|
- 14
janar 2003 / Shkruan: Sefedin
KRASNIQI
- E di qė pėr ju takimet
zyrtare dhe jo zyrtare me njerėz tė ndryshėm janė tė rėndomta
dhe shpesh ēėshtje rutine. Por, pėr mua, njė takim, edhe
pse i rastit, me njerėz sikur ju mbetet i paharruar, i
gravuar nė kujtes. Nė mėngjesin e 10 tetorit tė vitit
2002, pra jemi takuar krejt rastėsisht. Kur ju thash : - Mirėmėngjesi
z. Steiner i Kosovės, kjo i Kosovės si duket ju
befasoi. Me buzėqeshjen e zakonshme karizmatike dhe tė ėmbėl
mė pėrshėndetėt edhe Ju.
- Pasi u interesuat, ju
tregova qė jam shqiptar nga Kosova. Derisa kryeja, ndaj jush,
detyrėn time zyrtare, ju propozova njė kafe tė cilėn e
pranuat me «gjithė dėshirė ». Duke mė shikuar nė sy, si
duket, pėr tė pėrceptuar reagimin tim, shprehėt
entuziazmin pėr dorėzimin e Ivanoviqit te organet gjyqėsore
tė Kosovės. Pėr kėtė fakt, tashmė, ishit shprehur ditė
mė parė pėr mediat.
- Sigurisht pėr tė mėsuar
se sa i pėrcjellin shqiptarėt ngjarjet nė Kosovė, u
interesuat edhe nėse isha nė rrjedhė pėr shtatė pikat e
juaja pėr bashkimin e Mitrovicės. Atėherė ishin shumė
aktuale. Duhet tė pranoj se mė habiti, pėr tė mirė,
thjeshtėsia e juaj e komunikimit me njerėz qė nuk janė tė
ngarkuar me kurrfarė funksioni politik nė Kosovė, siē
ishte dhe ėshtė rasti im. Nė fillim ngurrova ta shpreh
mendimin tim edhe pse biseda jonė as nuk ishte zyrtar as nuk
luante ndonjė rol tė veēant pėr kėto ēėshtje.
- Megjithatė, ju thash se pėr
Ivanoviqin nuk kisha ndonjė koment, sepse edhe ashtu pas
atrociteteve qė serbėt na kanė shkaktuar nė Kosovė, edhe
sikur ky tė shndėrrohej nė engjėll, unė megjithatė do tė
isha i njėanshėm. Ndėrsa pėr bashkimin e Mitrovicės, pasi
mu dha rasti, u shpreha se plani juaj ishte ambicioz dhe
bashkimi i Mitrovicės mė gėzonte si ēdo shqiptar tė Kosovės.
- Sa pėr tė mbajtur gjallė
fillin e bisedės i pėrmenda problemet kufitare me
ish-Republikėn Jugosllave tė Maqedonisė. Duke vėrejtur ngėrthimin
e fytyrės tuaj mu duk sikur deshėt tė mė thoni se kėto
probleme, tash pėr tash, ishin klasuar. Pastaj, kaluam nė njė
problem qė nė Kosovė edhe sot po kėrcėnon mbi kokė si
shpata e Demokleut.
-
- Siguria dhe vrasjet misterioze nė Kosovė
Ju
thash se, sipas asaj qė po pėrshpėritet nė popull, siguria
nė Kosovė lė pėr tė deshiruar. Se policia e UNMIK-ut, po
thuhet, ėshtė e ngathtė, e SHPK nuk ka mjaftė kompetenca.
Se hija e zezė e grindjes sė luftės pėr pushtet po mbėshtjell
nė tė zeza familje tė tėra nė Kosovė.
-
- Meqė ishim nė prak tė zgjedhjeve lokale,
humbja e «partive tė dalura nga lufta » mund tė pėrcillej
me dhunė. Kisha deshirė dhe nevojė tju flisja edhe mė,
por ana zyrtare e imja nuk ma lejonte. Edhe ju e mbaruat kafen, e ora e ikjes ju erdhi. U pėrshėndetėm
ėmbėl dhe shumė njerėzisht.
Nga ai takim, qė te unė ka lėnė mbresa, z. Steiner, sot mė
10 janar 2003, u bėnė tre muaj. Pėr kėta tre muaj nė
Kosovė nga plumbat e gangesterėve janė vrarė dhjetė
njerėz. Po them njerėz, sepse, nė njė takim me Presidentin
e Kosovės dr. Rugovėn, keni kėrkuar qė kėto vrasje tė
mos kualifikohen si vrasje politike.
-
- Pra ėshtė vrarė Ukė Bytyēi, vetė i treti. Ėshtė vrarė avokati
Ibish Hoti nė Pejė, pastaj dy tė rinj, gjithashtu nė Pejė,
qė emrat e tyre pėr momentin nuk mė kujtohen. Ėshtė vrarė Adem Zeka nė
Pejė. Mė 04 janar 2003 janė vrarė Tahir Zemaj, me tė
birin Enisin dhe kushėririn Hasanin, edhe kėta nė Pejė.
Pasi kėtė shkrim po e bėj publik, asnjėrit nga tė vrarėt
nuk ia pėrmenda as funksionet politike as pjesėmarrjen e
tyre nė luftė. Por kjo nuk i zbut fare dhembjet e familjeve,
tė afėrmėve tė tyre dhe mė gjerė.
-
- Kjo
nuk e zbeh as respektin e popullit pėr ta, varėsisht nga
kontributi qė kanė dhėnė pėr Kosovėn. Megjithatė,
vrasja e Tahir Zemajt, djalit tė tij Enisit dhe kushėririt
Hasan Zemajt nga gangsterėt, si duket ka trazuar mė sė
shumti shqiptarėt nė pėrgjithėsi, ata tė Kosovės nė veēanti.
-
- Askush nuk di sa veta i shkuan nė varrim. Po
thonė se toka mezi i ka mbajtur! Gojėkqinjėt po thonė
se gangsterėt edhe ditėn e varrimit tė Tahir Zemajt
kanė arritur ta montojnė njė bombė nė vendin ku duhej tė
zhvillohej ceremonia e varrimit. Shpėrthimin e saj e paska bėrė
policia speciale e UNMIK-ut, vetėm tridhjetė minuta, para
fillimit tė ceremonisė mortore.
Sidoqoftė, skena politike dhe vrasjet misterioze nė Kosovė
mi kujtojnė « Brigadat e kuqe » nė Itali dhe vrasjet
serike tė asaj kohe deri te vrasja e Aldo Moros.
-
- Kjo mė kujton edhe vrasjet serike nė
Gjermani nga FARL (Fraksioni i Armatės sė Kuqe). Kujtesa e sė
kaluarės shpesh ėshtė ugur i keq pėr tė ardhmen, prandaj
me shqetėsim po pyes z. Steiner: A do tė lejojė UNMIK-u dhe
KFOR-i zhytjen e Kosovės nė banjo gjaku ?
-
- Pas pyetjes kam edhe njė lutje. Ashtu siē i
ka shpetuar shqiptarėt e Kosovės Bashkėsia ndėrkombėtare
nga gjakatari Millosheviq, shpėtoni edhe sot nga gangsterėt.
Z. Steiner, bėrja publike e njė takimi tė rastit ėshtė
shprehje e lodhjes dhe mėrzisė sė njė njeriu qė ėshtė
kundėr dhunės tė ēfarėdo lloji.
|
|