| |
 |
|
|
|
24.01.2003 -
Trepca.net |
|
|
|
Lajme |
|
|
E
premte, 24 janar 2003 |
|
|

|
|
|
|
|
|
Pėrmbajtja:
-
Kuvendi i Kosovės
miratoi deklaratėn e pėrbashkėt tė grupeve parlamentare pėr
sigurinė
-
Presidenti Rugova dėnon
aktin kriminal nė Pejė
-
Dėshtoi edhe takimi i
djeshėm i Shtajnerit me Ēoviqin nė Prishtinė
-
Kėshilli Ekonomik
Fiskal pėrfundmisht vendosi lidhur me shkallėn e tatimit nė
paga
-
Rasti i Pejės nuk do tė
pengojė policinė dhe KFOR-in ta ndihmojnė popullatėn e Kosovės
-
Sot nė Prishtinė vdiq
Prof.Dr. Kajmak Gazideda
-
Gjilan: Administratori
rajonal Paskualino Verdekia largohet nga misioni i UNMIK-ut
-
Zėdhėnėsi i policisė
nuk prejudikon vlerėsimet pėr sulmin ndaj selisė sė policisė
sė UNMIK-ut nė Pejė
-
Sindikata mirėpret
propozimin e Qeverisė sė Kosovės rreth tatimit nė tė
ardhura personale
-
Nė njė fshat tė
Gostivarit vriten tri gra bullgare
-
Berisha prishi marrėveshjen
me Nanon
-
Nga Medvegja ėshtė tėrhequr
misioni vėzhgues i Bashkimit Evropian
-
Serbia duhet t'i paguajė
Kroacisė 15 miliardė euro pėr dėmet e luftės, thotė
presidenti kroat
-
BDI ėshtė thellėsisht
e indinjuar me sulmin kundėr zyrės sė saj nė Gostivar
-
Sekretarėt e shtetit tė
ministrive tė jashtme tė Kroacisė, Shqipėrisė dhe Maqedonisė
dakorduan tekstin pėr partneritet
-
Zhbllokohet rruga
Shkup-Prishtinė tė cilėn tash dy ditė e mbajtėn tė
bllokuar paramilitarė maqedonas "Luanėt"
-
R. Prodi thotė se
statusi i pazgjidhur i Kosovės ėshtė njė pengesė pėr
progresin dhe jostabilitetin potencial nė rajon
-
Katėr aviatorė
amerikanė rezervė kanė humbur jetėn kur dy helikopterė janė
ndeshur aksidentalisht
-
Njė burrė dhje njė
grua palestineze janė vrarė gjatė njė sulmi ushtarak
izraelit afėr Nablusit
-
Policia spanjolle ka
arrestuar rreth 10 persona tė Al Kaidės nė rajonin e
Katalionisė
-
Vdiq Xhani Anjeli, njė
nga manjatėt mė tė shquar evropianė
-
Nė protestat nė
Karakas nga njė shpėrthim ėshtė vrarė njė protestues
-
Vriten tre ushtarė
izraelitė afėr qyteti Hebron
-
Njė palestinez ėshtė
plagosur rėndė gjatė njė sulmi raketor natėn me helikopter
nė Rripin e Gazės
-
Pauell ka thėnė se
Shtetet e Bashkuara nuk do tė vepronin tė vetmuara ndaj Irakut
-
Ministrat e Jashtėm tė
vendeve tė rajonit nė Stamboll diskutuan se si tė shmanget
lufta nė Irak
-
Putin e ka informuar me
telefon Bushin pėr negociatat e tė dėrguarit tė tij nė
Korenė Veriore
-
Tri grupe militante
palestineze kanė refuzuar qė tė heqin dorė nga sulmet kundėr
Izraelit
-
Thellohet mosmarrėveshja
nė Kėshillin e Sigurimit tė OKB-sė mbi pėrdorimin e forcės
nė Irak
-
NATO-ja shtyn vendimin pėr
Irakun
-
Policia italiane nė
gjurmim tė terrorizmit ka arrestuar 5 marokienė
-
Zjarri qė ka marrė hov
dhe po i kanoset kryeqytetit australian
-
Rusia dhe Kina kundėr
luftės nė Irak
|
|
|
- Kuvendi i Kosovės miratoi deklaratėn e pėrbashkėt
tė grupeve parlamentare pėr sigurinė
-
- Prishtinė, 24 janar 2003 -
Kuvendi i Kosovės pas diskutimeve maratonike pėr sigurinė nė
Kosovė ka miratuar njė deklaratė tė pėrbashkėt tė grupeve
parlamentare, tė cilėn para deputetėve e paraqiti shefi i
Grupit parlamentar tė LDK-sė Sabri Hamiti. Nė kėtė deklaratė
theksohet:
Kuvendi i Kosovės ėshtė fuqimisht kundėr dhunės, ēfaredo
krimi dhe krimi tė organizuar nė Kosovė dhe mbėshtet
fuqimisht luftėn e pėrgjegjėsve institucionalė kunder krimit
dhe krijimin e sigurisė nė Kosovė pėr tė gjithė qytetaret
e saj;
-
- - Kuvendi i Kosovės
ėshtė i pėrcaktuar qė tė bashkėpunojė me KFOR-in dhe
UNMIK-un pėr ēėshtje tė sigurisė dhe pėr zhvillimet e
tjera nė Kosovė;
- Kuvendi i Kosovės kėrkon qė sė paku njė herė nė muaj tė
jetė i informuar nga institucionet pėrgjegjėse pėr gjendjen
e sigurisė nė Kosovė;
- Kuvendi i Kosovės konsideron se zgjidhja e statusit politik tė
Kosovės sipas vullnetit tė qytetareve krijon siguri nė vend
dhe nė rajon;
- Kuvendi kėrkon dhe sygjeron qė institucionet vendėse tė
marrin sa mė shumė kompetenca dhe pėrgjegjėsi rreth
problemeve tė sigurisė dhe tė kenė njė bashkėpunim mė tė
madh me institucionet ndėrkombėtare;
- Kuvendi i Kosovės kėrkon qė tė krijohen dhe tė
strukturohen institucionet e rendit, mbrojtjes, drejtėsisė e tė
pėrfaqėsimit tė jashtėm nga ana e institucioneve tė Kosovės
dhe tė kenė kontroll civil;
- Kuvendi i Kosovės i thėrret tė gjithė qytetarėt qe ta
denoncojnė krimin dhe tė ndihmojnė nė parandalimin dhe
zbulimin e tij nėpėrmjet dėshmive, duke konsideruar kėtė si
detyrė qytetare dhe si domosdo jetėsore individuale;
- Kuvendi i Kosovės konsideron se ka edhe implikime tė jashtme
pėr prishjen e sigurisė nė Kosovė me qėllim tė pengimit tė
zhvillimit demokratik tė saj;
- Kuvendi i Kosovės i fton mediat e shkruara dhe elektronike qė
tė trajtojnė problemet e sigurisė nė Kosovė me
profesionalizėm, duke iu pėrmbajtur tė dhėnave, duke i ikur
gjuhės sė egėr tė urrejtjes, nė mėnyrė qė tė ndihmojnė
pėr sqarimin e situatave dhe pėr krijimin e opinionit pozitiv
nė Kosovė.
-
-
- Presidenti
Rugova dėnon aktin kriminal nė Pejė
-
- Prishtinė, 24 janar 2003 - Presidenti i Kosovės
Ibrahim Rugova ka dėnuar dje aktin kriminal qė ndodhi tė mėrkurėn
mbrėma nė Pejė, kur me njė predhė u godit stacioni i komandės
rajonale tė policisė nė kėtė qytet. Nė deklaratėn e
Presidentit thuhet:
"Sulmi i parmbrėmshėm nė Pejė pėrbėn njė akt
kriminal me pėrmasa tė veprimit terrorist kundėr
institucioneve tė sigurisė nė Kosovė. E dėnojmė fuqishėm
kėtė akt tė drejtuar ndaj policisė, qytetarėve tė Kosovės,
dhe pėrpjekjeve tė pėrbashkėta pėr tė krijuar siguri dhe pėr
tė luftuar krimin nė vendin tonė".
"Institucionet qė kujdesen pėr sigurinė nė Kosovė e
kanė pėrkrahjen e plotė tė popullit tė Kosovės dhe tė
autoriteteve tė zgjedhura me votėn e lirė".
"Me kėtė rast, u bėj thirrje tė gjithė qytetarėve tė
Kosovės qė tė bashkėpunojnė ngusht me organet e sigurisė
dhe tė drejtėsisė pėr tė ndriēuar kėtė akt dhe aktet e mėhershme
kriminale, tė cilat nė thelb synojnė tė destabilizojnė
Kosovėn dhe tė dėmtojnė tė ardhmen e vendit tonė".
-
-
- Dėshtoi
edhe takimi i djeshėm i Shtajnerit me Ēoviqin nė Prishtinė
-
- Prishtinė, 24 janar 2003 - Nė takimin e djeshėm
nė Prishtinė ndėrmjet kryeadministratorit tė Kosovės Mihael
Shtajner dhe zėvendėskryeministrit tė Serbisė Nebojsha Ēoviq,
i cili ka zgjatur mbi dy orė e gjysmė u shfaqėn mospajtime tė
mėdha.
-
- Kėto mospajtime kanė pamundėsuar edhe nėnshkrimin
e marrėveshjes me tė cilėn Beogradi do tė njihte targat e
veturave tė Kosovės, ndonėse kohė mė parė ishin kryer tė
gjitha formalitetet rreth kėsaj ēėshtje.
Zėvendėskryeministri serb Ēoviq tha se qeveritarėt e
Beogradit nuk mund tė pajtohen me zhvillimet aktuale politike nė
Kosovė. Ai tha se i ka transmetuar z. Shtajner qėndrimin se
Serbia dhe Jugosllavia nuk mund tė lejojnė, siē u shpreh ai,
ndėrtimin e institucioneve qė punojnė pavarėsimin e Kosovės
dhe kjo sipas tij ėshtė e palejueshme.
-
- Sipas tij shumė nga udhėheqėsit shqiptarė
provokojnė komunitetin serb, por ka paraqitur edhe pakėnaqėsinė
e tij me procesin e kthimit tė personave tė zhvendosur.
Ndėrkaq, zyrtarėt e Misionit tė OKB-sė shprehėn dėshprimin
e tyre pėr shkak tė mosnėnshkrimit tė marrėveshjes mbi
targat e veturave tė Kosovės, me ēka thanė ata shkurtohet
liria e lėvizjes posaēėrisht pėr vetė pjesėtarėt e
komunitetit serb.
Burimet brenda Misionit tė UNMIK-ut thanė se pėrfaqėsuesi
serb Ēoviq ėshtė shprehur i pakėnaqur me qėndrimin e z.
Shtajner i cili ka pohuar se Beogradi mund tė bashkėpunojė,
por nuk mund tė pėrzihet nė punėt e brendshme tė Kosovės.
-
-
- Kėshilli Ekonomik Fiskal pėrfundmisht
vendosi lidhur me shkallėn e tatimit nė paga
-
- Prishtinė, 24 janar 2003 -
Nė njė mbledhje tė Kėshillit Ekonomik Fiskal pėrfundmisht u
vendos lidhur me shkallėn e tatimit nė pagat. Kėshtu nė tė
pagat deri nė 80 euro nuk do tė ketė tatim.
-
- Nga 80 deri nė
250 tatmi do tė jetė 5 pė qind, kurse nga 250 deri mė 450,
tatimi ėshtė 10 pėr qind. Ndėrkaq vetėm pėr pagat qė
kalojnė mbi 450 euro tatimi do tė jetė 20 pėr qind.
Siē u tha nė kėtė mbledhje kjo do tė zvogėlojė buxhetin e
Kosovės pėr 6 milionė euro, por kjo shumė do tė kompensohet
nga doganat.
Praktikisht Kėshilli Ekonomik Fiskal ka pėrkrahur propozimin e
qeverisė sė Kosovės dhe tė Ministrisė sė Ekonomisė dhe
Financave pėr tatimin nė paga.
Shefi i UNMIK-ut Mihael Shtajner deklaroi se ky vendim do tė
zbatohet pas dy ose tre muajve, kurse gjatė kėsaj kohe do tė
vlejė tatimi siē ishte gjatė vitit tė kaluar.
-
-
- Rasti i Pejės nuk do tė pengojė policinė
dhe KFOR-in ta ndihmojnė popullatėn e Kosovės
-
- Podujevė, 24 janar 2003 (QIK)
"Gjatė punės sime 14 mujore si komandant i stacionit
tė policisė nė Podujevė, situata e sigurisė ėshtė pėrmirėsuar
dukshėm.
-
- Ndėrkaq gjatė 6
muajve tė parė ka pasur gjashtė sulme nė rrugėn 'Snake'
(Merdar-Prishtinė), kurse muajt e fundit nuk ka pasur asnjė",
deklaroi nė konferenėn e sotme tė shtypit komandanti Xhon
Duset, i cili gjendet nė prag tė pėrfundimit tė misionit tė
tij nė Podujevė.
-
- Sipas tij, gjatė
kohės sė shėrbimit tė tij ka pasur 12 protesta paqėsore dhe
asnjė incident. Duke komentuar rastin e Pejės z. Duset tha se
ky rast i keqbėrėsve nuk do ta pengojė policinė dhe KFOR-in
qė tė ndihmojė popullatėn e Kosovės.
Duset lavdėroi edhe bashkėpunimin e policisė sė UNMIK-ut,
KFOR-it dhe tė popullatės, por edhe profesionalizmin e SHPK-sė.
"Qėllimi im ka qenė qė t'i shtyj oficerėt e SHPK-sė tė
punojnė mė shumė ndėrkaq ndėrkombėtarėt ta vėzhgojnė
punėn e tyre", pohoi z. Duset.
Ndėrkaq shefi i ekipit tė SIMIC-ut i Batalionit ēek e sllovak
mbitogeri Pavel Mraz tha se situata e sigurisė ėshtė nė
nivel sepse nuk ka pasur incidente tė raportuara.
-
- Ai njoftoi se javėn
e kaluar kėto trupa i ka vizituar ministri i Mbrojtjes i Ēekisė
Jaroslav Tvrdik, kurse sot pėr vizitė ndodhen Kryeministri i
Sllovakisė z. Mikolash Dxurina dhe Ministri i Mbrojtjes Shimko.
-
-
- Sot nė Prishtinė vdiq Prof.Dr. Kajmak
Gazideda
-
- Prishtinė, 24 janar 2003 -
Sot nė mesditė vdiq papritmas Prof.Dr. Kajmak Gazideda nga njė
infarkt qė pėsoi nė zemėr nė vendin e tij tė punės nė
Klinikėn Infektive nė Prishtinė. Dr. Gazideda ishte ekspert i
njohur i sėmundjeve infektive dhe ligjėrues nė Faklultetin e
Mjekėsisė nė Prishtinė.
-
-
- Gjilan: Administratori rajonal Paskualino
Verdekia largohet nga misioni i UNMIK-ut
-
- Gjilan, 24 janar 2003 (QIK)
- Pasqualino Verdecchia, administrator rajonal i UNMIK-ut nė
sektorin e lindjes, pas dy vitesh misioni nė Kosovė, do tė
largohet nga kėtu pėr shkaqe familjare.
-
- Nė njė takim
lamtumirės qė ka organizuar mbrėmė z.Verdecchia dhe ku kanė
marrė pjesė edhe komandanti i KFOR-it nė Kosovė, gjenerali
Fabio Mini, gjenerali i BSHL, Kif, kryetari i komunės sė
Gjilanit, Lutfi Haziri, administratori Bob Simons si dhe zyrtarė
tjerė tė lartė tė administratės sė UNMIK-ut nė Kosovė
dhe tė institucioneve vendore, ai tha se nuk e kishte lehtė ta
merrte kėtė vendim, por ishte i obliguar ta bėnte kėtė,
sepse familja e tij nė Itali, tani ka shumė nevojė ta ketė
afėr.
Duke bėrė njė krahasim tė gjendjes sė tashme nė Kosovė,
me atė tė kohės kur ai kishte ardhur nė krye tė misionit tė
UNMIK-ut, Verdecchia tha se janė bėrė hapa fundamentalė pėr
tė ardhmen e Kosovės dhe demokracinė e saj. Gjilani ishte dhe
mbeti njė shembull i mirė nė Kosovė i pajtimit ndėrmjet
komuniteteve, integrimit, multietnicitetit dhe i lirisė sė lėvizjes.
Gjenerali italian, Pasqualino Verdecchia, i cili nė Kosovė
erdhi nga qendra e forcave tė NATO-s pėr Evropėn Lindore nė
Napoli, do tė mbetet nė kujtesėn e popullit tė rajonit tė
Gjilanit dhe tė Kosovės si njeri i luftės pėr paqe, pėr
demokraci, pėr progres nė Kosovė si dhe pėr mesazhet e tij tė
mėhershme se "Kosova duhet tė ndėrtojė njė shoqėri,
ku secili qytetar, pa dallim, duhet ta ndiej veten mirė e tė
lirė".
-
-
- Zėdhėnėsi i policisė nuk prejudikon vlerėsimet
pėr sulmin ndaj selisė sė policisė sė UNMIK-ut nė Pejė
-
- Prishtinė, 24 janar 2003 -
Tash pėr tash nuk ka asnjė informacion mbi kryesit dhe motivet
e sulmit tė sė mėrkurės nė Shtėpinė e Kulturės nė Pejė
ku ėshtė stacionuar policia rajonale e UNMIK-ut.
Nė kėtė kontekst zėdhėnėsi i Shėrbimit Policor tė Kosovės
Refki Morina, duke folur pėr kėtė sulm ka theksuar se derisa
nuk bėhet vlerėsimi i gjithanshėm i hetuesisė rajonale tė
Pejės nuk do tė prejudikohen gjėrat.
-
-
- Sindikata mirėpret propozimin e Qeverisė sė
Kosovės rreth tatimit nė tė ardhura personale
-
- Prishtinė, 24 janar 2003 -
Bashkimi i Sindikatave tė Pavarura tė Kosovės ka mirėpritur
propozimin e Qeverisė sė Kosovės rreth tatimit nė tė
ardhura personale tė punėtorėve.
-
- Drejtuesit e kėsaj
organizate konsiderojnė se ky propozim mbron sadopak shtresėn
e punėtorėve me paga mė tė ulėta. Megjithatė, vendimi i kėtij
asociacioni tė punėtorėve tė Kosovės lidhur me shkallėn e
tatimit pritet tė merret javėn e ardhshme.
Nėnkryetari i BSPK-sė Ukė Bashota tha se prozimi i ri i
Qeverisė sė Kosovės paraqet njė lehtėsim pėr punėtorėt,
duke shtuar se edhe sindikata pėrkrah masat pėr shtimin e
buxhetit tė Kosovės, por jo duke goditur drejtpėrdrejt shtresėn
e punėtorėve me paga mė tė ulėta.
-
- Ai theksoi se
edhe nė takimin e sotėm tė Kėshillit Ekonomik Fiskal
drejtuesit e BSPK-sė do tė dalin me propozime konkrete pėr pėrmbushjen
e kėrkesave tė tyre.
-
-
- Nė njė fshat tė Gostivarit vriten tri gra
bullgare
-
- Gostivar, 24 janar 2003
- Sot nė orėn 3 tė mėngjesit nė njė lokal nate nė fshatin
Dobridol tė Gostivarit janė vrarė tri gra, shtetase tė
Bullgarisė, kurse njė ėshtė plagosur rėndė. Kėto vrasje kanė ndodhur gjatė njė pėrleshjeje ndėrmjet
dy grupeve rivale tė armatosura.
Poashtu njoftohet se nė spitalin e Tetovės ėshtė sjellė
trupi i pajetė i njė burri, emri i tė cilit nuk ėshtė bėrė
i ditur. Trupi i tė ndjerit ėshtė gjetur nė fshatin Senekos
tė Gostivarit.
-
-
- Berisha
prishi marrėveshjen me Nanon
-
- Tiranė, 24 janar 2003 - Nga Tirana bėhet
e ditur se kryetari i Partisė Demokratike Sali Berisha ka
prishur sot marrėveshjen me kryetarin socialist Fatos Nano nė
qershor tė vitit tė kaluar. Rezultati i parė i kėsaj marrėveshjeje
ishte zgjedhja e presidentit konsensual tė Shqipėrisė.
-
-
- Nga
Medvegja ėshtė tėrhequr misioni vėzhgues i Bashkimit
Evropian
-
- Medvegjė, 24 janar 2003 - Nga Medvegja ėshtė
tėrhequr misioni vėzhgues i Bashkimit Evropian pas qėndrimit
gati dyvjeēar nė kėtė mjedis shumėnacional, tha prefekti i
kėtij qyteti Sllobodan Drashkoviq.
-
- Nė njė takim tė pėrbashkėt tė pėrfaqėsuesve
tė kėtij misioni, bashkėsisė nacionale shqiptare, tė
administratės lokale dhe tė policisė ėshtė konstatuar se
kanė pushuar arsyet pėr qėndrimin e tyre atje.
-
- Sipas prefektit, gjatė dy viteve tė fundit
nė Medvegjė nuk ka pasur konflikte ndėrnacionale dhe se ka rėnė
tensioni. Zyrat e misionit evropian janė hapur nė Medvegjė nė
prill tė vitit 2001.
-
-
- Serbia
duhet t'i paguajė Kroacisė 15 miliardė euro pėr dėmet e
luftės, thotė presidenti kroat
-
- Banjallukė, 24 janar 2003 - Sipas vlerėsimeve
tė para Kroacia nga Jugosllavia do tė kėrkojė rreth 15
miliardė euro pėr dėmet e shkaktuara gjatė luftės sė
kaluar, ka deklaruar presidenti kroat Stipe Mesiq.
-
- Kroacia ka qenė viktimė e agresionit dhe
Jugosllavia, pėrkatėsisht Serbia patjetėr duhet tė pėrgjigjet
pėr ato qė kanė ndodhur nė Kroaci dhe tė paguajė dėmet.
-
- "Nėse vullnetarėt e grumbulluar nė
Serbi bashkė me Armatėn jugosllave kanė sulmuar qytetet
kroate dhe i kanė shkatėrruar, kanė vrarė qytetarėt kroatė,
Serbia nuk mund tė thotė se kėtė nuk e ka ditur, ka thėnė
Mesiq pėr njė gazetė tė Banjallukės.
-
-
- BDI
ėshtė thellėsisht e indinjuar me sulmin kundėr zyrės sė
saj nė Gostivar
-
- Shkup, 24 janar 2003 - Nė mbrėmjen e 22
janar 2003it, rreth orės 22:00, persona tė panjohur kanė
hapur zjarr ndaj zyrave tė Bashkimit Demokratik pėr Integrim nė
Gostivar, thuhet nė njė njoftim pėr media atė BDI-sė.
Incidenti ka ndodhur derisa kryesia e degės sė Bashkimit
Demokratik pėr Integrim po mbante mbledhjen e vet tė rregullt
me anėtarėt e partisė.
Nė kėtė incident mė lehtė ėshtė plagosur Muhamet Hamiti,
kryetar i Kėshillit Vendor tė Bashkimit Demokratik pėr
Integrim pėr Negotinė.
Bashkimi Demokratik pėr Integrim ėshtė thellėsisht i
indinjuar me kėtė incident tė drejtuar kundėr partisė dhe
njėkohėsisht apelon deri tek organet kompetente qė tė bėjnė
ndriēimin e rastit dhe nxjerrjen e autorėve para organeve tė
gjyqėsisė, thuhet nė njė njkoftim tė zėdhėnėsit tė
BDI-sė.
-
-
- Sekretarėt
e shtetit tė ministrive tė jashtme tė Kroacisė, Shqipėrisė
dhe Maqedonisė dakorduan tekstin pėr partneritet
-
- Shkup, 24 janar 2003 - Sekretarėt e
shtetit tė ministrive tė punėve tė jashtme tė Kroacisė,
Shqipėrisė dhe Maqedonisė dje nė Shkup kanė rėnė dakord pėr
tekstin qė lidhet me marrėveshjen e pėrbashkėt me tė cilin
do tė institucionalizohet marrėveshja trilaterale mes tri
shteteve.
-
- Marrėveshja pėr partneritet mes Kroacisė,
Shqipėrisė dhe Maqedonisė ėshtė njė dokument qė shfaq pėrpjekjet
e kėtyre vendeve pėr integrimet nė Aleancėn Veriatlantike.
-
- Marrėveshja, teksti i sė cilės ėshtė pėrgatitur
dje, do tė siglohet nė mars nė Kroaci, ndėrkaq do tė nėnshkruhet
nė Uashington, sepse Shtetet e Bashkuara prezentohen si
partnere tė kėtyre tri shteteve nė kėtė proces.
-
-
- Zhbllokohet
rruga Shkup-Prishtinė tė cilėn tash dy ditė e mbajtėn tė
bllokuar paramilitarė maqedonas "Luanėt"
-
- Shkup, 24 janar 2003 - Zhllokohet rruga
Shkup-Prishtinė pasi zyrtarėt e lartė tė Maqedoinisė,
Trajkovski, Cėrvenkovski dhe ministri i brendshėm maqedonas
Kostov arritėn marrėveshje me pėrfaqėsuesit e njėsitit
paraushtarak maqedonas "Luanėt".
"Transformimi i batalionit tė dytė tė njėsisė policore
pėr ndėrhyrje tė shpjet 'Luanėt' dhe formimi i komisionit tė
pėrbashkėt nga ana e Ministrisė sė Punėve tė Brendshme tė
Maqedonisė pėr ndjekjen e atij procesi janė konkludimet
kryesore nga takimi qė zgjati mbi dy orė nė kabinetin e
presidentit Trajkovski", ka bėrė tė ditur pėrfaqėsuesi
i kėtij njėsiti kontestues policor Mihajllovski.
-
- Ndėrkaq kryeministri Cėrvenkovski ka
theksuar se do tė fillojė transformimi i njėsitit rezervist
"Luanėt" i cili nuk ėshtė konstituuar nė formė
ligjore.
-
-
- R.
Prodi thotė se statusi i pazgjidhur i Kosovės ėshtė njė
pengesė pėr progresin dhe jostabilitetin potencial nė rajon
-
- Bruksel, 24 janar 2003 - Nė njė letėr qė
presidenti i Komisionit Evropian, Romano Prodi i ka dėrguar
kryeministrit grek Simitis dhe atij italian Berluskoni, ku bėhet
fjalė pėr situatėn nė Ballkan dhe atė nė Mediteran, pėrfshihet
edhe ēėshtja e statusit tė pazgjidhur tė Kosovės.
-
- Romano Prodi, duke paraqitur problemet nė
rajon ka thėnė se Maqedonia vazhdon tė mbetet shumė e brishtė,
Bosnja e Hercegovina ende nuk ėshtė shndėrruar nė njė shtet
politikisht tė vetėqėndrueshėm, se nė Shqipėri ėshtė nė
fazėn fillimtare zhvillimi institucional dhe ai ekonomik.
-
- Pastaj sipas tij, zhvillimi i Serbisė ėshtė
duke ngecur pėr shkak tė situatės sė paqartė kushtetuese me
Malin e Zi. Por, statusi i pazgjidhur i Kosovės, sipas Prodit,
ėshtė njė pengesė pėr progreset e madje edhe faktori i njė
jostabiliteti tė madh potencial nė rajon, ka theksuar
presidenti i KE.
-
-
- Katėr
aviatorė amerikanė rezervė kanė humbur jetėn kur dy
helikopterė janė ndeshur aksidentalisht
-
- Laredo, Teksas, 24 janar 2003 Katėr aviatorė amerikanė rezervė kanė humbur jetėn kur dy
helikopterė janė ndeshur gjatė natės nė njė patrullim
antidrogė nė Teksasin jugor, 65 milja nė juglindje tė
qytetit Laredo, njofton UPI.
-
-
- Njė
burrė dhje njė grua palestineze janė vrarė gjatė njė sulmi
ushtarak izraelit afėr Nablusit
-
- Nablus, 24 janar 2003 Njė burrė dhje
njė grua palestineze janė vrarė gjatė njė sulmi nė njė
postbllok ushtarak izraelit afėr qytetit Nablus tė Bregut
Perendimor, vetėm disa orė pasi janė vrarė tre ushtarė
izraelitė nė njė shpėrthim dhune para zgjedhjeve izraelite,
njofton AFP.
-
- Grupi prej katėr palestinezėsh tė
armatosur kanė sulmuar pozicionin e armatės afėr vendbanimit
ebrait Homesh nė veri tė Bregut Perendimor dhe gjatė shkėmbimit
tė zjarrit me ushtarėt izraelitė, janė vrarė dy dhe ėshtė
plagosur njė syresh, kurse i katėrti ka ikur.
-
-
- Policia spanjolle ka arrestuar rreth 10
persona tė Al Kaidės nė rajonin e Katalionisė
-
- Barcelonė, 24 janar 2003 -
Policia spanjolle ka kryer njė operacion tė madh kundėr
militantėve tė dyshimtė tė Al Kaidės nė rajonin verilindor
tė Katalionisė, ku janė arrestuar rreth 10 persona, por
operacioni vazhdon ende, njofton BBCWorld.
-
- Nė kėtė
operacion kanė marrė pjesė mbi 100 agjentė policorė kundėrterrroristė
dhe gjatė orėve tė para tė mėngjesit tė sotėm (tė sė
premtes) janė arrestuar pjesėtarėt e celulave tė Al Kaidės
nė Barcelonė dhe gjithandej nė rajonin e Katalonisė.
-
- Janė zbuluar dokumente tė ndryshme tė rėndėsishme.
Militantėt e arrestuar
thuhet se janė ushtruar nė kampet e Osama bin Ladenit.
-
-
- Vdiq
Xhani Anjeli, njė nga manjatėt mė tė shquar evropianė
-
- Romė, 24 janar 2003 - Xhani Anjeli,
kryetar nderi i "Fiatit" dhe njė nga manjatėt mė tė
shquar evropianė ka vdekur nė moshėn 81-vjeēare. Ai ishte
biznesmeni mė me ndikim italian i shekullit tė 20-tė, i cili
e ngriti "Fiatin" nga njė ofiēinė e vogėl nė njė
konglomerat industrial dhe financiar.
-
- Ai vdiq vetėm disa orė para se tė
kryesonte njė takim tė familijes sė tij, ku pritej tė
diskutohej e ardhmja e "Fiatit". Familja e Anjelit
banon nė qytetin verior italian Turin dhe posedon rreth 30 pėr
qind tė "Fiatit".
-
-
- Nė
protestat nė Karakas nga njė shpėrthim ėshtė vrarė njė
protestues
-
- Karakas, 24 janar 2003 Qindra mijė
njerėz kanė brohoritur tė gatshėm pėr tė luftuar
presidentin venezuelan, Hugo Ēavez dhe zėshėm kanė kėrkuar
dorėheqjen e tij pėrkundėr njė shpėrthimi, ku ėshtė vrarė
njė person nė qendėr tė qytetit Karakas, njofton AFP.
-
- Duke qendruar nė maje tė njė kamioni,
presidenti majtist populist, triumfalisht arriti nė Avenunė
Bolivar, ku pėrkrahsit e tij kundėrshtonin protestėn 53-ditėshe
qė synon shkarkimin e tij mde forcė.
-
-
- Vriten
tre ushtarė izraelitė afėr qyteti Hebron
-
- Hebron, 24 janar 2003 - Armata izraelite
ka njoftuar se sulmuesit palestinezė kanė vrarė tre ushtarė
izraelitė afėr qytetit Hebron nė Bregun Perėndimor.
Nė njoftim thuhet se patrulla ėshtė sulmuar nė udhėkryqin
afėr njė kolonie ebraite nė Beit Hagai.
Sulmi ka ndodhur pėrkundėr masave tė fuqishme tė sigurimit tė
aplikuara nė prag tė zgjedhjeve parlamentare nė Izrael, tė
cilat mbahen pas katėr ditėve.
-
- Gjithashtu njoftohet se vetėm disa orė mė
vonė helikopterėt izraelitė kanė shkrepur raketa mbi
objektivat nė qytetin Gaza, njofton BBC.
-
-
- Njė
palestinez ėshtė plagosur rėndė gjatė njė sulmi raketor
natėn me helikopter nė Rripin e Gazės
-
- Jerusalem, 24 janar 2003 Njė palestinez
ėshtė plagosur rėndė gjatė njė sulmi raketor natėn me
helikopter nė Rripin e Gazės, me ērast u janė shkaktuar dėme
tė mėdha edhe njė kishėze katolike, njė punėtorie mekanike
dhe ndėrtesave tė tjera, kanė bėrė tė ditur burimet
palestineze mjekėsore dhe tė sigurimit, njofton AFP. Gjatė
sulmit, kur u shkrehen tetė raketa, u plagos me shrapnel Abed
Nasrallah 18 vjeēar.
-
-
- Pauell
ka thėnė se Shtetet e Bashkuara nuk do tė vepronin tė
vetmuara ndaj Irakut
-
- Uashington, 24 janar 2003 - Sekertari amerikan
i Shtetit, Kolin Pauell ka thėnė se Shtetet e Bashkuara nuk do
tė vepronin tė vetmuara ndaj Irakut, megjithė kundėrvėnien
nga Franca dhe Gjermania ndaj luftės sė mundėshme me
Bagdadin.
-
- Pauell ka thėnė se megjithė opozitėn e
shfaqur nga Parisi dhe Berlini ndaj ēdo lufte, ai ėshtė i
bindur se Uashingtoni do tė ketė mjaft aeleatė nėse vendosė
tė ndėrmarrė aksion ushtarak kundėr Bagdadit.
-
- Sekretari amerikan i Shtetit ka shfaqur
optimizėm se anėtarėt e Kėshillit tė Sigurimit mund tė
arrijnė qasje tė pėrbashkėt ndaj krizės irakiane pasi
kryeinspektori i Kombeve tė Bashkuara pėr armartimin, Hans
Bliks t'i raportojė Kėshillit ditėn e hėnė. Pauell i ka bėrė
kėto komente nė Uashington bashkė me sekretarin e Jashtėm
britanik, Xhek Strou.
-
-
- Ministrat
e Jashtėm tė vendeve tė rajonit nė Stamboll diskutuan se si
tė shmanget lufta nė Irak
-
- Stamboll, 24 janar 2003 - Ministrat e Jashtėm
tė Turqisė, Iranit, Jordanit, Sirisė, Arabisė Saudite dhe
Egjiptit u tubuan dje nė Stamboll qė tė diskutojnė se si tė
shmanget lufta e mundėshme nė Irak e udhėhequr nga Shtetet e
Bashkuara. Ministri i Jashtėm jordanez, Marvan Muasher ka
shfaqur brengosje lidhur me pasojat e luftės sė mundshme kundėr
Irakut.
-
- "Mesazhi ėshtė se vendet e rajonit janė
tė brengosur dhe se kjo luftė nuk do tė prekte vetėm Irakun,
por mbarė rajonin. Si e tillė, u takon vendeve tė rajonit tė
pėrqiqen tė gjejnė shtegdaljen diplomatike dhe shpresojė se
tė paktėn do tė kemi diskutime tė mira lidhur me kėtė",
tha zyrtari jordanez.
-
- Ministri i jashtėm Saudit, princi Saud
al-Faisal ka shfaqur shpresėn se do tė arrihet "qėndrim
i pėrbashkėt me qėllim tė parandalimit tė luftės nė
Irak".
-
-
- Putin
e ka informuar me telefon Bushin pėr negociatat e tė dėrguarit
tė tij nė Korenė Veriore
-
- Moskė, 24 janar 2003 - Presidenti i Rusisė,
Vladimir Putin e ka informuar nė linjė telefonike presidentin
e Shteteve tė Bashkuara, Xhorxh Bush pėr negociatat e fundit tė
tė dėrguarit tė tij nė Korenė Veriore lidhur me krizėn bėrthamore.
Putin i ka thėnė Bushit se ka gjasa tė mira pėr pashitjen
paqėsore tė krizės lidhur me programin bėrthamor tė Koresė
Veriore.
-
-
- Tri
grupe militante palestineze kanė refuzuar qė tė heqin dorė
nga sulmet kundėr Izraelit
-
- Jerusalem, 24 janar 2003 - Tri grupe militante
palestineze, Brigadat e Martirėve Al-Aksa, Xhihadi Islamik dhe
Hamasi kanė refuzuar qė tė heqin dorė nga sulmet kundėr
Izraelit. Nė komunikatat e tyre thuhet se kanė vendosur tė
vazhdojnė siē thonė operacionet martire kundėr
Izraelit derisa tė tėrhiqet nga territori i okupuar
palestinez.
-
-
- Thellohet
mosmarrėveshja nė Kėshillin e Sigurimit tė OKB-sė mbi pėrdorimin
e forcės nė Irak
-
- Uashington, 24 janar 2003 - Shumica e pesė anėtarėve
tė pėrhershėm tė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė, Kina,
Rusia dhe Franca, janė tė mendimit se provat janė tė
pamjaftueshme pėr tė justifikuar njė sulm kundėr Irakut.
-
- Kjo ėshtė nė kontrast tė thellė me
mendimin e dy anėtarėve tė tjera tė Kėshillit tė
Sigurimit, Shteteve tė Bashkuara dhe Britanisė, tė cilat kanė
arritur tashmė nė pėrfundimin se Bagdadi nuk po bashkėpunon
me inspektorėt e armėve.
-
- Tė dyja vendet po vazhdojnė pėrqendrimin
masiv tė trupave ushtarake nė gjirin Persik nė pėrgatitje pėr
njė sulm tė mundshėm. Kjo ēarje mes anėtareve tė Kėshillit
tė Sigurimit shtyu sekretarin amerikan tė Shtetit, Kolin
Pauell, dhe homologun e tij britanik Strou qė tė pėrdorin njė
gjuhė tė ashpėr.
-
- Nė fjalėn e tyre dje ata veēuan Francėn
dhe Gjermaninė se po i shmangen rezolutės 14-41 tė Kėshillit
tė Sigurimit, e cila parashikon "pasoja serioze" nėse
Bagdadi nuk ēarmatoset.
-
-
- NATO-ja shtyn vendimin pėr Irakun
-
- Bruksel, 24 janar 2003 -
NATO-ja shtyu marrjen e vendimit nėse tė fillojė apo jo
planifikimin ushtarak pėr tė mbėshtetur njė luftė tė
mundshme tė udhėhequr nga Shtetet e Bashkuara kundėr Irakut.
-
- Javėn e kaluar,
Shtetet e Bashkuara kėrkuan nga aleanca ndihmė tė kufizuar nė
rast tė njė lufte, pėrfshirė ndihmėn pėr mbrojtjen e
Turqisė, i vetmi vend anėtar i Natos qė kufizohet me Irakun.
-
- Diplomatė nė
selinė e Natos nė Bruksel thonė se tė gjitha vendet anėtare
kanė rėnė dakord nė parim nė njė takim tė djeshėm se
aleanca mund tė ketė njė rol pėr tė luajtur nėse shpėrthen
lufta.
-
- Mirėpo, diplomatėt
theksojnė se disa vende anėtare, tė kryesuara nga Franca dhe
Gjermania, argumentuan se nuk ėshtė koha e pėrshtatshme pėr
tė filluar plkanifikimin ushtarak.
-
-
- Policia italiane nė gjurmim tė terrorizmit
ka arrestuar 5 marokienė
-
- Rovigo, 24 janar 2003
- Policia italiane nė gjurmim tė terrorizmit ka arrestuar 5
marokienė nė banesėn e tė cilėve ka gjetur njė kilogram lėndė
shpėrthyese. Njėkohėsisht policia nė aksionin nė Rovigo tė
Italisė veriore po gjurmojnė harten nė tė ciėn ishin nėnvizuar
pikat ushtarake tė Nato-s dhe stacionet e policisė.
-
- Muajve tė kaluar
nė Itali qenė arrestuar shumė afrikano-veriorė tė cilėt
sypozohet tė kenė pasur lidhje me rrjetin e El-Kaida-s. Disa
prej tyre prokurori publik i ka akuzuar pėr pėrgatitje
atentatesh vetvrasėse nė Evropė.
-
-
- Zjarri qė ka marrė hov dhe po i kanoset
kryeqytetit australian
-
- Kambera, 24 janar 2003
- Nga zjarri qė ka marrė hov dhe po i kanoset kryeqytetit
australian gjendja vazhdon tė jetė e tendosur. Meteorologėt
edhe pėr tė premten kanė parashikuar temperatura tė larta
dhe erėra tė ashpra.
-
- Shumė njerėz
janė arratisur nga zjarri i cili pothuaj ka pėrfshirė mė
shumė se 140.000 hektarė pyje dhe mė shumė se 500 shtėpi
janė shkatrruar. Zjarri qė ka pėrfshirė edhe shkurret nė
ishullin Tasmania ka dalur nga kontroli.
-
-
- Rusia dhe Kina kundėr luftės nė Irak
-
- Moskė, 24 janar 2003 -
Rusia dhe Kina, dy vende anėtare tė pėrhershme tė Kėshillit
tė Sigurimit tė OKB-sė, me tė drejtė veto, kanė shprehur
kundėrshtimin e tyre ndaj luftės nė Irak. Rusia tha se nuk
sheh asnjė provė pėr momentin e cila tė justifikojė njė
veprim ushtarak.
-
- Edhe Kina nė njė
ndėrhyrje tė veēantė pėr njė ēėshtje ndėrkombėtare, ka
shprehur pakėnqėsinė e vet ndaj shtimit tė madh tė pranisė
ushtarake nė trupa dhe pajisje nė Gjirin Persik.
|
|
|

|
|

|
|
Copyright©2000-2003 Trepca.net
- Tė gjitha tė drejtat e rezervuara. |
|
|

|
|
|