| |
 |
|
|
|
25.01.2003 - Trepca.net |
|
|
|
Thekse
nga intervista e Presidentit tė Kosovės, Ibrahim Rugova dhėnė
TV Kosovės
|
|
|

|
|
|
|
|
|
 |
|
- Prishtinė, 25 janar 2003 (QIK) - Presidenti i Kosovės
dr. Ibrahim Rugova vizitoi dje Televizionin e Kosovės
dhe bisedoi me strukturat drejtuese tė kėtij
institucioni lidhur me situatėn aktuale nė Kosovė.
Me kėtė rast Presidenti Rugova i dha njė intervistė
TV Kosovės, nė tė cilėn foli pėr shumė zhvillime
tė cilat aktualisht e preokupojnė Kosovėn.
Duke folur pėr arritjet nė Kosovė nė kėto trie
gjysmė pas luftės, presidenti Rugova tha se gjatė kėtyre
viteve ka pasur njė progres nė tė gjitha fushat e
jetės. Por si progres mė tė madh madh ai theksoi
themelimin e institucioneve tė Kosovės nė nivel
lokal dhe atė qendror shtetėror dhe funksionimin e
tyre.
-
- Ndėrkaq nė
planin e zhvillimit tė pėrgjithshėm Presidenti tha
se faza e emergjencės ka kaluar, kurse nė fushėn
ekonomike ėshtė arritur njė pėrparim i mirė,
sidomos sektori privat, dhe ai, ka ecur shumė shpejt,
qė duhet pėrkrahur. Presidenti Rugova pastaj foli
edhe pėr sektorin shtetėror pėr tė theksuar se ka
mbetur si problem dhe ai duhet tė privatizohet.
|
-
- Presidenti
Rugova vlerėsoi se nė gjendjen e sigurisė sė pėrgjithshme
gjithashtu ka pasur njė progres dhe sot gjendja e sigurisė
ėshtė mė e mirė nė Kosovė qė ėshtė realizuar
kryesisht nga KFOR-i, nga policia e UNMIK-ut dhe tash gjatė kėtyre
tre vjetėsh qė ėshtė ngritur policia e Kosovės, e cila
duhet tė specializohet pėr fusha tė ndryshme tė jetės.
-
- Ai theksoi rėndėsinė
e veēantė pėr vendosjen e rendit demokratik nė Kosovė,
fillimin e funksionimit tė policisė nė Kosovė dhe tė
rendit publik nė pėrgjithėsi. Si pika kryesore pėr tė
ardhmen Presidenti nėnvizoi zhvillimin ekonomik, investimet,
privatizimin qė duhet t'i fillojė kėtė vit, krijimin e
vendeve tė reja tė punės pėr tė rinjtė e Kosovės etj.
I pyetur se a ėshtė dakord me pikėpamjet qė paraqiti z.
Shtajner nė fjalimin e tij drejtuar qytetarėve lidhur me
bartjen e pėrgjegjėsive nga ndėrkombėtarėt tek
institucionet vendore, Presidenti Rugova u shpreh se nė pėrgjithėsi
ėshtė nė dakord me atė qė ka thėnė z. Shtajner. Ato
pika janė edhe pikat e programit tė presidentit, presidencės
dhe tė institucioneve tė tjera tė Kosovės. Kėto ditė,
tha ai, ėshtė biseduar dhe po bisedohet si tė pėrgatitet
bartja e kompetencave nga institucionet e UNMIK-ut nė
institucionet e Kosovės.
-
- Kjo do tė bėhet
gradualisht qė institucionet e Kosovė me forcimin e tyre tė
jenė nė gjendje t'i realizojnė, me njė bashkėpunim tė
ngushtė me UNMIK-un. Ai shtoi se ky vit ėshtė njė vita mė
i lirė sepse nuk ka zgjedhje dhe do tė ketė mė shumė kohė
pėr punė...
Ndėrkaq duke shfaqur qėndrimin e tij se cilat janė ato
kompetenca mė urgjente tė cilat duhet sa mė shpejt t'i
kalohen institucioneve tė Kosovės, presidenti Rugova tha, nė
kuptimin e mirė, prej kur janė themeluar institucionet e
Kosovės ka pasur njė largim tė institucioneve tė Kosovės
dhe tė UNMIK-ut.
-
- Ka pasur
frustrime tė ndryshme, psh. ekzekutivi duhet tė punojė,
parlamenti po ashtu dhe bashkėpunimi ka vazhduar. Normat qė
kėrkohen kėto ditė, tė jenė sa mė produktive, tha
presidenti Rugova, duke shfaqur bindjen e tij se kėto
kompetenca do tė barten gjatė kėtij viti si nė fushėn
ekonomike, nė fushėn administrative e juridike, nė fushėn
e sigurisė, edhepse ėshtė pushtet i rezervuar i UNMIK-ut
dhe i z. Shtajner.
Nė pyetjen se a do tė ketė nė kėtė vit edhe Presidenti i
Kosovės mė shumė kompetenca, dhe cilat janė ato,
presidenti Rugova u pėrgjigj: - Ne punojmė me Kornizėn
Kushtetuese. Pra presidenti i Kosovės, kompetencat e tashme qė
i ka, garanton funksionimin demokratik tė institucioneve tė
Kosovės, paraqet unitetin e popullit, pastaj nė marrėdhėniet
ndėrkombėtare sė bashku me Pėrfaqėsuesin Special ndėrmerr
masa dhe hapa, qė nė kėtė vit do tė shkojnė mė tutje.
-
- Dihet se me kėtė
kushtetutė Presidenti i Kosovės nuk ka tė drejtė t'i
shpallė ligjet, por kėtė ia kemi lėnė Pėrfaqėseusit
Special, pra z. Shtajner. Unė kam mjaft kompetenca por duhet
t'i ushtroj dhe t'i zhvilloj ato. Do tė bėhet njė bartje
graduale e kompetencave, - tha presidenti Rugova dhe vazhdoi:
- Komptencat nė marrėdhėniet e jashtme duhet t'i shikojmė
sė bashku me z. Shtajner, sepse Kosova nė kėtė fazė ka
nevojė qė t'i ketė zyrat e veta nėpėr disa vende
evropiane, pastaj nė Shtetet e Bashkuara. Unė kam bėrė njė
pėrpjekje nė kuadėr tė kompetencave tė mia dhe kam emėruar
senatorin Robert Dolle ambasador nderi, pėrkatėsisht pėrfaqėsues
tė lartė tė Kosovės nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės,
qė i duhet njė shteti edhe kur t'i ketė ambasadat, pra njerėzit
qė kanė punuar me vite pėr Kosovėn nuk duhet t'i harrojmė.
-
- Kemi mjaft miq
tė tillė nė Evropė si nė Gjermani, nė Francė, nė Angli
dhe nė vendet skandinave... ata dhe qė do tė ndihmojnė
zhvillimin e Kosovės dhe afirmimin e saj. Tė mos mbeten miqtė
tanė dhe bota pa informata zyrtare se ēfarė po ngjet nė
Kosovė. Pra tė mos mbetet Kosova nė mėshirėn e skemave tė
ndryshme tė qarqeve tė ndryshme tė dezinformimit. Kjo do tė
thotė se duhet ta afirmojmė progresin.
Duke folur pėr seancėn e fundit tė Parlamentitė tė Kosovės
rreth sigurisė, Presidenti Rugova tha se ky debat ishte shumė
i rėndėsishėm. Ishte hera e parė qė u shtrua njė temė e
nxehtė dhe e vėshtirė. Ishte hera e parė qė raportuan
para deputetėve pėrgjgjėsit e UNMIK-ut qė janė pėrgjegjės
pėr sigurinė. Kėto janė shenjat e para qė kan filluar tė
bashkėpunojnė me UNMIK-un tė gjitha institucionet.
Parlamenti nė kėtė seancė e dha edhe njė provim se ėshtė
i gatshėm tė diskutojė edhe pėr temat mė tė rėnda qė
duhet t'i diskutojnė nė Kosovė.
-
- Kjo ishte vėrtet
njė diplomaci parlamentare. "Ne duhet tė mėsohemi qė
nė parlament do tė kemi pikėpamje tė ndryshme, do tė kemi
nganjėherė edhe ngritje tė zėrit etj. Sa i pėrket sigurisė
nė radhė tė parė duhet tė angazhohen institucionet dhe
policia e UNMIK-ut. KFOR-i e kryen punėn e vet nė mėnyrė tė
shkėlqyeshme. Policia e Kosovės tė specializohet pėr raste
tė krimit, tė krimit ekonomik".
"Unė thashė se gjendja e sigurisė ėshtė pėrmirėsuar,
por pėr fat tė keq po vazhdojnė vrasjet e personaliteteve
publike, politike dhe jo vetėm politike. Kemi pasur edhe
raste tė tjera kur janė vrarė intelektualė e gazetarė.
Pra duhet t'i themi kėsaj stop.
-
- Krimi i
organizuar nė Kosovė tash ekziston, por nuk ėshtė nė pėrmasa
tė mėdha sepse pėr fat populli i Kosovės tradicionalisht
nuk e pranon krimin. Por pėr tė bėrė keq nuk duhen shumė
njerėz. Prandaj duhet tė angazhohemi tė gjithė qė tė
ndihmojmė institucionet dhe t'i ndriēojmė kėto vrasje dhe
t'i ndėrprejmė, sepse kjo ėshtė nė tė mirėn e Kosovės",
tha Presidenti Rugova.
I pyetur se si do tė hapet ēėshtja e statusit final tė
Kosovės dhe nė kėtė kontekst a duhet nisur nga marrėveshja
e Rambujesė, presidenti Rugova tha se pikėpamja e tij e parė
ėshtė qė Kosova de fakto sot ėshtė e pavarur, ėshtė e
lirė, nė zhvillim e sipėr, natyrisht si ēdo shoqėri nė
zhvillim, ka edhe probleme, por po ecet drejt progresit.
-
- "Pra, tė
njihet Kosova nga vendet e mėdha, nga Shtetet e Bashkuara,
nga Unioni Evropian dhe pastaj tė formalizohet nga OKB-ja.
Pra kjo ėshtė rruga mė e mirė, mė e drejtė dhe mė e
shkurtė. Kjo do tė qetėsonte kėtė pjesė tė Evropės dhe
botės, por edhe rajonin nė pėrgjithėsi dhe do t'i qetėsonte
edhe fqinjėt tanė", theksoi Presidenti i Kosovės.
"Ka mendime se duhet tė bėhet njė konferencė ndėrkombėtare
pėr njohjen formale tė pavarėsisė sė Kosovės, ku do tė
merrnin pjesė tė interesuarit. Ne, nė radhė tė parė jemi
tė interesuar, por rruga e parė ėshtė mė e mira dhe mė e
drejta.
-
- Por edhe po tė
organizohej ndonjė konferencė ndėrkombėtare duhet tė
nisemi nga njohja formale e pavarėsisė sė Kosovės, sepse
tash pėr fat tė mirė ėshtė njė kohė tjetėr pėr Kosovėn.
Ndėrkaq Marrėveshja e Rambujesė ka dhėnė rezultatin e
vet. Do tė thotė pala qė nuk e pranoi u ndėshkua sipas tė
drejtės ndėrkombėtare. Ne qė pranuam atė marrėveshje
fituam kėtė qė e kemi sot", vlerėsoi nė vazhdim zoti
Rugova.
"Serbia ende nuk ėshtė liruar nga skemat e vjetra, ende
nuk e ka kuptuar se ėshtė njė botė tjetėr qė ka filluar
nė Kosovė e me Kosovėn dhe qė ka filluar nė rajonin tonė,
do tė thotė nė kėtė pjesė tė Evropės dhe botės. Nėse
mbahet ndonjė tubim ndėrkombėtar Beogradi mund tė marrė
pjesė por nuk do tė jetė ai qė do tė vendoste pėr Kosovėn.
-
- Kjo ėshtė
kryer njėherė e pėrgjithmonė. Dhe sa mė shpejtė ta
kuptojnė kėtė nė Beograd do tė jetė aq mė mirė pėr
ata dhe pėr tė tjerėt nė rajon. Pra, njėherė e pėrgjithmonė
Beogradi duhet tė lirohet prej atyre skemave negative tė sė
kaluarės kundėr Kosovės dhe kundėr popujve tė tjerė.
Shpresoj se edhe ata kanė filluar tė mendojnė nė mėnyrė
pozitive", nėnvizoi Presidenti Rugova.
Ndėrkaq duke u pėrgjegjur se pse nuk ka pranuar Presidenti i
Kosovės ftesėn e Kryeministrit tė Kosovės pėr takim me
liderėt e partive kryesore politike nė Kosovė, zoti Rugova
tha: "Tash jemi nė njė fazė tjetėr. Do tė thotė me
funksionimin e institucioneve tė Kosovė ku jemi tė gjithė,
pra nė Parlement, nė Qeveri, pėrfshirė kėtu edhe
presidentin. Njė bashkėpunim i partive politike ekziston dhe
duhet tė ekzistojė, por nuk jam pėr atė qė tė bėjmė
forma substitute tė zėvendėsimit tė institucioneve.
-
- Pra, pa tė
keq, sepse, siē e dini, ne njė kohė kemi pasur mjaft kėso
kėshillash e tjera dhe nuk i shoh tash produktive. Natyrisht
do tė bashkėpunojmė sot edhe nesėr LDK-ja nė bazė tė
interesave me PDK-nė, me AAK-nė dhe me disa parti tė tjera
mė tė vogla, qė janė nė Parlament, por vendi kryesor,
tribuna sot ėshtė Parlamenti i Kosovės.
-
- Janė atje tė
gjitha grupet parlamentare sipas votave dhe punojnė e merren
vesh. Tė gjitha partitė e kemi deleguar atje vullnetin tonė.
Dhe nėse ndodhė ndonjė bllokim i institucioneve atėherė
mund tė punohet edhe me partitė politike. Pra ishte njė
keqkuptim.
-
- Shembulli mė
i mirė ishte debati i fundit nė Parlament ku u aprovua
deklarata e pėrbashkėt. Andaj nuk duhet qė ne si parti t'i
paragjykojmė gjėrat, ta paralizojmė parlamentin, t'i marrim
kompetencat, sepse ato janė mė tė fuqishme se sa njė marrėveshje
apo njė debat i partive politike", tha mes tjerash nė kėtė
intervistė Presidenti i Kosovės, Ibrahim Rugova.
|
|
|

|
|
|
Copyright©2000-2003 Trepca.net
- Tė gjitha tė drejtat e rezervuara. |
|
|

|
|
|