27.01.2003 - Trepca.net

Lajme

E hėne, 27 janar 2003

 

Pėrmbajtja:

  • Kryeministri Rexhepi thotė se biznesmenėt gjermanė janė tė interesuar pėr investime nė Kosovė, por jo edhe qeveria gjermane

  • Zogaj: Zona industriale mes Fushė Kosovės dhe Prishtinės nuk kontrollohet nga institucionet, por nga mafia

  • Gjilan: Komuniteti serb refuzon tė regjistrojė pronėn pėr taksėn komunale

  • Bugajski: Kosova tashmė ėshtė e pavarur nga Serbia, por si tė bėhet e pavarur nga Kombet e Bashkuara

  • Nė Prizren vazhdoi procesi gjyqėsor kundėr katėr tė akuzuarve lidhur me vrasjen e Ekrem Rexhės

  • Artanė: Zėvendėskryetari i komunės premtoi se do tė jetė nė shėrbim tė tė gjithė qytetarėve

  • Nė moshėn 82 vjeēare vdiq Ibush Haziri, veprimtar i NDHSH-sė

  • Sot zhvillohet ceremonia mortore e Prof.Dr.Kajmak Gazidedės

  • H. Solana: Ne duhet tė angazhohemi qė UNMIK-u tė jetė i pėrfshirė nė procesin e stabilizim-asociimit nė BE

  • E. Busek: Statusi i Kosovės dhe stabiliteti nė Evropėn Juglindore mbeten qėllime tepėr tė vėshtira pėr t'u arritur

  • Nė Mitrovicė filoi aksioni pėr marrjen e 40 kampshtėpizave, pronarėt e tė cilave ishin pėrfitues tė ndihmės pėr rindėrtim

  • Asambleja Parlamentare e KE sot debaton pėr zhvillimet e fundit nė Kosovė

  • Sot nė Hagė fillon gjykimi kundėr ish-presidentit serb Millutinoviq

  • Dėshira e Gjingjiqit pėr kufijtė ėshtė vetėm njė utopi

  • Kolin Pauell tha se njerėzit nė Bosnje, nė Kosovė dhe nė Maqedoni e dinė se mund tė na besojnė

  • Persona tė paidentifikuar sulmuan selinė kryesore nė Shkup tė partisė Bashkimi Demokratik pėr Integrim

  • Analisti maqedonas Fėrēkovski thotė se sulmi ndaj selisė sė BDI-sė ėshtė pasojė e krizės sė vitit tė kaluar

  • Grupi Vodafone i telefonisė ka njoftuar tė ketė katėr milionė pajtimtarė tė rinj

  • Nė njė aksident trafiku nė Kamerun kanė humbur jetėn mbi 70 vetė

  • Kina ka ekzekutuar aktivistin, Lobsang Dhondup pėr pavarėsi tė Tibetit

  • Shkencėtarėt e Zelandės sė Re kanė krijuar lopėt e para tė klonuara nė botė

  • Kushtet amerikane pėr shtetin palestinez

  • Bush: Sadam Husseini ka lidhje me organizatat terroriste

  • Pauell: Iraku ose do tė ēarmatoset tani ose nėpėrmjet pėrdorimit tė forcės

  • Sfida OKB -Irak para provės

  • Sulm terrorist nė Indi - vriten 11 vetė

  • BE diskuton sot ēėshtjen e Irakut

  • Abdullahu i Dytė: Do tė ndodhte mrekullia po tė shmangej lufta kundėr Irakut

  • Ministri i Jashtėm i Kuvajtit thotė se lufta kundėr Irakut ėshtė imanente

  • Aviacioni amerikano-britanik ka bombarduar pesė stabilimente komunikimi nė jug tė Irakut

  • Liga Arabe e ka dėnuar Izraelin pėr sulmin masiv nė Qytetin e Gazės


 

Kryeministri Rexhepi thotė se biznesmenėt gjermanė janė tė interesuar pėr investime nė Kosovė, por jo edhe qeveria gjermane
 
Berlin, 27 janar 2003 - Kryeministri i Kosovės Bajram Rexhepi i pėrfundoi bisedimet me biznesmenėt dhe afaristėt gjermanė tė interesuar pėr tė investuar nė Kosovė.
 
Qėllimi i bisedimeve ishte krijimi i besimit reciprok dhe njohja me projektet e investitorėve tė mundshėm. Investime nė Kosovė premtuan afaristėt gjermanė, por jo edhe Qeveria gjermane, tha kryeministri Rexhepi me t'u kthyer dje nė Prishtinė pas pėrfundimit tė kėsaj vizite nė Gjermani.
 
Ai ka theksuar se nė takimin qė pati me pėrfaqėsuesit e Ministrisė sė Jashtme tė Gjermanisė ka biseduar pėr ēėshtjen e vizave tė qytetarėve tė Kosovės, tė cilėt jetojnė njė kohė tė gjatė nė Gjermani dhe e kanė tė rregulluar qėndrimin me ligjet nė fuqi tė kėtij vendi.

Kryeministri i Kosovės tha se shumė qyetarė tanė, qė e kanė rregulluar vendqėndrimin nuk u qitet viza nė pasaportat e UNMIK-ut nėpėr disa lande, ndėrkaq nė disa lande e pranojnė kėtė pasaport zyrtar. Ai shtoi se ka kėrkuar qė nė tėrė Gjermaninė tė mos bėhen presion qė tė marrin pasaporta tė Jugosllavisė.

Sipas kryeministrit Rexhepi, pėrfaqėsuesit e Ministrisė se jashtme gjermane i kanė premtuar se nė mbledhjen e parė qė do ta kenė me ministrat e punėve tė brendshme tė landeve do tė kėrkojnė qė pasaportat e UNMK-ut tė pranohen nė tėrė Gjermaninė.

Kryeministri Rexhepi tha se ėshtė biseduar edhe pėr ēėshtjen e pakicės rome, ndėrkaq hodhi posht pohimet se nė Kosovė ka pasur mbi 100 mijė pjesėtarė tė kėtij komuniteti.
 
Ai tha se nė Kosovė asnėherė nuk ka pasur mė shumė se 40 mijė romė, ndėrkaq pjesa tjetėr nga Serbia mund tė jetė nga Serbia dhe Maqedonia dhe nė kėtė kuadėr theksoi se pėrfaqėsuesi i UNMIK-ut qė ishte i pranishėm gjatė kėsaj vizite do tė angazhohet pėr t'i regjistruar tė gjithė ata qė janė qytetarė tė Kosovės nė mėnyrė qė tė mos ketė probleme nė tė ardhmen.
 
 
Zogaj: Zona industriale mes Fushė Kosovės dhe Prishtinės nuk kontrollohet nga institucionet, por nga mafia
 

   
Prishtinė, 27 janar 2003 – Skėnder Zogaj, kryetar i Kuvendit Komunal tė Fushė-Kosovės ėshtė takuar sot me kryetarin e Kuvendit Komunal tė Prishtinės, Ismet Beqirin.
 
Nė njė njoftim nga ky takim thuhet se Skėnder Zogaj ka thėnė se ky takim ėshtė realizuar pėr faktin se dy komunat edhe territorialisht janė pranė njėra-tjetrės, prandaj edhe bashkėpunimi midis dy kuvendeve komunale duhet tė jetė mė i ngushtė.
 
Zoti Zogaj ka shtruar nevojėn e sqarimit dhe definimit pėrfundimtar tė zonės territoriale midis komunės sė Prishtinės dhe tė Fushė-Kosovės. "Zona industriale e krijuar midis zonės territoriale tė kėtyre dy komunave tash njė kohė nuk kontrollohen nga institucionet komunale, por nga mafia", ka thėnė Zogaj dhe ka kėrkuar bashkėpunim tė mirėfilltė midis dy kuvendeve komunale.

   
Kryetari i KK tė Prishtinės, Ismet Beqiri, ka thėnė tha se sė shpejti KK i Prishtinės nė bashkėpunim me KK tė Fushė-Kosovės do ta sqarojnė pėrfundimisht kėtė ēėshtje, nė mėnyrė qė tė dyja kuvendet komunale tė menaxhojnė kėtė zonė nėpėmjet segmenteve tė ligjshme dhe institucionale.
 
 
Gjilan: Komuniteti serb refuzon tė regjistrojė pronėn pėr taksėn komunale
 
Gjilan, 27 janar 2003 - Pėrderisa ekipet e regjistruesve tė pronės nė komunėn e Gjilanit kanė pėrfunduar grumbullimin e tė dhėnave nė tri zonat e para dhe tashmė kanė pėrgatitur edhe 6 mijė faturat e parat pėr inkasim, por komuniteti serb, nga zona e katėrt dhe e pestė, ka refuzuar tė pėrfshihet nė programin "tatimi mbi pronėn".
 
Abdullah Ismajli, drejtor i Drejtorisė pėr kadastėr, gjeodezi, pronė dhe banim ka thėnė sot nė Komitetin pėr politikė dhe financa se fshatrat serbe Parteshi, Budrika e Poshtme, Pasjani, Shillova, Kufca, Koretishta, Stanishori, Poneshi, Parallova, Draganca, Strazha, Makreshi i Epėrm dhe Mozgova kanė ngelur tė paregjistruara.
 
"Ne kėrkuam ndihmė edhe nga zėvendėskryetari serb Bozidar Periq, qė ai tė inkurajojė komunitetin qė e pėrfaqėson nė Kuvendin Komunal, pėr tė bashkėpunuar me regjistruesit, por deri tani nuk kemi marrė ndonjė pėrgjegje, ndėrsa nuk ka ndryshim tė gjendjes as nė terren", tha Ismajli.

Tatimi mbi pronėn do tė jetė taksa e parė qė komunat nė Kosovė do tė kenė tė drejtė ta inkasojnė, tash pasi janė licencuar pėr administrim tė pavarur tė buxhetit dhe do tė kenė mundėsi qė kėto mjete t`i orientojnė, sipas prioriteteve, nė projektet qė pėrmirėsojnė infrastrukturėn e pėrgjithshme.
 
 
Bugajski: Kosova tashmė ėshtė e pavarur nga Serbia, por si tė bėhet e pavarur nga Kombet e Bashkuara
 
Podgoricė, 27 janar 2003 - Janush Bugajski, drejtor pėr Evropėn Qendrore dhe Lindore nė Qendrėn pėr Studime Strategjike e Ndėrkombėtare nė Uashington, i cili ndodhet nė Podgoricė, ka deklaruar se nuk ėshtė optimist pėr bashkėsinė e re tė shtetit tė Serbisė dhe Malit tė Zi.

Nė njė intervistė dhėnė gazetės malazeze "Vijesti", Bugajski ka folur edhe rreth statusit pėrfundimtar tė Kosovės, duke shprehur njėherit habinė me qėndrimin e kryeministrit serb Gjingjiq se kjo ēėshtje duhet tė zgjidhet menjeherė.

"Ėshtė e qartė se evropianėt nuk duan tė zgjidhin kėtė propblem. Amerikanėve tani mė shumė do t'u pėrgjigjej qė tė mos ndėrmarrin asgjė, por herėt e vonė ky problem duhet zgjidhur", thotė Bugajski.

"Personalisht mendoj se nė tryezė tashmė ėshtė dashur tė ekzistojė plani pėr rrugėn drejt pavarėsisė (Kosovės), me kriteret e pėrcaktuara mirėfilli, dhe me kushtet fare mirė tė caktuara pėr bashkėsinė shqiptare, pėr udhėheqjen e Prishtinės, tė cilėt, tė jem i sinqertė, ende nuk janė tė gatshėm. Atyre nė njė mėnyrė duhet ndihmuar tė kuptojnė se ē'ėshtė pavarėsia...", thotė Bugajski.

Megjithatė Bugajski thotė se "Kosova tashmė ėshtė e pavarur nga Serbia", por sipas tij, pyetja e drejtė ėshtė se si tė tė bėhet e pavarur nga Kombet e Bashkuara... Kosova, nė krahasim me Bosnjėn, ka gjasa, sepse nuk ka ndarje tė mėdha etnike. Ajo ėshtė mė homogjene, 90 pėr qind e popullsisė janė shqiptarė, thoėt ai.

"Ēėshtja etnike nuk ėshtė problemi mė i madh, por funksionimi i institucioneve, lufta kundėr kriminalitetit, krijimi i shtetit juridik, krijimi i ekonomisė pėr popullin", thotė Bugujaski, duke shtuar se pjesa dėrrmues e popullsisė janė tė rinj. "Kosovės i kėrcėnohet rreziku nga shpėrthimi social nėse kjo ēėshtje nuk zgjidhet. Nuk ekziston mėnyra qė ēėshtja e Kosovės tė zhduket.
 
Ajo do tė rrijė 'pezull' mbi kėtė rajon dhe ndėrsa nuk zgjidhet ēėshtja e shtetėsisė, mendoj se Ballkani Perėndimor nuk mund tė jetė plotėsisht stabil dhe i sigurt. Duket se disa politikanė nė Serbi janė tė gatshėm ta ndajnė Kosovėn. A pajtohen shqiptarėt me kėtė?
 
Nuk shoh asnjė shqiptar qė do ta mbėshteste kėtė. Mendoj se nė fund, as serbėt nuk do ta pėrkrahin, sepse nėse e ndani Kosovėn, ē'tė bėhet me Bosnjėn, me Serbinė Jugore, me Maqedoninė...
 
Mendoj se mė mirė ėshtė pėr Serbinė, pėr ardhmėrinė e saj, qė shkurt tė heqė dorė nga Kosova, tė shpallė pavarėsinė e vet nga Kosova dhe tė thotė kufijtė tani janė tė vendosur, ne i njohim kufijtė tuaj, ju duhet tė njihni kufijtė tanė...", thotė Janush Bugajski.
 
 
Nė Prizren vazhdoi procesi gjyqėsor kundėr katėr tė akuzuarve lidhur me vrasjen e Ekrem Rexhės
 
Prizren, 27 janar 2003 - Nė Gjykatėn e qarkut nė Prizren sot ka vazhduar procesi gjyqėsor kundėr katėr tė akuzuarve lidhur me vrasjen e Ekrem Rexhės - komandant "Drinit".
 
Prokurori ndėrkombėtar edhe sot ka vazhduar ta marrė nė pyetje tė akuzuarin e parė Abit Hazirajn lidhur me vrasjen e Ekrem Rexhės. Haziraj ka mohuar akuzėn qė i ngarkohej.

Ndėrkohė trupi gjykues u ka vazhduar paraburgimin katėr tė akuzuarve edhe pėr dy muaj tė tjerė.
 
 
Artanė: Zėvendėskryetari i komunės premtoi se do tė jetė nė shėrbim tė tė gjithė qytetarėve
 
Gjilan, 27 janar 2003 - Kuvendi Komunal i Artanės (Novobėrdė) ka zgjedhur me votim unanim z. Xhemajl Novobėrdaliun (LDK) pėr zėvendėskryetar tė Kuvendit. Pėrpara kėshilltarėve, z. Novoberdaliu u zotua se do tė vėrė nė shfrytėzim gjithė pėrvojėn e tij 30-vjeēare nė shėrbim tė qytetarėve dhe komunės.

Nė shenjė tė njė bashkėjetese shumetnike, kryetari i Kuvendit i uroi z. Novobėrdaliu detyrėn dhe kėrkoi nga ai bashkėpunimin nė tė gjitha fushat pėr tė ndėrtuar njė komunė mė tė mirė dhe mė begatė.

Gjithashtu, Kuvendi zgjodhi edhe 3 komitetet statutare, mungesa e tė cilave kishte pamundėsuar miratimin e bugjetit pėr vitin 2003, ndersa ratifikoi vendimin e kryetarit pėr pėrfundimin e kontratės sė shefit tė ekzekutivit dhe mori vendimin pėr publikimin e konkursit. Njėlloj, edhe udhėheqėsit e drejtorive do tė zgjedhen pėrmes konkursit.

Kuvendi gjithashtu formoi njė panel pėr shqyrtimin e sistematizimit tė strukturės administrative nė komunė. Pėrpara se tė kėrkoj miratimin nga Kuvendi, Paneli do t`i raportojė Komitetit pėr Politikė dhe Financa.
 
 
Nė moshėn 82 vjeēare vdiq Ibush Haziri, veprimtar i NDHSH-sė
 
Gjilan, 27 janar 2003 - Njėri nga veprimtarėt dhe aktivistėt mė tė dalluar tė NDSH-sė pėr Anamoravė, Ibush Haziri nga fshati Bresalc i komunės sė Gjilanit, ndėrroi jetė nė moshėn 82-vjeēare. Jeta dhe aktiviteti i kėtij patrioti tė shquar kaloi nė shėrbim tė ēėshtjes kombėtare. Nė ditėt mė tė vėshtira, pati guxim dhe punoi pėr tė mbajtur gjallė luftėn pėr liri.

Nė shtėpinė e tij, u formua edhe grupi i NDSH-sė, pėr rrethin, sė bashku, ku ai merrte pjese basahkė me vėllain, Agushin.

Pas njė aktiviteti tė dendur, Ibushi dhe Agushi arrestohen mė 14 nėntor 1949, dhe nė vitin 1950 me njė gjykim qė zgjat vetėm njė javė nė Prishtinė, dėnohen qė tė gjithė.
Agushi dėnohet me vdekje, kurse Ibushi me 20 vjet burgim.
 
Derisa Ibushi po vuante burgun, Agushi, gjatė njė pėrpjekje pėr tė ikur nė Shqipėri, sė bashku me gruanė Qibrien, Hasan Alinė dhe Mustafė Kokėn, vriten pabesisht.

Gjatė viteve tė okupimit, ndonėse nė pleqėri tė thellė, Ibush Haziri, vazhdoi tė pėrkrahė rininė nė aksionin gjkithėkombėtar pėr pajtimin e gjaqeve dhe mori pjesė aktive nė tė gjitha tubimet e rėndėsishme.

Shokėt e tij thonė se se Ibushi kishte njė karakter tė fortė, ishte tolerant dhe dinte tė respektonte mendimin e secilit.
 
 
Sot zhvillohet ceremonia mortore e Prof.Dr.Kajmak Gazidedės
 
Prishtinė, 27 janar 2003 - Kėshilli i varrimit njofton se sot zhvillohet ceremonia mortore e varrimit tė Prof.Dr.Kajmak Gazidedės. Po sot prej orės 10.00 deri nė orėn 12.00 bėhen homazhe pėr Kajmak Gazidededėn nė lokalet Dekanatit tė Fakultetit tė Mjekėsisė nė Prishtinė, ndėrkaq nė orėn 12.00 mbahet njė mbledhje komemorative nė amfiteatrin e kėtij fultetiti.

Nisja e kortezhit funeral ėshtė nė orėn 13.00 nga Dekanati i Fakultetit tė Mjekėsise pėr nė varrezat e qytetit nė Prishtinė (varrezat pėr tė krishterėt afėr punktit pėr regjistrimin e automjeteve).
 
 
H. Solana: Ne duhet tė angazhohemi qė UNMIK-u tė jetė i pėrfshirė nė procesin e stabilizim-asociimit nė BE
 
Bruksel, 27 janar 2003 - Shefi pėr Politikė tė Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Evropian, Havier Solana, ka thėnė se pėr t'u pranuar nė BE duhet plotėsuar shume kushte, por nė radhė tė parė duhet tė ketė stabilizim tė vendit nė mėnyrė ekonomike dhe politike dhees bashkėpunim tė mirė me fqinjėt.
 
Ai ka theksuar se ėshtė shumė e vėshtirė tė kesh investime nė ato vende qė nuk janė edhe mė tutje nė bashkėpunim tė mirė rajonal dhe do tė shikohet se si ato vende merren me krimin e organizuar dhe si kontrollohen kufijtė.

I pyetur se ēfarė do tė ndodhė me Kosovėn nė kėtė vit, z. Solana theksoi se Kosova administratohet nga korniza qė ėshtė njė Rezolutė e KS tė OKB-sė. Ata kanė njė kontribut tė rėndėsishėm nga Kombet e Bashkuara nėpėrmjet procesit tė UNMIK-ut.
"Ne kemi marrėdhėnie tė mira me ta.
 
Ne duhet tė angazhohemi qė UNMIK-u tė jetė i pėrfshirė gjithashtu nė procesin e stabilizimi dhe asociimit dhe ne dėshirojmė shumė qė Kuvendi qė ėshtė zgjedhur dhe autoritetet mund tė japin njė impuls qė tė arrihen standardet tė cilat do tė arrijnė nė nivelin e standardeve tė vendeve qė janė evropiane.
 
Mendoj se kjo ide - standardet para statusit final tė Kosovės - ėshtė njė ide e mirė. Gjėja mė me rėndėsi ėshtė se ndėrtimi i standardeve politikisht, ekonomikisht, respektimi i minoriteteve dhe tė gjitha kėto gjėra qė janė fundamentale, nėse dėshironi tė njiheni anėtar i familjes evropiane dhe pastaj do tė ndodhė statusi final. Kjo ėshtė koha nė tė cilėn gjėrat duhet tė ndodhin", ka thėnė z. Solana.
 
 
E. Busek: Statusi i Kosovės dhe stabiliteti nė Evropėn Juglindore mbeten qėllime tepėr tė vėshtira pėr t'u arritur
 
Bruksel, 27 janar 2003 - Ēėshtjet e pazgjidhura politike pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės, stabiliteti nė Evropėn Juglindore, mbeten synime tepėr tė vėshtira pėr t'u arritur, ka deklaruar koordinatori i Paktit tė Stabilitetit pėr Evropėn Juglindore Erhard Busek, duke bėrė bilancin e tij pas njė viti nė kėtė post.
 
 
Nė Mitrovicė filoi aksioni pėr marrjen e 40 kampshtėpizave, pronarėt e tė cilave ishin pėrfitues tė ndihmės pėr rindėrtim
 
Mitrovicė, 27 janar 2003 - Drejtoria pėr Shėndetėsi dhe Mirėqenie Sociale nė Mitrovicė ka filluar aksionin pėr marrjen e dhunshme tė 40 kampshtėpizave, pronarėt e tė cilave kanė qenė pėrfitues tė ndihmave pėr rindėrtimin e shtėpive tė tyre.
 
Kjo drejtori ka ndėrmarrė aksionin pėr marrjen e dhunshme tė kėtyre kampshtėpizave me qėllim qė nė to tė vendosen familjet nė gjendje tė rėndė strehimi, thuhet nė njė njoftim tė Kuvendit Komunal tė Mitrovicės.
 
Deri mė tash janė liruar katėr kampshtėpiza, kurse pėr lirimin e 36 tė tjerave do tė bėhen pėrpjekje. Nėse kjo nuk do tė jetė e mundshme tė bėhet me marrėveshje atėherė pėrfituesi e pandėrgjegjshėm do tė paditen nė gjyq, thonė zyrtarėt e Kuvendit komunal tė Mitrovicės.
 
 
Asambleja Parlamentare e KE sot debaton pėr zhvillimet e fundit nė Kosovė
 
Strazburg, 27 janar 2003 - Nė Strasbur sot fillon mbledhja e Asamblesė Parlamentare tė Kėshillit tė Evropės. Bėhet e ditur se nė kėtė mbledhje pėrveē tjerash do tė diskutohet edhe pėr zhvillimet e fundit politike nė Kosovė, pėrkatėsisht pėr sigurinė dhe pėr proceset e tashme kėtu.
 
Nė ditėn e dytė tė punimeve tė kėsaj mbledhje do tė marrė pjesė shefi pėr Politikė tė Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Evropian Havier Solana, si dhe kryeadministratorit tė Kosovės Mihael Shtajner.
 
Njoftohet se nė fund tė punimeve tė Asamblesė Parlamentare tė Kėshillit tė Evropės do tė dilet me njė deklaratė tė veēantė pėr Kosovėn me tė cilėn siē thuhet do t'i jepet pėrkrahje e plotė pėrpjekjeve tė UNMIK-ut pėr stabilizimin e rrjedhave politike dhe ekonomike nė Kosovė.
 
 
Sot nė Hagė fillon gjykimi kundėr ish-presidentit serb Millutinoviq
 
Hagė, 27 janar 2003 - Sot nė Tribunalin e Hagės fillon gjykimin kundėr ish-presidentit tė Serbisė Millan Millutinoviq. Ai do tė deklarohet nėse ndihet fajtor lidhur me akuzėn qė e ngarkon pėr krime lufte ndaj shqiptarėve tė Kosovės gjatė vitit 1999.

Po ashtu sot vazhdon edhe gjykimi kundėr Millosheviqit pas njė pauze dyjavėshe pėr shkak se i akuzuari ndihej i sėmurė.
 
 
Dėshira e Gjingjiqit pėr kufijtė ėshtė vetėm njė utopi
 
Pragė, 27 janar 2003 - "Perėndimi ka hedhur poshtė qėndrimin sipas tė cilit etniciteti pėrcakton shtetin. Evropa sot lėviz drejt krijimit tė shtetit tė madh multietnik. Serbėt nė Beograd duhet ta kuptojnė se bashkėsia ndėrkombėtare nuk pėrcakton legjitimitetin mbi bazat e etnicitetit", tha pėr radio "Evropa e lirė", analisti dhe profesori universitar amerikan Ēarlls Ingrao.
 
Ndėrkaq duke komentuar kėrkesat gjithnjė e mė tė shpeshta tė Beogradit dhe tė vetė kryeministrit serb Gjingjiq pėr mbajtjen e njė konference ndėrkombėtare pėr kufijtė nė Ballkan, Ingrao thotė "se ato shėrbejnė pėr konsumim tė brendshėm".

"Koshtunica gjithnjė ka arritur tė sigurojė mbėshtetje shumė mė tė gjėrė tė nacionalistėve nė Serbi. Nė kėtė plan Gjingjiqi vėshtirė mund ta mposhtė, por duke nisur rrėfimin pėr Kosovėn dhe kufijtė ai provon fatin...
 
Ai kryesisht u drejtohet nacionalistėve serbė nga mbėshtetja e tė cilėve varet fituesi i zgjedhjeve tė ardhshme", thekson se Ingrao dhe vlerėson se dėshira e Gjingjiqit ėshtė vetėm njė utopi.
 
 
Kolin Pauell tha se njerėzit nė Bosnje, nė Kosovė dhe nė Maqedoni e dinė se mund tė na besojnė
 
Davos - Zvicėr, 27 janar 2003 - Sekretari amerikan i Shtetit Kolin Pauell nė fjalimin e tij drejtuar pjesėmarrėsve nė Forumin Botėror tė Ekonomisė nė Davos tė Zvicrės foli edhe pėr rolin e Shteteve tė Bashkuara nė Ballkan.

Sekeretari amerikan ka theksuar me kėtė rast se njerėzit nė Bosnjė, njerėzit nė Kosovė, nė Maqedoni e dijnė se mund tė na besojnė se ne e bėjmė punėn tonė dhe pastaj shkojmė.

"Ne nuk kėrkojmė asgjė pėr vetėveten, pėrveē qė ndihmojmė tė sjellim siguri pėr njerėzit shumė tė pėrvuajtur", tha Pauell.
 
 
Persona tė paidentifikuar sulmuan selinė kryesore nė Shkup tė partisė Bashkimi Demokratik pėr Integrim
 
Shkup, 27 janar 2003 - Persona tė paidentifikuar nė orėt e hershme tė mėngjesit tė djeshėm sulmuan me murtaja dore selinė kryesore tė partisė Bashkimi Demokratik pėr Integrim nė Shkup, duke shkaktuar dėme materiale, por jo viktima nė njerėz.
 
Njė zyrtar i lartė i kėsaj partie tha se ende nuk dihet se cilėt kanė qenė sulmuesit dhe motievet e tyre. Sulmi kishte filluar sė pari me armė dore me pistoletė dhe pas tre katėr sekondash me mortajė dore 159 milimetėrshe.

Kohėt e fundit ka pasur disa raste kur janė sulmuar selitė e kėsaj partie. Rasti i fundit ndodhi nė Gostivar kur po ashtu persona tė paidentifikuar kishin sulmuar selinė e kėsaj partie dhe plagosėn njė person.
 
 
Analisti maqedonas Fėrēkovski thotė se sulmi ndaj selisė sė BDI-sė ėshtė pasojė e krizės sė vitit tė kaluar
 
Shkup, 27 janar 2003 - Ish-ministri i brendshėm maqedonas Lubomir Fėrēkovski ka vlerėsuar se sulmi ndaj selisė sė Bashkimit Demokratik pėr Integrim nuk mund tė jetė si rezultat i pakėnaqėsive rreth realizimit tė Marrėveshjes sė Ohrit, por kjo, sipas tij, ėshtė pasojė e krizės sė vitit tė kaluar.
 
Ai ka shfaqur qėndrimin se me kėto forca radikale nuk mund tė bėhet kompromis dhe se Bashkimi Demokratik pėr Integrim patjetėr duhet tė qėndrojė fort nė vijėn e saj, pasi me politikėn qė zhvillon ajo ka mbėshtetje tė fuqishme nė komunitetitn ndėrkombėtar, ka theksuar Fėrēkovski.
 
Ai ka nėnvizuar se forcat radikale, shteti duhet t'i luftojė me mjete radikale dhe pa kurrėfarė kompromisi, sepse vetėm nė kėtė mėnyrė mund tė dilet nga qarku i dhunės ku gjithonė disa grupe sulmojnė ato tė mėparshmet.
 
 
Grupi Vodafone i telefonisė ka njoftuar tė ketė katėr milionė pajtimtarė tė rinj
 
Londėr, 27 janar 2003 – Grupi Vodafone i telefonisė mobile ka njoftuar sot (tė hėnėn) tė ketė katėr milionė pajtimtarė tė rinj dhe tė ardhura mesatare nė pjesėn mė tė madhe tė tregjeve evropiane, por kriza e gjerė e tregut financiar e ka vėnė nė hije suksesin e tij, njofton BBCWorld.
 
Kompania mė e madhe botėrore e telefonisė mobile, Vodafone, ka tash 112.5 milionė pajtimtarė dhe nė ēerekun e tretė fiskal nė fund tė dhjetorit tė kaluar ka pasur gjithsej 10 pėr qind shtim tė tė ardhurave mesatare nė tregjet kryesore.

Kohėve tė fundit po flitet se Grupi Vodafone ėshtė i interesuar tė hyjė edhe nė tregun e Kosovės tė telefonisė mobile.
 
 
Nė njė aksident trafiku nė Kamerun kanė humbur jetėn mbi 70 vetė
 
Kamerun, 27 janar 2003 – Nė njė aksident trafiku nė Kamerun kanė humbur jetėn mbi 70 vetė, kurse janė lėnduar shumė tė tjerė, njofton BBCworld.
 
Aksidenti ka ndodhur kur njė autobus pėrplot udhėtarė, qė udhėtonte nga Douala nė drejtim tė kryeqytetit Xhaoundi, ėshtė ndeshur me njė autobus tjetėr, gjithashtu pėrplot udhėtarė, gjatė pėrpjekjes sė tejkalimit tė njė kamioni tė mbushur me lėndė druri, kanė thėnė dėshmitarėt.
 
Viktimat dhe tė lėnduarit janė dėrguar nė spitalin e qytetit mė tė afėrm, Edea, qė ėshtė 150 km nga kryeqyteti.
 
 
Kina ka ekzekutuar aktivistin, Lobsang Dhondup pėr pavarėsi tė Tibetit
 
Pekin, 27 janar 2003 – Kina ka ekzekutuar aktivistin tibetian, Lobsang Dhondup, 28-vjeēar, tė dėnuar muajin e kaluar pėr sulme me bomba nė mbėshtetje tė parvarėsisė sė Tibetit, njofton BBCWorld.
 
Aktivistėt e tė drejtave tė njeriut tė Kinės e kanė dėnuar fuqishėm gjykimin dhe ekzekutimin e Lobsang Dhondupit si dhe gjykimin e priftit tibetian Tenzin Deleg Rinpoē, 52-vjeēar, si tė padrejtė. Rasti i tyre ėshtė kontestuar edhe nga ndihmėssekretari amerikan i Shtetit, Lorn Kraner, kur e pati vizituar Kinėn nė dhjetorin e kaluar.
 
Qė nga shqiptimi i kėtyre dėnimeve, Kina ka arrestuar edhe 10 tibetianė tė tjerė po nė lidhje me sulmet me bomba nė Kinėn jugperendimore. Lobsang Dhondup s’ka apeluar kundėr dėnimit pas shqiptimit tė tij, kurse prifti Tenzin Deleg Rinpoē ka apeluar, andaj e ka pezulluar ekzekutimin e dėnimit me vdekje.
 
 
Shkencėtarėt e Zelandės sė Re kanė krijuar lopėt e para tė klonuara nė botė
 
Hamilton, 27 janar 2003 – Shkencėtarėt e Zelandės sė Re kanė krijuar lopėt e para tė klonuara nė botė, qė prodhojnė qumėsht special, i cili mund tė shtojė shpejtėsinė dhe lehtėsinė e prodhimit tė djathit, njofton BBCWorld.
 
Shkencėtarėt nė Hamilton kanė thėnė se tufa e lopėve transgjenetike po prodhon tash proteinėn qumėshtore, casein, qė ėshtė me nivel tė pėrparuar shumė mė tė lartė dhe ėshtė vitale pėr prodhimin e djathit. Shkencėtarėt besojnė se kjo do tė transformojė industrinė e djathit.
 
 
Kushtet amerikane pėr shtetin palestinez
 
Kajro, 27 janar 2003 - Disa udhėheqės arabė kanė mirėpritur njė fjalim nga sekretari amerikan i Shtetit, Kolin Pauell, qė vendos kushtet amerikane pėr krijimin e njė shteti palestinez.

Sekretari i pėrgjithshėm i Lidhjes Arabe, Amėr Musa, tha se deklarata e zotit Pauell ishte njė shenjė shumė pozitive.

Mbreti Abdullah i Jordanisė tha se konfikti izraelito-palestinez mund tė zgjidhet nėse Shtetet e Bashkuara ofronin njė udhėheqje tė qartė dhe tė vendosur.

Izraeli nga ana e tij tha se deklaratat e zotit Pauell ishin shumė tė rėndėsishme.

Zoti Powell tha se palestinezėt duhet tė zgjedhin njė udhėheqje tė re qė do tė kundėrshtonte terrorizmin, dhe Izraeli duhet tė pranojė mė shumė se, siē tha ai, njė shtet tė rremė tė ndarė nė mijėra pjesė.
 
 
Bush: Sadam Husseini ka lidhje me organizatat terroriste
 
Uashington, 27 janar 2003 - Kur presidenti Bush tė dalė nesėr mbrėma para Kongresit dhe popullit amerikan, ai do tė japė ndoshta fjalimin mė tė rėndėsishėm tė presidencės sė tij.
 
Nė fjalimin mbi gjendjen e vendit ai do tė pėrpiqet tė bindė popullin mbi nevojėn pėr veprime urgjente kundėr kėrcėnimit qė paraqet Iraku. Nė tė njėjtėn kohė ai do tė pėrpiqet tė grumbullojė mbėshtetje pėr politikat e tij ekonomike.
 
 
Pauell: Iraku ose do tė ēarmatoset tani ose nėpėrmjet pėrdorimit tė forcės
 
Uashington, 27 janar 2003 - Sekretari i Shtetit, Kolin Pauell, paralajmėroi se nė qoftė se Iaku nuk ēarmatoset tani, ai do tė ēarmatoset nėpėrmjet pėrdorimit tė forcės.
 
Sekretari Powell tha se Uashingtoni do tė dėgjojė sot raportin e kryeinspektorėve tė OKB-sė pėr armėt dhe se do tė kėshillohet me aleatėt e tij para se tė ndėrmarrė ndonjė ndonjė veprim kundėr Bagdadit, por nuk do tė presė pafundėsisht.

"Ne nuk do tė sprapsemi nga lufta, nėse ajo ėshtė e vetmja rrugė pėr ēarmatosjen e Irkaut. Ne do tė vazhdojnė tė rezervojmė tė drejtėn tonė sovrane pėr tė ndėrhyrė ushtarakisht nė Irak, tė vetėm apo nė njė koalicion vendesh qė duan tė marrin pjesė sė bashku me ne", ka thėnė Pauell.
 
 
Sfida OKB -Irak para provės
 
Nju Jork, 27 janar 2003 - Kryeinspektori i OKB-sė pėr armėt, Hans Bliks, bėn paraqitjen zyrtare para Kėshillit tė Sigurimit nė Nju Jork tė raportit tė inspektorėve nė Irak qė mund tė ndikojė rrjedhėn e ngjarjeve atje.

Megjithėse zoti Bliks pritet t'i thotė anėtarėve tė Kėshillit se niveli i bashkėpunimit tė Irakut me inspektorėt e OKB-sė nuk ka qenė si duhet, raporti i tij nuk do tė jetė i tillė qė tė bindė skeptikėt nė Kėshill se veprimi ushtarak kundėr Bagdadit tashmė ėshtė i domosdoshėm.

SHBA-ja dhe Britania, megjithatė, do tė marrin forcė nga raporti qė do tė gjejė tė ēara tė mėdha nė deklaratėn e Irakut mbi programet e tyre tė armėve tė shkatėrrimit nė masė.
 
 
Sulm terrorist nė Indi - vriten 11 vetė
 
Nju Delhi, 27 janar 2003 - Nė qytetin verilindor tė shtetit indian Tripura seperatistėt kaėn sulmuar njė tubim elektoral zgjedhor tė Partisė Komuniste dhje kanė vrarė 11 vetė. Tetė persona tė tjerė janė lėnduar.
 
Siē njoftojnė autoritetet e vendit sulmi ėshtė bėrė nga Fronti Kombėtar pėr Ēlirim, organizatė e ndalurar nga qeveria. Nė veri lindje tė Indisė luftojnė grupime tė shumta rebelesh pėr njė autonomi, apo pavarėsi shtetrore tė grupeve etnike qė jetojnė nė atė pjesė tė vendit.
 
 
BE diskuton sot ēėshtjen e Irakut
 
Bruksel, 27 janar 2003 - Gjetja e njė qėndrimi tė pėrbashkėt lidhur me krizėn nė Irak do tė preokupojė sot nė Bruksel edhe ministrat e jashtėm tė Bashkimit Evropian nė takimin e tyre tė radhės.
 
Para takimit tė sotėm, Sekretari pėr siguri dhe punė tė jashtme tė Bashkimit Evropian Havier Solana, sė bashku me minsitrin e jashtėm grek, qė drejton presidencėn evropiane Papandreu ėshtė konsultuar me katėr shtete tė Bashkimit Evropian, tė cialt janė tė pėrfaqėsuara nė Kėshillin e Sigurimit.
 
Pėrkrah anėtarėve tė pėrherėshėm si janė Franca dhe Britania e Madhe nė Kėshillin e Sigurimit aktualisht janė edhe Gjermani e Spanja.
 
 
Abdullahu i Dytė: Do tė ndodhte mrekullia po tė shmangej lufta kundėr Irakut
 
Davos, 27 janar 2003 - Mbreti i Jordanisė, Abdullahu i Dytė ka thėnė nė Forumin e Davosit se "do tė ndodhte mrekullia" po tė shmangej lufta e udhėhequr nga Shtetet e Bashkuara nė Irak.
 
Ai ka thėnė se ndoshta "ėshtė shumė vonė" pėr tė gjetur zgjidhje diplomatike midis Irakut dhe bashkėsisė ndėrkombėtare. "Mekanizmat (e luftės) janė nė vend", ka thėnė mbreti i Jordanisė.
 
 
Ministri i Jashtėm i Kuvajtit thotė se lufta kundėr Irakut ėshtė imanente
 
Kuvajt, 27 janar 2003 - Ministri i Jashtėm i Kuvajtit thotė se ai mendon se lufta kundėr Irakut fqinj e prirė nga Shtetet e Bashkuara ėshtė imanente.
 
Ministri al-Sabah ka shfaqur brengosje lidhur me sigurinė e brendėshme nė vendin e tij, pas njė varg sulmesh kundėr amerikanėve qė ndodhen atje. Kuvajti, aleat kyē i Shteteve tė Bashkuara, me gjasė do tė jetė platforma kryesore pėr lansimin e ēfarėdo invadimi tė Irakut nga toka.
 
 
Aviacioni amerikano-britanik ka bombarduar pesė stabilimente komunikimi nė jug tė Irakut
 
Uashington, 27 janar 2003 - Komanda Qendrore e Shteteve tė Bashkuara njofton se aviacioni aleat amerikano-britanik qė patrollon zonat e fluturimeve tė ndaluara nė Irak ka bombarduar pesė stabilimente komunikimi nė jug tė Irakut.
 
Nė komunikatė thuhet se sulmi u ndėrmorė pasi avionė ushtarak irakianė shkelėn zonėn jugore tė fluturimeve tė ndaluara.
 
 
Liga Arabe e ka dėnuar Izraelin pėr sulmin masiv nė Qytetin e Gazės
 
Kairo, 27 janar 2003 - Liga Arabe e ka dėnuar Izraelin pėr sulmin e parmbrėmshėm masiv nė Qytetin e Gazės qė la sė paku 12 palestinezė tė vrarė dhe mbi 50 tė tjerė tė plagosur. Zyrtari i lartė i grupit ushtarak tė Hamasit, Mahmoud Al-Zahar ėshtė kėrcėnuar se do tė hekmerret kundėr Izraelit.
 
"Reagimi ynė do tė pėrfshijė sulme masive dhe mesazhin pėr qeverinė izraelite se ne nuk do tė pranojmė agresionin kundėr popullit tonė", ka thėnė Al-Zahar. Ministri izraelit i Mbrojtjes, Shaul Mofaz tha se Izraeli e konsideron ri-okupim tė zgjatur tė Brezit tė Gazės.

 

Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.