|
 |
|
A
ka detyrė mė tė shenjtė se sa tė dalėsh nė mbrojtje
tė vullnetit tė lirė tė popullit tė tėnd tė
shumėvuajtur; tė dalėsh nė mbrojtje tė inteligjencės
sė pėrjashtuar nga rrjedhat normale tė jetės; tė mbrosh
interesat e rinisė dhe tė studentėve tanė; tė luftosh
kundėr krimit poolitik, korrupsionit, prostitucionit si dhe
kundėr tė gjitha dukurive tjera negative qė nuk po e
lėnė Kosovėn tė shohė dritėn e bardhė?! Kėto janė
arsyet mė tė mėdha pėr tė formuar ndonjė organizatė
kombėtare me njerėz tė pėrgaditur profesionalisht
(qoftė ajo edhe ilegale), dhe jo tė dalim me emra
bombastik tė organizatave qė shtrojnė kėrkesa politike
jashtė konteksteve kohore dhe qė janė totalisht nė
kundėrshtim me vullnetin e lirė tė popullit shqiptar tė
Kosovės.
17
janar 2003 / Shkruan:
Besim KRASNIQI
Vrasjet
e njėpasnjėshme politike nė Kosovė nga strukturat e
organizuara kriminale antishqiptare e sidomos vrasja e
kolonel Tahir Zemės nė Pejė dhe rreziku i mėtejmė pėr
vrasjet tjera politike me qėllime tė errėta ndaj statusit
tė ardhshėm tė Kosovės, siē po shihet nuk i ka lėnė
indiferente disa forca profesionale ushtarake me orientim
tė drejtė kombėtar, qė tė organizohen nė mbrojtje tė
vlerave tė Lirisė dhe nė veprim konkret kundėr krimit
politik dhe korrupsionit ekonomik, tė cilat pėrkundėr
prezencės sė UNMIK-ut dhe KFOR-it nė Kosovė, kanė
marrė hov tė madh. |
Nė
Komunikatėn Nr.001 tė organizatės "Sigurimi i
Atdheut" dėrguar njėrit nga televizionet e Kosovės
(RTV21), janė shprehur hapur qėllimet e formimit tė kėsaj
organizate, e qė konsistojnė plotėsisht me situatėn e krijuar
nė periudhėn e pasluftės nė Kosovė nga strukturat e
organizuara politiko-ushtarake, gjė qė nėnkupton se kjo
organizatė paraqitet mu nė momentin kur organet e sigurisė ndėrkombėtare
dhe tė vendit e kanė humbur luftėn kundėr krimit politik dhe
korrupsionit nė Kosovė. Se vėrtetė e kanė humbur luftėn kundėr
krimit nė Kosovė flasin shumė fakte, e ndėr to flet edhe
moszbulimi i asnjė vrasjeje politike tė pasluftės nga organet
policore ndėrkombėtare dhe ato tė vendit.
Njė
formė e tillė e organizimit sikurse qė ėshtė "Sigurimi i
Atdheut" do tė ishte vėrtetė i tepėrt poqėse organet
policoro-ushtarako-gjyqėsore nė Kosovė do tė
funksiononin efektivisht dhe nė bazė tė rregullativave tė
parapara me norma pėrkatėse ligjore, e qė nėnkupton njėkohėsisht
edhe veprimin nėn moton e njohur "Zero tolerancė
krimit". Mirėpo, shoqėria e Kosovės sė lirė,
inteligjenca demokratike e Kosovės, personalitetet politike si
dhe e gjithė ajo pjesė e shoqėrisė qė ndjehet e pėrafėrt me
Lidhjen Demokratike tė Kosovės dhe me subjektet tjera politike
aleate tė LDK-sė janė lėnė nėn mėshirėn e krimit politik
dhe korrupsionit tė ashpėr, janė lėnė pa ndonjė pėrkrahje
(as morale), e tė gjitha kėto qė vijnė drejtpėrdrejtė si
pasojė e luftės sė grupeve kriminale pėr pushtet tė dhunshėm
politiko-ekonomik nė Kosovė.
Prandaj,
a ka detyrė mė tė shenjtė se sa tė dalėsh nė mbrojtje tė
vullnetit tė lirė tė popullit tė tėnd tė shumėvuajtur; tė
dalėsh nė mbrojtje tė inteligjencės sė pėrjashtuar nga
rrjedhat normale tė jetės; tė mbrosh interesat e rinisė dhe tė
studentėve tanė; tė luftosh kundėr krimit poolitik,
korrupsionit, prostitucionit si dhe kundėr tė gjitha dukurive
tjera negative qė nuk po e lėnė Kosovėn tė shohė dritėn e
bardhė?! Kėto janė arsyet mė tė mėdha pėr tė formuar ndonjė
organizatė kombėtare me njerėz tė pėrgaditur profesionalisht
(qoftė ajo edhe ilegale), dhe jo tė dalim me emra bombastik tė
organizatave qė shtrojnė kėrkesa politike jashtė konteksteve
kohore dhe qė janė totalisht nė kundėrshtim me vullnetin e lirė
tė popullit shqiptar tė Kosovės.
Pėr
kėtė arsye, organizata e oficerėve shqiptarė"Sigurimi i
Atdheut" duhet tė jetė plotėsisht e vetėdijshme pėr barrėn
e madhe qė po e merr mbi vete, si dhe pėr pėrgjegjėsinė qė
po ia ngarkon vetes, nė mėnyrė qė edhe veprimet e saj tė jenė
nė pėrputhje me interesat e popullit shqiptar tė Kosovės.
Bazuar nė Komunikatėn Nr.001 tė "Sigurimi i Atdheut",
synimet janė shumė tė drejta, kombėtare, tė qėlluara dhe
konstruktive dhe janė tė papėrballueshme pėr strukturat e
organizuara kriminale nė Kosovė.
Pakėnaqėsia,
pasiguria dhe mospajtimi i shoqėrisė sė Kosovės me vrasjet
politike dhe korrupsionin kanė arritur kulminacionin e vet, e
sidomos frika pėr tė lėvizur i lirė edhe nė orėt e mbrėmjes
nė kohėn kur Kosova quhet e lirė ėshtė njė ndjenjė e
papranueshme pėr qytetarėt e lirė, sikurse qė janė bėrė tė
papranueshme moszbulimi dhe mosdėnimi i vrasėsve tė
personaliteteve tė ēmuara politike e ushtarake tė Kosovės. Me
formimin e organizatės "Sigurimi i Atdheut" nė Kosovė
shpresohet tė arrihen kthesa tė mėdha dhe pozitive nė sferėn
e sigurisė sė intelektualėve, politikanėve, bartėsve tė
pushtetit politik dhe tė popullit tė Kosovės nė pėrgjithėsi,
si dhe nė vazhdimėsinė e proceseve tė nisura tė shtetėzimit
dhe pavarėsimit tė Kosovės, padyshim duke llogaritur gjithnjė
nė mbėshtetjen morale e juridike tė SHBA-sė, si aleate dhe
mike e pėrhershme e shqiptarėve.
|
|