| |
 |
|
|
|
23.01.2003 -
Trepca.net |
|
|
|
Lajme |
|
|
E
enjte, 23 janar 2003 |
|
|

|
|
|
|
|
|
Pėrmbajtja:
-
Shtajner e Rugova biseduan pėr bartjen e pėrgjegjėsive
nga ndėrkombėtarėt tek institucionet e Kosovės
-
Nga aktiviteti i komisioneve parlamentare tė
Kuvendit tė Kosovės
-
Harnish - Daci: Nė vitin 2003 Kosova duhet tė
dėshmojė se mund tė ecė pėrpara nė rrugėn e demokracisė
-
Nė Kosovė po rriten rastet e krimit tė
organizuar dhe tė krimit mafioz, thanė Kadi e Feler
-
Njė delegacion i Komisionit tė mbrojtjes i
Senatit italian ndodhet pėr vizitė nė Kosovė
-
Londra dėnon sulmin kundėr policisė nė
Pejė
-
Strazburi hap dyert pėr kuadrot mjekėsore
nga Kosova
-
Tirana zyrtare dėnon atentatin ndaj
stacionit tė policisė sė UNMIK-ut nė Pejė
-
Banorėt serbė bllokojnė rrugėn Prishtinė-Shkup
-
Kuvendi i Kosovės po debaton sot pėr
gjendjen e sigurisė nė vend
-
Mbrėmė nė Pejė me njė predhė antitank
ėshtė sulmuar selia e policisė se UNMIK-ut
-
Qeveria e Kosovės ka dėnuar krijimin e
bashkėsisė tė komunave serbe nė veri tė Kosovės
-
Qeveria
e Kosovės konstaton se tatimi duhet tė rritet vetėm nė tė
ardhurat mbi 450 euro
-
Ēoviq
thotė se asnjė politikan i vendit tė tij nuk mund tė lejojė
qė Kosova tė lundrojė nė pavarėsi
-
Rezervistė
tė armatosur "Luanėt" prej dje po e mbajnė tė
bllokuar rrugėn qė lidhė Shkupin me pikėn kufitare tė
Bllaces
-
Partia
Kristian Demokratike ka shėnuar fitore tė ngushtė kundrejt
Partisė Laburiste nė zgjedhjet e Holandės
-
Ėshtė
arrestuar gruaja e liderit tė Frontit Popullor pėr Ēlirimin e
Palestinės
-
Uashington:
Tom Rixh - ministėr i parė i Sigurimit tė atdheut
-
Samiti
vjetor i Forumit Ekonomik Botėror filloi punėn sot nė Davos
-
Nė
Stamboll fqinjėt e Irakut diskutojnė krizėn
-
Arabia
Saudite ka arrestuar vrasėsin kuvajtian tė amerikanit, qė
punonte nė bazėn ushtarake nė Kuvajt
-
Fisher
fillon sot misionin katėrditor nė Lindjen e Mesme
-
Numri
i viktimave tė termetit nė Meksikė ėshtė ngritur nė 28
veta
-
Bush
ka paralajmėruar ushtarakėt e Irakut tė mos pėrdorin armėt
pėr zhdukje nė masė nė luftė
-
Bliks:
Iraku duhet tė pėrmbushė kėrkesat e inspektorėve pėr bashkėpunim
"pro-aktiv"
-
Shirak
dhe Shreder thanė se duhet tė bėhet gjithėēka pėr tė
shmangur luftėn nė Irak
-
Gjenerali
amerikan Tomi Frenks arriti nė Jordani
-
Ēeēenėt
vazhdojnė tė rrėmbehen dhe vriten nga forcat ruse tė sigurisė
-
D'Esten
kritikoi propozimin e fundit gjermano-francez
-
Programi
bėrthamor i Koresė sė Veriut kėrcėnon paqen botėrore
|
|
|
- Shtajner e Rugova biseduan pėr
bartjen e pėrgjegjėsive nga ndėrkombėtarėt tek
institucionet e Kosovės
-
- Prishtinė, 23 janar 2003
- Kryeadministratori i Kosovės Mihael Shtajner bisedoi dje me
presidentin e Kosovės Ibrahim Rugova rreth bartjes sė pėrgjegjėsive
nga ndėrkombėtarėt tek institucionet e Kosovės.
Presidenti Rugova pas takimit tha se me administratėn e
UNMIK-ut do tė ketė edhe mė tutje njė bashkėpunim tė
ngushtė. Por, zoti Rugova u shpreh i kėnaqur edhe me arritjet
e vitit tė kaluar.
-
- "Vitin e
kaluar e kemi kryer gati kėtė punė dhe tash vjen faza tjetėr
e objektivave qė i kemi sė bashku me UNMIK-un: zhvillimi
ekonomik, privatizimi, investimet, vendet e reja tė punės. Pėr
tė gjitha kėto duhet njė stabilitet politik", tha
presidenti Rugova.
Ai theksoi se nė pėrgjithėsi ėshtė i kėnaqur me procesin e
bartjes sė kompetencave, meqenėse viti i kaluar kryesisht
kishte tė bėnte me formimin e institucioneve tė Kosovės.
-
- Sivjet pritet
realizimi i pėrparėsive qė janė hartuar sė bashku me
administratėn ndėrkombėtare. Presidenti Rugova po ashtu ka bėrė
thirrje qė tė tejkalohen frustrimet apo tė shndėrrohen nė
frustrime pozitive.
-
- Z. Shtajner, i kėnaqur
nga mbėshtetja e ofruar, tha se vetėm sė bashku duke punuar
seriozisht mund tė tejkalohen sfidat me tė cilat Kosova do tė
ndeshet gjatė kėtij viti.
-
- "Ne u
pajtuam qė tė punojmė ngushtė nė mėnyrė qė tė pėrballojmė
sfidat me tė cilat do tė ndeshemi", tha Shtajner dhe u
shpreh i lumtur pėr pėrkrahjen qė ka marrė nga presidenti
Rugova.
-
- "Ėshtė e rėndėsishme
qė institucionet e Kosovės tė punojnė mė seriozisht dhe
jemi pajtuar po ashtu edhe pėr bartjen e mė shumė pėrgjegjėsive
pėr tė cilat unė kam folur edhe nė fjalimin tim dy ditė mė
parė", tha Shtajner.
-
- Gjithashtu
Shtajner dje ka takuar edhe kryetarin e PDK-sė Hashim Thaēi
dhe atė tė AAK-sė Ramush Haradinajn.
-
-
- Nga aktiviteti i komisioneve parlamentare tė
Kuvendit tė Kosovės
-
- Prishtinė, 23 janar 2003
- Komisioni parlamentar pėr Barazi Gjinore nė njė takim tė
djeshėm ka diskutuar ēėshtjen e njė porpozimligji pėr ēėshtjet
gjinore dhe pėr konkretizimin e veprimeve qė duhet ndjekur pėr
hartimin e kėtij projektligji.
-
- Nė fazėn e parė
tė punės, qė do tė jetė fazė e kontakteve dhe e gjetjes sė
modeleve, u tha nė kėtė mbledhje, do tė zhvillohen takime tė
nduarndurta me instancat relevante vendore dhe ndėrkombėtare,
nisur nga OSBE-a, UNMIK-u, NDI-a, zyret e huaja diplomatike dhe
OJQ-tė e ndryshme vendore e ndėrkombėtare qė merren me ēėshtje
gjinore ose e mbėshtesin barazinė gjinore etj.
Ndėrkaq, Komisioni pėr tė Humburit dhe tė Kidnapuarit nė njė
takim aprovoi programin e punės pėr tre muajt e ardhshėm,
sipas tė cilit dy herė nė muaj do tė mbahet mbledhja e
Komisionit, ndėrkaq do tė kryhen edhe aktivitete tė tjera.
-
- Komisioni theksoi
se do tė kėrkojė nga Kuvendi i Kosovės qė t'i rekomandojė
z. Shtajner pėr pjesėmarrjen e disa pėrfaqėsuesve tė kėtij
Komisioni nė Gjenevė ku mbi kėtė problematikė do tė
diskutohet nė Komisariatin e Lartė. Nga ana tjetėr edhe
Kuvendi i Kosovės, sipas informacioneve nga kryeparlamentari
Daci, sė shpejti do tė shqyrtojė problematikėn e personave tė
humbur dhe tė zhdukur nė njė nga seancat e ardhshme plenare.
Komisioni pėr Transport dhe Telekomunikacion mbajti njė dėshmi
lidhur me iniciativėn pėr formimin e njė kompanie ajrore, e
cila do tė jetė e autorizuar pėr pėrfaqėsimin e Kosovės nė
sferėn e aviacionit gjate periudhės tranzitore. Nė kėtė dėshmi
morėn pjesė pėrfaqėsuesit e Aeroportit tė Prishtinės,
drejtori i kontrollit tė trafikut ajror dhe pėrfaqėsuesit e
disa agjencive fluturuese vendore.
-
- Pjesėmarrėsit e
kėsaj dėshmie e njoftuan Komisionin me pikėpamjet e tyre
lidhur me rėndėsinė e kėsaj iniciative pėr proceset e
avancimit tė komunikacionit ajror tė Kosovės. Ata theksuan
interesat dhe sfidat qė e presin Kosovėn, Qeverinė e Kosovės,
UNMIK-un dhe dhe sektorin privat, nė rrugėn e realizimit tė kėtyre
objektivave.
Anėtarėt e Komisionit, duke i dhėnė mbėshtetje kėsaj ēėshtjeje,
vlerėsuan se kjo ėshtė njė iniciativė shumė pozitive pėr
Kosovėn. Komisioni vlerėsoi gjithashtu se kjo inciativė shėnon
njė hap pėrpara nė drejtim tė krijimit tė njė Kompanie
ajrore nacionale, pėr tė cilėn Kosova ka nevojė nė rrugėn
e vet drejt realizimit tė shtetėsisė sė Kosovės.
-
-
- Harnish - Daci: Nė vitin 2003 Kosova duhet tė
dėshmojė se mund tė ecė pėrpara nė rrugėn e demokracisė
-
- Prishtinė, 23 janar 2003
- Nė vitin 2003 Kosova duhet tė dėshmojė se mund tė ecė pėrpara
nė rrugėn e demokracisė, kanė vlerėsuar mbrėmė pas njė
takimit tė zhvilluar, kryetari i Kuvendit tė Kosovės Nexhat
Daci dhe shefi i Zyrės Amerikane nė Prishtinė Rino Harnish.
Pas takimit Harnish tha se zoti Daci ka gjithmonė gjėra tė mėdha
tė thotė nė lidhje me zhvillimet politike qė ndodhin sot nė
Kosovė.
-
- "Qėllimi im
ishte qė t'i sqaroj atij rezultatet e takimeve qė i kam
zhvilluar kohė mė parė nė Uashington", shtoi Harnish,
duke potencuar se Shetet e Bashkuara kanė shprehur interesim tė
posaēėm nė lidhje me ēėshtjet siē janė sundimi i rendit
dhe ligjit, zhvillimi ekonomik dhe ēėshtja e kthimit tė
personave tė zhvendosur nė Kosovė.
"Mendoj se unė dhe Daci pajtohemi qė viti 2003 ėshtė
vendimtar pėr t'u ballafaquar me problemet fundamentale me tė
cilat po ballafaqohen qytetarėt e Kosovės", ka thėnė
Harnish.
Ndėrkohė kryeparlamentari Daci tha se fakti qė ai kishte
zhvilluar njė takim gati njė orė e gjysmė, tregon pėr rėndėsinė
e kėtij takimi. "Unė jam i kėnaqur dhe i lumtur me qėndrimet
e z. Harnish dhe sqarimet e tij lidhur me vizitėn nė
Uashington", pohoi z. Daci.
-
- Ai nėnvizoi se
ky vit do tė shėnojė njė prej momenteve kyēe nė pėrballimin
e sidave tė reja pėr Kosovėn pėr ēka tha se gėzonte edhe
mbėshtetjen e diplomatit amerikan.
-
-
- Nė
Kosovė po rriten rastet e krimit tė organizuar dhe tė krimit
mafioz, thanė Kadi e Feler
-
- Prishtinė, 23 janar 2003 - Nė seancėn e sotme
tė Kuvendit tė Kosovės pėr gjendjen e sigurisė nė vend
raportuan Kristian Kadi nga departamenti i drejtėsisė dhe
Shtefan Feler, komisioner i policisė sė UNMIK-ut.
Tė dy pėrfaqėsuesit ndėrkombėtarė, duke folur para deputetėve
tė Kuvendit pėr gjendjen e sigurisė, thanė se ajo nuk ėshtė
e mirė, ndonėse ka pasur krime mė pak se njė vit mė parė.
Ata theksuan se nė Kosovė po rriten rastet e krimit tė
organizuar dhe tė krimit mafioz, siē e quajtėn ata.
-
- Gjatė
tre muajve tė fundit nė Kosovė janė shėnuar tetė raste tė
krimeve tė tilla. Kėto raste, thanė Kadi e Feler, janė tė
motivuara edhe politikisht.
-
- Ata
pėrmendėn shpėrthimin e autobombės qė ndodhi nė Prishtinė
nė dhjetor tė vitit tė kaluar, vrasjen e kryetarit tė
Asamblesė komunale nė Therandė (Suharekė) menjeherė pas
zgjedhjeve komunale, vrasjen e fundit mė 4 janar 2003 nė Pejė
e kolonel Tahir Zemajt, duke theksuar posaēėsisht rastin e
fundit tė sulmit kundėr komandės rajonale tė policisė nė
Pejė.
-
- Kėto
raste, thanė ata, janė raste qė shqetėsojnė opinionin dhe
organet pėrgjegjėse nė Kosovė, sepse fillojnė fillimin e
funksionimit tė krimit tė organizuar nė Kosovė, qė sipas
tyre, dukuri kjo deri mė tash e panjohur nė Kosovė.
Ata thanė se gjatė kėtij viti do tė barten shumė pėrgjegjėsi
tė policisė ndėrkombėtare mbi Shėrbimin Policor tė Kosovės,
duke vlerėsuar se ky shėrbim do tė mund tė ketė njė
komunikim shumė mė tė mirė me popullatėn, e cila do tė
ndihmojė nė zbulimin e krimeve.
-
- Ata
paralajmėruan se ka mundėsi qė nė Kosovė tė vijnė edhe njėsi
tė specializuara nga vendet e ndryshme pėr tė ndihmuar nė
luftė kundėr krimit tė organizuar. Problem thelbėsor, thanė
Kadi e Feler, paraqet dėshmitarėt tė cilėt qėllojnė nė
vendin e ngjarjes apo kanė informacione pėr krimin, por kanė
frikė tė paraqesin krimin.
Lidhur me kėtė ēėshtje Feler tha se ka rreth 200 dėshmitarė,
ndėrkaq asnjėri nga ata s'ka guxuar tė raportojė se ēka ka
parė. Policia do tė ndėrmarrė masa tė mbrojtjes sė dėshmitarėve.
Deputetėt patėn shumė vėrejtje nė paraqitjen e dy pėrfaqėsuesve
ndėrkombėtarė pėr gjendjen e sigurisė.
Duke diskutuar nė kėtė temė, Sabri Hamiti, kryetari Grupit
parlamentar tė LDK-sė, tha se shpjegimet se vrasjet e mėdha
nuk mund tė zbulohen lehtė sepse janė tė organizuara mirė,
nė mėnyrė implicite thonė qė nė Kosovė ka njė rrjet tė
organizuar tė krimit - njė krim ekonomik qė pėrmban lidhje
me njė krim politik.
-
- "Ka
shpjegime qė thonė se krimi e dhuna nė Kosovė janė pasojė
e daljes nga lufta, nga shkatėrrimi e gjenocidi, duke e parė tė
lidhur me njė gjendje tė hallakatur njėsoj sociale e
psikologjike. Mirėpo, tha deputeti Hamiti, ėshtė esenciale tė
thuhet shkoqur, a ka rrjet tė krimit tė organizuar nė Kosovė?
A e prodhon krimin Kosova dhe a ėshtė e zonja Kosova tė
eksportojė krim?
-
- Duket
qė pyetja do tė shtrohet krejt ndryshe. Pėr shkak tė pozitės,
pėr shkak tė gjendjes, pėr shkak tė qarkullimit tė
pakontrolluar, pėr shkak tė kapacitetit tė saj Kosova nuk
mund tė pėrhapė, pra tė eksportojė krimin. Por ėshtė
evidente qė dhuna e krimi i pandėshkuar shpejt e fuqishėm
mund t'i pėrmbysin tė gjitha vlerat, mund tė rrėnojė gjithė
ardhmėrinė e Kosovės.
Ramush Haradina pasi pyeti sesi mund tė ndėrtojmė pėr vete,
tha se kėtė duhet bėrė duke pasė besim nė njėri tjetrin,
duke mos iu frikuar njėri tjetrit pėr shkak tė njė pakėnaqėsie
ose partiake ose etnike nė Kosovė.
-
- Ai
propozoi tė ndėrtohen grupe me pėrbėrje tė gjerė dhe tė kėrkohet
pėrgjegjėsinė pėr tė. Haradinaj tha se shpreson qė
parlamenti i Kosovės rendin e sigurinė do ta kuptojė si njė
prej segmenteve edhe pse situata politike ėshtė jo aq e
favorshme, si edhe ajo ekonomike. Ai tha duhet kėrkuar
zgjidhjen duke marrė pėrgjegjėsitė mbi vete duke u pėrmballė
me sfidat nė funksion tė daljes nga kjo situatė.
-
- Deputetja
Nekibe Kelmendi pyeti pėrgjegjėsit e UNMIK-ut sa po punojnė nė
ndalimin e pėrzierjes sė pėrfaqėsuesve tė Ministrisė Punėve
tė Brendshme tė Serbisė nė veriun e Kosovės, pse janė marrė
instruktorė nga Serbia nė shkollėn policore nė Vushtrri etj.
-
- Hajredin
Kuēi pyeti se kush ėshtė pėrgjegjės pėr kufijtė e Kosovės
sepse nuk ka pika kontrolli dhe nė Kosovė infiltrehen
ekstremistė tė ndryshėm. Deputeti Bujar Dugolli pyeti pėr
kapjen e kriminelėve tė luftės qė janė arratisur nga
burgjet e Kosovės etj.
-
-
- Njė delegacion i Komisionit tė mbrojtjes i
Senatit italian ndodhet pėr vizitė nė Kosovė
-
- Prishtinė, 23 janar 2003
- Nė Kosovė ndodhet pėr njė vizitė dyditore delegacioni i
Komisionit tė mbrojtjes i Senatit italian. Mes tjerash
delegacioni do tė vizitojė task forc italiane Sauro, e pastaj
Prizrenin, ku ndodhet qendra e komandės italo-gjermane e Brigadės
shumėkombėshe e KFOR-it. Nesėr pritet qė delegacioni tė
takohet me komandantin e KFOR-it, Fabio Mini.
-
-
- Londra dėnon sulmin kundėr policisė nė Pejė
-
- Prishtinė, 23 janar 2003
- Shefi i zyrės britanike nė Kosovė, Mark Dikinson ka dėnuar
sulmin qė ndodhi mbrėmė nė Pejė. "Qeveria britanike e
dėnon kėtė sulm nė praninė ndėrkombėtare.
-
- Askush
nuk u lėndua dhe nuk u vra. Nė Kosovė nė tė kaluarėn kanė
ndodhur edhe krime mė tė rėnda se ky i fundit. Po ata qė kanė
kryer kėtė krim rrezikojnė veten dhe tėrė shoqėrinė
kosovare".
-
- Zoti
Dikinson njėherit pėrmes njė deklarate u ka bėrė thirrje tė
gjithė atyre qė dinė diēka pėr kėtė krim, ta njoftojnė
policinė.
-
-
- Strazburi
hap dyert pėr kuadrot mjekėsore nga Kosova
-
- Gjilan, 23 janar 2003 - Dr.Halil Ajvazit,
specialist i oftamologjisė nga Gjilani, nė bazė tė njė
konkursi qė ka shpallur Agjencioni Evropian pėr shkollimin e
kuadrove, i ėshtė akorduar bursa tremujore pėr njė
subspecializim jashtė Kosovės dhe pikėrisht nė njėrėn nga
klinikat mė tė njohura tė Strazburit.
-
- Dr.
Halili thotė se kėtė e kupton edhe si njė rast tė mire pėr
tė, por edhe si pėrgjegjėsi, sepse ai ėshtė i vetėdijshėm
se nė Strasbur do tė jetė edhe njė pėrfaqėsues nga Kosova,
nė tė njėjtėn kohė. "Do tė mundohem tė jem ambasador
i Kosovės edhe nė shkencė", thote Halili.
Studimet e thella nė lėmin e mikrokirurgjisė sė syrit, dr.
Halili do t`i vazhdojė te profesori Zhak Flaman nė Strasbur nė
Universitetin e njohur tė Lui Pasterit. Kuvendi Komunal i
Gjilanit e ka mbėshtetur shkuarjen e dr.Halilit nė Strasbur,
sepse Gjilani aktualisht ka nevojė pėr kuadro nga lėmi i
oftamologjisė dhe pacientėt detyrohen qė ndihmėn mjekėsore
ta kėrkojnė jashtė Gjilanit.
-
-
- Tirana
zyrtare dėnon atentatin ndaj stacionit tė policisė sė
UNMIK-ut nė Pejė
-
- Tiranė, 23 janar 2003 - Ministria e Punėve tė
Jashtme shpreh shqetėsim dhe dėnon atentatin e kryer dje ndaj
stacionit tė policisė sė UNMIK-ut nė Pejė.
-
- "Shprehim
bindjen se ky veprim nuk i shėrben qėllimit dhe interesave tė
Kosovės, sigurisė dhe paqes nė rajon.
Njėkohėsisht shprehim besimin se autoritetet kompetente do tė
bėjnė tė mundur gjetjen dhe ndėshkimin e autorėve tė kėtij
akti", thuhet nė njė deklaratė tė Agim Nezės, zėdhėnės
i MPJ.
-
-
- Banorėt
serbė bllokojnė rrugėn Prishtinė-Shkup
-
- Prishtinė, 23 janar 2003 - Banorėt e disa
shfatrave afėr Prishtinės, sot nė mesditė pėr njė orė kanė
bllokuar rrugėn magjistrale Prishtinė-Shkup, nė shenjė pakėnaqėsie
pėr shkak tė mungesės sė energjisė elektrike.
-
- Banorėt serbė ankohen
se pėr shkak se zona industriale nė kėtė pjesė harxhon tepėr
energji dhe ata kanė mungesė nė furnizim. Por kėta banorė tė fshatrave serbe nė anėn tjetėr
nuk e paguajnė energjinė e shpenzuar. Ndėrkohė rruga ėshtė
zhbllokuar, por serbėt kanė paralajmėruar se nesėr pėrsėri
do ta bllokojnė kėtė aks rrugor.
-
-
- Kuvendi i Kosovės po debaton sot pėr
gjendjen e sigurisė nė vend
-
- Prishtinė, 23 janar 2003 -
Kuvendi i Kosovės nė seancėn e sotme plenare po debaton pėr
gjendjen e sigurisė nė vend.
Fillimisht para deputetėve lidhur me kėtė temė folėn
Kristian Kadi nga departamenti i drejtėsisė, si dhe
komisioneri i policisė sė UNMIK-ut Shtefan Feler.
-
-
- Mbrėmė nė Pejė me njė predhė antitank
ėshtė sulmuar selia e policisė se UNMIK-ut
-
- Prishtinė, 23 janar 2003
- Mbrėmė rreth orės 19:00 ėshtė sulmuar me njė predhė
antitank kati i dytė i selisė sė policisė sė UNMIK-ut nė
Pejė.
-
- Nė momentin e
shpėrthimit nėpėr zyrat e kėsaj selie ndodheshin edhe dy
agjentė tė policisė italiane tė cilėt nuk kanė pėsuar
asgjė tė keqe sikurse edhe pjesa e personelit. Shpėrthimi ka
shkaktuar vetėm dėme materiale dhe se vendi ku ka ndodhur vėrshimi
ėshtė i rrethuar nga forcat e sigurisė ka deklaruar zėdhėnėsi
i UNMIK-ut Andrea Anjeli.
Kėtė incident e ka konfirmuar edhe zėdhėnėsi i policisė ndėrkombėtare
nė Prishtinė, Derek Ēepell. Edhe ai ka pohuar se nuk ka tė lėnduar
apo tė vdekur, por vetėm dėme materaiale, kryesisht dritare tė
thyera.
Dėshmitarėt okularė kanė deklaruar se shpėrthimi ishte i
fuqishėm dhe se ka shqetėsuar banorėt e Pejės tė cilėt nuk
dinin se ēfarė po ndodhte. Sidomos pas vrasjes sė trefishtė
qė ndodhi kohė mė parė nė Pejė, banorėt e kėtij qyteti pėr
shkak tė mosigurisė kanė rralluar nė maksimum qarkullimin e
tyre nė orėt e mbrėmjes.
-
-
- Qeveria e Kosovės ka dėnuar krijimin e
bashkėsisė tė komunave serbe nė veri tė Kosovės
-
- Prishtinė, 23 janar 2003 -
Qeveria e Kosovės ka dėnuar krijimin e bashkėsisė tė
komunave serbe nė veri tė Kosovės. Duke debatuar pėr
transferimin e kompetencave nga administrata e UNMIK-ut nė
institucionet vendore nė kėtė mbledhje u tha se deri me 10
shkurt 2003 ministrat duhet tė plotėsojnė formularėt e shpėrndarė
pėr tė konkretizuar se cilat kompetenca duhet t'u transferohen
atyre pėr tė qenė mė efikas nė punėn e qeverisė dhe
institucioneve tjera tė Kosovės.
-
- Qeveria ka
diskutuar edhe pėr privatizimin dhe Agjencinė Kosovare tė Mirėbesimit
dhe ėshtė konkluduar se nė tė ardhmen qeveria duhet tė ketė
rol mė aktiv nė kėtė proces.
-
- Nė mbledhje ėshtė
debataur edhe gjendja nė operatorin e telefonisė mobile nė
Kosovė Vala 900 pėr tė cilėn ėshtė thėnė se zhvillimi nė
faza i projektit tė kėsaj telefonie ka ngecur, sidomos faza e
tretė edhepse ėshtė kryer pagesa e pajisjeve teknike tė
cilat janė nė Kosovė. Siē u tha ato mbahen tė bllokuara nga
Agjencia Kosovare e Mirėbesimit.
-
- Gjithashtu ėshtė
diskutuar edhe pėr operimin jolegjitim tė Mobtelit nė Kosovė,
operator i telefonisė mobile nga Serbia. Nė komunikatėn e
Qeverisė sė Kosovės thuhet se ky operator ka operuar nė
vendin tonė pa qenė i licencuar nė Kosovė dhe nuk ka paguar
obligimet e veta tatimore ndaj buxhetit tė Kosovės.
-
-
- Qeveria
e Kosovės konstaton se tatimi duhet tė rritet vetėm nė tė
ardhurat mbi 450 euro
-
- Prishtinė,
23 janar 2003 - Ēėshtja mė e diskutueshme nė Kosovė tatimi nė paga do tė
definohet sė shpejti. Tatimi duhet tė rritet vetėm nė tė
ardhurat mbi 450 euro, propozon Qeveria e Kosovės pėr ēka janė
pajtuar edhe pajtuar edhe profesionistėt e Fondit Monetar Ndėrkombėtar.
-
- Ndėrkaq
vendimin pėr kėtė tė premte pritet ta publikojė
administratori Mihael Shtajner. Propozimi i Qeverisė sė Kosovės
pėr uljen e tatimit nė paga do tė diskutohet tė premtėn nė
takimin e Kėshilli Ekonomik Fiskal.
-
- Zyrtarėt
e Ministrisė sė Ekonomisė dhe Financave theksuan se Qeveria e
Kosovės ka shqyrtuar tė gjitha mundėsitė dhe propozimi i dalė
dje ėshtė mė i pėrshtatshmi pėr situatėn ekonomike tė
Kosovės.
-
- Sipas
tyre paga deri 80 euro do tė jetė pa tatim, ndėrkaq nga 81
deri nė 250 euro, tatimi do tė jetė 5 pėr qind. Nga 250 deri
450 euro tatimi do tė jetė 10 pėr qind, ndėrkaq mbi shumėn
450 euro shkalla e tatimit do tė rritet nė 20 pėr qind.
-
-
- Ēoviq
thotė se asnjė politikan i vendit tė tij nuk mund tė lejojė
qė Kosova tė lundrojė nė pavarėsi
-
- Beograd,
23 janar 2003 - Zėvendėskryeministri serb Nebojsha Ēoviq thotė se asnjė politikan
i vendit tė tij nuk mund tė lejojė qė Kosova tė lundrojė nė
pavarėsi dhe kėtė nuk e parasheh as Rezoluta 1244 e KS tė
OKB-sė.
-
- Por,
Ēoviq ka thėnė se duhet tė jemi tė pėrgatitur qė, siē ėshtė
shprehur mos dhashtė Zoti tė miratohet Rezolutė e re me tė
cilėn Kosova do tė ishte e pavarur. Kjo doemos duhet tė
pengohet ka thėnė ky zyrtar serb.
-
-
- Rezervistė
tė armatosur "Luanėt" prej dje po e mbajnė tė
bllokuar rrugėn qė lidhė Shkupin me pikėn kufitare tė
Bllaces
-
- Shkup,
23 janar 2003 - Qindra rezervistė tė njėsisė paraushtarake "Luanėt", njė
pjesė e tė cilėve janė tė armatosur, qė prej mėngjesit tė
djeshėm po e mbajnė tė bllokuar rrugėn qė lidh kryeqytetin
e Maqedonisė nė pikėn kufitare tė Bllacės.
-
- Ministria
e brendshme maqedonase ka dėrguar qindra policė nė vendin e
ngjarjes dhe sipas informacioneve tė konfirmuara zyrtarisht tė
dyja palėt janė tė armatosura me mitraloz minahedhės dhe
raketahedhės. Bisedimet qė u zhvilluan midis pėrfaqėsuesve tė
rezervistėve dhe zyrtarėve tė lartė tė policisė nuk dhanė
asnjė rezultat dhe gjendja mbetet e tensionuar.
Kur njėsiti "Tigrat" me urdhėrin e Ministrisė sė
Punėve tė Brendshme filloi aksionin pėr tė zhbllokuar rrugėn
i vėnė nė nishan kolegėt e tyre. Nė kėtė situatė u dha
urdhėri tjetėr pėr tėrheqjen e forcave tė rregullta tė
policisė, pėrfshirė edhe njėsinė "Tigrat" qė tė
largohen rreth 40 metra prapa pėr tė shmangur konfrontimin me
armė midis tyre. Aktualisht tė dyja palėt qėndrojnė nė
pozicionet e veta rreth 100 metra largėsi nga njėra tjetra dhe
tė armatosur.
Njėsiti i rezervistėve dje pėr herė tė parė ka shfaqur
edhe disa kėrkesa politike. Zėdhėnėsi i "Luanėve"
tha se ata kėrkojnė qė tė izolohen nga pushteti ish-pjesėtarėt
e Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare. Sipas tij ish-strukturat e
terroristėve janė tė instaluara nė pushtet andaj kėrkohet qė
ata tė izolohen.
-
-
- Partia
Kristian Demokratike ka shėnuar fitore tė ngushtė kundrejt
Partisė Laburiste nė zgjedhjet e Holandės
-
- Hagė,
23 janar 2003 - Partia nė pushtet Kristian Demokratike ka shėnuar njė fitore tė
ngushtė kundrejt Partisė Laburiste nė zgjedheyt e Holandės,
njofton BBC World. Shihet se votuesit janė pėrcaktuar pėr
stabilitet pas njė viti me trazira, kanė theksuar analistėt.
-
- Ata
u janė kthyer dy partive kryesore dhe e kanė braktisur Partinė
e populistit tė vrarė, Pim Fortajn, i cili pat tronditur
politikėn holandeze pasi pat zėnė vendin e dytė nė
zgjedhjet e kaluara. Kėshtu, Partia kristiandemokrate ka fituar
44 vende, Partia laburiste 42 vende, kurse Partia e Pim
Fortajnit tė vrarė, nga 18 vende sa ka pasur, ka rėnė nė
vetėm 8 vende nė parlamentin prej 150 vendesh.
-
-
- Ėshtė
arrestuar gruaja e liderit tė Frontit Popullor pėr Ēlirimin e
Palestinės
-
- Gaza,
23 janar 2003 Forcat e sigurimit izraelit kanė arrestuar gruan e liderit tė
Frontit Popullor pėr Ēlirimit tė Palestinės, Ahmed Sadat, bėn
tė ditur Rojter nė njė njoftim tė sotėm. Njoftohet se Abla
Sadat ėshtė arrestuar tė martėn nė urėn Allenbaj duke
kaluar kufirin me Jordaninė, prej ku synonte tė udhėtonte nė
Brazil pėr tė marrė pjesė nė njė konferencė.
-
- Zyrtarėt
izraelitė kanė refuzuar tė komentojnė kėtė njoftim, qė e
kanė shpallur zyrtarėt e Asosiacionit pėr tė Drejtat e
Njeriut nė Rripin e Gazės. Sadat, sekretar i pėrgjithshėm i
FPĒP-sė, ndodhet nė burg qė prej majit tė kaluar, ngase
kishte vrarė njė ministėr izraelit dhe nė burg mbikėqyret
nga rojet britanike dhe amerikane.
-
-
- Uashington:
Tom Rixh - ministėr i parė i Sigurimit tė atdheut
-
- Uashington, 23 janar 2003 - Senati amerikan njėzėrit ka konfirmuar zgjedhjen e Tom Rixhit si
ministėr i parė i Sigurimit tė atdheut, duke ia besuar kėshtu
njė rol tė madh ministror dhe tė mbrojtėsit tė sigurisė sė
SHBA-ve, posaēėrisht qė nga rreziku mė i ri nga terrorizmi
ndėrkombėtar.
Rixh ėshtė bėrė ministėr dy ditė mė parė para se
ministria e tij edhe formalisht tė fillojė punėn. Para tij
ndodhet njė detyrė e madhe e organizimit tė ministrisė sė
re e cila do t'i tubojė 22 agjenci federale dhe pothuajse
170.000 tė punėsuar, gjė qė ėshtė organizata mė e madhe e
qeverisė federale e ndėrmarrė qė nga krijimi i ministrisė sė
mbrojtjes pas Luftės sė Dytė Botėrore.
Komanda e ministrisė do tė jetė nė Virgjini afėr
Uashingtonit. Dominon mendimi se do t'i duhet muaj tė tėrė
deri nė funksionimin real. Ka njė buxhet prej 40 miliardė
dollarėsh, kurse me kapacitet tė plotė duhet tė fillojė tė
funksionojė mė 30 shtator.
-
-
- Samiti
vjetor i Forumit Ekonomik Botėror filloi punėn sot nė Davos
-
- Davos, 23 janar 2003 Samiti vjetor i Forumit Ekonomik Botėror ėshtė hapur sot (tė
enjten) nė Davos, ku po marrin pjesė pėrfaqėsuesit qeveritarė,
tė cilėt po pėrballen me ktritikat e praktikave tė
bizneseve, ndėrkaq liderėt politikė i ka kapluar pasiguria
globale, njfton AFP.
-
- Ky sesion i Forumit mbahet
nė pushimoret e Alpeve zvicėrane prej 23 deri mė 28 janar
2003. Tema e sivjeme e samitit tė Davosit ėshtė "Ndėrtimi
i mirėbesimit".
-
-
- Nė
Stamboll fqinjėt e Irakut diskutojnė krizėn
-
- Stamboll, 23 janar 2003 - Nė Turqi gjashtė shtete fqinje tė Irakut po diskutojnė mundėsitė
e parandalimit tė luftės nė Irak.
Ministrat e jashtėm nga Jordania, Irani, Arabia Saudite,
Egjipti dhe Siria janė ftuar nga qeveria turke nė Stamboll pėr
tė diskutuar rrugėn se si tė zgjidhet kriza qė kėrcėnon
rajonin e tyre.
Ky takim rrjedh nė radhė tė parė nga shqetėsimet e Turqisė
se ēfarė pasojash do tė ketė lufta mbi rajonin.
-
- Ka mosmarrėveshje mes
kampeve pro dhe anti-amerikane.
-
- Disa nga vendet kėrkojnė
qė deklarata e takimit tė pėrmbajė edhe njė kritikė ndaj qėndrimit
agresor amerikan, por ēdo kritikė ndaj Amerikės do t'a turpėronte
Turqinė, aleate e afėrt e SHBA-ve.
Deklaratat pritet tė mos kenė asnjė referencė ndaj opozitės
irakiane nė mėrgim.
Ministri i jashtėm turk, Jashar Jakish se paqa mund tė shpėtohej.
Nė Turqi ky takim shikohet me cinizėm, por qeveria turke thotė
se mund tė luajė njė rol tė rėndėsishėm.
-
-
- Arabia
Saudite ka arrestuar vrasėsin kuvajtian tė amerikanit, qė
punonte nė bazėn ushtarake nė Kuvajt
-
- Kuvajt Siti, 23 janar 2003 Arabia Saudite ka arrestuar kuvajtianin e dyshimtė tė pėrzier nė
vrasjen e amerikanit, qė punonte nė bazėn ushtarake amerikane
nė Kuvajt, ku Uashingtoni po pėrgatitet pėr luftėn e
mundshme me Irakun, njofton Rojter.
-
- Zyrtarėt kuvajtianė kanė
deklaruar se burri i dyshimtė ka hyrė nė Arabinė Saudite
menjėherė pas pusisė, ku kishte vrarė 46-vjeēarin Majkėll
Rene Pouliot, njė punėtor civil qė punonte me kontratė nė
kampin Doha, qė ėshtė kampi mė i madh amerikan nė Kuvajt.
-
- Z. Pouliot qe vrarė nė
veturėn e tij me njė breshėri automatiku nė rrugė afėr bazės
amerikane nė fjalė, kurse kolegu i tij Dejvid Karevej qe
plagosur dhe qe mjekuar nė spitalin e Kuvajtit.
-
-
- Fisher
fillon sot misionin katėrditor nė Lindjen e Mesme
-
- Berlin, 23 janar 2003 Ministri i jashtėm gjerman, Joshka Fisher viziton Lindjen e Mesme mė
qėllim tė forcimit tė pėrpjekjeve diplomatike pėr tė
evituar luftėn me Irakun, njofton AFP.
-
- Ministria gjermane s'ka dhėnė
informata mė tė hollėsishme pėr misionin katėrditor tė z.
Fisher, qė fillon sot (tė enjten) nė Turqi, Egjipt dhe
Jordan. Ėshtė thėnė vetėm se ky mision ėshtė fokusuar nė
"zbatimin paqėsor" tė rezolutės sė Kombeve tė
Bashkuara 1441 pėr ēarmatimin e Irakut.
-
-
- Numri
i viktimave tė termetit nė Meksikė ėshtė ngritur nė 28
veta
-
- Kolima, Meksikė, 23 janar 2003 Numri i viktimave tė termetit tė fuqishėm tė
djeshėm, qė goditi Meksikėn pėrgjatė brigjeve tė
Pacifikut, ėshtė ngritur nė 28 veta, ndėrsa ekipet e shpėtimit
po depėrtojnė nėpėr rrėnojat e shtėpive dhe tė ndėrtesave
tė shkatėrruara nga termeti, njofton AFP.
-
- Pjesa dėrrmuese e
viktimava kanė humbur jetėn nė rrėnojat e ndėrtesave nė
shtetin Kolima. Njoftohet gjithashtu se tė pakten 300 persona
janė lėnduar nė kėtė termet, manjituda e tė cilit ishte
7.8.
-
-
- Bush
ka paralajmėruar ushtarakėt e Irakut tė mos pėrdorin armėt
pėr zhdukje nė masė nė luftė
-
- Uashington, 23 janar 2003 - Presidenti amerikan Xhorxh Bush u ka tėrhequr vėrejtjen gjeneralėve
tė Irakut kundėr pėrdorimit tė armėve pėr zhdukje nė masė
nė njė luftė me forcat e prira nga Shtetet e Bashkuara.
-
- "Po qe se ndonjė
oficer apo ushtar irakian merr urdhėr nga Sadam Husein apo i
biri, ose nga cilido vrasės qė zė pozita tė larta nė
qeverinė e tyre, kėshilla ime ėshtė, mos e ndiqni atw urdhėr,
sepse po tė zgjidhni ta bėni kėte, kur Iraku do tė ēlirohet,
ju do tė ngarkoheni, gjykoheni dhe dėnoheni si kriminelė
lufte", ka thėnė Bush.
-
- Ai ka theksuar se do tė
ketė pasoja serioze pėr Saddamin poqese Shtetet e Bashkuara
shkojnė nė luftė pėr ēarmatosjen e vendit tė tij. Bush ka
thėnė se do tė preferonte qė paqėsisht tė spastronte
Irakun nga armėt vrastare, por ka shtuar se ėshtė i pėrgatitur
tė shkojė nė luftė pėr ta bėrė kėtė.
-
-
- Bliks:
Iraku duhet tė pėrmbushė kėrkesat e inspektorėve pėr bashkėpunim
"pro-aktiv"
-
- Nju Jork, 23 janar 2003 - Kryeinspektori i Kombeve tė Bashkuara pėr armatimin, Hans Bliks pas
bisedimeve dy ditėshe nė Bagdad deklaroi se Iraku tek duhet tė
pėrmbushė kėrkesat e inspektorėve pėr bashkėpunim
"pro-aktiv".
-
- Kryeinspektorėt duhet tė
paraqesin nė 27 janar para Kėshillit tė Sigurimit raportin pėr
dy muajt e para tė inspektimeve nė Irak pėr armė tė
zhdukjes nė masė.
-
-
- Shirak
dhe Shreder thanė se duhet tė bėhet gjithėēka pėr tė
shmangur luftėn nė Irak
-
- Londėr, 23 janar - Kryeministri Toni Bler tha se Britania mund tė mbėshtesė luftėn e
udhėhequr nga Shtetet e Bashkuara kundėr Irakut pa mbėshtejen
e Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė.
-
- Presidenti francez Shirak
dhe kancelari gjerman Shreder u takuan nė Paris e thanė se
duhet tė bėhet gjithėēka pėr tė shmangur luftėn nė Irak.
-
-
- Gjenerali
amerikan Tomi Frenks arriti nė Jordani
-
- Aman,
23 janar 2003 - Tomi Frenks, gjeneral i Shteteve tė Bashkuara, i cili do tė
komandonte me ndonjė invadim tė Irakuat, arriti nė Jordani pėr
bisedime me zyratarėt mė tė lartė tė vendit, nė kuadrin e
turneut nė Lindje tė Afėrt.
Nuk u dhanė hollėsi pėr temat pėr tė cilat do tė
diskutohet.
-
-
- Ēeēenėt
vazhdojnė tė rrėmbehen dhe vriten nga forcat ruse tė sigurisė
-
- Vjenė,
23 janar 2003 - Fderata ndėrkombėtare e Helsinkit pėr tė drejtat e njeriut thotė
se civilėt ēeēenė vazhdojnė tė rrėmbehen, rrihen dhe
vriten nga forcat ruse tė sigurisė.
-
- Kjo
organizatė ndėrkombėtare me seli nė Vienė publikoi
komunikatėn e saj ndėrkohė qė delegacini nga Kėshilli i
Evropės vizitoi Ēeēeninė pėr bisedime me zyrtarėt rusė e
ēeēenė.
-
-
- D'Esten
kritikoi propozimin e fundit gjermano-francez
-
- Paris, 23 janar 2003 - Presidenti i Konventės sė BE, Valeri Zhiskar d'Esten e ka kritikuar
propozimin e fundit gjermano-francez pėr ta kryesuar BE me dy
presidentė.
-
- Propozimi qė presidenti i
komisionit tė BE tė zgjidhet nga Parlamenti Evropian mund tė
ēojė nė njė politizim tė komisionit, i tha Zhiskar De Esten
gazetės sė Parisit, "Le Figaro". Konventa Evropiane
diskutoi dje pėr herė tė parė pėr reformėn ndėrkombėtare
tė Bashkimit Evropian.
-
-
- Programi
bėrthamor i Koresė sė Veriut kėrcėnon paqen botėrore
-
- Uashington, 23 janar 2003 - Nėnsekretari amerikan i Shtetit pėr kontrollin e armatimeve, Xhon
Bolton, tha se Kėshilli i Sigurimit i Kombeve tė Bashkuara
mund tė marrė nė shqyrtim ēėshtjen e programit bėrthamor tė
Koresė sė Veriut nga fundi i javės.
-
- Zoti Bolton tha se tė pesė
anėtarėt e pėrhershėm tė Kėshillit tė Sigurimit janė
dakord se Korea e Veriut nuk duhet tė lejohet tė ketė armė bėrthamore.
Korea e Veriut ka thėnė se vendosja e ēdo lloj sanksionesh
kundėr saj mund tė shkaktojė luftėn.
-
- Njė tjetėr zyrtar i lartė
i Shteteve tė Bashkuara thotė se nuk ka plane tė menjėhershme
pėr tė kėrkuar vendosjen e sanksioneve.
|
|
|

|
|

|
|
Copyright©2000-2003 Trepca.net
- Tė gjitha tė drejtat e rezervuara. |
|
|

|
|
|