-
-

-
-
-
Tė
dashur kosovarė,
Viti tė cilin e kemi pėrpara nuk do
tė jetė i lehtė.
Tri
sfida tė mėdha janė para nesh.
-
·
Ekonomia
- ku tepėr shumė njerėz janė pa punė.
-
·
Krimi - ku
kemi krim tė organizuar tė stilit mafioz.
-
·
Shumetniciteti
ku ende nuk kemi shoqėri tė mirėfilltė shumetnike.
Ku ende ka enklava dhe pjesėtarėt e pakicave trazohen tepėr
shpesh.
E
nė kėtė situatė kemi institucione tė cilat ende nuk i kanė
kuptuar pėrgjegjėsitė e veta. E dini lojėn e fajėsimit tė
tjetrit nė Kosovė Ne nuk kemi kompetenca - nuk mund tė
bėjmė asgjė faji ėshtė i bashkėsisė ndėrkombėtare.
Po
ky ėshtė debat i rremė cila ėshtė e vėrteta?
E
vėrteta ėshtė se udhėheqėsit tuaj mė nuk janė nė opozitė.
Ata e kanė nė dorė pushtetin, dhe atė, kanė pushtet tė mirėfilltė.
Qeveria juaj kontrollon 350 milion euro. Kėto nė markat e
dikurshme bėjnė 700 milion. Ajo ka dhjetė ministri. Ėshtė pėrgjegjėse
pėr gjėrat qenėsore siē janė shkollat, spitalet ose
transporti. Kjo do tė thotė se merren me arsimimin e fėmijėve
tuaj. Shėndetin tuaj. Rrugėt tuaja.
Kėto
janė pėrgjegjėsi qenėsore pėr cilėndo qeveri nė botė.
Kėto janė ēėshtjet pėr tė cilat nė Evropė humben ose
fitohen zgjedhjet. A thua nuk e meritojnė kėto pėrgjegjėsi
vėmendjen e udhėheqėsve tuaj? Por ata duhet tė jenė tė gatshėm
ti marrin kėto pėrgjegjėsi mbi vete. Ta marrim ēėshtjen e
nxehtė tė tatimit mbi tė ardhurat. I kuptoj tė gjitha
shqetėsimet.
Po, ta shohim qartė situatėn e vėrtetė.
Shkalla e 20% tė tatimit nė tė ardhurat mbi 3000 Euro ėshtė
vendosur qysh para se tė mbėrrija unė nė Kosovė. Pėlqimin pėr
tė e ka dhėnė Qeveria juaj nė takimin e Kėshillit Ekonomik
Fiskal (KEF) mė 14 tetor. Ishte qeveria ajo qė sė bashku me
UNMIK-un nėpėrmes njė dokumenti zyrtar tė shpallur me 5 nėntor
informoi gjithė komunitetin e donatorėve nė Bruksel se cila
ishte kjo shkallė tatimi.
Ēka
na ra tė dėgjojmė javėn e kaluar? Fajin e ka Shtajneri.
Kėshtu nuk duhet trajtuar njė ēėshtje kaq serioze. Pėr kėtė
arsye, unė tash kam ftuar qeverinė qė ti paraqesė propozim
konkret dhe tė realizueshėm KEF-it nė njė takim tė veēantė
tė premten e ardhshme. Pas kėsaj do tė veproj shpejt
natyrisht, duke i marrė parasysh realitetet shoqėrore nė Kosovė.
Por, kėto pėrgjegjėsi duhet ti bartim sė bashku e jo vetėm
ta fajėsojmė njėri tjetrin.
*
* * *
Tė
dashur kosovarė,
Kurrkush
nuk priste qė gjėrat tė ishin tė pėrkryera menjėherė. Pėrkundėr
kėsaj, UNMIK-u duhet dhe don ti jap mė shumė pushtet qeverisė
dhe institucioneve tuaja. Tė jem i qartė jam i gatshėm qė
deri nė fund tė kėtij viti tua dorėzoj Institucioneve tė Pėrkohshme
tė gjitha kompetencat tė cilat ligji mė lejon ti dorėzoj.
Po me njė kusht, institucionet duhet tė punojnė mė me
seriozitet. Nėse punojnė kėshtu, do ta krijoj njė plan tė
pėrbashkėt drejtpėrdrejt me kryeministrin Bajram Rexhepin pėr
tė parė se si ta bėjmė kėtė kalim lehtė dhe me efikasitet.
E unė e Bajrami punojmė shumė mirė sė bashku. Sidoqoftė, dua
ta bėj po aq tė qartė se ka disa gjėra qė nuk mund ti dorėzoj.
Mė besoni, do tė ngulmoj nė trajtimin e drejtė tė pakicave.
Edhe marrėdhėniet me jashtė si dhe lufta kundėr krimit tė
organizuar mė mbeten mua. Kėto janė mandati im tė
cilin ma ka besuar autoriteti mė i lartė ndėrkombėtar nė botė
Kėshilli i Sigurimit i Kombeve tė Bashkuara.
*
* * *
Para
se tė merrem me prioritetet tona pėr vitin 2003, tė mos harrojmė
se ēka kemi arritur nė vitin 2002. Kemi arritur shumėēka sė
bashku. E kemi krijuar qeverinė. Kemi sjellė tė burgosurit e
mbetur prej Serbisė nė Kosovė. Kemi ligjin pėr privatizim.
Kemi mbajtur zgjedhje komunale tė qeta, tė suksesshme e
demokratike.
Mund tė udhėtoni lirshėm nė Shqipėri dhe
Maqedoni e sė shpejti edhe nė vendet e tjera fqinje me targat KS
dhe me sigurim tė Kosovės. Kemi njė marrėveshje pėr bashkėpunim
tė policisė me tė gjithė fqinjėt. Dhe e kemi nxjerrė
pjesėn veriore tė Mitrovicės nga zona e hirtė e do ta mbaj
fjalėn dhe nuk do tė ketė ndarje.
Mė
lejoni ta pėrmend edhe Beogradin. Po tė mos kishim dialog me
Beogradin, si do tė mund ti kthenim tė burgosurit? Si ndryshe
tė zbulojmė se ēka ka ndodhur me tė humburit? Si ndryshe do
tia kthenim Perėndeshėn nė Fron muzeut tė Prishtinės?
Por
nė tė njėjtėn kohė nuk do tė lejojmė kthim nė tė kaluarėn
kur ēėshtjet e Kosovės vendoseshin nė Beograd. Prandaj,
Beogradit i them - Bashkėpunim PO Pėrzierje JO.
*
* * *
Sidoqoftė,
ti kthehemi prioriteteve tona.
Pikė
sė pari ekonomia:
Tė
mos e mashtrojmė veten. Nė njė ekonomi moderne ka vetėm njė mėnyrė
pėr tė hapur vende tė punės dhe kjo mėnyrė ėshtė tė
joshen investimet. Si mendoni, kur do tė jenė investorėt tė
gatshėm tė investojnė nė Kosovė?
-
Vetėm
kur ta dinė se nuk do tu humben paratė.
-
Vetėm
kur tė mund tė mbėshteten nė sistemin ligjor.
-
Vetėm
kur tė mund tu besojnė institucioneve.
-
Vetėm
kur tė vlejnė liria e lėvizjes dhe tė drejtat pronėsore.
-
Vetėm
kur tė sigurohen se gjėrat do tė kryhen me efikasitet, pa
burokraci e pa bakshish.
-
Shkurt,
vetėm kur Kosova tė tregojė se po i pėrmbush standarded tė
cilat i kemi dhėnė nė pikėsynimet tona.
Kėto
standarde nuk janė pengesa. Pėrkundrazi, janė udhėrrėfyes kah
e ardhmja e Kosovės. Po ashtu duhet tua lehtėsojmė bizneseve
investimin nė Kosovė. Shumė investitorė tashmė na kanė folė
pėr frustrimet e tyre kėtu. Njė formular duhet ta marrin kėtu,
njė vulė atje, e nėnshkrimin krejt diku tjetėr. Tė gjithė e
dini mirė kėtė shprehi.
Na duhet njė vend i vetėm ku tė mund
tė shkojnė investitorėt. Njė zyrė ku mund tu kryhen tė
gjitha punėt. Njė vend pėr krejt punėt. Natyrisht se kjo ėshtė
diēka qė duhet ta bėjmė sė bashku me qeverinė. Dhe kur ta
kemi krijuar, unė vetė do ta pėrhap kumtin jashtė Kosove,
ashtu qė sa mė shumė njerėz tė dėgjojnė pėr tė dhe sa mė
shumė tė investojnė nė Kosovė pėr tė hapur vende tė reja
pune.
Pėr
tu ndihmuar tė gjithėve qė tė vijnė nė Kosovė, po e
rregullojmė aeroportin e Prishtinės, tė cilin brenda njė viti
KFOR-i do tia dorėzojė drejtorisė civile. Kosova do ta ketė
edhe kompaninė e vet ajrore. Tash rishtazi, kisha kėnaqėsinė e
veēantė tu dorėzoja ēmime dy pilotėve tė parė kosovarė
tė fluturimeve komerciale, tė cilėt janė aftėsuar e
kualifikuar nė Gjermani. Kėta mund tė jenė tė parėt qė do
ti drejtojnė aeroplanėt pėr kompaninė ajrore tė re tė
Kosovės.
E
dyta, krimi:
Juve
dhe mua na ka ardhur maje hunde qė nami i mirė i Kosovės ende
njolloset nga kriminelė qė mendojnė se nuk i kap ligji.
Nga gangsterė tė cilėt i qėrojnė hesapet e vjetra me vrasje e
dhunė. Po mundohemi tė krijojmė njė shoqėri tė ndershme nė
Kosovė me institucione qė respektohen. Nė tė njejtėn kohė
keni bomba tė kurdisura nė vende publike, kontrabandė nė kufij
dhe korrupsion nė biznis dhe administratė civile. Ju popullata
duhet tė kėrkoni nga tė gjithė politikanėt dhe zyrtarėt
publikė tė zgjedhur qė ta bėjnė plotėsisht tė qartė se nuk
kanė kurrfarė lidhjesh me kėtė nėntokė.
Siē
e kam thėnė shumė herė, krimi nuk do tė tolerohet.
Nesėr,
Guardia di Finanza (Kontrolli Financiar), qė kanė veēanėrisht
pėrvojė nė Itali nė luftėn kundėr Mafias, do tė nisin punėn
kundėr korrupsionit dhe mashtrimeve nė Njėsinė e re pėr
Hetime Financiare. Por tjetra, mė me rėndėsi, ėshtė mos ta
harroni SHPK-nė tuaj.
Shėrbimi Policor i Kosovės ėshtė
dėshmuar si i suksesshėm. Tash kemi policė kosovarė tė mirė
e tė trajnuar siē duhet, tė cilėt kanė nxėnė shkathtėsi tė
reja tė metodave moderne policore. Tani do ti kyē policėt e
Kosovės nė pjesėt mė tė ndjeshme tė luftės kundėr krimit
serioz e tė organizuar, kėshtu qė sė bashku tė jemi mė efikasė dhe mė efektivė. Ata tash e kanė fituar besimin tonė
dhe do ta pėrdorin dijeninė e tyre mbi atė se si punon nėntoka
e krimit.
Me
lejoni tė them diēka edhe pėr shtypin. Me lirinė e shtypit
vjen pėrgjegjėsia. Janė disa gazetarė tė shkėlqyeshėm nė
Kosovė tė cilėt shkruajnė raporte dhe komente tė mira, tė
guximshme e interesante pėr problemet e Kosovės. Puna e gazetarėve
ėshtė edhe qė tė jenė kritikė, dhe mua mė kėnaq njė
kriticizėm i informuar. Por artikujt qė pėrmbajnė fjalė
urrejtjeje dhe qė nxisin tensione, janė tė papranueshme. Do
ti pėrkrah veprimet qė ndėrmerren nga organet e autorizuara
tė pavarura kundėr fjalėve tė urrejtjes dhe do tė sigurohem
se zbatohen gjobat dhe dėnimet.
Sė
treti, shumetniciteti:
Pse
duhet tė bėhet Kosova shoqėri e mirėfilltė shumetnike?
Po
jua them unė. Bashkėsia ndėrkombėtare erdhi nė Kosovė duke bėrė
njė pėrpjekje tė paparė pėr ti dhėnė fund shtypjes
etnike tė Millosheviqit. Ata erdhėn pėr ti mbrojtur vlerat
themelore njerėzore ta mbrojnė tė dobėtin nga i fuqishmi.
Bota pati plot simpati pėr ata tė cilėt ishin nxjerrė nga shtėpitė
nė mėnyrėn mė barbare. UNMIK-u dhe KFOR-i u dėrguan qė tė
ndihmojnė nė ndėrtimin e njė shoqėrie tė ēliruar nga
shtypja e tė kaluarės, nė tė cilėn do tė vlenin vlerat tė
cilat sollėn intervenimin.
E dini se Kosovės ende i duhet ndihma
e bashkėsisė ndėrkombėtare. Kosova nuk mund tė pėrparojė
vetėm. Kosova duhet tė dėshmojė se investimi shumė i madh ndėrkombėtar
me njerėz dhe mjete ia ka vlejtur. Ajo duhet tė dėshmojė
se po krijon njė shoqėri nė tė cilėn secili kosovar, pa marrė
parasysh prejardhjen etnike, mund tė jetojė i sigurt e me
dinjitet. Mos harroni se fqinjėt tuaj nė Kosovė kanė tė njėjtat
tė drejta si ju. Duhet ti mirėpritni ata njerėz qė
vendosin tė kthehen. Vetėm atėherė bashkėsia ndėrkombėtare
do tė vazhdojė tė jetė e kuptueshme, tė vazhdojė me ndihmėn
dhe tju mirėpresė nė Evropė - ku Kosova e ka vendin.
******
Tė
dashur kosovarė,
Siē
thashė nė fillim, viti 2003 nuk ka me qenė i lehtė. Por besoj
se mund tia dalim me sfidat para nesh nėse me to ballafaqohemi
sė bashku. Dhe nėse tė gjithė jemi seriozė. Nuk kemi kohė pėr
debate tė rrejshme e lojėra tė fajėsimit tė njėri-tjetrit.
Koha pėr ta zgjidhė statusin final tė Kosovės do tė vijė,
por jo nė vitin 2003. Duhet tė merremi me tri prioritetet. Duhet
ta pėrmirėsojmė ekonominė qė fėmijėve tuaj tu
krijojmė ardhmėri.
Duhet ta luftojmė krimin qė familjeve
tuaja tu ofrojmė siguri. Duhet ta krijojmė njė shoqėri
shumetnike qė tė gjithė ju tė jeni tė mirėpritur nė
familjen e shoqėrive evropiane. Jam i gatshėm tė punoj pėr kėtė,
por dua qė ta bėjmė sė bashku dua tė kaloj sa mė shumė
kompetenca qė ėshtė e mundshme pėr institucionet qė janė tė
gatshme tė punojnė seriozisht pėr Kosovėn. Nėse ne UNMIK-u,
institucionet e Kosovės dhe populli i Kosovės jemi tė gjithė
seriozė dhe nėse i pėrvjelim mėngėt dhe punojmė sė bashku,
jam i bindur se do tė kemi sukses.
Kėtė
javė do ti ftoj udhėheqėsit e partive politike qė tua
shpjegoj konceptin tim pėr ta fituar pėrkrahjen e tyre. Nė
fund, elementi mė i rėndėsishėm do tė jetė pėrkrahja e
vazhdueshme nga ju populli i Kosovės.
Ju falemnderit dhe natėn e mirė.
|