| |
 |
|
|
|
16.01.2003 -
Trepca.net |
|
|
|
Lajme |
|
|
E
enjte, 16 janar 2003 |
|
|

|
|
|
|
|
|
Pėrmbajtja:
-
Presidenti Rugova nė
takimin me Papandreun ka thėnė se nė Ballkan tė gjithė
shikojnė nga Evropa
-
Kuvendi miratoi Ligjin pėr
ambientin
-
BSPK kundėr vendimit pėr
rritjen e shkallės sė tatimeve
-
Darian Pavli nga HRW:
Disa vrasje shumė shqetėsuese me natyrė politike nė Kosovė
-
Papandreu nė takimin me
z. Shtajner tha se integrimi i vendeve tė Ballkanit kėrkon pėrkushtimin
e BE-sė
-
Mijėra qytetarė tė
Kosovės vizituan dje Reēakun pėr tė pėrkujtuar katėrvjetorin
e masakrės serbe
-
Takimi i pėrfaqėsuesve
tė serbėve tė Kosovės me Mihael Shtajnerin ka pėrfunduar
pa rezultate
-
Ministria e Transportit
dhe e Telekomunikacionit ėshtė dakorduar pėr formimin e
bordit pėr mbikėqyrjen e punėve
-
Kėshilli i NATO-s thotė
se nė Kosovė do tė qėndrojnė midis 28 - 30 mijė
paqeruajtės tė KFOR-it
-
Paqeruajtėsit e NATO-s
nė Kosovė filluan stėrvitjet e quajtuar "Rojtari i
shpejt 2003"
-
Qeveria e Kosovės kundėr
rritjes sė shkallės sė tatimeve nė paga
-
Dy persona tė armatosur
kanė plaēkitur njė cisternė me 32 mijė litra naftė
-
Shqipėria ka marrė
kryesinė e Forumit tė Bashkėpunimit pėr Sigurim tė OSBE-sė
-
Uashingtoni e quan
spekulim lajmin pėr marrjen me qira tė bazave ushtarake
jugosllave
-
Edhe Beogradi pėrgėnjeshtron
lajmin pėr marrjen me qira tė bazave ushtarake nga ana e
Uashingtonit
-
Solana pėrfundon vizitėn
nė Shkup
-
Gjermania ka shėnuar
shtim tė deficitit publik nė shkallėn rekorde nė vitin
2002
-
Ekspertėt e armėve tė
OKB-sė kanė bastisur befas shtėpitė e dy shkencėtarėve
irakianė
-
Bliks ka deklaruar se do
t'i thotė Irakut se situata ėshtė "shumė e tensionuar
dhe shumė e rrezikshme"
-
Moska kėrkon fundin e
krizės nė Irakut
-
Bliks: Iraku ka ende
mundėsi ta parandalojė luftėn
-
Koreja e Veriut nuk
pranon ofertėn amerikane pėr bisedime
|
|
|
- Presidenti
Rugova nė takimin me Papandreun ka thėnė se nė Ballkan tė
gjithė shikojnė nga Evropa
-
 |
|
- Prishtinė, 16 janar 2003 - Presidenti i Kosovės
Ibrahim Rugova priti mbrėmė shefin e diplomacisė
greke Jorgos Papandreu, vendi i tė cilit ėshtė
kyesues aktual i Bashkimit Evropian. Presidenti
Rugova dhe ministri Papandreu kanė biseduar pėr
situatėn nė Kosovė dhe rajon.
Pas takimit Presidenti Rugova tha se ka falendėruar
Greqinė pėr praninė ushtarake dhe humanitare nė
Kosovė dhe i ka shprehur ministrit Papandreu
objektivat e institucioneve tė Kosovės, siē janė
zhvillimi ekonomik, privatizimi dhe po ashtu integrimi
i grupeve etnike nė shoqėrinė kosovare.
|
-
- Presidenti
tha se njohja e njė Kosove tė pavarur, demokratike dhe paqėsore,
tė integruar nė Evropė, do tė qetėsonte rajonin.
Presidenti i Kosovės vlerėsoi se nė Ballkan po shėnohen lėvizje
pozitive dhe tė gjitha vendet tashmė shikojnė nga Evropa,
por njėherit shtoi se nė kėtė rajon ende ka probleme.
-
-
- Papandreu
nė takimin me z. Shtajner tha se integrimi i vendeve tė
Ballkanit kėrkon pėrkushtimin e BE-sė
-
- Prishtinė, 16 janar 2003 - Gjatė vizitės nė
Kosovė ministri i jashtėm grek Jorgos Papndreu, nė cilėsinė
e kryesuesit tė radhės sė BE-sė, nė takimin me
kryeadministratorin e Kosovės Mihael Shtajner ka theksuar se
stabiliteti nė rajon dhe integrimi i vendeve tė Ballkanit ėshtė
interes i BE-sė.
-
- Ai
shprehu pėrkrahjen e BE-sė dhe tė vendit tė tij pėr
proceset aktuale poliitike nė Kosovė. Papandreu nėnvizoi se
BE-ja do tė ndihmojė kėtė rajon qė tė pėrparojė, por
edhe pėrkushtimin e rajonit qė tė punojė pėr tė pėrmbushur
standardet evropiane qė tė bėjnė reformat praktike qė tė
dėshmojnė gatishmėri pėr t'u pėrballur me sakrifica dhe
ndryshimet pėr tė bėrė njė Ballkan tė suksesshėm.
-
- Papandreu
tha se kjo ėshtė shumė e rėndėsishme pėr vendet si
Kosova e cila ka kaluar nėpėr njė konflikt etnik.
-
- Grupet
e ndryshme etnike, fetare, ideologjike dhe njerėzit e ndryshėm
mund tė jetojnė sė bashku si qytetarė tė Evropės duke
kultivuar vepra tė njėjta tė demokracisė, sundimit tė
ligjit, respektimit tė tė drejtave tė njeriut dhe tė
komuniteteve pakicė, tha ai.
-
- Pėrmbushja
e kėtyre parimeve pėrshpejton procesin e integrimit nė
Evropė, por nuk pranoi tė komentojė pėr zgjidhjen e
statusit politik tė Kosovės.
-
- Ai
vetėm shtoi se se nė takimin e lartė tė BE-sė qė do tė
mbahet nė qershor tė kėtij viti nė Selanik do tė ripėrsėritet
qėndrimi se ky rajon nuk ėshtė harruar dhe se ėshtė nė
interesin e BE-sė qė ai tė jetė i qėndrueshėm dhe i
integruar.
Shefi i UNMIK-ut Mihael Shtajner tha se ėshtė mirė qė z.
Papandreu po viziton Kosovėn mu nė pėrvjetorin e tragjedisė
sė Reēakut skenė e mizorive tė forcave serbe nė janar tė
vitit 1999, kur edhe ėshtė shėnuar njė ndėr kthesat mė tė
rėndėsishme nė luftėn e Kosovės.
-
- Shtajner
tha se kjo vizitė dėshmon pėr qėndrimin e BE-sė nė rajon
dhe pėrkushtimin e tij pėr Kosovėn dhe pėr procesin qė po
zhvillohet kėtu.
-
-
- Kuvendi
miratoi Ligjin pėr ambientin
-
- Prishtinė, 16 janar 2003 - Pas njė shyrtimi nėn
pėr nen, deputetėt e Kuvendit tė Kosovės sot me 87 vota
pro dhe pa asnjė votė kundėr dhe abstenim miratuan Ligjin pėr
mbrojtjen e ambientit.
Praprakisht kryetarėt e komisioneve tė mjedisit, buxhetit
dhe atij tė komuniteteve dhanė pėrkrahjen e tyre pėr
projektligjin nė fjalė sė bashku me 83 amandamentet e tyre
dhe tė qeverisė.
Ministri i dikasterit pėrkatės Ethem Ēeku miratimin e
ligjit e vlerėsoi shumė tė rėndėsishėm, sepse Kosova
deri mė tash kishte ndonjė ligj qė rregullonte kėtė fushė.
-
-
- BSPK
kundėr vendimit pėr rritjen e shkallės sė tatimeve
-
- Prishtinė, 16 janar 2003 - Nė njė konferencė
me gazetarė tė Bashkimit tė Sindikatave tė Pavarura tė
Kosovės u u tha se ngritja e tatimit nė rroga i ka shqetėsuar
sindikatat e Kosovės. Sipas tyre, kjo rritje e tatimit qind pėr
qind ėshte e papėrballueshme pėr tė punėsuarit, tha Bahri
Shabani, kryetar i BSPK-sė, i cili druan se nuk do tė mund tė
pėrballohet kjo rritje e tatimit.
Sindikata kėrkon qė tė shtyhet ngritja e tatimit nė rroga
ose tė anulohet vendimi pėrderisa tė mos ngriten rrogat e
punėtorėve. Megjithatė BSPK ka caktuar njė afat deri mė
31 janar 2003 pėr tė marrė pėrgjigje, ose do tė detyrohet
tė ndėrmarrė hapa pėr t'i rezistuar vendimit tė
administratės tatimore.
Gjithashtu BSPK lidhur me kėtė ēėshtje u ka dėrguar njė
kėrkesė kryeadministratorit Shtajner dhe kryeministrit tė
Kosovės Bajram Rexhepi.
-
-
- Darian
Pavli nga HRW: Disa vrasje shumė shqetėsuese me natyrė
politike nė Kosovė
-
- Londėr, 16 janar 2003 - Organizata ndėrkombėtare
pėr mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut, Human Rights Watch
(Hjuman Rajts Uoē), ka botuar raportin vjetor pėr vitin e
kaluar.
-
- Ky
raport bėn njė vlerėsim global mbi situatėn e tė drejtave
tė njeriut nė gjashtėdhjetė vende tė botės. Raporti
shqyrton situatėn e tė drejtave tė njeriut dhe nė Shqipėri,
Kosovė dhe Maqedoni.
Pėrfaqėsuesi i kėsaj organizate Darian Pavli, qė mbulon
Shqipėrinė, Kosovėn dhe Maqedoninė, duke komentuar pėr
BBC-nė specifikat e problemeve lidhur me tė drejtat e
njeriut nė Kosovė, tha:
-
- "Nė
Kosovė, njė nga problemet qė kemi parė gjatė kėtij viti,
sidomos nė muajt e fundit, ėshtė ekzistenca dhe tolerimi i
njė ekstremizmi politik dhe etnik nė tė dyja palėt e
spektrit etnik, qoftė nė shqiptarėt, qoftė nė serbėt".
Ai thotė se te shqiptarėt kjo manifestohet me disa vrasje
shumė shqetėsuese me natyrė politike, apo qė tė paktėn
duken se janė me natyrė politike dhe perceptohen nga publiku
si tė tilla.
-
- "Kemi
vrasjen e z. Bytyēi, kemi vrasjen mjaft tė rėndė tė z.
Tahir Zemaj kėto ditėt e fundit, por nuk janė kėto tė
vetmit, ėshtė njė listė e gjatė e vrasjeve qė duken se
janė me natyrė politike nė Kosovė, qė mbeten tė pandėshkuara",
tha ai.
Darian Pavli ėshtė i mendimit se njė pjesė e madhe e pėrgjegjėsisė
i takon autoriteteve tė OKB-sė atje dhe tė KFOR-it, sepse
janė nė njė masė tė madhe pasoja tė njė tolerimi mjaft
tė gjatė dhe tė papranueshėm tė ekstremizmit dhe tolerancės.
Ndėrkaq pėr palėn serbe ai thot e njėjta gjė vlen edhe pėr
rojet e urės nė Mitrovicė. Ngjarjet e prillit nė Mitrovicė,
kur njė turmė e madhe e rojeve tė urės dhe ekstremistėve
tė tjerė iu pėrgjigjėn me armė zjarri dhe me granata edhe
vetė policisė sė UNMIK-ut, ishte incidenti mė i rėndė qė
policia e UNMIK-ut ishte pėrballur gjatė kėtyre viteve.
-
-
- Mijėra
qytetarė tė Kosovės vizituan dje Reēakun pėr tė pėrkujtuar
katėrvjetorin e masakrės serbe
-
- Reēak, 16 janar 2003 - Mijėra qytetarė nga
shumė vise tė Kosovės vizituan dje fshatin Reēak pėr tė
pėrkujtuar katėrvjetorin e masakrės qė ndodhi nė kėtė
vendbanim mė 15 janar tė vitit 1999, kur forcat serbe kishin
masakruar 42 shqiptarė, si dhe pėr tė ndarė dhembjen me
familjarėt e viktimave. Ish-shefi i Misionit tė OSBE-sė,
ambasadori amerikan Uiliam Voker nė katėr vjetorin e kėsaj
masakre ua ka dėrguar njė letėr banorėve tė kėtij
fshati.
Mbrėmė u mbajt edhe njė akademi pėrkujtimore nė Teatrin
Kombėtar tė Kosovės, ku u vlerėsua se masakra e Reēakut i
dėshmoi bashkėsisė ndėrkombėtare se ishte ēasti i fundit
qė ta kuptonte se ēfarė po ndodhte nė Kosovė, nėse nuk
intervenohet me kohė, tha nė fjalėn e tij kryetari i
Asamblesė komunale tė Shtimės Fehmi Mujota.
Ndėrkaq nė fjalėn e rastit kryetari i Parlamentit tė Kosovės
Nexhat Daci tha se masakra e Reēakut nė tė cilėn u
masakruan 42 civilė tė moshave dhe gjinive tė ndryshme nga
forcat e armatosura serbe ėshtė ngjarje tronditėse nė
historinė e Kosovės. Ai ka shtuar se kjo ėshtė njė nga
ngjarjet mė tė dhimbshme tė popullit shqiptar.
Nė pėrkujtim tė kėsaj ngjarje tė hidhur u shfaq edhe
dokumentari i RTK-sė kushtuar masakrės sė Reēakut.
-
-
- Takimi
i pėrfaqėsuesve tė serbėve tė Kosovės me Mihael
Shtajnerin ka pėrfunduar pa rezultate
-
- Prishtinė, 16 janar 2003 - Takimi i pėrfaqėsuesve
tė serbėve tė Kosovės dhe shefit tė UNMIK-ut Mihael
Shtajner ka pėrfunduar pa rezultate. Kėrkesat e pėrfaqėsuesve
tė koalicionit serb "Kthimi" janė refuzuar nga nga
shefi i UNMIK-ut, duke ua bėrė tė qartė edhe njėherė se
ata janė tė obliguar ta respektojnė votėn e qytetarėve tė
tyre.
-
- Tė
gjitha prononcimet e pėrfaqėsuesve serbė pas takimit
tregonin mospėrmbushjen e kėrkesave tė tyre nga UNMIK-u.
-
- Si
rezultat atyre u mbetet qė nė ditėt e ardhshme tė vendosin
nėse do tė kthehen nė punimet e Parlamentit tė Kosovės tė
cilin e kanė braktisur mė 7 nėntor. Serbėt kanė kėrkuar
njė kontroll tė zyrtarizuar tė Parlamentit i cili do tė
duhej t'i pėrfshinte edhe komisionet parlamentare, kėrkesė
kjo e paarsyeshme pėr Shtajnerin.
-
- Ky
i fundit tha se nuk ėshtė kėtu qė tė plotėsojė kushtet,
por vetėm tė ndihmojė dhe tė sigurojė se Kuvendi do tė
respektojė rregullat dhe Kornizėn Kushtetuese.
-
-
- Ministria
e Transportit dhe e Telekomunikacionit ėshtė dakorduar pėr
formimin e bordit pėr mbikėqyrjen e punėve
-
- Prishtinė, 16 janar 2003 - Ministria e
Transportit dhe e Telekomunikacionit ėshtė dakorduar pėr
formimin e Bordit pėr mbikėqyrjen e punėve tė sektorėve tė
kėsaj ministrie.
-
- Kėtė
vit kompania e postės dhe telekomunikacionit do tė pėrballet
me konkurrencė nė tė dy telefonitė atė fikse dhe mobile,
ka deklaruar ministri i Transportit dhe Telekomunikacionit Zef
Morina.
-
- Ai
ka theksuar se ky bord do tė mbikėqyrė dhe do tė pėrkujdeset
pėr evitimin e keqpėrdorimeve tė mundshme qė mund tė vijnė
si pasojė e mosmenaxhimit tė mirė tė punėve nė kėtė
ministri.
Nė kėtė takim ka marrė pjesė edhe pėrfaqėsuesi i Zyrės
sė BE-sė nė Kosovė Endi Birpark dhe Lars Jansen nga AKM-ja
dhe zyrtarė tė tjerė vendorė dhe ndėrkombėtarė.
-
-
- Kėshilli
i NATO-s thotė se nė Kosovė do tė qėndrojnė midis 28 -
30 mijė paqeruajtės tė KFOR-it
-
- Bruksel, 16 janar 2003 - Kėshilli i NATO-s ka
konkluduar se problemet e mėdha qė rrezikojnė sigurinė e
Ballkanit imponojnė qė forcat ndėrkombėtare ushtarake dhe
civile tė qėndrojnė edhe mėtej nė atė rajon.
-
- Duke
shqyrtuar se sa forca ushtarake do tė duhej tė mbesin nė atė
rajon ėshtė konkluduar se nė Kosovė edhe mėtej do tė qėndrojnė
midis 28 e 30 mijė paqeruajtės tė KFOR-it.
Zyrtarėt e NATO-s kanė diskutuar edhe rreth situatės nė
Kosovė dhe kanė theksuar se prania e NATO-s nė kėtė vend
ėshtė e domosdoshme pėr njė kohė shumė tė gjatė nė mėnyrė
qė tė krijohet ambient i sigurt pėr organizmat e tjerė
vendorė dhe ndėrkombėtarė nė pėrballjen me sfida tė
reja siē janė kryesisht krimi i organizuar dhe zgjidhjet e
problemeve politike.
Njė zyrtar i lartė ka theksuar qėllimi i NATO-sė ėshtė qė
nė Kosovė tė funksionojė njė qeveri stabile, por sipas
tij ky qėllim ende ėshtė i largėt.
-
- Ai
ka theksuar se NATO-ja kurrė nuk ka pretenduar se mund t'i
zgjidhė tė gjitha problemet nė Kosovė, por ajo ėshtė vetėm
njė prej lojtarėve tė rėndėsishėm qė duhet edhe nė tė
ardhmen tė krijojė ambient tė sigurtė.
-
-
- Paqeruajtėsit
e NATO-s nė Kosovė filluan stėrvitjet e quajtuar
"Rojtari i shpejt 2003"
-
- Prishtinė, 16 janar 2003 - Paqeruajtėsit e udhėhequr
nga NATO-ja nė Kosovė me kėrcime parashutiste nga avioni
filluan stėrvitjet e quajtuar "Rojtari i shpejtė
2003", me qėllim tė trajnimit tė forcave rezervė pėr
ndėrmarrjen e operacioneve paqeruajtėse nė Ballkan.
-
- Zėdhėnėsi
i KFOR-it Toni Adams tha se kėto stėrvitje vjetore
demonstrojnė zotimet vijuese tė NATO-s pėr paqe dhe siguri
nė Ballkan. Zėdhėnėsi Adams tha se shumica e pjesėmarrėsve
nė stėrvitje janė trupa amerikane me bazėn e tyre nė
Gjermani dhe Itali.
-
-
- Qeveria
e Kosovės kundėr rritjes sė shkallės sė tatimeve nė paga
-
- Prishtinė, 16 janar 2003 - Qeveria e Kosovės
konsideron se duhet tė shtyhet ngritja enorme tatimore nė tė
ardhurat personale deri sa tė aprovohet ligji pėr menaxhimin
e financave i cili po procedohet nė Parlamentin e Kosovės.
-
- Deri
atėherė Qeveria e Kosovės rekomandon tė vazhdojė praktika
e tatimit sikur nė vitin 2002. Qeveria mbrojti kėtė qėndrim
me faktin se njė shkallė kaq e lartė e tatimit nė tė
ardhurat personale do tė dėmtonte seriozisht standardin jetėsor
tė punėsuarve dhe mund tė rrezikonte shkallėn aktuale tė
stabilitetit social nė Kosovė.
-
- Ndėrkohė
qeveria do tė shqyrtojė dhe rekomandojė mundėsitė e
zgjerimit tė bazės tatimore pėr tė kompenzuar mungesėn
buxhetore qė do tė rezultonte nga pezullimi i zbatimit tė kėsaj
rregullore.
Qeveria e Kosovės nė kėtė takim aprovoi projektligjin pėr
arkivat e Kosovės, projektligjin pėr bibliotekat dhe
projektligjin pėr vendosjen e tatimit nė pronėn e paluajtėshme
nė Kosovė.
-
-
- Dy
persona tė armatosur kanė plaēkitur njė cisternė me 32
mijė litra naftė
-
- Prishtinė, 16 janar 2003 - Dy persona tė
armatosur kanė rrėmbyer njė vozitės tė Maqedonisė, i
cili drejtonte njė kamion cisternė me 32 mijė litra naftė
tė dedikuar pėr termocentralet e Kosovės.
-
- Njoftohet
se personat e armatosur kanė ndaluar kamionin dhe i kanė
detyruar vozitėsit qė tė ndryshojnė drejtimin e rrugės,
duke e kthyer atė nė Fushė-Kosovė.
-
- Mė
pas kėta persona tė armatosur kanė zbrazur kėtė sasi tė
naftės nė njė cisternė tjetėr dhe i kanė liruar vozitėsit,
ka thėnė zėdhėnėsi i UNMIK-ut Andrea Anjeli. Policia e
UNMIK-u ėshtė duke hetuar rastin e raportuar dhe se ndaj
vozitėsit nuk ėshtė ushtruar dhunė.
-
-
- Shqipėria
ka marrė kryesinė e Forumit tė Bashkėpunimit pėr Sigurim
tė OSBE-sė
-
- Tiranė, 16 janar 2003 - Nė katėrmujorin e
parė tė kėtij viti Shqipėria ka marrė kryesinė e Forumit
tė Bashkėpunimit pėr Sigurim tė OSBE-sė. Kjo ėshtė hera
e parė qė Shqipėria merr kryesinė e njėrit prej dy
forumeve kryesore te OSBE qė prej antarėsimit saj nė kėtė
organizatė me 1991.
Ambasadori i Shqipėrisė nė OSBE, z. Zef Mazi, nė
kapacitetin e kryetarit tė Forumit tė Bashkėpunimit pėr
Sigurim, gjatė njė takimi qė pati me kryetarin e radhės tė
OSBE-sė, Ministrin e Jashtėm tė Holandes, z. Jaap De Hoop
Scheffer, e siguroi per angazhimin e Shqipėrisė pėr
realizimin e tė gjitha objektivave qė Kryesia i ka vėnė
vetes dhe Organizatės pėr vitin 2003.
Nėn kryesinė e Shqipėrisė, Forumi i Bashkėpunimit pėr
Sigurim i OSBE-sė do tė pėrgatisė njė numėr kontributesh
pėr objektivat qė ka paraqitur kryesia holandeze e OSBE-sė.
Ky forum, qė prej krijimit tė tij ėshtė mandatuar tė
zhvillojė negociata midis shteteve pjesėmarrėse pėr
kontrollin e armėve, ēarmatimin dhe paketės se plotė tė
krijimit tė masave te besimit dhe tė sigurimit.
-
-
- Uashingtoni
e quan spekulim lajmin pėr marrjen me qira tė bazave
ushtarake jugosllave
-
- Uashington, 16 janar 2003 - Departamenti i
Shtetit dhe ai i Mbrojtjes sė SHBA-ve kanė hedhur poshtė si
spekulim tė mediave lajmin nga Brukseli pėr kinse bisedimet
e SHBA-ve me autoritetet e Beogradit pėr marrjen me qira tė
bazave ushtarake nė Jugosllavi.
-
- Nė
Uashington theksojnė se fjala ėshtė pėr njė
"informacion plotėsisht pa bazė" i cili, edhe para
njė viti ėshtė lansuar nga njė burim i Brukselit, e pastaj
ėshtė pėrgėnjėshtruar nga ana amerikane.
-
- Poashtu
nė Uashington theksohet se meqė RFJ nuk ėshtė anėtare e
Partneritetit pėr Paqe, e pėrjashton mundėsinė e njė marrėveshjeje
bilaterale ndėrshtetėrore pėr bashkėpunimin konkret me
Beogradin.
-
-
- Edhe
Beogradi pėrgėnjeshtron lajmin pėr marrjen me qira tė
bazave ushtarake nga ana e Uashingtonit
-
- Beograd, 16 janar 2003 - Edhe shefi i
diplomacsiė jugosllave Goran Svillnaoviq ka pėrgėnjeshtruar
lajmin se kinse SHBA-tė i kanė propozuar autoriteteve tė
Beogradit pėr tė marrė me qira pėr 99 vjet disa baza
ushtarake jugosllave.
-
- Svillanoviq
ka thėnė pėr mediat serbe se ky lajm nuk ėshtė i vėrtetė
dhe ka pėrkujtuar se vetėm pas hyrjes sė vendit tė tij nė
Partneritetin pėr Paqe do tė definohen mė qartė ineteresat
e Beogradit dhe tė vendeve me tė cilat do tė jetė partner.
-
-
- Solana
pėrfundon vizitėn nė Shkup
-
- Shkup, 16 janar 2003 - Pėrfaqėsuesi i lartė
i Bashkimit Evropiane pėr politikė tė Jashtme Havier
Solana, e konsideroi vizitėn e tij nė Shkup si tė
suksesshme.
-
- Vizita
e z. Solana tė mėrkurėn nė kryeqytetin e Maqedonisė
kishte dy qėllime: pėr tė analizuar zbatimin e deritanishėm
tė Marrėveshjes sė Ohrit dhe pėr tė diskutuar pėr zėvendėsimin
e misionit paqėruajtės tė NATO-s nė vend me trupa tė
Bashkimit Evropian.
Ai tha se BE ėshtė i gatshėm tė marrė nė duar misionin
ushtarak dhe konfirmoi se dhe zyrtarėt e Shkupit kanė dhėnė
pėlqimin e tyre pėr kėtė.
-
-
- Gjermania
ka shėnuar shtim tė deficitit publik nė shkallėn rekorde nė
vitin 2002
-
- Visbaden, Gjermani, 16 janar 2003 Gjermania, e cila
ka ekonominė mė tė madhe nė 12 vendet e zonės sė euros,
ka shėnuar shtim tė deficitit publik nė shkallėn rekorde nė
vitin 2002, madje ka tejkaluar limitet e BE-sė dhe ky shtim
ka lėvizur herė mė shumė e herė mė pak derisa ėshtė
ndalur nė muajt e fundit tė vitit tė kaluar, kanė bėrė tė
ditur zyrtarėt, njofton AFP.
-
- Deficiti
publik gjerman ka kėrcyer nė 77. 2 milionė euro (81 milionė
dollarė) nė vitin 2002, qė ėshtė baras me 3.7 pėr qind tė
shtimit tė brutoproduktit nė vitin 2002. Nė krahasaim me
deficitin 57,5 milionė euro, sa ishte mė 2001, shprehur nė
pėrqindje, ėshtė 2.8 pėr qind mė shumė, kanė bėrė
llogsaritjen zyrtarėt e Zyrės federale tė statistikės.
-
-
- Ekspertėt
e armėve tė OKB-sė kanė bastisur befas shtėpitė e dy
shkencėtarėve irakianė
-
- Bagdad, 16 janar 2003 Ekspertėt e armėve
tė Kombeve tė Bashkuara kanė vizituar befas sot (tė
enjten) shtėpitė e dy shkencėtarėve irakianė nė Bagdat,
ku pėr herė tė parė kanė bastisur banesat e tyre nė kėtrkim
tė armėve irakiane tė shkatėrrimit masiv, njofton Rojter.
-
- Dėshmitarėt
kanė pohuar se ekipi i Agjencisė ndėrkombėtare tė
energjisė bėrthamore kanė arritur pa paralajmėrim dhe kanė
hyrė nė shtėpinė e shkencėtarit Faleh hasan, i cili udhėheq
Kompaninė shtetėrore Al Razi, e cila ka qenė e implikuar nė
programin e bėrthamuar tė Irakut nė tė kaluarėn.
-
-
- Bliks
ka deklaruar se do t'i thotė Irakut se situata ėshtė
"shumė e tensionuar dhe shumė e rrezikshme"
-
- Bruksel, 16 janar 2003 Kryeinspektori i
Kombeve tė Bashkuara, Hans Bliks, ka deklaruar sot (tė
enjten) se do t'i thotė Irakut se situata ėshtė "shumė
e tensionuar dhe shumė e rrezikshme" dhe vetėm bashkėpunimi
i plotė me ekipin e tij mund tė mėnjanojė opsionin e luftės,
njofton Rojter.
-
- Pas
takimit me zyrtarėt e BE-sė nė Bruksel, z. Bliks ka thėnė
nė njė konferencė tė shkurtėr pėr media se inspektorėt
e Kombeve tė Bashkuara kanė zbuluar nė Irak materiale tė
armėve konvencionale, disa syresh tė dy vjetve tė fundit, qė
janė importuar ilegalisht, por mbetet ende tė vėrtetohet nėse
ato u janė dedikuar armėve tė shkatėrrimit nė masė.
-
- Pėr
tė evituar luftėn, Bagdadi, duhet tė japė tė dhėna tė
besueshme se ka asgjėsuar programet e dyshimta bėrthamore,
kimike dhe biologjike dhe tė lejojė shkencėtarėt e vet tė
intervistohen lirisht pa ndėrmjetėsim brenda ose jashtė
vendit, kurse alternativa tjetėr ėshtė, siē e dini,
opsioni i aksionit tė armatosur kundėr Irakut, ka thėnė
Bliks.
-
-
- Moska
kėrkon fundin e krizės nė Irakut
-
- Moskė, 16 janar 2003 - Rusia ka dėrguar njė
delegacion tė nivelit tė lartė nė Irak. Ndėrkohė qė
kryeinspektori i armėve i OKB-sė, Hans Bliks pritet tė udhėtojė
tė dielėn drejt Bagdadit.
Menjėherė me tė arritur nė Bagdad, kryetari i delegacionit
rus, zėvendėsministri i Jashtėm, Aleksandėr Saltanov tha
se Moska dėshiron qė tė gjejė njė zgjidhje diplomatike
dhe politike pėr krizėn rreth programit irakian tė
armatimit.
Sipas tij, Rusia do qė tė ndalojė njė konflikt ushtarak tė
Irakut me Shtetet e Bashkuara.
-
-
- Bliks:
Iraku ka ende mundėsi ta parandalojė luftėn
-
- Nju Jork, 16 janar 2003 - Kryeinspektori i armėve
tė Kombeve tė Bashkuara, Hans Bliks, tha se Iraku ndodhet
para njė situate tepėr tė vėshtirė, por ka ende mundėsi
ta parandalojė luftėn duke siguruar prova tė reja mbi
programin e tij tė armėve bėrthamore.
-
- Zoti
Bliks tha se ai do ta pėrcjellė kėtė mesazh tek zyrtarėt
irakianė kur sė bashku me drejtorin e Agjencisė Ndėrkombėre
tė Energjisė Bėrthamore, Mohammed ElBaradei, tė vizitojnė
Bagdadin tė dielėn.
-
- Vizita
bėhet para se raporti i inspektimit i 27 janarit ti dorėzohet
Kėshillit tė Sigurimit. Gjithashtu dje, Shtetet e Bashkuara
i kėrkuan zyrtarisht ndihmė NATO-s nė rast lufte me Irakun.
-
-
- Koreja
e Veriut nuk pranon ofertėn amerikane pėr bisedime
-
- Pekin, 16 janar 2003 - Diplomati mė i lartė
amerikan pėr ēėshtjet e Azisė Lindore thotė se zgjidhja e
mosmarrėveshjes bėrthamore me Korenė e Veriut do tė jetė
njė proces shumė i ngadalshėm. Ndihmėssekretari i Shtetet,
Xhejs Kelli, foli sot nė Pekin pasi u dha fund bisedimeve me
zyrtarėt kinezė. Mė pas zoti Kelli shkoi nė Singapor.
Zoti Kelli tha se Shtetet e Bashkuara, Kina, Koreja e Jugut,
Russia dhe Japonia janė dakord se gadishulli korean duhet tė
jetė njė zonė pa armė bėrthamore. Por ai tha se arritja e
kėtij qėllimi do tė kėrkojė kohė nė mėnyrė qė tė bėhet
siē duhet, siē u shpreh ai.
|
|
|

|
|

|
|
Copyright©2000-2003
Trepca.net - Tė gjitha
tė drejtat e rezervuara. |
|
|

|
|
|