė nė pėrputhje
me rregulloren e re tė nėnshkruar nga pėrfaqėsuesi special
i sekretarit tė pėrgjithshėm tė OKB-sė z. Mihael
Shtajner.
-
-
- Papunėsia nė Kosovė do tė mund
tė zbutet vetėm nėse ēdo vit hapen 25-30 mijė vende tė
reja pune
-
- Prishtinė, 30 janar 2003 -
Papunėsia nė Kosovė do tė mund tė zbutej vetėm nėse pėr
ēdo vit hapen 25-30 mijė vende tė reja pune. Kėshtu vlerėsuan
pėrfaqėsuesit e "Riinvestit" nė tryezėn e
Forumit Ndėrkombėtar "Tregu i punės dhe papunėsia nė
Kosovė" qė ėshtė organizuar nė bashkėpunim me
USAID-in.
-
- Sipas studimit tė
Institutit pėr Hulumtime Zhvillimore Riinvest shkalla e papunėsisė
nė Kosovė ėshtė 49 pėr qind. Kėshtu nga dy milionė e
gjysmė banorė sa vlerėsohet nga ky institut se ka Kosova
vetėm 450 mijė janė tė punėsuar.
Ndėrkaq Ministria e Punės dhe e Mirėqenies Sociale, pohon
se nė qendrat rajonale tė punėsimit janė paraqitur 256 mijė
punėkėrkues, por ky nuk ėshtė numėr real pėr shkak tė
mosparaqitjes tė gjithė tė papunėve.
-
-
- Qeveria e Kosovės kundėrshton
fuqishėm pėrfshirjen e Kosovės nė Kartėn Kushtetuese
serbo-malazeze
-
- Prishtinė, 30 janar 2003 -
Qeveria e Kosovės ka kundėrshtuar fuqishėm pėrfshirjen e
Kosovės nė Kartėn Kushtetuese tė Serbisė dhe Malit tė
Zi, e cila tashmė ėshtė miratuar nga Parlamenti i Serbisė
dhe mbrėmė edhe nga ai i Malit tė Zi.
Qeveria e Kosovės i ka dėrguar njė letėr Bashkimit
Evropian nė tė cilėn rikonfirmohet qėndrimi i
institucioneve lidhur me Kartėn Kushtetuese tė Unionit
Serbi-Mali i Zi nė preambulen e tė cilės Kosova pėrmendet
si pjesė e Serbisė.
-
- Qeveria e Kosovės
konstaton se ky dokument serbo-malazez nuk paraqet kurrėfarė
detyrimesh pėr Kosovėn, ngase ajo po shkon nė rrugėn e saj
drejt definimit tė statusit pėrfundimtar tė Kosovės, pėrkatėsisht
tė pavarėsisė sė saj, si dhe drejt integrimeve ne
strukturat evropiane.
-
-
- Ministri i Jashtėm shqiptar Ilir
Meta vizitoi Plavėn dhe Gucinė
-
- Plavė, 30 janar 2003 -
Ministri shqiptar i Punėve tė Jashtme, Ilir Meta, i cili
ndodhet pėr njė vizitė dyditore nė Mal tė Zi, dje pasdite
ėshtė takuar me autoritetet lokale tė Plavės dhe Gucisė.
Nė njoftim thuhet se ėshtė ranė dakort pėr hapjen e njė
pike tė re kufitare mes Shqipėrisė dhe Mali tė Zi, nė zonėn
midis Vermoshit dhe Plavės.
Z.Meta zhvilloi njė takim me banorėt dhe autoritetet lokale
tė kėsaj zone, ku u shpreh dėshira pėr njė bashkėpunim tė
gjithanshėm mes dy vendeve. Ai vizitoi kėtė pikė kufitare
i shoqėruar nga autoritet lokale dhe garantoi inagurimin e
saj brenda pranverės sė kėtij viti.
"Jemi tė angazhuar tė realizojmė infrastrukturėn e
domosdoshme pėr tė bėrė tė mundur hapjen e kėsaj
pike", tha z.Meta, duke shtuar se ajo "do tė jetė
njė pikė bashkėpunimi e integrimit tė dy vendeve, veēanėrisht
pėr banorėt e kėtyre zonave".
Meta nė njė darkė pune qė pati me autoritetet lokale tė
Plavės dhe Gucisė, tha se Qeveria shqiptare ka planifikuar
ndėrtimin e infrastrukturės, objekt i sė cilės ėshtė dhe
hapja e pikės kufitare nė zonėn midis Vermoshit dhe Plavės,
nga e cila do tė pėrfitojnė kėto zona.
Sipas tij, marrėdhėniet mes Shqipėrisė dhe Mali tė Zi janė
tė mira, sepse tė dy qeveritė janė tė angazhuara pėr
forcimin e demokracisė respektive, pėr tė forcuar bashkėpunimin
e besimin reciprok, pėr tė respektuar pakicat, pasi tė dy
vendet synojnė integrimin nė Bashkimin Europian, i cili i ka
rregullat njėlloj pėr tė gjitha vendet.
-
-
- Moisiu: Shqipėria e gatshme tė mbėshtesė
SHBA me ēdo mėnyrė
-
- Tiranė, 30 janar 2003 -
Nė njė intervistė pėr Zėrin e Amerikės, Presidenti i
Shqipėrisė, Alfred Moisiu tha se Shqipėria i mbėshtet
Shtetet e Bashkuara nė tė gjitha veprimet qė ato do t'i
quajnė tė arsyeshme.
-
- Presidenti Moisiu
i bėri kėto komente nė pėrgjigje tė pyetjes nėse do ta
mbėshteste apo jo Shqipėria njė luftė tė mundshme tė
Shteteve tė Bashkuara kundėr Irakut.
-
-
- Forcat
e BE-sė do tė marrin nga NATO misionin paqeruajtės nė
Maqedoni nga mesi i marsit
-
- Shkup, 30 janar 2003 - Forcat e Bashkimit
Evropian do tė marrin nga NATO misionin paqėruajtės nė
Maqedoni nga mesi i marsit apo mė sė voni deri nga fillimi i
prillit, ka deklaruar nė Shkup pėrfaqėsuesja e BE-sė,
Klaris Pastori.
Nė konferencė pėr shtyp, zyrtari i NATO-s, Per Strosmoen e
ka vlerėsuar si tė qetė dhe stabile situatėn e sigurisė nė
Maqedoni, kurse zėdhėnėsi i OSBE-sė, Volfgang Greven tha
se ėshtė rritur tejmase kriminaliteti.
-
-
- Ambasadori
i OSBE-sė nė Beograd vizitoi Preshevėn
-
- Preshevė, 30 janar 2003 - Ambasadori i OSBE-sė
nė Beograd, Mauricio Masari dje pasdite ka qėndruar nė
Preshevė ku ėshtė takuar veē e veē me liderėt e partive
politike shqiptare ė Luginėn e Preshevės. Temė e kėtyre
takimeve ishte situata politike dhe e sigurisė nė Luginėn e
Preshevės.
-
- Nė veēanti ėshtė biseduar pėr pozitėn e
rėndė tė shqiptarėve nė kėtė rajon, pėr praninė e
forcave policore serbe nė numėr tė theksuar, si dhe pėr
ēėshtjet e arsimit nė gjuhėn shqipe nė kėto tri komuna
me shumicė shqiptare.
Ambasadori i OSBE-sė, Mauricio Masari me kėtė rast bėri
edhe pėrurimin e kopshtit tė fėmijėve nė Preshevė.
-
-
- Parlamenti
malazez miratoi Kartėn Kushtetuese tė Unionit Serbi-Mali i
Zi - deputetėt shqiptarė votuan kundėr saj
-
- Podgoricė, 30 janar 2003 - Parlamenti i Malit
tė Zi ka miratur mbrėmė me shumicė votash Kartėn
Kushtetuese tė Unionit Serbi-Mali i Zi dhe ligjin pėr
zbatimin e saj. Pėr kėtė dokument votuan dy partitė mė tė
mėdha nė kėtė republikė - Partia Demokratike Socialiste
dhe Partia Popullore Socialiste.
-
- Ndėrkaq kundėr miratimit tė kėsaj karte
kushtetuese ishte Partia Socialdemokrate dhe partitė politike
shqiptare, ndėrkohė qė Lidhja Liberale e Malit tė Zi nuk
mori pjesė nė seancėn e Parlamentit.
Deputetėt shqiptarė Ferhat Dinosha dhe Mehmet Bardhi kundėrshtuan
ashpėr Kartėn Kushtetuese nga fakti se, siē ėshtė
shprehur z. Dinosha, dokumenti qė Kosovėn e sheh si pjesė
integrale tė Serbisė, nuk mund tė ketė pėrkrahjen e
shqiptarėve nga partitė nacionale.
-
- Ndėrkaq, deputeti i Lidhjes Demokratike nė
Mal tė Zi Mehmet Bardhi theksoi se futja e Kosovės nė
preambulė si pjesė e Serbisė pėr shqiptarėt ėshtė e
papranueshme. Ky dokument shtoi z. Bardhi ėshtė nė dėm tė
interesit tė pėrgjithshėm tė shqiptarėve, por edhe nė dėm
tė qėndrueshmėrisė nė rajon.
-
-
- Kryeministri
serb Gjingjiq ka kėrkur qė serbėt e Kosovės tė kenė tė
drejtėn tė jenė element konstitutiv
-
- Beograd, 30 janar 2003 - Kryeministri i
Serbisė Zoran Gjingjiq nė takimin me liderėt e serbėve tė
Kosovės ka kėrkur qė serbėt e Kosovės tė kenė tė drejtėn
tė jenė element konstitutiv. Autoritetet e Beogradit dhe pėrfaqėsuesit
e pakicės serbe tė Kosovės harmonizuan nė takimet e tyre
strategjinė e pėrbashkėt tė veprimit.
-
- Nebojsha Ēoviq pati deklaruar gjatė janari
tė kėtij viti se qėllimi i strategjisė ėshtė tė
pengohet siē u shpreh ai rrėshqitja e Kosovės drejt pavarėsisė.
-
-
- L.
Batler: Lufta nė Maqedoni ka pėrfunduar dhe nuk do tė ketė
ofensivė nė pranverė
-
- Shkup, 30 janar 2003 - "Lufta ka pėrfunduar
kėtu. Nuk do tė ketė ofensivė nė pranverė. Ata qė kėrcėnojnė
tė pėrdorin forcėn, do tė ndeshen me veprime nga ne, pavarėsisht
nėse kjo do tė jetė NATO apo BE. Ata qė duan tė pėrdorin
forcėn janė humbės patetikė, qofshnin shqiptarė ose
maqedonas etnikė", ka thėnė ambasadori amerikan nė
Shkup Lorens Batler.
Ndėrkaq, duke i komentuar pohimet pėr ekzistimin e grupeve tė
armatosura nė kėtė vend, ambasadori amerikan, ka thėnė pėr
disa media se persona tė tillė janė "humbės patetikė".
Mund tė jenė njerėz tė cilėt qėndrojnė nė Viti tė
Kosovės dhe tė cilėt dėrgojnė fakse, apo ėshtė ndonjė
person i cili e ka vetėshpallur veten komandant nė Prejlep i
cili gjithashtu dėrgon fakse, tha Batler.
-
- Ai ka shtuar se ka kaluar koha kur me granata
dhe armė imponohej axhenda politike. Ėshtė e qartė se njerėzit
e Vitisė nuk kanė kurrėfarė pėrkrahje. Ata duhet tė
kthehen prej andaj nga kanė ardhur para se ne t'i kapim dhe
se ekzistojnė mėnyra tė shumta se si mund tė kapen ata qė
mbajnė armė pa leje.
Ambasadori amerikan nė Shkup ka thėnė se kryetari i BDI-sė
Ali Ahmeti ende gjendet nė listėn e zezė dhe vendimin pėr
heqjen nga kjo listė mund ta marrė vetėm presidenti
amerikan Xhorxh Bush.
-
-
- Forcat
izraelite kanė bėrė njė depėrtim nė Bregun Perendimor nė
kėrkim tė militantėve
-
- Jerusalem, 30 janar 2003 Forcat izraelite
kanė bėrė sot (tė enjtėn) njė depėrtim nė Bregun
Perendimor nė kėrkim tė militantėve, pasi kryeministri
Ariel Sharon refuzoi degėn e ullirit, tė cilėn ia zgjati
pas rizgjedhjes sė tij Jaser Arafati, njofton Rojter.
-
- Ky ėshtė aksioni i parė i madh nė Bregun
Perendimor pas zgjedhjeve, ku armata ka pėrdorur tanke dhe kėmbėsori
nė sektorin e qeverisur nga palestinezėt tė qytetit tė
ndarė Hebron dhe, siē ka thėnė zėdhėnėsi ushtarak
izraelit, "armata ka goditur infrastrukturėn e e
terrorit".
-
- Njėherėsh, njoftohet se pėrpjekjet e
Sharonit pėr tė krijuar njė koalicion tė gjerė qeveritar,
tė udhėhequr nga krahu i djathtė i partisė sė tij Likud,
qė fitoi zgjedhjet tė martėn e kaluar, po shkojnė ngadalė,
por pritet qė javėn e ardhshme presidenti izraelit tė
formojė qeverinė.
-
-
- Kleriku
disident i Iranit, Ajatollah Hysein Ali Montazeri, ėshtė
liruar nga burgu shtėpiak
-
- Teheran, 30 janar 2003 - Kleriku disident mė
i njohur i Iranit, Ajatollah Hysein Ali Montazeri, ėshtė
liruar, siē ėshtė thėnė, pa kurrėfarė kushtesh, pas pesė
vjetėsh nėn arrest shtėpiak, njofton Rojter.
-
- Ajatullah Montazeri, i cili ėshtė i moshės
mbi 80-vjeēare, dukej me shėndet tė mirė kur doli tė pėrdshėndetej
me ithtarėt e tij, shumė syresh me lot nė sy, nga shtėpia
e tij nė qytetin e shenjtė shit Kom, 130 kilometra nė
jugperendim tė Teheranit.
-
-
- Antarėt
e Kėshillit tė Sigurimit janė shprehur pėr vazhdimin e
kontrollit tė armatimit nė Irak
-
- Nju Jork, 30 janar 2003 - Me gjasė shumica e
anėtarėve e Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė
Bashkuara janė shprehur pėr vazhdimin e kontrollit tė
armatimit nė Irak. Siē njofton agjencia e lajmeve AP e cila
thirret nė burime tė diplomatėve tė Kombeve tė Bashkuara
nė kuadėr tė takimit me dyer tė mbyllura Shtetet e
Bashkuara tė Amerikės dhe Britania e Madhe janė pėrkrahur
vetėm nga Bullgaria dhe Spanja.
-
- 11 anėtarėt tjerė e kanė bėrė tė qartė
se mbėshtesin vazhdimin e inspektimeve nė Irak. Sekretari
amerikan i shtetit Kolin Pauell pritet qė me 5 shkurt ti
prezantoj Kėshillit tė Sigurimit informacione shtesė pėr
arsenalin ilegal tė armatimit irakian.
-
-
- Pentagoni
ka konfirmuar njoftimet se nė veri tė Irakut ndodhen ushtarėt
amerikanė
-
- Uashington, 30 janar 2003 - Pentagoni amerikan
ka konfirmuar njoftimet sipas tė cilave nė veri tė Irakut
ndodhen ndėrkohė ushtarėt amerikanė por sipas fjalėve tė
kryeshefit tė Shtabit tė Pėrgjithshėm Riēard Majers ata
atje ndodhen nė numėr tė vogėl.
-
- "Ne tani nuk mund tė saktėsojmė se ku
ndodhen ushtarėt, por ata janė nė numėrtė vogėl nė veri
tė Irakut" tha tė mėrkurėn mbrėma gjenreali Majers nė
konferencėn pėr gazetarė nė Uashington.
-
-
- Tre
vetė vdiqėn nga njė shpėrthim qė ndodhi nė fabrikėn
farmaceutike nė Karolinėn Veriore
-
- Kinston, Karolina Veriore, 30 janar 2003 Tė pakten tre vetė kanė humbur jetėn nga njė shpėrthim qė ka
ndodhur nė fabrikėn farmaceutike nė Karolinėn Veriore, tė
cilėn pastaj e ka kapluar flaka, njofton UPI. Njoftohet se nė
momentin e shpėrthimit kanė qenė brenda fabrikės 115 punėtorė,
nga 255 tė punėsuar sa ka gjithsej kjo fabrikė.
-
- Dhjetėra syresh janė lėnduar. Shkaku i shpėrthimit,
ende nuk dihet. Zjarri ėshtė lokalizuar, por ende vazhdon
djegja, duke lėshuar njė tym tė dendur nė ajėr. Shpėrthimi
ka shkaktuar edhe dėme tė ndėrtesave pėr rreth. Gjashtė tė
lėnduar janė dėrguar me helikopter nė spitalin e afėrm.
-
-
- Aeroplanėt
amerikanė mund tė shfrytėzojnė bazat ushtarake italiane
-
- Romė, 30 janar 2003 - Italia ka pranuar kėrkesat
e administratės amerikane qė aeroplanėt transportues nė
rrugė pėr nė Gjirin Persik tė shfrytėzojnė bazat
ushtarake italiane pėr aterime teknike dhe karburante.
Ministri italian i Mbrojtjes Antonio Martino lidhur me kėtė
ēėshtje e ka njoftuar me pėrmes njė letre parlamentin.
Ndėrkaq
kryeministri Berluskoni nesėr do tė takohet me presidentin
amerikan Bush nė Uashington.
-
-
- Thirrje Evropės qė tė bashkohet
rreth amerikanėve
-
- Londėr, 30 janar 2003 -
Derisa Shtetet e Bashkuara po rrisin trysninė e tyre mbi
Irakun qė tė ēarmatoset, njė numėr i udhėheqėsve me
ndikim nė Evropė i kanė bėrė thirrje kontinentit qė tė
bashkohet rreth amerikanėve.
-
- Porosia ėshtė nėnshkruar
nga kryeministri britanik, Toni Bler, nga Hoze Maria Aznar i
Spanjės dhe Silvio Berluskoni i Italisė, si dhe nga homologėt
e tyre nė Portugali, Republikėn Ēeke, Danimarkė, Poloni
dhe Hungari.
Ata thonė se Evropa ka njė lidhje me Shtetet e Bashkuara, qė
i ka qėndruar testimit tė kohės dhe nuk duhet tė bėhet
viktimė e pėrpjekjeve tė vazhdueshme tė Irakut pėr tė kėrcėnuar
sigurinė e botės. Ata i bėnė thirrje Kėshillit tė
Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara qė tė mbajė
kredibilitetin e tij pėrmes sigurimit se Iraku i ėshtė pėrmbajtur
plotėsisht rezolutave pėr ēaramatim.
-
- Porosia nuk ėshtė
nėnshkruar nga Franca dhe Gjermania, tė cilat ishin mė tė
zėshmet nė shfaqjen e dyshimeve pėr menēurinė e luftės
me Irakun.
-
-
- Bler
e Berluskoni shkojnė nė Uashington
-
- Londėr, 30 janar 2003 - Njė raund i ri i
diplomacisė evropiane mbi Irakun ka filluar me kryeministrin
britanik Toni Bler, i cili zhvilloi takime nė Londėr me
homologun e tij italian, Silvio Berluskoni.
Tė dy udhėheqėsit pritet tė takohen me presidentin Bush nė
Uashington, zoti Berluskoni sot gjatė ditės, ndėrkaq
kryeministri britanik Bler ditėn e premte.
-
-
- Iraku
akuzon kryeinspektorin Bliks
-
- Bagdad, 30 janar 2003 - Iraku ka akuzuar
shefin e inspektorėve tė armėve tė Kombeve tė Bahskuara,
Hans Bliks, pėr keqinterpretim tė shėnimeve irakiane pėr pėrmbushje
tė obligimeve pėr ēarmatim.
-
- Njė letėr qė iu shpėrnda anėtarėve tė
Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara pėrshkruan
si fatkeqe vlerėsimet e zotit Bliks se pas dymbėdhjetė vjetėsh,
Iraku ende duhet tė pranojė me sinqeritet obligimet pėr
eliminimin e armėve tė shkatėrrimeve masive.
-
- Zėdhėnėsi i zotit Bliks ka mbrojtur vlerėsimin
e tij si objektiv, i balancuar dhe me fakte dhe tha se ėshtė
nė duart e Irakut tė japė arsyetime tė sinqerta
-
-
- ShBA:
Demokratėt mbėshtesin pėrpjekjet e presidentit nė luftėn
kundėr terrorizmit
-
- Uashington, 30 janar 2003 - Nė pėrgjigjen e
saj ndaj fjalimit mbi gjendjen e vendit, Partia Demokratike
shprehu mbėshtetjen pėr pėrpjekjet e presidentit Bush nė
luftėn kundėr terrorizmit dhe pėr zhdukjen e kėrcėnimeve
qė paraqesin Iraku dhe Koreja e Veriut.
-
- Mirėpo, demokratėt theksuan se Shteteve tė
Bashkuara u nevojiten aleatėt nė ēdo veprim dhe thanė se
Ėashingtoni duhet tė bindė botėn se udhėheqėsi irakian,
Sadam Husein, nuk pėrbėn problem vetėm pėr Amerikėn.
-
- Pėr sa i pėrket ekonomisė, demokratėt
kritikuan planin e presidentit pėr shkurtim taksash, duke e
cilėsuar atė se politikė kokėposhtė ekonomike qė siguron
pėrfitimet mė tė mėdha pėr tė pasurit.
-
-
- Shtėpia
e Bardhė: Gjendja e nderė me Irakun po hyn nė "etapėn
finale"
-
- Uashington, 30 janar 2003 - Shtėpia e Bardhė
thotė se gjendja e nderė me Irakun lidhur me kėrkesat e
Kombeve tė Bashkuara pėr ēarmatosje po hyn nė "etapėn
finale".
Zėdhėnėsi Ari Fleiēer ka thėnė se presidenti Bush akoma
shpreson se diplomacia e minutave tė fundit mundė tė
rezultojė nė ēarmatosjen e liderit irakian Sadam Husein nga
armėt e tij tė dyshuara pėr shdukje nė masė, ndryshe nuk
duhet gabuar fare pėr vendosmėrinė e Xhorxh Bushit.
Ndėrkaq, sekertari amerikan i shtetit, Kolin Pauell ka thėnė
se Shtetet e Bashkuara mund tė ndihmonin presidentin irakian,
Sadam Husein tė gjejė njė vend pėr tė shkuar nė ekzil nėse
ai largohet nga Iraku dhe kjo mund tė ishte "njė
shtegdalje pėr ta qė tė shmangin luftėn".
-
-
- Iraku
shpreson pėr paqe
-
- Bagdad, 30 janar 2003 - Zėvendės
presidenti irakian, Taha Jasin Ramadan tha se vendi i tij
shpreson pėr paqe, por po pėrgatitet pėr luftė.
"Ne do tė bėjmė gjithė ēka mundemi pėr paqė. Kemi
bėrė ate qė na thanė fqinjėt arabė se duhet bėrė-tė
bashkėpunojmė me inspektorėt e armatimit. Por nė tė njejtėn
kohė, irakianėt po bėjnė gjithė ate qė munden pėr t'u pėrgatitur
pėr luftė, sepse populli ynė beson se kauza e tij ėshtė e
drejtė", ka thėnė Taha Jasin Ramadan.
-
-
- Asambleja e BE-sė ka filluar
debatin lidhur me krizėn irakiane
-
- Bruksel, 30 janar 2003 -
Asambleja e Bashkimit Evropian ka filluar debatin lidhur me
krizėn irakiane, ndėrsa disa deputetė valvitėn pankarta
proteste ndaj luftės sė mundshme nė Irak.
Zyrtarėt e lartė tė Bashkėsisė, Havier Solana dhe Kris
Paten thanė se ēfarėdo lufte kundėr Irakut varet nga
Kombet e Bashkuara, e jo nga Shtetet e Bashkuara.
Blloku i 15 vendeve ėshtė i pėrēarė kur ėshtė fjala se
a do tė mbėshteste njė fushatė ushtarake tė prirė nga
Shtetet e Bashkuara kundėr Irakut.
-
-
- Palestinezėt e brengosur pas
zgjedhjeve nė Izrael
-
- Gaza, 30 janar 2003 -
Palestinezėt shfaqėn brengosje lidhur me prospektet pėr
paqe dhe ardhmėrinė e territoreve tė pushtuara nga Izraeli
pasi partia e kryeministrit Ariel Sharon fitoi mė shumė
vende nė parlament nė zgjedjet e djeshme dhe pritet tė
formojė qeverinė e koalicionit nga parti tė krahut tė
djathtė.
Abil Abu Redeina tha se votimet ishin zgjedhje e popullit tė
Izraelit, por i ka bėrė thirrje qeverisė sė re
izraelite qė tė tėrheqė menjėherė trupat nga
territoret palestineze dhe tė kthehet nė tryezėn e
bisedimeve.
|
|
|

|
|

|
|
Copyright©2000-2003
Trepca.net - Tė gjitha
tė drejtat e rezervuara. |
|
|

|
|
|