| |
 |
|
|
|
17.01.2003 -
Trepca.net |
|
|
|
Lajme |
|
|
E
premte, 17 janar 2003 |
|
|

|
|
|
|
|
|
Pėrmbajtja:
-
Presidenti Rugova priti sot
njė delegacion tė Bankės Botėrore
-
Akademi
pėrkujtimore dėshmorėve Jusuf, Bardhosh Gėrvalla dhe Kadri
Zeka
-
Dyfishimin
e tatimit nė tė ardhura e ka refuzuar edhe Aleanca e
Biznesit tė Kosovės
-
UNMIK-u
ėshtė pajtuar me iniciativėn e Qeverisė sė Kosovės pėr
krijimin e njė aviokompanie vendees
-
Ministri
Morina ka thėnė se agjencitė mund tė konkurrojnė nė
tender me ndonjė marrėveshje tė pėrbashkėt apo veē e veē
-
D.
Janjiq: Ekziston njė rrymė nė politikėn ndėrkombėtare se
duhet njohur pavarėsinė e kushtėzuar tė Kosovės
-
Robertson
thotė se ende nuk mund tė parashihet kur do tė merren vesh
NATO dhe BE pėr Maqedoninė
-
Mė
1 mars do tė bėhet ndėrrimi i misionit tė NATO-s nė
Maqedoni, thotė kryeminsitri grek
-
Ilir
Meta bisedoi me njė delegacion partiak kinez
-
Kryeministri
i Serbisė thotė se nė Kosovė po ndodhin procese qė
defakto po e kthejnė atė nė njė shtet tė pavarur
-
Kėshilli
i Evropės vlerėson se policia maqedonase ka rrahur,
torturuar dhe vrarė persona qė mbaheshin nė arrest
-
"Standard":
Serbia dhe Mali i Zi - njė shtet pėr vetėm tri vjet
-
Presidenti
i Turqisė thotė se vendi i tij mund tė japė ndihmesė tė
kufizuar nė luftėn kundėr Irakut
-
Hamasi
ka shpallur se do tė vazhdojė sulmet vetėvrasėse
-
Xhejms
L. Xhons, komandant i ri i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė
NATO-s pėr Evropė
-
Bliks
thotė se ekipi i tij ende nuk ėshtė i sigurt se Iraku ėshtė
liruar nga armėt e veta tė ndaluara
-
Sadami
ėshtė pėrbetuar se do t'i mundė trupat amerikane
-
Inspektorėt
kanė gjetur nė Irak 11 predha tė zbrazta nė gjendje shumė
tė mirė
-
Iraku
thotė se bėhet fjalė pėr armė tė vjetra
-
Raketa
gjermane Patriot pėr Izraelin
-
Gjermania
dhe Franca do tė angazhohen sė bashku pėr njė rritje mė tė
fortė ekonomike
-
SHBA
sėrish tė gatshme pėr bisedime me Korenė e Veriut
|
|
|
- Presidenti
Rugova priti sot njė delegacion tė Bankės Botėrore
-
 |
|
- Prishtinė, 17 janar 2003 - Presidenti i Kosovės
Ibrahim Rugova priti sot njė delegacion tė Bankės
Botėrore, tė kryesuar nga drejtori i pėrgjithshėm
i grupit tė kėsaj Banke Shengman Zhang, e ku merrnin
pjesė edhe pėrfaqėsuesi i saj nė Kosovė Sidi
Baubacer, koordinatori i saj pėr Evropėn Juglindore
Kristian Portman etj.
Mė kėtė takim u bisedua pėr ndihmėn e Bankės Botėrore
pėr Kosovėn dhe mėnyrėn sesi duhet tė vazhdojė
kjo ndihmė.
|
-
- Presidenti Rugova theksoi me kėtė rast
njohja e pavarėsisė sė Kosovės do tė hapte perspektivėn
e zhvillimit tė saj ekonomik si dhe marrjen e kredive ndėrkombėtare.
-
-
- Akademi
pėrkujtimore dėshmorėve Jusuf, Bardhosh Gėrvalla dhe Kadri
Zeka
-
- Prishtinė, 17 janar 2003 - Me rastin e
21-vjetorit tė rėnies sė dėshmorėve Jusuf, Bardhosh Gėrvalla
dhe Kadri Zeka, Kryesia e Lidhjes Demokratike tė Kosovės
sot, mė 17 janar 2003, nė ora 17:00, nė Teatrin Kombėtar tė
Prishtinės organizon Akademi pėrkujtimore.
Nė kėtė akademi do tė flasė Presidenti i Kosovės,
Ibrahim Rugova.
-
-
- Dyfishimin
e tatimit nė tė ardhura e ka refuzuar edhe Aleanca e
Biznesit tė Kosovės
-
- Prishtinė, 17 janar 2003 - Dyfishimin e
tatimit nė tė ardhura e ka refuzuar edhe Aleanca e Biznesit
tė Kosovės. Ky asociacion thotė se duke marrė parasysh
situatėn e rėndė sociale nė Kosovė, nivelin e ulėt tė
pagave, papunėsinė e madhe dhe varfėrinė e lartė nė
vend, kėrkon qė vendimi nė tatimin e pagave tė shtyhet tė
paktėn edhe pėr njė vit.
-
- Aplikimi i kėtij tatimi nė kushtet e sotme
jo vetėm qė do tė arrinte varfėrinė e popullatės, por do
tė dėmtonte investitorėt dhe biznesin nė Kosovė, pohojnė
pėrfaqėsuesit e kėsaj organizate.
Gjithashtu edhe institucioni mė i lartė nė Kosovė pėr
ekonomi dhe politikė fiskale ka kundėrshtuar dyfishimin e
tatimit nė paga. Ky institucion do tė mbajė sot njė takim
ku pritet tė vendoset pėr dyfishimin ose jo tė tatimit tė
pagave.
-
-
- UNMIK-u
ėshtė pajtuar me iniciativėn e Qeverisė sė Kosovės pėr
krijimin e njė aviokompanie vendees
-
- Prishtinė, 17 janar 2003 - UNMIK-u ėshtė
pajtuar me iniciativėn e Qeverisė sė Kosovės pėr krijimin
e njė aviokompanie vendėse, e cila sipas parashikimeve do tė
shtonte buxhetin e Kosovės pėr 20 milionė euro nė vit.
"Aviokompania nuk do tė dėmtonte bartėsit kryesorė tė
agjencive tė udhėtimit, por do tė vente rregulla tė pėrpikta
nė kėtė fushė, tė cilave do t'u pėrmbaheshin tė gjithė
pjesėmarrėsit", thotė ministri i Transportit dhe
Telekomunikacionit, Zef Morina.
-
- Ai ka theksuar se Ministria qė ai drejton ka
marrė vendim qė mė 23 janar t'i ftojė tė gjithė
konkurruesit e interesuar pėr pjesėmarrje nė tender pėr
t'i informuar me kushtet tė cilat duhet t'i plotėsojnė.
-
-
- Ministri
Morina ka thėnė se agjencitė mund tė konkurrojnė nė
tender me ndonjė marrėveshje tė pėrbashkėt apo veē e veē
-
- Prishtinė, 17 janar 2003 - Ministri i Shėndetėsisė
Numan Balliq ka kėrkuar nga kryeadministratori i Kosovės
Mihael Shtajner qė tė anulojė vendimin e djeshėm tė
Komisionit pėr emėrime tė larta publike qė Pleurat Sejdiu
tė zgjedhet sekretar i pėrhershėm i kėsaj ministrie. Baliq
kėrkon qė sekretari i pėrhershėm tė zgjedhet me njė
procedurė tė re nė bashkėpunim me Ministrinė e Shėndetėsisė.
Nė letrėn dėrguar kryeadministratorit Shtajner, ministri
Baliq vlerėson se anėtarėt e Komisionit pėr emėrime tė
larta publike gjatė procedurės pėr zgjedhjen e sekretarit tė
pėrgjithshėm kanė qenė tė ndikuar nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė
nga anėtarėt e kėtij Komisioni nga radhėt e Partisė
Demokratike tė Kosovės.
Baliq dyshon se rezultatet e votimit kanė qenė tė pėrgatitura
mė parė, prandaj ai e ka braktisur mbledhjen e komisionit.
Sipas Rregullores sė Komisionit tė emėrimeve tė larta mbi
zgjedhjen e sekretarit tė pėrhershem ministri duhet tė jetė
i pranishėm gjatė votimit, pėrndryshe zgjedhja nuk ėshtė
e vlefshme.
-
-
- D. Janjiq: Ekziston njė rrymė nė politikėn
ndėrkombėtare se duhet njohur pavarėsinė e kushtėzuar tė
Kosovės
-
- Pragė, 17 janar 2003
- Analisti beogradas Dushan Janjiq thotė se, sa u pėrket
bisedimeve pėr statusin e Kosovės, Beogradi ėshtė duke u
vonuar, ndonėse askush nuk mund tė parashikojė kohėn e
miratimit tė vendimit pėr statusin final tė Kosovės.
-
- Ai ka shtuar se
ekziston njė rrymė nė politikėn ndėrkombėtare qė pėrfaqėsohet
nga z. Shtajner, njė pjesė e Kongresit (amerikan) dhe njė
pjesė e politikanėve serbė, pra z. Gjingjiq qė konsiderojnė
se relativisht shpejt duhet njohur pavarėsinė e kushtėzuar
tė Kosovės.
-
- Kėto forca
mendojnė se protektorati ndėrkombėtar nė Kosovė duhet tė
zėvendėsohet me protektoratin e Bashkimit Evropian, thotė
Janjiq pėr tė shtuar:
"Por ekziston edhe rryma tjetėr qė ėshtė nė shumicė
dhe dominante dhe qė thotė se pėr njė gjė tė tillė, pra
pėr atė nėse Kosova duhet tė jetė e pavarur ose jo duhen
10 ose 15 vjetė", thotė analisti beogradas Dushan
Janjiq nė intervistėn pėr radion "Evropa e lirė".
-
-
- Robertson thotė se ende nuk mund tė
parashihet kur do tė merren vesh NATO dhe BE pėr Maqedoninė
-
- Athinė, 17 janar 2003
- Sekretari i pėrgjithshėm i NATO-s lordi Xhorxh Robertson
ka deklaruar mbrėmė nė Athinė se ende ėshtė herėt tė
parashihet se kur NATO dhe BE-ja mund tė arrijnė njė marrėveshje
pėr marrjen e misionit "Harmonia aleate" nė
Maqedoni.
-
- Robertson ėshtė
shprehur se nė gjashtė muajt e ardhshėm bashkėpunimi ndėrmjet
kėtyre dy organizatave do tė marrė pėrmasa historike pasi
tė aktivizohet angazhmani i NATO-s dhe i BE-sė nė Ballkan
me qėllim qė t'i mundėsohet rajonit pėr t'i zgjidhur
problemet.
-
-
- Mė 1 mars do tė bėhet ndėrrimi i misionit
tė NATO-s nė Maqedoni, thotė kryeminsitri grek
-
- Athinė, 17 janar 2003 -
Kryeminsitri grek Kostas Simitis, pas takimit me shefin e
diplomacisė sė BE-sė Havier Solana ka deklaruar se mė 1
mars do tė duhej qė tė bėhet ndėrrimi i misionit tė
NATO-s nė Maqedoni.
-
- Sipas fjalėve tė
tij gjatė javėve tė ardhshme duhet tė pėrgatitet
"korniza institucionale" pasi do tė pasojė
transferi i forcave. Maqedonia tashmė ka bėrė tė ditur se
evroforcat janė tė pranueshme nė kėtė vend.
-
- Qėndrimin zyrtar
pėr kėtė ēėshtje presidenti maqedonas Trajkovski do ta
njoftojė me njė letėr qė kėtyre ditėve do t'ia dėrgojė
Bashkimit Evropian.
-
-
- Ilir Meta bisedoi me njė delegacion partiak
kinez
-
- Tiranė, 17 janar 2003
- Ministri i Punėve tė Jashtme tė Shqipėrisė, Ilir Meta,
priti nė njė takim pune, delegacionin e Partisė Komuniste
Kineze tė kryesuar nga Cai U.
Ilir Meta dhe delegacioni kinez shkėmbyen mendime rreth marrėdhėnieve
tė mira dhe bashkėpunimit qė ekzistojnė mes dy qeverive
dhe vendeve, si dhe rreth perspektivės sė tyre pėr tė
ardhmen.
-
- Nė kėtė kuadėr,
u vlerėsua bashkėpunimi nė fushėn ekonomike ku janė nėnshkruar
disa marrėveshje.
Delegacioni kinez shprehu konsideratat e tij rreth ecurisė sė
reformave dhe pėr pėrpjekjet e Shqipėrisė nė drejtim tė
integrimit tė saj nė Europė.
Nė kuadėr tė marrėdhėnieve midis dy vendeve, zoti Meta
shprehu angazhimin e diplomacisė shqiptare pėr forcimin e mėtejshėm
tė kėtij bashkėpunimi, duke vlerėsuar rolin e rėndėsishėm
tė Kinės nė ēėshtjet ndėrkombėtare si Anėtare e Pėrhershme
e Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara.
-
-
- Kryeministri i Serbisė thotė se nė Kosovė
po ndodhin procese qė defakto po e kthejnė atė nė njė
shtet tė pavarur
-
- Beograd, 17 janar 2003 -
Kryeministri i Serbisė Zoran Gjingjiq nė njė konferencė me
gazetarė ka thėnė se ka ardhur koha pėr tė shtruar ēėshtjen
e statusit pėrfundimtar tė Kosovės.
-
- Sipas Gjingjiqit,
nė Kosovė po lind njė shtet i ri dhe i pavarur dhe po
ndodhin procese tė cilat Kosovėn praktikisht po e shndėrrojnė
nė njė shtet, i cili nė njė ēast do tė pranohet edhe
juridikisht.
-
- Gjatė dy viteve
tė shkuara nė Serbi ka mbizotėruar mendimi se duhet pritur
dhe nuk ėshtė momenti pėr inicimin e ēėshtjes sė
statusit pėrfundimtar tė Kosovės, thotė Gjingjiq, por
shton se koha e pritjes ka ikur.
-
- Prandaj ai ka kėrkuar
qė menjėherė tė fillojė debati mbi statusin pėrfundimtar
tė Kosovės. "Instikti ma thotė se koha ėshtė duke
punuar kundėr Serbisė", ka theksuar kryeministri serb.
-
- Ai vuri nė dukje
se autoritetet e Serbisė po kėrkojnė nga Bashkimi Evropian
qė tė inkuadrohet nė problemin e Kosovės dhe t'i zbatojė
parimet e marrėveshjes sė Dejtonit mbi observimin e kufijve
dhe tė drejtat kolektive tė bashkėsive kombėtare e tė
sigurisė si parim rajonal.
-
- Edhe nėnkryetari
i qeverisė serbe Nebojsha Ēoviq e ka vlerėsuar si pozitive
deklaratėn e kryeministrit serb Gjingjiq. Ēoviq ka theksuar
se Gjingjiq dhe ai ndajnė tė njėjtin mendim pėr atė se
duhet tė ndalet procesi pėr tentimin e krijimit tė Kosovės
sė pavarur, duke shtuar se "gėzon fakti qė Serbia ka
strategjinė e saj pėr kėtė ēėshtje".
-
-
- Kėshilli i Evropės vlerėson se policia
maqedonase ka rrahur, torturuar dhe vrarė persona qė
mbaheshin nė arrest
-
- Bruksel, 17 janar 2003
- Kėshilli i Evropės publikoi dy raporte qė thonė se
policia e Maqedonisė ka rrahur, torturuar dhe vrarė tė
dyshuarit qė mbaheshin tė arrestuar. Raportet e publikuara
nga Komiteti Antitorturė i kėtij Kėshilli bazohen nė
informatat tė publikuara pas vizitės nė Maqedoni nė nėntor
tė vitit 2001.
-
- Raportet pėrshkruajnė
provat e torturės, pėrfshirė edhe abuzimet e dhunshme nga
ana e policisė me shfrytėzimin e shufrave metalike,
shkopinjve tė bejzbollit, imitimin e tredhjes dhe ekzekutime.
-
- Kėshilli i Evropės
u ka bėrė thirrje zyrtarėve tė Maqedonisė qė me njė
deklaratė tė tėrhiqen vėrejtjen tė gjithė policėve se
tortura nuk do tė tolerohet. Qeveria e Maqedonisė ėshtė pėrgjigjur
duke thėnė se ata kanė organizuar trajnime nga fusha e tė
drejtave tė njeriut pėr oficerė tė policisė.
-
-
- "Standard": Serbia dhe Mali i Zi -
njė shtet pėr vetėm tri vjet
-
- Vjenė, 17 janar 2003
- Jugosllavia e tretė pas shkėputjes sė Sllovenisė,
Kroacisė, Bosnje dhe Maqedonisė ishte shtet i cunguar, ndėrsa
me shkėputjen e Malit tė Zi dhe protektoratin ndėrkombėtar
nė Kosovė nga kjo krijesė ka mbetur vetėm njė fiksion,
shkruan nė numrin e djeshėm gazeta vjeneze
"Standard".
-
- Mbi kėto gėrmadha
dhe nėn presionin e Perėndimit gjatė kėsaj jave lind
shteti i ri me emėrtimin Serbia dhe Mali i Zi, njė shtet i pėrkohshėm
pėr vetėm tri vjet me qėllim tė evitimit tė
destabilizimit tė rrezikshėm tė rajonit.
-
- Askush pos disa
burokratėve nė Bruksel nuk beson qė pas katėr luftėrash,
200 mijė viktimave dhe miliona tė shpėrngulurve, ky shtet i
imponuar mund tė bėjė kthesė, vė nė pah e pėrditshmja
austriake "Standard".
-
-
- Presidenti i Turqisė thotė se vendi i tij
mund tė japė ndihmesė tė kufizuar nė luftėn kundėr
Irakut
-
- Ankara, 17 janar 2003
Presidenti i Turqisė, Taxhan Ildem, ka deklaruar sot (tė
premten) nė njė takim me gazetarė nė Ankara se vendi i tij
mund tė japė vetėm ndihmesė tė kufizuar pėr ēfarėdo
lufte tė udhėhequr nga SHBA-tė kundėr Irakut, fqinjit tė
tij jugor, njofton Rojter.
-
- Uashingtoni po bėn
trysni nė aleatėt e vet tė NATO-s pėr tė hapur bazat
ajrore dhe pėr tė ofruar lehtėsitė e tjera pėr aeroplanėt
luftarakė dhe trupat amerikane nė rast sulmi kundėr Irakut.
-
- Ankaraja ka kundėrshtuar
luftėn dhe ka kėmbėngulur tė mos u pėrgjigjet kėrkesava
amerikane, me arsyetim se do tė nevojitej mitratimi i luftės
nga Kombet e Bashkuara dhe votimi i parlamentit turk, ka thėnė
ai, duke mos dhėnė detaje tė tjera.
-
-
- Hamasi ka shpallur se do tė vazhdojė sulmet
vetėvrasėse
-
- Gaza, 17 janar 2003
Hamasi, qė i takon vijės sė fortė, ka kundėrshtuar
bisedimet palestineze pėr armėpushim, qė pritet tė mbahen
nė Kajro javėn e ardhshme dhe ka shpallur se ata do tė
vazhdojnė sulmet vetėvrasėse brenda nė Izrael, njofton
AFP. Ky vendim ėshtė edhe njė goditje e re nė shpresat pėr
ti dhėnė fund konfliktit 27-mujor izraelito-palestinez.
-
-
- Xhejms L. Xhons, komandant i ri i Shtabit tė
Pėrgjithshėm tė NATO-s pėr Evropė
-
- Mons, 17 janar 2003
Sot nė Mons tė Belgjikės u bė ceromonia e ndėrrimit tė
komandės supreme tė Shtabit tė Pėrgjithshėm tė NATO-s pėr
Evropė, ku komandanti mori funksionet e veta.
-
- Gjeneralin e
Forcave Ajrore Amerikane, Xhozef W. Ralston e zėvendėsoi
gjenerali i Marinės Amerikane, Xhejms L. Xhons. Gjenerali
Xhons ėshtė emėruar nė kėtė pozitė mė 18 korrik 2002,
me anė tė njė letre tė presidentit amerikan, Xhorxh Bush,
dėrguar lordit Robertson dhe me pėlqimin e vendeve anėtare
tė NATO-s. Emrimi bėhet pėr njė afat mesatar trevjeēar.
-
-
- Bliks thotė se ekipi i tij ende nuk ėshtė
i sigurt se Iraku ėshtė liruar nga armėt e veta tė
ndaluara
-
- Paris, 17 janar 2003
Kryeinspektori i armėve i Kombeve tė Bashkuara, Hans
Bliks, ka deklaruar sot (tė premten) se ekipi i tij ende nuk
ėshtė i sigurt se Iraku ėshtė liruar nga armėt e veta tė
ndaluara dhe ka nxitur Bagdadin tė demonstrojė se tė gjitha
armėt biologjike dhe kimike janė tė asgjėsuara, njofton
Rojter.
-
- Bliks dhe kolegu
i tij, Mohamed El Baradej kanė qenė nė Paris pėr tė
njoftuar presidentin francez, Zhak Shirak, pėr punėn e
ekipit tė tij 10 ditė para se tė paraqesin raportin nė Kėshillin
e Sigurimit tė KB-sė.
-
- Shiraku ka thėnė
se inspektorėve tė Kombeve tė Bashkuara pėr armė duhet
t'u jipet kohė e nevojshme pėr tė pėrfunduar punėn e tyre
nė Irak. Franca beson se lufta ėshtė zgjidhja mė e keqe,
ka thėnė ai.
-
-
- Sadami ėshtė pėrbetuar se do t'i mundė
trupat amerikane
-
- Bagdad, 17 janar 2003
Presidenti irakian, Sadam Hysein, ka shėnuar sot (tė ptremtėn)
12-vjetorin e Luftės sė Gjirit tė vitit 1991, dhe ėshtė pėrbetuar
se do t'i mundė trupat amerikane, siē ėshtė shprehur, nė
dyert e Bagdadit, njofton Rojter. Ai ka thėnė, gjithashtu,
se ka mobilizuar armatėn e tij dhe ka pėrpiluar planin kundėr
ēdo invazioni tė trupave amerikane, tė grumbulluara tash nė
rajonin e Gjirit.
-
-
- Inspektorėt kanė gjetur nė Irak 11 predha
tė zbrazta nė gjendje shumė tė mirė
-
- Bagdad, 17 janar 2003 -
Kombet e Bashkuara thonė se inspektorėt e tyre kanė gjetur
nė Irak 11 predha tė zbrazta nė gjendje shumė tė mirė, tė
sajuara pėr bartjen e agjencave kimik tė luftės. Zėdhėnėsi
i inspektorėve, Hiro Ueki tha nė Bagdad se ato predha nuk
kanė qenė tė deklaruara mė parė nga Iraku, por ka
ngurruar tė elaborojė mė tej pėr rėndėsinė e mundėshme
tė kėsaj gjetjeje.
-
- Zėdhėnėsi i
Stejt Departamentit tha se kėto gjetje nuk befasojnė Shtetet
e Bashkuara sepse municionet kimike ishin njė nga fushat e mėdha
pėr tė cilat Uashingtoni ka thėnė se nuk ishin shpallur nė
deklaratėn irakiane pėr armtimin drejtuar Kombeve tė
Bashkuara nė dhjetor.
-
-
- Iraku thotė se bėhet fjalė pėr armė tė
vjetra
-
- Bagdad, 17 janar 2003 -
Qeveria irakiane e paraqiti gjetjen e armėve si tė parėndėsishme.
Shefi i komisionit vėzhgues kombėtar irakian, Hosam Mohamed
Amin tha se bėhet fjalė pėr armė tė vjetra:
-
- "Nuk kemi tė
bėjmė as me armė kimike, as biologjike, kemi tė bėjmė me
koka eksplozive bosh. Ato janė raketa tė vogla artilerie,
koha e pėrdorimit tė tė cilave ka skaduar. Ato janė
harruar pa synimin pėr t'i pėrdorur, sepse koha e pėrdorimit
tė tyre ka skaduar qė 10 vjet mė parė".
-
-
- Raketa gjermane Patriot pėr Izraelin
-
- Berlin, 17 janar 2003
Raketat kundėrajrore gjermane tė tipit Patriot, tė kėrkuara
nga Izraeli do tė dėrgohen ndoshta nė fund tė kėtij
muaji. Njė marrėveshje pėrkatėse u nėnshkrua nė
ministrinė gjermane tė mbrojtjes nga tė dyja palėt. Dėrgimi do tė bėhet me anije.
-
- Sipas marrėveshjes, ushtria gjermane do t'i
huajė Izraelit pėr dy vjet dy sisteme raketash Patriot pa
personel. Ēdo sistem pėrbėhet nga njė pajisje radari, njė
qendėr tė drejtimit tė zjarrit dhe tetė aparate nisėse pėr
cdo katėr raketa.
-
-
- Gjermania
dhe Franca do tė angazhohen sė bashku pėr njė rritje mė tė
fortė ekonomike
-
- Berlin, 17 janar 2003 Gjermania dhe
Franca do tė angazhohen sė bashku pėr njė rritje mė tė
fortė ekonomike. Nė tė dyja vendet ka ende rezerva pėr
zhvillim, tė cilat duhen mobilizuar, thanė nė Berlin
kancelari gjerman, Gerhard Shrėder dhe kryeministri francez,
Zhan Pierr Rafarėn.
-
- Edhe Rafarėn theksoi se Parisi dhe Berlini
kanė tė njėjtat probleme nė fushat e punėsimit, tė shėndetit
dhe pensioneve.
-
- Veē kėsaj, tė dyja palėt janė tė tė njėjtit
mendim se pakti i stabilitetit evropian ėshtė shumė i rėndėsishėm,
por se duhet tė bėhet e qartė se luftimi i papunėsisė ka
tė njėjtėn rėndėsi, tha Shrėder. Shrėder dhe Rafarėn
thanė se gjendja e fortė e euros aktualisht nuk pėrbėn
rrezik pėr eksportin.
-
-
- SHBA
sėrish tė gatshme pėr bisedime me Korenė e Veriut
-
- Uashington, 17 janar 2003 - Zėvendėsministri
amerikan i punėve tė jashtme, Riēard Armitazh ritheksoi dėshirėn
e SHBA pėr ta zgjidhur nė mėnyrė paqėsore krizėn me
Korenė e Veriut.
-
- Tani e ka radhėn Koreja e Veriut tė vendosė,
tha Armitazh nė Uashington. Qeveria amerikane i ofroi
Phenianit tė mėrkurėn rinisjen e bisedimeve, por ndeshi nė
refuzim. Presidenti amerikan, Xhorxh Bush tha se Koreja e
Veriut mund tė marrė ndihma nė ushqime dhe nė energji, nė
rast se e ndryshon qėndrimin nė grindjen atomike.
|
|
|

|
|

|
|
Copyright©2000-2003
Trepca.net - Tė gjitha
tė drejtat e rezervuara. |
|
|

|
|
|