| |
 |
|
|
|
14.01.2003 -
Trepca.net |
|
|
|
Lajme |
|
|
E
marte, 14 janar 2003 |
|
|

|
|
|
|
|
|
Pėrmbajtja:
-
Shefi i misionit tė SHBA-sė nė Prishtinė
thotė se pavarėsia e Kosovės duhet tė meritohet
-
Ėshtė
gjetur i vdekur njė ushtar i KFOR-it
-
Vitin
qe shkoi ne rajonin e Gjilanit ndodhen 8 vrasje
-
Kryesia e Kuvendit tė Kosovės vendosi qė
ēėshtja e sigurisė tė shtyhet pėr javėn tjetėr
-
As dje nuk u nėnshkrua marrėveshja pėr
njohjen e targave tė automjeteve tė Kosovės nė Serbi
-
Nė
mungesė tė thėngjillit sot reduktimet janė tri orė me
rrymė e tri pa tė
-
Janė
identifikuar edhe dy tė vrarė gjatė luftės nga komuna e
Klinės
-
Pėrgėnjeshtrim
nga Shkupi lidhur me vdekjen e njė pasagjeri shqiptar nė
aeroportin e Shkupit
-
Reshjet
e borės kanė shkaktuar vėshtirėsi tė mėdha nė rrugėt qė
lidhin Kosovėn me Luginėn e Preshevės
-
U
promovua monografia nė dy vėllime pėr Shaban Palluzhėn
-
Dy
biznismenė gjermanė po gjykohen me akuzat se Irakut i kanė
shitur pajisje ushtarake
-
Amerikanėt
kanė konfiskuar mbi 300 raketa nė Afganistanin Lindor
-
Bagdadi
pohon se Sadam Hysein do tė luftojė deri nė plumbin e
fundit tė Irakut
-
Trupat
izraelite kanė vrarė dy palestinezė tė armatosur
-
Delegatėt
palestinezė do tė flasin nė konferencėn e paqes nė nėpėrmjet
lidhjeve videotelefonike
-
Uashington:
Ndihmat mund tė rifillojnė nėse Koreja e Veriut ndryshon qėndrimin
-
Kėrkimet
pėr armė tė ndaluara nė Irak mund tė zgjasin deri nė njė
vit
-
Liberman vendos kandidaturėn pėr zgjedhjet
presidenciale
-
Bliks thotė se mund tė mos jetė kurrė nė
gjendje tė deklarojė se Iraku ėshtė ēarmatosur plotėsisht
-
Afganistani
me statusin e favorizuar nė eksportin me Shtetet e Bashkuara
-
Njė
gjykatė amerikane ka filluar gjykimin ndaj ish-ekspertit tė
agjencisė sė spiunazhit satelitor
-
Numri
i viktimave nga moti i ftohtė nė Evropė dhe Azi ka arritur
nė mbi 1 mijė
|
|
|
- Shefi
i misionit tė SHBA-sė nė Prishtinė thotė se pavarėsia e
Kosovės duhet tė meritohet
-
- Uashington, 14 janar 2003 - Udhėheqėsit
politikė tė Kosovės duhet ta kuptojnė se pavarėsia duhet
merituar, tha Reno Harnish, shef i misionit tė SHBA-sė nė
Prishtinė, nė njė takim me Martin Vulajn, drejtor ekzekutiv
i Kėshillit Kombėtar Shqiptaro-Amerikan (KKSHA) nė zyrat e
KKSHA-sė nė Uashington.
Duke diskutuar gjendjen aktuale te Kosovės, progresin e
arritur qė prej pėrfundimit tė luftės si dhe sfidat qė
mbeten pėr tė ardhmen, ambasadori Harnish tha se misioni i
SHBA-ve nė Kosovė po pėrqendrohet kryesisht nė tri pėrparėsi:
ligjin dhe rregullin, zhvilimin ekonomik dhe kthimin e
refugjatėve. Ai tha se shumė mė tepėr duhet bėrė nė
secilėn prej kėtyre fushave.
Udhėheqėsit politikė duhet tė punojnė mė tepėr pėr
kthimin e serbėve; jo thjeshtė tė flasin, por ta dėshmojnė
pėrkrahjen e tyre pėr kthimet, tha Harnish, duke shtuar se
politikanėt e Kosovės "nuk kanė ngulmuar edhe aq pėr
kėtė ēėshtje dhe duhet ta kuptojnė qė ėshtė pengesa mė
e madhe pėr pavarėsinė".
Z.Vulaj ra dakord se duhet bėrė mė tepėr nė kėtė
drejtim, por njėkohėsisht theksoi se kthimet duhet tė bėhen
nė baza vullnetare dhe individuale, qė nė ndonjė rast tė
caktuar mund tė kėrkojnė edhe njė periudhė koheje tė
gjatė. Sipas tij, ata qė duan tė kthehen duhet pikėsėpari
tė kalojnė nėpėr njė proces verifikimi nė mėnyrė qė tė
sigurohet se nuk do tė lejohet kthimi nė Kosovė i atyre qė
planifikuan krimet e luftės apo i atyre qė kryen
barbarizmat.
Drejtori ekzekutiv i KKSHA-sė gjithashtu shprehu shqetėsim
mbi vrasjet e shumta qė janė bėrė nė Kosovė qė prej pėrfundimit
tė luftės paēka pranisė sė madhe tė NATO-s nė vend.
Vulaj pyeti, "si ėshtė e mundur qė 40.000 trupa tė
NATO-s janė tė vendosura nėpėr Kosovė dhe sėrish kanė
ndodhur njė numėr vrasjesh duke pėrfshirė edhe disa qė
duket se janė bėrė pėr motive politike ndėrkohė qė
askush nuk ėshtė arrestuar nė lidhje me vrasjet"?
Ambasadori Harnish, i cili shoqėrohej nė takim
nga Donald Braum, zėvendėsdrejtor pėr Kosovėn nė
Departamentin e Shtetit Amerikan, tha se pėrpjekjet e
paqeruajtėsve shumėkombėtarė po dėmtohen nga hezitimi i dėshmitarėve
pėr tė dėshmuar nė proceset gjyqėsore.
-
- Megjithatė, diplomati amerikan ishte
optimist pėr pėrmirėsimet nė ligj e rregull nė tė
ardhmen, duke vlerėsuar lart efikasitetin e Shėrbimeve
Policore tė Kosovės qė pėrbėhet nga 5.300 policė.
Nė vazhdim, Harnish beri tė ditur se Departamenti i Drejtėsisė
sė SHBA-ve, qė ėshtė angazhuar nė fushėn e ligjit dhe
rregullit nė Kosovė, ėshtė i pėrgatitur mė mirė pėr tė
luftuar krimin sesa forcat paqeruajtėse tė NATO-s.
-
-
- As
dje nuk u nėnshkrua marrėveshja pėr njohjen e targave tė
automjeteve tė Kosovės nė Serbi
-
- Prishtinė, 14 janar 2003 - Zėdhėnėsi i
administratės sė UNMIK-ut ka bėrė tė ditur se pėr shkak
tė motit tė lig e ka anuluar vizitėn e djeshme nė Kosovė
zėvendėskryeministri serb Nebojsha Ēoviq.
-
- Ai do tė duhej tė nėnshkruante me UNMIK-un
marrėveshjen pėr njohjen e targave qė pėrdorin automjetet
e regjistruara nė Kosovė, si dhe tė diskutonte marrėveshjen
pėr njohjen e dokumentave tė identifikimit.
Kjo ėshtė hera e dytė qė pėr njė arsye apo tjetėr
shtyhet nėnshkrimi i kėsaj marrėveshjeje.
-
-
- Ėshtė
gjetur i vdekur njė ushtar i KFOR-it
-
- Viti, 14 janar 2003 - Ėshtė gjetur i
vdekur njė ushtar i KFOR-it tė hėnėn nė mėngjes nė bazėn
ushtarake "Megrat" tė Vitisė, kanė bėrė tė
ditur burimet e komandės sė KFOR-it nė bazėn Bondstill.
-
- Ushtari ka qenė pjesėtar diviziont tė kėmbėsorisė
sė Brigadės sė Lindjes. Ushtari, identiteti i tė cilit nuk
ėshtė njoftuar, ėshtė gjetur i vdekur nė dhomėn e tij,
kurse hetimet po kryen policia ushtarake.
-
-
- Vitin qe shkoi ne rajonin e
Gjilanit ndodhen 8 vrasje
-
- Gjilan, 14 janar 2003 (QIK)
- Gjatė viti 2002 nė rajonin e Gjilanit kanė ndodhur 8
vrasje. Kėshtu tha sot pėr gazetarėt Naser Ibrahimi, zėdhėnės
rajonal i policisė, duke iu referuar statistikave tė njėsisė
tė hetimeve antkrim.
Viktima kanė qenė 5 shqiptarė dhe 3 serbė, ndėrkaq qė nė
arrest janė vėnė 8 tė dyshimtė. Pesė prej tyre janė
shqiptarė, 1 ėshtė serb, ndėrsa 3 tė tjerėt nuk
identifikohen.
Janė shėnuar edhe 8 raste tė braktisjes, lėnies,
ngulfatjes apo mbytjes sė foshnjave tė posalindura qė
poashtu konsiderohen si krim i rendė. Policia ka arrestuar dy
femra tė dyshimta, njė shqiptare dhe njė serbe, tha sot zėdhėnėsi
Ibrahimi.
-
-
- Kryesia e Kuvendit tė Kosovės vendosi qė
ēėshtja e sigurisė tė shtyhet pėr javėn tjetėr
-
- Prishtinė, 14 janar 2003
- Duke pasur parasysh se nuk ėshtė pėrgatitur si duhet
trajtimi i ēėshtjes sė sigurisė pėr seancėn plenare tė
16 janarit, siē ishin pajtuar kryetarėt e tri grupeve
parlamentare dhe e kishin miratuar edhe deputetėt nė seancėn
e shkuar dhe pėr faktin qė z. Steiner dhe udhėheqės tė
tjerė tė UNMIK-ut, pėrgjegjės tė sektorėve qė lidhen me
sigurinė nė Kosovė atė ditė nuk do tė jenė nė Kosovė,
Kryesia e Kuvendit tė Kosovės vendosi qė ēėshtjen e
sigurisė ta vėrė nė rend dite nė seancėn plenare tė 23
dhjetorit.
-
- Anėtarėt e
Kryesisė u pajtuan qė ēėshtja tė mos trajtohet si
ekscesive dhe qė Komisioni parlamentar pėr Gatishmėri
Emergjente tė pėrgatisė njė material bazė pėr diskutim.
Kryesia e Kuvendit tė Kosovės vendosi qė nė seancėn e tė
enjtės ( 16 janar) ta nxjerrė pėr shqyrtim tė dytė
projektligjin pėr Ambientin, pasi qė nga komisionet
kompetente parlamentare janė harmonizuar amendamentet e
propozuara nė kėtė projektligj.
Nė kėtė takim tė Kryesisė u shqyrtua edhe kalendari i
mbledhjeve tė Kuvendit, tė Kryesisė dhe tė komisioneve pėr
periudhėn kohore janar-mars 2003 dhe ēėshtje tė tjera tė
organizimit tė brendshėm nė funksion tė mbarėvajtjes sė
punės nė organin legjistlativ tė Kosovės.
-
-
- IRC stimulon gratė pėr dialog dhe diskutim
tė pėrbashkėt tė problemeve
-
- Gjilan, 14 janar 2003 - IRC do t`i tubojė
gratė nga rajoni i Anamoravės, pėrkatėsisht sektori i
lindjes, nė njė takim tė pėrbashkėt qė do tė mbahet mė
16 janar, nė Brezovicė.
Takimi u ofron mundėsinė grave qė tė njihen me Rregulloren
2000/45 tė UNMIK-ut si dhe funksionimin e pushtetit lokal. Qėllimi
i kėtij takimi, qė ėshtė rasti i parė ku do tė tubohen
gratė e tė gjitha komuniteteve dhe nga tė gjitha
vendbanimet, ėshtė qė tė stimulohet dialogu dhe qė gratė
tė kenė mundėsinė per t`i diskutuar bashkarisht ēėshtjet
me interes tė pėrgjithshėm.
-
-
- Nė
mungesė tė thėngjillit sot reduktimet janė tri orė me
rrymė e tri pa tė
-
- Prishtinė, 14 janar 2003 - Nė mungesė tė
thėngjillit sot reduktimet nė Kosovė janė tri orė me rrymė
e tri pa tė. Moti i lig dhe temperaturat e ulėta kanė
goditur prodhimin e energjisė elektrike edhe ashtu nė
gjendje tė rėndė.
-
- Pėr shkak tė mungesės sė thėngjillit nuk
mund tė startojė gjeneratori A-3 i gatshėm pėr prodhim. Nė
tri blloqe tė tjera po prodhohen 200 megavatė energji
elektrike sa edhe importohen nga Shqipėria.
-
-
- Janė
identifikuar edhe dy tė vrarė gjatė luftės nga komuna e
Klinės
-
- Klinė, 14 janar 2003 - Nėnkėshilli pėr
Mbrojtjen e tė Drejtave e tė Lirive tė Njeriut nė Klinė
njofton se pas ekzaminimit tė bėrė nė Institutin e Mjekėsisė
Ligjore nė Rahovec, janė identifikuar edhe dy tė vrarė
gjatė luftės nė Kosovė nga komuna e Klinės, tė cilėt
deri mė tani konsideroheshin tė zhdukur.
Bėhet fjalė pėr Ilaz Hysen Gashin (1955) nga Mleqani i
Malishevės, me vendbanim nė Klinė, ish-mėsimdhėnės nė
Gjimnazin "Luigj Gurakuqi" nė Klinė, i zhdukur mė
31 mars 1999 nė fshatin Pastasellė tė Rahovecit dhe Leonard
Dedė Palucajn (1972) nga Klina, ushtar i Ushtrisė Ēlirimtare
tė Kosovės, i zhdukur nė maj tė vitit 1999 nė Koshare tė
Gjakovės.
Sipas njoftimeve nga NKMDLNJ nė Klinė po vazhdon edhe mė
tej puna nė identifikimin e kufomave tė tjera.
-
-
- Pėrgėnjeshtrim
nga Shkupi lidhur me vdekjen e njė pasagjeri shqiptar nė
aeroportin e Shkupit
-
- Shkup, 14 janar 2003 - Ditė mė parė nė
aeroportin e Shkupit ka vdekur njė pasagjer nga Kosova nė njė
aeroplan qė kishte ateruar nga Gjermania. Meqenėse pasagjerėt
nuk janė lejuar tė dalin nga aeroplani, njė pasagjer ka
vdekur, thuhej nė njė njoftim nga Shkupi. Nga drejtori i Ndėrmarrjes
Publike pėr Shėrbime tė Aeroporteve tė Maqedonisė ka
arritur ky pėrgėnjėshtrim.
"Me shqetėsim tė jashtėzakonshėm i pritėm akuzat
ndaj Aeroportit tė Shkupit pėr mosbashkėpunim dhe maltretim
tė udhėtarėve tė fluturimeve tė divertuara prej
Aeroportit tė Prishtinės.
-
- I shprehim ngushėllimet tona mė tė thella
pėr familjen dhe tė afėrmit e tė ndjerit dhe njėkohėsisht
pėrgėnjeshtrojmė informatėn se rasti nė fjalė ka tė bėjė
me ndonjė lėshim nga ana e shėrbimeve tė Aeroportit tė
Shkupit", thuhet nė njė reagim tė Fatmir Besimit,
drejtor i Ndėrmarrjes Publike pėr Shėrbime tė Aeroporteve
tė Maqedonisė.
Pėr rastin konkret kontrolli i fluturimeve i informon shėrbimet
e aeroportit se nė aeroplanin e kompanisė Eurowings tė
divertuar nga Prishtina gjendet njė udhėtar i sėmurė, i
cili ka nevojė pėr intervenim tė shpejtė mjekėsor.
Menjėherė, pas parkimit tė aeroplanit, ekipi mjekėsor i
ndihmės sė shpejtė tė aeroportit e ka pranuar tė sėmurin
dhe i njėjti ėshtė dėrguar nė klinikėn e Shkupit, thuhet
nė vazhdim tė kėtij reagimi.
Poashtu theksohet se bashkėpunimi me Aeroportin e Prishtinės
paraqet njė nga synimet e udhėheqėsisė sė Aeroportit tė
Shkupit nė koordinim me Drejtorinė pėr fluturime civile.
"Obligim profesional dhe moral i yni ėshtė qė tė
informojmė opinionin Kosovar se udhėtarėt nga fluturimet e
divertuara nga Aeroporti i Prishtinės kanė trajtim jo vetėm
tė barabartė, por edhe tė privilegjuar nė krahasim me
udhetarėt e rregullt.
-
- Atyre u ofrohet edhe mundėsia qė tė mos u
nėnshtrohen kontrolleve tė rregullta tė pasaportave dhe
doganave dhe tė kalojnė 'tranzit' nėpėr Maqedoni, kėshtu
qė kontrolli i vetėm bėhet nga autoritetet e UNMIK-ut nė
hyrje tė Kosovės (dmth. llogariten sikur tė kenė aterruar
ne Aeroport tė Prishtinės)", thuhet nė fund tė kėtij
reagimi dėrguar redaksisė sonė.
-
-
- Reshjet
e borės kanė shkaktuar vėshtirėsi tė mėdha nė rrugėt qė
lidhin Kosovėn me Luginėn e Preshevės
-
- Preshevė, 14 janar 2003 - Reshjet e borės
kanė shkaktuar vėshtirėsi tė mėdha nė rrugėt qė lidhin
Kosovėn me Luginėn e Preshevės. Kėshtu qė qytetarėt pėr
tė arritur nė Kosovė udhėtojnė me orė tė tėra nėpėrmjet
Bujanocit. Nė pozitė mė tė vėshtirė mbeten banorėt e
Malėsisė sė Preshevės nė kėtė acar tė vėrtetė dimri.
-
-
- U
promovua monografia nė dy vėllime pėr Shaban Palluzhėn
-
- Prishtinė, 14 janar 2003 - Nė Bibliotekėn
Kombėtare Universitare nė Prishtinė dje u promovua
monografia nė dy vėllime "Shaban Palluzha" tė
autorit Azem Hajdini - Xani. Diskutuesit tha pėr kėtė
monografi thanė se ajo ėshtė njė kronikė pėr lėvizjen
kombėtare shqiptare pėr ēlirimin dhe bashkimin kombėtar tė
viteve 1941-1945.
-
- Recenzenti Bedri Zyberaj tha se autori nėpėrmjet
kėtij libri sjell dėshmi dhe fakte tė panjohura deri mė
tash pėr njerėn ndėr figurat e rėndėsishme tė pėrpjekjeve
tė shqiptarėve pėr ēlirimin kombėtar. Poashtu u tha se
autori i kėsaj monografie ishte bashkėpjesėmarrės i atyre
ngjarjeve dhe kjo vepėr historike u vlerėsua e njė rėndėsie
tė veēantė.
-
-
- Dy
biznismenė gjermanė po gjykohen me akuzat se Irakut i kanė
shitur pajisje ushtarake
-
- Manhajm, 14 janar 2003 - Dy biznismenė
gjermanė sot po gjykohen nė Manhajm pėr shkak tė akuzave
se Irakut i kanė shitur pajisje ushtarake, me ēka kanė
shkelur embargon ndėrkombėtare nė eksportin e armėve nė kėtė
atė vend.
Tė akuzuarit nė periudhėn prej prillit deri nė shtator tė
vitit 1999 kanė dėrguar nėpėrmjet Jordanisė nė Irak
pajisje ushtarake nė vlerė prej 205.000 dollarėsh.
-
-
- Amerikanėt kanė konfiskuar mbi 300 raketa nė
Afganistanin Lindor
-
- Bagram, 14 janar 2003
- Sipas njoftimeve tė ushtrisė amerikane, sot pjesėtarėt e
saj kanė konfiskuar mbi 300 raketa, me tė cilat pothuajse ēdo
ditė sulmoheshin bazat amerikane nė lindje tė Afganistanit.
Nė njė njoftim nga baza amerikane Bagram thuhet se afėr
vendit Zarin Kalaja mė provincėn Pakti, ėshtė gjetur kutia
me 322 raketa 107 milimetrash. Mbi bazat amerikane nė
Afganistanin Lindor gati ēdo ditė shhkrepen raketa, tė
cilat kryesisht nuk qėllojnė objetiktivat.
-
-
- Bagdadi pohon se Sadam Hysein do tė luftojė
deri nė plumbin e fundit tė Irakut
-
- Bagdad, 14 janar 2003
Britania ka thėnė tė martėn se lufta me Irakun mund tė
mos ketė nevojė pėr rezolutė tė re tė OKB-sė, madje as
mbėshtetje tė saj, ndėrsa Bagdadi pohon se ēėshtja e
programit tė armėve tashmė ėshtė sqaruar, ndaj presidenti
irakian do tė luftojė deri nė plumbin e fundit tė Irakut,
njofton Rojter. Njė prononcim tė tillė, nė emėr tė
presidentit irakian Sadam Hysein e ka bėrė sot (tė martėn)
ndihmėskryeministri irakian, Tarik Aziz.
Ndėrkaq, sekretari britanik i Jashtėm, Xhek Strou, ka thėnė
se Britania dėshiron njė rezolutė tė re tė KS tė OKB-sė
pėr ēarmatim, por kėtė nuk e sheh si vitale.
Ndėrkaq, kancelari gjerman, Gerhard Shrėder ka thėnė se ai
ėshtė nė favor tė njė rezolute tė re tė Kėshillit tė
Sigurimit pėr Irakun, duke kundėrshtuar kėshtu sugjerimet e
diplomatėve gjermanė se njė votim i ri nuk ėshtė i
nevojshėm.
-
-
- Trupat izraelite kanė vrarė dy palestinezė
tė armatosur
-
- Gaza, 14 janar 2003
- Trupat izraelite kanė vrarė dy palestinezė tė armatosur,
tė cilėt po i afroheshin autobusit tė kolonėve ebraitė nė
Gaza, ndėrsa njė aktivist i Xhihadit islamik ka humbur jetėn
nė njė shpėrthim misterioz, njofton AFP.
-
- Kėto incidente
kanė ndodhur vetėm disa orė pasi ministri izraelit i
Mbrojtjes, Shaul Mofaz, ka tėrhequr vėrejtjen pėr dhunėn e
shtuar.
-
- Njoftohet se dy
tinejxherėt palestinezė tė armatosur po vraponin nė
drejtim tė autobusit, i cili sapo nisej pėr vendbanimin
ebrait Nezarim. Kur u vranė, ata ishin tė armatosur me
granata punim dore dhe pushkė automatike.
-
-
- Delegatėt palestinezė do tė flasin nė
konferencėn e paqes nė nėpėrmjet lidhjeve videotelefonike
-
- Londėr, 14 janar 2003
Nė Londėr ka filluar sot (tė martėn) punimet Konferenca ndėrkombėtare
pėr paqe nė Lindjen e Mesme, por Izraeli ka refuzuar tė
lejojė delegacionin palestinez tė shkojė nė kėtė
konferencė.
-
- Megjithatė,
delegatėt palestinezė do tė flasin nė kėtė konferencė nėpėrmjet
lidhjeve videotelefonike. Shtetet e Bashkuara kanė thėnė
dje se do tė dėrgojnė njė diplomat tė lartė pėr tė
marrė pjesė nė kėtė konferencė ndėrkombėtare, nė tė
cilėn gjithashtu marrin pjesė edhe pėrfaqėsuesit e Moskės,
tė BE-sė, tė OKB-sė dhe zyrtarė nga Jordani, Egjipti dhe
Arabia Saudite. Kjo konferencė ėshtė organizuar nga
Britania e Madhe.
-
-
- Uashington: Ndihmat mund tė rifillojnė nėse
Koreja e Veriut ndryshon qėndrimin
-
- Uashington, 14 janar 2003 -
Administrata e presidentit Bush thotė se ndihmat energjetike
pėr Korenė e Veriut mund tė fillojnė sėrish, sapo
Pheniani tė heqė dorė nga programi nėrthamor. Mirėpo, Shtėpia
e Bardhė mohon njoftimet se ka ofruar tė bėjė ndonjė lėshim,
dhe thekson se asgjė nuk do tė ndodh nė qoftė se Korea e
Veriut nuk pėrmbush detyrimet e saj ndėrkombėtare.
-
- Ndihmat
energjetike pėr Korenė e Veriut u ndėrprenė vitin e
kaluar, pasi zyrtarėt amerikanė thanė se Pheniani kishte
pranuar se nuk ka mbajtur premtimin pėr tė ndaluar programin
e vet bėrthamor. Nė komentet qė bėri dje nė Seul, ndihmėssekretari
amerikan i shtetit Xhejms Kelli tha se dhėnia e ndihmave mund
tė fillojnė sėrish, nėse Korea e Veriut ndryshon qėndrimin
e saj.
-
-
- Kėrkimet pėr armė tė ndaluara nė Irak
mund tė zgjasin deri nė njė vit
-
- Bagdad, 14 janar 2003
- Agjencia e Kombeve tė Bashkuara pėr mbikėqyrjen e armėve
bėrthamore njoftoi se kėrkimet pėr armė tė ndaluara nė
Irak mund tė zgjasin deri nė njė vit. Ndėrkohė, ka
vazhduar me tė njejtin vrull grumbullimi i trupave amerikane
pėr njė luftė tė mundshme me Irakun, i cili pritet tė pėrfundojė
nga mesi i muajit shkurt.
-
- Drejtori i
Agjensisė Ndėrkombėtare pėr Energji Atomike Mohamed
El-Baradei tha se trysnia e ushtrisė amerikane mbi Irakun ka
dhėnė rezultate dhe duhet tė shtohet ndėrkohė qė
vazhdojnė inspektimet. Ai tha inspektimet duhet kryer nė tėrėsi.
-
- Ndėrkaq, Shtėpia
e Bardhė theksoi se presidenti Bush nuk ka caktuar ndonjė
afat pėr tė vendosur nėse inspektimet kanė dėshtuar dhe nėse
tė fillohen operacionet ushtarake.
-
-
- Liberman vendos kandidaturėn pėr zgjedhjet
presidenciale
-
- Uashington, 14 janar 2003 -
Senatori demokrat i shtetit Konektikat, Xhozef Libermann bėri
tė njohur se do tė vėrė kandidaturėn pėr zgjedhjet
presideciale, duke u bėrė kėshtu hebreu i parė qė hedh
kandidaturėn pėr president nė Shtetet e Bashkuara. 62 vjeēari
Liberman, i cili u bė i famshėm nė vitin 2000, si hebreu i
parė qė kandidonte pėr postin e nėnpresidentit, ku ai
humbi krahas nėnpresidentit
-
- Al Gor. Nė atė
kohė ai tha para njė grupi nxėnėsish tė shkollės sė
Mesme Stamford, se po kandidonte pėr postn e nėnpresidentit,
pėr tė realizuar ėndėrrėn amerikane. Ėndrrra amerikane,
tha zoti Liberman, rrezikohet nga njė numėr terroristėsh
dhe tiranėsh nga jashtė, si dhe nga ekonomia e dobėsuar
amerikane, qė e ka vėshtirėsuar mė tej jetėn pėr
amerikanėt.
-
-
- Bliks thotė se mund tė mos jetė kurrė nė
gjendje tė deklarojė se Iraku ėshtė ēarmatosur plotėsisht
-
- Bagdad, 14 janar 2003
- Kryeinspektori i Kombeve tė Bashkuara pėr armėt, Hans
Bliks thotė se mund tė mos jetė kurrė nė gjendje tė
deklarojė se Iraku ėshtė ēarmatosur plotėsisht pėrsa i pėrket
arsenalit tė armėve tė shkatėrrimit nė masė.
-
- Shefi i misionit
tė inspektimit tė armėve nė Irak tha se, megjithatė,
duhej tė peshohej edhe kostoja njerėzore dhe financiare e
fillimit tė njė lufte kundėr Irakut.
-
-
- Afganistani
me statusin e favorizuar nė eksportin me Shtetet e Bashkuara
-
- Uashington, 14 janar 2003 - Presidenti amerikan, Xhorxh Bush, i ka dhėnė
Afganistanit statusin e favorizuar nė eksportin me Shtetet e
Bashkuara. Ky vendim e kthen Afganistanin nė tregun botėror
tė tregtisė.
-
-
- Njė
gjykatė amerikane ka filluar gjykimin ndaj ish-ekspertit tė
agjencisė sė spiunazhit satelitor
-
- Uashington, 14 janar 2003 - Njė gjykatė
federale amerikane ka filluar gjykimin ndaj Brajn Regan,
ish-ekspert i shėrbimeve tė inteligjencės nė njė agjenci
qė mbulon spiunazhin satelitor.
-
- Ai akuzohet se i ka ofruar shėrbime
presidentit iraken Sadam Hysein nė shkėmbim tė 13 milionė
dollarėve. Ai ėshtė arrestuar nė pėrpjekje pėr tė
shkuar nė Zvicėr nė gusht tė 2001.
-
-
- Numri
i viktimave nga moti i ftohtė nė Evropė dhe Azi ka arritur
nė mbi 1 mijė
-
- Pragė, 14 janar 2003 - Numri i viktimave
nga moti i ftohtė nė Evropė dhe Azi ka arritur nė mbi 1
mijė. Pesė vetė vdiqėn gjatė 24 orėve tė fundit nė
rrugėt e Moskės, ku deri tani janė shėnuar 286 viktima.
-
- Qindra tė tjerė kanė humbur jetėn nė
Poloni dhe vendet evropiane, ndėrsa nė Bangladesh, nga
temperaturat e ulta, prej dhjetorit deri tani janė evidentuar
590 tė vdekur.
|
|
|

|
|

|
|
Copyright©2000-2003
Trepca.net - Tė gjitha
tė drejtat e rezervuara. |
|
|

|
|
|