| |
 |
|
|
|
25.01.2003 -
Trepca.net |
|
|
|
Lajme |
|
|
E
shtune, 25 janar 2003 |
|
|

|
|
|
|
|
|
Pėrmbajtja:
-
Mbrėmė nė Pejė ėshtė
vrarė Sinan Kastrati 21-vjeēar
-
Qeveria amerikane dėnon
sulmin ndaj selisė sė policisė sė UNMIK-ut nė Pejė
-
Lejohet procesimi i
metejshem i pronave private
-
Forcat e KFOR-it nė
kufirin midis Kosovės dhe Serbisė filluan stėrvitjen
"Roja e shpejtė"
-
R. Harnish: Investitorėt
amerikanė do tė investojnė ndėrtimin e disa objekteve
prodhuese nė komunėn e Prishtinės
-
Deputetėt e koalicioni
serb "Kthimi" i japin fund bojkotimit tė punimeve tė
Parlamentit tė Kosovės
-
Misioni i KFOR-t u dorėzoi
autoriteteve civile kalimin kufitar ndėrmjet Kosovės dhe
Serbisė
-
Beogradi kėrkoi nga
Kombet e Bashkuara kthimin e forcave ushtarake e policore
jugosllave nė Kosovė
-
Ali Ahmeti ėshtė hequr
nga "lista e zezė" e Bushit?
-
Bashkimi Evropian do tė
riorganizojė misionin e tij nė Luginėn e Preshevės
-
Amnesti Interneshėnel
kritikoi ashpėr Maqedoninė pėr torturimin e tė arrestuarve
-
FMN shtyn mbledhjen e
bordit pėr Shqipėrinė
-
Pauell: SHBA llogarisin
mbėshtetjen e "tė pakten njė duzine" qeverish nėse
vendosin tė sulmojnė Irakun
-
Shkencėtarėt amerikanė
kanė zbuluar njė proteinė, qė shkakton vetėshkatėrrimin
e qelizave kanceroze
-
Sadam Husein t'u lejojė
inspektorėve qė tė intervistojnė privatisht shkencėtarėt
irakianė
-
Putin dhe Shreder janė
dakorduar tė kėrkojnė shtegdalje politike pėr zgjidhjen e
krizės irakiane
-
Komandanti i ri i
forcave tė NATO-s u takua me kryeshefin e Shtatmadhėrisė
turke
-
Policia spanjolle se ka
arrestuar 16 persona nė Bilbao
-
Nė fatkeqėsi ajrore
kanė humbur jetėn njė ministėr dhe njė pilot, kurse tre
ministra janė plagosur
-
Ligjvėnės
amerikanė i bėjnė thirrje Presidentit ta peshojė mirė ndėrhyrjen
nė Irak
|
|
|
- Mbrėmė
nė Pejė ėshtė vrarė Sinan Kastrati 21-vjeēar
-
- Pejė, 25 janar 2003 - Mbrėmė nė Pejė me njė
plumb nė kokė ėshtė vrarė Sinan Kastrati (20) nga fshati
Zahaq. Kjo vrasje ka ndodhur nė orėn 22,30, nė rrethana
ende tė panjohura, afėr restoranit "Peja Citi" nė
Pejė, pas njė konflikti mes dy grupeve.
-
- Policia
ka dalė menjėherė nė vendin e ngjarjes pėr t'i zhvilluar
hetimet lidhur me kėtė vrasje. Tash pėr tash nuk dihen
motivet e kėsaj vrasjeje.
Sipas mediave lokale, dy persona janė arrestuar si tė
dyshimtė pėr vrasjen e Sinan Kastratit. Ata janė: Muhamet
Dreshaj dhe Elton Arifaj.
Edhe kjo vrasje ka shqetėsuar pa masė qytetarėt e Pejės,
pas njė serie tė vrasjeve qė kanė ndodhur nė kėtė
qytet.
-
-
- Qeveria
amerikane dėnon sulmin ndaj selisė sė policisė sė
UNMIK-ut nė Pejė
-
- Prishtinė, 25 janar 2003 - Qeveria e Shteteve tė
Bashkuara dėnoi dje sulmin e natės sė kaluar ndaj selisė sė
policisė sė UNMIK-ut nė Pejė. Nė njė deklaratė tė Zyrės
Amerikane nė Prishtinė thuhet se ky akt nuk ishte thjesht njė
sulm ndaj ndėrtesės, por ndaj strukturave ligjore dhe
sistemit tė drejtėsisė nė Kosovė.
-
- Nė
deklaratė thuhet se kohėt e fundit ka pasur njė varg
sulmesh nė Prishtinė dhe Pejė si dhe njoftime pėr njė
grup tė armatosur qė ka kėrcėnuar pėr hakmarrje nė kundėrshtim
me ligjin, gjė qė Qeveria amerikane e dėnon me forcė.
-
- Organizatorėt
e kėtyre sulmeve, thotė Zyra amerikane nė Prishtinė, nuk
duan njė Kosovė me njė shoqėri civile tė rregullit, por
njė Kosovė ku do tė sundojė dhuna. Ata po punojnė kundėr
ėndrrave dhe shpresave tė popullit tė Kosovės qė don njė
Kosovė ku tė sundonte ligji pa dhunė dhe qė tė pėrparojė
paqėsishtė dhe nė rrugė demokratike me Rezolutėn 1244.
-
- Nė
kėtė komunikatė pastaj theksohet se Qeveria amerikane u bėnė
thirrje kujtdo qė di diēka pėr kėto sulme tė bashkėpunojė
me policinė dhe institucionet e drejtėsisė nė Kosovė pėr
tė nxjerr fajtorėt para drejtėsisė.
-
-
- Lejohet
procesimi i metejshem i pronave private
-
- Prishtinė, 25 janar 2003 - Administratori
Komunal i Prishtines z.Anil Vasisht ka njoftuar me shkrim
Drejtoratin pėr Katastėr dhe Gjeodozi tė KK tė Prishtinės
lidhur me ndryshimin e vendimit ekzekutiv tė datės
26.12.2002. Nė njoftimin e administratorit komunal thguhet se
Komisioni pėr Revizion nėn mbikqyrjen e administratorit
komunal tė Prishtinės ka rekomanduar ndryshimin e mėposhtėm
tė vendimit ekzekutiv tė datės 26.12.2002.
-
- Sipas
kėtij ndryshimi tani e tutje tė gjitha bartjet e pronave
private te kryera nga 12 qershori i 1999 deri mė 24 shtator
2002 lejohen nė procesim tė mėtutjeshėm. Zyra Komunale pėr
Kastaster e Prishtines lejhohet qė tė lėshojė listat
poseduese vetėm pėr bartjen e pronave private.
Tė gjitha rastet nė lidhje me bartjen e pronave shoqėrore qė
i pėrkasin periudhės nga 12 qershori 1999 e deri mė tani
mbeten tė pėrjashtuara nga bartja e pronėsisė dhe lėshimi
i listave poseduese, pėrveē rasteve me autorizim tė
Komisionit pėr Revizion.
-
-
- Forcat
e KFOR-it nė kufirin midis Kosovės dhe Serbisė filluan stėrvitjen
"Roja e shpejtė"
-
- Prishtinė, 25 janar 2003 - Forcat e KFOR-it
amerikan dje nė kufirin midis Kosovės dhe Serbisė nė
fshatin Barajli tė Komunės sė Dardanės kanė filluar stėrvitjen
ushtarake vjetore "Roja e shpejtė".
-
- "Fillimi
i ushtrimeve qė ne po i bėjmė nė Kosovė ėshtė qė tė
jemi nė gjendje gatishmėrie nė rast se njė gjė tė tillė
e kėrkon nevoja", tha njė kapiten i forcave amerikane.
Ai vlerėsoi me kėtė rast se gjendja nė kėtė zonė
kufitare mes Kosovės dhe Serbisė ėshtė e sigurt dhe e qetė.
-
- Nuk
ėshtė shėnuar asnjė incident dhe ushtrimet po shkojnė
ashtu siē janė planifikuar. Ushtarėt qė po i bėjnė kėto
ushtrime theksuan se janė krenarė qė gjenden nė kėtė
detyrė nė Kosovė dhe porositėn popullatėn e Kosovės qė
tė flenė e qetė sepse kufiri dhe territori i Kosovės ėshtė
i sigurt.
Ushtrimet ushtarake "Roja e shpejtė" do tė pėrfundojnė
nga fundi i muajit shkurt.
-
-
- R.
Harnish: Investitorėt amerikanė do tė investojnė ndėrtimin
e disa objekteve prodhuese nė komunėn e Prishtinės
-
- Prishtinė, 25 janar 2003 - Shefi i Zyrės
Amerikane nė Prishtinė ambasadori Reno Harnish ka deklaruar
gjatė vizitės sė djeshme nė Kuvendin Komunal tė Prishtinės
se investitorėt nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės do tė
investojnė ndėrtimin e disa objekteve prodhuese nė Komunėn
e Prishtinės.
-
-
- Deputetėt
e koalicioni serb "Kthimi" i japin fund bojkotimit tė
punimeve tė Parlamentit tė Kosovės
-
- Prishtinė, 25 janar 2003 - Deputetėt e
koalicioni serb "Kthimi" kanė vendosur t'i japin
fund bojkotimit tė punimeve tė Parlamentit tė Kosovės. Ky
vendim i tyre u bė i ditur nga shefi i grupit parlamentar
Dragisha Kėrstoviq, i cili tha se tashmė njė kohė tė gjatė
ky koalicion ishte preokupuar qė tė kthehet apo tė vazhdojė
bojkotimin e Parlamentit.
-
- Ai
tha se ky koalicion me shumicė votash ka marrė vendimin pėr
t'u kthyer nė Parlamentin e Kosovės. Vendimi, tha ai, pasoi
bisedimet e ngjeshura qė janė zhvilluar kohėve tė fundit
me zyrtarėt e Beogradit, me patrikun e kishės ortodokse
serbe, si dhe me Misionin e OKB-sė nė Kosovė Mihael
Shtajner si dhe me ambasadorėt e pesė vendeve mė me ndikim
nė botė, me pėrfaqėsuesit e tė cilėve ėshtė biseduar
edhe dje nė Prishtinė.
Kėrstoviq tha se gjatė kėtyre bisedimeve janė marrė
garanci se bashkėsia ndėrkombėtare e posaqėrisht prania ndėrkombėtre
nė Kosovė do tė angazhohet pėr mbrojtjen e interesave tė
serbėve.
Kryeadministratori i Kosovės Mihael Shtajner ka pėrshėndetur
vendimin e deputetėve serbė nga Koalicioni
"Kthimi" qė tė marrin pjesė nė Kuvendin e Kosovės
duke thėnė se vetėm nė kėtė mėnyrė ata mund ta bėjnė
zėrin e tij tė dėgjohet.
-
-
- Misioni
i KFOR-t u dorėzoi autoriteteve civile kalimin kufitar ndėrmjet
Kosovės dhe Serbisė
-
- Prishtinė, 25 janar 2003 - Misioni paqeruajtės
ndėrkombėtar KFOR u dorėzoi dje autoriteteve civile kalimin
kufitar ndėrmjet Kosovėsėt dhe Serbisė. Vijėn kufitare me
Serbinė edhe mėtutje do ta kontrollojė KFOR-i.
-
- Komandanti
i sektorit verior tė forcave paqeruajtėse nė mėnyrė
simbolike ia ka dorėzuar ēelėsat e portė numėr njė e
cila gjendet nė veri tė Kosovės komandantit rajonal tė
policisė sė OKB-sė Poll Beri.
"Policia e UNMIK-ut dhe ushtarėt e Brigadės Shumkombėshe
tė Veriut kanė arritur ta krijojnė dhe ta ruajnė njė
mjedis tė sigurt qė na mundėson zbatimin e kėsaj qasjeje tė
re prej secilės do tė pėrfitojnė vet qytetarėt e Kosovės",
tha komandanti i Sektorit Verior Alan Bidar.
-
-
- Beogradi
kėrkoi nga Kombet e Bashkuara kthimin e forcave ushtarake e
policore jugosllave nė Kosovė
-
- Beograd, 25 janar 2003 - Autoritetet
jugosllave kanė kėrkuar qė Kombet e Bashkuara tė lejojnė
kthimin e njė pjese tė forcave ushtarake e policore nė
Kosovė. Kėtė e ka bėrė tė ditur ministri jugosllav i punėve
tė brendshme Zoran Zhivkoviq, i cili ka deklaruar se me rėndėsi
ėshtė qė forcat jugosllave tė kthehen nė kufi me Shqipėrinė
dhe Maqedoninė nga tė cilat, sipas Zhivkoviqit, hyjnė
"pjesa mė e madhe tė kėqijave".
-
-
- Ali
Ahmeti ėshtė hequr nga "lista e zezė" e Bushit?
-
- Shkup, 25 janar 2003 - Ali Ahmeti, kryetar i
BDI-sė dhe lider i ri i shqiptarėve te Maqedonisė, ėshtė
hequr definitivisht nga "lista e zezė" e
Presidentit Xhorxh Bush. Kėshtu thonė burime tė LOBI-t ende
tė pakonfirmuara, qė kanė dashur tė mbeten anonime.
-
- Po
kėto burime thonė gjithashtu se kryetari i BDI-se, Ali
Ahmeti sė shpejti do tė qėndrojė pėr njė vizitė nė
Uashington, njofton Press online nga Shkupi.
-
-
- Bashkimi
Evropian do tė riorganizojė misionin e tij nė Luginėn e
Preshevės
-
- Bruksel, 25 janar 2003 - Bashkimi Evropian ka bėrė
tė ditur se do tė riorganizojė misionin e tij nė Luginėn
e Preshevės, i cili ishte instaluar atje me qėllim tė
tejkalimit tė krizės dhe uljes sė tensioneve nė kėtė
rajon.
Zyrtarėt e BE-sė qė janė kompetentė pėr Luginėn e
Preshevės kanė kumtuar se nė kuadėr tė kėtij
riorganizimi ėshtė marrė vendimi qė tė mbyllet Zyra e
Misionit nė Medvegjė me vlerėsimin se situata ėshtė pėrmirėsuar
dhe nuk kėrkon mė prani ndėrkombėtare meqė incidentet ndėretnike
gati se nuk ekzistojnė.
"Lajmi mbi tėrheqjen tonė tė plotė do tė jetė mė i
miri nė rajon sepse do tė dėshmojė se situata nė kėtė
rajon ėshtė pėrmirėsuar nė atė masė ku mė nuk
nevojitet prania ndėrkombėtare", kanė vlerėsuar
burimet nga BE-ja.
-
-
- Amnesti
Interneshėnel kritikoi ashpėr Maqedoninė pėr torturimin e
tė arrestuarve
-
- Shkup, 25 janar 2003 - Grupi i njohur ndėrkombėtar
pėr tė drejtat e njeriut, Amnesti Interneshėnal, ka
kritikuar ashpėr Maqedoninė pėr torturimin e tė
arrestuarve nga ana e policisė, veēanėrisht tė pjesėtarėve
tė minoriteteve.
-
- Nė
komunikatėn e saj thotė se keqtrajtimet nga ana e oficerėve
tė policisė nė Maqedoni po vazhdojnė, megjithė kėrkesat
ndėrkombėtare qė ato tė ndėrpriten.
-
- Grupi
shton se incidentet qė ndėrlikojnė brutalitetin policor
"kanė nė vete motivim tė hapur etnik apo racial"
dhe kėrkon nga qeveria e Shkupit qė tė shqyrtojė
urgjentisht ēėshtjen.
"Autoritetet e Maqedonisė duhet t'u dėrgojnė sinjal tė
qartė forcave tė tyre policore se tortura, keqtrajtimi dhe
trajtimi diskriminues i tė arrestuarve nuk do tė
tolerohen", thuhet nė komunikatė tė AI.
-
-
- FMN
shtyn mbledhjen e bordit pėr Shqipėrinė
-
- Tiranė, 25 janar 2003 - Fondi Momentar Ndėrkombėtar
thotė se ka shtyrė njė mbledhje tė bordit tė saj drejtues
nė tė cilėn do tė duhej tė vendosej pėr financimin e
projekteve pėr varfėrinė nė Shqipėri.
-
- Pėrfaqėsuesi
i kėtij organizmi financiar nė Tiranė, Zhan Piter Olters i
tha BBC-nė se FMN-ja parashikon tė mbėshtesė me 30 milionė
dollarė projekte tė qeverisė kundėr varfėrisė dhe pėr
zhvillimin.
-
- Ai
thotė se arsyeja e shtyrjes sė mbledhjes sė bordit ėshtė
se Shqipėria ende nuk ka miratuar njė nga kushtet kryesore tė
vėna nga FMN-ja, qė ėshtė mbyllja e dyqaneve pata taksa,
"duty-free".
-
-
- Pauell:
SHBA llogarisin mbėshtetjen e "tė pakten njė
duzine" qeverish nėse vendosin tė sulmojnė Irakun
-
- Cyrih, 25 janar 2003 Shtetet e Bashkuara
llogarisin mbėshtetjen e "tė pakten njė duzine"
qeverish nėse vendosin tė sulmojnė Irakun pa rezolutė tė
re tė KB-sė, ka deklaruar sot (tė shtunėn) sekretari
amerikan i Shtetit, Kolin Pauell, njofton Rojter.
-
- Pauell
ka thėnė se kėto qeveri, tė cilat nuk i emėroi, do tė
preferonin njėsoj si Uashingtoni njė rezolutė tė re tė Kėshillit
tė Sigurimit, qė do tė autorizonte pėrdorimin e forcės
kundėr Irakut, por nuk do tė insistonin pėr kėtė.
-
-
- Shkencėtarėt
amerikanė kanė zbuluar njė proteinė, qė shkakton vetėshkatėrrimin
e qelizave kanceroze
-
- Uashington, 25 janar 2003 Shkencėtarėt
amerikanė kanė zbuluar njė proteinė, e cila shkakton vetėshkatėrrimin
e qelizave kanceroze deri nė 70 pėr qind tė tyre, njofton
BBCWorld. Kjo proteinė rregullon prodhimin e enzimit kryesor,
Cox-2, qė ndikon nė regjenerimin e gjakut, i cili pastaj
ushqen qelizat e shtuara kanceroze.
-
- Enzimi
nė fjalė ėshtė i njohur, qė luan rol nė shkaktimin e
artritit. "Mund tė jetė e mundshme tė pėrdoret ky
protein si mjet pėr mbytjen e qelizave tė tumorit pa i dėmtuar
qelizat normale", ka thėnė profesori Shrikant Anant,
nga Shkolla Universitare e Mjekėsisė nė Uashington.
-
-
- Sadam
Husein t'u lejojė inspektorėve qė tė intervistojnė
privatisht shkencėtarėt irakianė
-
- Uashington, 25 janar 2003 - Shtetet e Bashkuara
thonė se ėshtė i "papranueshėm" refuzimi i
presidentit irakian, Sadam Husein qė t'u lejojė inspektorėve
tė armatimit tė OKB-sė qė tė intervistojnė privatisht
shkencėtarėt irakianė. "Kjo nuk ėshtė ēėshtje pėr
debat. Sadam Husein nuk ka zgjedhje.
-
- Refuzimi
i tij ėshtė edhe njė provė se Iraku ka diēka pėr tė
fshehur. Pėr tė ruajtuar paqen, Iraku duhet t'u lejojė dhe
inkurajojė shekncėtarėt e vet qė tė marrin pjesė nė
intervistime private pa vonesė dhe pa debat", tha zėdhėnėsi
i Shtėpisė sė Bardhė, Ari Fleiēer.
Ai nuk tha nėse presidenti Bush ėshtė i gatshėm t'u japė
mė shumė kohė inspektimeve nė Irak, por ka thėnė se
Sadam Husein, me sjelljen e tij, po e afron edhe mė shumė
vijėn e fundit.
-
-
- Putin
dhe Shreder janė dakorduar tė kėrkojnė shtegdalje politike
pėr zgjidhjen e krizės irakiane
-
- Moskė, 25 janar 2003 - Presidenti rus,
Vladimir Putin dhe kancelari gjerman, Gerhard Shreder nė
bisedė telefonike janė dakorduar tė kėrkojnė shtegdalje
politike pėr zgjidhjen e krizės irakiane.
-
- Zėdhėnėsi
i Kremlinit tha se Putin dhe Shreder kanė theksuar afėrsinė
e qėndrimeve tė Rusisė dhe Gjermanisė nė kėrkimin e
zgjidhjes politike tė problemit iarkian nė kuadrin e
korrnizave tė Kombeve tė Bashkuara.
-
-
- Komandanti
i ri i forcave tė NATO-s u takua me kryeshefin e Shtatmadhėrisė
turke
-
- Ankara, 25 janar 2003 - Komandanti i ri
suprem i forcave tė NATO-s pėr Evropėn, gjenerali amerikan
Xhejms Xhons, u takua nė Ankara me kryeshefin e Shtatmadhėrisė
turke, gjeneralin Hilmi Ozkok.
-
- Nė
komunikatė thuhet se Xhons dhe Ozkok kanė shkėmbyer
mendime lidhur me NATO-n dhe pėr ēėshtje rajonale, kurse
hollėsi tė tjera pėr bisedimet nuk u dhanė.
-
-
- Policia
spanjolle se ka arrestuar 16 persona nė Bilbao
-
- Madrid, 25 janar 2003 - Policia spanjolle
thotė se ka arrestuar 16 persona nė Bilbao dhe qytete tė
tjera veriore, kryesisht shtetas alegjerianė, nė banesat e tė
cilėve ka gjetur sasi tė mėdha materjesh shpėrthyese dhe
materjesh kimike dhe se kanė planifikuar sulme.
-
- Ministri
i Brendėshėm spanjoll tha se tė arrestuarit janė anėtarė
tė dyshuar tė njė organizate ekstremiste algjeriane dhe se
kanė lidhje me rrjetin terrorist al Kaida.
-
-
- Nė
fatkeqėsi ajrore kanė humbur jetėn njė ministėr dhe njė
pilot, kurse tre ministra janė plagosur
-
- Nairobi, 25 janar 2003 - Nė fatkeqėsinė e
njė aeroplani tė vogėl me tė cilin udhėtonin disa anėtarė
tė qeverisė sė re tė Kenisė, kanė humbur jetėn njė
ministėr dhe njė pilot, kurse tre ministra janė plagosur.
Aeroplani ėshtė rėzuar menjėherė pas fluturimit nga
qyteti Busia, pasi kishte prekur telat e largėpėrēuesit
elektrik.
-
-
- Ligjvėnės
amerikanė i bėjnė thirrje Presidentit ta peshojė mirė ndėrhyrjen
nė Irak
-
- Uashington, 25 janar 2003 - Shumica e 122 ligjvėnėsve
qė nėnshkruan letrėn janė demokratė, duke pėrfshirė
edhe disa nga kritikėt mė tė ashpėr tė qėndrimit tė
administratės ndaj Irakut. Por vetė letra ėshtė shkruar
nga dy prej demokratėve mė tė moderuar nė Dhomėn e Pėrfaqėsuesve,
kongresmenit Sherod Brau dhe Ron Kind.
-
Ligjvėnėsit i bėjnė thirrje Presidentit Bush, qė siē
shprehen ata, t'i "peshojė mirė" vendimet nė tė
ardhmen lidhur me Irakun, bazuar nė raportin qė do t'i
paraqesė tė hėnėn Kėshillit tė Sigurimit, ekipi i
inspektorėve tė OKB-sė, i kryesuar nga Hans Bliks.
|
|
|

|
|

|
|
Copyright©2000-2003
Trepca.net - Tė gjitha
tė drejtat e rezervuara. |
|
|

|
|
|